Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 3 prej 3
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Mosha
    34
    Postime
    6,849
    Faleminderit
    0
    22 falenderime nė 22 postime
    Gjon Buzuku

    Hyrje

    Gjon Buzuku ėshtė autori i parė i njohur deri mė sot i letėrsisė shqiptare. Veprat nė gjuhėn shqipe gjatė shekujve tė parė tė pushtimit osman janė tė pakta. Mė e vjetra prej tyre qė ka mbėritur deri nė ditėt tona, ėshtė "Meshari„ i Gjon Buzukut (1555). Kush ishte autori, nga ishte, ku punoi, mbi ē'baza arriti ta shkruante e ta botonte librin e vet, janė pyetje qė ende nuk kanė gjetur njė pėrgjigjje tė plotė. ndonjė gjė tė paktė qė dimė pėr jetėn e autorit, pėr vėshtirėsinė qė hasi, pėr punėn, qėllimin dhe pėr kohėn kur e shkroi ose e botoi veprėn e vet e mėsojmė vetėm nga pasthėnia e librit. Gjon Buzuku ishte njė prift katolik, njė famulltar i thjeshtė, qė, me sa duket, punoi nė Shqipėrinė e Veriut, jo larg vendit ku e botoi veprėn e tij ndoshta nė trevėn e Ulqinit e tė Tivarit. Siē na thotė vetė, veprėn e filloi mė 20 mars 1554
    Dhe e mbaroi mė 5 janar tė 1555, koha qė punoi pėr shqipėrimin, ose pėr botimin e saj nuk del e qartė.
    Libri, ashtu siē ėshtė sot, ka 188 faqe, i mungojnė 16 faqet e para, por edhe disa tė tjera nėpėr mes. Kėshtu qė, duke mos pasur as kopertinė, as faqen e parė, nuk dimė as titullin e tij tė vėrtetė dhe as vendin e botimit etj. Ėshtė kjo njė fatkeqėsi apo fatmirėsi, s'mund ta themi dot. Ndoshta, po t'a kishte kopertinėn ose edhe faqen e parė, libri mund tė ishte zhdukur, sepse, me sa duket, ka qenė nė listėn e atyre librave qė kane qenė ndaluar nga kisha katolike e Romės.
    Kėshtu qė janė zhdukur nga qarkullimi tė gjitha kopjet e tij dhe mbeti vetėm kjo qė ėshtė e gjymtuar. Kjo , ndoshta ėshtė arsyeja qė ajo sot gjendet vetėm nė njė kopje, tė fshehur e tė harruar qė i ka shpėtuar syrit tė inkuizicionit.
    Kopja qė gjendet, me sa duket ka qenė pėrdorur shumė. Veē fletėve tė grisura, nė shumė faqe anash ka shėnime e emra priftėrinjsh qė, me sa duket , e kanė pasur nėpėr duar.
    Pėrmbajtja e librit ėshtė fetare dhe kryesisht me pjesė liturgjie, pjesė qė lexohen e recitohen vetėm prej klerikėve nė shėrbesat kishtare. Pėrkthim i njė libri latinisht i shkruar me alfabetin latin. Pėr disa disa tinguj tė shqipes, si: q, gj, th, dh, z, x, etj; qė nuk i ka gjuha latine, autori pėrdor pesė shkronja qė kanė pėrngjasim me disa shkronja tė alfabetit cirilik. Gjuha e veprės ėshtė ajo e dialektit tė Shqipėrisė Veriore e Perėndimore. Kėtė alfabet do ta pėrdorin edhe autorėt pas tij, me ndonjė ndryshim tė vogėl.
    Pėrmbajtja e veprės dėshmon pėr pėrdorimin e shqipes nė shėrbesat fetare. Jemi nė kohėn kur nė Evropė kishte shpėrthyer lėvizja pėr t'u shkėputur nga kisha katolike e Romės, lėvizja qė njihet me emrin protestantizėm. Njė nga kėrkesat kryesore tė kėsaj lėvizje ishte qė shėrbesat kishtare tė bėhen nė gjuhėn amtare. Edhe Buzuku, me sa duket, ecėn nė kėtė rrugė, edhe pse kjo ėshtė nė kundėrshtim me urdhėrat e Vatikanit. Nga ato qė thotė nė pasthėnie, duket se Buzuku nuk hyri rastėsisht nė kėtė rrugė.
    Nė rrethanat qė ishin krijuar nė Shqipėri nga pushtimi osman, kisha katolike e Romės ishte e detyruar tė bėnte lėshime pėr t'i vėnė fre islamizmit tė popullsisė shqiptare. Kėtė gjė e kuptoi dhe e shfrytėzoi Buzuku, i nisur jo vetėm nga qėllime fetare por edhe atdhetare.
    I ndikuar nga idetė e lėvizjes protestante, Buzuku iu vu punės qe besimtarėt shqiptare shkrimin e shenjtė ta merrnin drejtpėrdrejtė nė gjuhėn amtare. Nga ana tjetėr, si atdhetar, ai desh tė bėnte dicka pėr popullin e vet dhe ėshtė i vetėdijshėm se me punėn e tij do t'i shėrbente popullit tė vet, jo vetėm pėr tė dėgjuar e kuptuar pėrmbajtjen e disa ceremonive kishtare, por edhe se ajo pėrbėn pikėnisjen e shkrimit tė gjuhės shqipe drejtuar masave shqiptare. Me veprėn e tij ai mundohej tė afirmonte individualitetin shqiptar. Vepra e Buzukut nuk ka vetėm meritė letrare, por ėshtė edhe njė hap i guximshėm kulturor, qė bėn pjesė nė luftėn e popullit shqiptar pėr ēlirim e pėrparim. Kėto probleme e kanė munduar pėr njė kohė tė gjatė autorin, prandaj ai shkruan nė pasthėnie <<…U Doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut , tue u kujtuom shumė herė se gjuha jonė nukė kish gjo tė tė ndigluom (qė tė jetė dėgjuar) nse shkruomit shenjtė, nse dashunit nse botėse, sanė, desha me u dedigune pėrsa mujta me ditune, me zbritunė (me ndriēue) pak mendetė e atyne qė ndiglojinė …>>
    Tė ndriēojmė mendjet e njerėzve, pra ky ka qenė edhe njeri nga qėllimet pėr tė cilin e shqipėroi dhe botoi Buzuku veprėn e tij. Madje Buzuku ecėn edhe mė pėrpara. Nė Mesharin e tij gjendet dhe kjo lutje qė nuk gjendet nė asnjė meshar tė botės: Gjithė popullsinė e krishtene, ndėr Arbanit ata n'mortajet largo, ty tė lusmė. O Zot. Te Arbėria, pra aty i rreh zemra Buzukut. Nga tė gjitha kėto del qartė se me veprėn e Buzukut kemi njė vazhdimėsi tė kulturės shqipėtare dhe nė kushtet e vėshtira tė pushtimit osman, kulturė qė te humanistet u pėrfaqėsua me vepra kryesisht nė gjuhėn latine, qė ishte gjuha e kulturės sė kohės dhe qė u pasurua mė vonė me veprat e Budit, Bardhit, Bogdanit et , nė gjuhėn shqipe.
    Qė nga botimi deri mė 1740, gati dy shekuj Meshari ishte njė vepėr e humbur, njė vepėr e panjohur. Mė 1740, atė e zbuloi nė Biblotekėn e Propaganda Fides afėr Romės autori gjakovar Gjon Kazazi. Ky zbulim bėri bujė tė madhe, sepse ėshtė libri i parė nė gjuhėn shqipe. Pas kėsaj ēėshtja mbeti pėrsėri nė heshtje edhe pėr mė tepėr se njė shekull deri mė 190 , kur e rizbuloi arbėreshi Pal Skiroi po jo mė nė Biblotekėn Propagada Fides, por nė Biblotekėn e Vatikanit, nė Romė, ku gjendet edhe sot. Me 1932 libri u fotokopjua nė tri kopje, njėra nga tė cilat gjendet nė Biblotekėn tonė Kombėtare. Mė 1968 gjuhėtari ynė i shquar Eqerem Cabej, bėri njė botim shkencor tė veprės sė Buzukut, duke e shoqėruar me njė studim mė tė gjerė pėr gjuhėn dhe meritat e autorit.
    Gjuha e pasur e librit dhe drejtėshkrimi pėrgjithėsisht i ngulitur dėshmojnė se kjo vepėr duhet te jetė mbėshtetur nė njė traditė tė mėparshme tė shkrimit tė shqipes kishėtare, traditė qė rrebeshet e kohėrave tė vėshtira qė kaloi vendi ynė, me sa duket e kanė marrė me vehte. Por edhe libri i Buzukut krijoji padyshim njė traditė pėr autorė qė erdhėn pas tij. Tė shkruaje nė shqip njė libėr fetar nė njė kohė kur kjo gjuhė nuk ishte lėvruar si gjuhė kulture, nuk ishte e lehtė. Buzuku ia doli mbane veē tė tjerash edhe pse shfrytėzoi pasurinė e gjuhės pupullore si dhe mjaft fjalė tė lashta, qė ndoshta, i pėrkisnin traditės sė shkrimit tė shqipes para tij.
    Gjuha e veprės ka nė bazė tė folmen e Shqipėrisė Verilindore, por tė bie nė sy pėrpjekja pėr ta ngritur atė mbi dialektin nga ėshtė nisur. Nė veprėn e Buzukut gjejmė ndonjėherė edhe pjesė tė njė proze tregimtare, tė njė proze me vlera letrare, qė dallohet pėr mjeshtėrinė e pėrdorimit tė fjalės, dhe sigurinė e ndėrtimeve gjuhėsore pak a shumė tė qėndrueshme. Meshari i Buzukut ka rėndėsi shumė tė madhe pėr historinė gjuhės sė shkruar shqipe. Duke krahasuar gjuhėn e Buzukut me shqipen e sotme, vėrehen zhvillime tė ndryshme qė ka pasur gjuha jonė qė nga shekulli XVI e deri mė sot, gati pėr pesė shekuj.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar StormAngel pėr postimin:

    rebrafi (14-06-2017)

  3. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,012
    Faleminderit
    2
    111 falenderime nė 101 postime

    Gjon Buzuku (1555)

    Pasthėnia e "Mesharit" tė Gjon Buzukut (1555) :

    U Donih Gjoni,biri hi Bdek(1) Buzukut, tue u kujtuom(2) shumė herė se gluha jonėh
    nukė kish gjaa tė endigluom(3) ensėh shkruomit shenjtė(4), ensėh dashunit(5) sėh
    botėsė sanėh(6), desha me u fėdigunėh(7) pėr saa mujtah meh ditunėh, meh zdritunė
    pak mendetė e atyneh qi t'eh endiglonjinėh, pėr seh ata tėh mundėh mernėh(8) saa hi
    naltė e hi mujtunė(9) e hi pėrmishėriershim(10) anshtė Zotynė atyneh qi tah duonė em
    gjithėh zemėrė. U lus enbas sodi maa shpesh tė vinih em kishėh, pėrseh ju kini meh
    gjegjunė(11) ordhėninė e Tinėzot. E atėh nėh enbaroshi(12), Zotynėh tėh ketėh mishėrier
    enbii juu, e atah qi u munduonėh dierie tash maa mos u mondonjėnėh.E ju t'ini tėh
    zgjiedhunitė e Tinėh Zot, e pėrherė Zotynė kaa meh klenėh me juu: ju tueh endiekunė tėh
    dėrejtėnė e tueh lanė tėh shtrenbėnė; e kėta(13) ju tueh baam,Zotynė ka me shtuom endėr
    juu,se tėh korėtė tajh(14) tėh englatetėh(15) dierie ensėh vjelash, e tė vjelėtė dierie ensė
    enbiellash.

    E u' maa due tėh enbaronj vepėrėnė teme, Tinė Zot tueh pėrqyem. Endėh vjetėt MDLIV
    njėhzet dit endėh mars zuna enfiill e enbarova endėh vjetėt MDLV, endėh kallėnduor V dit.
    E seh pėr fat nėh keshė kun enbėh endonjė vend fėjyem(16), u duoh tuk tė jetėh fajtėh, aih
    qi tėh jetė maa hi ditėshim seh u', atah fajh e lus tah trajtonjėh(17) endė e mirė. Pėrseh nukė
    ēuditėm seh nė paēa fėjyem,kėjo tueh klenėh maa e para vepėrė e fort e fėshtirėh pėr tėh
    vepėruom enbėh gluhėt tanėh. Pėrseh mund mund e qėllonjinė(18), se fajh tė mos banjinė;
    pėrseh pėrherė ėndajh tah nukė mundėh jeshėh u' tueh enbajtunėh njėh klishėh enbėh tė dyy
    anėt mėh duhė meh shėrbyem. E tash u jam enfalėh gjithėveh, e lutėni Tinėh Zonėh endeh pėr
    muoh.



    Shėnim :

    "Pasthėnia ..." ėshtė nxjerrė nga fotokopja e origjinalit,qė ruhet nė Bibliotekėn Kombėtare, Tiranė.
    Origjinali gjindet nė bibliotekėn e Vatikanit,Romė,me kėtė shėnim katalogu : R.G. Liturgia III,194.
    Kjo pasthėnie ėshtė i vetmi dokument (deri me tani) qė na mėson se kush qe autori i librit dhe kur
    u pėrkthye e u botue ky libėr.



    Sqarime :
    ( 1) Bdek, Benedekt.
    ( 2) Tue u kujtuom, tue kujtue, tue sjellė nė mend.
    ( 3) Tė endigloum, qė kupton.
    ( 4) Ensėh shkruomit shenjtė, prej shkrimit tė shenjtė, prej librave fetarė,
    ( 5) Ensė dashunit, prej dashurisė.
    ( 6) Botėsė sanėh, gjindjes, popullit tonė.
    ( 7) Me u fėdigunėh, me u mundue, lodhė.
    ( 8) Tėh mundėh mernėh, tė mund tė marrin me mend,tė marrin vesh.
    ( 9) Hi mujtunė, i fuqishėm.
    (10) Hi pėrmishėriershim, fort i mėshirueshėm.
    (11) Meh gjegjunė, me gėgjue.
    (12) E atėh nėh enbaroshi, e taė punė nė e bėfshi,e nė veprofshi kėshtu.
    (13) Kėta, kėtė,kėtė gjė.
    (14) Tajh, tuaj.
    (15) Tėh englatetėh, tė zgjatet.
    (16) Fėjyem, gabuar.
    (17) Tah trajtonjėh, ta ndreqė.Tueh klenėh etj.:kuptohet qė kjo ėshtė e para vepėr qė pėrkthen Buzuku;
    mund tė nėnkuptohet edhe se ai nuk njeh tjetėr vepėr tė pėrkthyer para tij.
    (18) Nukė mund e qėllonjinė etj., nuk mund t'ia qėllonin aq mirė punės sa tė mos bėnin gabim.

  4. #3
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    177 falenderime nė 153 postime
    Luēia Nadin: “Meshari” ėshtė botuar nė Venecia, Buzuku frat franēeskan

    “Meshari” i Gjon Buzukut ėshtė shtypur nė Venecia. Kjo ėshtė teza qė albanologia dhe studiuesja italiane Luēia Nadin prezantoi dje nė konferencėn shkencore tė mbajtur nė Bibliotekėn Kombėtare. Nga ana tjetėr, sipas saj, Gjon Buzuku kishte qenė njė frat franēeskan nė Venecia. Kėto tė dhėna pėr librin e parė tė gjuhės ajo i ka hedhur edhe nė librin dygjuhėsh “Shqipėria e rigjetur”, botuar nga “Onufri”. Nadin beson se ka arritur tė vėrtetojė kėtė tezė tė hedhur mė parė nga Rrota, Zojsi, Ēabej. Kėta studiues tė njohur i kanė qėndruar tezės sė njė botimi venecian, ndonėse librit i mungon frontespici me tė gjitha kėto tė dhėna. Luēia Nadin, e cila edhe mė parė ėshtė e njohur pėr studimet mbi Shqipėrinė, mbi kėrkimet pėr Statutet e Shkodrės, i mbėshtet pėrfundimet e saj mbi analizėn e ilustrimeve grafike tė traditės sė botimeve veneciane tė fillimit tė ‘500-s. Drejtori i Bibliotekės Kombėtare, Aurel Plasari, kujtoi se kjo konferencė vjen nė njė kontekst tė veēantė, pasi “Meshari” qėndron i ekspozuar kėto ditė pėr publikun shqiptar. Nė fjalėn e saj, Nadin theksoi se mbėrriti te “Meshari” dhe te teza e botimit venecian pėrmes njė studimi dedikuar botuesit tė Barletit, Bernardino de Vitali. Botimet e marra nė shqyrtim i dhanė mundėsinė tė gjente ngjashmėri tė paraqitjes grafike, por edhe tė tipografisė sė shkronjave mes kėtyre botimeve veneciane tė 1510-1520 dhe “Mesharit” tė Buzukut. “Bernardino de Vitali ėshtė njė ndėr botuesit mė tė mėdhenj nė panoramėn e aktivitetit botues venecian tė 1500-s dhe e theksoj, botues i Marin Barletit. Duke studiuar Bernardino de Vitali, m’u desh tė merresha edhe me botues tė tjerė me tė cilėt ai mund tė kishte bashkėpunuar. Duke u marrė me kėto botime, hasa fillimisht nė dy figura, tė cilat ishin tė pranishme edhe nė ‘Mesharin’ e Gjon Buzukut. Atėherė kuptova se pikėnisja mund tė ishte studimi i aparatit figurativ tė ‘Mesharit’, njė aparat jo shumė i pasur sepse libri ėshtė njė botim ekonomik, me jo shumė shpenzime”, thekson Nadin. Pėrmes njė videoprojeksioni, studiuesja paraqet figurinat qė ka gjetur. Ėngjėllin Orate, qė Nadin e kishte gjetur te “Meshari”, e kishte hasur nė njė botim mė tė hershėm, njė Bibėl e vitit 1512 botuar nga Bernardino Stanino, praktikė qė e ka gjetur mė pas edhe nė botimet e Bernadinio Benalio, tė dy miq tė ngushtė. Studiuesja i referohet praktikės veneciane tė pjesės sė parė tė ‘500-s, tė vendosjes sė figurave tė profetėve brenda kornizave tė vogla tė zbukuruara. “Pėr disa figura tė ‘Mesharit’ kisha gjetur pėrkatėset qė mė ēonin nė vitet 1510-1520. Ishin kėto elementė qė dėshmonin pėr njė botim venecian”, thekson Nadin. Nė vazhdėn e argumenteve ajo u referohet edhe shkronjave tė mėdha, tė zbukuruara, qė stilizoheshin edhe me figura tė ndryshme brenda tyre. Kjo ishte vetėm njėra anė e studimit, ndėrsa tjetra lidhet pikėrisht me pyetjen: kush ishte Gjon Buzuku? Nadin kundėrshton idenė se ai mund ta ketė botuar kėtė libėr duke u ndodhur nė njė vend tjetėr e jo nė Venecia. “Ai jetonte nė Venecia, shėrbente si frat nė Kuvendin e San Jobit dhe mendoj se ‘Meshari’ u shkrua sė pari pėr komunitetin emigrant shqiptar nė Venecia”, thekson Nadin. Faktin qė ky libėr ėshtė i pari nė shqip, Nadin e shpjegon me motivin se Buzuku e shkroi pėr t’i dhėnė njė shtysė gjuhės shqipe qė nė atė kohė ishte nė rrezik asimilimi. Kėtė e shpjegon me integrimin e menjėhershėm tė komunitetit shqiptar, por edhe tė pranisė sė njė komuniteti tė madh sllav. Duke iu referuar kėsaj shpėrfaqjeje shqiptare, Nadin thekson se nė vitet qė i paraprinė “Mesharit”, gjenden njė sėrė botimesh si ai i vitit 1554 “Vita di Scanderbeg” i Barlezio di P. Rocca, por botimet mes viteve 1540-1550, synonin tė tregonin rolin e Shqipėrisė si tokė e krishterė nė Ballkan. “‘Meshari’ mbyllet me njė lutje nė San Jobi (Shėn Xhobi). Vetėm nė Venecia, nė zonėn e qytetit pėrdorej termi ‘Shėn’ pėr profetėt dhe vetėm nė kėtė qytet nė fund tė librit vendosej njė lutje specifike pėr shenjtin mbrojtės tė kishės”, thekson Nadin. Dėshmitė e fundit studiuesja i sjell nga afresket e Kishės sė Shėn Sebastianit, ku dy engjėj mbajnė nė dorė njė kapak libri ku shėnohet data 23 nėntor 1555. “Ne mund tė hamendėsojmė se ky shėnon vitin e themelimit tė kishės, por ėshtė nė fakt viti i publikimit tė ‘Mesharit’”, thotė Nadin, e cila nė njė konferencė qė do tė mbajė sot nė Muzeun Historik Kombėtar, do tė shpalosė fotografitė e afreskut ku ėshtė gjetur flamuri i Skėnderbeut nė Kishėn e Shėn Sebastianit nė Venedik.

    Oliverta Lila - Shqip
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Tema tė Ngjashme

  1. Sa prifterinj paguan Serbia dhe sa kisha nderton ajo?
    Nga _Mersin_ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 11:03
  2. A eshte liber liturgjik kishtar “Meshari” i Buzukut?
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-12-2006, 07:01
  3. Gjon Buzuku
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-04-2006, 05:13
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-10-2005, 16:28
  5. Gjon Buzuku
    Nga ALBA nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2005, 18:13

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •