Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 6 prej 6
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,014
    Faleminderit
    2
    111 falenderime nė 101 postime

    Anton Ndoc Papleka

    NJE NENE

    Askush s'mund ta dijė sa vjet ka:
    Ajo ėshtė e mocme sa dhimbja,
    Ajo ėshtė e re sa krenaria!

    Nė shtepizen e qetė s'ka njeri,
    Pervec fotografisė sė dy djemve tė saj:
    Nė nje mal me borė ranė pėr liri.

    Njerėn kembe e ka te paralizuar,
    Gishtat e duarve i ka tė holluar nga soda:
    Ajo qė nė vegjėli ka larė rroba.

    Megjithatė as tani nuk rri shtrire,
    ("s'mund te rri kurrsesi" , thote ajo.)
    Nė oborrin e vogėl del qe pa gdhirė.

    Nė kopshtin e saj ka shumė trėndafila,
    Tė kuq e tė bardhė gjer nė vjeshtė.
    (Midis tyre ajo ngjet si fiongo e zeze!)

    Ajo con tufa ne varret e tė rėnėve,
    U fal tė rinjve tė fejuar nė lagjie,
    U fal tė gjithėve pėr ditė feste e dasme...

    Asaj jeta nuk i dhuron lule:
    Ajo tėrė jetėn rriti trėndafila
    Pėr lirinė dhe njerėzit e mirė.



    Ndoc Papleka u lind mė 1945 nė Lekbibaj (Tropojė). Ka kryer studimet e larta pėr gjuhė e letersi dhe ka punuar si mesues,redaktor, skenarist etj. Ka nisur tė shkruaje poezi shume heret. Libri i tij i pare me poezi eshte: "Zeri Im". Me pas vijne vellimet me poezi "Ecim", "Ngjatjeta, Diell", "Rrathet e Lisit" etj.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    poezia e mesiperme shume e bukur,

    e njoh dhe kam degjuar qe shkruan bukur, N Papleka, por pak kam lexuar nga ai
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,014
    Faleminderit
    2
    111 falenderime nė 101 postime
    Poeti Anton (Ndoc) Papleka lindi nė vitin 1945 nė fshatin Lekbibaj tė Nikaj-Merturit. Ka kryer studimet e larta pėr gjuhė e letėrsi dhe ka punuar si mėsues, redaktor, skenarist etj.

    Ai ka filluar tė shkruaje poezi qė nė moshė tė re. Libri i tij i parė me poezi ėshtė: "Zėri Im". Mė pas vijnė vėllimet me poezi "Ecim", "Ngjatjeta Diell", Arkitektura e dritės; Rrathėt e lisit; Gjaku i tokės; Lumi e di ku buron; Gjethnaja nė trup; Qypi me florinj; Poetė shqiptarė nga shekulli XII deri nė shekullin XIX: antologji; Mynxyra: roman; Balada shqiptare; Kodi i metaforave: studime pėr poezinė tonė moderne etj.




    Toka e Gjakut Tim
    (Pjesa e VII)

    "Shkon haberi nė shtatė krajli:
    - S'mund e shkela ket' Shqipni,
    Gjuej me top, gjylen ma kap,
    Mitrolozit i thotė rrokaē...."

    Edhe po tė mos na jepni tė drejtė pėr tė jetuar tė lirė,
    S'mund tė na hiqni tė drejtėn pėr tė dashur lirinė,
    Pėr t'i dhėnė gjithēka lirisė, pėr tė vdekur tė lirė.
    Edhe po tė mos kemi topa pėr tė luftuar kundėr jush
    E tė hidhni nga njėqind gjyle pėr ēdo kokė njeriu,
    Gjylet e topave tuaj do ti kapim me duar.
    Edhe po tė lėshojmė plumba si kokrrat e breshėrit,
    Mitrolozave tuaj ne do tu themi rrokaēe,
    Me kėngė majėkrahu do ta mbytim ulėrimėn e tyre.
    Edhe po ta bėni shoshė trupin tonė me plumba,
    Nga njėra anė e plagėvė do tė dalė pėrjashtė vdekja,
    Nga ana tjetėr e tyre do tė futet pavdeksia.
    Edhe po tė vrisni jehonėn e malit, cicėrimat e zogjve,
    Gurgullimėn e ujrava, shushurimėn e drithrave
    S'do tė arrini ta shuani gjuhėn tonė tė bukur.
    Edhe po tė biem si duaj tė korrur nė logjet e gjakut,
    Mbi rėnjėn tonė do tė ngrihet kryelartė Shqipėria
    Si bima qė mugullon nga fara e rėnė nė tokė:
    Ne jemi fara ku do tė mugullojė kalliri i Lirisė.

    Shkėputur nga vėllimi me poezi Arkitektura e Dritės (1980)

  4. #4
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,593
    Faleminderit
    0
    43 falenderime nė 42 postime
    BALADĖ PĖR NJERIUN QĖ MBANTE GURIN E RRUFESĖ

    Qėmoti
    Njė njeri qė shtegtonte nė male
    E paska gjetur gurin e rrufesė
    E paska mbajtur me vete
    Qysh nga ajo ditė
    Njeriu qė mbante me vete gurin e rrufesė
    Nė terrin e verbėr tė natės pa hėnė e pa yje
    Shihte qartė si ditėn nė drekė
    Nė zjarr, nuk digjej; nė ujė, nuk mbytej
    Edhe nė kulmin e acarit nuk mėrdhinte
    Nuk kishte vapė nė pishė tė diellit
    Njeriu qė mbante me vete gurin e rrufesė
    Mund tė rronte njėqind ditė pa bukė e pa ujė
    Mund tė rrinte njėqind net pa fjetur
    Me tre hapa mund t’i kapėrcente malet
    E tė mbėrrinte nė breg tė detit
    Njeriun qė mbante me vete gurin e rrufesė
    Nuk e priste dot shpata
    Nuk e zinte dot plumbi
    Nuk e prishte dot syri i keq
    Njeriut qė mbante me vete gurin e rrufesė
    I shmangej Ujku i Ēartur
    I hapte udhėn Syqenėza
    Kuēedra ikte ku sytė kėmbėt prej tij
    Prej tij dridhej tutėsh edhe Vdekja...
    Njeriu qė mbante me vete gurin e rrufesė
    Thonė se vazhdon tė ecė nėpėr kohėra
    I mbėshtjellė me njė shark tė bardhė legjende...



    L’ETERNEL RETOUR

    Nė vitin 39 para Krishtit
    Oratori romak Asinius Pollion
    Nėnshtroi parthinėt, njė popull tė Ilirisė
    Pas kthimit tė tij nė Romė
    Pėr tė u organizua njė triumf
    Mė vonė, ai vazhdoi tė merrej me ushtrime oratorie
    Siē thotė Seneka ( Plaku )...
    Nė vitin 1939 pas Krishtit
    Njė pinjoll tjetėr i Ujkonjės, me emrin Konti Ciano
    Nė trupin e tė cilit ndoshta kishte shtegtuar
    Shpirti i oratorit romak Asinius Pollion
    Pėrgatiti nėnshtrimin e tė njėjtit popull
    Me ndryshimin e vetėm se tashti parthinėt
    Quheshin albanezė ose shqiptarė
    Ashtu si stėrgjyshi i tij i largėt
    Oratori romak Asinius Pollion
    Edhe Konti Ciano ka pasur prirje letrare
    Madje ka shkruar njė libėr tė trashė…
    Duke lexuar Senekėn ( Plakun )
    I cili i ka kushtuiar njė kapitull tė tėrė
    Oratorit romak Asinius Pollion
    U befasova nga ngjashmėria e kėtyre dy datave
    39 para Krishtit,1939 pas Krishtit
    Nė tė cilat ka ndodhur e njėjta ngjarje
    Ku kanė marrė pjesė tė njėjtėt protagonistė...
    Pėrsėritja e tė njėjtės ngjarje nė dy data tė ndryshme
    Mė solli nė mendje tė frikshmin L’ Eternel Retour!



    PASTISH NGA LASGUSHI

    Kushtuar „profesorėve" qė pėr vite tė tėra
    kanė predikuar teorinė e realizmit socialist, kurse
    tashti organizojnė mexhlise „shkencore" pėr tė sulmuar
    autorėt qė shkruan nė kohėn e diktaturės sė proletariatit.
    Profesorėt trukokallė
    I gjykojnė vjeshėtorėt,
    Po mė thoni cilėt vallė
    I gjykojnė Profesorėt?
    Profesorėt zemėrpisė,
    Pėrdhosės tė poezisė,
    Shpirtkatran qė denigrojnė,
    Janė qen qė tė kafshojnė!



    PISHA MAJĖ SHKĖMBIT

    Nga vera nė verė
    Shihja se si degėt e ulėta
    Tė asaj pishe majė shkėmbit
    Thaheshin vetvetiu
    Vareshin si gjymtyrė pa jetė
    Pastaj vjeshta sillte me vete
    Erėrat dhe stuhitė
    Qė i thyenin me rropamė
    Dhe i rrėzonin pėrtokė
    Degėt ku nuk qarkullonte mė limfa
    Pisha nuk vishej me tė zeza
    Nuk shfrente nė tė qara
    E bindur nga njė urtėsi e fshehtė
    Se flakja e degėve tė thata e tė thyera
    Ishte ēmimi qė ajo duhej tė paguante
    Pėr t’u ngjitur pėrpjetė
    Qysh nė fėmijėri
    Mė janė ngulitur nė kujtesė
    Degėt e thata qė rrėzoheshin nga stuhitė
    Dhe tashti e vė re
    Se gjithė jetėn jam pėrpjekur t’i ngjaj
    Asaj pishe majė shkėmbit...


    VAJZA FLOKĖKUQE

    Vrapi nėpėr diellin e asaj dite qershori
    Ia kishte skuqur fytyrėn e rrahur nga ajri i nxehtė
    Ia kishte skuqur gushėn, llėrėt
    Lėkurėn e zbuluar tė kraharorit
    Ajo vajzė qė dielli e kishte mbėshtjellė me petale paparunesh
    I ngjante njė shisheje syrealiste
    Antropomorfe
    Tė mbushur me verė tė kuqe
    Vallė, kush do ta pinte atė shishe?
    Kush do tė ngrinte me verėn e saj dolli dashurie?...
    E pata zili njeriun qė do t’i digjeshin gishtat
    Nga flakėt e flokėve tė saj prej komete
    Dhe buzėt do t’i ndizeshin nga prushi i buzėve tė saj
    Binjak me zjarrnajėn e diellit
    Si tė mos e kisha zili unė
    Njė qenie tokėsore, mėkatare
    Kur edhe dielli vetė e pėrpinte me sy
    Nga maja e zenitit
    Duke njomur me gjuhė buzėt e tij tė pėrflakura?!
    Vajza me fytyrė tė skuqur ngq ajri i nxehtė
    Vraponte pėr tė mbėrritur nė takim
    Duke lėnė prapa nja hulli tė zjarrtė komete...



    KALORĖSI I PANJOHUR

    Njė re fillikate shaloi malin
    E shndėrroi nė kalė tė gjelbėr
    Vallė, ē’lajm po mė sjell
    Ti, kalorės qė lė pas horizontin?
    Ja ku ia behu mbrėmja
    Dhe yjet prushėrijnė nė qiell
    Ndoshta kėto yje janė
    Shkėndijat qė lė pas kalorėsi i panjohur
    Gjakun qė i pikon nga plagėt
    Ia mbledhin kupat e lulėkuqeve
    Ia mbledhin kupat e luleshegėve
    Pėr ta shndėrruar nė rubinėt e kokrrave tė tyre
    Kalorėsi i panjohur trokon nėpėr muzg
    Drejt njė shtėpie malli
    Ndalet para njė shtėpie ėndrre
    Ku varet dryni i praruar i hėnės
    Ajmé, bulkthat e groposėn nė dhé
    Ēelėsin e asaj shtėpie ku bujt errėsira...


    MBRĖMJE ME HĖNĖ TĖ RE

    Sonte do tė marr dy brirėt e kėsaj hėne tė re
    Me ta do tė bėj timonin e njė biēiklete
    Pėr tė shėtitur nė bulevardin e Udhės sė Qumėshtit
    Nuk ėshtė ēudi qė gjatė shėtitjes sime
    Atje lart tė takoj Federiko Garsia Lorkėn
    Hipur nė vraēin e zi tė natės
    Tė cilin e nget me shpore yjesh
    Pėr tė mbėrritur sa mė parė
    Nė Sierra Morena
    Nuk ėshtė ēudi qė atje lart tė takoj Sergej Esenin
    Kėtė Pan tė shekullit tė njėzetė
    Midis fishkėllimave qė lėshojnė lokomotivat e kometave
    Ai vazhdon t’bjerė bririt tė hėnės
    Nė stacionet hekurudhore tė qiellit
    Atje lart do tė takoj medoemos
    Pablo Pikason
    Toreadorin e madh tė pikturės moderne
    Qė me shkopin magjik tė frymėzimit tė tij
    Njė timon biēiklete e shndėrroi nė kokė demi...
    Kėtė mbrėmje me hėnė tė re
    Hapėsirave derdhet mushti i artė
    Nga Briri i Argjendtė i Vjeshtės
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  5. #5
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    177 falenderime nė 153 postime

    Pėr: Anton Ndoc Papleka

    ATDHEU I ĖNDRRAVE


    Ai kishte vite qė ishte larguar nga vendlindja dhe rronte nė dhé tė huaj. Nuk kishte prirje poeti dhe nuk i pėlqente tė merrte poza prej patrioti tė zjarrtė.

    Nė bisedė e sipėr, mė tha se e shihte veten nė ėndėrr nė vendlindje, me tė afėrmit e tij, disa nga tė cilėt nuk rronin mė…

    Ai copė vend ku pėr herė tė parė kishte parė dritėn e diellit, kishte mbetur atdheu i ėndrrave tė tij.

    Nacional
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #6
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    177 falenderime nė 153 postime

    Pėr: Anton Ndoc Papleka

    KALĖRIM


    Sot unė vazhdoj njė udhėtim
    Tė filluar pesėdhejtė vjet mė parė


    Dhe doriu im gjithnjė ėshtė po ai
    Kali me flatra i Poezisė
    Qė mė shpie tutje nėpėr hapėsira dhe kohėra


    Sot
    Tėmthat e mi janė zbardhur
    Dhe shumė nga shpresat e mia janė zverdhur
    Si fletėt e drurėve gjetherėnės


    Pėrkundrazi kali me flatra i Poezisė
    I mbathur me potkonjtė e ėndrrave tė mia
    Vazhdon kalėrimin e tij pėrrallor
    Nėpėr vendin e metaforave


    Ēfarė e shpon me shpore kėtė kalė:
    Dėshira e tij pėr tė fluturuar mė larg
    Apo dėshira ime pėr ta shtyrė horizontin mė tutje?


    Pak rėndėsi ka kjo gjė
    E qenėsishme ėshtė ėshtė tė fluturuarit


    Nė avionin e linjės Ljubljanė-Bruksel

    Nacional
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Tema tė Ngjashme

  1. Kur “tė gjithė” i dhuronin vargje Enver Hoxhės
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 21-04-2005, 10:00

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •