Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 81
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Berisha: Deputetët e PS të mos shohin realitetin zi, si Rama

    Kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje të enjten deputetëve të opozitës që të jenë pjesë e inaugurimeve që po kryen qeveria gjatë këtyre ditëve. Kreu i qeverisë ishte i pranishëm në Laç, ku ka inauguruar ndërtimin e një shkollë.

    “Ftoj deputetët e Partisë Socialiste që të jenë pjesë e inaugurimeve, pasi edhe ata janë pjesë e taksapaguesve të këtij vendi”, u shpreh Berisha, teksa kërkoi nga deputetët e opozitës që të mos shohin realitetin zi si lideri i tyre. “Z. Rama sheh zi pasi i janë errësuar syzet”, tha më tej kryeministri.

    Një ditë më parë nga Fushë-Kruja, Berisha akuzoi kreun e PS, Edi Rama se qëkur mori partinë, po bën politikë blloku dhe se ka rikthyer gjithë bllokmenët në parti. /Balkanweb/
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Bardhi
    Anëtarësuar
    06-09-2002
    Postime
    708
    Eshte gje shume e mire dhe e nevojshme.
    Jemi shume poshte me paga, ne rajon.
    JU NJE HAP - PUNA DY...

  3. #63
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Konference per shtyp e Zv/ Ministrit te Financave Nezir Haldeda

    Të dhëna dhe fakte të ekonomisë për 5 mujorin 2010

    Në emër të Ministrisë së Financave jam sot në këtë dalje publike për të rrëzuar dhe përgenjeshtruar, pretendimet e kreut te opozitës në lidhje me situatën ekonomike në vend.

    Më poshtë do të jap disa shifra dhe fakte të konfirmuara nga institucione të specializuara dhe të certifikuara në këtë fushë. Disa nga këto tregues opozita kërkon ti nxije, të ndryshojë në opinionin publik realitetin dhe të përcjellë tek ta krizën që ekziston tek opozita dhe kreu i saj.


    Më poshtë po rendis disa shifrat më të fundit të ekonomisë shqiptare:

    Importi i makineri-paisjeve

    Duke krahasuar miajin Maj 2010 me muajin Maj 2009 volumet jane:

    4.1 miliard lekë dhe 3.7 miliard lekë ose 10.3% me shume se i njejti muaj i vitit të kaluar.

    Importet gjithsej:

    Në Maj 2010 janë 33.3 miliard lekë, ne Maj 2009 janë 32.5 miliard lekë ose 2.5% me shumë

    Të ardhurat nga importet:

    Maj 2010 janë 10.2 miliard lekë , Maj 2009 janë 8.8 miliard lekë ose 15.3% më shumë, ose 3% më shumë se programi.



    Tani le t’ju referohemi shifrave të eksporteve:

    Eksportet e mallrave shqiptare për 5 mujorin e vitit të vazhdim janë 821 mijë ton mallra të vlerësuar në 30.2 miliard lekë. E njejta periushë e vitit të kaluar është 463 mijë ton ose 11.6 miliard lekë. Ku reflektohet një rritje prej mbi 77% në volum dhe 2.6 herë më shumë në lekë.


    Eksporti i energjise elektrike:

    Për 5 mujorin e vitit 2010 është 7.6 miliard leke, krahasuar më 1.2 miliard lekë të të njëjtës periudhë të vitit të kaluar ose 6.3 herë më shumë.


    Rieksportimet ( prodhimet e manifakturës ) :

    Për 5 mujori 2010 është 106 mijë ton vlerësuar në 35 miliard lekë, e njëjta periudhë e vitit të kaluar kishte volumin 45.9 mijë ton e vlerësuar në 26.5 miliard lekë, ku duket një rritje prej 2.3 herë në volum dhe 1.3 hërë në lekë.


    Totali i eksporteve gjithsej:

    Per 5 mujorin e këtij viti llogaritet 72.8 miliard lekë, kur 5 mujori i vitit të kaluar ishte 39.3 miliard lekë duke demontruar një rritje prej 85 %.



    Shifrat e dhëna më lart janë trasparente. Gjithashtu theksoj se këto shifra vijnë nga institucione të specializuara dhe certifikuara të fushës.

    Përsa i përket prentedimeve për rëndimin e ekonomisë së familjeve shqiptare nga disa ndryshime të bëra së fundi në ligjin “Për Akcizat”, theksoj se këto pretendime janë të pabaza pasi jo vetëm që nuk prekin jetën e qytetarëve por përkundrazi ndryshimi i ligjit “Për Akcizat” reflekton disa ulje në disa produketeve që janë pjesë e konsumit familjar.

    Gjithashtu këto ndryshime kanë synim të mbrojnë jetën dhe ambientin e qytetarëve, kjo tregohet tek ndryshimet që u janë bërë akcizave të disa produkteve me përmbajtje kimike dhe të përdorura. Këto ndryshime janë në përputhje të plotë me përafrimin e legjislacionit tonë me atë europian si dhe rritin konkurueshmërinë në rajon.

    Ndyshimet e bëra në kuadrin rregullator fiskal të viteve të qeverisjes së kesaj mazhorance kanë patur në bazë filozofine pro-biznes dhe nuk është e tepër ti përsërisim uljen me 2.5 herë të tatimit mbi fitimin, uljen me 2.3 herë të tatimit mbi të ardhurat, ulejen 2 herë të taksës e punës, hoqëm 26 taksa nacionale dhe të tjera ndërhyrje ligjore që kanë qenë të nevojshme për të siguruar stabilitet makro ekonomik, rritje të vazhdueshme ekonomike dhe përafrim të legjislacionit tonë me atë të BE.

    Ministria e Financave

  4. #64
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Sa do rriten pagat dhe pensionet

    nertila maho

    Nga 1 korriku, pagat e administratës dhe pensionet do të rriten. Kryeministri Sali Berisha e ka rikonfirmuar dje për të disatën herë se Qeveria e tij do t'i shkojë deri në fund këtij premtimi paraelektoral. Këtë besim kreu i Qeverisë e bazoi në performancën e mirë të ekonomisë, ku vërehet një rritje e eksporteve, depozitave në sistemin bankar dhe numrit të bizneseve. "Janë këta tregues, të cilët na shtyjnë ne të vendosemi kundra rryme për rritjen e rrogave dhe pensioneve, siç i kishim parashikuar. Ne kemi përzgjedhur t'i përmbahemi këtij premtimi të programit të Qeverisë, me bindjen më të thellë se investimi i parë dhe më i rëndësishëm i të gjitha investimeve është investimi te njeriu", tha Berisha. Ky vendim i Qeverisë, që pritet të japë efekt direkt mbi të ardhurat e 820 mijë qytetarëve shqiptarë, ende nuk ka marrë formën përfundimtare por skemat e mundshme për masën e rritjes së pagave dhe pensioneve janë lakuar herë pas here. Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se rritja e pagave dhe pensioneve do t'i qëndrojë besnike detajeve të programit ekonomik fiskal. Ky program parashikon një rritje prej 4% për pagat e larta dhe 10% për pagat e ulëta, ose ndryshe minimale. Ndërkohë për sa i përket pensioneve, rritja e tyre do të jetë përkatësisht 7% për qytetin dhe 15% për fshatin. Deklaratat e herëpashershme të kreut të ekzekutivit Sali Berisha, Ministrit të Financave, Bode dhe atij të Punës, Ksera, shpesh kanë rikonfirmuar këto shifra duke krijuar kështu një tablo të qartë mbi planet e Qeverisë, për masën e rritjes së pagave dhe pensioneve. Kryeministri Sali Berisha theksoi pak kohë më parë, që rritja më e madhe do të jetë për pagat dhe pensionet e ulëta kurse për pagat e zyrtarëve të lartë rritja do të jetë aq sa inflacioni, ose një për qind më shumë sipas rregullave të përcaktuara. Gjithçka pritet të vendoset pas mbylljes së 6 mujorit të parë të këtij viti, ku do të analizohet realizimi i të ardhurave. Sidoqoftë në buxhet janë të ngrira aktualisht 5.7 miliardë lekë ose 57 milionë dollarë për rritjen e pagave dhe pensioneve. Nga këto, 3 miliardë lekë janë të parashikuara për paga dhe 2.7 miliardë për pensione.

    Shkurtimi i buxhetit
    Ana tjetër e medaljes për rritjen e pagave dhe pensioneve është regjimi i disiplinuar në përdorimin e buxhetit që duhet të zbatohet. Kryeministri Sali Berisha theksoi dje gjatë mbledhjes së Qeverisë se buxheti duhet të shkurtohet në aspektin e shpenzimeve, në mënyrë që të ruhet balanca makroekonomike. "Dua t'ju informoj se këtë vit do shkojmë në Parlament për të shkurtuar shpenzimet. Në qoftë se vendosim të rrisim rrogat dhe pensionet, ne do t'i qëndrojmë asaj që kemi deklaruar, për shkurtimin me 20 për qind të buxhetit të të gjitha institucioneve", tha Berisha. Sipas tij, shkurtimet e para më të mëdha do t'i bëhen Qeverisë dhe agjencive të Qeverisë, por nga ana tjetër nga këto shkurtime nuk do të përjashtohet as edhe një institucion i vetëm. Në shkurt Qeveria "ngriu" 30 miliardë lekë nga shpenzimet e administratës, ku një pjesë e mirë e kësaj shume i përket investimeve publike. Shumë shpejt pritet që në Parlament të realizohet shkurtimi i 20 për qind të buxhetit të miratuar për 2010-ën, sikurse konfirmon edhe kreu i Qeverisë Berisha. Nga ana e Ministrisë së Financave është konfirmuar se një rishikim i buxhetit mund të bëhet në fillim të korrikut, por që ky rishikim nuk do të prekë pagat, pensionet, investimet.

    shkurtimet ne buxhet 2010 2010
    Buxheti Pritshmi
    TOTALI TE ARDHURAVE 360.955 330.565 -30.390
    TOTALI I SHPENZIMEVE 410.721 380.331 -30.390
    Shpenzime Korrente 319.430 308.820 -10.610
    Shpenzime Operative Mirembajtje 37.272 32.272 -5.000
    Buxheti lokal 38.223 31.486 -6.737
    Buxheti lokal (Granti) 17.275 16.008 -1.267
    Buxheti lokal (Te ardhurat e veta) 20.948 15.479 -5.469
    Shpenzime te tjera 20.542 20.542 0
    Shpenzime Kapitale 86.062 67.409 -18.653
    Financimi Brendshem 59.471 38.599 -20.872
    Financimi Huaj 26.591 28.810 2.219
    DEFIÇITI -49.766 -49.766 0
    FINANCIMI DEFIÇITIT 49.766 49.766 0
    Brendshem 39.612 35.926 -3.686
    Te ardhura nga Privatizimi 300 300 0
    Hua-marrje e brendeshme 39.312 35.626 -3.686
    I Huaj 10.155 13.840 3.685
    Hua afatgjate(e marre) 18.815 22.500 3.685

    Këshilltarët

    Pagat e ulta 10%
    Pagat e larta 4%
    Zyrtarët e lartë 1%
    Pensionet e lartë 7%
    Pensionet e ulta 10%
    Pensionet fshat 15 %

    Financat: Borxh në euro edhe nga bankat vendase

    Situata e favorshme në tregun vendas ka bërë që Qeveria të kthejë sytë te mundësia e huamarrjes së brendshme, përmes emetimit të një bonoje afatshkurtër të dominuar në euro. Drejtori i Borxhit, Xhentil Demiraj bëri me dije dje se Ministria e Financave po monitoron me kujdes likuiditetin në tregun e brendshëm, për të analizuar mundësitë që ekzistojnë. "Normat e interesit të huamarrjes së brendshme janë ulur në mënyrë konstante. Kështu bonoja "benchmark", apo barometër, e Qeverisë, që është ajo 1-vjeçare, është ulur nga 9.24% në fund të vitit 2009, në 8% aktualisht, çka përbën një reduktim të kostos që ajo shkakton në buxhetin e shtetit, prej më tepër se 13%" thekson Demiraj. Me një logjikë të thjeshtë, në kohën kur tregjet financiare të huaja po shfaqin një destabilitet të theksuar dhe interesa jo të favorshme, një huamarrje brenda vendit me interesa të leverdishme mund të bëhej zgjidhja e Qeverisë në këtë moment. Nga ana tjetër, Demiraj thekson se Financat po tregohen të kujdesshme për të mos rrezikuar plotësimin e nevojave të sektorit privat. Sa i përket Eurobondit dhe destinacionit të tij, drejtori i Borxhit bën me dije se Shqipëria është në pritje të "kohëve më të mira" në tregjet financiare të huaja. Një tjetër pikë në të cilën u ndal drejtori Xhentil Demiraj ishte edhe niveli i huamarrjes për këtë vit. "Huamarrja e 2010-ës vijon të kryhet në përputhje me Ligjin e Buxhetit për këtë vit. Sipas këtij ligji, deficiti vjetor prej 49,7 miliardë lekësh do të financohej nëpërmjet Huamarrjes së Brendshme prej 39,6 miliardë lekësh, dhe financimit të huaj nga kreditë e zhvillimit prej 10.1 miliardë. Deri më tani, huamarrja e brendshme ka arritur në 14,5 miliardë lekë apo 36% e totalit të saj për gjithë vitin", informoi ai.

    Panorama

  5. #65
    Albo, sipas statistikave te qeverise, vjet patem 9.9% rritje ekonomike. Po ta le se su duhet te besohen

  6. #66
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    Nuk e di se si nje njeri normal mund te jete kunder ngritjes se pagave apo kunder liberalizimit te vizave !!!
    E di se ju nuk jeni kunder ketyre, por vetem se kete rritje e ben Sali Berisha juve ju pengon.
    Mua nuk me intereson se a eshte ne krye te shtetit Sali Berisha apo Edi Rama, mua me intereson standardi i jeteses se shqiptarve kudo qe jane. Nese ky standard rritet, pamvaresishte per merite te kujt, une jam shume i lumtur.
    Popullorqe kesaj punes suaj i thone "per inat te nusen, me vdist djali".
    Keto qe thua Ti jane komplet propagand e paster e PD (dmth. kete thone edhe ata)
    Nuk eshte aspak e vertete qe ne jemi kunder sepse "rritjen" e realizon Berisha, perkundrazi nese kjo rritje do te ishte e vertete ateher do ishin shum te paket ata qe do kritikonin S.Berishen dhe qeverine.
    Por fatkeqesisht rritja eshte propagandistike dhe e genjeshtert, me rritjen e taksave
    me ritjen e shfrenuar te inflacionit, me rritjen e pa permbajteshme te çmimeve ne treg pagat reale dhe pensionet jane zvogeluar me teje dhe jo jane rritur.
    Po te mar nje shembull te thjeshte nese mua S.Berisha me rrite pagen 5 leke dhe per te realizuar te njejtin standart jetese me duhet te harxhoj 10 leke me shume atehere mua realisht me eshte zvogeluar paga dhe jo me eshte rritur.

    Ps. E kam thene edhe disa here te tjera nese Ju nuk jetoni ne Shqiperi dhe nuk mund ta provoni realisht ate qe thoni ateher eshte me mire te na besoni ne qe e perjetojme vete kete "rritje" madheshtore qe na bene Partia jone e lavdishme me shokun Sali ne krye.

  7. #67
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Nuk eshte aspak e vertete qe ne jemi kunder sepse "rritjen" e realizon Berisha, perkundrazi nese kjo rritje do te ishte e vertete ateher do ishin shum te paket ata qe do kritikonin S.Berishen dhe qeverine.
    Cdo qytetar evropian apo amerikan, po te lexonte lajmin qe ju as merrni mundimin ta lexoni te plote me lart, se "i dini te tera", do te mrekullohej dhe nuk do ta besonte. Qeveria shqiptare po shkurton shpenzimet e buxhetit te vete me 20%, ne menyre qe pensionistet e buxhetoret shqiptare te marrin nje rritje ne te ardhurat e tyre. Ne menyre qe efektet negative te krizes boterore qe indirekt prekin edhe tregun shqiptar, te mos ndikoje negativisht shtresat me te varfera te popullsise, buxhetoret e pensionistet.

    Berisha nuk e kontrollon dot cmimin e naftes ne tregun boteror qe ndikon direkt cmimet e te gjitha mallrave ne tregun shqiptar. Ai nuk kontrollon dot as krizen me te madhe ekonomike qe BE po kalon dhe qe po e manifeston veten ne paralizimin e ekonomise se shtetit fqinj grek qe puneson 20% te fuqise punetore shqiptare. Berisha nuk ka as miliarda dollare qe mund ti marre hua nga Kina e Japonia per te stimuluar ekonomine shqiptare, sic bejne shtete si SHBA e Gjermania. Berisha ka vetem buxhetin e shtetit, ate e kontrollon, dhe 20% te ketij buxheti, po ua kalon buxhetoreve e pensionisteve per ti ndihmuar sado pak me rritjet e cmimeve dhe uljen e te ardhurave nga emigracioni.

    Dhe bravo i qofte, pasi deshmon qe qeveria e tij eshte nje qeveri qe eshte ne krahun e qytetareve e pensionisteve, shtresave me te varfera e me te prekura nga levizjet e cmimeve te mallrave ne treg. Mbase per ty nje rritje 10% te te ardhurave mujore nuk jane shume, per nje pensionist qe jeton vetem me pensionin e tij, jane nje ndihme e madhe.

    Albo

  8. #68
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Cdo qytetar evropian apo amerikan, po te lexonte lajmin qe ju as merrni mundimin ta lexoni te plote me lart, se "i dini te tera", do te mrekullohej dhe nuk do ta besonte. Qeveria shqiptare po shkurton shpenzimet e buxhetit te vete me 20%, ne menyre qe pensionistet e buxhetoret shqiptare te marrin nje rritje ne te ardhurat e tyre. Ne menyre qe efektet negative te krizes boterore qe indirekt prekin edhe tregun shqiptar, te mos ndikoje negativisht shtresat me te varfera te popullsise, buxhetoret e pensionistet.


    Albo
    Me vjen keq qe po ta them por Ti nuk e njeh kush eshte S.Berisha.
    S.Berisha ka dy ane medalje, njera eshte ajo qe shfaqet perdite me ane te propagandes (te cilen Ti fatkeqesisht e beson qorrazi), dhe e dyta eshte S.Berisha real dhe konsekuencat qe i sjell Ai perdite Shqiperise me veprimet e tije.
    Mjafton qe te kujtoj qe nje nder veprimet e para qe beri Berisha kur erdhi ne pushtet ishte nder te tjera edhe zevendesimi i drejtimit te Institutit te Statistikave
    duke vendosur ne krye te atij Instituti njeriun e tij te afert.

    Une nuk pretendoj se "i di te tera" - sikurse shprehesh Ti- por me miresjellje do kerkoja te njejten gje edhe nga Ju "te mos pretendoni se jeni njeriu me i zgjuar ne planet".
    Pershendetje.

  9. #69
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Keto qe thua Ti jane komplet propagand e paster e PD (dmth. kete thone edhe ata)
    Nuk eshte aspak e vertete qe ne jemi kunder sepse "rritjen" e realizon Berisha, perkundrazi nese kjo rritje do te ishte e vertete ateher do ishin shum te paket ata qe do kritikonin S.Berishen dhe qeverine.
    Por fatkeqesisht rritja eshte propagandistike dhe e genjeshtert, me rritjen e taksave
    me ritjen e shfrenuar te inflacionit, me rritjen e pa permbajteshme te çmimeve ne treg pagat reale dhe pensionet jane zvogeluar me teje dhe jo jane rritur.
    Po te mar nje shembull te thjeshte nese mua S.Berisha me rrite pagen 5 leke dhe per te realizuar te njejtin standart jetese me duhet te harxhoj 10 leke me shume atehere mua realisht me eshte zvogeluar paga dhe jo me eshte rritur.

    Ps. E kam thene edhe disa here te tjera nese Ju nuk jetoni ne Shqiperi dhe nuk mund ta provoni realisht ate qe thoni ateher eshte me mire te na besoni ne qe e perjetojme vete kete "rritje" madheshtore qe na bene Partia jone e lavdishme me shokun Sali ne krye.
    Ne cilen pjese te tekstit tim e verejte propaganden e paster te PD-se. Une nuk bej propagand as per partite e Kosoves e lere me per ato te Shqiperise.
    Lajmet e mira qe vijne nga Shqiperia me gezojne shume. Statistikat qe i ka sjell Albo me larte jane statistika qe secilin shqiptar e bejne te ndjehet mire. Nga ato statistika mund te frikesohen vetem fqinjet e Shqiperise, e nuk duhet te frikesoheni edhe ju simpatizantet e partive rivale.
    Çmimet po rriten edhe ne vendet tjera e jo vetem ne Shqiperi. Perderisa ne vendet tjera po ndodhin cdo dite uljet e pagave, largimet nga puna, pushimet pa pagese, zgjatja e moshes se pensionimit, heqja e rroges se 13-te, shkurtime te shpenzimeve etj...ne Shqiperi ndodh e kunderta, ne Shqiperi po rriten pagat dhe pensionet.

  10. #70
    Ska cben ndryshe nese do europe do i ngrere pesionet
    dhe do regullojo shume gjera do zdo xhaxhi MALOK
    europa ka kushte nuk eshte shqiperi
    mos na cani veshet kot se sjemi te prapambetur as budallenj.....
    Ndryshuar për herë të fundit nga HELEN OF TROY : 11-06-2010 më 15:48
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  11. #71
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Kjo asht ni gja e mire,,,,,,,,,,,sepse ne Shqipni ka shume diference ne pagese midis sektorit publik dhe atij privat

    bashke me kulacin duhet te fershelleje edhe kerbaci

  12. #72
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    Ne cilen pjese te tekstit tim e verejte propaganden e paster te PD-se. Une nuk bej propagand as per partite e Kosoves e lere me per ato te Shqiperise.
    Lajmet e mira qe vijne nga Shqiperia me gezojne shume. Statistikat qe i ka sjell Albo me larte jane statistika qe secilin shqiptar e bejne te ndjehet mire. Nga ato statistika mund te frikesohen vetem fqinjet e Shqiperise, e nuk duhet te frikesoheni edhe ju simpatizantet e partive rivale.
    Çmimet po rriten edhe ne vendet tjera e jo vetem ne Shqiperi. Perderisa ne vendet tjera po ndodhin cdo dite uljet e pagave, largimet nga puna, pushimet pa pagese, zgjatja e moshes se pensionimit, heqja e rroges se 13-te, shkurtime te shpenzimeve etj...ne Shqiperi ndodh e kunderta, ne Shqiperi po rriten pagat dhe pensionet.
    Ate punen e propagandes ta kam shpjeguar me ca kllapa atje lart.
    Laqjmet e "mira" qe bie Albo jane "axhanset" qe sponsorizon Saliu.
    Une nuk ju pengoj Ty, Albo apo kedo tjeter qe ti besoni ato qe juve shkruani.
    Ti mund te gezohesh sa te duash per lajmet e "mira" qe vine nga Shqiperia por mos me kerko edhe mua te gezohem me Ty.
    Neqoftese doni te "gezoheni" realisht si puna ime Ti, Albo apo ndonje tjeter qe gezohet nga larg ju ftoj te vini ne "parajsen" shqiptare dhe te gezoheni sa te kenaqeni.

  13. #73
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Ate punen e propagandes ta kam shpjeguar me ca kllapa atje lart.
    Laqjmet e "mira" qe bie Albo jane "axhanset" qe sponsorizon Saliu.
    Une nuk ju pengoj Ty, Albo apo kedo tjeter qe ti besoni ato qe juve shkruani.
    Ti mund te gezohesh sa te duash per lajmet e "mira" qe vine nga Shqiperia por mos me kerko edhe mua te gezohem me Ty.
    Neqoftese doni te "gezoheni" realisht si puna ime Ti, Albo apo ndonje tjeter qe gezohet nga larg ju ftoj te vini ne "parajsen" shqiptare dhe te gezoheni sa te kenaqeni.

    Nese ndaj lajmit "qeveria rrit pagat dhe pensionet" ti reagon ne kete menyre, po pyes si do te kishe reaguar nese lajmi do te ishte "qeveria ul pagat dhe pensionet"!!!

  14. #74
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    mbase jo te gjithe e dijne se qeveria ngre rrogat e atyre qe punojne per qeverine, pra sektori publik - pra caku i qeverise eshte per buxhetoret ...

    po ata qe marin rrogat nga bashkite e komunat, a do te kene rritje rrogash ...

    kush mund te jape nje statistike te perafert se sa jane te punesuar per shtetin, sa per lokalet, dhe sa jane ne sektorin privat ...

    tjeter, kush mund te na thote perafersisht se sa eshte perqindja e inflacionit plus rritjes e çmimeve, dhe sa eshte rritja e pagave ...

    tjeter, kush mund te thote se si indeksohen pensionet krahasuar, te pakten, me inflacionin ...

    syte e Shqiptareve jane te mberthyera tek qeveria "ime" per rritjen e perhershme, me te madhe ne Europe, e pacenuar nga kriza ekonomike, me prodhimtari dhe lekun me te qendrueshem se kurdohere ...

    po te jepen me vertetesi shifrat e mesiperme, na del se qeveria "bufi" ishte me rezultative se qeveria "ime" ...

  15. #75
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    Nese ndaj lajmit "qeveria rrit pagat dhe pensionet" ti reagon ne kete menyre, po pyes si do te kishe reaguar nese lajmi do te ishte "qeveria ul pagat dhe pensionet"!!!
    Ore po sa te çuditshem qe jeni!!!
    Une te them shqip qe: "Qeveria e Shqiperise genjen diten per diell pa iu dridhur qerpiku" dhe Ti me drejtohesh pse reagon keshtu.
    Po si duhet te reagoj une sipas teje, duhet ti them qeverise "faleminderit shume qe po me genjen", apo "une jam shum i gezuar qe qeveria po me genjen"?

  16. #76
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Koldashi: Ja sa do rriten pensionet

    Të gjithë qytetarët që marrin një pension, nga dje mund ta tërheqin atë bashkë me shtesën e përfituar nga rritja që qeveria miratoi së fundmi.Për ata që e kanë tërhequr këtë pension nga data 1-5 korrik, Instituti i Sigurimeve Shoqërore publikoi edhe ditët kur mund të tërhiqet më vete edhe shtesa. Drejtoresha e ISSH-së, Evelina Koldashi, përmes një deklarate për shtyp bëri me dije detajet rreth rritjes së pensioneve sipas ndarjes në kategoritë fshat-qytet apo edhe sipas profesioneve.

    Rritja sipas kategorive
    Qeveria këtë vit bëri një rritje të pensioneve në kufirin e 4 dhe 7 për qind. Diferenca e rritjes fshat-qytet u ruajt sikurse në vitet e mëparshme, duke i dhënë prioritet rritjes së pensioneve të fshatit. Drejtoresha e ISSH-së, Koldashi, tha dje se numri i përfituesve nga kjo rritje është i konsiderueshëm. “Janë rritur në masën 4 për qind të gjitha pensionet e pleqërisë urbane, invaliditetit, familjarë, si dhe të gjithë përfituesit e programeve të veçanta, si ushtarakë, minatorë, ish-punonjës të industrisë ushtarake, pilotë, detarë dhe profesorë. Gjithashtu, rriten me 7 për qind të gjitha pensionet e pleqërisë rurale, të invaliditetit dhe ato familjare. Nga ky vendim përfitojnë në total 570 561 përfitues”, tha ajo. Por, sa rriten në vlera pensionet minimale dhe maksimale për fshatin dhe qytetin. Nëse pensioni minimal i qytetit së bashku me kompensimet ishte 12 mijë e 840 lekë, tani ai bëhet 13 mijë 267 lekë. Pensioni maksimal i qytetit së bashku me kompensimet ishte 21 mijë e 880 lekë dhe bëhet 22 mijë e 734 mijë lekë. Për pensionin e plotë të fshatit, sipas llogaritjeve të ISSH-së, nëse ai ishte së bashku me kompensimet 7 mijë e 870 lekë, tani ai bëhet 8 mijë e 358 lekë. Pensioni maksimal i fshatit, nga 11 mijë e 117 mijë lekë, bëhet 11 mijë e 317 lekë.

    Datat dhe fondi
    Qytetarët që kanë filluar të tërheqin pensionin nga dje e kanë marrë atë të plotë me gjithë rritjen e fundit që i bëri qeveria. Ndërkohë që, për të gjithë ata që kanë tërhequr pensionin në datë 1-5 korrik, kur ende nuk ishte kaluar shtesa Instituti i Sigurimeve Shoqërore, bëri me dije se janë vendosur data të posaçme kur mund të tërhiqet kjo shtesë. Kështu, për ata që tërhoqën pensionin në datë 1 korrik, shtesa mund të tërhiqet në datë 11 korrik, për ata që e tërhoqën në datë 2 korrik, shtesa merret në 12 korrik e me radhë deri te qytetarët që kanë tërhequr pensionin në datë 5 korrik dhe që shtesën do të mund ta marrin në datë 15 korrik. Rritja që qeveria i bëri pensioneve do t’i kushtojë asaj 270 milionë në muaj ose të paktën kaq është fondi i vënë në dispozicion për çdo muaj, ndërsa për pjesën e mbetur të 2011-s fondi është 1.6 miliardë lekë. Drejtoresha e ISSH-së, Koldashi, tha dje se qytetarët do të vazhdojnë të marrin së bashku me pensionin edhe kompensimin e të ardhurave të tjera të sanksionuara me vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave, duke filluar nga kompensimi për energjinë e deri tek ai për çmimin e bukës apo indeksime të të ardhurave mujore.

    270 milione leke
    në muaj është llogaritur fondi për rritjen e pensioneve për 570 561 përfitues, ndërkohë që për muajt e mbetura të vitit 2011, fondi është parashikuar 1.6 miliardë lekë

    7 per qind
    është rritja e pensioneve maksimale dhe minimale për fshatin sipas vendimit të qeverisë, ndërkohë që rritja e pensioneve për qytetin u limitua në 4 për qind

    Tërheqja e shtesës

    Qytetarët që kanë tërhequr pensionin në datat para 5 korrikut, do marrin shtesën sipas ditëve të mëposhtme

    • Data 1 në 11 korrik

    • Data 2 në 12 korrik

    • Data 3 në 13 korrik

    • Data 4 në 14 korrik

    • Data 5 në 15 korrik

    Pensionet, sa ishin dhe sa bëhen

    Të ardhurat minimale për pensionin minimal të qytetit
    Ishte
    10690 leke + 2150 = 12.840
    Bëhet
    11117 leke + 2150 = 13267 leke

    Të ardhurat maksimale për pensionin e plotë të qytetit:
    Ishte
    21380 lekë + 500= 21880 lekë
    Bëhet
    22234 lekë + 500 = 22734 lekë

    Të ardhurat e pensionit të plotë të fshatit:
    Ishte
    6980 leke 890 = 7870 lekë
    Bëhet
    7468 leke + 890= 8358 lekë

    Të ardhurat e pensionit maksimal të fshatit:
    11117 leke + 200 = 11317 lekë


    Panorama
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  17. #77
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882

    Sigurimet Shoqërore: “Pensionet, jo ndryshim të moshës, por të skemës”

    Studimet demografike tregojne se kategoria e personave mbi 65 vjec, po rritet cka po sjell fenomenin e plakjes së shoqërise sonë.

    Rritja e numrit te personave qe duhet te perfitojne nga skema e sigurimeve shoqerore, per shkak te ketij fenomenit te plakjes ka edhe nje fature financiare me te larte per t'u paguar. Por a lehtesohet kjo fatura nga rritja e moshes se daljes ne pension? Ideja e kreut te qeverise per te ndryshuar skemen e pensioneve, duke e cuar moshen e daljes ne pension ne 70 vjec ka shkaktuar irritime edhe kundershti.

    Shume te moshuar te cilet ende nuk e kane arritur pragun e te 70-ave deshmojne se jane te paafte fizikisht dhe menderisht per te punuar deri ne kete moshe.

    Nje

    Njerezit jane te lodhur, popullsia eshte e kequshqyer dhe ka bere nje jete te lodhshme

    Nje pensioniste
    pjese e shqiptareve e kane kaluar jeten duke bere pune te renda fizike. Pjesa me me madhe e popullise qe do te preken te paret nga vendimi per rritjen e moshes se daljes ne pension i kane jetuar te dyja sistemet, periudhen e komunizmit dhe pas demokracise. Ata qe kane disa vite qe kane dale ne pension tregojne se jane te pamundur te kryejne cdo lloje aktiviteti qe do te thote pune.

    Skema e pensioneve në borxhe

    Për herë të fundit, në vitin 2002 ish-qeveria e atëhershme socialiste miratoi në kuvend një ligj që rriste me 5 vjet moshën e daljes në pension, si për burrat ashtu dhe për gratë.

    Për të zbutur reagimet e publikut në atë kohë qeveria zgjodhi një skemë graduale për zbatimin e ligjit, sipas të cilës mosha e daljes në pension rritej nga 6 muaj për cdo vit, për një periudhë dhjetëvjecare deri në vitin 2012. Si rezultat, qeveria ia doli që ta rriste moshën e pensionit nga 60 në 65 vjec për burrat dhe nga 55 në 60 vjec për gratë pa ndonjë kontestim të fortë nga publiku dhe grupet e interesit. Pra qe prej 1 janarit te vitit te ardhshem dalja ne pension do te jete 65 per burrat dhe 60 per grate. Por një ditë më parë, në mbledhjen e grupit parlamentar kryeministri tha se rritja nuk mjafton dhe lajmëroi se mosha e daljes në pension do të rritet sërish edhe me 5 vjet të tjera.

    "Mosha 65 vjeç për pensione të caktuara në një kohë kur jetëgjatësia mesatare ka qenë 70 vjeç, kur sot jetëgjatësia mesatare po shkon rreth 78 vjeç. Ne do të vëmë indeksimet e zgjatjes së moshës së pensionit me zgjatjen e jetëgjatësisë", tha Berisha, një ditë më parë.

    Top-Channell

  18. #78
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    ne shqiperi nuk ka pune per te rinjte dhe le pastaj per te moshuarit,
    pastaj c'te flasim per pensione , njerezit ne shqiperi shumica punojne ne privat, pa siguracione, kjo kategori njerezish asnjehere nuk do perfitojne pension
    Ndryshuar për herë të fundit nga Marya : 08-09-2011 më 02:34

  19. #79
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    sala eshte pjerdh nga trute.

  20. #80
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Cdo borxh qe merr qeveria per ndertimin e rrugeve tunele,etj paguhet nga populli, dhe cdo lek i vjedhur nga qeveritaret paguhet perseeri nga populli, dhe kur populli nuk e kupton kete ata gjithmon do ecin kaluar.

    Gazetat dhe njerzit thone vodhi ky e vodhi ai nuk e kuptojne se po vjedhin ne xhepat e tyre.

    Ngritja e pensioneve eshte njera menyre, tjetra jane ngritja e taksave, energjise, ushqimeve etj.

    Jo vetem ne Shqiperi por ne gjith evropen duhet nje sistem tjeter i organizimit te shoqerise sepse ky sistem i ashtuquajtur demokratik dhe pluralist nuk i zgjidh dot me problemet e rendesishme qe po kalon shoqeria njerezore.

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  4. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •