Dioēeza e Sapės
Hyrje
Ēdo strukturė, institucion, send apo njeri e ka njė zanafillė tė vetėn, e cila i pėrcakton moshėn ose vjetėrsinė e saj. Njerėzit flasin me paradokse nė jetėn e tyre pėr ti treguar gjėrat nė mėnyrė sa mė tė qartė, me tonalitet, me vlerė dhe me forcė. Ndėr krahasimet qė zakonisht pėrdoren pėr tė treguar themelimin nė tė kaluarėn si mėnyrė identifikimi nė tė sotmen, thuhet: jemi shumė tė rinj dhe njėkohėsisht tė vjetėr. Epiteti I ri i atribuohet moshės sė personit apo edhe gjallėrisė sė tij, ose tė popullit qė i pėrket, ndėrsa I vjetėr i atribohet vendit ku banon ai dhe ku kanė banuar tė parėt e tij. Kėta dy fjalė janė shprehėse tė dy kategorive tė veēanta tė njeriut, strukturės apo dhe tė institucionit. Kėto dy fjalė pėrshkruajnė vitalitetin dhe autoktoninė qė do tė thotė pėrshkruajnė jetėn nė tėrėsinė e plotė tė saj.
Kėshtu mund tė flasim edhe pėr jetėn e institucionit tė Dioēezės tonė tė Sapės. Ajo ėshtė aq e re, sa edhe e vjetėr. Duke iu referuar Dioēezit tė Sapės i Dom Gaspėr Gurakuqit, ne mund tė kemi disa tė dhėna tė sakta mbi zanafillėn dhe shumė tė pėrafruara me realitetin pėr ecurinė e dioēezės sė Sapės qė nga themelimi i saj dhe deri nė vitin 1941, vit ky i botimit tė librit tė tij Dioēezi i Sapės.
Nė ditėt e sotme, nė vendin tonė, flitet shumė pėr komb dhe pėr dallimin e tij nga kombet e tjera. Kjo, nė veēanti, ndjehet dhe ėshtė shumė mė e mprehtė tek ne shqiptarėt, qė ndoshta, pėr arsye se akoma nuk e kemi kaluar fazėn e formimit tonė si komb, ashtu siē e kanė kaluar kombet e tjera perėndimore, rrahim vazhdimisht nė kėtė ēėshtje. Nė ditėt e sotme ka shumė shtete me qeveri dhe pavarėsi tė vetėn. Pėrpara 700800 vjetėsh nuk ka qenė kėshtu. Ne kėrkojmė tė jemi njė popull i lirė nė trojet tona, por trojet ku kanė banuar tė parėt tanė pėrpara dyndjes sė sllavėve shtriheshin qė nga lumi Danub nė Veri dhe deri nė Prevezė nė Jug.
Duhet thėnė se lėvizjet e popullsive dhe pushtimet kanė qenė tė shumta dhe tė herė pas hershme. Tė parėt tanė kanė ndodhur nė kapėrcyell tė dy perandorive mė tė mėdha dhe mė tė fuqishme tė kohėrave tė hershme dhe vendi ynė shpesh herė luante rolin e kufirit, gjė kjo qė shkaktonte ndezje tė shpeshta luftėrash.
Kalendar paraprirės
Pas vdekjes sė Manuel Komnenit mė 1180, Mbretėria e Lindjes qė quhej edhe e Bizantit, filloi tė binte ndjeshėm dhe njerėz tė tjerė mė tė fuqishėm, brenda kėsaj perandorie, kėrkuan tė merrnin nė dorė zotėrimet e saj dhe ta zhvendosnin qendrėn nga Kostandinopoja nė vendet e tyre.
Menjėherė, mbreti serb i Rashės, Stefan Nemanja, pushtoi shumė prej tokave tė mbretėrisė sė Bizantit dhe kėrkoi tė vendoste hegjemoninė e tij nė kėto territore. Nė atė rast nuk e pati aspak kundėrshtimin e pasuesit tė Manuelit, Isak Angelos.
Kėshtu serbėt e Rashės u shtynė anekėnd territorit tė Shqipėrisė. Pėrvetėsuan Tivarin, Ulqinin, Shkodrėn, Durrėsin, Beratin, etj.
Nėn dinastinė e Nemanjave, qytetet e pushtuara morėn njė hov tė ri zhvillimi. Tivari p.sh. jo vetėm qė pati liri qeverisjeje, por arriti tė presė edhe para tė vetėn, arqipeshkėvia u zgjerua pėr sė tepėrmi me ipeshkėvi tė reja, si: me atė tė Ballezės, tė Dejės, tė Kunavjes, tė Sapės, tė Shkumbinit etj.
Pikėrisht nė kėtė kohė u themelua dhe Dioēezi i Sapės.
Data dhe viti i themelimit tė Dioēezės sė Sapės nuk kanė qenė tė mundshme tė dihen deri vonė prej nesh, thotė Dom Gaspėr Gurakuqi, megenėse At Danjel Farlati i qe vėnė me kėmbėngulje kėrkimit tė dokumentave pėr Illyricum Sacrum.
Por, pas botimit tė Acta et Diplomata Res Albaniae Mediae Eatatis Illustrantia, tė magnatit hungarez Dr. Ludėig Von Talloczy me shokė, dhe Illyriche-Albanische Forschungen i tė tė njėjtit autor, jo vetėm qė jemi tė sigurtė pėr vitin 1291, por kemi edhe disa tė dhėna mbi rrethanat qė e pėrcjellin themelimin e saj.
Me sa duket qytetin e Sapės e patėn rrėnuar hordhitė e tartarit Kaduin rreth vitit 1240, hordhi tė cilat patėn rrėnuar edhe qytetet e Svaēit e tė Drishtit nė rrethin e Shkodrės.
Por nė vitin 1291 nė krahinat e Shqipėrisė, pėrbri sllavėve, ndjekėsit e katolikėve tė hershėm tė qytetit, sė bashku me tė tjerė tė ardhur, e pėrtėrinė qytetin e Sapės dhe kėrkuan njė ipeshkėv. Ipeshkvi iu dha kėsaj dioēeze pas lutjeve tė mbretėreshės katolike tė Serbisė, Helenės dhe tė Arqipeshkėvit tė Tivarit, nė bashkėpunim me urdhėrin franēeskan dhe domenikan tė Raguzės nga papa i atėhershėm Nikolla IV. Dioēeza u quajt Sappatensis dhe ipeshkėvi, Episcopus Sappatensis.
Ipeshkvi i parė i kėsaj dioēeze qe bėrė PJETRI, prift, i cili u shugurua ipeshkėv prej Arqipezhkvit tė Tivarit, Mikelit, dhe qe pranuar nga papa Nikolla IV me 11 Qershor 1291. Kėtu ėshtė dhe zanafilla e dioēezės sė Sapės.
Selia Ipeshkėvnore e Sapės nė shekuj
Sapa u zgjodh tė bėhej ipeshkvi pėr arsye se ishte njė qytet i rėndėsishėm i atyre kohėrave.
Nė kohė tė Hahnit, d.m.th. nė vitet 1860, qytetit i Sapės lokalizohej nė rrėzė tė Malit tė Shėn Mėhillit dhe nė njė pėrshkrim tė vitit 1685 thuhet se lokalizohej pėrbri malit tė Shėn Ejllit, ku, nė kohėn e Dom Gaspėr Gurakuqit, dalloheshin akoma disa teprica tė vjetra muresh.
Ka shumė mundėsi qė qyteti tė ketė qenė nė mes tė dy maleve, malit tė Shėn Mėhillit dhe malit tė Shėn Ejllit, nė njė zonė fushore ku i thonė Fusha Frange, te Guri i Sumės nė Tanushė, sidomos nė lagjen Bardhaj, ku gjendej atėherė ipeshkvia.
Duhet theksuar se mali i Shėn Mėhillit dhe mali i shėn Ejllit nuk janė dy male por njė mal i vetėm. Mali i Shėn Mėhillit thirrej ai krah ku ka qenė Kisha e Shėn Mėhillit ndėrsa Mali i Shėn Ejllit ai krah ku ka qenė Kisha e Shėn Ejllit. Kisha e Shėn Ejllit thuhet se ka qenė nė majė tė Shitės sė Hajmelit, ku, nė kohėn qė shkruan Dom Gaspėr Gurakuqi, ka qenė i ndėrtuar vetėm njė elter dhe disa teprica muresh.
Selia ipeshkėvnore e Sapės, pėrpara ka qenė te Kisha Katedrale e Shėn Mėhillit. Pėrpara, mė shumė se 100 vjet, nė kėtė Kishė thuhej mesha me rastin e tė kremtes sė Kryeengjėllit Mėhill. Kjo Kishė ka qenė famullitare, sepse nė tė thuhej mesha dhe bėheshin funksionet deri sa njė pjesė e pat rrėnuar turku, pak para ipeshkėvit Gjergj Palma (1583). Kėtu kanė qenė edhe varrezat e famullisė sė Nėnshatit, gjė kjo qė vėrtetohet se edhe njė prej lagjeve tė Nėnshatit, Skarramani, para 100 vjetėsh, i shtinte aty tė vdekurit e vet.
Pas kėsaj selia ipeshkvnore u ngulit nė Shkrep tė Nėnshatit, pėrbri Kishės sė Shėn Gjergjit, e cila me kohė pati mbetur Kishė Katedrale dhe famullitare.
Ipeshkvi Severini e shpėrnguli pėrsėri ipeshkvinė, dhe rreth vitit 1860, e vendosi aty ku ka qenė mė parė, dhe funksionoi deri nė vitin 1967, dhe nuk funksionoi mė pas kėtij viti e deri mė sot, pra me fjalė tė tjera rrėzė malit tė Shėn Mėhillit ku pati qenė lagja Bardhaj.
Qyteti i hershėm i Sapės ėshtė zhdukur, por selia ipeshkvnore e Sapės ka arritur tė mbijetojė dhe nė kohėn e Dom Gaspėr Gurakuqit numėronte 16.234 katolikė me 22 famulli, 9 nė Pukė: Dush, Kēirė, Qelėz, Koman, Iballė, Berishė, Kryezi, Dardhė, Fierzė; 13 nė Zadrimė: Laē, Naraē, Hajmel, Nėnshatė, Troshan, Blinisht, Kodhel, Gjadėr, Dajē, Babė (Mabė), Pistull, Plezhė (Shkjezė).
Ndėr famullitė e Pukės, tri zotėroheshin prej Etėrve Franēeskanė (Berishė, Iballė, Fierzė), si dhe famullia e Troshanit nė Zadrimė. Famullitė e tjera, qė tė gjitha zotėroheshin prej famullitarėve dioēezan tė dioēezės. Kodheli administrohej prej famullitarit tė Nėnshatit, ndėrsa Plezha prej atij tė Pistullit. Nė Troshan ndodhej Kuvendi i Franēeskanėve, ndėrsa nė Nėnshatė ai i Stigmatineve. Ishin dy dekanate: njė nė Dajē pėr fushėn e Zadrimės dhe njė nė Qelėz pėr krahinėn e Pukės. Selia ipeshkvnore ndodhej si gjithherė nė Nėnshatė, ku dikur ishte qyteti i Sapės. Statistika mė e hershme qė dihet deri mė sot ėshtė ajo e Shtjefėn Gasparit, Vizitator Apostolik (1671), ku pėrmblidhet se dioēeza e Sapės nė atė vit numėronte 1.075 shtėpi me 9.226 katolikė. Mė vonė kemi statistikat e imzot Borēit (18321834) ku shkruan se dioēeza ka 2.024 shtėpi katolike dhe me 15.492 frymė. Sė fundi statistikat e imzot Nevjanit 1893, numėron 17.550 frymė. Duke e krahasuar statistikėn e Nevjanit me atė tė kohės sė Gurakuqit, popullsia duket nė mungesė tė madhe, gjė e cila sėshtė e vėrtetė, sepse statistika e fundit nuk pėrfshinte Grykėn e Gjadrit, Shllakun dhe Mazrrekun, qė pas Nevjanit iu shkėputėn kėsaj dioēeze dhe iu bashkangjiten dioēezės sė Shkodrės. Nė kohėn e Nevjanit kėto pėrbėnin njė popullsi prej 1.213 frymėsh.
Nė kohėn e Dom Gaspėr Gurakuqit, dioēeza kishte njė sipėrfaqe prej 1.270 km2. Pėr kufij kishte nga veriperėndimi lumin Drin dhe nga juglindja dioēezat e Mirditės dhe tė Lezhės.
Duhet theksuar se, kur qe themeluar dioēeza, nuk ka qenė me kėta kufij qė pėrmendėm, por ka qenė shumė mė e vogėl. Nė kohėn e themelimit tė dioēezės sė Sapės qenė formuar dhe dioēeza e Dejės dhe shumė mė jetike se kėta tė dyja ipeshkėvia e qytetit tė Sardės.
Krijoni Kontakt