Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 33
  1. #1
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Ferexheja nuk është kulturë shqiptare

    Ferexhja nuk është kulturë shqiptare

    Zef Ahmeti,
    Kand. Lic. Iura, Univerziteti St. Gallen



    Kohen e fundit u zhvillua një polemikë lidhur me çështjen e protestimit të një grupi nënpunës të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës rreth pjesëmarrjes së një përkthyeseje shqiptare, e cila në një vizitë te Organet përkatëse Gjermane bartëte ferexhe në kokë (Shiko: Koha Ditore, 29.11. 2003).

    Arsyeja që më shtyri të shkruaj dhe të shprehi qëndrimin tim lidhur me rastin në fjalë, është shprehja apo vlerësimi i ndërkombëtarit Jürg Löneburg gjoja se ferexhja: „na çenka pjesë e shoqërisë dhe kulturës shqipetare“ (Shiko: Zeri i ditës, botimi për perendim, 2. 12.2003, fq. 5.)



    Fillimisht dua të bëjë një sqarim rreth Fesë Islame, ndonëse është tejet veshtire të japësh një veshtrim i pergjithshëm për Islamin. Feja islame në një anë prezentohet si një fe moniste (besimi në një Zot), ndërsa në anën tjeter paraqet një civilizacion.



    Mëtutje shtrohet pyetja a është islami si fe kulturë apo zivilizacion? Nese do perfshihej bota islame ne tërësi, atëherë mund të flasim për zivilizim, poqese flasim për kulturë, ky koncept është shumë më i ngushtë se civilizimi. (krahaso: B. Tibi, Krieg der Zivilisationen=>Lufta mes civilizimeve). T´i qasem tani rastit konkret shqiptarë. Historia e popullit shqiptar është një histori specifike njëherit edhe interesante. Islamizimi i popullit shqiptar pason me zgjërimin e perandorisë Osmane në rajonin e Ballkanit. Sipas dëshmive historike, procesi i islamizimit tek shqiptarët vazhdon deri në fund të shekullit 19-të dhe fillim të shek 20-të (Shiko: Georg Stadtmüller, Ilsamizimi te shqiptarët, revista Urtia, 2001 Zagreb).



    Kur flasim per Islamin, vlen të theksohet se, kjo fe kultivohet nga teologë islam të shkollave të ndryshme. Shkollat teologjike islame që kanë bazën në Arabinë Saudite, janë të njohura si shkolla më ekstreme, të cilat dallohen nga shkollat islame turke, ku islami mësohet ndryshe nga ato arabe. Vahabizmi është një lëvizje ekstreme e demontrimit të islamit që mësohet në shkollat islame në Arabinë Saudite. Sufizmi, si shkollë tjetër, ka bazë në shkollat teologjike turke, e cila është shkollë më tolerante në relacion me ato të Arabisë Saudite.



    Tradicionalisht, shqiptarët janë te njohur si tolerant sa i përket çështjes së fesë, dhe kjo argumentohet me faktin e rrjedhës së procesit të islamizimit të shqiptarëve si dhe vënien e çështjes së kombit (etnisë dhe gjuhës) në radhë të parë, dhe këtë e bëjnë shqiptarët edhe sot kurë deklarohen në regjistrimet e ndryshme që bëhen në perendim (Krahaso: Lajmin për media të Bundesamt für Statistik der Schweiz, Eidgenössische Volkszählung 2000, 30.1. 2003). Islami te shqiptarët është islam sufist dhe brenda fejës islame kemi nënndarje apo sekte. Feja islame si fe, te populli shqiptarë dallon nga popujt tjerë, njëherit edhe nga vet fakti se ka elemente të ndryshme tradicionale të kulturës specifike shqiptare. Ky fakt mund të vërtetohet tek disa tradita të popullit shqiptarë, pavarësisht nga besimi i tyre.



    Të konstatohet se „ferexhja çenka pjesë e kulturës së popullit shqiptarë“ është një gabim fatal. Metutje dua t`i kujtoj zotit ndërkombëtar se, bartja e shamisë dhe mantelit kanë qenë përherë prezente në „kulturën shqiptare“ por jo edhe ferexhja. Këtu duhet të bëjmë dallimin mes ferexhes dhe shamisë e mantelit. Ferexhja nuk është pjesë e kulturës shqiptare z. ndërkombëtar. Kjo e ashtuquajtura „kultuër“ u paraqit me ardhjen e organizatave të ndryshme islamike nga vendet arabe, ku vahabizmi është shumë prezent (Krahaso: Isa Blumi, Islami politik ndër shqiptar: A po vijnë talibanët në Ballkan). Prandaj protestuesit me të drejtë e kanë refuzuar ferexhën si joshqiptare.



    Trajtimet lidhur me ferexhen nga aspekti juridik


    Sipas të dhënave të njohura statistikore në botë janë diku 1.3 miliard popullatë të besimit musliman. Në Europë kemi 20 milion, 12 milion prej tyre janë emigrant. Praktika juridike e vendeve perendimore ka dhënë disa vlersime, të cilat dallojnë nga një ligj i një shteti nga një shtet tjetër. Pra, duhet theksuar se, në perendim nuk ka dallime mes ferexhës dhe shamisë. Emigrantët musliman që jetojnë dhe veprojnë në vendet perendimore e kanë shfrytëzuar lirinë e religjionit për të kërkuar për bartjen e lirë të shamive në vendet e tyre te punës si shkolla etj., etj.. Në përgjithësi vendet demokratike vlerësojnë dhe qëndrojnë pas mendimit se, shteti nuk duhet të involvohet, përzihet në punët e feve, mirëpo shqetësimet lindin atëherë kurë në kuadër të lirisë së fesë kërcënohet indoktrinimi (Krahaso: Der Standard, 26.9.2003, Austri).





    Në literaturë, çështja e „shamisë“ sipas analizave juridike, ka përfunduar në një kolizion mes të drejtës së fesë dhe neutralitetit të shtetit përballë feve. Pra, ndarja e shtetit nga religjioni.



    Gjykata Kushtetutese e Gjermanisë në vendimin e saj shembullorë që mori lidhur me një prozes gjyqësor ku si lendë trajtohej çështja, se a duhet lejuar që një mësuese të bartë shaminë gjatë dhënies së mësimit. Gjykata në fjalë parimisht i jep të drejtë zonjës mësuese muslimane, duke u bazuar në lirinë e fesë, por njëkohësisht gjykata apelon te organet ligjvënëse gjermane, ku thotë se, politika duhet të marrë iniciativë, që një çështje apo problematikë e tillë të sanksionohet nga ligjore. (Shiko: Njoftimin për media të Gjykatës Kushtetuese Gjermane nr. 71/2003). Me këtë vendim Gjykata Kushtetutese Gjermane ka hudhur poshtë vendimin e gjyqit të shkallës së dytë, ku ndalimi i bartjes së shamisë ishte argumentuar me neutralitetin e shtetit përballë feve, ku shteti si shtet ka prioritet nga liria e fesë.



    Trupi gjykues edhe pse kishte vendosur me shumicë votash, brenda këtij trupi prej gjykatësve ka pasur edhe mendime tjera sa i përket këtij vendimi. Argumenti që ata kanë përfaqësuar është se „punëtorët e inkuadruar në punë publike, duhet të jetë shumë i matur në çështje të fesë dhe pikëpamjeve të tyre”. Rreth problemit në fjalë kemi mendime dhe vlerësime të ndryshme. Disa mbrojne mendimin se, liria e religjionit ka përparësi nga neutraliteti i shtetit, dhe se bartjen e shamisë e trajtojnë si më tepër “kulturë të veshjes” se sa si element që demonstronë një fe. Grupi tjetër mendon se shamia është shenjë që demonstron përkatësinë fetare të një personi, dhe se shkollat janë vende publike dhe si te tilla duhet të mbesin neutrale ndaj feve. Poashtu me tutje pason argumenti se, shamia është shenjë e shkeljes së lirive dhe të drejtave të gruas, pra paraqet edhe diskriminimin e saj ne jetë (Krahaso: Der Standard, 25.9.2003).



    Çështja e shamisë në vendet e tjera të Evropës


    Në Francë, çështja e shamisë është zgjidhur qysh para njëqind vjetësh. Republika laike e Francës ka ligjin miratuar, i cili bënë ndarjen mes fesë dhe shtetit, njëkohësisht ndalon rreptësisht bartjen e shenjave në vendet publike që tregojnë përkatësinë fetare. Nga kjo rezulton se, në Francë nuk është fare diskutabile bartja e shamive në vendet publike të punës. Ndërsa ajo që është diskutuar në francë, është se, a duhet të ndalohet edhe bartja e shamisë edhe për nxënësit apo jo? Dhe kjo pyetje ka mbjellur probleme tek drejtoritë e shkollave franceze.



    Një rast të ngjajshëm si ai në Gjermani, kemi pasur edhe ne Zvicër. Një mësueseje zvicerane, e konvertuar në islam, i ndalohet bartja e shamisë gjatë orës mësimore. Në vitin 1996 gjyqi i shkallës së dytë i ndalon bartjen e shamisë gjatë dhënies së mësimit. Këtë vendim e vërteton edhe gjykata federale e Zvicrës në vitin 1997. Mësuesja e konvertuar vazhdon me akuzën e saj edhe mëtutje, e cila paraqet ankesë pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Gjykata Evropiane vlerëson në vendimin e saj në vitin 2001 se, ndalimi i bartjes së shamisë në orët e mësimit nuk është shkelje e lirisë së fesë dhe poashtu nuk është vendim diskriminues (Krahaso: Apa/Reuters, 24 shtator 2003).



    Epilog


    Feja/besimi është çështje shpirtërore, individuale. Populli shqiptarë duhet ta ketë një gjë të qartë se, ortodoksizmi, islamizmi dhe katolicizmi tanimë janë bërë pjesë e popullit shqiptar. Kontinuiteti i bashkëjetesës mes bashkësive fetare shqiptare duhet të ruhet e të kultivohet edhe më shumë se që është kultivuar deri më tani. Nëse vëjmë në rend të parë kombin, pra, se jemi shiptarë, atëherë duhet doemos të punohet në reduktimin e tensioneve ndërfetare te shqiptarët. Apelojë, që te jemi shumë vigjilent ndaj ndikimeve dhe rrymave të ndryshme fetare radikale që kërkojnë tjetërsimin e identitetit tonë shqiptar, ngase atëherë nuk do jemi vetëvetja.



    Sa i përket polemikës rreth përkthyeses me ferexhe, që për ne shqiptarët dallon nga bartja e shamisë, ishte e udhës të vëhet në diskusion, ngase praktika dhe përvoja të detyronë të marrësh vendime të rëndësishme për të ardhmën. Të kemi parasysh se, është edhe shumë e ndieshme nëse nuk përmbahemi nga emocionet dhe nuk e vëjmë në lëvizje logjikën e gjuhes së arsyes së shëndoshë, për të tejkaluar problemin. Mirëpo edhe tabuzimi i problemve nuk shpien te zhgjidhja. Udhëheqësia dhe organet kompetente të Kosovës duhet të marrin qëndrim dhe t`i tregojnë popullit se për cilën rrugë ata janë të vendosur megjithëse kjo është shprehur shumë herë nga krerët e ndyshëm shqiptarë se synohet Evropa, një shtet të së drejtës me kushtetutë laike, dhe janë kundër një shtet islamik, ku do mbreteronte ligji i sheriatit. Shtrohet pytja, liria e fesë a duhet të vlejë për të gjithë apo vetëm për një individ të një bashkësie fetare? Nëse disa po e mbrojnë ferexhen duke u mbështetur në lirinë e fesë, atëherë pse sulmohen ashtu rënd ata që kanë një simpati për një religjion tjetër?



    Nëse nisemi nga principi përpjestimorë (gjermanisht: Verhältnismässigkeitsprinzip) shumë argumente flasin për ndarjen absolute të shtetit të Kosovës nga fetë, pra të jetë neutral ndaj feve. Aprovimi i një ligji nga parlamenti i Kosovës, permes të cilit do të precizoheshin ndalimet e elementet fetare në vendet publike (shtetërore), do të lehtësonte shumë edhe gjykatat e Kosovës që nesër të kenë bazen juridike për rastet e mundshme që do mund të lindin. Zgjidhja e këtyre problemeve delikate nuk mund të zhgjidhet përmes mediave, ato mund të senzibilizojnë problemin e të ndihmojnë në zgjidhjen e një çështjeje por jo edhe ta zgjedhin definitivisht problemin. Një procedurë gjyqësore dhe një vendim nga Gjykata Supreme e Kosovës do të ishin të mirëseradhura. Edhe vetë korrniza kushtetuese e Kosovës ka mjaft elemente që do t`i mjaftonte çdo gjykate të marrë vendim në favor të neutralitetit të shtetit përballe feve. Vlersoj se duhet të provokohen precese gjyqësore për kristalizimin e situatave të paqarta.



    Paraqitja e veshjeve arabe që reflektonë qartë elemente radikale islame, në Kosovë kanë hyrë pas luftës. Dhe kjo paraqitje e re e demonstrimit te religjionit islam bie ndeshë me traditën shqiptare muslimane. Ferexhja padyshim është për tu vlerësuar si element qe ka për qëllim indoktrinimin e islamit ekstrem vahabist dhe ekziston rreziku i pretendimeve për arabizimin e popullit shqiptar (krahaso: Arbër Xhaferi,Pax serbia, Shekulli, 27.09.2003).

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e buki19
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Postime
    313
    Eshte e perfshire edhe ferexheja jote ne kete shkrim,a No Name ???

  3. #3
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    shume e "cuditshme" si nuk paska pas asnje perkthyse tjeter ... dhe si ferexheja nuk e paska lene injorante ...
    RIPPR

  4. #4
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    As lakuriqesimi s`eshte kulture shqiptare!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e urtesia
    Anëtarësuar
    22-08-2006
    Vendndodhja
    Ne Dardani -Iliride
    Postime
    431
    Letër e Dr. Jusuf Kardavit për Presidentin francez, Zhak Shirak

    (Ky është teksti i letrës që Dr. Jusuf Kardavi, ia ka dërguar Presidentit francez Zhak Shirak, me 23. 12. 2003 nga Doha, nëpërmjet ambasadës Franceze në Katar)

    Shkëlqesisë së Tij, Presidentit Zhak Shirak, President i Republikës Franceze Pas përshëndetjeve të përshtatshme për postin Tuaj

    Kam kënaqësinë të komunikoj me Ju personalisht dhe në emër të Këshillit Evropian për Fetvatë dhe Kërkimet, i cili përfaqëson Institucionin më të lartë të muslimanëve të Evropës dhe i cili konkludoi nëpërmjet mbledhjeve të tij të kaluara, në lidhje me këshillimin e muslimanëve dhe vërtetimin e asaj, se ata duhet të jenë shembull në marrëdhëniet e tyre në shoqëritë në të cilat jetojnë, të hapen në to dhe mos të jetojnë të mbyllur dhe të vetmuar në vende larg këtyre shoqërive, duke ruajtur njëkohësisht personalitetin e tyre fetar, të jenë element pozitivë, të vlefshëm në shërbimin dhe zhvillimin e shoqërisë dhe të jenë thirrës për dashuri dhe bashkim, jo për inate dhe ndarje.

    Dhe në emër të dijetarëve të muslimanëve, të cilët përfaqësojnë 1 miliard e 300 milion të njerëzimit në kontinentet e kësaj bote dhe të cilët formuan një mendim të mirë për Francën gjatë viteve të fundit, duke ruajtur për të dashurinë, ndjenjat e larta dhe konsideratat e mira për pozicionimet e saja të guximshme dhe të pavarura që refuzuan të ecnin pas karvanit amerikan, të mbështetnin koalicionin amerikan dhe dhunën amerikane.

    Zotëri President:

    Në emrin tim dhe në emrin e të gjithë të lartpërmendurve, shpreh keqardhjen time të madhe për atë që lexuam dhe dëgjuam për udhëzimet franceze në ndalim të studenteve muslimane për të veshur hixhabin në shkolla. Kjo më habit pa masë dhe më bën ta mohoj totalisht, pasi është një vendim që e obligon muslimanen të kundërshtojë mësimet e fesë së saj, të shkelë urdhërin e Zotit të saj, I Cili thotë në librin e Tij: "Le të vejnë shamitë mbi krahrorin e tyre", dhe "O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vëjnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen", ndërkohë që obligimi i hixhabit për femrën muslimane është një çështje konsensuale në mes të krejt medhhebeve dhe shkollave islame të mendimit; sunnite, shiite, zejdite e abadite.

    Na erdhi shumë keq dhe u indinjuam thellësisht nga ky vendim, të cilin nuk mund ta vlerësojmë vetëm se fanatik dhe kundër mësimeve dhe vlerave islame, veçanërisht nga Franca, vendi i lirisë dhe i demokracisë, nëna e revolucionit që bëri thirrje për liri, barazi dhe vëllazëri dhe në të cilin jeton bashkësia më e madhe islame në Evropë.

    Kjo, se ky vendim bie në kundërshtim me dy liritë bazë, prej të drejtave të njeriut: lirinë individuale dhe atë të besimit, të drejta që janë vërtetuar nga çdo ligj e Konventë e të drejtave njerëzore.

    Ndërsa thirrjet për ruajtjen e laicizmit të shoqërisë, nuk ngrihen mbi baza logjike të shëndoshta, pasi laicizmi në shoqërite liberale, do të thotë: Që shteti të mbajë një qëndrim asnjanës ndaj fesë, mos ta pranojë dhe as ta refuzojë atë, mos ta mbështesë dhe as ta pengojë dhe t`ia lejë shoqërisë lirinë e besimit a të kundërtën e saj, në të kundërt të laicizmit marksist, i cili e lufton fenë dhe e konsideron atë - cilëndo fe- opium për popujt, siç mohon Zotin e universit dhe shpirtin e njeriut.

    Ndërsa pretendimi se hixhabi është një simbol fetar, është një pretendim i refuzuar, pasi hixhabi nuk është simbol në asnjë mënyrë, sepse simboli është ai që ska detyrë tjetër vetëm se shprehjen e përkatësisë fetare të mbartësit të tij, si fjala vjen kryqi në qafën e kristianit e kristianes, ose takia e vogël në kokën e çifutit; këto të dyja skanë detyrë tjetër vetëm se lajmërimin e identitetit!

    Ndërsa hixhabi është ërejt ndryshe prej tyre, pasi ai ëa një detyrë të mirëfilltë që është mbulesa dhe serioziteti, ndërkohë që nuk i shkon ndër mend asnjërës prej atyre që e veshin hixhabin qëllimi i lajmërimit për veten dhe fenë e tyre, por ato me këtë veshje i binden Zotit të tyre.

    Për këtë, ndalimi i veshjes së hixhabit siç bie ndesh me parimin e lirisë, bie në kundërshtim edhe me parimin e barazisë, për të cilin thirri edhe Revolucioni Francez, e mbështetën Legjislacionet Qiellore, Konventat Ndërkombëtare dhe Të Drejtat e Njeriut, sepse kuptimi i këtij vendimi (për ndalimin e hixhabit) është persekutimi i fetares, ngushtimi i lirisë së saj, ndalimi nga të drejtat e saja qofshin në arsimim dhe punësim, si dhe zgjerësimi i hapësirave të jomuslimanëve dhe të jofetares nga radhët e muslimanëve.

    Civilizimi i vërtetë është ai që karakterizohet nga toleranca, në të cilin ka vend për diversitetin fetar dhe kulturor, lejon diversitetin etnik, fetar dhe mendor dhe nuk mundohet t`i bëjë tërë njerëzit kopje të përsëritura të një lloji!

    Duhet që njerëzit t`i edukojmë me respektimin e njëri- tjetrit, me pranimin e njëri- tjetrit, edhe nëse ndahen në besim e fe, siq na mëson Kur`ani, kur na mëson:"Ju keni fenë tuaj (që i përmbaheni), e unë kam fenë time (që i përmbahem)!".

    Na hidhëroi së tepërmi, Shkëlqesi President, kosiderimi Juaj i hixhabit si armiqësor ndaj të tjerëve!

    Cila armiqësi shfaqet nga një vajzë e re që është e lidhur pas mësimeve të fesë së saj në veshjen e saj?

    Armiqësia nuk pritet nga një njeri që e njeh Zotin dhe i frikësohet Atij, burrë qoftë ai, apo grua!

    Zotëri President

    Pa dyshim, që është e drejtë e shumicës në një shoqëri demokratiëe, të vendosë atë që sheh të përshtatshme prej vendimeve, por demokraci e drejtë është ajo që kujdeset për të drejtat e pakicave fetare dhe etnike dhe që nuk abuzon me ta, sepse përndryshe do të vendosnim shkatërrimin e pakicave në emër të demokracisë dhe vendimit të shumicës.

    Zotëri President

    Unë po flas me Ju, nga pozita Juaj si zot i shtëpisë franceze dhe dihet se babai i familjes kujdeset për të, duke ruajtur barazinë në mes të fëmijëve të tij dhe duke mos mbajtur krahun e njërit në llogari të tjetrit.

    Babait të mëshirshëm nuk i pëlqen që disa nga fëmijët e tij të jetojnë në ankth dhe vështirësi të përhershme.

    Ne Ju falënderojmë për lajmërimin e qëndrimit Tuaj kundër rrymës së racizmit ndaj të huajve, sikurse Ju falënderojmë për përmendjen Tuaj të aplikimit të lirisë së emblemave fetare për të gjithë, për domosdoshmërinë e gjetjes së vendeve të adhurimit për muslimanët që ata të zbatojnë ritet e fesë së tyre në qetësi dhe seriozitet dhe për konstatimin se akoma ka për të bërë në këtë aspekt, si përgatitja e Imamëve të kulturuar dhe bashkëkohor.

    Them, se ajo që do të realizojë këtë që Ju dëshironi, është rryma e (Mesatarizmit Islam), që mbledh origjinalen me bashkëkohoren dhe që ngrihet mbi lehtësimin jo vështirësimin, sihariqimin me thirrje jo largimin nëpërmjet saj, bazohet në dialogun me tjetrin, tolerancën me kundërshtarin dhe beson në humanizmin që mundohet për realizimin e mirësisë për të gjithë, objektiva që karaëterizojnë edhe Këshillin Evropian për Fetvatë dhe Kërkimet.

    Shpresojmë, Shkelqësi President, që të ktheheni nga vendimi Juaj, sepse në të ka të mirë dhe interes për të gjithë.



    Së fundi:

    Pranoni nderimet dhe konsideratat më të larta.



    Jusuf el- Kardavi

    President i Këshillit Evropian për Fetvatë dhe Kërkimet

    Drejtor i Qendrës së Kërkimit të Traditës dhe Historisë Islame,

    në Universitetin e Katarit
    urtësia

  6. #6

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    NoName kjo teme eshte hapur njehere o injorante.Shko bej search edhe kerko se te jemi pergjigj njehere.

  7. #7

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=64092

    E gjeni edhe ketu kryevepren e noname

  8. #8
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    Lere ti ,po ky rast eshte nga 2003 dhe une kam qene atje(ne Prishtine) kur ka ndodhur.Gjermani u ka vu kusht ose ate (Besen) si perkthyese ose kujt nuk i pelqen , le te dali nga autobusi.Dihet se cka ndodhi.Asnje nuk beri gek as mek por e kane ulur koken dhe asnje nuk doli nga autobusi.

    Langoj phuu.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  9. #9
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Mbulesa nëpër kohëra


    Flokët e mendjelehtësisë

    Koha që mbahet mend, është periudha e filmave historikë rreth historisë së Britanisë, ku kur shihej në to një grua e mbuluar me shami ishte gjë mjaft normale. Nëse surfojmë në internet, mund të fillojmë të besojmë se shamia (mbulesa, velloja) fillon dhe përfundon me Islamin, ose se është një pjesë përbërëse e fustanit të martesës. اështja e ndalesës për të mbajtur shami në Francë shërbeu vetëm për të treguar se sa shumë ajo është e bazuar në reagimin emocional, aq të thellë sa që ka një të kaluar në të. Një keqinterpretim tjetër është se shkaku që kryetari i Francës Jacques Chirac i ndaloi të gjitha simbolet religjioze, është se ai është një njeri i dëshpruar që përpiqet të shtyp valën e pakontrolluar në rritje të anti-semitizmit në Francë. Hebrenjët lokalë të Lindjes së Mesme janë të të njëjtës racë semite si ata që ndjehen superiorë ndaj palestinezëve (edhe muslimanë edhe krishterë)!. Si të tilla, sulmet në rritje kundër hebrenjëve anembanë Evropës, në Britani, Gjermani, Itali, Belgjikë, etj., janë të disejnuara të kthehen kundër muslimanëve. Kjo simbolizon se sa larg duhet të shkojë humaniteti para se të bëhet humane, ku burrat, gratë dhe fëmijët kanë dalë nëpër rrugë në shekullin XXI për të marshuar për të drejtat e tyre individuale.

    E drejta për të votuar, dikur luftoi për të drejtat e gruas, që vetëm e burgosën gruan në robëri të bukurisë së trupit, kundër diktateve të Evropës krishtëre që burgosi gruan përjetë ndaj lakmive të mendjes dhe trupit, kur Islami i ka dhënë gruas muslimane të drejtat e saja.

    Ky rregull (diktat) rrjedh nga bibla krishtere, në 1 e Korintasve:

    ”Më imitoni mua, ashtu si unë jam imitues i Krishtit. Dhe unë po ju lavdëroj, vëllezër, që më kujtoni në të gjitha gjërat dhe i zbatoni porositë ashtu siç ua kam transmetuar. Por dua që të dini se kreu i çdo njeriu është Krishti, edhe kreu i gruas është burri; edhe kreu i Krishtit është Perëndia. اdo burrë, kur lutet ose profetizon kokëmbuluar, turpëron kryet e tij. Edhe çdo grua, që lutet ose profetizon kokëzbuluar, turpëron kryet e saj, sepse është njëlloj sikur të ishte e rruar. Sepse në qoftë se gruaja nuk mbulohet, le t`ia presin flokët; por në qoftë se për gruan është turp të qethet a të rruhet, le të mbulojë kryet. Sepse burri nuk duhet të mbulojë kryet, sepse është shëmbëllimi dhe lavdia e Perëndisë, kurse gruaja është lavdia e burrit, sepse burri nuk është nga gruaja, por gruaja nga burri, edhe sepse burri nuk u krijua për gruan, por gruaja për burrin”.

    Një sqarim i mëtejshëm është dhënë në 1 e Timoteut 2:

    “Për të cilin unë u vura predikues dhe apostull (them të vërtetën në Krisht, nuk gënjej), mësues i johebrenjve në besim dhe në të vërtetë. Dua, pra, që burrat të luten në çdo vend, duke ngritur duar të pastra, pa mëri dhe pa grindje. Në mënyrë të njëjtë dua që edhe gratë, të vishen hijshëm, me cipë dhe modesti dhe jo me gërsheta a me ar, a me margaritarë, a me rroba të shtrenjta, po me vepra të mira, si u ka hije grave që i kushtohen perëndishmëri. Gruaja le të mësojë në heshtje dhe me çdo nënshtrim. Nuk e lejoj gruan që të mësojë, as të përdori pushtet mbi burrin, por të rrijë në heshtje”.

    Kështu, në rregullat e hershme të krishterizmit është shkruar se gruaja duhet të mbulohet me shami. Jo shumë larg në të kaluarën, shamia është përdorë për ta shtypur gruan në krishterizëm. Teologu i parë Latin i shekullit II dhe III, Quinus Septimus Florens Tertullianus me entuziazëm ka shkruar për shaminë e gruas:

    ”Për atë praktikë që kundërshtojnë virgjinet përderisa i shfaq ato, asnjëherë nuk do të ishte miratuar pa asnjë përjashtim nga disa burra të cilët duhet të kenë qenë të ngjashëm në karakter me vetë virgjinet. Sytë e tilla do të dëshironin që virgjinja të shihet si një virgjine e cila dëshirontë të shihet ashtu. Të njëjtat sy në mënyrë reciproke janë përplot epsh për njëri-tjetrin. Të shikuarit dhe të qenurit, i takojnë epshit të njëjtë…

    اështja që është lënë të zgjedhet, për secilën virgjine të mbulohet me shami, siç do të kishte zgjedhur, njëjtë sikur (ajo të kishte liri të barabartë)… Por kur fuqia e diskriminimit filloi të përparojë, leja e fituar për cilëndo modë ishte duke u bërë mjet, ku shenja e pjesës së mirë u paraqit; përnjëherë sfiduesi i madh i gjërave të mira dhe të shumë institucioneve të mira iu kthyen punës së tyre…

    اdo ekspozim publik të një virgjine të ndershmë është (për të) një vuajtje nga përdhunimi; në të njëjtën kohë vuajtja nga përdhunimi është më pak e keqe, për shkak se vjen nga një mënyrë natyrore. Por kur vetë shpirti i një virgjineje dhunohet nga abstraktja e mbulimit të saj, ajo ka mësuar të humbë atë që ka mësuar ta mbajë…”

    Këndvështrimi perëndimor patriarkal për gruan mund të përputhet me shkrimet e Tertullianusit:

    “Nuk është e lejuar që gruaja të flet në kishë; por poashtu (nuk i lejohet saj), të ligjerojë, as të baptizojë, e as të udhëheqë.

    Kështu që na mbetet neve t’ju kthehemi (virgjineve), t’i përfshijmë ato të pranojnë këto (sugjerime) me sa më shumë vullnet…Por ne ju paralajmërojmë edhe juve poashtu, gra të (shkallës së) modestisë së dytë, të cilat keni ra në martesë, të mos ta rrisni disiplinën e vellos, madje edhe as për një moment të orës, për shkak se, ju nuk mund ta refuzoni atë, as të merrni mjete tjera për ta anuluar atë, duke shkuar as të mbuluara e as të zbuluara…. Femrat e pakonvertuara (në besim në zotin e biblës) nga Arabia do të jenë gjykueset e juaja, të cilat nuk mbulojnë vetëm kokën, por edhe fytyrën, aq shumë sa që ata janë të kënaqura, me një sy të lirë, për t’ju gëzuar ose gjysmës së dritës, ose ta prostituojnë tërë fytyrëm. Një femër më mirë të sheh se sa të shihet”.

    E mbështjellur në percepcionin perëndimor të gruas si “Rënia e Havës”, që ka formuar normat shoqërore perëndimore nëpër shekuj. Dijetari krishter Leland Haines thotë: “Ishin vetëm të pasurit ata që kanë hulumtuar ndjenjën e tyre të seksualitetit jashtë rregullave shoqërore. Mos mbajtja e shamisë implikon liri nga nënshtrimi ndaj burrit (Haine fq. 3)

    Epoka mesjetare

    Gratë e ndershme e kanë mbuluar kokën me shamia dhe vello, sidomos pasi kisha lëshoi një urdhër që gratë duhet të mbajnë flokët e tyre të mbuluara.

    Frustrimi i shumë grave të Perëndimit ndaj gjinisë mund t’i atribuohet kishës, siç i kundërshtohet krishterizmit dhe këndvështrimit të përgjithshëm të gruas në shoqëri. Gjatë kësaj periudhe, gratë e ndershme, të vetmet ose të ndara nga burri kishin të drejtë të posedojnë pronë, një e drejtë që është humbur kur ato janë martuar. Gratë kanë mundur të bëjnë tregti, të ruajnë të holla dhe ishin përgjegjëse para ligjit deri atëherë. Nën “Ligjin Salik” francez në shekullin VI dhe VII, gratë kanë mundur të trashëgojnë tokë, përderisa nuk ka pasur ndonjë të afërm burrë. Kjo ishte një kombinim i teologjive të Aristotelit dhe Augustinit që ka kulminuar në ato të Toma Akuinit, kreut të kishës Angleze, që fuqishëm kanë vendosur në këtë periudhë besimin se roli i gruas ka qenë vetëm për martesë, lindje dhe rritje të fëmijëve. اdo ndjekje intelektuale ishte privilegj i burrave. Gratë kanë qenë inferiore dhe shkak i të këqijave. Kjo rriti rrjedhën e grave që të bëhen murgesha, ku ato do të kishin njëfarë shkalle të kontrollit mbi jetën e tyre. (usm, fq.1,2).


    Periudha Elizabetiane

    Shamia (rrjetë) që u paraqit gjatë periudhës Tudoriane, u bë një mllef për udhëheqësen e veshjes ditore, Mbretëreshën Elizabeta. Të mbledhura ose të lëshuara, shamitë i kanë mbajtur flokët të mbledhura dhe të pastra. Ato edhe sot janë mjaft të famshme.


    Periudha Viktoriane


    Shpesh e konsideruar si periudha më shtypëse ndaj gruas në historinë Perëndimore, periudha e shekullit XIX ishte periudha kur flokët filluan të mbahen të lëshuara pas shpine, me nyje, bisht, kurdela dhe të gjitha stilet e ‘qendisjes’ së flokëve. Revolucioni bujqësor ofroi më shumë ushqim se sa më herët, ndërsa revolucioni industrial ofroi punësime të reja, qytete të reja, shoqëri të reja, si dhe komoditete të shumta. Prezentimi i fustanit martesor nga Mbretëresha Viktoria i dha një jetë të re vellos. Ajo vendosi një trend që është bërë ëndërr për shumë vajza.


    Shekulli XIX

    Me renovime të mëdha që ndodhnin në Paris, mjekët fuqishëm rekomandonin që gratë të mbajnë kapela-shami për ta mbrojtur veten nga pluhuri dhe nga sëmundjet (infektimet) nga ajri. Në fjalë, ishte aq moderne sa që gratë e shihnin vellon si një simbol i klasit të lartë dhe respektit. Historiani i artit Dr Marni Kessler, si mashkull, mbante këndvështrime kundërshtuese për këtë çështje, por ka theksuar se velloja ofronte një barrierë ndërmjet gruas dhe qytetit. “Ajo nuk ishte e verbuar nga velloja, por ajo e mbante atë mbrapa, e mbronte dhe e ruante atë nga jeta moderne”. (Barker, fq.1).

    Për këtë shkak, gratë vareshin nga burrat, si dhe nga pronat e burrit, pa të drejta të pronës së saj, siç është e bashkangjitur në mësimet krishtere.

    A është kjo e ngjitur dikund në memorien e tyre çdoherë që ata e shohin ndonjë grua muslimane? A nuk mund të shihet se, ndryshe nga mësimet krishtere, shamia në Islam nuk është rreth nënshtrimit ndaj burrit, por rreth mos-nënshtrimit ndaj trupit. A nuk mund të shihet se të drejtat e gruas në Islam janë të shkruara në Islam dhe nuk janë të ndikuara nga askund?

    Gratë e Perëndimit ishin të shmangura nga çdo lloj i të drejtës deri në shekullin XIX. Ajo e kaluar ishte duke u thyer me përparimin e industrializimit, që respekton vetëm profitet, e jo të drejtat. Nëpërmjet automjetit të lëvizjes për fitimin e të drejtave të gruas, gratë u liruan nga një formë e robërisë dhe hynë në një robëri të trupit. Duke besuar se janë të lira, gratë Perëndimore nuk ishin të varura më nga burri. Ndryshimet e shpejta, për disa ishin shumë. U paraqit kisha e lirë, një pjesë e të cilës është grupi krishter Amishët, që e ndanë veten nga bota të cilën nuk e pranonin dhe pasuan rregullat e ashpra kundër involvimit ushtarak; madje anëtarët më të vjetër janë edhe kundër përdorimit të rrymës elektrike. Shamia ishte pjesë e veshjes së përditshme të gruas së Amishit (Headcoverings, fq.1) dhe disa komunitete edhe më tej i mbahen atyre traditave.

    Dehumanizimi: اoroditja pas flokëve

    Për shumë gra sot, flokët janë bërë shumë të rëndësishme; esenca e feminitetit është shoqëruar me flokët. Por, në Perëndim, deri në shekullin XX rregullimi i flokëve ishte e kufizuar vetëm për përkatësit (përkatëset) e klasit të lartë. Asnjëherë nuk mendojmë se sa shumë i ndotim (helmojmë) flokët tona me kimikaliet e shumta që gjenden në shamponat dhe zbutësit modernë. Në përgjithësi, në çfarëdo tradite qoftë, flokët rregullohen dhe stilizohen së bashku me rrojen, prerjen dhe mbështjelljen – me përjashtim të atyre ku çdo lëvizje (strategji) ishte përdorë për të tërhequr mashkullin, për shkak se flokët e gjata provokojnë më shumë. Ndryshe, lëshimi i flokëve pas shpine konsideroheshte si jo-higjienike dhe jo-praktike.

    Për të treguar se sa të preokupuar jemi bërë, tregon një anketë nga Yankelovich Partners e zhvilluar në vitin 2001, që tregon se 69 për qind të amerikanëve kanë thënë se veshja, flokët dhe makiazhi ishin faktorët më të rëndësishëm dhe vendimtar për të vendosur nëse personi do të pranohet në punë, 67 për qind kanë thënë se paraqitja e një personi ndikon nëse ai do të fiton ndonjë sfidë të re, përgjegjësi apo gjasë. A mund të besoni se 78 për qind e amerikanëve thonë se veshja, flokët dhe makiazhi ndikojnë në aftësinë e personit për ta kryer punën? Sidoqoftë, nuk duhet të harrojmë se ata ishin sponzoruar nga Asociacioni Kozmetik, Tualetik dhe Parfemik (amerikan) për të zhvilluar anketën! (womenwork.org, fq.1).

    Ata që marrin rastet për të sulmuar Islamin nëpërmjet çështjes se gruas, ose përdorin gruan muslimane për të shkarkuar atë që edhe më tej gjendet e ngjitur në psikën e tyre nga e kaluara e shtypjes, e kanë shoqëruar shaminë Islame si një mjet i shovinizmit mashkullor nën pretekst të “Fundamentalizmit Islamik”. Mirëpo, ata nuk kanë ndonjë alternativë praktike për ta vendosur në vend të saj! Ata përdorin lojën e vjetër të “etiketimit” në kishë. “Teknika e etiketimit përdoret për të diskredituar një person që kundërshton besimet e një personi religjioz. Etiketimi përpiqet të dehumanizon personat, në mënyrë që kundërshtimi i tyre dhe i opinioneve të tyre të jetë më i lehtë. Duke zgjedhur që të mos i drejtohet ndonjë personi që ka dyshim në fenë toksike në mënyrë individuale, personi religjioz vendos një etiketë të zbrazët negative në të gjithë ata që nuk pajtohen me shprehitë personale të tij ose të saj. Në vend se të thuhet se personi ka bërë një gjë negative ose ka një qëndrim negativ, personi religjioz thotë se ekzistojnë “armiq”, “tradhëtarë” ose “keqbërës” që do ta shkatërrojnë organizatën. Etiketimi bëhet një pikë mbledhjeje nën të cilën pasuesit tjerë mund të veprojnë për të heshtur revoltën”! (spiritualbase, fq.1). Për këtë shkak, si të tilla, ankesat e mbledhjeve janë bërë dhe ne ngrisim zërat tonë, pyetja është jo nëse, por kur do të arrihet suksesi të mposhtet gruaja muslimane? Në fund të fundit, ideja (plani) është që të bëhet gruaja muslimane të ndjehet si e prapambetur, dhe kështu ta bëjnë atë të reagojë emocionalisht rreth asaj që po ndodh dhe pa vetëdije të humë të gjithë atë që përkrah bazat dhe mirëqenien e shoqërisë muslimane-familjen. Tregimi i Rapunzelit ishte tërheqës vetëm për disa, për shkak të gjatësisë së flokëve, nëpërmjet të cilave kalorësi në veshje të ndritshme është ngjitur drejt zemrës së saj. Njerëzit janë bërë të ndjehen inferiorë për shkak të flokëve:

    ”Ne edhe më tej jemi të robëruar në mendimet tona.

    Shoqëria na ka formuar në të folurit.

    Kam problem me fjalën shkumë, për shkak se ajo nuk shoqërohet me identitetin tonë të vërtetë si të lumtur.

    Pse duhet të kem kimikalie në flokë?

    Nuk dua të pajtohem me asnjë standard të tyre.

    Ata janë ata që imponojnë ndjenjat e tyre të shtypura tek të rinjët e pashtypur.

    Të cilët janë duke mësuar të dojnë vetveten brenda dhe jashtë.

    Të rinjë të cilët vetëm dëshirojnë të përputhen në kompletin e standardeve të bukurisë, pa dyshim.

    Ne si njerëz duhet të bashkohemi në këtë.

    Shumica janë duke jetuar në lumturi për shkak se injoranca është kënaqësi.

    Ata nuk e dinë se nëse thuhet “flokë të mira” është degraduese si përdorimi i shkronjës N, si një term i kënaqësisë.

    Duke ndryshuar mendimet tona, ne jo vetëm që mund të dalim nga errësira mentalisht, por mund të dalim nga represioni!” (nappyhair. com)


    Shumica distancohen nga të tjerët për shkak të humbjes së flokëve gjatë sëmundjeve. Një adoleshente ka shkruar:

    Flokët e saja. Flokët e saja ishin si një oqean me rrudha dhe rrudha dhe valë. Kishte vija të kuqe, në flokët e gjata të saja ngjyre kafe; sytë e saj ishin smaragd, lëkura e saj bronzë ari. Ajo është shoqja ime më e mirë. Do të bëja çmos t’i kem flokët e saja – mënyra se si lëshohen në shpinën e saj, si një kornizë prej ari në një fotografi të bukur. “اka është hemo (terapia)?” pyeta, përderisa nëna më tërhoqi anash. Shpresoj se ajo nuk do të vdesë. Shpresoj se ajo sërish mund t’i ketë flokët e saja. Por; ajo nuk mund, ato i ranë. Ajo e kishtë sëmundjen e Hodgkinsit dhe ajo i humbi flokët e saja. E shihja atë të shtrirë në spital me disa gypa të dhimbshme të ngjitura në gjoksin e saj, me disa maqina ngjyrë hiri të ngjitura për të – pa flokë. Ishtë rëndë të shihet. Të shihet ajo duke vuajtur aq keq, më bëri edhe mua të vuaj, më lëndoi, kështu që i preva flokët. Nga Ashley Nestor, New City, NY” (Ashley, teenink. com).


    اmimi i lartë i seksploatimit

    Jemi në refuzim, mendoj, deri në atë shkallë që floka ka ndikim vendimtar në atë se kush jemi, jo për shkak të asaj se çka bën floka aktualisht, por për disa domethënie më të thella. Ajo ka një ndikim alogjik në qeniet njerëzore që mund ta bëjë dikë të dojë, urrejë, pëlqejë ose refuzojë dhe pa asnjë shkak. اdo karakteristikë fizike në trupin e gruas duhet të ketë një apel vizuel që disa gra jo-perëndimore përpiqen të imitojnë. Ai apel vizuel është paketuar si seks; seksi si komoditet. Gratë e bukura janë bërë vizuelisht të afta për të shitur të pashiturën. Seksploatimi i fton burrat të posedojnë me sytë e tyre atë që ata nuk mund ta posedojnë me duar, duke luajtur me ndjenjat e burrave, duke i ngritur ndjenjat e tyre deri në atë shkallë që shumica e kanë vështirë të mos marrin atë në të cilën janë ”ftuar” ta marrin. Iluzioni i të drejtave të grave në perëndim është zhvilluar në dëm të të drejtave të burrit, që vetëm ka shërbyer në robërimin e të dyja gjinive në të drejtën e pakontestueshme ”për të poseduar”.

    Forma tjetër e saj është ”konsumatorizmi” – konsumatorizmi i njëjtë që është edhe çerdhe e industrializimit perëndimor, kolonializmit dhe globalizimit; dhe që ka çuar deri te të gjitha format e dhunës që paraqiten në shoqërinë civile.

    Organizata RAINN që ofron ndihmë telefonike (hotline) për Keqtrajtime Seksuale në shtetet amerikane jep këto të dhëna: “اdo dy minuta, diku në Amerikë, dikush seksualisht keqtrajtohet”. Në vitin 2002 ka pasur 247.370 viktima të përdhunimit, 44.000 e të cilave ishin të moshës nën 18-vjeçare. 93 për qind e viktimave adoleshente të keqtrajtimeve seksuale i njihnin sulmuesit e tyre, 34 për qind ishin anëtarë të familjes dhe vetëm 7 për qind të sulmuesve ishin të huaj (rain. org, fq. 1, 2) Kjo shërben vetëm për të treguar se sa është ndryshkur madje edhe koncepti individual i familjes.


    Shpërbërja e një miti

    Kur gratë zgjodhën të neglizhojnë të drejtat e tyre, të pranuara nga Islami, ato poashtu u bënë neglizhente edhe ndaj pasojave të mundshme, jo vetëm për vetveten, por poashtu edhe për familjet e tyre, dhe shoqërisë si tërësi. Shamia është mbrojtës i atyre të drejtave, që shumë pak (gra) jo-perëndimore kanë filluar të zgjohen. Për transferimin e percepcionit të zakonshëm perëndimor të gruas muslimane me shami (të mbuluar), që ishte formuar nga e kaluara e tyre, Mary Walker, koordinatore e produksionit për serialin “Living in Islam” (Jeta në Islam) në televizionin BBC2, për revistën Impact ka thënë: “Për mua mbulesa ka simbolizuar shtypje të gruas, duke i bërë ato të padukshme, anonime dhe të pazëshme, dhe shkaku i kësaj shtypje qëndronte në vullnetin për të ndikuar në familjen dhe për të mbajtur një kornizë patriarkale – bazë e shoqërisë Islame. Mendoja se gratë ishin tërësisht të shtypura nga arsyetimi Hyjnor i rolit të tyre si grua, nënë… “Jeta në Islam” është gjiruar gjatë dy vjetëve në 19 shtete të ndryshme, dhe në terren unë isha gruaja e vetme në një ekip përplot meshkuj… Gruan e parë muslimane që e njoftova në Mali ishte shumë larg nga parakonceptimi im i gruas muslimane. Ajo ishte grua e një sheikut të dedikuar konvertimit të fshatarëve të paganë, në Islam. Një grua e sofistikuar, e edukuar dhe e arsimuar, paraprakisht e martuar për një diplomat, ajo kishte hequr dorë nga jeta e stilit perëndimor për një jetë në vetmi…

    Gruaja e emancipuar në perëndim ballafaqohet me konfliktin ndërmjet konfirmimimit të feminitetit të saj dhe privilegjeve që ajo i sjell, dhe refuzimit të kufijve të rolit të saj femëror dhe të gjitha kufizimeve të tjera që burri dëshiron ajo ti merr. Nga vendi ku qëndroja, kjo grua i kishte transformuar këto kufizime në privilegje… Në udhëtimin e ardhshëm në Nigerinë veriore, njoftova edhe dy gra, të cilat do të mi ndryshonin këndvështrimet e mia edhe më tej... Sërish, ata kishin refuzuar jetën e stilit perëndimor, të cilat unë i konsideroja aq superiore ndaj Islamit në trajtimin ndaj gruas... Gratë flisnin, dhe në përgjigjet e tyre, pash fillimin e ri-vlerësimit tim personal. Ata argumentuan se mbulesa sinjalizonte një refuzim të një sistemi të papranueshem të vlerave që poshtëronin gruan, ndërsa Islami ngrit gruan në një shkallë të nderit dhe respektit. ’Nuk është liri ku mund të thuash se gratë mund të shkojnë lakuriqe’. Njëjtë si mbulesa që na simbolizon neve shypjen muslimane, për ato fundet e shkurta dhe gjokset e hapura përfaqësojnë shtypje. Thonë se në perëndim burrat i tradhëtojnë gratë. Ata na lënë të besojmë se jemi të lira, të çliruara, por në të vërtetë na robërojnë në vështrimet e burrave...”.


    Flokët e mendjelehtësisë ranë me një vallëzim tërheqës,

    Për të shkëlqyer trupin e saj në diellin e ndritshëm.

    Ato flokë nuk tërheqin vetëm syrin e tij, por edhe ndjenjat dhe nuk mund,

    Nuk do të, ngritet mbi atë ëndërr,

    Imagjinata e tij zgjëroi pasione brenda, nga të cilat nuk brengoste,

    Sepse gjithe atë që e pa në atë moment

    Ishte nevoja për të plotësuar atë se çka qëndronte brenda asaj që e pa –

    Kush ishte ajo

    Nuk ishte me rëndësi, e as nderi i saj.

  10. #10
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311

    Vret gruan sepse ajo nuk pelçente të mbante vellon

    Swiss charge Pakistani over 'honor killing' of wife
    AFP

    August 23, 2006

    ZURICH -- Swiss prosecutors have charged a Pakistani man over the "honor killing" of his wife, according to legal documents published Wednesday.

    Ajmal Butt Aziz, 24, is accused of murdering his 20-year-old wife Khudeja because she refused to follow Islamic tradition and wear a headscarf, according to the charge sheet published by the Corriere del Ticino newspaper.

    Aziz's spouse died in July 2005 after he allegedly bludgeoned her to death with a hammer as she slept at the couple's home in Bellinzona, in Switzerland's southern canton of Ticino.

    Born in Pakistan, Khudeja Aziz was brought up in Switzerland and was a citizen of the Alpine country.

    Aziz claimed that he acted in self-defense after being attacked by his wife.

    Prosecutors, however, alleged that he acted because he was opposed to his wife's Western lifestyle and her wish to find a job, and also that she was seeking a divorce.

    No date has yet been set for Aziz's trial.

    http://www.metimes.com/articles/norm...3-064344-9661r

  11. #11
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    nuk pelchente te mbante vellon edhe e vrau eee? YYYYYY sa kafshe jan kta nga pakistani. meritojn ti vrasim te gjith me bomba qe te mos lodhen duke vra njeri tjetrin apo jo

  12. #12
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    Citim Postuar më parë nga hi, ryder
    YYYYYY sa kafshe jan kta nga pakistani. meritojn ti vrasim te gjith me bomba qe te mos lodhen duke vra njeri tjetrin apo jo
    Foli e tha kafsha tjeter .
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  13. #13
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    o grup ishte ironi...dmth nuk mendoj realisht qe duhet ti vrasim gjith pakistanezet me bomba kshq qetesoji 3 qelizat e trurit, mos u axhito

    megjithse e di ca mendoj realisht? qe duhet ti futemi izraelit e ti vrasim te gjith me bomba...ktu e di se je dakort me mu

  14. #14
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    Ngadal mos u nxej ! Edhe e imja ishte ironi.Tri here mendo e nje here shkruaj.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  15. #15
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anëtarësuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450
    Citim Postuar më parë nga hi, ryder
    megjithse e di ca mendoj realisht? qe duhet ti futemi izraelit e ti vrasim te gjith me bomba...ktu e di se je dakort me mu
    o rrezikzi...............hahahaaaaaaaaaaaaaa........ ...hihihihiiiiiiiiiiiiiii

    po ja vlen nganjehere me u tall me popullin

  16. #16
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    jeni te dashur ju dy?

  17. #17
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    nje permisim ,temes > shamija ,nuk eshte tardite ,shqiptare por as arabe ,dhe as tradite ,e askujt ne bote ,

    por eshet obligim moral ,nuk eshte tjeter per pos obligim moral ,nuk jam jam i sigurt ta quaj obligim religjioni ,se kete termin religjion ekan ndyt me shum perkufizimi filozofike ,dhe mund ta quaj qe edhe nese nuk dota kishte bobliguar feja ,kete eshte kan dashur te aplikohet ,eshet mjet mbrojtje per te dy gjinit,
    gjinia femrore mbrohet nga gjerat epandershme,ndewrsa mashkulli mbrohet nga provokimet qe mund ti shkakton femra tek mashkulli

  18. #18
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Tradite shqiptare jane deshmitaret Jehovait?

    Shikoni fshtaret dhe gjyshet tuaja me shamni te bardha pastaj hajde flisni per traditat e shqiptareve qe i moren nga Islami.Nese dicka e kane marre prej krishterimit ajo eshte veshja e draneve te mirdites.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Ndryshuar për herë të fundit nga ORIONI : 04-11-2006 më 11:27

  19. #19
    I DASHURUAR PAS DETIT Maska e FJORIN
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    E.U.** SHQIPTAR DHE JO FETAR
    Postime
    432
    daleni ku jeni akoma ca ferenxhe thoni,prisni kur te veshin dhe citjane tani .Do na veshtiren dhe femrat pasaj

    Ky lloj populli jemi ??
    1. ARSYEJA E GRUAS QENDRON NE BUKURINE E SAJ ,BUKURIA E BURIT NE QENDRON NE ARSYEN E TIJ
    2.ESHTE E LEHTE TE BEHESH HOXHE APO PRIFT, POR ESHTE E VESHTIRE TE BEHESH NJERI
    WEN MY LOVE SWEARS THAT SHE IS MADE OF TRUTH, I DO BELIVE HER,THOUGH I KNOW SHE LIES....(W.Shekspire)

  20. #20
    Hackers Maska e agri
    Anëtarësuar
    30-07-2004
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    10

    Islamofobiae juaj !

    i NDeruar vall mos te ka ikur truri ty,,,,kete e them kur te shof qka paske shkruar per ISlamin dhe feregjen.....

    O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vëjnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kj është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues. Kurani eshte fjale e Allahut e Allahu eshte pa te meta...
    Ndersa ti je nje thermije e kalbur dhe pafuqishme ti kontestosh keto....

    KAq.ME respekt Agroni!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •