Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    Blerim Destani ateron ne Prishtine

    Filmi shqiptar "ETJET E KOSOVES" FILLON RRUGETIMIN NE KINEMATE E KOSOVES

    Kompania Filmike Lara Entertainment GMBH ka nderin e veēantė tė ju ftojė nė Premierėn Publike tė filmit tė vetė “Etjet e Kosovės” . Premiera do tė mbahet nė Kinemanė ABC nė Prishtinė kėtė tė hėnė me 04 shtator 2006 me fillim prej orės 20 h.

    Pas njė udhėtimi tė gjatė nėpėr Festivale tė ndryshme me renome botėrore si pjesėmarrja nė Festivalin e Filmit nė Palm Beach (SHBA) ku u mirėprit, pastaj shfaqja e tij nė Market Cannes jashtė konkurrence vjen mė nė fund edhe nė kryeqytetin e Kosovės nė Prishtinė.

    Filmi “Etjet e Kosovės” ėshtė produksion i Lara Entertainment GMBH, regjisor i filmit ėshtė Sunaj Raēa, producentėt tė filmit janė: Sali Limani, Blerim Destani. Rolet kryesore i luajnė Sheqerije Buqaj, Rajmonda Bulku, Blerim Destani, Faruk Begolli, Tinka Kurti Ermela Teli, Bislim Muēaj, Meto Jovanovski.

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Blerim Destani nuk ka lidhje me aktrimin, ai famen mundohet te blene me para!
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Blerim destani eshte nje aktor i talentuar i cili ka investuar shume ne kulturen shqiptare. PO cka ke be ti me thuaj pervec se din te shash dhe te diskualifikosh a din te besh ndonbje gje te bukur. Lene plitiken se ti ka qoru syte shiko pak me gjere dhe mos xhelozo njerez qe kane arritur me djerese. Me vjen sinqerishjt keq se keshtu edhe mediat serbe e kane kualifikuar filmin Etjet e Kosoves pse behesh kaq patetik me lutem me thuaj dua ta di ku eshte ky defekt i madh te ne shqiptaret qe dijme vetem te perdhunojme gjithcka. Thuaje te lutem po argumentoje ate q ke thene me larte mos ja fut kot si e ke zanat

  4. #4
    i/e larguar Maska e Studenti-Te
    Anėtarėsuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    Ne pluhur
    Postime
    215

    Partiturat spirituale tė aktorit Blerim Destanit



    Nė vėshtrimin e pėrhumbur, nė atė qėndrim madhėshtor dhe spiritual, ruhet si njė perlė e papėrsėritshme potenca e jashtėzonshme aktoriale e Blerim Destanit. Secili nga ne, ka patur mundėsi ta shohė kėtė perfomancė tė tij tė shkėlqyer nė filmin “Koha e Kometės”, nė tė cilin shpėrthen drita e brendshme e potencės aktoriale tė tij. Mbi kėto partitura aktoriale, Blerim Destani, ka gatuar profilin e tij, i cili pėrplotėsohet nga njė rol nė tjetrin rol. Dhe, ai, ėshtė aty, nė kėto nivele suksesi, me modestin e tij, me atė frymė tė ngrohtė magjie aktoriale, qė na bėn tė kuptojmė, se gjėrat e mėdha ndėrtohen me urtėsi krijuese, pa mendjemadhėsi, por nė aleancė tė pėrhershme me pasionin profesional dhe nė koherencė tė plotė me kualitetin e tij tė brendshėm qė vjen dhe shpėrndahet si dritė shpirtėrore nga thellėsitė e gjenit artistik.

    Rruga pėr ngjitje nė karrierė gjithmonė mbetet e vėshtirė dhe brenda vetes ngėrthen pėrpjekje tė shumta, sprova tė panumtėrta pėr tė shpėrthyer atė rreth vicioz, qė e mban njė artist tė mbėshtjellė nė botėn e tij akoma nė nivele kombėtare. Kjo rrugė suksesi gjithmonė nėnkupton, njė luftė tė pandėrprerė pėr ta kultivuar veten nė njė profesion tė caktuar.

    Aktrimi mbetet sferė mė specifike dhe mė e komplikuara pėr afirmim nė nivele jashtė orbites kombėtare. Emri i Blerim Destanit, e njeh pikėrisht kėtė grafikon ngjitjeje nė karrierė, nė tė gjitha fazat e mundshme. Njė sukses nė karrierė, qė fillon ngadalshėm dhe pėrfundon nė hemisferat mė tė larta tė aktrimit tė pėrbotshėm.

    Pa shumė bujė, por me njė punė tė pėrkushtuar, aktori Blerim Destani, ka arritur qė tė afirmojė veten e tij, sė pari nė nivel kombėtar dhe mė pas edhe nė nivele tjera tė pėrbotshme. Shpeshherė ndodh qė pėr kėta emra ne tė mos e kemi vėmendjen e duhur, ose perceptimin korrekt pėr formatin e artistik tė aktorit qė tashmė me seriozitet tė jashtėzakonshėm futet nė botėn e madhe tė kinematografisė botėrore. Dhe, ai, ėshtė aty, dhe nuk jep asnjė shenjė mendjemadhėsie pėr tė na bindur pėr suksesin e tij. Nė njė ēast tė vetėm, kur vrulli artistik i tij shperthen nė pėrmasa universale , tė krahasueshme me nivele aktorėsh mė tė arrirė botėror, ne e kuptojnė se ai ėshtė njėri nga ne, njė aktor qė gjer dje nuk e kemi vėnė re.

    Por, si zakonisht, kur ne vetėdijėsohemi pėr rolin e tij, pėr arritjet e tij, ai tashmė ndodhet nė orbita tjera tė suksesit, nė vende dhe role qė kanė kaluar hapėsirėn kombetare. I tillė ėshtė edhe Blerimi Destani, prapa tė cilit tashmė shėnohet njė karrier suksesi tė padiskutueshėm.

    Secilit artist, i duhet njė moment katapultimi, njė moment qė e bėn atė tė tregoj se ka potencial dhe aftėsi tė jetė pjesė nė qiellin e pėrbashkėt tė yjeve qė shndėrrisin seriozitet nė punė, kreativitet dhe format botėror aktrimi. Ishte filmi “Koha e Kometės”, qė promovoi edhe nė mesin tonė profilin shembullor tė aktorit Blerim Destani. Pikėrisht nė kėtė film u shpalua formati i tij aktorial, i denjė edhe pėr filma tė rangut botėror. Ishte ky film brilant, qė na bėri tė kuptojmė se ky aktor tashmė seriozisht po futej nė botėn e madhe tė kinematografisė.

    Pas shfaqjes sė premierės sė kėtij filmi edhe nė Tetovė, nė qytetin e tij, ylli i tij shkėlqeu i plotė. Ishte ky film qė pėr herė tė parė solli nė Tetovė emra tė njohur tė kinomatografisė botėrore, pėrkrah tė cilėvė Blerimi vulosi rolin e tij tė madh. Pėr herė tė parė Tetova, arriti tė pėrjetoj atmosferėn holivudiane, tepėhin e kuq dhe gjithė ato finesa tjera qė arti kinematografik i mishėron nė vete.

    Pikėrisht nė kėtė film, Blerimi, tregoi potencialin e vet prej aktori, duke i dhuruar publikut njė profil aktorial tė jashtėzakonshėm. Gjatė do tė bisedohet pėr kėtė rol, i cili fascinoi me kreativitet dhe realizim tė plotė. Nė kėtė rol, Blerim Destani, mishėroi plotėsisht botėn e tij tė pasur artistike, duke transmetuar te publiku dritėn e grishėse tė aktrimit.

    Nė vėshtrimin e pėrhumbur, nė atė qėndrim madhėshtor dhe spiritual, ruhet si njė perlė e papėrsėritshme potenca e jashtėzonshme aktoriale e Blerimit. Ky kapacitet aktorial, me modesti dhe pėrkushtim kultivohet nga ky aktor, qė tashmė i ka dhėnė emrit tė tij vulėn e suksesit dhe tė afirmimit nė pėrmasa tė gjera, nė atė hapėsirė ku secli nga artistėt dėshiron tė jetė i pranishėm. Profili dhe kapaciteti aktorial i Blerimit, tashmė ka depėrtuar edhe nė Holivud, nė kėtė shesh tė kualitetit dhe tė ėndrrės pėr ēdo aktor.

    Secili nga ne, ka patur mundėsi, ta shohė kėtė perfomancė tė tij tė shkėlqyer nė filmin “ Koha e Kometės”, nė tė cilin shpėrthen drita e brendshme e potencės aktoriale tė Blerimit. Pikėrisht nė ato lėvizje, nė atė vėshtrim tė pėrhumbur qė duket se vjen nga njė pėrtej kohė, qė duket si njė pamje qė fluturon nga bota mė sublime e gjenit tė tij, fshihet talenti i tij, pėrmasa e tij artistike, e cila me hapa tė sigurt do tė pushtojė majat e kinematografisė.

    Mbi kėto partitura aktoriale, Blerimi Destani, ka gatuar profilin e tij, i cili pėrplotėsohet nga njė rol nė tjetrin rol. Dhe, ai ėshtė aty, nė kėto nivele suksesi, me modestin e tij, me atė frymė tė ngrohtė magjie aktoriale, qė na bėn tė kuptojmė, se gjėrat e mėdha ndėrtohen me urtėsi krijuese, pa mendjemadhėsi, por nė aleancė tė pėrhershme me pasionin profesional dhe nė koherencė tė plotė me kualitetin e tij tė brendshėm qė vjen dhe shpėrndahet si dritė shpirtėrore nga thellėsitė e gjenit artistik.

    Universi artistik nė tė cilin tashmė po shndėrrit ylli i tij i suksesit, po zgjerohet nė hapėsirat mė kreative tė kinematografisė botėrore, duke e vėnė perfomancėn e tij artistike nė panteonin e aktorėve tė suksesshėm.

    Por, ai, si gjithmonė, i heshtur dhe pa shumė bujė, nuk do tė imponohet me fasadė, por do tė ruaj pėr ne befasinė e pėrfomancės sė tij, e cila shpėrndahet si fuqi artistike, si frymė aktoriale e potencės sė tij, e cila dita-ditės sa vjen dhe na pushton me magjinė e urtėsisė dhe modestisė. Nė piadestalin ku ėshtė vendosur karizma e tij aktoriale, tashmė sytė tanė mund tė shquajnė aktorin e mjedisit tonė, tė atij qė doli dhe u katapultua nė botėn e madhe artistike, pa mendjemadhėsi, por me kualitetin e tij, qė buron nga brendėsia e tij e pasur dhe qė mishėrohet plotėsisht me perfomancėn e shkėlqyer tė roleve qė ai realizon.

    Rruga e suksesit tė Blerimit, tashmė shtrihet si njė partiturė e pėrndritur qė bashkohet atje diku nė majat mė tė larta tė realizimeve aktoriale.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17
    Blerim Destani: Kam ndjekur endrren time

    Aktori Blerim Destani, ka nje karriere te pasur artistike, edhe pse eshte pjese e brezit te ri te aktoreve, ka sjelle para publikut personazhe dhe karaktere nga me te ndryshmet. Ajo qe e ben te ndihet ne vetvete shume te sigurt drejt ketij profesioni, ka qene fakti i te qenit gjithmone i perkushtuar ne pune. Ai punon me regjisore te famshem, me te cilet ka vite qe njihet dhe jane pikerisht ata qe i dhane shtysen per te vijuar endrren e aktrimit. Me tej, gjate kesaj interviste per Telegrafin e Kosoves, Blerimi tregon me shume per jeten e tij artistike, sukseset e deritanishme, jeten private dhe mbi projektet ne vazhdim

    Si mund te na i pershkruani fillimet e para ne artin skenik: ishin deshire, pasion, apo sfida per te ecur e bere dicka ne jete?

    Ishte deshira ime per te jetesuar pasionin qe ndjeja per aktrimin. Dhe kuptohet sfide qe ne jete pasionin tim ta kem edhe profesion te jetes. Kuptohet qe nuk ishte e lehte, por gjerat e mira nuk arrihen lehte ne jete. Sot kur e shikoj karrieren time jam i lumtur qe ne themelet e saj kam aq shume emocione te fuqishme dhe perkushtim ndaj profesionit tim.

    Kur e bindet vetveten tuaj qe "aktori" do te jete profesioni i juaj? Dhe cili ishte gjykimi qe i dhate vetvetes qe te ushqeni deshiren te beheni "aktor"?

    Kete bindje e kisha qe ne moshe te re, pasi jo vetem une, por edhe anetaret e familjes u binden qe une me shume pasion interpretoja gjithcka qe kisha pare apo perjetuar brenda nje kohe te shkurt. Kjo dalengadale u zhvillua brenda meje dhe me perkrahjen e Babait tim i cili po ashtu eshte i pasionuar ndaj artit e vendosa qe t'i rrekem rruges qe pasionin tim, pra aktrimin ta kem profesion te jetes.

    Keni pasur mbeshtetje per te ecur ne kete rruge qe ke nisur?

    Perkrahja e pare ka qene inkurajimi qe me dha Babai qe te mos heq dora nga endrra ime, pastaj me hapat e pare kisha perkrahjen e familjes e cila perkrahje ishte vendimtare qe te vazhdoj ne kete rruge.

    Sa ka ndikuar suksesi te 'Koha e kometes' qe te marresh te tjera propozime nga regjisore te huaj?

    Ka ndikuar shume, une me "Koha e kometes" ne njefare menyre deshmova potencialin tim aktoresk, dhe puna ime u vleresua si nga ana e publikut ashtu edhe nga ana e kritikes. Dhe keshtu me pas pasuan edhe disa oferta tjera.

    Aktori jeton per nje kohe te gjate me personazhin qe kur e nis punen me provat deri te shfaqjet ne skene, madje edhe pas tyre... C'do te thoshit lidhur me punen, perjetimet e ketij procesi?

    Ju po flisni per pervojat e aktoreve ne skenen e teatrit, une ende nuk kam nje pervoje te tille, kuptohet pervec puneve qe kemi bere ne skene e akademise gjate shkollimin. Por si proces eshte i njejte. Eshte proces kur aktori brenda vetes hulumton pikat e perbashketa me personazhin, dhe ndertimi i struktures emocionale per t'u identifikuar me personazhin. Dhe ky proces vazhdon dhe eshte prezent te aktori edhe shume kohe pas perfundimit te xhirimeve, pasi gjate ketij procesi aktori brenda vetes zgjon perjetime qe ne jeten private ka arritur t'i shuaj apo t'i harroj.

    E prisnit suksesin tuaj si aktor? Sa rendesi ka vetebesimi ne rrugen qe keni zgjedhur?

    Sigurisht qe po, kur nje pune e ben me perkushtimin maksimal edhe vleresimi nuk mund te mungoj. Vetebesimi ka rendesi ne kete profesion per te mbajtur perhere ne hap me kohen.

    Si eshte te punosh me regjisore te medhenj? Jane ata njerez te veshtire apo jua kane lehtesuar punen?

    Ne aktoret zakonisht themi: eshte kenaqesi te punosh me regjisor qe e dine dhe duan punen e tyre, prandaj edhe e dine se cka te kerkojne nga aktoret. Te gjithe regjisoret e medhenj me te cilet kam punuar me kane bindur ne kete, dhe e kam pasur shume te lehte punen me ta.

    Cilat kritere mund te vleresojne te nje aktor ate qe thuhet "talent"?

    Kriteret jane te shumte, por talenti thjesht ndjehet, nuk mund te shpjegohet.

    Eshte e veshtire t`u japesh forme karaktereve qe te besohen?

    Procesi i formesimit te karaktereve eshte procesi me ekzaltues ne punen e aktorit. Dhe ndodh qe ne disa raste kur karakteri eshte i perafert me aktorin atehere aktori me shpejt shkon te karakteri.

    Kerkimi brenda vetes, eshte ndopak i lodhshem per nje aktor?

    Bekim Fehmiu pervec shume veprave qe na ka lene ne trashegimi, na ka lene edhe nje definicion. Ai per aktorin thoshte: aktori eshte nje minator qe gjate gjithe jetes se tij germon brenda vetes per te nxjerre veprat e tij. Sigurisht qe nje proces i tille eshte i veshtire, por ka edhe kenaqesine kur e krijon vepren.

    A duhet te kete aktori prirje, apo cdo gje e arrin vetem me pune dhe insistim?

    Talenti eshte dhunti, por edhe talenti si dhunti pa pune dhe perkushtim nuk mund te zhvillohet.

    Sa ka prirje narciziste te nje aktor?

    Varet nga integriteti personal i aktorit.

    Shume aktore kane idhujt e filmit? Cili eshte aktori juaj i preferuar?

    Per mua idhull i imi ishte dhe do te mbetet Bekim Fehmiu. Fundja, sukseset e tij per mua qe ne moshe te re kane qene inspirim i pashtershem.

    Aktoreve ndonjehere u ndodh qe te bien ne depresion per shkak te natyres se vecante te roleve, sidomos kur ata e perjetojne teper dhe zhyten thelle edhe ne jeten e perditshme me personazhin e tyre. Sa ndodh kjo me ju?

    Eshte nje faze pas perfundimit te filmit kur te duhet te largosh gjerat qe i ke zgjuar brenda teje si perjetime te nevojshme per rolin. Por, nuk me ka ndodhur qe te bie deri ne ate shkalle te depresionit.

    Krahas aktrimit, vecoheni nga aktoret tjere edhe me pamjen interesante. Si do ta pershkruanit stilin tuaj?

    Aktori trupin e vet e ka mjet shprehes, dhe une kujdesem qe gjithcka qe kam si mjet shprehjeje ne profesionin tim te jete ne hap me kohen.

    Te merresh me art eshte edhe pak sakrifice, sepse nuk ka orar ketu... E ke kuptuar pse i terheq dhe je i pelqyer nga femrat?

    Ne profesionin tone gjithcka eshte me orar. Sa i perket pjeses se dyte te pyetjes suaj, me duhet te them qe nuk mund une te pergjigjem. Mund t'i pyesni ato qe thone se me pelqejne.

    Mendon se jo rralle terheq vemendjen e seksit tjeter?

    Me pelqen cilesimi juaj "jo rralle", me pelqen kjo "jo rralle", nuk do me pelqente nese do thoshit "shpesh".

    Cfare jane dhe cfare duan femrat?

    Femrat jane qeniet me te buta dhe me te bukura ne kete bote, si te tilla jane edhe te mistershme dhe duhet hulumtuar e studiuar me shume vemendje. Pasi jane ashtu sic jane, femrat duan vemendje, vleresim te asaj se cfare jane dhe perkushtim maksimal ndaj tyre.

    C'duhet te kete nje femer qe te vecohet nga turma?

    Cdo femer eshte e vecante dhe dallohet nga te tjerat, mund te kesh nje buqete me lule te bukura, por kete e percepton kur buqeten e sheh nga larg, kur e afron shikimin fillon te dallosh cdo lule vec e vec, pasi ato edhe jane te vecanta dhe me karakteristika te vecanta.

    Ke dale ndonjehere nga shtepia me idene "per te gjuajtur" apo ia le gjithcka rastesise?

    Shume rralle me ndodh qe nga shtepia te dal pa agjende se ku duhet te shkoj, por sa i perket asaj qe sugjeroni ju, me pelqen "rastesia".

    Ne nje marredhenie beson te casti apo te perjetesia?

    Besoj ne castin qe e ndal kohen duke shnderruar ate cast ne perjetesi.

    Sa here duhet te ndjeje njeriu erotiken; nje here, apo t'i hape zemren sa here qe troket?

    Njeriu e ndjen erotiken aq sa ka erotike brenda vetes. Nese nuk ka asgje brenda vetes, te kota jane te trokiturat...

    Menyra me e mire per te refuzuar nje femer...

    Nuk njoh menyra te tilla, per femrat kam vetem respekt.

    Nje femer e vetmuar, te josh apo te tremb?

    Femra edhe e vetmuar e ka misterin e vet dhe nuk mund te tremb.

    Ke vuajtur ndonjehere nga mungesa e vemendjes se nje femre ndaj teje?

    Jo.

    Sipas Oscar Eilde, "jane interesante meshkujt me te ardhme dhe femrat me te shkuar". Ti, ia mbeshtet mendimin?

    Eilde te ky konstatim ka ardhur ne baze te referencave personale te tij, dhe e kuptoj thelbin e kesaj qe ka thene. Une do kisha thene qe nje mashkull dhe nje femer vetem nje e ardhme e perbashket mund t'i takoj. Pasi e ardhmja mund te kerkoj qe ne te kaluaren dhe te tashmen te ndodhin apo te kene ndodhur disa gjera, apo procese.

    Cfare nuk pelqen te vetja?

    Mungesa e kohes, ne shume raste per shkak te angazhimeve me mungon koha per veten.

    Jashte skenes dhe preokupimeve si nis nje dite e zakonshme per ju?

    Dita pa angazhime nise me kafene e pare duke planifikuar kohen per miqte dhe shoqerine.

    Hobi juaj, dobesia juaj?

    Hobi - veturat, Dobesi - e dua jeten.

    Te kthehemi tek profesioni, me pare tek aktrimi. Ne cilet filma eshte shfaqur me teper Destani?

    Ne secilin film qe kam luajtur, kam investuar dicka nga vetja.

    Me gjykimin e tanishem, si i shihni filmat qe keni realizuar?

    Jam i kenaqur qe karriera ime eshte duke u zhvilluar gradualisht. Filmat e realizuar nuk i shikoj me gjykim te tanishem, pasi njeriu ec e zhvillohet ne jete fale pervojave te reja qe perjeton, dhe pikerisht filmat per mua jane pervojat me te mira ne jete, dhe deshmite e kohes.

    Cfare jeni duke punuar momentalisht, cilet jane projektet te cilat do t'i shpalosni se shpejti?

    Pak dite para vitit te ri mbarova xhirimet e filmit gjerman "Gier" ku luajta bashke me aktorin e njohur gjerman Heiner Lauterbach. Ne vitin 2011 kam punuar ne Gjermani, Holande, Austri, Belgjike, ndersa tani jam ne pergatitje per projektet e ardhshme qe do te xhirohen jashte Evropes. Per to do te flasim pasi te realizohen. Intervistoi: Gazmend Kajtazi

    KJ

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-03-2012
    Postime
    9
    Nuk eshte i vetmi Blerim Destani i cili eshte futur ne boten e filmit apo te aktrimit me shum pak talent qe e posedon ai. Nese e marrim Hollywood shumica e aktoreve jan ksi lloji si Blerimi. Kane figure , jan te pasur, krijojn fame dhe luajn ne te gjitha filmat blockbuster. Duhet te jemi krenar me Blerimin qe ia mundson edhe te gjithve aktoreve tone te talentuar qe jan te mbyllur ne vendet tona dhe nuk kan mundsi as nje here qe te shohin kamer me sy. E kur bene Blerimi film, te gjith jan te kyqur ne projekt. ,,

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •