NAGIP MAHFUZ
Naguib Mahfouz i lindur nė Kairo-Egjipt 1911. Fillon tė shkruaj qysh nė moshėn 17-vjeēare. Novelėn e parė e publikon nė vitin 1939. Dhjetė novela tė tjera u publikuan nė preiudhėn pėrpara Revolucionit Egjyptian tė Qershorit 1952, kohė pas tė cilės u ndal sė publikuari. Sidoqoftė, i vetmi publikim pasues ka qenė ai i vitit 1957 me Triologjinė e Kairos ku pėrfshihen "Midis Pallatit", "Pallati i Dėshirave", "Shtėpi sheqeri", qė e bėnė menjiherė tė njohur nė krejt botėn arabe si njė pėrshkrues tipik i detajeve nė rrethet urbane. "Fėmijėt e Gebelait" (1959), e rikthen edhe mė fortė nė krijimtari me njė kėndvėshtrim tė ri stilistik, ku nėn alegorinė dhe simbolizmin spikat kriticizmi ndaj shtresave shoqerore. Nėn kėtė kėndvėshtrim ekzistencialist janė shkruar novelat "Hajduti dhe Qentė" (1961), "Vjeshta e Frikshme" (1962), "Anija mbi Nil" (1966), "Miramar" (1967), si edhe pėrmbledhjet me tregimet e tij tė mrekullueshme. Qė nga viti 1972, Nagip Mahfuz emėrohet nė disa dikastere, dhe punon nė funksione qeveritare Egjyptiane gjer nė periudhėn e pensionit. Krah kėtyre pozitave nė jetėn publike mbart edhe tridhjet novela, qindra tregime dhe artikuj tė ndryshėm. Gjysma e novelave tė tij janė shndėruar nė skenarė filmash mjaft popullor nė botėn dhe gjuhėn arabe, aq sa mund tė themi se ēdo botim i Mahfuz ėshtė i konsideruar si njė eveniment kulturor nė botėn arabe. Nė vitin 1988 fiton ēmimin Nobel nė letėrsi, duke u bėrė kėshtu i pari shkrimtar arab fitues. Plagoset me thikė nė vitin 1994 nga ekstremistėt si revansh kundrejt veprės sė tij. Nagip Mahfuz 95-vjeē jeton nė Aguza tė Nilit (Kairo) me gruan dhe dy vajzat.
Dhoma Nr.12
- Tregim -
Menaxheri i hotelit kujton, si njė foto qė asnjėherė nuk harroet, se si njė dizaj, njė grua erdhi dhe rezervoi njė dhomė, veē pėr 24-orė. Ora ishte ekzaktėsisht 10:00 paradite. Pamja kaq zalizėse e pranisė sė seksit opozitar qė i afrohej, krejtėsisht e pashoqeruar, e bėnė menaxherin t'ia mballosė sytė ngulmtazi, i intriguar. Njėtrajėsisht, ajo dukej njė grua e shkėlqyer mbresėlėnėse, me shtatin e shtalbtė, finesėn e tipareve, dhe mprehtėsinė e shikimit. Ajo u ndal te sporteli, duke qėndruar trupdrejt nėn mantelin e kuq, dhe kapelėn e bardhė. Nuk kishte asnjė dokument identifikimi, nuk punonte gjėkundi, dhe as qė ishte e martuar. Pėr mė tepėr, dukej si e ndarė nga burri, apo e ve. Quhej Bahiga al-Dahabi, dhe vinte nga Mansura e Deltės.
Menaxheri regjistroi krejt informacionin e nevojshėm dhe e pėrqasi drejt punonjėsit tė sportelit. Sportelisti nė krye tė saj, duke mbajtur valixhen, mė e rrėnda qė kishte mbajtur ndonjėherė gjatė gjith karierės sė tij, e orientoi gruan drejt dhomės Nr.12, nė hotelin e tyre tė vogėl. Pastaj u kthye pas njė gjysėm ore, i habitur nė fytyrė. Kur menaxheri e pyeti se ēfarė ndodhi, ai regoi hazer-xhevap :
"Ajo ėshtė njė femėr shumė e ēuditshme."
"Shpjegohu, ēfarė nėnkupton me kėtė?" u sėkėlldis menaxheri.
Sportelisti filloi tė rrėfente se si ajo i kishte kėrkuar tė zbulonte shtratin nga mbulesa, batanijet dhe ēarēafėt, duke i hedhur nė cep tė dhomės. Pėrsa i pėrket krevatit, i kishte kėrkuar ta lėviznin sė bashku jashtė dhomės, me justifikimin se kishte fiksim se mos nga hapsira e krijuar posht vendit tė fjetjes, fshihej njė njeri. Ai i tha se frika e saj ishte e ekzagjeruar sepse asnjėherė nuk kishin ndodhur incidente tė tilla qė nga koha kur hoteli ishte bėrė bismilah. Por ajo kėmbėngulte, kėshtu qė i'u bind vullnetit tė saj.
"Duhet tė kishe ardhur urgjentisht tek unė, zullap," tha menaxheri.
Sportelisti kėrkoi tė falur, duke thėnė se megjithse kėrkesa e saj ishte bizare, ai nuk kishte pėrderdhur asnjė nga detyrat qė hoteli kishte si detyrim tė pėrmbushė. Mė tej e pėrmbylli historinė me fjalėt se si ajo e kishte urdhėruar tė hapte tė gjitha kanatat e dollapit duke i lėnė njiashtu. Zėri i saj tregonte se kishte frikė nga dikush qė mund tė fshihej ose nėn krevat, ose nė dollap. Kėshtu qė i plotėsoi tė gjitha urdhrat e saj, i buzėqeshi ashtu si ai di tė buzagaz gjithmonė, dhe u largua.
"Pjesa mė e ēuditėshme ėshtė se ajo dukej grua azgane dhe trime," cilėsoi menaxheri.
Pas pak e pyeti punonjėsin e vet, "A tė dha ndonjė bakshish?"
"Njė pesēe tė plotė," u mburr tjetri.
"Natyrisht, ajo nuk ėshtė femėr e rrėndomtė, ndaj nuk besoj se do tė kemi ndonjė turbullirė," plotėsoi menaxheri.
"Mė shpuri rruga pėrball derės sė saj tė mbyllur, kur po shkoja pėr nė lavanteri, dhe dėgjova njė zė tė lartė tė hazdisur brenda nė dhomė," tha sportelisti.
"Ishte e vetme?"
"Gjithmonė, zėri i saj i dalldisur dėgjohej i vetėm."
"Gjith dynjaja bėjnė kėshtu," tha menaxheri."Zaten, vetėm pse ti flet me vete nuk do tė thotė se je i lajthitur."
Sportelisti tundi kryet pa thėnė kurgjė. Tjetri e pyeti, "A je nė gjendje tė rikujtosh gjėsend ēka thoshte?"
"Jo. pėrveē shprehjes: 'Nuk ėshtė e rėndėsishme'."
Menaxheri dha tė kuptohej pėr mbylljen e muhabetit. Njė grimė mė vonė pasi shėnjoi diēka nė regjistėr, shtoi nė drejtim tė tjetrit, "Duhet tė jesh vigjėlent, kjo ėshtė detyra jonė, pėr ēdo rast."
Gumėzhinė bubullima, dhe menaxheri e treti vėshtrimin te qielli pėrtej dritares ku gjeti mbulesa tė dendura reshė. Moti kishte qenė i ftohtė me reshje tė kohėpaskohėshme. Ekzaktėsisht nė ora 1:00 tė drekės, gruaja telefonoi prej dhomės Nr.12.
"A mundet tė porosis diēka pėr tė ngrėnė?" pyeti ajo.
"Ne nuk kemi ushqim nė hotel, por ėshtė njė restorant matanė xhadesė, ēfarė dėshironi zonjė?"
"Perime tė pjekura me mish pule, plus pilaf me tasqebap, gati nja njė kile shishqebab tė pjekur, njė tas me sallatė orientale, mish qengji tė mbėshtjellė me pite tė ngrohta, ėmbėlsira dhe portokalle."
Megjithėse menaxheri i porositi tė gjitha gjellrat qė ajo urdhėroi, gati sa nuk luajti nga fiqiri prej sasisė sė ushqimeve. Vetėm mishi i pjekur mjaftonte pėr gjashtė persona."Kjo qenka fiksim jo vetėm me frikėn , por edhe me llupėsinė," i tha vetes. "Sidoqoftė, do dali gjatė pasdites, e do t'i hedh njė sy dhomės."
Ushqimi mbėrriti. Njė orė mė vonė i zoti i restorantit erdhi tė merrte paratė. Menaxheri nuk i rezistoi tundimit t'u hidhte njė sy pjatave. Tė gjitha ishin tė bėra xixė, pėrveē disa kockave tė krruajtura mirė, dhe pakė salcė tė mbetur. I shkau truri nga e gjithė kjo skenė, asgjėtjetėr pėrveē kėsaj gruaje, mėnyrės se si ajo vėshtronte dhe vepronte, e shtynė nė ngasje. Nuk mund tė thoshte se ajo s'ishte e bukur, pėrkundrazi ajo dispononte njė forcė tėrheqėse jo tė zakontė. Ishte diēka e frikshme nė raport me 'tė, sė bashku me gjėrat kurioze, madje nėnshtruese, qė tė ngujonin. Mbi tė gjitha e kishte parė vetėm njė herė, momentin e parė, atė ditėz kur ajo i kishte lėnė ndjesinė familiare qė vinte sė bashku me fytyrėn, qė mbartte prushin vetiak tė kujtimeve tė vjetra.
Drejt tij po vinin njė burrė dhe njė grua. "A qendron kėtu zj. Bahiga al-Dahabi?" pyeti burri.
Menaxheri pohoi dhe telefonoi qė tė pyes nėse zonja dėshironte qė vizitorėt tė ngjiteshin lart nė dhomė. Dukshėm, njerėzit ishin nga sėrė e lartė, tė kamur nga pikpamja materiale. Era uturrinte fuqishėm pėrjashta, duke i bėrė shandanėt tė kėrcenin nė sallėn e pritjes. Menjėherė papritur tetė persona tė tjerė ja behėn, katėr gra dhe katėr burra, duke pėrsėritur tė njėjtėn pyetje : "A qendron kėtu zj. Bahiga al-Dahabi?"
Pėrsėri menaxheri telefonoi pėr lejimin e vizitorėve tė rinj. Grupi, me pamje krenare, qė ishin tė sė njėjtės sėrė me ēiftin e mėparshėm, u ngjitėn drejt dhomės Nr.12. Tash bėheshin dhjetė vizitor. Ndoshta farefis prej sė njėjtės familje, ose thjesht miq, apo gjindje dhe kushėrinj tė pėrzier. E ēfardoqoftė tė ishte arsyeja, nuk kishte asnjė dyshim qė madam Bahiga nuk ėshtė njė zonjė e rėndomtė. "Si pėrzgjodhi hotelin tonė xhanėm?" pyeste veten i shqetėsuar.
Zallamahija u shpėrnda menjėherė nga kthina e barit, ndėrsa kamarjerėt e hotelit servirnin si pelivan, gota ēaji lart e poshtė, qyshkur menaxheri po mundohej tė fiksonte disa nga fytyrat e tė porsaardhurve. Por, mendoi me vete se gjėja mė e mirė do ishte ta fshinte nga truri, gjithēka nė raport me Bahiga al-Dahabin. Tė nesėrmen ajo do tė ishte veē njėra nga ato qindra fytyra tė humbura nė kujtesėn e bėrė lėmsh, tė hotelit tė vogėl.
Bėrball tij u fanit njė grua rreth tė pesėdhjetave, qė zotėronte njė ekuilibėr dhe sjellje tė tejskajshme."A qendron kėtu zj. Bahiga al-Dahabi?"
Kur ai iu pėrgjigj po, ajo i tha, "Ju lutem, a mundet ta njoftoni se doktoresha ėshtė kėtu."
Kontaktoi damėn nė telefon. Njė grimė mė tej i shtytur nga njė arsye urgjente e pyeti tė porsaardhurėn, "Cili ėshtė tamam profesioni juaj doktoreshė?"
"Gjenekolloge," u pėrgjegj ajo.
Vėrejti se tjetra nuk ishte prezantuar me emrin e saj por me titullin e profesionit. A po e viziton damėn kinse nga aftėsia profesionale? Apo mos vall Bahiga al-Dahabi vuan nga ndonjė sėmundje femėrore? Ose ndoshta ėshtė thjeshtė me barr? Nuk kishte kohė t'i jepte pėrgjigje tė gjitha kėtyre pikpyetjeve qė e kishin mbėshtjellė tėrėsisht, kur njė burrė shkurtabiq dhe i shėndoshė, nursėz, u shpėrfaq para tij. Duke u prezantuar si Jusuf Qabil, biznesmen ndėrtimi, ai sikurse edhe tė tjerėt pozoi pyetjen tashmė tė ripėrsėritur, "A qendron kėtu zj, Bahiga al-Dahabi?"
Pasi shushuriti nė telefon dhe mori lejen e nevojshme qė ndėrtuesi tė ngjitej lart nė dhomėn e saj, shpėrvoli njė buzėqeshje tė pėrhumbur sarkastike. Njėri nga sportelistėt u rikthye duke u dridhur nga jashtė, copė-copė nga i ftohti. Errėsira, tha i porsahyri, ėshtė mbledhur nga tė katėr anėt e qiellit, dhe sė shpejti dita do tė bėhet natė. Vėshtroi jashtė dritares. Po mendonte rishtas pėr gruan e dhomės Nr.12. Misterioze. Femėr fatale. Filloi tė ndiej se si njė rrymė paqendrueshmėrie dhe e pavolitshme ishte shpėrndarė nėpėr hotel qyshkur ajo kishte mbėrritur aty. Rrymė qė i lejonte ndjesisė sė tij tė brendėshme, nxitje, tė ėndrrave tė adoleshencės, madhėshtinė molisėse tė tė qenit i pasur, sundimtar mbi botėn.
U trondit nga ėndėrrimi obskur kur njė zė i papritur pyeti, "A qendron kėtu zj. Bahiga al- Dahabi?"
Njė njeri trupmadh i mbėshtjellė me xhybe tė kaftantė, ēallmė tė lidhur mbi krye, dorėn e shtėrnguar nė dorezėn ngjyrė gri tė ombrellės. "I thoni se Blind Sajed, Pastruesi i Kufomave, ka mbėrritur."
Gjoksi i menaxherit brofi nga vendi. Kėrcėlliti dhėmbėt nga tmerri dhe duke nėpėrdhėmbur mallkoi burrin dhe gruan bashkė. Por gjithsesi kreu detyrėn duke telefonuar. Pėr tė parėn herė morri njė pėrgjigje krejt tė kundėrt nga tė gjitha tė mėparshmet.
"Ju lutem, mund tė prisni nė sallėn e pritjes, zotėri," e urdhėroi sipėrmarrėsin.
Allah-Allah, pėr ēfarė ka ardhur ky edepsėz kėtu? Pse nuk pret pėrjashta por na sjell tersllėk? Punonte pėr pesėdhjet vjet nė kėtė hotel dhe asnjėherė nuk kishte parė diēka tė pėrngjashme me atė qė po ndodhte kėtė ditė. Ndiente frikė se shiu do fillonte tė zbriste poshtė me rrėke e shkulmė dhe do t'i mbante tė ngujuar nė hotel, kushedi se pėr sa kohė tė ardhurit. Pėr mė tepėr qė tashmė, midis tė tjerėve, ishte edhe sipėrmarrėsi i Vdekjes !
Myshterinj tė rinj mbėrritėn. Ata erdhėn tė ndarė, sėrė-sėrė: pronari i dyqanit tė mobiljeve tė shtrenjta, pronari i supermarketit, pronari i lėngjeve tė frutave, pronari i parfumeve dhe asortimenteve kozmetike, zyrtari i lartė i Thesarit tė Shtetit, shefi i redaksisė sė gazetės mė nė zė tė vendit, biznesmeni i shitjes sė peshkut me shumicė, i autorizuari i firmės pėr mobilimin e shtėpive, kėshilltari i njė milioneri arab. Nėpėrmendi se mos dama do e zhvendoste bashkėsinė e krijuar nė sallėn e pritjes, por ēuditėrisht ajo i lejoi tė gjithė mysafirėt tė ngjiteshin lart nė dhomė, njėri pas tjetrit. Kamrjerėt sollėn gjithmon e mė tepėr gota ēaji dhe karrige, ndėrsa ai, menaxheri i hotelit tė vogėl, mėdyshej se ku do tė gjenin vend pėr t'u ulur gjithė ky kallaballėk. A e njohin njėri-tjetrin qysh mė parė? Dhe ēfarė i ka sjellė tė gjithė sė bashku? Thėrriti sportelistin pranė dhe e pyeti se ēfarė dinte mė tepėr pėr sa po ngjet.
"Nuk e di, nuk di asgjė zotėri," u pėrgjigj sportelisti. "Duart zgjaten jashtė derės duke marrė karriget dhe ēajin, dhe firojnė pėrsėri brenda portės pa na dhėnė mundėsinė tė shohim sė ē'bėhet brenda dhomės."
Menaxheri mblodhi supet. Pėr aq kohė sa askush nuk ankohej, i tha vetvetes, nuk kishte pse ndihesh keq.
Blind Sajed, Pastruesi i Kufomave, u avit drejt tij. "Dua t'i kujtoj zonjės se jam duke pritur," tha.
"Ajo premtoi se do ju thėrrasė nė kohėn e duhur, zotėri," i tha menaxheri me njė ndjenjė tė dukshme mospėrfillje. Por tjetri as qė lėvizi nga vendi ndaj u detyrua tė telefonoj pėrsėri duke nderur receptorin drejt sipėrmarrėsit.
"Madam, ka kaluar orari i faljes nė aksham dhe ju e dini se nė dimėr dita ėshtė e shkurtėr," foli qortueshėm Sajed. U pėrkul mbi telefon, duke dėgjuar njė grimė, dhe mė tej e mbylli aparatin e komunikimit duke u kthyer pėrsėri nė sallėn e pritjes. Nga thellėsia e shpirtit, menaxheri e nėmi burrin nė heshtje. S'kishte dyshim se zonja ishte shkaktarja kryesore qė kishte prurė njė lugat tė tillė nė hotel. I mendonte tė gjitha kėto ndėrsa shikimin e kishte ngulur nė portėn e hyrjes plotė mllef. Disa zonja zbritėn poshtė nga dhoma Nr.12. Frika qė e kishte zaptuar u duk se u pakėsua kur ato u drejtuan drejt portės sė jashtėme. "Ja, mė nė fund disa po ikin dhe tė tjerė do largohen mė vonė, gjersa nata tė bjerė plotėsisht besoj do t'jenė bėrė firė," e justifikoi vetveten. Shqetėsohej sepse vet pozicioni dhe pėrgjegjėsia e tij mund ta shtynin nė konfrontim me 'ta, dhe gjindja i pėrkisnte njė klase tė fuqishme. Shqetėsimi dyfishohej me erėn qė fėrshėllente dhunshėm jashtporte dhe ndjenjėn e pikėllueshme qė kishte mbuluar rrugėt. Pėrtej kėtij pikėllimi tė pandalshėm ku zemra e tij hovte prej gjoksi, ai vėrejti mu nė portėn e hotelit, njė grup burrash e grash tė veshur me mushamatė e shiut.
"Pėr tek madam Bahiga al-Dahabi?" pyeti duke i ēuditur tė porsaardhurit.
Njėri syresh duke qeshur tha, "Po. I thoni zonjės ju lutem, se delegatėt e Organizatės Trashėgimtarėt e Rilindjes kanė mbėrritur."
Kėshtu qė telefonoi dhe pasi ajo e dha pėlqimin e saj, shtoi ngulmueshėm, "Janė dhjetė persona zonjė e nderuar, dhe salla e pritjes kėtu poshtė ėshtė nė dispozicionin tuaj nė rast nevoje."
"Nuk ėshtė e nevojshme, ka vend tė mjaftueshėm nė dhomė," kundėrshtoi ajo.
Ndėrsa delegatėt u ngjitėn, menaxheri tundi kokėn gjith konfuzion. Herėt a vonė do tė kemi sherr, mendoi. Si tė nxitej prej zallamahisė sė kallaballėkut jo tė zakontė nė dhomėn Nr.12, furria e furtunės ishte gati nė shpėrthim pėrjashta. I rikthyer nė sallėn e pritjes, rroku me njė vėshtrim Blind Sajedin - Pastruesin e Kufomave - duke u zvaritur drejt tij. Goditi me nyjen e gishtit tundueshėm sportelin dhe drejtoi aparatin e telefonit nga tjetri pėrpara se ky tė fliste. Menaxheri dėgjoi ankimet e tij drejt gruas fatale. Mė tej sipėrmarėsi shtoi si pėr justifikim drejt tij, "Tė presėsh pa bėrė asgjė ėshtė me tė vėrtetė e mėrzitshme."
Menaxheri u tėrbua dhe u bė gati ta shante kur dama telefonoi nė moment, duke kėrkuar qė ta lidhnin nė telefon me restorantin pėrkarshi. Biseda e saj zgjati disa minuta. A do tė qendrojnė nė dhomė gjer pėr darkė, peshoi situatėn, edhe nė qoftė se po, ku do tė darkojnė? Sa do tė donte t'i hidhte njė sy dhomės. Duhet tė ishte njė skenė jashtė ēdo imagjinate, njė dalldi e vėrtetė.
Rrėketė vazhdonin pėrjashta pa asnjė ngurim pėr t'u ndalur. Njė grup profesorėsh tė Univeristetit dhe Klerikė tė lartė, hynė duke diskutuar ethshėm, aq sa thjesht nuk bėzajti, por i lejoi tė shkojnė direkt lartė. Situata ishte shndėruar nė makth kur njė i panjohur u fut pa pyetur, pa u ndaluar tek sporteli. Menaxheri thirri me zė tė lartė pėr ta ndalur shkelėsin e rregullores por ky edepsėzi u ngjit me vrap pa kthyer xhevap. Atėherė drejtuesi i hotelit urdhėroi muhaxhirėt t'i qepeshin pas tė paudhit, por kėta nuk e aritėn sepse me tė mbėritur pėrball dhomės Nr.12, ky u zhduk pas porte si t'a kishte pėrpirė diēka e vrullshme. U ndie totalisht i vetėm, kishte humbur kontrollin rrėnjėsor mbi hotelin. Po bėhej gati tė mblidhte kokė pėr kokė sportelistė dhe punonjės, kur njė burrė u shfaq, ndihma e paevitueshme e tė cilit ishte e pazėvendėsueshme. Shkėmbyen pėrshėndetje nėn shtėrngime duarsh kur menaxheri i tha, "Ju keni ardhur tamam nė kohėn e duhur, i nderuar z.Inspektor."
"Tregomė regjistrin," tha oficeri qetėsisht.
"Gjėra tė ēuditėshme po ndodhin kėtu," llomotiti tjetri.
Ndėrsa inspektori, oficer-sigurimi, qėmtoi emrat nė regjistėr, dhe skicoi nė bllok, menaxheri ndėrhyri pėrsėri, "Me sa po shoh ju keni ardhur dhe jeni i interesuar pėr dhomėn Nr.12, zotėri? Allah-Allah, rrebelim i madh, hata e vėrtetė po ndodh atje."
"Gjithēka qė gjendet nė natyrė duhet tė jetė e natyrshme," tha inspektori i ē'pėrqendruar, ndėrsa duke folur u largua nga sporteli, "Po qe se ndokush mė kėrkon nė telefon, do tė jem nė dhomėn Nr.12."
Sikur i ra dahmllaja. Njė grimė kishte besuar se syri dhe veshi i Qeverisė e dinte se ē'po ndodhte nė hotel. Rikujtoi se duhej tė rimblidhte muhaxhirėt kur pėrsėri shikimi i kapi Blind Sajedin qė avitej drejt tij. E humbi durimin dhe nervat, duke brritur, "Zonja tė tha se duhet tė presėsh gjer sa ajo vetė tė tė ftojė lartė!"
Tjetri u ngėrdhesh qortueshėm nėn servilizmin e zakonshėm ndėrsa ndėrhyri, "Dakortė, por po pres qė prej njė kohe tė gjatė..."
"Ju lutem prisni pabėzajtur. Mos haroni se jeni nė hotel dhe jo nė bahēen tuaj zotėri!" turfulloi.
Tjetri u tėrhoq nė dukje i qetė, ndėrsa menaxheri thirri sportelistin. "Si po venė gjėrat nė dhomėn Nr.12?"
" Nuk e di, por zallamahi e madhe ėshtė duke u bėrė."
"Si nuk shtrydhen brenda?! Duhet tė jenė nė prehėrin e njėritjetrit tashmė!" tha i matufepsur.
"Aq sa di ti - di edhe unė." u pėrgjigj sportelisti. "Sidoqoftė oficeri i sigurimit ėshtė atje brenda."
Menaxheri shkoi pėrsėri pranė dritares dhe vėrejti se si nata peshonte rėndė-rėndė nė boshllėk. Drita po fikej plotėsisht jashtė mureve tė hotelit, me derdhje raskapitėse ndriēimi drejt e prej atmosferės sė lagėsht tė bymyer nga era zhurmonjėse qė ulėrrinte pėrjasht. Njė batalion i vėrtetė kamarjerėsh erdhėn nga restoranti pėrkarshi, duke mbajtur takėme tė mbushura me tė gjitha llojet e gjellėve, dhe mpirja e mendjes sė tij u rrit edhe mė tepėr. Dhoma ka vetėm njė tė vetme tavolinė buke, ku do t'i shtrojnė gjithė kėto pjata? Si do t'i hanė gjithė kėto ushqime xhanėm? Njėri nga sportelistėt i tha se dyert e dhomės tash nuk mund tė hapeshin dot, dhe ushqimi po hynte veēse nga dritarja e vogėl e ajrimit. Zallamahia dhe sikleti i dhomės po pikėllonte krejt hotelin, e gjithė shfaqja ishte thjesht e pabesueshme.
Pas gjysėm ore, njėri nga sportelistėt konfirmoi se njerėzit qė ndodheshin nė dhomėn Nr.12 ishin bėrė hazėr nė tė pirė.
"Por nuk vura re asnjė shishe tė ngjitej lartė!" u shkaratis menaxheri.
"Ndoshta i kanė fshehur nėpėr xhepa," hamendi sportelisti. "Janė duke kėnduar, bėrrasin dhe duartrokasin, burra dhe gra, si haramsėzėr tė bėrė xurxull."
"Po inspektori?"
"E dėgjova edhe zėrin e tij teksa kėndonte,'Dyhnjaja ėshtė veē duhman dhe raki' " tha sportelisti.
Bubullima u ndien pėrjashta ndėrsa menaxheri i tha vetvetes, "Mundet tė jem duke ėndėrruar, ose thjesht po ēmendem." Nė zgripcė tė mendimeve njė grup i porsaardhur u afrua. Nga fytyrat dhe veshjet dukej qashtėr se i pėrkisnin njė sėre tė ulėt shoqerore, dukeshin fakir-fukarenj. Pyetėn nėn formulėn e njohur tė pashmangshme, "A qendron kėtu zj. Bahiga al- Dahabi?"
Dėshpėrimisht buzėqeshi dhe kontaktoi me telefon gruan fatale. Ajo ju lut t'i mbante tė porsaardhurit nė sallėn e pritjes dhe t'u shėrbente pėr tė pirė gjithashtu. Pamja e sallonit tashmė po e pikėllonte edhe mė tepėr. "Ky hotel nuk ėshtė mė, hotel. Unė nuk jam mė, menaxher i tij. Kjo ditė nuk ėshtė mė, ditė. Lunatizmi po zgėrdhihet me ne, nė trajtat e rakisė, duhmanit tė cigareve dhe mishit tė pjekur!"
Shiu filloi tė zbresė litar-litar i shoqeruar me shkrepėtima rrufeshė qė zbrisnin nga qielli. Asfalti i hyrjes sė hotelit po ndriēohej zbehtė veē nėpėrmjet llampave tė ndezura brenda tij. Sportelisti u qa, "Veē njė Zot mund tė na shpėtojė!", ndėrsa tė gjithė tė porsaardhurit u strehuan nė hajat. Kutitė elektrike majė shtyllave nė xhade filluan tė shpėrthejnė nėn trysninė e shiut qė njėkohėsisht godiste xhamat e dritareve papushim. Menaxheri i ngujuar pas shulit tė portės kryesore i kishte ngulur sytė drejt e mbi qiellin e errėt. Gradualisht poshtė mbi rrugėn e pėrbaltur ishte krijuar njė rrymė e cila merrte me vete rrėmbimthi gurrlecė dhe llucė. Rrebeshi vinte nga lartė duke shkaktuar valė tė tėrbura mbi tokėn fatkeqe. "Nuk kemi parė hata tė tillė tė paktėn pėrgjatė njė breznie tė tėrė," dėshmoi ai.
Duke kėrkuar pas nė tė shkuarėn e tij, mu pėrpara syve i'u shfaq, njė pėrmbytje e tillė nga koha e fėmijėrisė. Kujtonte se si atėherė pėrmbytja kishte bllokuar transportin, fundosur rrugėt, shkapėrderdhur banesat, dhe shkalafitur tavanet. Menjėherė u pozicionua nė sportel duke qartėsuar tė gjitha ndodhitė e mbajtura shėnim, pa harruar tė jap urdhra dhe orientime pėr t'i bėrė shqisat katėr, e sidomos pėr tė mbajtur nėn kontroll absolut tė gjitha dhomat dhe ēatinė. Nė survejim e sipėr tė krejt situatės pyeti tė parin punonjės qė i'u shfaq atypari, "Mė thuaj shpejt tė rejat nga dhoma Nr.12 ?"
"E qeshura dhe kėnga nuk ka asnjė shenjė mbarimi zotni," tha tjetri duke mbledhur buzėt, "Janė hazdisur fare, akoma mė keq!"
Blind Sajed i'u largua sallės sė pritjes dhe u drejtua drejt derės sė jashtme.
"Zbythu pas tek vėndi yt!" brriti menaxheri.
Sipėrmarėsi tentoi tė kapte dorezėn e derės kur tjetri i turfulloi pėrsėri akoma mė me tėrbim, "Nuk do tė paralajmėroj mė, more vesh. Kthehu pas!"
Rrufetė shpėrthenin si bomba dhe shiu pėrplasej si breshėri mbi parvaze dhe trotuare. Menaxheri pėrllogariti se hoteli i vjetėr ishte ndėrtuar pa betonime tė pėrforcuara dhe nata paralajmėronte pėr dėme tė mėtejshme. Njė sportelist i tha, "Kemi ankesa nga dymbėdhjeta pėr rrjedhje nga tavani, dhe uji ėshtė duke e pėrmbytur dhomėn."
"D.m.th. ndaluan nga hajengu?" pyeti i irrituar, "Atėherė yrysh, hajde le ta lėshojnė dhomėn!"
"Nuk munden!" kundėrshtoi sportelisti. Por menaxheri vendosmėrisht vazhdoi :
"Djema, dhomat po pėrmbyten, ndaj mobilizoni krejt personelin tė mbyllim vrimat nga ku rrjedh uji, dhe tė pėrforcojmė pritat me thasė prej rėre!"
"Po dhoma Nr.12 ?" u dėgjuan zėrat e punonjėsve "Ata janė ngjeshur brenda saj. Nuk mundet tė bėjnė xhap pėrjashta sepse mulla e tyre ėshtė fryrė sė tepėrmi aq sa nuk mund tė hapin derėn!"
Erė kozmike ndėshkoi natėn pėrjashta, brenda ngrica kishte ozurpuar hotelin, ndėrsa punonjėsit gulēonin me thasė rėre ndėr duar duke u pėrpjekur tė ndalnin pushtimin e shiut qė po depėrtonte brenda mureve. Nė kėtė moment mbi tė gjitha ndodhi gjėja mė e veēantė : fakir-fukarenjtė qė ishin duke pritur nė sallėn e pritjes vrapuan tė ndihmojnė nė pėrpjekjen e mundimshme tė sapo krijuar. Menaxheri shikonte i mallėngjyer dhe krenar gjithė kėtė skenė nė tė cilėn vetėm Blind Sajed, Pastruesi i Kufomave, nuk mori pjesė. Pak mė vonė sportelisti raportoi pėrpara tij : "Tė varfrit po bėjnė gjithēka ėshtė e mundur pėr ta parandaluar fatkeqsinė," foli ai gjith krenari, "Por pėrsa i pėrket dhomės Nr.12, ata vazhdojnė tė jenė nė kushte shumė tė vėshtira tė cilat po keqėsohen gjithmonė e mė tepėr, imzot."
Pėrsa tha mė sipėr tjetri, bėri qė krejt qėnien e menaxherit ta pėrshkoi ndjenja e grevistit, njeriut qė nė shenjė proteste abandonon gjithēka qėllimisht. Nga njė njeri i pėrmbajtur gjer nė ato momente ai u kthye nė njė tė revoltuar. Neveria qė kishte kapluar trupin, mishin, gjakun, nervat dhe shpirtin e tij, nė finale dorėzoi edhe rreckat e fundit tė urtėsisė nėnshtruese.
"Dėgjo," brriti me zė tė lartė, "Dėgjomė mė vėmendje se ē'po tė them..." Sportelisti zgurdulli sytė i shokuar, ndėrsa menaxheri me zėrin e ngritur, dha i vetsigurt vendimin e tij final: "Harroooje. Harroje dhomėn Nr.12 dhe tė gjithė dynjanė brenda saj!"
"Imzot, atje burrat po thėrrasin dhe gratė po qajnė!"
Duke ulėrritur si njė bishė e blagosur menaxheri urdhėroi : "Pėrqendrohuni mbi ēatinė e sallės sė pritjes, merrni vesh(!) apo jo, pėrsa i pėrket dhomės Nr.12, harrojeni, lėreni ashtu si ėshtė, me gjithēka dhe gjithsecilin qė mbart brenda!"
Sportelisti thjesht nguroi pėr momentin, por zėri shkumbėzues i tjetrit nė vijueshmėri e shkundi nga vendi, "Vėri vath nė vesh tė gjitha sa po tė them, nguli nė tru pa t'u dridhur gjunjėt! Kupton?!"
Nga dritarja e sallonit menaxherit i'u shpėrfaq stuhia qė po thyej nė zemėr tė territ, duke shpėlarė kalimthi ēdo moment nė ikje. Ndjeu se pesha e barrės po i lehtėsohej thellė nė shpirt, ndėrsa vetbesimi po i rikthehej sė bashku me kthielltėsinė e mendjes.
Shqipėroi : Flurans Ilia
Krijoni Kontakt