Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 81
  1. #21
    Larguar Maska e Gerrard
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Rrezikohen pensionet e minatorëve

    Rrezikohen të pezullohen pensionet e 320 minatorëve.

    Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka ngritur një grup të posaçëm pune për verifikimin e dosjeve të pensionistëve. Deri më tani ky grup ka kontrolluar 1 563 dosje të trajtimit të veçantë të punonjësve të nëntokës në Tiranë, nga të cilat rreth 320 kanë rezultuar me probleme. Sipas burimeve zyrtare nga ky institucion, mësohet se ISSH-ja ka afishuar listat me emrat e personave, dosjet e të cilëve rezultojnë me probleme në qendrat paguese të këtij trajtimi dhe brenda një muaji, duke filluar nga dita djeshme, personave me problematikë në dosje u është kërkuar të paraqiten pranë drejtorisë rajonale, në mënyrë që të saktësohen të dhënat. Në rast të kundërt kësaj kategorie do t’u pezullohet pensioni.

    Problemet
    Në 320 dosje janë konstatuar mungesa e kushteve ligjore të neneve 2 dhe 4 të ligjit nr. 8685, dt. 09.11.2000 dhe kërkesave të VKM nr. 73, dt. 15.02.2001. Kështu, dosjet nuk plotësojnë kërkesat e nenit 2, pra të kenë 11 vjet e 6 muaj punë në miniera nëntokë dhe periudhë sigurimi 23 vjet dhe, të nenit 4, që kërkesa për përfitim duhej të bëhej deri datë 31.03.2001. Nga shqyrtimi i dokumenteve të dosjeve të përfitimit rezulton se 45 përfitime rrezikojnë të mbeten pa kushtet e kërkuara nga dispozitat e mësipërme dhe 275 përfitime kanë rezultuar se nuk plotësojnë kushtet e përmendura, pas verifikimeve të dokumenteve mbi të cilat janë caktuar përfitimet me dokumentet e origjinës.

    Kontrollet
    Sipas burimeve nga ISSH, pas kontrollit të dosjeve të minatorëve, që do të jetë në të gjithë Shqipërinë do të nisë edhe verifikimi i dosjeve të pensioneve të pleqërisë, invaliditetit dhe atyre familjarë. Vetëm një javë më parë, drejtoresha e ISSH-së, Evelina Koldashi, gjatë një interviste për mediat deklaroi se nga verifikimit e deritanishme ishin konstatuar rreth 1 000 pensione false, nga të cilat 338 i përkisnin shkeljeve të pensioneve pas vdekjes dhe 470 ish-ushtarakëve. Sipas saj, për pagesat e pensioneve pas vdekjes së personit, nga kontaktet e ISSH-së me të afërmit është arritur që të arkëtohet rreth 75 për qind e shumës së paguar në mënyrë të padrejtë.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  2. #22
    Larguar Maska e Gerrard
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Ndëshkimet, kush merr padrejtësisht pension

    Pas një marrëveshjeje mes Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Brendshme, që më 15 nëntor të vitit 2006 ka nisur shkëmbimi i të dhënave për certifikatat që lëshohen për të vdekurit, me qëllim çregjistrimin që në momentin e parë të pensionistit të vdekur. Gjithashtu, ISSH ka nisur edhe kontrollimin e tyre në janë gjallë ose jo për moshën mbi 80 vjeç. Janë verifikuar rreth 60 për qind e pensionistëve mbi këtë moshë, të një numri prej 27 mijë e 836 të tillësh. Këto hapa kanë çuar në propozimin e ndryshimit të legjislacionit, duke parashikuar ndëshkime deri në ndjekje penale për të gjithë përfituesit në mënyrë të padrejtë në këtë sistem.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  3. #23
    Larguar Maska e Gerrard
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Pensionet, kush përfiton në korrik

    Zëvendësministri i Financave Shehu u shpreh se rritja mesatare e pensioneve do të jetë 10 %

    Pensionistët që u përfshinë në rritjen e muajit janar do të indeksohen në mes të vitit

    Muaji korrik do të ketë një rritje mesatare prej 10 për qind të pensioneve. Këtë gjë e konfirmoi për “Metropol” zëvendësministri i Financave Sherefedin Shehu, i cili tha se rritja do të vazhdojë për atë kategori që nuk përfitoi në muajin janar. “Pensionet u rritën në muajin janar kështu që ajo kategori që përfitoi në këtë muaj, nuk do të përfshihet në muajin korrik, por do të përfitojë indeksimin në muajin korrik”,- tha Shehu. Rritja e pensioneve të kategorive të tjera do të jetë nga minimalja prej 5 për qind e duke vazhduar deri në 15 për qind për kategori të veçanta.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  4. #24
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    "Pensionet" godasin prapë në Durrës

    Nën hetim 3 punonjës të gjendjes civile dhe 6 persona përfitues



    Abuzuan për qëllime fitimi, duke falsifikuar dokumente zyrtare për pensione pleqërie, vihen në hetim tri gra, punonjëse të administratës. Por, ndjekja penale ka përfshirë dhe përfituesit e pensioneve të pleqërisë nëpërmjet mashtrimit me vitet e punës. Hetimet e prokurorisë, të nisura verën e vitit të kaluar, kanë zbardhur të tjera abuzime, ndërsa abuzues të tjerë janë përfshirë në listë. Atyre do t‘u duhet të përgjigjen para organeve të drejtësisë për paratë e përfituara nëpërmjet një pensioni të siguruar në mënyrë të kundërligjshme.

    Hetimet e reja kanë zbardhur përfshirjen sërish në vjedhje me anë të shpërdorimit të detyrës të Dylbere Shehut, ish-punonjëse e gjendjes civile të Bashkisë Manzë, aktualisht punonjëse e arkivit në këtë bashki dhe Dylbere Tilës, ish-punonjëse e sigurimeve shoqërore në Durrës. Të dyja janë dënuar për të njëjtën vepër penale, për të cilën akuzohen rishtas. Procedimi penal ka nisur dhe ndaj shtetases Sadie Laho, 52 vjeçe, ish-shefe personeli në minierën e Manzës, aktualisht emigrante në Itali.

    Procedimi penal ndaj tre shtetaseve ka nisur, pasi në bashkëpunim me njëra-tjetrën dhe me persona të tjerë, nëpërmjet falsifikimit e shpërdorimit të detyrës kanë mashtruar institucionin e Sigurimeve Shoqërore Durrës, duke pajisur me dokumente të falsifikuara me qëllim lidhjen e pensioneve të pleqërisë në mënyrë fiktive personave të ndryshëm.

    Ndaj tyre janë ngritur akuzat e falsifikimit të akteve të gjendjes civile, falsifikimit të dokumenteve, mashtrimit në sigurime dhe shpërdorimit. Çështja po ndiqet nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës, ndërsa nën akuzë janë vënë dhe 6 përfituesit që kanë siguruar pensionet falë korruptimit të punonjëseve Shehu, Tila dhe Laho.

    Këta persona, banorë të fshatrave të ndryshme të Manzës dhe Katundit të Ri, duke përdorur dokumente të falsifikuara, si libreza pune, vërtetime dhe certifikata kanë përfituar pensione të pleqërisë në mënyrë të paligjshme që prej vitit 1999 e në vazhdim. Nëse verifikohet akuza e bërë ndaj pensionistëve që kanë përfituar padrejtësisht pension gjatë 7-8 viteve të fundit, atyre do t‘u duhet ta dëmshpërblejnë financiarisht shtetin.

    Përfituesit e pensionit të pleqërisë që akuzohen për mashtrim janë kryesisht nga fshatrat Armath, Radë, Kuratin, Hamallaj dhe Katund i Ri. Në gusht të vitit të kaluar nisi procedimi penal dhe për 10 pensionistë të tjerë, nga 52 deri në 69 vjeç për veprën penale të mashtrimit me sigurimet shoqërore. Ndërkaq, nën akuzë u vunë dhe dy punonjëset, të cilat u dënuan për shpërdorim detyre nëpërmjet falsifikimit të librezave të punës dhe kanë përpiluar akte verifikimi fiktive. Hetimet nisën dhe për shtetasin Aleksandër Moja, i cili akuzohej për periudhën kur ka qenë shef personeli në portin detar.

    Sigurimet Shoqërore në Durrës vazhdojnë të kryejnë verifikime për pensionet e përfituara, duke u bazuar në abuzimet e shumta që mund të jenë bërë gjatë viteve të fundit, mbi bazën e ryshfeteve dhe miqësive. Pas kësaj situate qëndron një sistem i tërë zyrtarësh dhe shtetarësh, që toleruan në kohë të ndryshme krijimin e rrjetës së mashtrimit, falsifikimit dhe abuzimit. Ndërkaq, vlera e pensioneve mbetet ende qesharake përballë referencave të tregut dhe ekonomisë së varfër të personave nën hetim, që banojnë në zonat rurale të Durrësit.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  5. #25
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Pensionet, skema e re e përfituesve

    Akademiku Fadil Kepi sqaron hapat qw duhet tw ndiqen për përfitimin e pensionit të pleqësisë, për të gjitha profesionet


    Pensionet ndahen në tri kategori kryesore: të pleqërisë, që zënë 81 për qind të numrit të përgjithshëm; familjare 13 për qind dhe ato të invaliditetit me 6 për qind. Në vendin tonë ka mesatarisht një pensionist për çdo familje. Fondet e sigurimeve shoqërore në shkallë vendi zënë mbi një të pestën e buxhetit të shtetit. Kushtet që duhen plotësuar për të përfituar pension të pleqërisë, pavarësisht nga gjinia, mbështetur në nenin 31 të ligjit të Sigurimeve Shoqërore, janë tre:

    1-Moshën, e cila ndryshon sipas gjinisë dhe kategorive të punës, sipas vështirësive të përcaktuara me ligj.

    2-Vitet e punës të siguruara nga 15 vjet deri në 35 vjet. (15 vjet për të përfituar pension të pjesshëm dhe 35 vjet punë e siguruar për pension të plotë, gjithnjë kur plotëson moshën, sipas viteve në zbatim të tabelave të mëposhtme).

    3- Të ketë prerë marrëdhëniet financiare me qendrën e punës.

    Moshat dhe vitet e punës që duhen për të përfituar pension të plotë ose të pjesshëm në çdo vit për femra dhe meshkuj, janë përcaktuar në nenin 8 të ligjit nr 8889, datë 25/04/ 2002, botuar në Fletoren Zytare 18, dhe në ligjin nr 9377, datë 21/04/2005 botuar në fletoren zyrtare nr.37 dhe konkretishttabelat shoqëruese 1 dhe 2).

    I siguruari ka të drejtë të marrë pension pleqërie në kushtet e kategorisë së parë (ku përfshihen profesionet më të vështira, të cilat do të sqarojmë më poshtë), pasi të ketë plotësuar në këtë kategori vitet e punës së përgjithshme të siguruara dhe jo më pak se 3/4 e viteve të punës të siguruara gjithsej të kenë punuar në profesionet e vështira, me përjashtim të minatorëve të nëntokës dhe disa profesioneve të tjera që kanë punuar po nëntokë që u kërkohen të kenë punuar gjithsej gjysmën e viteve të punës. Sipas nenit 31/1 të ligjit të mësipërm, personat e siguruar kanë të drejtë të kërkojnë të përfitojnë me dëshirën e tyre, pension pleqërie të reduktuar, kur plotësojnë këto kushte: a) kanë plotësuar jo më pak se 35 vjet punë të siguruar gjithsej në vendin tonë, pavarësisht nga gjinia: b) kanë mbushur moshën 62 vjeç, për meshkuj dhe 57 vjeç, për femra; c) të mos kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësuar, pra të kenë prerë marrëdhëniet financiare me qendrën e punës kur ajo është shtetërore.

    Pensioni i reduktuar


    Në bazë të ligjit Nr.9058, datë 20.03.2003, botuar në Fletoren Zyrtare Nr.41, faqe 1567. "Pensioni i reduktuar është pjesë e pensionit të plotë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit, edhe kur plotëson moshën për pension të plotë. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i plotë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit, para mbushjes së moshës së përcaktuar në nenin 92, me koeficientin mujor të reduktimit. Koeficienti i reduktimit të pensionit të plotë të pleqërisë, për personat që plotësojnë kushtet e parashikuara në paragrafin e parë të këtij neni, është 0.6 për qind në muaj." Për shembull, nëse një femër apo mashkull i plotëson kushtet e mësipërme dhe kërkon të dalë në pension të reduktuar 6 muaj para plotësimit të moshës për pension të plotë, ajo ose ai do të përfitojnë pension të reduktuar 3,6 për qind më pak sesa pensioni i plotë, i cili del duke shumëzuar 6 muaj me 0,6 për qind.

    Pra masa e pensionit të reduktuar do të jetë 96,4 për qind (100 -3,6). Sipas nenit 10 të ligjit për Sigurimet Shoqërore, ata dhe ato që kanë dalë në pension të parakohshëm me 60 për qind të pagës dhe vazhdojnë ta përfitojnë atë, pensionin e plotë e marrin me mbushjen e moshës, sipas nenit 92 të ligjit të mësipërm të ligjit nr.8889, datë 25.4.2002, botuar në Fletoren Zyrtare nr.18 të atij viti.

    Profesionet e ndara në kategori


    Për efekt të daljes në pension, Këshilli i Ministrave, sipas shkallës së vështirësive të punës, ka bërë ndarjen e tyre në tri kategori dhe për këtë nga viti 1958-1991 ka nxjerrë rreth 50 vendime. Lloji i punës që punëtori ose nëpunësi ka kryer dhe vjetërsia në atë punë vërtetohet me anën e librezës së punës.

    Në punë të kategorisë së parë, ose shumë të vështirë, hyjnë mbi 18 profesione të minierave nën tokë, me të cilat barazohet edhe puna e inxhinierëve, teknikëve, brigadierëve, përgjegjësve dhe zëvendësve të reparteve ose të turneve nën tokë, kur ajo kryhet gjatë gjithë ditës, në miniera nën tokë, ose në punime të tjera të nëntokës; puna e civilëve dhe ushtarakëve të aviacionit dhe të nëndetëseve, si ajo e komandantit të aeroplanit, navigatorëve, mekanikëve, radiotelegrafistëve dhe radiotelefonistëve; disa lloje punësh në fabrikat e pasurimit të minierave të bakrit, të kromit, të fonderive, farkëtarëve, palombarëve, saldatorëve dhe elektrosaldatorëve në rezervuare, kulla dhe cisterna. Gjithashtu, puna e bërë nga artistët e baletit, akrobatët e gjimnastët e cirkut, solistët e operës dhe ansambleve shtetërore, muzikantët e veglave të frymës, artistët e valleve të ansambleve, koristët e operës përfshihen në kategorinë e parë. Po kështu, në kategorinë e parë përfshihen edhe disa punë në industrinë ushtarake, kimike, të naftës, në prodhimin e baterive, në metalurgjinë e zezë, në ferro-krom, në miniera e gjeologji etj. Në punë të kategorisë së dytë për daljen në pension hyjnë: puna e kryer në miniera nën tokë, nga drejtuesit dhe personeli inxhinier-teknik, që ka lidhje me kontrollin e punimeve nën tokë; puna në miniera e në sipërfaqe si vagonistët,ngarkuesit e mineralit, ekskavatoristët, buldozeristët, brigadierët e repartit ose turnit, punët e disa profesioneve në gjeologji, në industrinë e gomës, të naftës e gazit, në centralet elektrike, në hekurudha, në prodhimin e çimentos, të xhamit e qelqit; mbi 45 lloje punësh në industrinë tekstile, në industrinë e lëkurëve, të drurit e letrës, të duhanit e cigareve, në institucionet shëndetësore, në ndërtim, mbi 20 lloje punësh në poligrafi, në transportin ujor e peshkim, ndërlidhje, farkëtari, femra dhe meshkuj ushtarakë të shërbimit aktiv, veterinerë me arsim të lartë; 18 profesione në arsim, kulturë e sport, si edukatorë në kopshtet e fëmijëve, mësues e pedagogë, trajnerë profesionistë. Efektivë të të gjitha kategorive të klubeve sportive, disa lloje punësh në shëndetësi, si mjekë, kirurgë, psikiatër, infermierë të reparteve infektive etj.

    Me hollësisht, emërtimet e plota të punëve të kategorisë së parë dhe të dytë janë botuar në legjislacionin e Sigurimeve Shoqërore, nga faqja 196-224, botuar në shtator 2003, të cilat të interesuarit mund t'i gjejnë pranë organeve të Sigurimeve Shoqërore të rretheve. P.sh. deri me 30 qershor 2007 minatorët nën tokë do të përfitojnë pension të plotë kur plotësojnë këto 3 kushte: moshën 56 vjeç, vite pune gjithsej, përfshirë edhe kohën e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, 27 vjet, dhe nga këto gjysmën ose 13 vjet e 6 muaj të ketë punuar në miniera nën tokë, të kenë prerë marrëdhëniet financiare me qendrën e punës. Gradualisht, nga viti në vit rritet mosha e daljes në pension dhe shtohen vitet e punës deri sa nga data 1 korrik e vitit 2023 e në vazhdim minatorët e profesionet e tjera që kanë punuar në nëntokë do të dalin në pension të plotë në moshën 65 vjeç, kur të kenë punuar gjithsej 35 vjet të siguruar, pavarësisht se në cilin profesion kanë punuar.

    Pensionet deri më qershor 2007


    Femrat akrobate cirku, soliste të operës, apo valltare, nga data 1 janar deri më 30 qershor të vitit 2007do të përfitojnë pension të plotë në moshën 51 vjeçe, kur të kenë punuar të siguruara gjithsej 27 vite, përfshirë dhe periudhën e vazhdimit të shkollës së lartë ditën, duke paraqitur kopjen e diplomës së noterizuar. Në mbështetje të pikës 4 të nenit 91 të Ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, nga këto 3/4 e 27 vjetëve (baras me 20 vjet e 3 muaj) të kenë punuar në profesionet e mësipërme. Edhe për këtë kategori punësh, mosha e daljes në pension bëhet 60 vjeç dhe për të përfituar pension të plotë, kërkohen gjithsej 35 vite punë të siguruara, pavarësisht se ç'lloj punësh kanë bërë, përfshirë edhe periudhën e vazhdimit të shkollës së lartë ditën, brenda ose jashtë vendit, me ose pa bursë. Dy shembuj për kushtet që duhen plotësuar për të përfituar pension për ata dhe ato që kanë punuar në punë të kategorisë së dytë: Një mësues ose ushtarak (mashkull), për të fituar pension nga data 1 janar deri më 30 qershor 2007, duhet të plotësojë këto kushte: mosha 61 vjeç e gjashtë muaj, vite pune të siguruara gjithsej 35 dhe nga këto 3/4 e 35 vjetëve, baras me 26 vjet e 3 muaj, të kenë punuar mësues, ushtarakë efektivë ose në punë të tjera të kategorisë së dytë, të caktuara me vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave, të botuar në legjislacionin e Sigurimeve Shoqërore. Edhe këtyre profesioneve, për efekt të daljes në pension, do t'u rritet gradualisht mosha dhe do t'u shtohen vitet e punës deri sa duke filluar nga 1 korriku 2013 e në vazhdim, do të dalin në pension në moshën 65 vjeç e do t'u kërkohen për të marrë pension të plotë gjithsej 35 vjet punë të siguruara, pavarësisht se ku e në cilën kategori punësh kanë qenë të siguruar.

    Për femrat në punë

    të kategorisë së dytë


    Për të përfituar pension të plotë në intervalin e kohës 1 janar 2007 deri më 30 qershor 2007 duhet të plotësojnë këto kushte: mosha 56 vjeç e gjashtë muaj; vite pune të siguruara gjithsej, përfshirë dhe kohën e vazhdimit të shkollës së lartë ditën, 35 dhe nga këto 3/ 4 e 35 viteve të kenë punuar si mësuese apo ushtarake efektive dhe në punë të tjera të përfshira në kategorinë e dytë. Edhe për femrat që kanë punuar në profesionet e mësipërme, gradualisht shtohet mosha e pensionit dhe e viteve të punës derisa nga data 1 korrik e vitit 2013 e në vazhdim ato do të përfitojnë pension të plotë në moshën 60 vjeçare dhe do t'u kërkohen gjithsej 35 vite pune të siguruara, pavarësisht se ku kanë punuar, në punë të kategorisë së parë, të dytë apo të tretë. Sipas ligjit nr.9206, datë 17.6.2004, botuar në fletoren zyrtare nr .49 "Për një shtesë në ligjin e arsimit të lartë", personeli akademik i brendshëm me titullin "Profesor", shërben në detyrë deri në moshën 68 vjeç, pavarësisht nga gjinia, me përjashtim të rastit kur me kërkesën e tij; lirohet nga detyra për arsye të plotësimit të moshës së pensionit, sipas neneve 31 dhe 92 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë" me gjithë ndryshimet e mëvonshme. Kjo dispozitë ka efekt vetëm për subjektet e mësipërme që kanë mbushur moshën e pensionit, por jo mbi 68 vjeç.

    Kategoria e tretë


    Në punë të kategorisë së tretë, për efekt të daljes në pension, përfshihen: punonjësit e administratës civile, ekonomistët, financierët, juristët, kompjuteristët, menaxherët, përkthyesit, magazinierët, punonjësit e mirëmbajtjes, shoferët, punonjësit e tregtisë, të biznesit, të bujqësisë, të blegtorisë etj.

    Femrat që kanë punuar në sektorët që përmendëm, nga data 1 korrik 2006 deri me 30 qershor 2007 do të përfitojnë pension të plotë kur të kenë mbushur moshën 57 vjeç e 6 muaj dhe do t'u kërkohen 35 vite punë të siguruara gjithsej, pavarësisht se ku kanë punuar, përfshi dhe shkollën e lartë ditën, duke e vërtetuar me kopjen e diplomës së noterizuar. Nga data 1.7.2007 deri 30.6.2008, mosha e daljes në pension për femrat që kanë punuar në kategorinë e tretë të punëve shtohet edhe 6 muaj dhe bëhet 58 vjeç, ndërsa vitet e punës për të përfituar pension të plotë mbeten po 35. Çdo vit gradualisht rritet 6 muaj mosha e daljes në pension, derisa nga data 1 korrik e vitit 2011 e në vazhdim mosha e daljes në pension të femrave që kanë punuar në kategorinë e tretë të punëve bëhet e mbetet 60 vjeç dhe vitet e punës të siguruara për të përfituar pension të plotë do të kërkohen 35, përfshirë dhe kohën e vazhdimit të shkollës së lartë ditën. Për meshkujt, që kanë punuar në punë të kategorisë së tretë, duke filluar nga data 1 korrik 2006 deri më 30 qershor 2007, për të përfituar pension të plotë, do të kërkohet të plotësojnë këto kushte: -mosha 62 vjeç e 6 muaj dhe vite pune të siguruara gjithsej 35; ndërsa nga data 1 korrik 2007 deri më 30 qershor 2008 mosha për pension bëhet 63 vjeç dhe vitet e punës të siguruara gjithsej kërkohen 35. Në mënyre graduale do të shtohet nga viti në vit edhe gjashtë muaj mosha e daljes në pension, derisa, duke filluar nga data 1 korrik e vitit 2011 e në vazhdim, mosha e daljes në pension e meshkujve do të jetë 65 vjeç dhe vitet e punës të siguruara gjithsej do të mbeten 35, pavarësisht nga profesioni dhe kategoria e punëve që ka kryer. Me plotësimin e kushteve të mësipërme, punëdhënësit e punëmarrësit sipas nenit 31 të ligjit të Sigurimeve Shoqërore u lind e drejta për të nxjerrë apo për të dalë në pension. Në këtë kuptim, qendra e punës në mirëkuptim me punonjësin që ka plotësuar kushtet për pension, mund ta mbajë përsëri në punë me kontratë të përkohshme, siç mund të jetë rasti i një mësueseje, e cila plotëson kushtet e pensionit disa ditë para përfundimit të vitit shkollor, apo kur ka vështirësi për zëvendësimin e një profesionisti cilësor.

    Shekulli
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  6. #26
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Skema për pensionet e pagat

    ERALD KAPRI

    Të përjashtuarit do të përfitojnë indeksimin që nga janari 2007, shtesa do të merret njëherësh


    Rritje vetëm kategoritë e të moshuarve që merrnin mbi 10 mijë lekë para janarit


    Pensionistët që do të përfitojnë në muajin korrik do të jenë ata që kanë pasur pension para janarit mbi 50 mijë lekë në fshat dhe mbi 10 mijë lekë në qytet. Ndonëse në fillim të këtij viti u dha një rritje e konsiderueshme e pensioneve, në të përfituan vetëm ata që kishin më pak të ardhura, gjë që solli vendosjen e një pensioni minimal. Duke krijuar një rregullim të masës minimale të përfitimit për të moshuarit, qeveria përjashtoi në atë kohë një pjesë të madhe të pensionistëve. Ndërsa dhe këta do të shijojnë të ardhura shtesë, por duke filluar nga gjysma e dytë e vitit 2007. Ndërsa për të përjashtuarit nga kjo rritje do të ketë një tjetër surprizë. Qeveria ka menduar që të indeksohen pensionet, por kjo duke nisur nga janari 2007. Në këtë mënyrë, shtesa do të merret njëherësh për të shtatë muajt e kaluar, duke qenë se rritja është parashikuar për në korrik. Gjithsesi Ministria e Financave po rishikon të gjitha kategoritë e pensionistëve që do të përfshihen në përfitimin e rritjes së muajit korrik.

    Gazeta Metropol
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  7. #27
    Larguar Maska e Gerrard
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Takimi i fundit: Skemat për pensionet e ushtarakëve

    Në buxhet janë 2.2 miliardë lekë për pensionet e ushtarakëve. Ky ishte konfirmimi i zv.ministres së Mbrojtjes, Zana Xhuka, gjatë takimit të djeshëm me Shoqatën e Ushtarakëve.

    Në një intervistë për gazetën, presidenti i Nderit i shoqatës, Zyhdi Kroi, sqaroi të gjithë debatin në zyrat e ministrisë. Xhuka propozon dy variante për skemën e re. Ushtarakët të vendosur për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. “Skemat e reja, pas zbatimit të vendimit”.

    Ju keni bërë një takim me zv.ministren e Mbrojtjes. Çfare u diskutua aty?
    Takimi u bë me kërkesën e shoqatës. Vajtën tre përfaqësues. Objekti i takimit ishte prezantimi i shqetësimit që ka anëtarësia për zbatimin e vendimit të GJK. 2, U kërkua sqarim pse nuk janë përfshirë në grupin e punës përfaqësues të shoqatës. 3, U kërkua të mësohet se cila është ideja e qeverisë, plotësimi i ligjit të vjetër, bërja e një ligji të ri, apo nxjerrja e një VKM. 4, Ju shpjeguan detajet për shkaqet e penalizmit me pensione minimale të ushtarakëve që u hoqën nga puna në moshën 49 vjeç.

    Cila ishte përgjigjja e zonjës Xhuka?
    Pas paraqitjes së problemeve tona për pensionet, zonja Xhuka sqaroi se:
    - Kam menduar të replikoj në shtyp me ju por nuk e kam bërë se ka patur pasaktësi nga media edhe për fjalët e mia.
    - Urdhrin për ngritjen e grupit të punës e ka bërë kryeministri. Unë jam pjesë e tij dhe nuk mund të ndikoj për të shtuar apo hequr anëtarë.
    -Megjithatë, ju nuk jeni sindikatë, jeni shoqatë dhe do të jeni pjesë e stafit teknik të kësaj ministrie. Kjo nuk diskutohet.
    Mendoj se shoqata juaj është përfshirë në “nenin 43” të Statusit të Ushtarakut. Ju jeni anëtarësuar në CIOR, (konfederata aleate e oficerëve në rezervë të Nato). Ministria ju ka mbështetur dhe do të vazhdojë t’ju mbështesë në veprimtarinë tuaj. Megjithatë, unë do ju sugjeroja të shikoni strategjinë e shoqatës dhe kooperimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
    Lidhur me këtë rekomandim të saj ne i praruam se, ndryshimi që ju bë statusit të shoqatës në 10 mars dhe dorëheqja ime ishte pjesë e asaj që ju e quani strategji. Ndërsa kooperimin me Ministrinë e Mbrojtjes e kemi kërkuar para një viti dhe me porosi të ministrit të Mbrojtjes, Mediu, kemi paraqitur draftin e ri të aktmarrëveshjes të bashkëpunimit.

    Cila ishte përgjigjja e zv.ministres për pensionet?
    Gjatë takimit ajo konfirmoi se problem nuk është bërja apo ndryshimi i ligjit në mënyrë integrale, por ndryshimi i skemës integrale të pensioneve. Ajo theksoi se administrata paraardhëse ka bërë shumë përpjekje, madje ligji i pagave është një tregues pozitiv i punës që është bërë, por për mua shqetësim paraqet fakti që ne si ministri nuk kemi strategji riintegrimi të ushtarakëve.

    Po për pensionet cila ishte përgjigjja?
    Zonja Xhuka na sqaroi se është ngarkuar ajo me këtë punë nga ministri. Sipas saj, ajo ka marrë nga atashetë ushtarakë skemat e pensioneve të disa vendeve. Sipas këtyre skemave, askush nuk i siguron ushtarakët për një periudhë të gjatë me pensione të parakohshme. Në këtë çështje do ju kërkoja ndihmë se cila skemë e pensionit do të ishte më e pranueshme. Xhuka propozoi këtë skemë:
    “Oficeri që bën 20 vite karrierë dhe më pas lirohet, të marrë pension të parakohshëm për punën që ka kryer. Më pas ai të integrohet në shoqëri. Dhe nuk ka nevojë të jetë më pjesë e skemës së sigurimit nga buxheti i shtetit”.

    Varianti i dytë ishte që “gjatë periudhës kur ushtaraku trajtohet me pension të parakohshëm një pjesë të kontributit mund ta derdhë vetë ushtaraku dhe një pjesë shteti”.
    Varianti i parë i propozuar nga ministria a është një kopje e ligjit të para viteve 1990?
    Në fakt, ka një të përbashkët. Në ligjin e pensioneve të vitit 1966, me 18.9 vite punë, një ushtarak merrte pension të parakohshëm në masën 35 për qind të pagës. Me 25 vite punë merrte 60 për qind të pagës. Këtë përvojë e kanë edhe disa vende perëndimore. SHBA e ka 19 vite punë dhe më pas merr pension të parakohshëm, ndërsa Italia e ka 15 vite punë, etj. Por pas këtyre viteve punë, shteti nuk është i detyruar të paguajë sigurimet shoqërore. Në ndonjë shtet ushtarakëve të liruar u jepet kredi e butë për të filluar një biznes. Kjo skemë ëshstë e pranueshme për ata që do të do të lirohen më vonë në pension, ndoshta pas 10 viteve. Por, kjo skemë nuk duhet të zbatohet tani për ushtarakët e liruar gjatë viteve 1990.

    Çfarë varianti tjetër mund të ketë?
    Nga përvoja e disa vendeve, sidomos të lindjes, është praktikuar që ushtarakëve të liruar u jepet kredi për zhvillim biznesi, apo objekte ushtarake në përdorim. Një vend i lindjes ka këtë variant. Oficeri, një vit para se të lirohet para kohe, bëhet pjesë e një trajnimi për të qenë i aftë të konkurrojë në tregun e punës. Gjatë kësaj periudhe, Ministria e Mbrojtjes i rekomandon edhe vendin e punës që mund të jetë i lirë.

    Po për riintegrimin, çfarë u diskutua?
    Sipas nesh, riintegrimi është pjesë e propagandës së të gjitha qeverive. Realisht, nuk është trajnuar asnjë ushtarak. Janë bërë takime, janë paraqitur projekte, madje shoqata ka paraqitur edhe lista emërore për trajnimin e ushtarakëve të liruar për gjuhë të huaja, kurse kompjuteri, kurse për shofer, etj. Por listat flenë në zyrat e ministrisë. Megjithatë, ne jemi të gatshëm t’jua përsëritim kërkesat tona.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  8. #28
    Larguar Maska e Gerrard
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Ushtarakët pretendojnë që kontributet të derdhen mbi pagën referuese

    Lidhur me pretendimin tonë për derdhjen e kontributeve të munguara, sipas pagës referuese, Xhuka theksoi se ky problem do të gjejë zgjidhje patjetër. Sipas saj, kontributet do të derdhen nga buxheti i shtetit. Ajo saktësoi se, vërtet Gjykata Kushtetuese mori një vendim për anulim të tre neneve të ligjit të vitit 2006, por nuk vendosi si do të veprohet. Pra ligji duhet të rishikohet. “Unë nuk mund t’ju them a do të plotësohet ligji i vjetër, do bëhet një ligj i ri, apo do të miratohen VKM”.

    Ju çfarë kërkoni?
    Aktualisht, kur ushtaraku është në pension të parakohshëm ose në pagesë kalimtare, shteti i paguan kontributet e sigurimet shoqërore për pagën minimale. Ne kërkojmë që kontributet të jenë mbi pagën referuese, sipas gradës. Nga masa e kontributeve varet edhe masa e pensionit të pleqërisë. P.sh aktualisht, pavarësisht arsimimit, gradave apo pozicionit apo vjetërsisë, kontributet derdhen njëlloj si për kolonelin ashtu edhe për nënoficerin. Këto kontribute paguhen mbi pagën minimale. Ne kërkojmë që kontributet të derdhen sipas gradës. Kjo do të bëjë që kontributet të derdhen sipas meritës së secilit dhe pensionet do të jenë të tilla.
    Ka patur një shqetësim lidhur me fondin që duhet për të paguar pensionet e ushtarakëve.
    Ne ja ngritëm këtë shqetësim edhe zonjës Xhuka, se mos ndoshta bërja e një ligji të ri shërben si një alibi për të mos zbatuar dhe zvarritur pafund zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Lidhur me shqetësimin tonë për një vonesë të mundshme që lidhet me miratimin e buxhetit të shtetit, ajo na informoi se janë 2.2 miliardë lekë në buxhet për pensionet e ushtarakëve. Tani duhet të bëhet një skemë për ndarjen e këtyre parave.



    * 3 mijë
    është numri i ushtarakëve të liruar nga detyra në vitin 1992. Ata dolën në pension në vitin 1994, pas një ligji të posaçëm
    * 6 mijë
    është numri i ushtarakëve që janë në pension të parakohshëm. Ata janë liruar nga detyra në bazë të vendimit të 1 janarit 1999
    * 2.2 miliardë
    lekë janë në buxhetin e shtetit për pensionet e ushtarakëve. Fondi është gati dhe pret vetëm ndryshimin e ligjit për t’u lëvruar
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  9. #29
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Shtesa në pension vetëm për pjesën e mbetur pas miratimit të ligjit

    Zëvendësministrja e Mbrojtjes Zana Xhuka: Ndryshimet nuk janë prapavepruese, fatura financiare s'ndryshon

    Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pensionet e ushtarakëve, pritet që të bëhet një ligj i ri. Ndërkohë që shtesa e pensionit, sipas këtyre ndryshimeve nuk do të prekë atë se çfarë është ndarë deri më tani, por vetëm pensionet që do të ndahen pas miratimit të ndryshimeve në ligj.

    Sipas zëvendësministres së Ministrisë së Mbrojtjes Zana Xhuka, pas urdhrit të Kryeministrit Berisha, grupet ndërministrore kanë filluar punë. Ndërkohë sipas saj pjesëmarrja e ushtarakëve në këtë grup, duke qenë se Shoqata e Ushtarakëve është pjesë e shoqërisë civile dhe është jashtë ekzekutivit nuk mund të emërtohet në një grup pune teknik. Sipas Xhukës gjithsesi shoqata do të jetë pjesë e takimeve që do të bëhen me grupet e punës. Ndërkohë Xhuka shprehet se po diskutohet minimizimi i pagesës së ushtarakëve në rast dy punësimi.

    Shqipëria ka prioritet integrimin në NATO, çfarë hapash janë duke u marrë në lidhje me këtë pikë?

    Shqipëria dhe Ministria e Mbrojtjes ka si plan madhorë integrimin në NATO. Në përmbushjen e këtij objektivi në Ministrin e Mbrojtjes janë marrë hapa shumë të rëndësishme, dhe kjo strukturë është më e afërt me strukturat e vendeve të BE-së. Një hap tjetër shumë i rëndësishëm që ka marrë ushtria është mbështetja me resurse e forcave të armatosura, pra me resurse financiare ku me mbështetjen e Kryeministrit të vendit Sali Berisha, krijon mundësinë që forcat tona të armatosura mund të modernizohen me pajisje. Pra, një ushtri e modernizuar në paga më të larta dhe stërvitje më cilësore. Një hap tjetër që ne synojmë të arrijmë është dhe mbështetja sociale dhe psikologjike e ushtarakëve tanë dhe ushtarakëve aktivë si dhe ushtarakëve, të cilët për shkak të mos përputhjes së gradës me funksionin largohen nga forcat e armatosura ne këtë e quajmë një strategji të re. Dhe unë dua të them që integrimi i ushtarakëve në jetën civile është një sistem, ne këtë sistem nuk e kemi të trashëguar. Me këtë sistem unë kuptoj strategji rekrutuese, motivuese dhe mbajtës në FA dhe strategji mbështetëse mbas largimit nga FA. Kjo është një kërkesë tjetër që NATO parashtron përpara ushtrisë shqiptare dhe që ne po punojmë ta përmirësojmë. Në këtë mënyrë duke u ndryshuar i ashtuquajtur kuadër gjeo strategjik, do ndryshonte dhe numri i forcave të armatosura për këtë arsye shumë ushtarakëve iu ndërpre në mënyrë mekanike puna e tyre në FA. Në aprovimin e ligjit për statusin e ushtarakut ne nuk bëjmë më shkurtim të FA-së, por për shkak të rritjes në karrierë shumë ushtarak largohen për mos arritje të gradës tjetër. Pra largohen në mënyrë natyrale nga FA. Ata e dinë e projektojnë daljen e tyre në rezervë dhe lirim, për shkak të moshës, pasi i dinë afatet kohore të qëndrimit në gradë, kalimin në gradën tjetër dhe kur do ta përfundojnë këtë karrierë, këtë unë e konsideroj një marrëdhënie kontraktuale të shtetit me FA. Në qoftë se dikush merr gradën e majorit dhe nuk mban gradën e nënkolonelit dhe kjo jo për merita, por sepse numri i nënkolonelëve në piramidën e gradave është i limituar, atëherë mund të qëndroj deri në një farë kohe në gradën majorë dhe pastaj në mënyre normale do të iki. Natyrisht që paketa ligjore e FA-së do të ketë ndryshime dhe përmirësime, për shkak se ne po bëjmë përmirësime madhore dhe në rastin e marrjes së ftesës për anëtarësim ne duhet të kemi një kuadër ligjorë totalisht të përmirësuar.

    Si do të bëhet përzgjedhja e atyre që do të qëndrojnë dhe atyre që do të ikin?

    Forcat tona të armatosura do të kenë 14 500 veta personel. Nga të cilët do të ketë ushtarë të shërbimit të detyrueshëm dhe ushtarë profesionist. Do të ketë oficerë me grada kapiten majorë, nënkolonel, etj në bazë të vendeve të punës në këtë hierarki do të shikojmë sa major, kolonel e të tjera na duhen dhe duke pasur p.sh 600 majorë, por do të kemi 400 nënkolonel, atëherë me komisionet e karrierës nga 600 ushtarak disponibël do të përzgjidhen 400 dhe të tjerët do të largohen në mënyrë të natyrshme. Këtë personel që largohet dhe që nënshkruan një kontratë të caktuar, jemi të detyruar ti ndërtojmë strategjinë riintegruese që do të thotë, në bazë të ligjeve i kanë dhënë të drejtën, unë dua ti ndaj të drejtën ligjore që i kanë dhënë ligjet ushtarakut për tu mbështetur dhe masën financiare të këtij sistemi. Unë gjithmonë e kam ndarë masën financiare, për këtë arsye të caktuar. Në bazë të ligjeve ushtarakët nëse largohen nga FA për 2 vjet pension kalimtarë, pastaj pension të parakohshme. Marrja e pensionit kalimtarë është një masë që synon ti mbështesë ata financiarisht në mënyrë që të riintegrohen në tregun e punës, pra ideja është në qoftë se ka kontingjente që nuk mund të riintegrohen, atëherë ata mbështeten në një pension. Personalisht do më pëlqente që të shikoja sa më shumë të riintegruar dhe duke qenë të tillë ata janë shoqërisht aktivë dhe nuk janë peshë financiare e shtetit që është i detyruar të paguaj dy paga për të njëjtin person. Baza financiare është një çështje që varet nga sistemi kombëratë-- i mbështetjes financiare dhe i pensionimit dhe nga fuqia ekonomike e një vendi, vende të ndryshme kanë masa të ndryshme mbështetjesh, ky është debati.

    Ku ka arritur puna për ligjin e sigurimeve shoqërore suplementare të ushtarakëve të FA-së, pas vendimit të Kushtetueses?

    Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka cilësuar si të papajtueshëm ligjin në fjalë, ndryshimet e bëra i kanë vlerësuar si të papajtueshëm të dy ligjet. Aktualisht është ngritur një grup pune ndërinstitucional nga një urdhër i Kryeministrit numër 32 datë 2 prill 2007. Grupi i punës kryesohet nga zëvendësministri i Financave dhe në përbërje të tij janë të gjitha institucionet që kanë rolin e tyre në këtë sistem. Puna e grupit të punës ka nisur, ne do të kemi takime, dhe ky grup në bazë të informacioneve që ka do të përgatisë ndryshimet përkatëse. Puna vazhdon pa ndërprerje. Ligji i majit të 2005-ës përcaktonte kufij të caktuar për marrjen e pensioneve kalimtare dhe të parakohshme. Në këtë ligj pavarësisht nga grada, përfitimet ishin pak a shumë të njëjta. Me ndryshimet që iu bënë me ligjin e ri pati diferencim midis gradave. Por në këtë pikë GJK, na kthen prapë mbrapa. Ky do të jetë objekt diskutimi.

    A është përcaktuar struktura e kategorive sipas gradave dhe sa mendohet të jetë masa e përfitimit për ta?

    Unë mendoj që nuk duhet të ketë trajtim me kategori. Personalisht nuk jam dakord që ata të quhen ish-ushtarak, por ata të quhen ushtarak në rezervë. Çka do të thotë që të gjithë ushtarakët e larguar nga FA, janë subjekt ligjorë që kanë konsekuenca të njëjta pavarësisht nga koha e lirimit, kriteret do të jenë kriteret e shërbimit në ushtri, vitet, grada dhe të gjithë do të kenë një trajtim të njëjtë ligjorë të barabartë, ndërsa përcaktimet financiare, janë në bazë të të dhënave. Pavarësisht se të dhënat kanë diferenca ne po punojmë që të kemi një data-baze shkëmbyese midis MM-së dhe ISSH-së, ku do të shkëmbejmë të gjitha të dhënat. Barra financiare nuk ndryshon edhe pse mund të ketë ndonjë pasaktësi numerike, sado që të jetë pasaktësia ajo nuk e ndryshon barrën financiare. Ajo është produkt i një arsyetimi absurd i disa kërkesave. Me këtë nuk mohojmë që ushtarakët do të kenë suplemente të posaçme për shkak të ushtrimit të një detyre shumë fisnike ndaj atdheut dhe kombit.

    Shoqata e ushtarakëve ka shprehur shqetësimin për mungesë në grupin e punës, si do të zgjidhet situata, a do të ketë bisedime?

    Shoqata e ushtarakëve është pjesë e shoqërisë civile, është jashtë ekzekutivit dhe duke qenë e tillë nuk mund të emërtohet në një grup pune teknik që bëhet me anëtarë të ekzekutivit. Shoqata ushtarake do të jetë pjesë e takimeve që do të bëhen jo vetëm me të, por meqenëse debati është bërë mediatik, unë po mendoja për një pjesëmarrje të shoqërisë civile, sepse ky debat do të na kthej në një debat shumë të rëndësishëm të rolit dhe vendit të ushtarakut. Për ushtarakët nuk paguajnë vetëm ata, por edhe civilët dhe unë mendoj që taksapaguesi shqiptarë duhet të dije se ku shkojnë kontributet e tyre. Në momentin që grupet e punës përgatisin materiale atëherë ata do të jenë objekt diskutimi. Teknikisht nuk mund të jenë të emërtuar në një grup punë ekzekutivë, ndërsa për diskutim ata do të jenë të pranishëm. Këtu pa as një problem, ata paraqesin kërkesat e tyre në qoftë se të gjitha kërkesat që ata paraqesin nuk reflektohen në ligj, por kjo nuk do të thotë që ata nuk janë pyetur.

    Pas vendimit të GJK janë hedhur në media dy mendime, ai i krijimit të një ligji të ri dhe amendimi i disa neneve të ligjit aktual, si do të veprohet?

    Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim të formës së prerë ku thotë që disa nene nuk janë të pajtueshme. Ndërkohë nga ky vendim është rekomanduar që të rishikohet i gjithë ligji. Pse është rekomanduar të shikohet i gjithë ligji. GJK ka krijuar një kontradiksion financiarë se do të ndërtohet një ligj i ri apo do të rishikohet i gjithë sistemi këtë nuk mund ta them, do të shohim. Në vendimin e Gjykatës Kushtuese thuhet, bazuar në ligjin 8579 datë 10.2.2000 për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të RSH-së, i rekomandohet Këshillit të Ministrave të marrin masa për të bërë rishikimin në tërësi të ligjit në përputhje me këtë vendim të GJK. Ndërsa vendimi i formës së prerë në kompetencat e saj, shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e neneve 1, 7 shkronja a dhe b e nenit 9 të ligjit 9481 të datës 16.2.2006 për disa ndryshime në ligjin 9418 datë 20.05.2005 për sigurimet shoqërore suplementare të ushtarakëve të FARSH.

    Ushtarakët kanë kërkuar që marrja e pensionit të nisi nga 1 janari jo nga 1 prilli, si do të veprohet?

    Di të them që efektet financiare që një ligj provokon nuk janë prapavepruese. E drejta universale nuk mund të cenohet dhe ushtarakëve kjo e drejt nuk i është cenuar. Pra efekti financiar nuk mund të jetë prapaveprues për shkak se në një të ardhme mund të bëhet subjekt i një ndryshimi tjetër dhe nuk mund të kthehet në kohë.

    Për sa mendohet që ushtarakët të marrin lekët?

    Ushtarakët duhet t’i marrin lekët, sepse i kanë të drejtat në bazë të ligjit 8087. Për përfitimet e reja ata do ti përfitojnë që nga data që do të shprehen në ligj. Ushtarakët besoj që marrin pension kalimtarë, të parakohshëm pleqërie në bazë të ligjit që është në fuqi ata do të përfitojnë automatikisht përfitime financiare pozitive që do të vij si rrjedhojë e çdo ligji që do të prodhohet. Fatura financiare që përcillet nga shoqata e ushtarakëve është shumë e lart, nuk ka përpjekje rregulluese.

    Në lidhje me dy punësimin e ushtarakëve si do të veprohet?

    Në rastin e dy punësimit masa e pensionit të ushtarakut duhet të zbritet deri në një masë minimale. Nuk është e pajtueshme që një ushtarak të marrë edhe pensionin e plot edhe të ketë një punësim tjetër.

    Intervistoi: Klarida Rrogozi

    Gazeta Metropol
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  10. #30
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    517 mijë pensionistë, gati shtesa 10 për qind

    Këshilli i Ministrave vendos, indeksim të shportës së mallrave çdo 1 maj për përfituesit


    Blerina KACA

    Duke filluar nga data 1 maj, plot 517 mijë pensionistë do të përfitojnë një shtesë prej 10 për qind. Përveç kësaj do të indeksohen me koeficiente të rinj edhe mallrat e shportës. Në skemën e përgatitur nga Drejtoria e Buxhetit pranë Ministrisë së Financave përfitojnë më shumë se 517 mijë pensionistë.

    Skema

    Specialistë të Financave tregojnë se përveç rritjes së pensioneve në masën 10 për qind për çdo kategori të personave invalidë do të bëhen edhe disa ndryshime thelbësore në kriteret dhe mënyrat e tërheqjes së pagesave. Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të administrojë shpërndarjen e pensioneve. Një grup i veçantë do të kontrollojë të gjitha dosjet e pensionistëve dhe në rastet kur do të shihen gabime, dosja do të rishihet me kujdes dhe efektet financiare do të rillogariten. Dokumentet që duhet të dorëzojë çdo pensionist pranë ISSH-së janë: Certifikatë lindjeje me fotografi. Certifikatë e gjendjes familjare. Vërtetimi i periudhës së sigurimit. Ndërkohë që janë reduktuar raporti mjekësor i gjendjes shëndetësore para periudhës së sigurimit, por edhe raporti mjekësor i lirimit nga ushtria, lëshuar nga komisioni përkatës, dokumentacion i cili shërben për ushtarët që bëhen invalidë gjatë shërbimit ushtarak. Nuk do të duhet më vërtetim për pagesën e paaftësisë për punë shkaktuar nga aksident në punë/sëmundje profesionale ose sëmundje të përgjithshme (për punëmarrësin).

    Përfitues nga shporta e mallrave

    Ushtarakët invalidë, paraplegjikët dhe të verbrit përfitojnë falas nga shporta e mallrave. Ajo mbulon shpenzime për shërbime shëndetësore, për energji elektrike, transportin, telefonin, duke mos anashkaluar këtu edhe përjashtimin e kësaj kategorie nga taksat. Data e indeksimit të pensioneve të kësaj kategorie do të bëhet çdo 1 maj duke llogaritur këtu edhe shtesat e mëparshme, të cilat janë bërë nga skemat e rritjeve të pensioneve dhe kjo ndodh për efekte financiare të indeksimit në buxhetin e vitit paraardhës. Kjo masë përfitimi i është shtuar përfitimeve që marrin këto kategori nga pensionet suplementare dhe pensionet e veçanta të miratuara me ligj. Kategoritë përfituese, të cilat do të përfitojnë mallrat shtesë mbi vlerën e pensionit mujor, janë kategoritë e personave invalidë. Brenda kësaj skeme bëhet kompensimi në lekë i kategorisë së familjeve të ushtarakëve, të cilët për shkak të detyrës kanë humbur jetën. Të gjithë fëmijët, të cilët bëjnë pjesë në statusin e të sëmurëve mendorë, deri tani kanë marrë një shpërblim që varion prej 100 deri në 150 mijë lekë. Por skema e re do ta përfshijë këtë kategori në një rritje të re. Këto kategori do të përfitojnë gjithashtu edhe shportën e mallrave, përfitimet e së cilës për këtë grup do të jenë më të mëdha.

    Pjesë nga vendimi i qeverisë

    Çdo vit, si pasojë e ndryshimit të indeksit të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve të vlerësuara bazë për nivelin minimal jetik të pensionistëve, të indeksohen:

    a) të gjitha llojet e pensioneve të pleqërisë, pensioneve të invaliditetit, pensioneve familjare, pensionet për merita të veçanta, pensionet për vjetërsi shërbimi dhe çdo pension tjetër, i caktuar sipas ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”.

    b) te gjitha llojet e pensioneve të pleqërisë, pensioneve të invaliditetit, pensioneve familjare, pensionet e posaçme shtetërore, shtesat e pensioneve të posaçme shtetërore dhe çdo pension tjetër, i caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”.

    c) të gjitha llojet e pensioneve të pleqërisë, pensioneve të invaliditetit, pensioneve familjare, të caktuara sipas ligjit nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, dhe sipas paragrafit të katërt, të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”.

    d) Data e indeksimit të pensioneve është data 1 maj e çdo viti.

    Dokumentet

    1-Certifikatë lindjeje me fotografi,
    2-Certifikatë e gjendjes familjare.
    3- Librezë pune ose vërtetim arkivi.
    4-Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj.
    5-Vërtetim për periudhën e sigurimit lëshuar nga zyra e arkivit pranë Drejtorisë Rajonale të ISSH.
    6-Vërtetim i vjetërsisë në punë në kooperativat bujqësore për ish-anëtarët e saj.
    7-Vendim gjykate për njohje vjetërsie në punë.
    8-Vërtetim nga Dega Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
    9-Vërtetim tip nga kontributet për të vetëpunësuarit.
    10- Vërtetim toke në Kadastër.
    11-Vërtetim shkolle për fëmijët nga 16-18 vjeç, si dhe vërtetim shkolle për studentët deri në moshën 25 vjeç.
    12- Vërtetim komune për ndihmë ekonomike.
    13- Vërtetim nga Tatim-Taksat.

    Kategoritë që përfitojnë nga ligji

    Kategoria e të gjithë punonjësve që kanë punuar në industrinë ushtarake detare si marinarë, polumbarë nënoficerë edhe oficerë, përfitojnë gjithashtu edhe nga ligji “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të ushtarakëve të Ministrisë së Rendit Publik dhe të Shërbimit Informativ Shtetëror”, i cili ka përfituar ndryshime me ligjin e ri, subjektet e këtij ligji përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi.

    Shporta e mallrave

    1-Ushqim 62.0

    2-Shpenzime për energji elektrike 5.6

    3-Shpenzime për lëndë djegëse 5.0

    4-Shpenzime për lëndë djegëse 2.5

    5-Shpenzime telefoni 1.0

    6-Shpenzime për ujë 0.8

    7-Shpenzime për pajisje afatgjatë 7.4

    8-Shpenzime për shëndetin 5.7

    9-Shpenzime për detergjente etj. 2.0

    10-Transport 1.2

    11-Kulturë, argëtim 3.0

    12-Duhan, pije alkoolike 0.3

    13-Shërbime 1.8

    14-Veshje 0.3

    15-Artikuj shtëpiakë 1.1

    16-Shpenzime për ceremoni 0.2

    17-Kujdes personal 0.118-Shpenzime gjithsej 100.0

    Tirana Observer
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  11. #31
    Larguar Maska e Gerrard
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Ja vendimi për pensionet e ushtarakëve

    Tabela e plotë me numrin dhe pensionin e çdo ushtaraku

    Redi Gjuzi

    Gazeta boton të plotë vendimin e propozuar nga Shoqata e Ushtarakëve për pensionet.

    Propozimi, i dorëzuar në Ministrinë e Mbrojtjes përcakton numrin e ushtarakëve që duhet të përfitojnë, faturën financiare, skemën e kompensimit dhe mënyrën e shpërndarjes. Bashkë me vendimin, shoqata ka dorëzuar edhe relacionin përkatës që duhet të bindë qeverinë. Sipas Shoqatës Ushtarakëve, gjatë kohës që kanë qenë në pension të parakohshëm nuk u janë derdhur kontributet. Për këtë shkak një pjesë e oficerëve janë penalizuar, dhe tani marrin pension minimal. Janë rreth 3 mijë veta ose e thënë ndryshe oficerët që u liruan në korrik të 1992 dhe dolën në pension pas vitit 1994, të cilët marrin 9500 lekë. Kështu merr koloneli të njëjtin pension me kapterin. Shoqata kërkon që të mos ndahen oficerët me kohë lirimi. Ka qenë një ndarje e tillë në vitin 1996 dhe u hoq në vitin 2000. Kjo ka sjellë disa pasoja. Së pari oficerët e liruar pas 23 marsit 2004 marrin pension të parakohshëm me grada 6, 5, 4, dhe 3 pensioni minimale. Ndërsa të liruar një ditë përpara më 22 mars marrin dy deri në tre herë më pak. Së dyti në rast punësimi të një oficeri që është në pension të parakohshëm ata që kanë dalë në këtë periudhe kanë të drejtë të punësohen dhe të marrin një pension minimal, megjithëse ka një pension tre herë më të madh. Kurse ata që janë liruar pas kësaj datë që nga 5 mijë lekë marrin 10 mijë lekë nuk kanë të drejtë të punësohen. Dhe së treti gjatë periudhës që ata janë në pension të parakohshëm kontributet u derdhen për paga referuese. Ndërsa të tjerëve u derdhen për paga minimale. Pra këto janë tre gjërat më absurde.
    Pra ne kemi ndarjen e parë janë 3 mijë ushtarakë që kanë dalë në 1992, dhe janë trajtuar me ligjin e vitit 1994, ndarja e dytë janë pensionistët që janë në pension të parakohshëm më 1 janar 1999 dhe janë rreth 6 mijë, këta marrin pension të parakohshëm. Këta kur të mbushin moshën nga 16.000 lekë që marrin, do marrin 9.5 mijë për shkak të masës së kontributeve sepse kontributet për pagë minimale do të thotë pension minimal. Pjesa tjetër janë oficerët, që dalin në pension pleqërie deri në 15 qershor 2005. Këta marrin pension minimal. Për këta ka një vendim që oficerët që u është lidhur pensioni pas 15 qershorit 2005 u shumëzohej me një koeficient 4.03 dhe marrin aktualisht 15 mijë lekë pension dhe jo 9500 lekë. Ushtarakët kërkojnë që për të gjithë oficerët të kenë kritere të njëjta. Ushtarakët pranojmë diferencimet, por të jenë të pranueshme. Ata nuk e pranojnë që një kolonel i liruar në këtë periudhe të marrë 3 herë më shumë pension se kolegu i tij i liruar tre vjet më parë. Kjo me vendimin e gjykatës u hoq.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  12. #32
    Larguar Maska e Gerrard
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    projektvendimi per pensionet e ushtarakeve

    PËR MËNYRËN E LLOGARITJES DHE PAGIMIT TE PËRFITIMEVE NGA SIGURIMI SHOQËROR SUPLEMENTAR TË USHTARAKËVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ANËTARËT E FAMILJEVE TË TYRE

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, nenit 32, të ligjit nr.9418, datë 20.05.2005 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, ndryshuar, si dhe të vendimit nr.9, datë 26.02.2007 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, ministrit të Financave dhe ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave

    VENDOSI:

    I. PËRFITUESIT:
    1. Përfitojnë nga sigurimet shoqërore suplementare, ushtarakët e FA, oficer, nënoficer, student ushtarak, kursant për nënoficer, ushtar me pagesë/profesionist, ushtar i shërbimit të detyrueshëm, ushtarakët në rezervë/lirim/pension të plotë ose të pjesshëm pleqërie dhe anëtarët e familjeve të tyre pavarësisht nga koha e daljes në rezervë, lirim apo pension pleqërie dhe kur kanë plotësuar e plotësojnë kushtet, sipas ligjeve nr.7703, datë 11.05.1993 “ Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, nr.9418, datë 20.05.2005 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
    2. Nuk përfitojnë nga sigurimi shoqëror suplementar, ushtarakët e nxjerrë në lirim për shkak të dënimit me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim për krime të kryera me dashje.
    3. Ushtaraku aktiv i FA, i cili del në rezervë/lirim pas shtrirjes së efekteve financiare të ligjit nr.9418, datë 20.05.2005 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe plotëson kushtet për përfitim sipas nenit 13 të ligjit kalon menjëherë në trajtim me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi.
    II. KUSHTET PËR PËRFITIM
    1. Përfiton nga ky vendim ushtaraku i FA që:
    1.1.- ka ndërprerë marrëdhëniet financiare me FA, si ushtarak aktiv;
    1.2.- ka plotësuar minimumin e domosdoshëm të vjetërsisë së shërbimit si ushtarak aktiv i FA, të përcaktuar për çdo lloj përfitimi, sipas nenit 13 të ligjit;
    1.3.- ka mbushur moshën e përcaktuar, përkatësisht, për çdo përfitim konkret, sipas nenit 13 të ligjit;
    1.4. familjarët e ushtarakut kur plotësojnë kushtet e përcaktuara në ligj.
    2. Periudha e vlefshme e vjetërsisë së shërbimit ushtarak për përfitim:
    1. Për efekt të përfitimeve suplementare dhe llogaritjes së tyre njihen si vite shërbimi aktiv:
    1.1. Vitet e shërbimit të përhershëm si ushtarak aktiv në FA (si oficer, nënoficer, ushtar profesionist/me pagesë);
    1.2. Vitet nga 1 korrik 1992 deri në 31.12.1998, periudhë gjatë të cilës ushtarakët e nxjerrë në lirim për shkak të reformës në FA janë trajtuar me asistencë (pagesë kalimtare);
    1.2. Vitet e ndërprerjes së karrierës, për shkak të një urdhri a vendimi të padrejtë, të deklaruar si të tillë me vendim gjykate të formës së prerë;
    1.3. Vitet e plota të vuajtjes së dënimit ose internimit për motive politike, pas titullimit si ushtarak i shërbimit aktiv të përhershëm, kur përfitohet sipas ligji nr.7514, datë 30.09.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish dënuarve dhe të përndjekurve politikë” dhe kur kanë jo më pak se 5 vjet shërbim ushtarak aktiv në strukturat e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
    1.4. Vitet gjatë së cilës ushtaraku i FA ka shërbyer, si oficer, nënoficer (polic), në strukturat e Ministrisë së Brendshme (ish-Ministrisë së Rendit Publik) apo të Shërbimit Informativ të Shtetit (ish-Ministrisë së Brendshme).
    1.5. Vitet e shërbimit, si punonjës i reparteve të radio-zbulimit të FA, që sipas funksionit organik, kanë kryer detyrën e punonjësit të drejtimit dhe të operatorit të radio-zbulimit (punonjës posti), si punonjës civil, para titullimit ose rititullimit si ushtarak aktiv.
    1.6. Për ushtarakët, të cilët kanë kryer stazhin për oficer, vjetërsia në shërbim u njihet nga data e fillimit të stazhit.
    2. Vjetërsia në shërbim si ushtarak aktiv llogaritet nga data e titullimit oficer, nënoficer, ushtar profesionist/me pagesë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
    3. Periudha gjashtë muaj e një ditë, e mbetur në fund të vjetërsisë si ushtarakut aktiv, quhet vit i plotë dhe zbatohet për të gjitha rastet e përfitimeve të përcaktuara në dispozitat e ligjit nr.9418, datë 20.05.2005 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar ndërsa kur kjo periudhë është më pak se gjashtë muaj, nuk merret parasysh.
    III. MËNYRA E LLOGARITJES SË PËRFITIMEVE.
    1. Paga në bazë të së cilës llogariten përfitimet:
    Përfitimet suplementare llogariten në bazë të pagës referuese të ushtarakut.
    Paga referuese, për efekt të përfitimeve financiare nga ky ligj, përbëhet nga paga bazë mujore për funksion/gradë, sipas viteve të shërbimit, së bashku me shtesat, që përfiton ushtaraku aktiv i të njëjtit funksion/gradë në çastin e shtrirjes së efekteve financiare të këtij ligji.
    Për ushtarakun e shërbimit aktiv të FA, që ka dalë në rezervë ose në lirim para apo pas datës të hyrjes në fuqi të ligjit nr.9418, datë 20.05.2005 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakut të FA në Republikën e Shqipërisë “, i ndryshuar e drejta për të përfituar i ka lindur para kësaj date apo i lind pas kësaj date, paga referuese është paga bazë mujore për gradë/funksion, sipas viteve të shërbimit, së bashku me shtesat që merr ushtaraku aktiv i së njëjtës gradë/funksion në çastin e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
    Për ushtarakun e shërbimit aktiv të FA, i cili del në rezervë/lirim, në çastin e shtrirjes së efekteve financiare të ligjit nr. 9418, datë 20.05.2005, i ndryshuar dhe pas tij dhe e drejta për përfitim i ka lindur në atë çast, paga referuese është paga bazë mujore për gradë së bashku me shtesat, që ka vetë ushtaraku në këtë çast.
    Për ushtarakun e shërbimit aktiv të FA, i cili del në rezervë/lirim, pas shtrirjes së efekteve financiare të ligjit nr. 9418, datë 20.05.2005, i ndryshuar dhe e drejta për përfitim i lind në një periudhë të mëvonshme, paga referuese është paga bazë mujore për gradë (funksion), sipas viteve të shërbimit, së bashku me shtesat, që ka ushtaraku aktiv në po atë gradë në çastin që i lind e drejta për përfitim.
    Për ushtarakun e shërbimit aktiv të FA, që është trajtuar me pagë në ruajtje apo ka pasur pagën në çastin e daljes në rezervë/lirim më të lartë nga paga referuese mbi të cilën llogariten përfitimet nga ky ligj, është paga e muajit të fundit të shërbimit të tij si ushtarak aktiv.
    Për studentët e shkollave të larta ushtarake, për efekt të përfitimeve nga ligji, paga referuese do të llogaritet në bazë të pagës së gradës më të ulët të oficerit, nëntoger.
    Për kursantët për nënoficer, për efekt të përfitimeve nga ligji, paga referuese do të llogaritet në bazë të pagës së gradës më të ulët të nënoficerit, nëntetar.
    2. Masa e përfitimit.
    Masa e përfitimit është ajo e përcaktuar në nenin 14, të ligjit nr. 9418, datë 20.05.2005 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakeve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar me nenin 2 të ligjit nr.9481, datë 16.02.2006 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9418, datë 20.05.2005 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.
    3. Llogaritja e përfitimeve për ushtarakët që janë në trajtim me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi.
    3.1 Për ushtarakët e FA, të cilët kanë përfituar pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi sipas ligjit nr.8087, datë 13.3.1996 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë, të ushtarakëve të Ministrisë së Rendit Publik dhe të Shërbimit Informativ të Shtetit”, i ndryshuar, kanë të drejtë të përfitojnë sipas ligjit nr.9418, datë 20.05.2005 të ndryshuar me ligjin nr.9481, datë 16.02.2006 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9418, datë 20.05.2005 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Për këtë t’u bëhet rillogaritja dhe riindeksimi i pensionit të parakohshëm dhe iu bëhet rillogaritja e pensionit të parakohshëm.
    3.2 Rillogaritja e pensionit të parakohshëm të bëhet në bazë të pagës/referuese, sipas gradës, në çastin e shtrirjes së efekteve financiare të këtij ligji, nga 01.01.2006.
    4. Njohja, periudhë sigurimi për efekt të pensionit të pleqërisë
    4.1 Periudha, për të cilën ushtaraku përfiton pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, pavarësisht se kur e ka përfituar, njihet si periudhë sigurimi për efekt të përfitimit të pensionit të pjesshëm dhe të plotë të pleqërisë.
    4.2 Kontributi i sigurimit shoqëror për ushtaraket pavarësisht se kur kanë dalë në rezervë, lirim/pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe pension pleqërie, për periudhën gjatë së cilës përfitojnë pagesë kalimtare dhe pension të parakohshëm llogaritet mbi pagën referuese për funksion/gradë, por brenda kufijve të pagës së miratuar për efekt të pagimit të kontributit.
    IV. PENSIONI SUPLEMENTAR I PLEQËRISË SI USHTARAK
    Kushtet e përfitimit
    Ushtaraket e FA, të cilët janë në pension pleqërie para vitit 1991, sipas ligjit nr.4171, datë 13.09.1966 “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, por nuk kanë përfituar pension suplementar pleqërie, si ushtarak dhe plotësojnë kushtet për përfitim, sipas ligjit nr. 9418, datë 20.05.2005, i ndryshuar kanë të drejtë të përfitojnë pension suplementar pleqërisë dhe ushtarakut.
    Llogaritja e masës së përfitimit do të bëhet siç përcaktohet në nenin 16 të ligjit.
    Rillogaritja e pensionit suplementar të pleqërisë, si ushtarak i FA.
    Ushtaraket e FA, të cilët janë në pension pleqërie dhe kanë përfituar pension suplementar pleqërie, si ushtarak, sipas ligjit nr. 8087, datë 13.03.1996, ndryshuar, iu rillogaritet pensioni suplementar i pleqërisë, sipas nenit 16 të ligjit nr. 9418, datë 20.05.2005, i ndryshuar me nenin 3 të ligjit nr.9481, datë 16.02.2006 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9418, datë 20.05.2005.
    V. PËRFITIME TË TJERA
    1. Llogaritja e përfitimit për rehabilitim ose parandalim për sëmundje dhe e përfitimeve të tjera të përcaktuar në ligj.
    1.1 Ushtaraku i shërbimit aktiv për kohen që ndryshon vendin e punës, për efekt rehabilitimi ose parandalimi për sëmundje merr përfitim suplementar në kompensim të pagës referuese, me kusht që shuma e përfitimeve nga paga, sigurimi i detyrueshëm shoqëror dhe sigurimi suplementar të mos kalojnë 100 për qind të pagës referuese.
    1.2 Përfitimet e tjera suplementare për ushtarakët e shërbimit aktiv, në rezervë/lirim e pension pleqërie dhe familjarët në ngarkim të tyre, llogariten dhe jepen siç përcaktohet në nenet përkatëse të ligjit nr. 9418, datë 20.05.2005.
    2. Njohja, periudhë sigurimi për efekt të pensionit të pjesshëm dhe të plotë të pleqërisë për ushtarakët e dalë në rezervë/lirim dhe pension pleqërie në periudhën 1.07.1992 deri 31.12.1998.
    Ushtaraket e FA të dalë në rezervë/lirim dhe u ka lindur e drejta për pension të parakohshëm, pension të pjesshëm dhe të plotë pleqërie gjatë periudhës 1.07.1992 deri 31.12.1998 dhe kanë plotësuar kushtet për përfitim pensioni pleqërie, periudha nga dita e daljes në rezervë deri në ditën e daljes në pension të pjesshëm dhe të plotë pleqërie, iu njihet periudhë sigurimi për efekt përfitimi pensioni të plotë pleqërie.
    Për këtë periudhe të derdhet nga buxheti i shtetit masa e kontributit për sigurime shoqërore, suplementare dhe invaliditeti, sipas pagës referuese për funksion të ushtarakut përfitues, për aq vite sa është e nevojshme për të përfituar pension të plotë pleqërie.
    Ushtarakëve përfitues që iu derdhet kontributi t’u rillogaritet dhe riindeksohet pensioni i pjesshëm dhe i plotë i pleqërisë, pensioni suplementar i pleqërisë, si ushtarak, pensionet e invaliditetit dhe ato familjare.
    Për ushtarakët e FA, që kanë dalë rezervë/lirim në periudhën 1.07.1992 deri 31.12.1998 dhe nuk kanë plotësuar kushtet për përfitimin e pensionit të pjesshëm dhe të plotë pleqërie, kjo periudhë u njihet si periudhë sigurimi për efekt përfitimi pensioni të pjesshëm dhe të plotë pleqërie, pensioni suplementar i pleqërisë, si ushtarak, pensionet e invaliditetit dhe ato familjare.
    Masa e kontributit për sigurime shoqërore, suplementare, invaliditeti dhe familjare për ushtaraket e përmendur në pikën 2.4, të kësaj pike, do të derdhet në çastin kur ushtaraku plotëson kushte për pension të pjesshëm dhe të plotë pleqërie, sipas pagës për funksion të ushtarakut përfitues dhe për aq vite sa është me asistencë/pagë kalimtare.
    VI. INDEKSIMI DHE RILLOGARITJA E PËRFITIMEVE SUPLEMENTARE
    1. Përfitimet suplementare të ushtarakëve, indeksohen aq herë dhe në atë masë që indeksohen pensionet e përcaktuara në ligjin nr.7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”.
    2. Përfitimet për pagën kalimtare, pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi, invaliditetit dhe familjar rillogariten sa herë ndryshon paga referuese, mbi të cilën është bërë llogaritja e këtyre përfitimeve.
    VI. DOKUMENTACIONI PËR PËRFITIM DHE ADMINISTRIMI I TIJ.
    Për efekt të llogaritjes së përfitimeve nga sigurimi shoqëror suplementar të ushtarakëve të FA, paraqesin kërkesën për përfitim dhe plotësim dokumentacioni pranë Ministrisë së Mbrojtjes (Strukturës ku ka shërbyer) në çastin që plotëson kushtet për përfitim, sipas ligjit.
    Ministria e Mbrojtjes dërgon, brenda 30 ditëve nga dita e paraqitjes së kërkesës dhe dokumenteve, në Institutin e Sigurimeve Shoqërore këto dokumente për personat përfitues:
    -vërtetimin për periudhën e shërbimit aktiv, sipas formularit që i bashkëlidhet këtij vendimi,
    -vërtetimin për pagën referuese sipas formularit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
    Vërtetimet e mësipërme do të plotësohen nga struktura e personelit dhe ajo e financës në Ministrinë e Mbrojtjes, pasi të kenë shqyrtuar dokumentacionin përkatës.
    Organeve të sigurimeve shoqërore, brenda 30 ditëve nga dita e paraqitjes së dokumenteve nga MM, bëjnë përllogaritjen e përfitimeve.
    VII. FONDI I SIGURIMIT SHOQËROR SUPLEMENTAR PËR USHTARAKËT E FORCAVE TË ARMATOSURA.
    Krijohet fondi i sigurimit shoqëror suplementar të ushtarakut të Forcave të Armatosura, i cili financohet nga buxheti i shtetit dhe kontribuuesit dhe garantohet nga buxheti i shtetit.
    Ushtarakët e Forcave të Armatosura paguajnë kontribut shtesë mbi atë të përcaktuar në ligjin nr.7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Ky kontribut është në masën 2 për qind të pagës referuese.
    Buxheti i shtetit do të paguajë pjesën e diferencës ndërmjet shpenzimeve për zbatimin e ligjit me të ardhurat, që mblidhen nga kontributet që derdhin ushtaraket e Forcave të Armatosura.
    Kontributet paguhen çdo muaj në fondin e sigurimit shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura. Afati i derdhjes është jo më vonë se fundi i muajit pasardhës.
    Buxheti i shtetit mbulon shpenzimet për administrimin e skemës nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.
    Fondi i sigurimit shoqëror suplementar për ushtarakët e Forcave të Armatosura, programohet në të njëjtat afate, si dhe fondi i sigurimit të detyrueshëm shoqëror dhe miratohet çdo vit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, si zë i veçantë në buxhetin e shtetit.
    VIII. DISPOZITA TË FUNDIT
    Ministria e Mbrojtjes dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore, të nxjerrin udhëzim të përbashkët për mënyrën e lëvizjes së informacionit për ushtarakët e Forcave të Armatosura.
    Vendimi nr.579, datë 8.12.1999 i Këshillit të Ministrave “Për kushtet dhe masën e përfitimeve nga sigurimi shoqëror suplementar i ushtarakëve dhe anëtarëve të familjeve të tyre në rastet e nxjerrjes së tyre në rezervë, lirim apo pension”, i ndryshuar, revokohet.
    Ky vendim hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare dhe shtrin efektet nga data 1 janar 2006.
    KRYEMINISTRI
    SALI BERISHA
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  13. #33
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Në korrik nuk rriten pensionet minimale

    Përcaktohen kategoritë e përfituesve nga vendimi që do të ekzekutohet në fillim të muajit korrik

    20 për qind do të shtohen pensionet më të ulëta, deri në 8 ato më të lartat

    Pranvera Kola

    Qeveria shqiptare ka vendosur që në muajin korrik të rrisë pensionet për një kategori personash. Ekspertët janë duke punuar mbi skemat që do të vihen në zbatim për këtë rritje të re. Ndërsa parimisht janë vendosur se cilët nga kategoritë do të përjashtohen nga rritja. Gazeta riboton skemën për shkak të interesimit të lexuesit.

    Përjashtimi

    Në formulën e paraqitur prej ekspertëve është pranuar që të mos marrin shtesë të pensionit të gjithë ata që e përfituan shtesën në janar të vitit 2007. Në atë kohë të gjithë pensionet minimale u rritën deri në 20 për qind. Kështu të moshurait në fshat kanë marrë pension minimal 5 mijë lekë. Ndërsa ata në qytet kanë përfituar deri në 10 mijë lekë. Megjithatë është ri saktësuar se për të gjithë ata që dhe pas rritjes së bërë nuk arrinin pensionin minimal të deklaruar prej qeverisë do të kishte një rishtesë në fond, me vendim të ministrisë së Financave. Por jashtë kësaj skeme do të mbesin dhe ish-ushtarakëve. Është menduar që për ta skema e rritjes të rillogaritjes së pensioneve të kryhet së bashku me rishikimin e ligjit. Kjo do të sjellë dhe një korrigjim të situatës së krijuar.

    Vendimi

    Duke qenë se në muajin janar u llogarit vetëm rritja e pensioneve minimale, ekspertët e ministrisë së Financave kanë pranuar që për në muajin korrik të ketë shtesë për kategoritë e tjera. Kështu të gjithë ata pensionistë të cilët dhe para rritjes së janarit merrnin mbi 10 mijë lekë, do të përfitojnë nga shtesa. Shtesa e fondit për ta do të jetë e parashikuar në buxhetin suplementar të shtetit. Ndërsa realizimi i saj duket se do të vijë dhe nga rritja e të ardhurave në buxhetin e shtetit.

    Rritja

    Burimet kanë bërë të ditur se sërish do të ketë një rritje të përshkallëzuar të pensioneve. Përfituesit më të mëdhenj do të jenë të moshuarit që pension të ulët. Për ta do të ketë deri në 20 për qind rritje, pordhe kjo në varësi të profesionit që ata kanë pasur. Ndërsa rritjen më të ulët do të kenë të moshuarit që marrin pension të lartë. Mësohet se për ta do të ketë një rritje deri në 8 për qind. Por që gjithsesi duke marrë shumën bazë, do të thotë një shtesë goxha e majme.

    Skema pritet të zbardhet vetëm në fillim të muajit qershor, kur do të kalojë për diskutim dhe buxheti suplementar. Ndërsa rritja do të ecë paralelisht me reformën e kërkuar në sigurimet shoqërore si dhe në skemën për procedurat tatimore. Si pasojë e hapave të nisura prej qeverisë, dhe të ardhurat në arkën e Institutit të Sigurimeve Shoqërore do të jenë më të larta, duke garantuar dhe rritjen konkrete të pensioneve.

    Ish ushtarakët

    Ende në dyshim skema e përfitimit

    Paralelisht me studimin e rritjes së pensioneve, ekspertët e ministrisë së financave në bashkëpunim me ata të Mbrojtjes janë duke diskutuar mbi ligjin e pensioneve suplementare të ish-ushtarakëve. Menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila ka kërkuar rishikimin e pensionit për këtë kategori, ka nisur studimi mbi numrin e ushtarakëve të liruar si dhe mbi kriteret e përfitimit. Ndërsa ende nuk është e saktësuar nëse do të ketë një rishikim nga e para të ligjit, apo do të bëhet vetëm amendimi i dy neneve që janë shfuqizuar nga kjo gjykatë. Për këtë është ngritur një grup pune që do të saktësojë përfundimisht se si do të veprohet.

    Të përndjekurit

    Merret në konsideratë fatura financiare

    Qeveria ka miratuar vetëm një javë më parë masën e dëmshpërblimit për ish të dënuarit politik. Në bazë të marrëveshjeve që janë arritur me grupet e interesit, qeveria i ka ndarë në dy kategori të përndjekurit me qëllim dëmshpërblimi. Kështu të pushkatuarit dhe të dënuarit me burg do të marrin 2 mijë lekë dëmshpërblim për ditë burgu. Në rastin e pushkatimit, të ndierit do ti llogariten 8 vite burgu, ndërsa masën e përfitimit do ti marrin vetëm familjarët e tij. Në kategorinë e dytë janë vendosur të përndjekurit të cilët në vitet 1944 janë izoluar në territore me gardh me gjemba. Këta të dënuar politik do të marrin 1 mijë lekë dëmshpërblim për një ditë izolim. Megjithëse fatura është konsideruar e lartë qeveria ka marrë përsipër realizimin e saj.

    2 kategori pensionistësh janë përjashtuar nga skema e rritjes së pensioneve në muajin korrik. Kjo për shkak të rritjes që përfituan në jana

    8 për qind pritet të rriten pensionet e larta në vend. Ekspertët mendojnë se në këtë mënyrë do të arrihet në përafrimin e pensioneve

    20 për qind pritet të jetë rritja e pensioneve më të ulëta në vend. Për këtë do të shihet dhe profesioni që kanë pasur të moshuarit

    1 korriku pritet të jetë afati kur qeveria do të deklarojë rritjen e pensioneve në vend. Kjo në bazë të programit të paracaktuar

    Gazeta Metropol
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  14. #34
    Larguar Maska e Gerrard
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Relacioni

    Relacion mbi projekt VKM “Për mënyrën e llogaritjes dhe pagimit të përfitimeve nga ligji për sigurimet shoqërore suplementare të ushtarakëve të FA të RSH dhe anëtarëve të familjes së tyre”
    Bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr.9 datë 26.02.2007, i cili shfuqizon si të papajtueshëm me Kushtetutën e RSH, nenet 1,7 (germat a dhe b) e 9 të ligjit nr. 9481, datë 16.02.2006 “Për disa ndryshimet ligjit nr. 9418, datë 20.05.2005 “Për sigurimin shoqëror suplementarë të ushtarakëve të FA të RSH”. Sipas këtij vendimi të gjithë nenet ligjore që kanë të bëjnë me pensionet suplementare janë të detyrueshme të zbatohen nga strukturat përkatëse që ngarkon ligji.
    Mbështetur në nenin 32 të ligjit 9418, datë 20.05.2005 “Për sigurimet shoqërore suplementare të ushtarakëve të FA të RSH”, i ndryshuar u përgatit ky projekt VKM. Në të gjejnë zbatim e konkretizim të gjitha detyrimet që burojnë nga ligji i mësipërm. Në të janë përcaktuar përfituesit, kushtet që duhet të plotësojnë çdo ushtarak, mënyra e llogaritjes, mënyra e përfitimit, si dhe tabela e llogaritëse përkatëse.
    Për efekt të llogaritjes të përfitimeve e bazuar në nenet përkatëse, ushtarakët përfitues janë ndarë në këto grupime:
    1. Ushtarakë të liruar para datës 3.07.1991 që kanë dalë në pension pleqërie, por sipas nenit 29 të këtij ligji, u takon edhe pension suplementar pleqërie. Për masën e personave përfitues ne kemi rezerva, pasi mund të jetë më i vogël e të dhënat më të sakta i disponon ISSH:
    2. Ushtarakë të liruar më datë 3.07.1992 deri më 31.12.1998 dhe që kanë dalë në pension pleqërie në vitet 1993-1998, por që për shkak të mosderdhjes së kontributeve gjatë kohës që janë trajtuar me asistencë (pagesë kalimtare) janë penalizuar me pensione minimale pleqërie prej 9500 lekë (koloneli merr pension të njëjtë me kapterin, duke shkelur parimin e pensioneve të njëjta me kontribute të ndryshme).
    3. Ushtarakë që kanë dalë në pension pleqërie nga 1.01.1998 deri më 15.06.2005, të cilët gjithashtu marrin pension minimal pleqërie për shkakun e paraqitur në pikën dy.
    4. Ushtarakë që marrin pension të parakohshëm prej 1.01.1999 e në vazhdim kontributet iu janë derdhur për pagë minimale dhe jo për pagë referuese/gradë siç përcakton neni 14, pika 5 e ligjit. Këtij grupi i është llogaritur diferenca e kontributeve midis pagës minimale dhe asaj referuese/gradë dhe mbi këtë bazë duhen llogaritur pensionet e parakohshme dhe të pleqërisë.
    5. Ushtarakë që marrin pension suplementar pleqërie prej 1.01.1999, ky lloj pensioni duhet të rillogaritet mbi bazën e rillogaritje të pensionit të pleqërisë dhe të nenit 16 të ligjit.
    6. Ushtarakë që dalin në pension të parakohshëm në vitin 2007.
    7. Ushtarakë që dalin në pension pleqërie gjatë vitit 2007 dhe që përfitojnë dhe pension suplementar pleqërie.
    Mbi bazë të përfitimeve aktuale dhe të masës që kërkon ligji, Instituti i Sigurimeve Shoqërore për çdo dosje duhet të rillogaritë pensionet e parakohshme të pleqërisë dhe ato suplementare.
    Të dhënat e plota për sasinë e ushtarakëve të liruar, masën e përfitimit dhe masën e rillogaritur sipas grupeve të mësipërme jepen në tabelat bashkangjitur.
    Efekti financiarë vjetor është 1 miliard e 3379 milionë lekë, kësaj shume i hiqen 80 milionë lekë nga 2 %, i kontributeve shtesë që derdhin ushtarakët aktivë dhe i shtohen 5.5 shpenzime administrative të ISSH-së, mbeten 1 miliard e 158. 7 milionë lekë.
    Kolona e tabelës për efekte financiare trevjeçare është bërë për shkak të nevojës së derdhjes së kontributeve të munguara, mbi bazën e të cilave duhet të rillogariten pensionet e pleqërisë.
    Ministria e Mbrojtjes i dërgon Institutit të Sigurimeve Shoqërore çdo vit sasinë e ushtarakëve që dalin në pension të parakohshëm dhe në pension pleqërie.
    Në përgatitjen e këtij projekt VKM është marrë edhe mendimi i përfaqësuesve të grupit të interesit, të cilët ishin edhe palë paditëse në Gjykatën Kushtetuese.
    Miratimi i këtij projekt VKM është detyrim kushtetues për qeverinë, zbatimi i rekomandimit të ambasadorëve të NATO-S në takimin e Brukselit në nëntor të vitit 2005 për “zbatimin e ligjit të sigurimeve shoqërore suplementare të ushtarakëve të FA të RSH të muajit maj 2005”. Ky projekt korrigjon me një masë të pranueshme dhe të mundshme shkeljet e të drejtave për pension të ushtarakëve të liruar për nevoja të reformës, ngushton dallimet diskriminuese në masën e pensioneve të ushtarakëve dhe natyrisht do të ketë efekte pozitive edhe tek pjesa e ushtarakëve që janë në rezervë.
    Ministri i Mbrojtjes
    Fatmir Mediu
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  15. #35
    Larguar Maska e Gerrard
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Invalidët

    “Të na rriten pensionet”

    Rritja e pensioneve dhe rimbursimi i karburantit për lëvizjen e tyre, si dhe lehtësira të tjera kanë qenë kërkesat që Shoqata e Invalidëve ka bërë për gjatë takimit të djeshëm. Ndonëse kanë kohë që kërkojnë trajtimin e nevojshëm kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër. Nga ana tjetër sipas Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale disa prej këtyre kërkesave janë drejt plotësimit. Çdo vit nga buxheti i shtetit janë shtuar rreth 3 milionë dollarë për të plotësuar kushtet e invalidëve para dhe tetraplegjike. Sipas përfaqësuesve të këtij dikasteri po shihet edhe mundësia e rritjes së pagesës për këtë kategori. Në vendin tonë janë rreth 600 invalidë para dhe tetraplegjike, ku 70% e tyre kanë nevojë për trajtim dhe kujdestar.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  16. #36
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Me ne fund shteti reagon ndaj Ushtrise.. Mendojne se disa prej tyre mund te dalin parakohe ne pension nese ata plotesojne kushtet .. Lexoni me teper kete lajm te marre nga Tirana Observer mbi kushtet e Ushtarakeve per te dale para kohe ne pension..

    Kushtet për pension të parakohshëm

    Blerina KACA

    Një projektligj i ri ka nisur të hartohet për ushtarakët në rezervë, brenda së cilit do ketë kritere për rillogaritjen e pensioneve, masën e përfitimit, efektet financiare si kushtet për të përfituar pension të parakohshëm pleqërie.

    Nisma për hartimin e projektligjit

    “Për disa ndryshime në ligjin nr.9418, datë 20.5.2005 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, do të bëhet për përmirësimin e skemës së pensioneve suplementare të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të kontributeve me destinacion dhe për disa rregulla të tjera në statusin e veteranit të LANÇ-it dhe të dëshmorit të atdheut, që është bazuar në një analizë të funksionimit të skemës së pensioneve në tërësi në Republikën e Shqipërisë dhe në këtë kuadër edhe të skemës së pensioneve suplementare të ushtarakëve të Forcave të Armatosura.

    Ligji

    Pas daljes së ligjit nr.9210, datë 23.3.2004, “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, lindi domosdoshmëria e ndryshimit të ligjit nr.8087, datë 13.3.1996, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë të ushtarakëve të Ministrisë së Rendit Publik dhe Shërbimit Informativ Kombëtar”, të ndryshuar. Gjithashtu, ky ndryshim u diktua dhe nga kryerja e reformës së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe nga shkurtimet në numrin e këtyre forcave, në kuadër të përmbushjes së objektivit për të pasur një forcë ushtarake të vogël në numër, por profesioniste dhe operacionale, sipas standardeve të NATO-s. Në këto kushte u hartua dhe u miratua ligji nr.9418, datë 20.5.2005. Në mbështetje të Kushtetutës dhe të ligjeve të sipërpërmendura është bërë diferencimi me kategoritë e tjera të shtetasve, që futeshin në konceptin e termit “ushtarak”. Tashmë, sipas nenit 168 të Kushtetutës përcaktohet saktë se kush konsiderohet “Ushtarak i forcave të Armatosura”. Edhe trajtimi ligjor i kësaj kategorie bëhet me ligj të veçantë, jo si me ligjin e mëparshëm të sigurimeve shoqërore suplementare. Projektligji synon lehtësimin e kryerjes së reformës në Forcat e Armatosura dhe të bëhet në përmbushje të detyrimit të shtetit për trajtimin e asaj pjese të ushtarakëve, që ndërpresin marrëdhëniet e punës me Ministrinë e Mbrojtjes dhe shkëputen nga profesioni i tyre pa arritur moshën e pensionit të pleqërisë. Kështu neni 13 i ligjit në fuqi ndryshohet si më poshtë vijon: “Kushtet e përfitimit të pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi. 1. Ushtarakët e shërbimit aktiv të përhershëm që dalin në rezervë /lirim pas hyrjes në fuqi të ligjit nr.9210, datë 23.3.2004 “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” deri në plotësimin e kushteve për pension të plotë pleqërie sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikë e Shqipërisë”, përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, kur plotësojnë vjetërsinë e shërbimit ushtarak, në masën 12 vjet për femrat dhe 15 vjet për meshkujt dhe kur kanë mbushur moshën 44 vjeç, femrat dhe 47 vjeç meshkujt në masën e përcaktuar në nenin 14 të këtij ligji.

    Çfarë parashikon ligji për përfituesit

    Sipas projektvendimit për pensionet e ushtarakëve në rezervë, masa e përfitimit nuk do të jetë më e madhe se gjashtëfishi i pensionit bazë në datën 1 janar të çdo viti, sipas përcaktimit të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, për ushtarakët që mbajnë gradën Gjeneral. Pesëfishi i pensionit bazë në datën 1 janar të çdo viti, sipas përcaktimit të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, për ushtarakët që mbajnë gradat Kolonel dhe Kapiten i rangut I. Katërfishi i pensionit bazë në datën 1 janar të çdo viti, sipas përcaktimit të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, për ushtarakët që mbajnë gradat Major, Nënkolonel, Kapiten i rangut III dhe kapiten i rangut II. Trefishi i pensionit bazë në datën 1 janar të çdo viti, sipas përcaktimit të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, për të gjithë ushtarakët e tjerë.

    Kur përfitohet vjetërsia e shërbimit

    Përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, të gjithë ata ushtarakë të shërbimit aktiv të përhershëm që dalin në rezervë/lirim pas hyrjes në fuqi të ligjit nr.9210, datë 23.3.2004 “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të cilët plotësojnë vjetërsinë e shërbimit ushtarak, në masën 12 vjet për femrat dhe 15 vjet për meshkujt dhe kur kanë mbushur moshën 44 vjeç, femrat dhe 47 vjeç meshkujt në masën e përcaktuar në nenin 14 të këtij ligji.

    Ushtarakët që kanë në rezervë

    Ushtarakët e shërbimit aktiv të përhershëm që kanë dalë në rezervë/ lirim para hyrjes në fuqi të ligjit nr.9210, datë 23.3.2004 “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, pavarësisht nga çasti i lindjes së të drejtës për përfitimin e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, do të përfitojnë sipas ligjit nr.8087, datë 13.3.1996 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të ushtarakëve të Ministrisë së Rendit Publik dhe të Shërbimit Informativ të Shtetit”, të ndryshuar.

    Sa do të jetë masa e përfitimit

    Masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi është 50 për qind e pagës referuese. Për çdo vit tjetër të vjetërsisë në shërbim, mbi përcaktimin e mësipërm, masa e pensionit shtohet me 2 për qind të pagës referuese. Masa e pensionit të parakohshëm nuk mund të jetë më e madhe se gjashtëfishi i pensionit bazë në datën 1 janar të çdo viti, sipas përcaktimit të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, për ushtarakët që mbajnë gradën Gjeneral.

    Pensioni suplementar për ushtarakët

    Ushtaraku në pension, që ka përfituar pension pleqërie para vitit 1991, sipas ligjeve nr.4171, datë 13.9.1966 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, si dhe ata që kanë përfituar pension pleqërie sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, përfitojnë pension suplementar si ushtarak. Masa e pensionit suplementar është e njëjtë me masën e pensionit të llogaritur në nenin gjashtëmbëdhjetë të këtij ligji. Masa e pensionit shtohet me 2 për qind të pagës referuese.

    Kur ndërpritet pensioni i parakohshëm

    Pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi ndërpritet, kur ushtaraku përfitues rikthehet në shërbimin aktiv. Në rast të punësimit të ushtarakut përfitues në sektorin publik, masa e përfitimit nga pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi do të jetë sa një pension bazë në shkallë vendi. Në rast punësimi të ushtarakut përfitues në vende të tjera pune, masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi të jetë deri në kompensimin e pagës mbi të cilën është llogaritur kjo pagesë.

    Kur njihet periudha e sigurimit

    Për të gjithë ata ushtarakë, që kanë dalë në rezervë apo lirim dhe plotësojnë kushtet për pension pleqërie pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, periudha 1.10.1993 deri 31.12.1998 u njihet periudhë sigurimi për efekt të pensionit të pleqërisë, sipas kushteve të mëposhtme: Ushtarakët e nxjerrë në rezervë/lirim gjatë kësaj periudhe, të cilët kanë përfituar pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në çastin e lindjes të së drejtës së përfitimit të pensionit të pleqërisë t’u derdhet masa e kontributit sipas pagës minimale në shkallë vendi të miratuar nga Këshilli i Ministrave.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zemrushja : 01-05-2007 më 14:27
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  17. #37
    Larguar Maska e Gerrard
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Pensionet, kushtet e pagesat për të plotësuar vitet e punës

    Gazeta boton të gjithë kushtet për të plotësuar vitet e pasiguruara për efekt pensioni.


    Bëhet fjalë për të gjithë ata që janë larguar apo shkarkuar nga puna, ata që punojnë në të zezë dhe nuk kanë të drejtë të përfitojnë pension dhe emigrantët. Sipas kushteve të reja të publikuara nga ISSH, të gjithë ata që nuk kanë të drejtë pensioni për shkak të mospagimit të kontributeve tani mund të paguajnë vetë vitet e vjetërsisë. Sipas të dhënave nga ISSH janë me mijëra njerëz, të cilët kanë punuar deri në 14 vite punë dhe nuk kanë të drejtë pensioni. Sipas ligjit, për të përfituar pension të pjesshëm duhet të jesh i siguruar për të paktën 15 vite punë. Në këto kushte, të gjithë ata që nuk kanë 15 vite punë mund t’i plotësojnë ato duke paguar sigurimet në ISSH. E njëjta situatë përsëritet edhe për ata që nuk kanë plotësuar vitet e punës. Sipas ligjit, për të përfituar një pension të plotë duhet që deri në vitin 2012 burrat të kenë mbushur 65 vjeç dhe një vjetërsi punë prej 35 vitesh. Në ligj parashikohen si kohë e siguruar periudha e shërbimit ushtarak dhe koha e studimeve universitare për gratë. Por ka me qindra persona që nuk i kanë mbushur ose do të mbushin moshën për pension, por nuk kanë mbushur vitet e punës. Pra nuk kanë derdhur kontributet. P.sh, një person që ka mbushur moshën për pension dhe ka vetëm 30 vite punë të siguruara nga 35 që duhet për të fituar pension të plotë pleqërie, tani mund të plotësojë vitet duke paguar vetë kontributet e mbetura. Në këtë mënyrë, atij i lind e drejta për të fituar pension të plotë. Burime nga ISSH theksojnë se “Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka aktivizuar të gjitha strukturat e tij në Drejtoritë Rajonale dhe Agjencitë e Sigurimeve Shoqërore për të lehtësuar të interesuarit, si për sqarimet përkatëse, ashtu dhe për sigurimin e tyre. Ndërmjet personit që do të sigurohet vullnetarisht dhe punonjësit të autorizuar nga ISSH-ja, që mund të jetë dhe agjent i kontraktuar brenda apo jashtë vendit lidhet një marrëveshje për sigurimin vullnetar. Tipi i marrëveshjes është në varësi të vendit ku lidhet kjo marrëveshje. Në rastet kur marrëveshja lidhet ndërmjet personit të interesuar dhe agjentit të ISSH jashtë territorit të Shqipërisë, kjo marrëveshje nënshkruhet nga të dyja palët”. Që një shtetas shqiptar të sigurohet vullnetarisht duhet të ketë mbushur moshën 18 vjeç. Sigurimi të bëhet para lindjes të së drejtës për përfitim nga skema e sigurimit të detyruar. Të vetëpunësuarit në bujqësi që përfitojnë nga mbështetja e qeverisë nëpërmjet buxhetit të shtetit nuk kanë të drejtë të sigurohen vullnetarisht. Sipas ISSH, “vendimi për faljen e kamatëvonesave për pagimin e kontributeve të papaguara të sigurimeve shoqërore u jep mundësi të gjithë atyre personave që kanë vite bosh t’i plotësojnë ato për të përfituar pension. Një ndër kategoritë kryesore të përfituesve janë ata persona, të cilët do të paguajnë sigurimin vullnetar për të marrë pension. Sigurimi vullnetar bëhet kur një person për një arsye apo një tjetër nuk është siguruar nga skema e sigurimit të detyrueshëm”. Sipas vendimit, kontributi mujor për të përfituar nga kjo skemë duke filluar nga 1 shtatori i vitit 2006 është 3140 lekë, i cili ndryshon në çdo vit kalendarik. Kontributet mund të paguhen tremujore dhe kur këto paguhen paradhënie zbritet 1.5% nga shuma e kontributeve, gjashtëmujore ku zbritet 3% e kontributeve dhe vjetore ku zbritet 6% e kontributeve. Ndryshimet kalendarike të masës së kontributit nuk ndryshojnë për personat të cilët i kanë realizuar paradhënie pagesat e kontributeve.



    Menyra e sigurimit


    1. Vazhdim vullnetar të sigurimit kanë të drejtë të bëjnë personat e interesuar, të cilët janë larguar nga sigurimi i detyrueshëm dhe nëpërmjet marrëveshjes për këtë fushë sigurimi, vazhdojnë sigurimin për të gjitha degët e sigurimit të detyrueshëm. Ata kanë të drejtë të paguajnë kontribute deri në nivelin maksimal, për përfitime deri në nivelin maksimal.
    2. Zgjerim vullnetar të degëve të sigurimit kanë të drejtë të bëjnë të vetëpunësuarit dhe punëdhënësit, të cilët janë në sigurimin e detyrueshëm dhe kanë kontribuar jo më pak se një vit rresht në këtë sigurim dhe pa kaluar një muaj nga dita e largimit kur lidhin kontratë për sigurimin vullnetar. Zgjerimi lejohet vetëm për degët e paaftësisë së përkohshme në punë, aksidentet në punë e sëmundjet profesionale. Përfitimet do të jepen sipas rregullave në fuqi për këto degë në sigurimin e detyrueshëm.
    Nuk lejohet sigurim për këto dy degë për të përfituar pagesa për periudha të kaluara. Kontributet dhe përfitimet për zgjerim vullnetar të degëve të sigurimit janë në nivele minimale.
    3. Mbulim vullnetar të periudhave të kaluara kanë të drejtë të bëjnë personat e interesuar, të cilët paguajnë kontribute vullnetare për periudhat e kaluara dhe jo për vitin korent.
    Kontributi që do të paguhet do të jetë në masën e kontributit minimal në kohën e pagesës së tyre. Përfitimet në këtë fushë janë vetëm për pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar.
    4. Sigurim vullnetar kanë të drejtë të bëjnë personat e interesuar, të cilët nuk janë ekonomikisht aktivë dhe sigurohen për vitin korent. Ata kanë të drejtë të paguajnë kontribute deri në nivelin maksimal, për të përfituar deri në nivelin maksimal të pensionit të pleqërisë, invaliditetit dhe atij familjar.
    5. Sigurim për një shumë më të madhe të ardhurash kanë të drejtë të bëjnë të vetëpunësuarit, të punësuarit dhe punëdhënësit privatë, duke paguar kontribute deri në nivelin maksimal, për të përfituar deri në nivelin maksimal të pensionit të pleqërisë, invaliditetit dhe atij familjar.



    * 15 vite
    punë të siguruar duhet të plotësojë një i punësuar për të fituar pension të pjesshëm. 35 vite punë të siguruara duhet për të fituar pension të plotë pleqërie
    * 3210 leke
    në muaj është pagesa e kontributeve për të plotësuar vitet e pasiguruara. Kur shuma paguhet për tre muaj ka 1.5% zbritje, për 6 muaj 3% dhe për një vit 6% zbritje



    Ministria e Punës raporton zyrtarisht 146 mijë vetë, mund të jenë më shumë

    Panorama
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  18. #38
    Larguar Maska e Gerrard
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Qeveria, ndryshime në ligjin e Sigurimeve Shoqërore e Kodin Penal

    Personat që kanë përfituar pension në rrugë të paligjshme do të humbasin përgjithmonë të drejtën për të përfituar pension dhe do të dënohen me burgim deri në tre vjet dhe gjobë deri në katërfish të dëmit të shkaktuar.

    Këshilli i Ministrave ka shqyrtuar dje dy vendime për një shtesë në Kodin Penal që ka të bëjë me vendosjen në kod të masës së dënimit për personat që përfitojnë në mënyrë të paligjshme pension, si dhe një vendim për të vendosur një gjobë sa katërfishi i dëmit të shkaktuar nga marrja e pensionit.

    Kodi Penal

    Pak ditë pas shfuqizimit të disa neneve të Kodit Penal për heqjen e shpifjes për gazetarët, Këshilli i Ministrave i ka propozuar Parlamentit dje shtimin e një paragrafi në ligjin nr 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në nenin 144 ku flitet për mashtrimet në sigurimet shoqërore. Kështu, sipas këtij projektligji, thuhet se të gjithë personat që kanë përfituar pension në rrugë të paligjshme përveç gjobës do të dënohen me burgim deri në tre vjet. “Mashtrimi në dokumentet e paraqitura për të fituar padrejtësisht pension ose të ardhura të tjera nga sigurimet shoqërore dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”, thuhet në vendimin e diskutuar dje në qeveri. Ndërkohë, në relacionin që i bashkëngjitet këtij vendimi thuhet se “vepra penale e mashtrimit për të përfituar pensione, si akt shoqërisht i rrezikshëm dhe personat që me anë të mashtrimit përfitojnë padrejtësisht pensione apo të ardhura të tjera nga sigurimet shoqërore dënohet penalisht. Masa e dënimit është gjobë ose burgim deri në tre vjet. Krahas përgjegjësisë dhe dënimit penal, personi duhet të mbajë edhe përgjegjësi për shkaktimin e dëmit ekonomik, financiar”. Lidhur me këto ndryshime, ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmali, ka propozuar që “të hiqet neni 78 dhe të bëhet referencë në nenin 81 pika 2, meqenëse kemi të bëjmë me ndryshime në kode, miratimi i të cilave bëhet me shumicë të cilësuar”.

    Sigurimet shoqërore


    Krahas këtij vendimi, Këshilli i Ministrave ka marrë dje në shqyrtim edhe disa ndryshime në ligjin “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”. Kështu qeveria ka shqyrtuar propozimin që në paragrafin e katërt të pikës 3 të nenit 62 të bëhet ndryshimi ku personat që përfitojnë pension në rrugë të paligjshme humbasin përgjithmonë të drejtën për pension dhe do të të gjobiten me katërfishin e dëmit të shkaktuar shtetit. “Personi që ka përfituar pension ose të ardhura të tjera nga sigurimet shoqërore në mënyrë e me mjete të paligjshme, humbet përgjithmonë të drejtën për këto përfitime dhe dënohet me gjobë, në masën katërfish të dëmit të shkaktuar, pavarësisht nga dënimi i parashikuar në dispozitën përkatëse në Kodin Penal”, thuhet në projektligjin e shqyrtuar dje.



    projekligjet e propozuara

    Projektligj


    Për
    Një ndryshim në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
    në mbështetje të neneve 78 dhe 81 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

    Vendosi:

    Në ligjin nr 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të bëhet ky ndryshim:

    Neni 1


    Paragrafi i katërt, i pikës 3 të nenit 62, ndryshohet si më poshtë vijon:
    “Personi që ka përfituar pension ose të ardhura të tjera nga sigurimet shoqërore në mënyrë e me mjete të paligjshme, humbet përgjithmonë të drejtën për këto përfitime dhe dënohet me gjobë, në masën katërfish të dëmit të shkaktuar, pavarësisht nga dënimi i parashikuar në dispozitën përkatëse në Kodin Penal”.

    Neni 2


    Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

    Projektligj


    Për
    Një shtesë në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

    Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 e Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

    Vendosi:


    Në ligjin nr 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të bëhet një shtesë:

    Neni 1


    Pas nenit 144 shtohet neni 144/1 me këtë përmbajtje:

    Neni 144/1

    Mashtrimet në sigurimet shoqërore

    Mashtrimi në dokumentet e paraqitura për të fituar padrejtësisht pension ose të ardhura të tjera nga sigurimet shoqërore dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

    Neni 2

    Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  19. #39
    Larguar Maska e Gerrard
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Ligji, i rreptë ndaj atyre që falsifikuan pensionet

    Kryeministri Sali Berisha tha dje se ka me qindra raste të qytetarëve që kanë përfituar pension në mënyrë të paligjshme. “Janë me qindra raste që kanë marrë pensione të njerëzve të tyre që nuk janë më. Kjo është një mënyrë shumë e padenjë dhe shumë e dënueshme, sikundër janë të tjerë që kanë falsifikuar statuse dhe gjëra të ndryshme. Ndaj tyre ligji do të jetë i rreptë, pasi ne do të kujdesemi shumë për pensionistët”, u shpreh kryeministri. Sipas kreut të qeverisë “vetëm ajo që nxirret nga ky informalitet dhe falsifikim është një shumë e konsiderueshme dhe akoma nuk është shqyrtuar as një e dhjeta e informacionit”. Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve, të cilët kanë abuzuar në këtë drejtim, “që të ndërpresin një praktikë të tillë, të dënueshme, të papranueshme, dhe jo shoqërore, pasi arka e pensionistëve u përket atyre dhe duhet të synojmë që t’i ndihmojmë me të gjitha mënyrat për të përballuar jetën në kushtet e tregut dhe jo t’i grabisim”.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Pensionet e ulta, rritje 5 deri ne 10 per qind

    E Shtune, 14 Korrik 2007

    Nga data 1 korrik pensionet minimale te qytetit dhe te fshatit do te rriten mesatarisht me 5 dhe 10 per qind. Lajmi u be i ditur dje, nga Kryeministri Sali Berisha, gjate mbledhjes se qeverise, i cili sqaroi dje se do behet nje rritje teresore e pensioneve ne nivelin 5 per qind si dhe nje rritje mbi 10 per qind e pensioneve te fshatit. “Tashme do te behet rritja e dyte e pensioneve. Rritjen e pare te madhe te pensioneve ne e filluam ne fillim te vitit. Ne rritjen e pare vendosem pensionin minimal 50 mije leke ne fshat nga 34 mije qe ishte ne mesataren e tij. Me rritjen qe i bejme prej 10 per qind pensioneve te fshatit ato pesojne nje rritje prej 26 per qind ne kete vit, ndersa pensionet minimale te qytetit me rritjen e dyte prej 5 per qind, do te shenojne nje rritje prej 20 per qind”, deklaroi Berisha. Keshtu nga rritja e re do te perfitojne vetem pensionet e uleta. Sipas shifrave te bera publike dje, nga shtesa e pensioneve perfitojne rreth 400 mije pensioniste shqiptare nga 517 mije qe jane ne skemen e pensioneve. Berisha e vleresoi kete rritje si shume te ndjeshme, pasi pensionistet do perfitojne nje shtese prej 20 per qind ne qytet dhe 26 per qind ne fshat. Nderkohe, sipas vendimit te djeshem pensionet e plota te pleqerise, te invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, qe kane date fillimi nga 1 janari 2007 e ne vazhdim, nuk caktohen me pak se 8 650 leke ne muaj dhe me shume se 17 300 leke ne muaj. Po sipas ketij vendimi, pensionet e plota te pleqerise, te invaliditetit dhe pensionet e plota familjare me date fillimi nga 1 janar 2007 e ne vazhdim, nuk mund te caktohen me pak se 4 520 leke ne muaj. Ndersa pensionet, qe rezultojne me te ardhura mujore nen 10 mije leke, do te kompensohen nga qeveria por jo me shume se masa 760 leke ne muaj. Gjithashtu, Keshilli i Ministrave ka rritur dje ne masen 3 per qind pensionet e parakohshme per vjetersi sherbimi, pensionet suplementare te pleqerise, pensionet suplementare te invaliditetit, pensionet suplementare te invaliditetit te ushtarakeve, qe, per shkak te detyres behen te paafte plotesisht. Nderkohe rritje 3 per qind kane perfituar edhe pensionet suplementare familjare te ushtarakeve, qe, per shkak te detyres, humbasin jeten. Nga e njejta mase rritje do te perfitojne edhe te gjithe pensionet e punonjesve te Policise se Shtetit qe kane humbur jeten ose kane mbetur te paafte gjate kryerjes se detyres. Ne mase 3 per qind do te rritet edhe trajtimi i veçante financiar i piloteve fluturues i efektivave, oficere dhe nenoficere, lundrues, te nendeteseve dhe polumbareve te Forcave Detare, i punonjesve, qe kane punuar ne miniera ne nentoke si dhe trajtimi i veçante i punonjesve te disa ndermarrjeve ushtarake.
    #VamosArgentina

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  4. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •