Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 164
  1. #1
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Kalimera Himare

    Kalimera Himare

    Rruge te lena pas dore prej kohesh, bukuri natyrore te mahnitshme, parrulla shumegjuheshe, debate te lena ne mes e te vazhduara serish. Te gjitha ne Himare…


    Altin Shordi

    Atdheu, Nderi, Detyra. Rreth 1000 metra mbi nivelin e detit, ne Qafen e Llogarase, ne ndertesen e nje reparti ushtarak te Marines, jane te shkruara tri fjale qe i shkojne kaq shume per shtat pejsazhit te hatashem qe ndodhet poshte teje. Me shume se ne ate rrangalle, boja e te ciles eshte e njejte qe nga koha e komunizmit, fjalet duket se dalin drejt e nga krenaria jote. Per dike qe ka zgjedhur “pushime patriotike” ne bregdetin e Jonit, perpara ofertave perhere e me joshese ekonomikisht te Turqise e Malit te Zi, parulla eshte justifikimi qe nuk i’a kishe gjetur ende vetes deri ne ato momente.

    Ndersa kalon zigzaket e rruges dhe fytyren e ke te cmeritur nga mrekullia e vertete qe te ofron puthja me e bukur qe deti mund t’i jape steres, nje sms te ndan brutalisht nga gjendja jote e hipnozes. “TIM eelcomes you to Greece. Enjoy your stay”. Ajo cfare pjesa tjeter e rruges te ofron drejt Himares, ku ke prenotuar bashke me njerezit e t’u intime, eshte e njejta perplasje mes krenarise per bukurite e paperseritshme te vendit tend dhe shijes se perzier te nje realiteti te kontestuar. Pasi kalon Palasen dhe merr per nga Dhermiu, vazhdon ta kesh kete ndjesi, te perforcuar tashme me dicka me te prekshme. Parullat: pambarimisht ato. Blu ne gjuhen greke dhe te kuqe ne gjuhen shqipe. Rrine perbri njera –tjetres dhe kane te perbashket te qenit lakonike. “Hristos Anesti” (greqisht: Krishti u Ngjall), “Votoni LSI-ne”, “Ushtria Clirimtare Shqiptare”... Duket se nuk kane asnje lidhje, por ne fakt ne kete zone leberish dhe te veteshpallurish minoritare, keta jane flamujt qe tunden rendom dhe qe ne raste zgjedhjesh jane shkak per acarimin e rradhes.

    Pasi je shkalafitur mire e mire per me shume se 90 minuta ne nje rruge qe… ashtu i thencin, (per te qene ne rregull me shqipen, shteg do te ishte nje cilesim me i pranueshem) me ne fund perballe teje, me te njejten medyshje hamletiane si te gjithe qytetet bregdetare shqiptare, e hirshme dhe njekohesisht gri, zbulohet Himara. Ndertesat e vjetra dy apo tri kateshe, qendrojne thellesisht modeste, perballe disa pallatave shume here me te larta se to, qe kane mbire pa asnje rregull, qe rrine kaq keq dhe qe vetem syrit te stervitur (tashme) te shqiptarit nuk i’a vrasin shikimin. Por si per te harruar cfare sapo pe, ka menduar vete natyra duke te ofruar pamjen e nje gjiri te mrekullueshem, me ujin ngjyre jeshil dhe me reren e ashper ne breg.

    Pasi le plazhin e quajtur Spile, vazhdon ne nje bulevardth te zhuritur keq nga dielli i fundkorrikut, drejtohesh per nga nje koder qe bashke me pjerrtesine e saj te ze frymen edhe me plehrat e kazaneve te tejmbushur. Shtepive qe dikur ishin perdhese, u jane shtuar disa kate. Duket si nje lagje e nje-mbi-nje dritareve, por qe per shkak te parregullsise, metimit te mesiperm mund t’i shtosh togfjaleshin “mbetur ne tentative”. I zoti i shtepise, te drejton te nje dhome e mobiluar mire, qe vetem keshtu mund ta justifikoje sadopak cmimin e kripur per te cilin ke rene qe me pare dakord. Televizori qe e ke hapur nderkohe, si per inerci, nuk kap asnje kanal pervec alternimit cdo 30 sekonda te “Nees 24” me Canale 5.

    Te mbetet te shijosh vetem bregdetin, bukuria e te cilit qendron thjesht dhe ekskluzivisht ne virgjinitetin e tij. Aty ku ka nderhyre dora e njeriut gjerat jane komplikuar pandreqshem negativisht. Per te gjetur nje cader ku te mbrohesh nga dielli, duhet te djersish jo pak derisa me ne fund, ke fatin te takosh nje te ri qe mban disa te tilla. Ai eshte nga Librazhdi dhe te thote se ka ardhur ketu per nje page prej 8 mije lekesh te vjetra ne dite, qe e merr nga nje lokal aty rrotull. Vete baret ne plazh nuk eshte se ofrojne ndonje hata. Duhet t’i harrosh koktejlet alla Tom Kruiz, ne filmin e sterpare amerikan “Coctails & Dreams”. Ketu mungon qofte edhe nje kafe, per te marre veten nga rruga e gjate. Ne vend te saj, dozen e kafeines duhet ta marresh, e me te tepert madje, ne te gjithe ditet e qendrimit tend ne Himare, me perzierjen karakteristike greke-Frapene.

    Sidoqofte asgje ne kete qytet, nuk do ta kishte thyer normalitetin e pushimeve te tua, nese nuk do te kishte qene per gjuhen qe mbizoteron ketu dhe qe eshte, me nje diference te thelle, greqishtja. E flasin te gjithe: Shitesit neper markete, njerezit ne rruge, grate dhe pleqte teksa ndjekin lajmet ne televizione, femijet perpara nje kredhjeje ne uje (ja tin eladha re gamoto-thirrja e njohur edhe per veshet tane, e pagezuar se pari nga Pirro Dhima) nga shkembinjte e larte ne bregun e Jonit. E mbajne edhe baret apo restorantet. Me te emertohen deri edhe ushqimet tona tradicionale.

    Shqipja ndjehet e ndrojtur ketu. Te mos ishte per pushuesit, ndonje shoferi makine me targe TR-je qe i keput nje te share vendce teksa mundohet t’i beje udhe vetes ne rrugen e paasfaltuar apo ndonje plaku lab qe i shtyn ditet perpara nje gote rakije ne mejhanen me te humbur, ajo nuk do te vihej fare re.

    Por, nuk eshte vetem gjuha. Fatkeqesisht eshte edhe politika. Rendshem ajo. Te provokosh nje bisede me kete teme ne Himare, eshte gjeja me e lehte e kesaj bote. Njerezit thuajse jane te prere per kete zeje. Nuk e ke mbaruar pyetjen, kur nje bashkebiseduesi yt i cfaredoshem, te kete filluar nje tirade te vertete, te gjate e te lodhshme, fillin e se ciles e ke te veshtire t’a mbash. Njeriu qe ke perballe fillon te tjerre nje si bicim fjalie qe nis me Shqiperine, vazhdon me Greqine, perfshin Turqine dhe SHBA-ne, qe kalon me nje lehtesi carmatosese te Piro Dhima vazhdon me Vasil Bollanon, Xhorxh Bushin, Berishen dhe Nanon, shmanget sa hap e mbyll syte te SHIK-u (sot SHISH-i) dhe qe perfundon natyrshem, si pa gje te keq, me lojen e futbollit e ndeshjen historike te 4 shtatorit 2004. Pasi ke hequr dore perfundimisht ne te qenit i vemendshem ndaj bashkebiseduesit tend, gjithcka qe te vjen ne mendje, jane fjalet e gazetarit amerikan Robert D. Kaplan, i cili ne librin “Greqia, gruaja e Lindjes dhe dashnorja e Perendimit” ka pasazhin qe vijon: “Greku ka per detyre te qendroje per ore te tera ne kafene, duke u cjerrur me duar e me kembe te te mbushe mendjen se vendi i tij eshte qendra e botes…”.

    Njeri prej tyre, thote se e quajne Llazar, ne Greqi eshte pagezuar me emrin Grigor, pretendon se ka njohuri per teologjine, por eshte i zoti ta vertise biseden nga njeri cep i globit ne tjetrin, nga punet e perendise ne ato te qoftelargut dhe e gjithe kjo mes njeres frymemarrje e tjetres. “A jam grek? Jam grek gjer ne kocke. Babai im ka ardhur 19 vjec ne Shqiperi, ne fund te Luftes se Dyte Boterore nga Korfuzi, kur bente tregti me shqiptaret”- te thote mes te tjerash, ndersa e ka kuptuar ate qe ke ne mendje. Dhe pastaj: “Greket nuk jane njerez te keqinj. Rraca jone ka emigruar me kohe per ne Australi e Amerike, aty kane mbetur shume arbereshe e turq qe jane njerez te keqinj. Greku i vertete qau per vrasjen e Palushit pas ndeshjes se 4 shtatorit”. E me pas: “Pirro Dhima eshte Pirro tr…. Nuk shahet vendi ku je rritur sic ka bere ai me Shqiperine”. Pronari i shtepise ku jemi sistemuar, A.Dh, te thote ne fakt gjera te tjera: “Une di qe kam folur greqisht qekur kam lindur, shqipen e kam mesuar ne shkolle. Nuk me intereson te di nese paraardhesit e mi kane qene greke apo shqiptare. Me mjafton fakti se sot e fitoj buken ne Athine dhe kjo ngrehine qe kam ndertuar ketu eshte fale parave qe kam siguruar ne ate vend”.

    Xha Petro, nje banor tjeter i Himares qe nuk mendon si shumica, as qe mundohet ta fshehe nenqeshjen, kur e pyet nese e ndjen veten shqiptar apo grek. “C’*** grekerish jemi ne? Jemi krutane qe kemi mberritur ketu qindra vjet me pare dhe greqishten e kemi mesuar nga tregtia me greket ne Korfuz”,- te thote ai me nje babaxhanllek simpatik. Disa 30 e kusur vjecare, qe rrine ne te njejten tavoline me te, i mbajne ison: “Ne himariotet e flasim greqishten si te gjithe shqiptaret e tjere qe punojne atje: me theksin e gjuhes shqipe”.

    Sidoqofte, me apo pa theksin ne nivelin e duhur, himariotet ne Greqi, trajtohen si vendas. Te shkuarit ne moshe, marrin nje pension minimal prej 200 eurosh, nderkohe qe pergjithesisht te tjeret kane ndertuar nje jetese te qendrueshme atje. Kete e ka bere edhe Abedini qe ne Athine e quajne Jorgo, apo Mehmeti qe e therrasin Aleksis. Pikerisht keta midises dhe asnjanes njekohesisht, keta njerez qe ngjajne te ardhur shume mire nga secili nder gjashte shekujt e fundit qe nga pushtimi osman i vendit apo nga ndonje roman i Kadarese, ta plasin ne fytyre pretendimin se shteti yt ata i ka terrozuar duke u sjelle mes tyre SHIK-un. Te duket trilli i ndonje mendjeje te marrosur, derisa nuk ke lexuar nderkohe neper mure, anesh rrugeve apo ne ndonje ndertese publike, parulla (serish ato) se filani eshte ShIK-s dhe tjetri eshte shqiptar apo grek i poshter.

    E gjithe kjo medyshje, kjo aradhe njerezish qe tjerrin politike me pasion, shihet ne pasqyre te figura e kryetarit te Bashkise se Himares, Vasil Bollano. Ky i fundit del me nje perpikmeri zvicerane ne organet e medias se vendit tone per te folur kryesisht kunder vete vendit. Fjalet e tij, shume naive per t’u marre seriozisht nuk mund te jene te besueshme edhe per ate vete. Xhevahiri i tij i fundit: “Gjykata shqiptare eshte fashiste”. Vete banoret e qytezes te thone se Bashkia eshte financuar nen dore me rreth 200 mije euro per te ndertuar njefare “partizani te panjohur” ne mes te shetitores. Se ke do simbolizoje ajo, duket hapur nese ve re qe eshte lyer me ngjyrat e flamurit grek. Shume prej himarioteve qe ndihen shqiptare dhe qe ne menyre te habitshme jane kryesisht mbeshtetes te LSI-se (Nje demonstrim force i paradokohshem ish-kryeministrit Ilir Meta, kryetarit te ketij formacioni politik, ka fituar shume simpatizante), u ndjene te fyer..

    Mbremjeve bulevardthi i qytezes ndan vendasit me pushuesit. Te paret qendrojne ne njeren ane te rruges dhe te dytet ne tjetren prane bregut te detit. Ne shetitore merr jete e famshmja xhiro e mbremjes, ku femrat tundin trillshem hiret e tyre nen veshtrimet kembengulese te meshkujve; nje ritual ky i vjeter sa vete vendi. Dyqanet ne ane te rruges jane thuajse perhere bosh. Te jepet pershtypja se pronaret, kane nje mungese te theksuar imagjinate perderisa ne kete vend turistik qepenat, te fundit i mbyllin mobilerite dhe rrobaqepesit. Jeta e nates eshte po ashtu, dhimbshurisht e varfer. Diku rreth 500 metra larg qendres se qytetit degjohet muzika e zgjedhur si mos me keq e nje diskoje qe rri thuajse perhere e zbrazet. Me keto tinguj qe vijne te shkeputur rreth mesnates qyteti i kontrasteve, i politikes dhe jo i biznesit, i fjaleve dhe jo i veprave, nis te kridhet ne gjume. Eshte vetem fundi i nje raundi. Te nesermen gongu do te bjere perseri dhe bashke me te, perleshja e pakuptimte urbane do te marre udhen e vet te zakonshme…

    ---------------------------------------------------------------------
    Ka ndonje himariot/e ne forum ta kontestoje apo te komentoje kete reportazh?

  2. #2
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Marre nga Koha Jone

    HIMARIOTET SI PRE E NACIONALIZMAVE

    Ilir Paco

    Qe ne krye mendoj se ky opinion do shkaktoje kunderreagime. Por eshte per t’u habitur se si i “sulen” Himares sa here qe aty ka ndonje zhvillim. A thua se ajo eshte nje territor afer kufirit me Greqine dhe po e humbasim. Dhe askush nga perkrahesit e teorise se banoret e saj jane krejtesisht shqiptare nuk duket se e kupton se kjo u kthehet ne bumerang kur metojne te tregojne origjinen e saj pastertisht shqiptare. Keta vete e amplifikojne artificialisht problemin. Keshtu eshte bere gjithmone, ne zjedhjet lokale, ato te pergjithshme, e tani se fundi me hapjen e nje shkolle. Dhe te mendosh se eshte vetem nje shkolle. Shkolle qe ne cdo gjuhe qofte, eshte shkolle, vend me i shenjte edhe se kisha madje.

    Ajo qe duket me e cuditshme eshte se pse me cdo kusht nuk u dashka pranuar se ne Himare ka greke. Askush, asnje njeri me njohurite me minimale nuk mund ta diskutoje se ne te pakten tre nga shtate fshatrat e Himares (Palasa, Dhermiu dhe vete Himara) banoret vendas ne mazhorance absolute, hiq te ardhurit ne Himare, flasin greqisht. Madje shume plaka mezi dine dy tri fjale shqip. Por kjo me qellim harrohet.

    Dikur ka pas ekzistuar nje teori qesharake, groteske, se himariotet e paskan mesuar greqishten per te bere tregti. Por natyrshem te lind nje pyetje; pse iu paska dashur ta mesojne palasiotet qe jane siper ne mal greqishten dhe nuk iu desh ta mesonin qeparotasit p.sh. qe jane anes detit dhe me afer rrjedhimisht me Korfuzin. Ose pse nuk flasin ne shtepite e tyre shkodranet dhe durrsaket italisht meqenese kane bere tregti me Venedikun per vite e vite me radhe.

    Gjithsesi, kete teorine qesharake te tregtise nuk e permend me njeri. Por ajo qe te shqeteson dhe te ben qe te shikosh me skepticizem edhe faktet qe mund te jene pro njeres apo tjetres teori mbi origjinen e nje pjese, e theksoj te nje pjese te himarioteve, eshte fakti sesi edhe profesore si Memushaj manipulon ne menyre te paturpshme faktet. Ne nje liber te tij mbi Himaren zoti Memushaj deformon qellimisht nje kenge himariote greqisht per Spiro Milon.
    Dhe e manipulon ne menyren me te paskrupullt duke futur fjale shqipe ne mes te kenges se njohur. Vertet qe ne Himare dhe per saktesi ne tre fshatrat flitet nje greqishte e vjeter, por ate greqishte e kane zili sot edhe vete greket dhe studiuesit ne Athine per nga arkaizmi dhe vjetersia e fjaleve, por kurrsesi ajo kenge nuk ka brenda fjale shqipe sic perpiqet ta deformoje profesor Memushaj.
    Ky eshte nje fakt deshperues qe te ben te mendosh se ne vend qe te largohet mjergulla mbi historine e nje pjese te himarioteve, ajo dendesohet me shume kur lexon studime te tilla mohuese dhe deformuese si ai i zotit Memushaj. Kur lexon studime te tilla behesh skeptik edhe ndaj cdo studimi tjeter qofte ky edhe shume serioz.

    Ka pasur edhe nje tjeter opsion sipas te cilit vajet jane shqip dhe kjo tregon se kemi te bejme me shqiptare. Sa per vajet, ne Palase, meqenese jam prej andej dhe e njoh mire, nje pjese e plakave te fisit tim nuk dinin pothuaj asfare shqip por dinin te vajtonin ne kete gjuhe. Arsyeja eshte fare e thjeshte, sepse greket nuk e kishin kaq te theksuar fenomenin e vajtimit (mirolojimata) dhe me kalimin e kohes ky rit duket se u theksua edhe nder pjesen e banoreve greqishtfoles dhe vajtonjeset merreshin nga Dukati. Duke qene se ishte rit qe duhej kryer, u mesua dhe mbeti, por te afermit e te vdekurit qe qanin me shpirt gulconin ne gjuhen e nenes se tyre, greqisht.

    Sa per kenget edhe ato ishin greqisht dhe kendoheshin poshte rrapit te madh gjate festave fetare. Per te mos u zgjatur, nuk mendoj se ka vend te diskutosh se a eshte apo jo Himara toke greke apo shqiptare. Kjo eshte e qarte, Himara eshte Shqiperi, eshte brenda kufirit te saj.

    Por eshte absurditet te mohosh dhe origjinen e nje pjese te popullsise se saj. Ne Himare, e cila ka qene gjithmone nje zone e panenshtruar ndaj pushtuesve, ka pasur levizje dhe vendosje te popullsive te ardhura si nga veriu, ashtu edhe nga jugu i gadishullit. Njihet vendosja e djalit te Skenderbeut pa renies se Krujes ne Himare ku shpresoi te realizonte ndonje kryengritje kunder turqve. Mbeten keshtu fiset Gjoka, Gjini, Gjergji, etj.

    Por po ashtu njihet ne histori edhe vendosja e maniateve ne Himare qe erdhen nga Mani i Peloponezit kur ai u pushtua nga turqit dhe kemi sot fiset Iliadhi, Dhrako, e shume e shume te tjere. Madje i biri i Skenderbeut nga Kalabria ku ishte vendosur, shkoi fillimisht ne Mani te Peloponezit dhe qe atje maniatet e shoqeruan ne Himare me anijet e tyre.

    Sidoqofte, Sali Berishen mund ta kritikosh per gjithcka, per servilizem ndaj grekeve, etj., etj., por ka meriten se eshte i pari politikan realist qe e ka pare te verteten ne sy kur u shpreh i pari nder te gjithe politikanet e historise se Shqiperise, gjate zgjedhjeve te fundit lokale ne Himare se “duhet pranuar se ne Himare ka nje problem, se ne tre nga shtate fshatrat e Himares flitet greqishtja dhe shqipja dhe se aty bashkeekzistojne dy kultura...”. Duhet me ne fund te sqarohen perfundimisht disa gjera.

  3. #3
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    PS: Meqe himariotet e forumit s'jane verdalle, lol, solla nje artikull tjeter nga Koha jone.

    Nuk po reagoj ndaj ketyre artikujve, por mbaj mend (me duket e kam permendur nje here ne forum) disa paradokse "identiteti" nga nje shoqja ime nga Dhermiu. Ajo ka vite qe jeton me familjen ne Greqi, por familja e saj insistonte qe duhej te martohej vetem me nje himariot, dhe as me shqiptar, e as me grek. Per mua kjo ide ishte absurde, por ndoshta ka te beje me kete "pikepyetje" apo "udhekryq identitetesh".

  4. #4
    Perjashtuar Maska e fejer_nagy
    Anėtarėsuar
    18-08-2005
    Vendndodhja
    kėtu
    Postime
    231
    Himarjotėt janė si puna e suliotėve, njė pėrzierje shqiptaro-greqėrish ....
    ..... klerik politikan apo politikan klerik?

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Me pelqeu shume pershkrimi per Himaren.Disa vende ne Shqiperi qe kane nje bukuri te jashtezakonshme por jane te braktisura nga njerezit eshte nje dicka qe te vjen shume keq.Por ne jete duhet te shikojme perpara por mos te harrojme kurre vendin tone edhe bukurine e vendit tone.

  6. #6
    Gazeta Sot, Friday, 19 January 2007

    A ėshtė aleanca PBDNJ-PDK kombinacion gjeopolitik «Vorio-Epir-Republikė e Mirditės»?
    Nga Kastriot Myftaraj -

    Nė Shqipėri shteti laik dhe politika laike nė pėrgjithėsi, u mundėsuan qė nga viti 1912 dhe deri mė sot, pėr shkak se feja islame, qė nuk e njeh ndarjen e fesė nga shteti, nuk kishte zėnė rrėnjė tek shumėsia e shqiptarėve tė konvertuar me dhunė nė kėtė fe gjatė okupimit turk.Ky ėshtė njė fakt qė duhet konsideruar kur kqyret shtetformimi dhe politika shqiptare qė nga ajo kohė dhe deri mė sot. Vėrtet shqiptarėt e islamizuar nė kohėn osmane nuk u rikthyen nė fenė e tė parėve atė kristiane, por kjo erdhi mė tepėr nga mungesa e njė angazhimi serioz tė misionarėve perėndimorė pėr ta bėrė kėtė gjė. Edhe vetė rebelimi islamik i vitit 1914 mund tė shihet si njė provė se restaurimin e regjimit tė vjetėr osman nuk e donte shumėsia e popullsisė, por vetėm njė minorancė fanatikėsh tė dhunshėm qė iu imponuan shumėsisė me forcė. Madje ironikisht nė historinė e shtetit shqiptar, factori kryesor qė ka mundėsuar prevalimin e laicizmit nuk kanė qenė popullsitė kristiane, katolike dhe ortodokse, por popullsia muslimane me origjinė nga tė konvertuarit nė kohėn osmane. Nė rast se kjo popullsi do tė kishte bėrė politikė mbi bazė fetare, atėhere shteti shqiptar do tė ishte shpėrbėrė me kohė. Nga popullsisė e besimit kristian, shumėsia e katolikėve dhe njė pjesė mė e vogėl e ortodoksėve kanė qenė kundėr politikės mbi bazė fetare. Por, derisa e vetmja tentativė serioze e popullsisė muslimane pėr tė bėrė politikė mbi bazė fetare i pėrket vitit tė largėt 1914, nė rastin e popullsisė katolike dhe tė asaj ortodokse kėto tentativa kanė ndodhur edhe mė vonė dhe me sa duket po ndodhin edhe sot.

    Dokumentet austro-hungareze na thonė se nė 1913 diplomacia habsburge hoqi keq pėr ta bindur kreun e Mirditės Prengė Bibė Dodėn qė tė hiqte dorė nga projekti i vet pėr njė Republikė tė Mirditės, ku do tė bėnin pjesė trojet katolike tė Shqipėrisė sė Veriut, e cila do tė qe sė paku autonome brenda shtetit shqiptar dhe nė rastin mė tė mirė e pavarur. Nė ndėrkohė, fill pas krijimit tė shtetit shqiptar, nė Jug tė Shqipėrisė ndodhi njė lėvizje politike me ngjyrim fetar ortodoks dhe etnik grek, lėvizja vorio-epirote, e cila proklamoi shkėputjen nga shteti i porsakrijuar shqiptar tė pjesės jugore tė territorit tė tij, nga Himara nė Korēė, me arsyetimin se banorėt e “Vorio-Epirit” qenė ortodoksė dhe grekė, qė nuk mund tė pranonin tė vazhdonin tė jetonin nė njė “Turqi tė re”, term me tė cilin pėrcaktonin Shqipėrinė, pėr shkak se shumėsia e popullsisė sė saj qe muslimane.

    Pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė se kjo lėvizje politike ortodokse nė jug, e konceptuar si njė kryqatė kristiane ortodokse, u bė katalizator pėr rebelimin islamik nė Shqipėrinė e Mesme. Si rezultat i aktivizimit tė njė skeme tė kombinimit tė politikės me fenė, shteti shqiptar u shpėrbė nė vitin 1914, nė prag tė Luftės sė Parė Botėrore, ende pa u bėrė Shqipėria fushbetejė e palėve ndėrluftuese. Nė hapėsirėn midis lumit Mat nė veri dhe njė vije qė shkonte nga Vlora nė Prespė nė jug, u krijua praktikisht njė emirat islamik nėn flamurin me gjysmėhėnė. Nė jug tė kėsaj vije u krijua njė formacion shtetėror autonom i ashtuquajtur i vorio-Epirit, nėn njė flamur tė inventuar me kryq, qė shprehte identitetin fetar ortodokse tė kėtij shteti. Nė veri tė lumit Mat, formacioni administrative mė i spikatur qe ai tradicional i Mirditės qė u mundua tė tėrhiqte nė orbitėn e vet gjithė malėsorėt katolikė tė Veriut, duke krijuar praktikisht njė feud katolik. “Shqiptaria”, feja e supozuar mbifetare e shqiptarėve, u shpėrbė kėshtu praktikisht nė kudhrėn dhe ēekanin e forcave politike tė fetarizuara, tė sponsoruara nga tė huajt. Elita politike shqiptare qė e rikrijoi shtetin e ri shqiptar pas Luftės sė Parė Botėrore, u kujdes qė ta mbante fenė larg nga politika, duke evituar lėvizjet politike me konsituentė fetare, do tė thotė partitė me bazė fetare.

    Rilindja e shtetit tė ri shqiptar si pasojė e njė lėvizjeje politike shekullare nuk u pėlqeu asfare shteteve fqinje Greqisė dhe Mbretėrisė Serbo-Kroato-Sllovene (kjo e fundit e angazhuar nė Shqipėri nėn influencėn e serbėve), tė cilat nuk e pranonin ekzistencėn e shtetit tė ri shqiptar, duke e quajtur atė si njė “Turqi tė re”, pasi shihnin t’ u hiqej kocka nga goja, do tė thotė ndarja dhe aneksimi i trojeve shqiptare. Pėr kėtė arsye Greqia dhe Mbretėria Serbo-Kroato-Sllovene tentuan qė tė riaktivizojnė skemėn e politikės sė fetarizuar pėr tė nxitur njė luftė fetare nė Shqipėri, nė mėnyrė qė tė bėhej fakt i kryer shpėrbėrja e shtetit shqiptar dhe ato tė plotėsonin ambicjet e tyre territoriale. Beogradi i nxiti krerėt katolikė, veēanėrisht nė Mirditė, qė tė ngrinin njė lėvizje irredentiste, duke kėrkuar shkėputjen nga shteti shqiptar. Kėshtu, u krijua e ashtuquajtura “Republika e Mirditės”. Beogradi pati sukses nė kėtė ndėrmarrje pasi u mundua qė tė manipulonte me katolikėt shqiptarė, tė cilėt qenė tė pakėnaqur ngase shikonin se shteti i ri shqiptar kontrollohej nga aristokracia e dikurshme osmane, pashėt dhe bejlerėt. Por, nė rast se kjo qe njė gjė atavike, po aq atavike qenė kėrkesat e malėsorėve katolikė qė kėrkonin tė ruhej sistemi i vjetėr i autonomisė fisnore, sipas tė cilit ata nuk jepnin taksa dhe ushtarė, ēka qe krejt e papranueshme pėr njė shtet modern. Serbia e pohoi implikimin e saj nė kėtė lėvizje, duke e mbrojtur publikisht lėvizjen e Mirditės nė Lidhjen e Kombeve. “Republika e Mirditės” u financua dhe u pajis me armė nga serbėt, tė cilėt nė atė kohė mbanin ushtrinė e tyre brenda njė tė ashtuquajtur “vije strategjike” nė territorin shqiptar, e cila shkonte deri nė Lurė, fare pranė Oroshit, ku qe qendra e “Republikės sė Mirditės”.

    “Republika e Mirditės” kaloi nė rebelim tė armatosur kundėr shtetit shqiptar, tė cilin e shpalli si njė “Turqi e re” qė shtypte katolikėt dhe ēoi njė pėrfaqėsues pranė Lidhjes sė Kombeve pėr tė kėrkuar njohjen si shtet i pavarur. “Republika e Mirditės” qe njė thikė pas shpine pėr shtetin shqiptar, nė kohėn qė fuqitė e mėdha po diskutonin nė njė konferencė ambasadorėsh nė Paris nėse Shqipėrisė duhej qė t’ i jepej ose jo pavarėsia, pasi Shqipėria, qė nga viti 1913, sipas Traktatit tė Londrės tė kėtij viti me tė cilin fuqitė e mėdha rregulluan Ballkanin postosman, qe ende njė shtet autonom, nėn kujdestarinė kolektive tė fuqive tė mėdha. Pėr fat tė mirė, elita e klerit katolik shqiptar, qė pėrbėnte dhe elitėn intelektuale katolike shqiptare tė kohės, e dėnoi kėtė rebelimin e Mirditės dhe kjo influencoi mė sė shumti qė skema me frymėzim serb se “Republika e Mirditės” qe kundėrvėnie e kristianėve ndaj muslimanėve, mos tė pranohej nė rrafsh ndėrkombėtar. Nė ndėrkohė edhe Greqia tentoi tė aktivizojė nė Jug tė Shqipėrisė njė skemė politiko-fetare kristiane ortodokse, nė kuadrin e projektit tė Vorio-Epirit. Krerėt e tė ashtuquajturit shtet tė Vorio-Epirit tė krijuar para Luftės sė Parė Botėrore, u paraqitėn nė Konferencėn e Paqes nė Paris, ku me ndėrhyrjen e Greqisė, u dėgjuan njėlloj si pėrfaqėsuesit e shtetit shqiptar. Krerėt e “Vorio-Epirit” deklaruan se duke qenė kristianė ortodoksė ata nuk mund tė jetonin nė njė shtet me shumėsi islamike dhe kėrkonin shkėputjen e territoreve tė tyre dhe bashkimin me Greqinė dhe nė pamundėsi njė status autonomie brenda shtetit shqiptar. Por, Greqia nė atė kohė, pėr shkak se qe e angazhuar nė njė luftė tė dėshpėruar ne Turqinė nė Anadoll, nuk qe nė gjendje qė tė ngrinte njė lėvizje tė armatosur “vorio-epirote” nė Jug tė Shqipėrisė, ashtu siē po bėnte Serbia nė Veri dhe siē pati bėrė Greqia nė 1914. Kėto skema serbe dhe greke dėshtuan falė presionit qė i bėri Britania e Madhe dhe Italia Mbretėrisė Serbo-Kroato-Sllovene dhe Greqisė dhe falė mbėshtetjes qė kėto dy fuqi tė mėdha i dhanė Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve.

    Me dėshtimin e kėtyre dy skemave kaloi rreziku i shpėrbėrjes sė shtetit shqiptar dhe ky erdhi duke u stabilizuar gradualisht deri nė fillim tė Luftės sė Dytė Botėrore. Me rikthimin e pluralizmit politik nė Shqipėri nė 1990, nė Shqipėri, nė pėrgjithėsi vazhdoi tė ruhet tabuja e shmangies sė politikės nga linjat fetare, duke mos u krijuar parti me identitet fetar. Pėrjashtim bėnte Partia Demokristiane, e cila qė nga emėrtimi ishte parti me profil njėfetar. Krerėt e Partisė Demokristiane, qė prej krijimit tė saj dhe deri mė sot kanė pretenduar se Partia Demokristiane, pavarėsisht nga emri (?!), nuk ėshtė njė parti e njė komuniteti tė vetėm fetar, atij kristian katolik, por ėshtė e hapur pėr njerėz nga tė gjitha besimet fetare. Ky ėshtė njė argument shumė i dobėt, qė dėshmon pėr joseriozitet. Nėse fjalėt nuk merren seriozisht atėhere mund tė dalė edhe njė parti fashiste dhe tė thotė se pavarėsisht nga ky emėrtim, ajo ėshtė njė parti demokratike. Disa pretendojnė se krijimi i kėsaj partie me ngjyrim fetar u bė qė bota tė shohė se Shqipėria nuk ėshtė njė vend thjesht islamik, por se atje ka dhe politikė me ngjyrim kristian. Nė rast se ky ka qenė qėllimi, atėhere ai nuk u arrit, madje u arrit e kundėrta, pėr faktin se deri nė vitin 1997 Partia Demokristiane nuk qe fare parti parlamentare dhe pas vitit 1997 pati vetėm njė deputet, deri nė vitin 2005, kur siguroi dy deputetė nė aleancė me PD-n. Kjo qe shumė pak pėr t’ i treguar botės se nė Shqipėri ka dhe njė politikė demokristiane. Kjo retorikė nuk e fsheh dot tė vėrtetėn qė del qartė nga fakti se tė gjithė kryetarėt e kėsaj partie, qė prej krijimit tė saj nė vitin 1991 kanė qenė katolikė. Qė nga i ndjeri Ndrekė Luca, qė ka qenė kryetar i komisionit nismėtar pėr krijimin e kėsaj partie, tek Gjergj Ndoja, Zef Bushati, Nikollė Lesi, Nard Ndoka. I vetmi ministėr qė ka nxjerrė kjo parti, Engjėl Ndocaj, nė vitin 1997, ka qenė katolik. Tė tre deputetėt qė ka nxjerrė kjo parti nė kohėra tė ndryshme kanė qenė katolikė: Zef Bushati, Nikollė Lesi, Ndue Shpani. Kėto zbulojnė qartė identitetin katolik tė kėsaj partie. Gjithsesi, PDK, ky devijim nga tradita politike shqiptare, nuk u duk problematik pėr shkak tė pėrmasave modeste tė kėsaj partie.

    Pavarėsisht ekzistencės sė PDK-sė, gjatė kėtyre 16 viteve tė pluralizmit politik tė gjitha krahėt kanė treguar kujdes, me gjasė edhe nėn nxitjen e ndėrkombėtarėve, qė sė paku nė aparencė mos ta pėrziejnė politikėn me fenė. Ky rregull u shkel me fryrjen e befasishme artificiale tė Partisė Demokristiane, nė vitin 2006, me deputetė tė katapultuar nga partitė e tjera, duke arritur kjo parti qė nga dy deputetė tė ketė tetė deputetė. Ajo qė tė bėn pėrshtypje ėshtė se nga tė tetė deputetėt qė ka sot PDK, shtatė janė katolikė, ēka nuk le dyshime pėr profilin katolik tė kėsaj partie ku i teti ėshtė vetėm njė “gjethe fiku” pėr tė kamufluar lakuriqėsinė e kombinacionit politik njėfetar. Pavarėsisht nga qėllimet e deklaruara qė mund tė kenė ata qė e ndėrmarrin kėtė nismė, gjėrat marrin rrjedhėn e tyre, tė determinuara nga precedentėt historikė. Argumenti qė solli Spartak Ngjela kur i bėri avokatinė kėsaj partie, se kur ne (politikanėt shqiptarė) shkojmė nė Europė, kun a shohin si njė vend mė sė shumti musliman dhe u themi se megjithatė kemi njė parti demokristiane, ata na thonė se ajo ėshtė shumė e vogėl, nuk duket bindės. Sė pari njė lėvizje politike demokristiane sado e rritur, nuk mundet qė ta ndryshojė realitetin fetar nė Shqipėri. Kėtė mund ta ndryshonte vetėm njė lėvizje pėr restaurim shpirtėror masiv kristian, por atėhere do tė bėhej e panevojshme njė parti demokristiane.

    Dhe kjo ėshtė e qartė se nė vendet e tjera ish-komuniste qė janė krejt kristiane partitė demokristiane ose janė mė tė vogla se nė Shqipėri, ose janė inekzistente. Atėhere cili ėshtė qėllimi i kėtij projekti tė rritjes sė befasishme tė Partisė Demokristiane? Tradita shqiptare e lėvizjeve politike me ngjyrim fetar ėshtė mjaft e hidhur pėr mos tė qenė skeptikė dhe tė alarmuar. Njė linjė politike ekskluzivisht katolike nuk mundet mos tė krijojė fantazmėn e “Republikės sė Mirditės”. Argumenti qė sjell vetė kryetari i ri i kėsaj partie Nard Ndoka, se nisma pėr zgjerimin e PDK bėhet pėr tė future nė politikėn shqiptare frymėn perėndimore demokristiane, nuk duket e besueshme po tė shikosh se cilėt janė deputetėt e kėsaj partie duke filluar qė nga kryetari Nard Ndoka. Nė fakt kėta deputetė, duke filluar nga vetė z. Ndoka nuk e kanė nivelin intelektual pėr tė marrė pėrsipėr misionin qė pretendojnė dhe kjo u duk qartė nė njė intervistė qė z. Ndoka dha pėr Fioralda Dardhėn nė emisionin e saj tė kėndshėm nė “Vizion Plus”, nė tetor 2006. Kur Fioralda Dardha i tha z. Ndoka se a i njihte ai si kryetar i demokristianėve dhjetė urdhėresat e Moisiut, z. Ndoka u pėrgjegj se sigurisht qė i njihte. Por kur Fioralda i kėrkoi qė t’ ia thoshte z. Ndoka hezitoi duke thėnė se nuk ishte vendi (?!), kur dihet se politikanėt demokristianė europianė nė emisione tė tilla u pėrgjigjen me kėnaqėsi pyetjeve tė tilla, duke pėrdorur rastin pėr tė potencuar fjalėn e shenjtė. Pas insistimit tė fioraldės e cila e vuri nė sedėr duke i thėnė se ajo, edhe pse me origjinė muslimane i dinted he mund t’ i thoshte, z. Ndoka u detyrua tė jepte pėrgjigjen e ēuditshme se ne i pėrkasim njė brezi gjysėmateist qė nuk ka pasur mundėsi tė njihet me kėto gjėra. Por kjo mund tė kishte vlerė pot ė thuhej nė vitin 1990, por jo nė vitin 2006. Se qė atėhere nuk ka mbetur njė shtėpi shqiptare, duke pėrfshirė edhe ato me origjinė muslimane nga koha osmane, ku nuk kanė hyrė librat e shenjtė Testamenti i Vjetėr dhe ai i Ri. Z. Ndoka ka pasur gjashtėmbėdhjetė vite kohė pėr t’ i lexuar ato sė paku pėrciptazi, por nga pėrgjigjia qė dha duket se ai nuk e ka bėrė as kėtė gjė. A mundet qė ky zotėri, i cili nuk ka njohuritė minimale nga feja kristiane tė ketė njohuri pėr filozofinė politike demokristiane?

    Atėhere ēfarė e shtyu kėtė njeri qė tė kalojė nga Partia Demokrate e Re nė Partinė Demokristiane, duke u katapultuar si kryetar, nė kohėn qė kjo parti u fry artificialisht? Duket se kėtė gjė e kanė bėrė tė njėjtat qendra tė huaja qė e shtynė Markagjonin tė shpallė “Republikėn e Mirditės”. Edhe mė e qartė zbulohet loja qė po luhet, kur shihet se PDK, pas fryrjes sė saj artificiale, hyri nė njė lloj aleance me PBDNJ dhe LSI. Nė kėtė aleancė tė re, ajo qė tė bie nė sy ėshtė prania e njė tjetėr partie me bazė fetare kristiane, por ortodokse, sic ėshtė PBDNJ. PBDNJ ėshtė njė parti qė edhe pse shtihet sikur mbron tė gjitha minoritetet etnike dhe kulturore nė Shqipėri, pavarėsisht nga feja qė kanė, madje duke shpikur disa minoritete tė paqena, megjithatė ėshtė parti ekskluzivisht greke dhe ortodokse sa i pėrket lidershipit tė saj. Tė dy personat qė kanė qenė kryetarė tė kėsaj partie, qė nga krijimi i saj nė 1992, janė grekė ortodoksė: Vasil Melo dhe Vangjel Dule. Tė tetė personat qė kjo parti ka pasur deputetė, deri nė ata tė tre qė ka sot, janė po ashtu grekė ortodoksė, ose ortodoksė qė e mbajnė veten pėr grekė: Vangjel Dule, Thoma Miēo, Vasil Melo, Kosta Makariadhi, Leonard Solis, Ligoraq Karamelo, Kristo Goxhi, Spiro Peēi (ky i fundit edhe pse u zgjodh si i pavarur nė fakt ėshtė anėtar i kryesisė sė kėsaj partied he ka qenė ministėr i kėsaj partie). Tė katėr personat qė kjo parti ka emėruar ministra nė qeveritė e ndryshme kanė qenė grekė ortodoksė: Leonard Solis, Niko Kacalidha, Spiro Peēi, Kosta Barka. Pra, PBDNJ ėshtė njė parti me identitet tė qartė etnik grek dhe fetar ortodoks.

    Aleanca mes dy partive me identitetitn e PBDNJ dhe PDK nuk mund tė pėrcaktohet ndryshe veē si aleancė e “Vorio-Epirit” me Republikėn e Mirditės. Prania e LSI-sė nė kėtė aleancė nuk ėshtė gjė tjetėr veē njė “gjethe fiku” pėr tė mbuluar kėtė tė vėrtetė lakuriqe. Pėr qendrat qė kanė kėrkuar shkatėrrimin e shtetit shqiptar nė Athinė dhe nė Beograd, tė cilat tashmė kanė gjetur aleatė proserbė dhe nė Romė, kanė pasur njė synim tė hershėm, qė me krijimin e shtetit shqiptar pėr tė krijuar nė Shqipėri lėvizje separatiste kantonizuese, mbi baza fetare. Kėtė tezė e ka artikuluar nė mendimin politik shqiptar Aurel Plasari. Aurel Plasari, nė njė artikull tė botuar nė ditoren «Korrieri», nė 2 prill 2005 dhe tė ribotuar nė 2 prill 2006, me titull «Ish-komunistėt nė Shėn Pjetėr», ku kritikon me tė madhe faktin qė nė funeralin e Papa Gjon Palit II, Shqipėria u pėrfaqėsua nga tre ish-komunistė, Nano, Moisiu dhe Berisha (Plasari bėn kėtu lojėn e Edi Ramės), shkruan pėr njė metodė djallėzore qė «mund tė dallohet e praktikuar edhe nė Shqipėri prej mjedisesh tė caktuara kinse politike; duke pėrdorur edhe mjetet e mundshme tė komunikimit masiv pėr tė vėnė nė jetė kėtė direktivė, mjediset nė fjalė kanė formuluar dendur shqetėsimet e tyre kombėtareė jo vetėm pėr marrėdhėniet e mira mes Kishės Ortodokse dhe asaj Katolike nė Shqipėri, por edhe pėr bashkėpunimet kulturore-fetare-politike-etj., tė atyreve qė ata i cilėsojnė si intelektualė katolikė dhe intelektualė ortodoksė».(«Korrieri», 2 prill 2005, f. 19) Pra, Plasari kėrkon qė politika shqiptare tė devijojė nga linja historike e «Shqiptarisė», qė e pėrjashton fenė nga politika dhe qė lėvizjet politike tė ndėrtohen sipas linjave fetare, duke pasur njė lėvizje politike me ngjyrim ortodoks dhe njė lėvizje politike me ngjyrim katolik tė cilat tė bashkėpunojnė, duke qenė sigurisht, nėn vizionin e Plasarit, katolikėt nėn urdhėrat e ortodoksėve. Kjo do tė thotė qė katolikėt shqiptarė tė bėjnė lojėn politike tė Greqisė, nė njė lloj aleance me fantazmat politike tė sė shkuarės, tė Vorio-Epirit me Republikėn e Mirditės, ēka do tė shėrbente si njė katalizator pėr ta shpėrbėrė shtetin shqiptar, duke shkaktuar nė mėnyrė tė paevitueshme dhe ngritjen e njė lėvizjeje islamike tė llojit tė Haxhi Qamilit, qė edhe pse e vogėl, do tė qe aq e publicizuar nga mediat e huaja, sa pėr ta ēuar Shqipėrinė nė humnerė.

    Miku i ngushtė katolik i Plasarit ėshtė At Zef Pllumi (nė fakt fjalėn “at“ nuk e meriton se ėshtė dėbuar me ceremoni nga Kuvendi franceskan i Tiranės prej vetė kreut tė Urdhėrit Franceskan tė ardhur posaēėrisht), qė nė njė fotografi tė paraqitur nė website personal tė Janullatosit nė internet, paraqitet nė krah tė Janullatosit, nė mes tė personave qė e pritėn nė ditėn qė ky erdhi nė Shqipėri, nė 1991. Tashmė bashkėpunimi qė kėrkon Plasari filloi tė realizohet me bashkėpunimin Vangjel Dule-Nard Ndoka. Koha e zgjedhur pėr t’ u ndėrmarrė kjo nismė politike nuk ėshtė rastėsi. Pse kjo nismė politike (fryrja e PDK dhe aleanca e saj me PBDNJ) po ndėrmerret nė kohėn kur pritet tė vendoset statusi i Kosovės? A nuk u shkon pėr shtat serbėve kjo nismė, tė cilėt tashmė kanė mundėsi pėr tė thėnė se tashmė edhe kristianėt shqiptarė, katolikė dhe ortodoksė po ndahen politikisht nga muslimanėt, prandaj serbėt kanė tė drejtė qė ta ndajnė Kosovėn. Pse nisma politike nė fjalė po ndėrmerret nė kohėn qė njė lob proserb nė Vatikan qė kėrkon qė edhe katolikėt e Kosovės, qė janė shqiptarė, si dhe kishat e tyre, tė kenė njė status kantonal, ashtu si serbėt e Kosovės?

    Katolikėt shqiptarė duhet tė hapin sytė dhe tė shohin se njė grup njerėzish tė dyshimtė, qė nuk kanė kredencialet minimale intelektuale pėr t’ i pėrfaqėsuar ata politikisht, po i tėrheqin nė njė lojė shumė tė mbrapshtė, nga e cila nuk do tė pėrfitojnė ata por interesat greke nė Shqipėri. Skenari qė kanė ndėrmend qendrat qė i shtyjnė kėta demokristianė “me tanuz“ (po tė perifrazoj At Fishtėn) kanė ndėrmend pėr Shqipėrinė skenarin e vitit 1914, tė kombinuar me vitin 1921.

  7. #7

    Ne fillim '90 nxiste pseudo-nacionalizmin Shqiptar, tani shovinizmin Grek

    Ja ēfare pasojash sjell andarti sali nano me ato aleancat e ndyra elektorale, dhe me ato intervistat anti-shqiptare qe u jep gazetave greke dhe i zbaton ne Shqiperi:

    (News24/BalkanWeb) Ora 15:00

    Incident ne mitingun e PBDNJ ne Himare. Burime per News24: Shkak, fjalimet dhe himni ne gjuhen greke
    Nga D.B

    HIMARE (20 Janar)- Incidenti i pare ne prag zgjedhjesh vendore eshte shenuar sot ne jug te vendit ne Himare. Incidenti ndodhi gjate mesdites ne mitingun e PBDNJ ne mesdite ne Himare ndersa prezantohej kandidati Bollano, ku pati perleshje mes manifestuesve. Sipas burimeve te TV News 24, incidenti erdhi pas fjalimeve ne gjuhen greke dhe himnit grek, nderkohe qe kreu i PBDNJ-se Vangjel Dule, mohon te jene mbajtur fjalimet ne gjuhen greke, duke i cilesuar si te paverteta e perralla. Nderkohe policia ka shoqeruar 3 persona, ndersa shprehet se nuk ishte njoftuar per mitingun e PBDNJ-se. ne lidhje me kete ngjarje, Dule pritet te shprehet ne nje konference per shtyp, kurs evete kandidati Bollano u shpreh se incidenti kishte parpavije politike.

  8. #8
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Turp turp e pafytyresi e himariotit Marko ne artikullin e rradhes! Kerkon te ngjalle anti-amerikanizem mes shqiptareve pasi e di qe greket jane nder me anti-amerikanet ne Europe.
    Kane filluar te krijojne planet per percarjen e vendit dhe rritje artificiale te greqizmit e minoritetit.
    Vete termi vorio epir eshte fyerje kombetare e cenim sovraniteti.
    Himara nuk eshte greke!


    TURI I KARAMANLIS NE BALLKAN DHE ZHVILLIMET E PRITSHME
    Postuar per blogger nga autori i artikullit Stavri Marko
    Himara Blog
    18 Janar 2007

    Njė cikėl lėvizjesh tė fuqishme diplomatike po zhvillohen kohėt e fundit nė ballkan, e cila mbi tė gjitha ka si protagonist diplomacinė greke tė ndikuar prej asaj amerikane. Vizita e fundit e Kryeministrit grek Karamanlis nė ballkan, ėshtė konsideruar si njė mesazh vecanėrisht ndaj Beogradit dhe Tiranės, vėnde kėto qė janė pėrfshirė nė njė process tė brėndshėm dhe tė jashtėm transformimesh gjeopolitike nė lidhje me Prishtinėn dhe Vorio Epirin.

    Vizita e Karamanlis e cila menjehere provokoi edhe njė reagim mjaft pozitiv tė diplomacisė amerikane nė Athinė, u konsiderua e frytshme duke parė rolin qė ka Greqia vecanėrisht nė lidhje me Beogradin pėpara pėrcaktimit tė Statusit Final tė Kosovės dhe shkėputjes nga Serbia. Qėndrimi I Karamanlis pėr zgjidhjen e statusit I cili deklaroi se “Athina mbėshtet njė zgjidhje paqėsore tė pranueshme nga tė dyja palėt duke pėrkrahur modelin e Ahthisarit pėr pavarėsinė e Kosovės, por gjithnjė duke u repspektuar kisha orthodokse Serbe” nuk u prit mirė prej presidentit Tadic I cili reagoi duke thėnė “Serbia ka tė drejtė ta mbrojė Kosovėn jo me armė sigurisht por me mjete institucionale dhe demokratike por njė pavarsi e Kosovės mund tė destabilizojė gjithė ballkanin”. Pra u duk qartė se Athina nė valixhen diplomatike kishte siluruar qėndrimin euroatlantik dhe nė vecanti ėashingtonin, duke parė se serbėt shpresonin pėr njė qėndrim afėr boshtit tė vjetėr tė dikurshėm orthodox “Beograd Athine” gjė qė konsiderohet njė relike nė realitet por qė mesazhi i Karamanlis ishte i qartė “Nė BE ne mbėshtesim njė Serbi e orientuar nga forcat reformiste”.

    Turi i Karamanlis nė Ballkan i cila mbi tė gjitha kishte anashkaluar Tiranėn dhe Shkupin, pėr koencidencė, u ndėrmor menjėherė pasi nė Athinė, Ambasada amerikane u godit me raketė “kineze tė pėrdorur prej ushtrisė shqiptare dhe trafikuar nė mėnyrė clandestine nga depot e shkatėruar prej 1997-tės” (sipas versionit zyrtar grek) bile nė njė kohė qė paralajmėrohej kjo vizitė e kreut tė qeverisė greke si mjaft e rėndėsishme pėr tė ardhmen e
    ballkanit. Menjėherė pasi Karamanlis pėrfundoi vizitėn ne Beograd, nė telvizionin shtetėror grek, u pa tė fliste me suerlativa pėr mardhėnjet greko amerikane, ambasadori amerikan nė Greqi Charles Ris, duke falenderuar gjithashtu organet greke per pėrkushtim me “FBI” dhe “Scotland Yard” pėr zbardhjen sa mė shpejt tė atentatit terrorist ndaj ambasades amerikane. Po ashtu ambasadori Rise u takua pėrzemėrisisht me Ministren e Jashtme Bakogianis nė tė njėjtin ditė duke e falenderuar pėr qėndrimin e Athinės nė lidhje me Kosovėn. Gjithashtu duhet tė shtojmė se edhe qėndrimi Italian ishte coherent me atė grek, pėrderisa nė Lublianė Karamanlis dhe Prodi mbajtėn tė njėjtin qėndrim pėr Kosovėn.

    Lind pyetja pėrse turi diplomatic I Karamanlis I sponsorizuar prej amerikanėve Ishte I suksesshėm pėr Kosovėn? Cfar lidhje ka me Tiranėn duke parė njė situatė tejet kritike politike nė prag tė zgjedhjeve locale nė Shqipėri?

    Nė Tiranė ka njė tensionim tė situatės sė gjedhjeve locale, aq sa ato po shkonin drejt dėshtimit tė tyre (megjithėse telenovela zgjedhore nuk ka mbaruar ende). Mennjėherė pas vendosjes sė marveshjes pėr tė shkuar
    nė zgjedhje, u pranua se pas zgjedhjeve locale do tė numėrohet popullsia dhe do tė bėhen kartat e identitetit (certifikatat u etiketuan si “molla e sherrit” pėr zgjedhjet demokratike). Qeveria Berisha kishte planifikuar tė fitonte zgjedhjet locale dhe ti fitonte ato, me ndihmėn e manipulimit tė certifikatave duke shtyre kartėn e identitetit pėr vitin 2009, ndryshe sec I kishte premtuar amerikanėve (kėtu nuk dua tė pėrfshi premtimin e Berishės ndaj Nikolas Gage njė vit mė parė).

    Por, duke parė statusin e Kosovės dhe zgjedhjet nė Shqipėri, ka ngjashmėri e cila vėzhgohet rreptėsisht nga Athina, e cila kjo e fundit duke dhėnė aprovimin e vetė proamerikan tek serbėt, kėrkon qė tė bėhen zhvillimet e premtuara prej amerikanėve dhe nė Vorio Epir. Premtimi zyrtar I ėshtė dhėnė Kostas Karamanlis nga Presidenti George Bush nė vizitėn e tij nė SHBA mė 20 Maj tė 2005. Televizioni publik Kanadez CBC, nė lajmet e trasmetiuara rreth kėsaj vizite, nxori edhe njė detaj mjaft tė rndėsishėm tė bisedimeve, ku midis tė tjerave ishte kėrkesa e Bush drejtuar Karamanlis duke I shprehur se: “Greqia duhet tė na ndihmojė pėr cėshtjen e Kosovės dhe ne kemi vendosur tė njohim Vorio Epirin ashtu sic ėshtė lėnė qysh mė 1946″. Tė mos tė harojmė Greqinė si anėtare e Kėshillit tė Sigurimit qė edhe nė fund tė mandatit tė saj, nė muajin dhjetor 2006, I kėrkoi zyrtarisht OKB qė tė pėrkrahte Martin Ahthisari pėr tė pėrcaktuar statusin final tė Kosovės.

    Nė fakt amerikanėt po japin prova se dicka ėshtė nė rrugė e sipėr pėr tė pėrfunduar nė shqipėri nė njė kohė me Kosovėn, pėrderisa detyruan Tiranėn qė tė heshtė ndaj cdo kėrkese “legjitime” tė grekėve nė Vorio Epir, ashtu sikundėr ndodhi edhe me dyshtetėsinė nė njė kohė qė ėshtė duke u pritur tė vendosen simbolet hellene pėrfshi edhe gjuha zyrtare nė kushtetutė. ėshtė shumė domethėnėse njė koment i Kryeministrit Sali Berisha ditėt e mėparshme, e cila u konsiderua me nota positive nė qarqet diplomatike greke dhe amerikane kur nė intervistėn e dhėnė tek “To Vima” ish presidenti I dikurshėm “anti hellen I shqipėrisė”, iu referua Jugut tė Shqipėrisė me termin
    Vorio Epir si dhe uli ndikimin politik tė komunitetit Cam, duke e konsideruar atė si cėshtje ligjore, intervistė qė u kundėrshtua nga kėta tė fundit.
    Nė fakt ky ėshtė njė tregues por jo gjithshka, pasi Berisha nė opinion manovron bukur nė lidhje me grekėt por nė teren vepron nė tė kundėrt. Disa kohė pėrpara, me rastin e njė vizite nė Himarė, Berisha u dha njė “mesazh” banorėve verior tė ardhur nė Jug tė vėndit duke I thėn njėrit prej tyre “shkoni nga keni ardhur kėtu ska vėnd pėr ju”. Berisha u detyrua tė bėnte “antishqiptarin”, pas disa informacionesh nė shtyp se shumė tė ardhur nga veriu I shqipėrisė po zaptonin toka dhe ndėrtonin nė Jug tė vėndit, por dhe se njė
    intervistė nė “SHQIP” e Ambasadorit Grek Kokosis, akuzonte qeverinė se po influenconte qė nė tokat e grekėve tė vėrshonin banorė nga veriu I shqipėrisė.

    Megjithatė mėsohet se dhe vetė grekėt mė tė pasur janė afruar me Berishėn pėrderisa kanė lidhje tė afėrta familjare dhe shikojnė tek vajza e Kryeministrit shqiptar njė politikane tė aftė tė pasojė me sukses tė atin. Megjithatė a mund tė themi se cikli I lėvizjeve diplomatike ka pėrfunduar apo mos vallė presim gjera mė konkrete nga rajoni dhe vecanėrisht nga Shqipėria? A janė pjesė e ciklit lėvizjet Nano Berisha? Kujt I shėrben humbja e Ramės nė Tiranė dhe pse njė fitore e Berishės nė Tiranė e lidh mė afėr me Prishtinėn, nė tė kundėrt kush interesohet tė mbajė “hebreun” Rama nė Tiranė? A ka gjasa qė PS e nesėrme tė reformohet dhe tė shndėrohet nė njė PASOK tė dytė? Pra le tė presim tė shikojmė vazhdimin e telenovelės shqiptare me skenar tragjedinė e vjetėr hellene nga pas.

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Trimi81
    Anėtarėsuar
    15-01-2007
    Vendndodhja
    Mbi Toke
    Postime
    65
    Nuk dine se cfare te bejne grekerit e shkrete per te krijuar pershtypjen se Shqiperia e jugut banohet nga minoritet i madh grek. Kane ngelur vetem disa pleq e plaka ne Dropull e ndonje tek tuk ne Himare si pasoje levizjeve te popullsise dhe pretendojne te kerkojne Shqiperine e Jugut. Njerez injorant. Persa i perket Himares, ajo ka qene dhe ngelet shqiptare. Kujtoni ketu Petro Markon ne vepren e tij "interviste me vetveten" kur fliste per popullin shqiptar te Himares.

  10. #10
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Veriu i Shqiperise eshte Shqiperi. Himara eshte Shqiperi. Shteti Shqipetar eshte
    ne te drejten e tij te strehoje qytetaret Shqipetar brenda Shqiperise.
    Le te lehi ambasadri, per mua kjo eshte zgjidhja e problemit te Himares;
    popullimi i zones me Veriore. Nuk ka ligj ne bote qe te pengoje nje shtet te
    pavarur te administoje brenda kufijeve te tij sovran levizjet demografike.

    Pse duhet te vuje vetem Tirana dhe Durresi gjithe fluksin migrator qe vjen
    nga Veriu nderkohe qe nje zone e tere me nje potencjal turistik te rri e zbrazur se
    i do qefi qirje Kokoshit!!??

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Ektoras
    Anėtarėsuar
    28-12-2006
    Postime
    35
    nga elbasani e poshte ishte greqi , vorio ipiro, tani per fatin e keq e ka shqiperia , po me duket se historia do shkruhet prap , dhe nuk dihet se ku do shkoj , besoj tek ai qe i perket. himara ishte dhe do jet i greqis po jo vetem himara o forumista. lexoni histo9rine te shikoni

  12. #12
    i/e larguar Maska e bingo-bomba
    Anėtarėsuar
    17-07-2004
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    67

    Smile

    Citim Postuar mė parė nga Ektoras
    nga elbasani e poshte ishte greqi , vorio ipiro, tani per fatin e keq e ka shqiperia , po me duket se historia do shkruhet prap , dhe nuk dihet se ku do shkoj , besoj tek ai qe i perket. himara ishte dhe do jet i greqis po jo vetem himara o forumista. lexoni histo9rine te shikoni

    Himara eshte shqiperi si edhe kosova eshte shqiperi... Tani po te shkojme ne kohen e lashte ku Megas Aleksandros kishte pushtuar gjysmen e botes atere me te vertete gjith shqiperia ishte greqi... Po mos haro se cfare fare jemi ne.

    Na quajne ilirian sepse edhe ne, ne kohen e lashte ekzistonim.
    Mund te mos kemi nje histori kaq te madhe si Greqia apo si Egjipt po secili poppull ka historine e vet mos haroni qe me gjak u clirua Shqiperia nga turqit edhe shume te tjere qe na kane pushtuar..
    Po me sa di une Greqia njere nuk na cliroi perderisa ishim zone e saj Ps Himara apo jo ???
    Pastaj mos haro edhe camet ku ishin e ku jetojne tani per ata cke te thuash
    < me shume respekt bingo-bot >

  13. #13
    ektoras, mos u bej grek i keq, mos i cyt Shqiptaret, sepse po te rishkruhet historia me vertetesi dhe pa tabu, do te dalin gjerat ndryshe.

    Ja disa pislliqe te Greqise moderne. Sipas gazetes To Vima, ja ku i kini te zeze mbi te bardhe dhjete genjeshtrat me te medha te Greqise, botuar me rastin e 185 vjetorit te revoltes kunder Perandorise Osmane:

    01 - Gjate 400 vjet te administrimit Otoman, Otomanet i detyruan Greket me force te pranonin fene islame;

    02 - Marre me force prej familjeve te tyre, femijete e krishtere detyroheshin te pranonin islamin dhe te mbylleshin ne kazermat e jeniēereve;

    03 - Greket shkonin ne shkolla sekrete per te mesuar gjuhen e tyre dhe krishterimin;

    04 - Kisha Greke ka luftuar fort kunder Perandorise Osmane;

    05 - Kombi grek fitoi pavarsine ne saje te nje kryengritje kunder Perandorise Osmane me 1821;

    06 - Ne saje te kryengritjes, Larisa iu bashkua Greqise me 1881; rrethimi i Athines nga Perandoria Osmane deshtoi me 1897; vendet otomane jane ndare Traktatin e Sevres me 1920;

    07 - Vetem greket kane ngritur krye kunder Perandorise Osmane;

    08 - Vendet e huaja e kane perkrahur Greqine sepse atyre u pelqenin shume greket;

    09 - Vetem greket kane humbur shtepite e tyre;

    10 - Greket qe emigruan prej Anadolli ne Greqi jane shperngulur nga vendet helenike gjate Luftes I Boterore.

  14. #14
    En el nombre del dios Maska e qorri_30
    Anėtarėsuar
    31-08-2006
    Vendndodhja
    MADE IN ALBANIA
    Postime
    180

    Thumbs down

    Kam qene gjithone i mendimit qe , toleranca e tepruar eshte mjaft e demshme , keta duan Turkun tua konvertoje kalimera me selamu alejkum
    ''Nėse puna ju shkakton lodhje ,atėher pasiviteti ju shkaton kalbje.''

  15. #15
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    ...e pabesueshme...

    Citim Postuar mė parė nga Ektoras
    Ne keto clirime populli i jugut kishin flamure grek dhe donin te ishin me greqin .
    Vorio ipiro ishte dhe do jet pjese greke jo se keshtu me pelqen mua te deklaroj po eshte pjesa e historise te vertet.
    ( kur hyra ne universitet greke, dhashe provime ne histori , dhe e kam mesuar mire po tani me zi po i shkruaj se pertoj teper, dhe njera nga arsyet eshte qe do shkojne kot keta qe shkruajta .....
    Sjikoni dokumentat e vitit 1900 !greke ne shqiperin e jugut ishin 80% ..............
    selam shpresoj ti kuptoni ... kali sinexeia !!!
    Nuk e di perse e keni shkruar por kam pershtypjen edhe ju vete nuk e besoni ate ē'ka keni shkruar.


    Mirulexofshim.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  16. #16
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    himariotet e quajne veten greker , te pakten ka shume qe e indetifikojne veten me grek. Nga ana tjeter eshte shumica shqiptare qe kerkon me doemos tju mbushe mendjen ketyre himarjoteve se jane shqiptare dhe jo greke?!?
    Himarjotet jane si ajo puna e mbikalimit rrugor te Rames e Berishes, Shqiperia ka te pakten 250.000 gati per te mare pashaporten greke ku thuhet qe jane me kombesi greke.
    Ate qe dua te them eshte se himariotet te pakten dalin hapur dhe thone qe jane greke, por cdo themi neser pasneser kur te behet regjistrimi i popullates se shqiperise dhe do dalin afersisht gjysem milioni shtetas shqiptare me kombesi greke? Biles mund te shtoj se himara eshte nje hic perpara korces pas regjistrimit te popullsise. Besoj se do dale i pari qytet me shumice helene ne shqiperi.
    Suprizat akoma nuk jane shfaqur.

  17. #17
    I DASHURUAR PAS DETIT Maska e FJORIN
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    E.U.** SHQIPTAR DHE JO FETAR
    Postime
    432
    Keto jane statistikat e HistoryChannel.com sepse greket e cuan vorio epirin deri ne Shkoder

    Republic of Albania
    People: Population: 3,544,808. Age distrib. (%): <15: 28.8; 65+: 7.2. Pop. density: 335 per sq mi, 129 per sq km. Urban: 23.3%. Ethnic groups: Albanian 95%, Greek 3%. Principal languages: Albanian (Tosk is the official dialect), Greek. Chief religions: Muslim 70%, Albanian Orthodox 20%, Roman Catholic 10%.


    Ancient Illyria was conquered by Romans, Slavs, and Turks (15th century); the latter Islamized the population. Independent Albania was proclaimed in 1912, republic was formed in 1920. King Zog I ruled 1925-39, until Italy invaded.

    Communist partisans took over in 1944, allied Albania with USSR, then broke with USSR in 1960 over de-Stalinization. Strong political alliance with China followed, leading to several billion dollars in aid, which was curtailed after 1974. China cut off aid in 1978 when Albania attacked its policies after the death of Chinese ruler Mao Zedong. Large-scale purges of officials occurred during the 1970s.

    Enver Hoxha, the nation's ruler for 4 decades, died Apr. 11, 1985. Eventually the new regime introduced some liberalization, including measures in 1990 providing for freedom to travel abroad. Efforts were begun to improve ties with the outside world. Mar. 1991 elections left the former Communists in power, but a general strike and urban opposition led to the formation of a coalition cabinet including non-Communists.

    Albania's former Communists were routed in elections Mar. 1992, amid economic collapse and social unrest. Sali Berisha was elected as the first non-Communist president since World War II. Berisha's party claimed a landslide victory in disputed parliamentary elections, May 26 and June 2, 1996. Public protests over the collapse of fraudulent investment schemes in Jan. 1997 led to armed rebellion and anarchy. The UN Security Council, Mar. 28, authorized a 7,000-member force to restore order. Socialists and their allies won parliamentary elections, June 29 and July 6, and international peacekeepers completed their pullout by Aug. 11, 1997. During NATO's air war against Yugoslavia, Mar.-June 1999, Albania hosted some 465,000 Kosovar refugees
    1. ARSYEJA E GRUAS QENDRON NE BUKURINE E SAJ ,BUKURIA E BURIT NE QENDRON NE ARSYEN E TIJ
    2.ESHTE E LEHTE TE BEHESH HOXHE APO PRIFT, POR ESHTE E VESHTIRE TE BEHESH NJERI
    WEN MY LOVE SWEARS THAT SHE IS MADE OF TRUTH, I DO BELIVE HER,THOUGH I KNOW SHE LIES....(W.Shekspire)

  18. #18
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Citim Postuar mė parė nga Korcar-L1
    himariotet e quajne veten greker , te pakten ka shume qe e indetifikojne veten me grek. Nga ana tjeter eshte shumica shqiptare qe kerkon me doemos tju mbushe mendjen ketyre himarjoteve se jane shqiptare dhe jo greke?!?
    Himarjotet jane si ajo puna e mbikalimit rrugor te Rames e Berishes, Shqiperia ka te pakten 250.000 gati per te mare pashaporten greke ku thuhet qe jane me kombesi greke.
    Ate qe dua te them eshte se himariotet te pakten dalin hapur dhe thone qe jane greke, por cdo themi neser pasneser kur te behet regjistrimi i popullates se shqiperise dhe do dalin afersisht gjysem milioni shtetas shqiptare me kombesi greke? Biles mund te shtoj se himara eshte nje hic perpara korces pas regjistrimit te popullsise. Besoj se do dale i pari qytet me shumice helene ne shqiperi.
    Suprizat akoma nuk jane shfaqur.
    Dale or mik se nuk po te marr vesh; kur ti merr pashaporten Greke ke ndonje
    detyrim qe te deklarohsh me kombesi Greke ne Shqiperi?!
    Jim Belushi eshte Amerikan me breza dhe akoma deklarohet Shqiptar, keta te
    Greqise me 15 vjet e me jeten e qenit qe u ka ofruar Greku kane humbur "gjakun"!

    Po jetoni ne vendin e dinakerise dhe tregoheni naive; merreni ore pashaporten
    dhe i thoni Grekut ku te kam pare, shkoni ne Zvicer, ne France ne Gjermani ...
    Himarjotet duken nga sjellja qe jane Shqipetar; askush si detyron te provokojne,
    po jo do dalin me katolik se Papa. Me kujtohet nje koleg konvikti nga Himara
    ne Tirane; nje vite para revolucjonit demokratik quhej Arben, babe e nene
    komunist, kishim frike te flisnim para tij se mos na spiunote, i qethur shkurt,
    me kostum kinez, servil tipik. Sa u kthye situata nga Arben u be Aleksander,
    nga antar i flakte i Partise u kthye ne antar te flakte te Omonies deri sa
    nje dite ju kthye nje ēun nga Dropulli (ēudi gjithe shoket Dropullit ishin
    ēuna per se mbari) "po ē'Greku i presekutua je ti, deri dje e kishe emrin Arben
    e babain komunist! ".
    Ja ē'jane keta Bollanot qe vjellin mbi Shqiperine: sahan-lėpirėsa!

  19. #19
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Dale or mik se nuk po te marr vesh; kur ti merr pashaporten Greke ke ndonje
    detyrim qe te deklarohsh me kombesi Greke ne Shqiperi?!
    Jo une jo, se nuk kam nevoje per te, por te tjeret qe marin pashaporte greke duhet te kene karten e homogjenit, por qe te kesh kete karte ,duhet te paraqesesh ne polici certifikate lindje nga shqiperia ku te thuhet qe ke kombesi greke.
    e di ti sa veta kane ndruar embra\mbiemra dhe kombesi? vetem korca ka 10000 syresh(nje qytet shumica orthodox) mendohe ne qytetet e tjera.
    Prandaj them per ate punen e regjistrimit te popullsise.
    Greqise nuk i behet vone se ku ri, por statistikat do e tregojne. Madje sipas ketyre statistikave ka shume te ngjare te behet dhe greqishtja gjuhe zyrtare ne shqiperi. Prandaj lepuri fshite gjetke dhe atje ku mendoni ju
    Haj shendet !

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar mė parė nga Ektoras
    nga elbasani e poshte ishte greqi , vorio ipiro, tani per fatin e keq e ka shqiperia , po me duket se historia do shkruhet prap , dhe nuk dihet se ku do shkoj , besoj tek ai qe i perket. himara ishte dhe do jet i greqis po jo vetem himara o forumista. lexoni histo9rine te shikoni

    Ashtu e? Po nga Preveza e siper cfare ishte? Mos jetonin (dhe jetojne) ata Camerit e "keqinj''?

    Po ne Konice?

    Himara ose me sakte himariotet sot me te vertete jane blere per dy groshe nga Greqia por kjo nuk do te thote se Himara si territor u be grek...
    Do ta popullojme me shqiptar serish, pastaj vetem 3 fshatra jane grekofone te tjeret jane shqiptare.

    Te zhvillohet dhe pak Shqiperia dhe do kujdesemi qe Himaren ta mbushim me tropojane
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Minoriteti grek nė Himarė falėnderon kryeministrin Berisha
    Nga lushnjar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 11:56
  2. Nikolas Geixh, vizita nė Himarė dhe fshatrat minoritare
    Nga forum126 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 22:36
  3. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Historia e Himarės Shqiptare
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-12-2004, 19:54
  5. Himare: Votimet perfundojne, arrestimet fillojne
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 25-11-2003, 03:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •