Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Arkeologët zbulojnë një varr 400 vjeçar pranë varrit të Skënderbeut

    Varri me emrin Donika pranë vendit ku prehet Skënderbeu

    Aleksandër NDOJA

    Trupi i Skënderbeut mund të jetë prehur për shekuj me radhë pranë atij të gruas së tij, Donikës. E ky mund të jetë një prej zbulimeve më të rralla historike. Kjo për arsye se figura e Donikës, edhe pse një prej femrave më të rëndësishme shqiptare, ka mbetur më së shumti e mjegulluar dhe për shkak të mungesës së fakteve. Zbulimi është bërë ditën e djeshme kur disa arkeologë gjermanë kanë zbuluar një varr 400–vjeçar pranë vendvarrimit të Skënderbeut në Lezhë. Varri mban emrin e Donikës dhe eshtrat, sipas arkeologëve gjermanë i përkasin një femre. Ishte pikërisht pllaka e varrit, e cila nuk gjendej më shumë se një metër nën tokë, ku shkruhej se aty dergjeshin eshtrat e një femre, ndërkohë që zbulimi i ri mund të hapë diskutime të mëdha mes historianëve.

    Gërmimet
    Grupi i arkeologëve gjermanë janë surprizuar dukshëm ditën e djeshme kur gjatë gërmimeve rreth varrit të Skënderbeut në Lezhë, kanë mundur që të gjejnë një varr. Me kujdes të madh, i nevojshëm në këto raste, ata kanë gërmuar në të gjithë hapësirën e tij dhe kanë nxjerrë prej andej eshtrat që më vonë kanë rezultuar se i përkasin një femre. Ngjarja e rrallë ka ndodhur pikërisht dje rreth orës 10 paradite. Menjëherë arkeologët gjermanë kanë filluar hulumtimin e të gjitha mbetjeve të varrit, i cili, pas ekzaminimeve, ka rezultuar se kishte një moshë rreth 400- vjeçare. Në pllakën e varrit, e cila gjendej rreth 1 metër nën tokë shkruhej se trupi i varrosur aty i përkiste një femre me emrin Donika. Gjithnjë sipas arkeologëve, varri ishte hapur në vitin 1606, çka vërteton se varri është hapur pikërisht përpara 400 vitesh.

    Diskutimet
    Gjetja e eshtrave të një femre me emrin Donika, sipas arkeologëve mendohet se do të hapë shumë diskutime mes historianëve. Kjo për arsye se përveç aludimeve të ndryshme, bashkëshortes së Skënderbeut nuk i dihej se ku ishte varri. Zbulimi, nëse pas ekspertizës rezulton të jetë ashtu siç dyshohet, bën të ditur se për gjithë këta shekuj kur varri i saj nuk dihej, ajo është prehur shumë pranë varrit të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti, Skënderbeu. Arkeologët gjermanë, përmes kureshtjes së madhe të shumë qytetarëve, kanë mbledhur në qese plastike të gjitha pjesët e skeletit të gjetur dhe me shumë kujdes i kanë nisur ato drejt Tiranës, për të bërë analiza të specializuara. Në vendin e njohur tashmë si vendi ku është varrosur Skënderbeu, në qytetin e Lezhës, çdo verë ekipe të huaja arkeologësh kanë zbarkuar aty për të kryer gërmime, të cilat kanë rezultuar shpesh herë në zbulime mjaft të rëndësishme, siç ishte dhe ai i djeshmi. Një vit më parë në këtë vend janë kryer punime për të nxjerrë në dritë ambiente të ndryshme të ndërtuar nga njerëzit që i përkasin kohës së Skënderbeut.

    Dokumentari

    Një dokumentar prej 96 minutash pritet të dalë së shpejti nga studioja e “Illyria Entertainment” në Miçigan, SHBA. Dokumentari është në fazën finale dhe pritet që së shpejti të jetë gati për publikun. Gjithashtu producentët synojnë që dokumentari të prezantohet në festivale të ndryshme filmash. Ai do t’u shpërndahet kanaleve televizive, ndërkohë që “History Channel” ka treguar interes për ta transmetuar. Producentët e dokumentarit shpresojnë gjithashtu që ai të shpërndahet në mënyrë masive në SHBA dhe Evropë.

  2. #2
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Varri me emrin Donika pranë vendit ku prehet Skënderbeu

    Dokumentari

    Një dokumentar prej 96 minutash pritet të dalë së shpejti nga studioja e “Illyria Entertainment” në Miçigan, SHBA. Dokumentari është në fazën finale dhe pritet që së shpejti të jetë gati për publikun. Gjithashtu producentët synojnë që dokumentari të prezantohet në festivale të ndryshme filmash. Ai do t’u shpërndahet kanaleve televizive, ndërkohë që “History Channel” ka treguar interes për ta transmetuar. Producentët e dokumentarit shpresojnë gjithashtu që ai të shpërndahet në mënyrë masive në SHBA dhe Evropë.
    Kam dy vjet (a me shume) qe degjoj per kete dokumentar, dhe mezi po pres te dale. Shpresoj me se "shpejti" do te thote ceshtje muajsh e jo vitesh. Per me teper, nqs eshte realizur me sukses, do te jete nje "prezantim" mjaft i mire (dhe i rendesishem) i botes/historise shqiptare ne bote.

    Persa i perket varrit te Donikes, pervec rendesise historike, arkeologjike, studiuese etj, do te thosha thjesht nga domethenia njerezore: "Nje histori romantike : )."

  3. #3
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Menjëherë arkeologët gjermanë kanë filluar hulumtimin e të gjitha mbetjeve të varrit, i cili, pas ekzaminimeve, ka rezultuar se kishte një moshë rreth 400- vjeçare. Në pllakën e varrit, e cila gjendej rreth 1 metër nën tokë shkruhej se trupi i varrosur aty i përkiste një femre me emrin Donika. Gjithnjë sipas arkeologëve, varri ishte hapur në vitin 1606, çka vërteton se varri është hapur pikërisht përpara 400 vitesh.
    Derisa Skenderbeu vdiq me 1468, llogjikisht Donika duhet te kete vdekur diku nga fundi i Shek. te 15te. Atehere si ka mundesi qe varri eshte hapur ne vitin 1606?! Per me teper, ndoshta gaboj por me duket se Donika ka vdekur ne Itali. Me duket pak si jorealist varianti se dikush ka zhvendosur trupin e Donikes me shume se 100 vjet pas vdekjes se saj me qellim ta rivarrose ne Lezhe, prane te shoqit. Akoma me teper qe, pas pushtimit te Lezhes varri i Skenderbeut u prish nga mongolet dhe trupi i tij u shperbe (mongolet i merrnin kockat per hajmali), keshtu qe ne vitin 1606 ai ishte zhdukur pa nam e nishan...
    Kam pershtypjen (qofsha i gabuar) se kjo mund te jete perralla e rradhes e "gazetarise" shqiptare (mgjth edhe mua do me pelqente te kishim trupin e Donikes dhe nje varr ku mund t'i beheshin asaj nderimet e duhura).


    Citim Postuar më parë nga Albo
    Një dokumentar prej 96 minutash pritet të dalë së shpejti nga studioja e “Illyria Entertainment” në Miçigan, SHBA. Dokumentari është në fazën finale dhe pritet që së shpejti të jetë gati për publikun. Gjithashtu producentët synojnë që dokumentari të prezantohet në festivale të ndryshme filmash. Ai do t’u shpërndahet kanaleve televizive, ndërkohë që “History Channel” ka treguar interes për ta transmetuar. Producentët e dokumentarit shpresojnë gjithashtu që ai të shpërndahet në mënyrë masive në SHBA dhe Evropë.
    E pashe trailer-in e tyre dhe nga ana skenike e paraqitjes se Skenderbeut dhe ushtareve te tij mu duk pak e dobet, nejse do duket me mire kur ta shohim t e plote. Ku eshte burimi se History Channel eshte interesuar per kete dokumentar (nqs e transmeton vertet do te jete dicka e shkelqyer)? Kush do te shikoje trairler-in e gjen ketu:
    http://www.illyriaentertainment.com/scanderbeg.htm
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

Tema të Ngjashme

  1. Mesuesi egjiptian rreh per vdekje nxenesin 11 vjecar
    Nga white-knight në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 21:19
  2. JETA E VARRIT ( Stacioni i pare i Ahiretit ! )
    Nga phyro në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2007, 12:09
  3. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Ekspeditat zbulojnë fillimet e qytetërimit ilir
    Nga Davius në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-08-2006, 17:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •