ju falenderoj e pergezoj per temat e ndryshme. Une kam lindur para tre muajve nje vajze. Eshte femija i pare. Jetoj ne Europe. Deshta te di cfare duhet te bej sipas fese islame per femijen tim. Deri tani i lexoj pothuajse cdo nate ato sure qe di (Bismilahi, kulhuvallahi, El Fatiha e ndonje tjeter). Lexoj me ze 1 here ne jave pjese te Kuranit shqip. Perpiqen te bej Bismilahi sa here e marr ne dore (kur nuk harroj!)
A duhet te behet ndonje rit apo ceremoni, ndonje zakon etj.
Cfare duhet bere konkretisht me bebet dhe femijet e vegjel.
Di disa sure dhe kam disa libra fetare ne shqip me vete, qe i kam marre nga Shqiperia. Lutem e besoj shume ne Zot. Por kam akoma SHUME per te mesuar........
ah edhe dicka tjeter, si cdo prind perpiqem ta vesh sa ma bukur vajzen dhe disa njerez me thane te ve nje huder per sy, mos me e marr "msysh". Po une nuk isha dakort, kur e vesh bukur them vetem Zot ruje prej synit, edhe kur dikush e lavderon ne rruge them " Zot ruaje prej synit". Deri tani faleminders Zotit jemi shendosh e mire edhe vajza rritet e qete dhe mire.
Po ju si mendoni per kete?!
Ju falenderoj
Krijoni Kontakt