Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Banka Botërore: "Që të hapësh një biznes në Shqipëri duhen 39 ditë"

    Banka Botërore publikon raportin “Si të bësh biznes në 2007”, për reformat në ekonomi

    Hapat për të hapur një biznes

    Raporti: Shqipëria zbret 5 shkallë në nivelin botëror


    Mirvjena Dizdari
    Kushtet për të bërë biznes në Shqipëri janë vështirësuar. Në raportin e Bankës Botërore “Si të bësh biznes 2007”, Shqipëria ka zbritur 5 shkallë më poshtë duke u pozicionuar në vendin e 120-të, ndërsa në 2005 ndodhej në vendin 115.

    Raporti tregon në mënyrë të detajuar të kohën, procedurat dhe kostot, për të hapur dhe për të mbyllur një biznes, në shumë vende të botës.
    Një biznesi të mesëm që ushtron aktivitetin në Shqipëri, i duhet të paguajë 41 taksa dhe të shpenzojë 240 orë për pagesën e tyre. Në raportin e fundit të Bankës Botërore “Si të bësh biznes në 2007”, Shqipëria renditet ndër vendet e rajonit që ka ende një numër të madh procedurash për bizneset, të cilat duhet të shkojnë drejt thjeshtimit. Sipas raportit, Shqipëria ka realizuar reformën për uljen dhe thjeshtimin e taksës mbi fitimin, por i duhet të plotësojë edhe shumë reforma të tjera për thjeshtimin e procedurave. Në raport Shqipëria renditet ndër vendet e rajonit që ka ende një numër të madh procedurash për bizneset, të cilat duhet të shkojnë drejt thjeshtimit.

    Shqipëria
    Sipas Bankës Botërore, për të hapur një biznes në Shqipëri nevojiten mesatarisht 39 ditë. Ndërsa në vendet e rajonit për hapjen e një biznesi duhen 9 ditë dhe në vendet e Evropës Juglindore vetëm 6 ditë. Për t’u pajisur me licencë duhet të plotësohen 344 hapa, shifër kjo shumë herë më e lartë sesa në vendet e rajonit, ku për markën e licencës duhen plotësuar 22 hapa. Por, në Shqipëri një biznes mund të pajiset me licencë në 22 ditë, ndërkohë që në vendet e rajonit koha është shumë më e gjatë. “Në Shqipëri duhen plotësuar 7 procedura kryesore për regjistrimin e pronës dhe kjo mund të realizohet për 47 ditë. Kostoja për regjistrimin e pronës është 3.6 për qind e vlerës së pronës”, theksohet në raportin e Bankës Botërore. Reforma më e përhapur në rajon është ajo e uljes dhe e thjeshtimit të taksës mbi fitimin për biznesin. Vendet që realizuan këtë reformë janë: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Estonia, Hungaria, Mal i Zi dhe Turqia. Bosnjë-Hercegovina gjithashtu uli taksën mbi pronën.
    “Si të bësh Biznes” i jep mundësi politikanëve të krahasojnë ecurinë e sistemit rregullator me vendet e tjera, të mësojnë nga praktikat më të mira në botë dhe t’i japin prioritet reformave.

    Raporti
    Për tre vite me radhë vendet e Evropës Lindore realizuan reforma më shpejt se të gjitha vendet e tjera. Secili vend, përveç Sllovenisë, kreu të paktën një reformë. Reformat u nxitën nga konkurrenca në sistemin rregullator të Bashkimit Evropian të zgjeruar. Pavarësisht nga përmirësimet, vendet e Evropës Lindore mesatarisht vazhdojnë të kenë pengesa rregullatore për biznesin, më shumë sesa vendet e OECD dhe Azisë Lindore. Në botë reformat më popullore në 2005-2006 ishin lehtësimi i rregullave për hapjen e një biznesi. Kështu, 43 vende thjeshtuan procedurat, ulën kostot dhe vonesat. Reforma e dytë më popullore, që u zbatua në 31 vende, ishte ajo e uljes së shkallës së taksave dhe procedurave administrative të pagesës së taksave. "Kur reformatorët bëjnë diçka, ata duhet të bëjnë gjithmonë pyetjen: Kush përfiton më shumë? Nëse nga reformat përfitojnë vetëm investitorët e huaj ose të mëdhenj ose investitorë që kanë qenë dikur burokratë, atëherë reformatorët e ulin legjitimitetin e qeverisë", thuhet në raport. Sipas Simeon Djankov, një autor i raportit, reformat duhet të lehtësojnë barrën e të gjitha bizneseve të vogla dhe të mëdha vendase dhe të huaja në fshat dhe në qytet. "Në këtë mënyrë nuk do të ketë hamendje se kur do të kemi bumin e ardhshëm të vendeve të punës. Çdo biznes do të ketë mundësinë për t'u zhvilluar", thotë Djankov. Projekti "Si të bësh Biznes" është bazuar në përpjekjet e më shumë se 5,000 ekspertëve lokalë, konsulentëve të biznesit, juristë, kontabiliste, nëpunës shtetërorë dhe drejtues akademikë nga e gjithë bota, të cilët kanë dhënë ndihmesën e tyre dhe e kanë rishikuar raportin.



    120 vendi
    ku renditet Shqipëria në raportin "Si të bësh biznes në 2007". Në krahasim me një vit më parë, Shqipëria ka zbritur me 5 shkallë, pasi renditej në vendin e 115-të.


    “si te besh biznes” ne Shqiperi


    Fillimi i biznesit
    Duhen plotësuar 11 procedura
    Koha e nevojshme 39 ditë
    Kostoja 22,4% e kapitalit fillestar

    Marrja e licencës
    Duhen plotësuar 344 procedura
    Koha e nevojshme 22 ditë

    Regjistrimi i pronës
    Duhen plotësuar 7 procedura
    Koha e nevojshme 47 ditë
    Kostoja 3.6% e vlerës së pronës

    Taksat që paguhen
    Paguhen 41 taksa
    Koha e nevojshme 240 ditë
    Kostoja e taksave, 55.8% e fitimit

    Procedurat e eksporteve
    Duhen 7 dokumente për eksportet
    Duhen 34 ditë për eksportet
    Kostoja e eksporteve 818 USD

    Mbyllja e biznesit
    Procesi zgjat 4 vjet
    Kostoja për mbylljen 38% e pronës
    Kostoja për ta rihapur 26.4%



    Klasifikimi
    Rumania, vendi më aktiv në reforma


    Rumania është vendi më aktiv për kryerjen e reformave për të lehtësuar biznesin. Në raportin “Si të bëjmë biznes 2007”, ndër 175 ekonomitë, Rumania ka zbatuar reformat për thjeshtëzimin e licencimit të biznesit për tregtinë, për mundësinë për të siguruar kredi, rritjen e fleksibilitetit të tregut të punës dhe forcimin e mbrojtjes së investitorëve. Ndërsa Kroacia zuri vendin e shtatë në këtë renditje. Ndërkohë, 10 vendet që zbatuan më mirë reformat janë: Gjeorgjia, Rumania, Meksika, Kina, Peruja, Franca, Kroacia, Guatemala, Gana dhe Tanzania. “Si të bësh Biznes në 2007” rendit 175 ekonomitë përsa i përket lehtësisë së kryerjes së biznesit, dhe përfshin 20 ekonomi më shumë krahasuar me raportin e vitit të kaluar. Renditja bazohet mbi treguesit lidhur me kohën dhe koston për të përmbushur kërkesat e qeverisë për të filluar një biznes për të menaxhuar biznesin, tregtinë, taksat dhe mbylljen e biznesit. Kjo renditje nuk merr parasysh faktorë të tillë si: madhësia e tregut, politikat makro-ekonomike, cilësia e infrastrukturës, qëndrueshmëria e monedhës, perceptimi i investitorëve ose shkalla e krimit. Pengesat më të mëdha që ndeshen në rajon janë kërkesat e shumta të licencimit të biznesit, proceset e gjata gjyqësore dhe procedurat për zbatimin e taksave.

    Panorama

  2. #2
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Banka Botërore: Pensionet në rrezik, reformoni sistemin

    Apeli vjen në një kohë kur të ardhurat në buxhetin e Sigurimeve Shoqërore janë në rënie nga muaji në muaj


    Papunësia e lartë si dhe mosha e re e popullsisë është një rrezik për deficit të lartë në të ardhmen


    TIRANË- Skema e pensioneve në vend është në prag dështimi ndërkohë që ndërmarrja e politikave rregulluese dhe afatgjata do te ishte gjëja e duhur që duhet bërë. Paralajmërimi ka ardhur nga zyrtarë të Bankës Botërore gjatë konferencës dy ditore të zhvilluar në Tiranë në lidhje me zhvillimin Ekonomik të Shqipërisë.


    Shqetësimi i Bankës Botërore lidhet me zhvillimet në tregun e punës në vend si edhe moshën mesatare të re që ka Shqipëria. "Çështja e pensionit në Shqipëri nuk është një çëshje afatshkutër por afatmesme.


    Ka gjasa që mënyra sesi sistemi aktual i pensioneve funksionon do të kalojë në deficit në periudhën afatmesme dhe afatgjatë dhe kjo gjë mund të trajtohet vetëm përmes reformave të qëndrueshme. Nuk është një gjë që mund ta mbyllni në 2015-ën dhe pastaj të rregullohet përmes reformave të tjera", - tha shefja e selisë së Bankës Botërore në Shqipëri, Kamille Nuamah.


    Komenteve të saj, në lidhje me ndryshimet që duhen ndërmarrë në sistemin e sigurimeve shoqërore iu shtua edhe Specialisti për Mbrojtjen Sociale në Bankën Botërore, Ufuk Guven. Sipas tij, shifrat e larta të papunësisë si dhe mosha e re e pupullsisë shqiptare janë shkaktarët kryesorë në uljen të ardhurave në kontributet e sigurimeve shoqërore.


    "Ndoshta çështjet apo temat e pensionit nuk janë shqetësuese për Shqipërinë sot por do të vijë gjithnjë e më shumë duke u bërë më të rëndësishme.


    Sepse Shqipëria është një popullatë e re dhe me moshimin e popullatës dhe për shkak të papunësisë në tregun informal të ardhurat do vijnë duke u ulur duke qenë se shpenzimet do vijnë duke u rritur, kjo do të thotë që do të bëhet një çështje më e rëndësihme në të ardhmen", - theksoi Guven.


    Ndërhyrja më e mirë sipas tij do të ishte rregullimi i strukturës së përfitimit në mënyrë që kontribuesit të dijnë se sa para do të marrin në momentin që do të dalin në pension. Në këtë mënyrë, kontribuesit do të ishin më të interesuar të derdhin detyrimet e tyre duke ditur atë çka do të përfitojnë në të ardhmen.


    "Çfarëdo që të bëni për skemën e pensioneve do të kërkojë komoditet që sistemi të reagojë dhe një përqindje më e ulët për kontributet e pensionit janë në fakt praktika të mira. Po kështu, them dhe për disa rregullime të strukturës së përtfitmit të mënyrë që personat ose individët ta dinë se do të shpërblehen për atë që kanë paguar tani në të ardhmen", - shtoi Ufuk.


    Më tej, specialisti i Bankës Botërore përshëndeti reformat e ndërmarra deri më tani në këtë drejtim ndërkohë që apeloi per thellimin e tyre në lidhje me modelin e pensioneve.


    "Duhet të pranojmë dhe faktin që Shqipëria ka punuar për përmirëisimin e administratës së pensioneve dhe reforma ka sjellë përmirësime në adresimin e pensioneve dhe gjithë këto reforma do të hapin rrugën për reforma të tjera sa i përket modelit, drejtimit apo sistemit të pensionit", - tha ai.


    Paralajmërimi i përfaqësuesve të Bankës Botërore vjen në një kohë kur të adhurat nga sigurimet shoqërore në Buxhetin e shtetit janë në ulje, duke përbërë një rrezik potenacial për të ardhmen.

    Emirjon Senja/Shekulli

Tema të Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovës
    Nga JONI 1 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •