Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 164 prej 164
  1. #161
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-02-2007
    Postime
    59
    Qe zogun e sollen ne pushtet serbet eshte fakt, qe i fali toka serbve si shperblim eshte fakt qe ishte klysh personal i duces eshte fakt qe u largua nga shqipria si spiun jo si mbret eshte fakt
    Kto nuk jan trillime komuniste. Ca ben koministet me von eshte muhabet tjeter pastaj. Po zogu nuk e ka merituar asnjiher te jet mbret.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lushnjar : 10-02-2007 mė 13:22

  2. #162
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    fati Shqiptareve ka qene gjithmone i keq siē ishte dhe kjo qe Mbreti Zog erdhi ne nje kohe te keqe ne pushtet kur nazifashistet po pregatisnin ndarjen e re te botes se po te kishte ardhur ne kohen e antikombetareve komunist atehere do ta shifnim se kush ishte ai dhe nuk do ishim ketu duke diskutuar se ēfare jane Himara dhe Himariotet.nuk jam shume i sigurte por me duket se ne kohen e mbretit saranda quhej shqip Zogaj.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  3. #163
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-01-2007
    Postime
    75
    zogun bene shume gabim qe e lejuan te futet ne shqiperi. Ai e la kete atdhe ne diten me te zeze. Vodhi tere floririn dhe u zhduk.

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anėtarėsuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    [QUOTE=brooklyn]zogun bene shume gabim qe e lejuan te futet ne shqiperi. Ai e la kete atdhe ne diten me te zeze. Vodhi tere floririn dhe u zhduk.[/Q




    ...ti sebashku me lushnjarin edhe shume te tjere duhet te merni meshume leksione te verteta historie ,dhe jo ato qe u ka mesuar ppsh per50 jete dhe vazhdoni ti besoni akoma .Zogu sa do i poshter qe te ishte ATE baban shirteror tuajin Enverin e shkolloi jashte,kurse ai nuk beri nje gje te till me pasardhesit dhe perkrahesit e zogut , lexo ketu me poshte,,,,,,,


    Mbreti Ahmet Zogu I, lindi me 8 Tetor te vitit 1895, ne Burgajet te Matit. Tete vitet e para te fėmijėrisė sė Tij i kaloi nė vendlindje. Nė vitin 1903, vit nė tė cilin vdes i helmuar edhe babai i Tij, Xhemal Pasha, merret peng, nė Stamboll, nga Sulltani.

    Atje ai fillon studimet ne Liceun Perandorak, tė cilin e mbaron shkėlqyeshėm, dhe mė pas vazhdon studimet ne Akademinė Ushtarake Perandorake, tė cilat i ndėrpret nė vitin 1912, kur niset pėr nė Atdhe, pėr te marre pjese ne ngritjen e Flamurit dhe shpalljen e Pavarėsisė nė Vlorė.

    Gjatė gjithė kohės se studimeve nė Stamboll, ai mbajti kontakte tė ngushta me tė gjithė rilindėsit, shoqatat dhe rrethet patriotike, me tė cilat babai i tij, Xhemal Pasha, kishte lidhje tė fuqishme dhe kishte mbėshtetur aktivitetet e tyre, qė u bėnė shkas edhe pėr vdekjen e dyshimtė dhe tė parakohshme tė tij.

    Pas largimit nga Stambolli, Ahmet Zogu, ne krye tė 20 mijė luftėtarėve, hyri triumfalisht nė Shkup dhe, mė pas, u kthye nė vendlindje, pranė familjes. Por kur mė 2 tetor 1912, Mali i Zi, i shpalli luftė Turqisė dhe hyri nė Shkodėr, Ahmet Zogu nė krye tė 2 mijė matjaneve dhe dibraneve, marshoi ne drejtim tė Shkodrės dhe, ne kodrat e Rrenzit e Kakarriqit, luftoi heroikisht kundėr malazezeve, duke i thyer ata.

    Por, pasi hyri nė Shkodrėn e ēliruar, u detyrua tė largohet me gjithė ushtrinė pėr nė Mat, sepse ishte sulmuar nga serbėt. Nė luftė kundėr tyre, ai udhėhoqi Shqiptarėt nė beteja te pėrgjakshme por tė lavdishme, duke i thyer serbet nė Shkalle tė Desheve te Macukullit, ne Lure dhe ne Kalanė e Dodės.

    Ai luftoi heroikisht kundėr te gjithė pushtuesve gjate Luftės Ballkanike, deri ne ardhjen e Princ Vidit, te cilit i ofroi shėrbimet dhe armėt e Tij, pėr te mundėsuar stabilitetin e shtetit shqiptar, sovrani i te cilit, Vidi, kishte mbėshtetje ndėrkombėtare.

    Pas shpėrthimit te Luftės se Pare Botėrore, Ahmet Zogu luftoi kundėr gjithė pushtuesve, duke pėrfshire edhe austriaket, te cilėt pretendonin se ishin aleate te shqiptareve.

    Me 16 mars te vitit 1916, Zogu vendosi te mbledhė ne Elbasan njė kongres mbarėshqiptar dhe njė Asamble Kushtetuese, pėr tė cilėn ftoi parin e gjithė viseve te Shqiperise dhe delegate nga te gjitha kolonitė e Shqiptareve jashtė atdheut.

    Austriaket e sabotuan kete tubim dhe, me kėtė rast, i dėshpėruar, Ahmet Zogu i shkroi August Karlit, Komisarit te Larte Perandorak Austro-Hungarez ne Shqipėri: "Ne vendosem qe nje Kongres Kombėtar te mblidhet kėtu ne Elbasan, me 18 mars, me qellim qe te sigurojmė njė njėsim bashkėpunimi te te gjitha fiseve shqiptare dhe pėr te vendosur se ē’duhet te bėjmė qe vendi ynė te mund te ece ne rrugėn e pėrparimit dhe te gėzoje lirinė qe iu dha nga Armata e Perandorisė Austro-Hungareze, prej nga ne presim shtyrjen dhe zgjerimin e kufijve tanė, ne baze te parimit te kombėsisė dhe popullatės."

    Austro-Hungarezet e shpėrndanė me dhune administratėn shtetėrore shqiptare dhe vendosen pushtetin ushtarak te pushtimit, ne Elbasan dhe ne te gjitha territoret shqiptare te okupuara prej tyre.

    Austro-Hungarezet e ftuan Zogun ne Spalato, ku e priten me nderime mbretėrore, por nuk harruan ta ftonin ne njė parade te madhe ushtarake pėr ta frikėsuar dhe pėr ta bindur qe te hiqte dore nga lufta kundėr tyre.

    Ata e mbajtėn peng Zogun ne Vjene, deri ne mbarim te Luftės se Pare Boterore, te cilėn Blloku Qendror e humbi. Sapo u kthye ne atdhe ne fillim te vitit 1919, Zogu mori armėt dhe luftoi kundėr serbeve, malazezeve, italianeve dhe Qeverise se Durrėsit, qe kish pranuar njė Protektorat Italian dhe njė Komisar te Larte te Italise, sipas vendimeve te Konferences se Paqes.

    Por Zogu dhe patriotet shqiptare mblodhėn ne Lushnjė Kongresin famėmadh, i cili vendosi bazat e shtetit Shqiptar dhe pėrzėnien e te gjitha ushtrive armike nga Shqipėria. Ne Lushnje, Zogu u zgjodh ministėr i Brendshėm i Qeverise se Tiranes.

    Ne mars te vitit 1920, Zogu hyri me ushtri ne Shkodėr dhe nuk lejoi qe trupat franceze t'ia lironin Shkodrėn serbeve dhe malazezeve, sipas planit qe kishin hartuar. Ne prill 1920, Zogu, ne krye te ushtrisė qeveritare, pėrzuri greket dhe italianet nga Jugu i Shqipėrisė.



    Tashme vetėm Vlora kish mbetur e paēliruar ne duart e italianeve, te cilėt Ai i pėrzuri pėrfundimisht nga Shqipėria pas njė operacioni te kombinuar nga ushtria qeveritare e drejtuar prej tij, e pėrbėre nga 2500 ushtare dhe nga vullnetaret e ardhur nga te gjitha krahinat e Shqipėrisė.

    Ne vjeshtėn e vitit 1921, shpėrtheu Kryengritja pro serbe e Mirditės, e cila u ndihmua ushtarakisht edhe nga ushtria serbe. Pasi e shtypi ketė kryengritje, Zogu i dėrgoi ultimatum Lidhjes se Kombeve, qe te urdhėronte largimin e ushtrive serbe nga Shqipėria, ēka edhe u arrit, por, fatkeqėsisht, Tirana ishte pushtuar nga rebelet pro serbe dhe parlamenti ishte shpėrndare.

    Zogu u kthye ne Tirane ne krye te ushtrisė qeveritare dhe rebelet ikėn te shpartalluar. Por rebelet arritėn te riorganizohen dhe ne mars te vitit 1922 sulmuan Tiranen, ku u zhvillua nje beteje e pėrgjakshme midis tyre dhe trupave qeveritare te drejtuara prej Zogut. Ne kėtė kasaphane, ku rrugėt e Tiranes u mbushen me qindra kufoma, trupat qeveritare arritėn t'i pėrzėnė rebelet dhe te rivendosin rendin brenda ne Tirane, por rebelet sulmuan pėrsėri ne Kashar, ku u zhvillua njė beteje qe shėnoi shpartallimin pėrfundimtar te tyre dhe arratisjen ne Jugosllavi te krerėve te rebelimit.

    Pas zgjedhjeve te ligjshme te 27 dhjetorit te vitit 1923, Ahmet Zogu u emėrua kryeministėr. Me 23 shkurt 1924, Beqir Valteri i beri atentat Zogut ne Parlament dhe e plagosi rende atė. Zogu dha dorėheqjen dhe kryeministėr u emėrua Shefqet Verlaci.

    Me 23 prill 1924 u vra Avni Rustemi, pėrfaqėsues i opozitės dhe njė nga organizatoret e atentatit te Valterit kundėr Zogut.

    Organizatat terroriste Dora e Kuqe, Dora e Zeze dhe banda te tjera, te drejtuara prej agjenturash te huaja, serbe, greke e italiane, nen drejtimin e opozitės me prirje bolshevike, bene Revolucionin Demokratik te 10 qershorit te vitit 1924, qeverinė e dale prej te cilit e njohu vetėm Rusia Bolshevike.

    Ne dhjetor te vitit 1924, Zogu hyri triumfalisht ne Tirane, ne krye te trupave te qeverise se ligjshme te dale nga zgjedhjet e Dhjetorit te vitit 1923, ēka u quajt edhe Triumfi i Legalitetit.

    Ne Janar te vitit 1925, Zogu u zgjodh President i Republikės, ndėrsa ne shtator te vitit 1928, Asambleja Kushtetuese e shpalli atė Mbret i Shqiptareve.

    Ne vitin 1926, Zogu shtypi Kryengritjen pro serbe te Dukagjinit.

    Ne vitin 1931, atij iu be atentat ne Vjene.

    Ne vitin 1932, Zogu shtypi Kryengritjen e Vlorės, organizuar nga serbet.

    Ne vitin 1935, Zogu shtypi kryengritjen e Fierit, te organizuar nga serbet dhe italianet, ndėrsa ne vitin 1937, Zogu shtypi Kryengritjen e Delvinės, te organizuar nga italianet.

    Pas pushtimit fashist te 7 Prillit, Mbreti Zog u detyrua te largohet ne mėrgim, ku nuk e pushoi veprimtarinė politike dhe aksionin diplomatik ne favor te zgjidhjes se Ēėshtjes Shqiptare dhe restaurimit te Monarkisė,
    deri kur mbylli sytė me 9 Prill, 1961.

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Tema tė Ngjashme

  1. Minoriteti grek nė Himarė falėnderon kryeministrin Berisha
    Nga lushnjar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 11:56
  2. Nikolas Geixh, vizita nė Himarė dhe fshatrat minoritare
    Nga forum126 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 22:36
  3. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Historia e Himarės Shqiptare
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-12-2004, 19:54
  5. Himare: Votimet perfundojne, arrestimet fillojne
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 25-11-2003, 03:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •