Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 81
  1. #41
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Pensionet, 4 shembuj me koeficientet e rinj

    Vetëm një javë më parë qeveria ka përcaktuar koeficientet e indeksimit të bazës së vlerësimit vjetor, individual, për llogaritjen fillestare të pensioneve nga viti 1994 deri në 2006. Kjo do të thotë se të gjithë personat që kanë dalë në pension nga 1 janari i vitit të kaluar, pagat mbi të cilat janë derdhur kontributet nga 1 janari 1994 dhe deri në momentin që janë larguar nga puna, si dhe pagat referuese që i përkasin periudhës së sigurimit para kësaj date, do të rivlerësohen duke u shumëzuar edhe me këtë koeficient.
    Llogaritja
    Në ligjin “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, shuma fillestare e pensionit mujor të pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë e pensionit që u jepet të gjithë personave të siguruar caktohet çdo vit me vendim të Këshillit të Ministrave dhe aktualisht është 8240 lekë në muaj. Shtesa 1 për qind për vit sigurimi shumëzohet me bazën mesatare të vlerësueshme që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve. Në po këtë ligj përcaktohet se Këshilli i Ministrave indekson çdo vit bazën e vlerësimit individual në lidhje me zhvillimin e kontributeve mesatare të paguara. Ky koeficient do të shërbejë dhe për indeksimin e pagës neto mesatare. Llogaritja e koeficienteve të indeksimit të bazës së vlerësuar individuale të çdo kontribuuesi, është bërë mbi bazën e të ardhurave nga kontributet të evidentuara sipas bilanceve financiare të viteve 2005 e 2006 dhe mbi bazën e të dhënave statistikore të numrit të personave që kanë kontribuar, sipas viteve. Për sektorin shtetëror, numri i kontribuuesve është marrë nga të dhëna e INSTAT-it, Forcat e Punës, si mesatare e tremujoreve të vitit 2006. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, janë vetëm për pensionet, që caktohen me datë fillimi nga 1.1.2007, dhe përballohen nga buxheti i vitit 2007, miratuar për Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Vendimi nr.400, datë 21.6.2006, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e koeficienteve të indeksimit të bazës së vlerësimit vjetor, individual, për llogaritjen fillestare të pensioneve”, shfuqizohet.

    4 shembujt

    Shembull 1. Paga Referuese për vitin 1994

    Nëse për vitin 1994 paga referuese për llogaritjen e pensionit, si dhe rillogaritjen e tij ishte 3000 lekë të reja., pas koeficientit të ri të indeksimit të miratuar nga Këhsilli I Ministrave pak kohë më parë kjo pagë shkon në 13, 796 lekë të reja

    Llogaritjet:
    Paga referuese:
    3000 lekë
    Indeksohet me
    a) Indeksin Vjetor që është: 1,32
    b) Indeksin Progresiv që është 4,60
    Paga referuese tani do të jetë 13, 796 lekë të reja.

    Shembull 2: Paga referuese për vitin 1999

    Për vitin 1999 paga referuese për llogaritjen e pensionet si dhe rillogaritjen e tij ka qenë 7000 lekë të reja. Pas koeficientit të ri të indeksimit, miratuar nga Qeveria javën e shkuar kjo paga referuese për vitin 1999 shkon në 12, 748 lekë të rinj.

    Llogaritjet
    Paga Referuese: 7000 lekë
    Indeksohet me:
    a)Indeksin Vjetor që është 1.09
    b)Indeksin Progresiv që është 1.82

    Paga referuese tani do të jetë 12, 748 lekë të rinj.

    Shembull 3: Paga referuese për vitin 2002

    Për vitin 2002 paga referuese për llogaritjen e pensionit ka qenë 10000 lekë të rinj. Ashtu si dhe shembujt e mëparshëm, kjo pagë do të shumëzohet tanimë me koeficientin e ri të indekstit vjetor, dhe atij progresiv të miratuar nga Këshilli i Ministrave. Paga referuese për vitin 2002 do të jetë, 13,697 lekë të rinj

    Llogaritjet
    Paga Referuese:
    10000 lekë
    Indeksohet me:
    a)Indeksin Vjetor që është 1,09
    b)Indeksin Progresiv që është 1,37

    Paga referuese për vitin 2002 do të jetë 13, 697 lekë të rinj

    Shembull 4: Paga referuese për vitin 2006

    Këshilli I MInistrave ka vendosur që koeficientin e indeksimit për pagat referuese për vitin 2006 të mbetet I njëjtë. Çka do të thotë se tani për efeket pensioni paga referuese për të gjithë ata që dalin në pension pas vitin 2006 do të jetë si më poshtë.

    Llogaritjet
    Paga Referuese: 13,140
    Indeksohet me:
    a)Indeksin Vjetor që është 1
    b)Indeksin Progresiv që është 1

    Paga referuese për vitin 2006 do të jetë 13,,140 lekë të rinj


    Tirana O.
    Sui generis

  2. #42
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Pensionet, ja skema për emigrantët

    BLEDAR HOTI

    Qeveria i jep të drejtën emigrantëve të paguajnë detyrimet e pashlyera dhe të përfshihen në skemën e marrjes së pensioneve. Në mbledhjen e fundit të qeverisë është marrë vendimi për të përfshirë të gjithë ato persona që kanë punuar në bujqësi nga 1993 deri në vitin 2004. Personat e vetëpunësuar në bujqësi dhe në blegtori do ti njihet periudha e sigurimit pavarësisht vendbanimit të tyre në kohën e kryerjes së pagesës. “Njihet periudha e sigurimit: a) nga data 1.10.1993 deri në datë 1.5.2004, për të cilat, të vetë punësuarit në bujqësi kanë paguar kontribute deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, pavarësisht nga vendbanimi në kohën e kryerjes së pagesës b) periudhat nga data 1.9.1995 deri në datë 1.5.2004, për të cilat, të vetë punësuarit në bujqësi kanë paguar kontribute deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, pavarësisht nga vendbanimi në kohën e kryerjes së pagesës, për rastet, kur toka është blerë, sipas ligjit nr. 7983, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e tokës bujqësore, livadheve dhe kullotave”, si dhe për rastet, kur toka është marrë me qira, me akt noterial”, thuhet në vendimin e Qeverisë. Instituti i Sigurimeve Shoqërore është detyruar të nxjerrë aktet për trajtimin e të gjitha kërkesave të refuzuara për pension, para hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
    Qeveria në këtë vendim ka përcaktuar dhe dokumentet që duhet të paraqiten për përfitimin e pensioneve.

    Punësimet në shtëpi
    Qeveria gjithashtu ka marrë vendim që familjarët që punësojnë njerëz në shtëpi, si shërbëtorë, apo mami, duhet të shënojnë detyrimisht numrin e sigurimit shoqëror. “Kryefamiljarët, që punësojnë persona, si punëtorë shtëpie, i rregullojnë marrëdhëniet e punës, nëpërmjet një kontratë me shkrim, ndërmjet palëve, ku përveç të tjerave shënohen, detyrimisht, numri i sigurimit shoqëror të personit të punësuar, koha e fillimit të punës, zgjatja e saj “me ose pa afat”, si dhe paga mujore bruto”, thuhet në vendimin e qeverisë. Në këtë rast, sipas vendimit, kryefamiljari përcaktohet në rolin e punëdhënësit dhe si i tillë ka detyrimin për regjistrim në organet tatimore dhe për pajisjen nga këto organe me numrin e identifikimit të personit të tatueshëm, NIPT-i. Regjistrimi dhe çregjistrimi nga organet tatimore bëhen sipas një procedure të thjeshtuar, që përcaktohet me udhëzim nga ministri i Financave”.

    ndryshimet

    1. Pas pikës 6 , të kreut IV, “Procedurat për regjistrim”, shtohet pika 6/1, me këtë përmbajtje:
    “6/1. Njihen periudha sigurimi për efekt të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”,:
    a) periudhat, nga data 1.10.1993 deri në datë 1.5.2004, për të cilat, të vetë punësuarit në bujqësi kanë paguar kontribute deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, pavarësisht nga vendbanimi në kohën e kryerjes së pagesës.
    b) periudhat nga data 1.9.1995 deri në datë 1.5.2004, për të cilat, të vetë punësuarit në bujqësi kanë paguar kontribute deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, pavarësisht nga vendbanimi në kohën e kryerjes së pagesës, për rastet, kur toka është blerë, sipas ligjit nr. 7983, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e tokës bujqësore, livadheve dhe kullotave”, si dhe për rastet, kur toka është marrë me qira, me akt noterial, .
    Dokumentet që nevojiten:
    i. Vërtetimin nga komuna/ bashkia se i interesuari ka tokë në pronësi ose në përdorim, duke cilësuar dhe datën, kur është përfituar kjo tokë.
    ii. Certifikatën e gjendjes civile (në rastet e largimit të shënohet dhe data e çregjistrimit nga regjistri i gjendjes civile).
    iii. Vërtetimin nga komuna/bashkia se për këtë periudhë ka ushtruar veprimtari, bujqësore e blegtorale.

    2. Kryefamiljarët, që punësojnë persona, si punëtorë shtëpie, i rregullojnë marrëdhëniet e punës, nëpërmjet një kontratë me shkrim, ndërmjet palëve, ku përveç të tjerave shënohen, detyrimisht, numri i sigurimit shoqëror të personit të punësuar, koha e fillimit të punës, zgjatja e saj “me ose pa afat”, si dhe paga mujore bruto”

    Panorama

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Post Tiranë: Qeveria rrit pagat e pensionet duke filluar nga 1 korrik 2010

    Kryeministri Sali Berisha ka lajmëruar rritjen e pagave dhe pensioneve më 1 korrik për 850 mijë qytetarë. Berisha tha se Shqipëria shkon kundra rrymës, që dikton kriza ekonomike dhe klasifikohet si një nga vendet e pakta në Evropë që merr një vendim të tillë, në një kohë kur në vendet e Eurozonës pensionet dhe rrogat janë ngrirë ose janë ulur, duke hequr edhe stimujt financiarë. Sipas Berishës 3 janë faktorët kryesorë që çojnë në mbajtjen e premtimit për rritjen e pagave dhe pensioneve; pasi krahasuar më 5 muajt e parë të vitit të kaluar eksportet janë rritur me 20 miliardë lekë, depozitat bankare janë rritur me 14 përqind, regjistrimi i bizneseve është rritur me 28 përqind, ndërsa ç’regjistrimi i tyre është 6 përqind më i ulët se vitin e kaluar.


    *****


    Rroft qeveria Shqiptare në krye me shqiptarin e vërtet SALI BERISHA.

    Shumë lajm i mirë për neve kur shofim se si po shkon drejt rrugës EUROPIANE ... S H Q I P E R I A .


    p.s Tema këtu e vitit kaluar për pagat .. shifeni cdo vit nga një e mirë
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  4. #44
    Ue, më 1 korrik dy gëzime të mëdha:
    1. Liberalizmi i vizave ( hyrja në BE ) - kjo është thënë më herët, dhe
    2. Rritja e rrogave

    E keqja është se postuesit po harrojnë të shkruajnë se për 1 korrikun e cilt vit bëhet fjalë!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #45
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    nuk e dijme nese lajmi me siper eshte postuar nga nice boy i vertete, apo i pa-vertete ...

    me qe ra fjala, sa do te behet rritja e pagave per nice boy te vertete, dhe sa shperblimi per nice boy te pavertete??

  6. #46
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Ue, më 1 korrik dy gëzime të mëdha:
    1. Liberalizmi i vizave ( hyrja në BE ) - kjo është thënë më herët, dhe
    2. Rritja e rrogave

    E keqja është se postuesit po harrojnë të shkruajnë se për 1 korrikun e cilt vit bëhet fjalë!
    1 korrik 2010

    A po te pengon diqka rritja e pagave dhe liberalizimi i vizave?

  7. #47
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Demagogu me i madh ne Shqiperi pas E.Hoxhes eshte S.Berisha dhe nuk ka kush ta konkuroj ne kete drejtim.
    S.Berisha brohoret me te madhe se po rrit me disa leke rrogat dhe pensionet por harron gjoja si rastesisht se sa jane rritur çmimet dhe sa eshte rritur inflacioni per te njejten njesi kohore.
    Populli i bene llogarit kollaj dhe thjesht, perpara disa kohesh merte me "pak" por blinte me shume se sa tani qe mere me "shume"

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Ky është një lajm i vërtet dhe pritet që të bëhet publike sonte ndoshta ( në tv shqiptare ). Kurse ajo për temën tjetër ishte për me i tregu Edvinave se cdo vit nga një e re po i sjellet shqiperis.


    Pensionet / Pagat po rriten ca doni më shumë? Vec me ardh me ju ushqy Salihi në banesa (shtëpi)

    p.s Kurse për cmimet që jan rrit nuk i ka fajet Salihi ti Stacioni i trenit.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Edhe ai vete e ngre pagat dhe pensionet kur e shikon që ca nuk duan...!!!

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Hahahahaha
    Do i rrisi ne 1 Korrik dhe ne Gusht do i coje aty ku qene dhe do ti heqi dhe shtesen qe beri ne Korrik.
    Kush do te fluturoje me pras hapur e ka rrugen.
    Albania Uber Alles

  11. #51
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin
    Ky është një lajm i vërtet dhe pritet që të bëhet publike sonte ndoshta ( në tv shqiptare ). Kurse ajo për temën tjetër ishte për me i tregu Edvinave se cdo vit nga një e re po i sjellet shqiperis.


    Pensionet / Pagat po rriten ca doni më shumë? Vec me ardh me ju ushqy Salihi në banesa (shtëpi)

    p.s Kurse për cmimet që jan rrit nuk i ka fajet Salihi ti Stacioni i trenit.
    Rrogat dhe cmimet rriten vazhdimisht. Ama per njeren ka merite, ndersa me tjetren s'ka lidhje.

  12. #52
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin

    p.s Kurse për cmimet që jan rrit nuk i ka fajet Salihi ti Stacioni i trenit.[/I]
    Perse mendon ti se eshte S.Berisha dhe Qeveria e tije, per te bere palle?

    Ps. Mund te me japi spjegim dikush se pse mu fshi postimi i meparshem ketu?

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    zürich.swiss
    Postime
    1,134
    Nuk e di qfare thote berisha i vtmi vende apo jo i cili rrite pagate pore si gjithmon ne baze te statistikave shqiptaret rradhiten te fundit ne ballkan


    Paga mesatare ne BALLKAN per te punesuarit ne sektorin publik


    Shqipëria 242 euro
    Kosova 272 euro
    Bullgaria 303 euro
    Serbia 469 euro
    Maqedonia 488 euro
    Bosnja e Hercegovina 615 euro
    Mali i Zi 643 euro
    Kroacia 1051 euro
    Sllovenia 1439 euro



    Paga mesatare ne BALLKAN
    Publikuar: E hënë, më 07 qershor 2010

    http://koha.net/index.php?cid=1,5,24172

  14. #54
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    bravo, kundra rrymes Salia, si perhere. lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    imagjino shqipnia e ka pagen mesatare ma te vogel dhe se kosova qe ka vec dy vjet si shtete

    rrnoft Sali Berisha thot Nice Boy lol.

    per cka te rroj qe i ka lan shqiptaret te funit a?
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  16. #56
    Citim Postuar më parë nga drifilon Lexo Postimin
    Nuk e di qfare thote berisha i vtmi vende apo jo i cili rrite pagate pore si gjithmon ne baze te statistikave shqiptaret rradhiten te fundit ne ballkan


    Paga mesatare ne BALLKAN per te punesuarit ne sektorin publik


    Shqipëria 242 euro
    Kosova 272 euro
    Bullgaria 303 euro
    Serbia 469 euro
    Maqedonia 488 euro
    Bosnja e Hercegovina 615 euro
    Mali i Zi 643 euro
    Kroacia 1051 euro
    Sllovenia 1439 euro



    Paga mesatare ne BALLKAN
    Publikuar: E hënë, më 07 qershor 2010

    http://koha.net/index.php?cid=1,5,24172
    o ZOT GJITHMONE TE FUNDIT JEMI
    PO SA DO JU A NGREJE PENSIONIN NDONJE 50CKE
    ?SI NUK JU VJEN TURP DUAN TE FUTIN EDHE NE EUROPE
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar më parë nga drifilon Lexo Postimin
    Nuk e di qfare thote berisha i vtmi vende apo jo i cili rrite pagate pore si gjithmon ne baze te statistikave shqiptaret rradhiten te fundit ne ballkan


    Paga mesatare ne BALLKAN per te punesuarit ne sektorin publik


    Shqipëria 242 euro
    Kosova 272 euro
    Bullgaria 303 euro
    Serbia 469 euro
    Maqedonia 488 euro
    Bosnja e Hercegovina 615 euro
    Mali i Zi 643 euro
    Kroacia 1051 euro
    Sllovenia 1439 euro



    Paga mesatare ne BALLKAN
    Publikuar: E hënë, më 07 qershor 2010

    http://koha.net/index.php?cid=1,5,24172
    E tmerrshme!!
    Te fundit ne cdo gje na ka lene, dhe prape ka copa mishi me dy sy qe perkrahin Salen!

  18. #58
    Shqiptar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    963
    Patjeter qe Shqiperia eshte e fundit por kjo nuk do te thote qe rritja pagave nuk duhet apo nuk eshte reale. Shqiperia mund te krahasohet vetem me veten nga viti ne vit dhe jo me vendet e tjera pasi asnje nga vendet e rajonit apo me gjere nuk ka qene aq e varfer sa Shqiperia. Edhe ne Amerike jane ngritur cmimet dhe ne na u desh te marim 8 dite pushim pa pagese dhe 3% ulje. Une nuk jam ekspert ne kete fushe dhe jam skeptik per kete ngritje pasi nuk ma mbush mendjen ekonomia Shqiptare qe mund te perballoje. Ajo qe mbeshtes eshte qe me mire tu jepen parate individeve sesa te shperdorohen dhe vidhen nga qeveritaret.
    Think. Laugh. Live.
    Mendo. Qesh. Jeto.

  19. #59
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    mire mo nike boy, po nuk te thane mo sa % do rriten keto te shkreta rroga e pensione, rrogat duhet te rriten se s,bene ,sepse çmimet e konsumit te gjere ,po rriten pak si shpesh mo...
    Ndryshuar për herë të fundit nga bindi : 09-06-2010 më 18:28

  20. #60
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Nuk e di se si nje njeri normal mund te jete kunder ngritjes se pagave apo kunder liberalizimit te vizave !!!
    E di se ju nuk jeni kunder ketyre, por vetem se kete rritje e ben Sali Berisha juve ju pengon.
    Mua nuk me intereson se a eshte ne krye te shtetit Sali Berisha apo Edi Rama, mua me intereson standardi i jeteses se shqiptarve kudo qe jane. Nese ky standard rritet, pamvaresishte per merite te kujt, une jam shume i lumtur.
    Popullorqe kesaj punes suaj i thone "per inat te nusen, me vdist djali".

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  4. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •