Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Dioqeza e Sapes

    Dioēeza e Sapės


    Hyrje

    Ēdo strukturė, institucion, send apo njeri e ka njė zanafillė tė vetėn, e cila i pėrcakton moshėn ose vjetėrsinė e saj. Njerėzit flasin me paradokse nė jetėn e tyre pėr t’i treguar gjėrat nė mėnyrė sa mė tė qartė, me tonalitet, me vlerė dhe me forcė. Ndėr krahasimet qė zakonisht pėrdoren pėr tė treguar themelimin nė tė kaluarėn si mėnyrė identifikimi nė tė sotmen, thuhet: “jemi shumė tė rinj dhe njėkohėsisht tė vjetėr”. Epiteti “I ri” i atribuohet moshės sė personit apo edhe gjallėrisė sė tij, ose tė popullit qė i pėrket, ndėrsa “I vjetėr” i atribohet vendit ku banon ai dhe ku kanė banuar tė parėt e tij. Kėta dy fjalė janė shprehėse tė dy kategorive tė veēanta tė njeriut, strukturės apo dhe tė institucionit. Kėto dy fjalė pėrshkruajnė vitalitetin dhe autoktoninė qė do tė thotė pėrshkruajnė jetėn nė tėrėsinė e plotė tė saj.
    Kėshtu mund tė flasim edhe pėr jetėn e institucionit tė Dioēezės tonė tė Sapės. Ajo ėshtė aq e re, sa edhe e vjetėr. Duke iu referuar “Dioēezit tė Sapės” i Dom Gaspėr Gurakuqit, ne mund tė kemi disa tė dhėna tė sakta mbi zanafillėn dhe shumė tė pėrafruara me realitetin pėr ecurinė e dioēezės sė Sapės qė nga themelimi i saj dhe deri nė vitin 1941, vit ky i botimit tė librit tė tij “Dioēezi i Sapės”.
    Nė ditėt e sotme, nė vendin tonė, flitet shumė pėr komb dhe pėr dallimin e tij nga kombet e tjera. Kjo, nė veēanti, ndjehet dhe ėshtė shumė mė e mprehtė tek ne shqiptarėt, qė ndoshta, pėr arsye se akoma nuk e kemi kaluar fazėn e formimit tonė si komb, ashtu siē e kanė kaluar kombet e tjera perėndimore, rrahim vazhdimisht nė kėtė ēėshtje. Nė ditėt e sotme ka shumė shtete me qeveri dhe pavarėsi tė vetėn. Pėrpara 700–800 vjetėsh nuk ka qenė kėshtu. Ne kėrkojmė tė jemi njė popull i lirė nė trojet tona, por trojet ku kanė banuar tė parėt tanė pėrpara dyndjes sė sllavėve shtriheshin qė nga lumi Danub nė Veri dhe deri nė Prevezė nė Jug.
    Duhet thėnė se lėvizjet e popullsive dhe pushtimet kanė qenė tė shumta dhe tė herė pas hershme. Tė parėt tanė kanė ndodhur nė kapėrcyell tė dy perandorive mė tė mėdha dhe mė tė fuqishme tė kohėrave tė hershme dhe vendi ynė shpesh herė luante rolin e kufirit, gjė kjo qė shkaktonte ndezje tė shpeshta luftėrash.


    Kalendar paraprirės

    Pas vdekjes sė Manuel Komnenit mė 1180, Mbretėria e Lindjes qė quhej edhe e Bizantit, filloi tė binte ndjeshėm dhe njerėz tė tjerė mė tė fuqishėm, brenda kėsaj perandorie, kėrkuan tė merrnin nė dorė zotėrimet e saj dhe ta zhvendosnin qendrėn nga Kostandinopoja nė vendet e tyre.
    Menjėherė, mbreti serb i Rashės, Stefan Nemanja, pushtoi shumė prej tokave tė mbretėrisė sė Bizantit dhe kėrkoi tė vendoste hegjemoninė e tij nė kėto territore. Nė atė rast nuk e pati aspak kundėrshtimin e pasuesit tė Manuelit, Isak Angelos.
    Kėshtu serbėt e Rashės u shtynė anekėnd territorit tė Shqipėrisė. Pėrvetėsuan Tivarin, Ulqinin, Shkodrėn, Durrėsin, Beratin, etj.
    Nėn dinastinė e Nemanjave, qytetet e pushtuara morėn njė hov tė ri zhvillimi. Tivari p.sh. jo vetėm qė pati liri qeverisjeje, por arriti tė presė edhe para tė vetėn, arqipeshkėvia u zgjerua pėr sė tepėrmi me ipeshkėvi tė reja, si: me atė tė Ballezės, tė Dejės, tė Kunavjes, tė Sapės, tė Shkumbinit etj.
    Pikėrisht nė kėtė kohė u themelua dhe Dioēezi i Sapės.
    Data dhe viti i themelimit tė Dioēezės sė Sapės nuk kanė qenė tė mundshme tė dihen deri vonė prej nesh, thotė Dom Gaspėr Gurakuqi, megenėse At Danjel Farlati i qe vėnė me kėmbėngulje kėrkimit tė dokumentave pėr “Illyricum Sacrum”.
    Por, pas botimit tė “Acta et Diplomata Res Albaniae Mediae Eatatis Illustrantia,” tė magnatit hungarez Dr. Ludėig Von Talloczy me shokė, dhe “Illyriche-Albanische Forschungen” i tė tė njėjtit autor, jo vetėm qė jemi tė sigurtė pėr vitin 1291, por kemi edhe disa tė dhėna mbi rrethanat qė e pėrcjellin themelimin e saj.
    Me sa duket qytetin e Sapės e patėn rrėnuar hordhitė e tartarit Kaduin rreth vitit 1240, hordhi tė cilat patėn rrėnuar edhe qytetet e Svaēit e tė Drishtit nė rrethin e Shkodrės.
    Por nė vitin 1291 nė krahinat e Shqipėrisė, pėrbri sllavėve, ndjekėsit e katolikėve tė hershėm tė qytetit, sė bashku me tė tjerė tė ardhur, e pėrtėrinė qytetin e Sapės dhe kėrkuan njė ipeshkėv. Ipeshkvi iu dha kėsaj dioēeze pas lutjeve tė mbretėreshės katolike tė Serbisė, Helenės dhe tė Arqipeshkėvit tė Tivarit, nė bashkėpunim me urdhėrin franēeskan dhe domenikan tė Raguzės nga papa i atėhershėm Nikolla IV. Dioēeza u quajt Sappatensis dhe ipeshkėvi, Episcopus Sappatensis.
    Ipeshkvi i parė i kėsaj dioēeze qe bėrė PJETRI, prift, i cili u shugurua ipeshkėv prej Arqipezhkvit tė Tivarit, Mikelit, dhe qe pranuar nga papa Nikolla IV me 11 Qershor 1291. Kėtu ėshtė dhe zanafilla e dioēezės sė Sapės.

    Selia Ipeshkėvnore e Sapės nė shekuj

    Sapa u zgjodh tė bėhej ipeshkvi pėr arsye se ishte njė qytet i rėndėsishėm i atyre kohėrave.
    Nė kohė tė Hahnit, d.m.th. nė vitet 1860, qytetit i Sapės lokalizohej nė rrėzė tė Malit tė Shėn Mėhillit dhe nė njė pėrshkrim tė vitit 1685 thuhet se lokalizohej pėrbri malit tė Shėn Ejllit, ku, nė kohėn e Dom Gaspėr Gurakuqit, dalloheshin akoma disa teprica tė vjetra muresh.
    Ka shumė mundėsi qė qyteti tė ketė qenė nė mes tė dy maleve, malit tė Shėn Mėhillit dhe malit tė Shėn Ejllit, nė njė zonė fushore ku i thonė Fusha Frange, te Guri i Sumės nė Tanushė, sidomos nė lagjen Bardhaj, ku gjendej atėherė ipeshkvia.
    Duhet theksuar se mali i Shėn Mėhillit dhe mali i shėn Ejllit nuk janė dy male por njė mal i vetėm. Mali i Shėn Mėhillit thirrej ai krah ku ka qenė Kisha e Shėn Mėhillit ndėrsa Mali i Shėn Ejllit ai krah ku ka qenė Kisha e Shėn Ejllit. Kisha e Shėn Ejllit thuhet se ka qenė nė majė tė Shitės sė Hajmelit, ku, nė kohėn qė shkruan Dom Gaspėr Gurakuqi, ka qenė i ndėrtuar vetėm njė elter dhe disa teprica muresh.
    Selia ipeshkėvnore e Sapės, pėrpara ka qenė te Kisha Katedrale e Shėn Mėhillit. Pėrpara, mė shumė se 100 vjet, nė kėtė Kishė thuhej mesha me rastin e tė kremtes sė Kryeengjėllit Mėhill. Kjo Kishė ka qenė famullitare, sepse nė tė thuhej mesha dhe bėheshin funksionet deri sa njė pjesė e pat rrėnuar turku, pak para ipeshkėvit Gjergj Palma (1583). Kėtu kanė qenė edhe varrezat e famullisė sė Nėnshatit, gjė kjo qė vėrtetohet se edhe njė prej lagjeve tė Nėnshatit, Skarramani, para 100 vjetėsh, i shtinte aty tė vdekurit e vet.
    Pas kėsaj selia ipeshkvnore u ngulit nė Shkrep tė Nėnshatit, pėrbri Kishės sė Shėn Gjergjit, e cila me kohė pati mbetur Kishė Katedrale dhe famullitare.
    Ipeshkvi Severini e shpėrnguli pėrsėri ipeshkvinė, dhe rreth vitit 1860, e vendosi aty ku ka qenė mė parė, dhe funksionoi deri nė vitin 1967, dhe nuk funksionoi mė pas kėtij viti e deri mė sot, pra me fjalė tė tjera rrėzė malit tė Shėn Mėhillit ku pati qenė lagja Bardhaj.
    Qyteti i hershėm i Sapės ėshtė zhdukur, por selia ipeshkvnore e Sapės ka arritur tė mbijetojė dhe nė kohėn e Dom Gaspėr Gurakuqit numėronte 16.234 katolikė me 22 famulli, 9 nė Pukė: Dush, Kēirė, Qelėz, Koman, Iballė, Berishė, Kryezi, Dardhė, Fierzė; 13 nė Zadrimė: Laē, Naraē, Hajmel, Nėnshatė, Troshan, Blinisht, Kodhel, Gjadėr, Dajē, Babė (Mabė), Pistull, Plezhė (Shkjezė).
    Ndėr famullitė e Pukės, tri zotėroheshin prej Etėrve Franēeskanė (Berishė, Iballė, Fierzė), si dhe famullia e Troshanit nė Zadrimė. Famullitė e tjera, qė tė gjitha zotėroheshin prej famullitarėve dioēezan tė dioēezės. Kodheli administrohej prej famullitarit tė Nėnshatit, ndėrsa Plezha prej atij tė Pistullit. Nė Troshan ndodhej Kuvendi i Franēeskanėve, ndėrsa nė Nėnshatė ai i Stigmatineve. Ishin dy dekanate: njė nė Dajē pėr fushėn e Zadrimės dhe njė nė Qelėz pėr krahinėn e Pukės. Selia ipeshkvnore ndodhej si gjithherė nė Nėnshatė, ku dikur ishte qyteti i Sapės. Statistika mė e hershme qė dihet deri mė sot ėshtė ajo e Shtjefėn Gasparit, Vizitator Apostolik (1671), ku pėrmblidhet se dioēeza e Sapės nė atė vit numėronte 1.075 shtėpi me 9.226 katolikė. Mė vonė kemi statistikat e imzot Borēit (1832–1834) ku shkruan se dioēeza ka 2.024 shtėpi katolike dhe me 15.492 frymė. Sė fundi statistikat e imzot Nevjanit 1893, numėron 17.550 frymė. Duke e krahasuar statistikėn e Nevjanit me atė tė kohės sė Gurakuqit, popullsia duket nė mungesė tė madhe, gjė e cila s’ėshtė e vėrtetė, sepse statistika e fundit nuk pėrfshinte Grykėn e Gjadrit, Shllakun dhe Mazrrekun, qė pas Nevjanit i’u shkėputėn kėsaj dioēeze dhe iu bashkangjiten dioēezės sė Shkodrės. Nė kohėn e Nevjanit kėto pėrbėnin njė popullsi prej 1.213 frymėsh.
    Nė kohėn e Dom Gaspėr Gurakuqit, dioēeza kishte njė sipėrfaqe prej 1.270 km2. Pėr kufij kishte nga veriperėndimi lumin Drin dhe nga juglindja dioēezat e Mirditės dhe tė Lezhės.
    Duhet theksuar se, kur qe themeluar dioēeza, nuk ka qenė me kėta kufij qė pėrmendėm, por ka qenė shumė mė e vogėl. Nė kohėn e themelimit tė dioēezės sė Sapės qenė formuar dhe dioēeza e Dejės dhe shumė mė jetike se kėta tė dyja ipeshkėvia e qytetit tė Sardės.

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Ipeshkvijtė e Sapės


    Radha e ipeshkvijve tė dioēezės sė Sapės fillon me Pjetrin me 11 Qershor tė vitit 1291. Ndoshta edhe pėr mungesė dokumentash ose pėr arsye tė tjera, kjo nuk dihet, radha shkėputet pėr pak kohė.
    Mė i pari pas Pjetrit qe vėnė Pali, nuk dihet se nė cilin vit. Sipas njė dokumenti tė Papės Gregori XI nė vitin 1376 pas Palit, nė dioēezėn e Sapės emėron Benevenulin, i urdhėrit franēeskan. Ky e mbajti selinė pėr 20 vjet.
    Pas tij Bonifaci I emėron mė 1386 Pjetėr Zakarinė. Pas Pjetrit vjen Nikolla, mė 1414. Ky qe viti kur Koy Zakaria u kthye nė Kishėn Romake. Pas Nikollės, nė Mars 1422, u emėrua Mikeli, kanonik i Kishės sė Sapės.
    Nė Korrik tė vitit 1425 u zgjodh Pjetri III, i cili qe abat i Shėn Sergjit tė Bahut nė Dioēezėn e Shkodrės.
    Kėtij i qe dhėnė dhe njė manastir nė dioēezėn e Drishtit, qė siē dukej duhet tė ketė qenė manastiri i S. Joannis de Strilalio, sepse ky manastir i qe dhėnė edhe Mateut, pasuesit tė tij pėr arsye se dioēeza e Sapės kishte tė ardhura tepėr tė pakėta.
    Mateu i pėrkiste familjes Hermollaji nė Arbėri. Kjo familje i kishte dhuruar dioēezės sė vet 6 ipeshkėvij. Edhe ky qe dėrguar nė dioēezėn e vet, tė Arbėrisė mė 1446, pasi njė vit mė parė duke u ndodhur nė Itali kishte marrė pjesė nė Konēilin e Firences.
    Pas Mateut, prej Eugenit IV, qe zgjedhur Gjergji, arqiprift i Kishės S. Michaelis de Plebe nė Padovė. Deri mė 1451 Gjergji sundonte dioēezėn e Sapės. Me 1460 qe sjellur kėtu Emanueli nga Shkodra, qė s’dihet se sa sundoi. E ndoqi njė anonim. Me 1472 ky anonim qe dėrguar tjetėrkund dhe nė vend tė tij qe sjellur Marin Suma, nė vitin 1473.
    Marini qe liruar nga pagesa e tagrit tė Papės duke qenė se Kisha e Sapės ishte rrėnuar dhe shkatėrruar prej turqve.
    Pas Marinit i qe dhėnė ipeshkvia Gabrielit, franēeskan mė 1479, por ipeshkėv nuk u bė, sepse duket se nuk e pranoi.
    Nė mbarim tė Nėntorit 1489, Sapa shkoi nėn administrimin e dioēezės sė Lezhės, nėn Blasin, i cili u vu ipeshkėv atė vit nė atė seli. Kjo nuk zgjati shumė, sepse nė janar tė vitit 1490 Sapės iu dha ipeshkėvi i vet Prosdoēimi. Me kėtė ipeshkėv u bė bashkimi i pėrjetshėm i Sardės me Sapėn nė vitin 1491. Prosdoēimi vdiq mė 1500.
    Mė 1501 emėrohet Pjetėr Stėrbinja.
    Mė 1508 pas Pjetrit nė seli vjen Domenik Garcia, franēeskan.
    Mė 1512 Ambroz Montesini.
    Mė 1513 Gjergji.
    Mė 1514 u zgjodh Didak Fernandes, domenikan.
    Mė 1516 Anonim, ndoshta Pjetėr Tallors.
    Mė 1518 pas tij Joannes Bonaventura de Valderame.
    Mė 1521, u zgjodh Alfons Cavalciri, franēeskan.
    Mė 1502 ndoshta pėr shkak se Sulltani u bė zot i gjithė Shqipėrisė, pėr 50 vjet rresht dokumentet heshtin pėr ipeshkvijtė e Sapės.
    Mė 1578 heshtjen e then Jossol Bardhi, i shtėpisė sė Bardhajve tė Sapės.
    Ipeshkvijtė qė i dha dioēezės shtėpia e Bardhajve janė: Jossol Bardhi, Nikoll Bardhi, Gjergj Grili ose Bardhi, dhe Frang Bardhi.
    Mė 1583 kanonik dhe primiēer i Metropolit tė Tivarit, Gjergj Palma, u bė ipezhkėv kur kishte moshėn 50 vjeē.
    Mė 1594, u zgjodh Nikollė Bardhi, i kėrkuar edhe nga populli. Nė vitin 1620 u zgjodh ipeshkėv Simon Gjeēi, i lindur nė dioēezėn e Arbėrisė.
    Mė 1621 e merr selinė Pjetėr Budi.
    Mė 1623 pas Budit del pėrsėri njė i shtėpisė sė Bardhajve Gjergj Grili, i biri i tė vėllait tė Nikollė Bardhit.
    Mė 1635 u zgjodh Frang Bardhi.
    Me vdekjen e Frang Bardhit kėrkoi tė vinte pėrsėri Gjergj Grili dhe qe sjellė nė seli nė vitin 1644.
    Mė 1647 vjen Simon Suma. Me tė ardhur nė Sapė u detyrua tė largohej, sepse nė atė kohė zhvillohej lufta e Kretės mes turqve dhe venedikasve. Mė 1625 Simoni hoqi dorė prej dioēezės.
    Nė kėtė kohė qė mungonte Simoni, administrimin e Sapės e mori dioēeza e Lezhės. Simoni u kthye pėrsėri nė dioēezėn e tij dhe qe zėnė prej turqve nė vitin 1659.
    Mė 1673 nė dioēezė vjen Shtjefėn Gaspari.
    Mė 1682 nė dioēezė vjen Martin Jeliē dy vjet pas vdekjes sė Shtjefnit.
    Mė 1685 Gjergj Teodori.
    Pas tij vjen Egidius Quincus ose De Martino.
    Ky u gjet ne Konēilin e vitit 1703. Papa Klementi XI e zgjodhi ipeshkėv tė Sapės mė 1707.
    Mė 1719 qe vėnė Marin Gjini.
    Mė 1720 Gjon Gallata.
    Mė 1738 Vasil Lindi.
    Mė 1746 Lazėr Vlladanji qė mė 1749 qe dėrguar nė Tivar.
    Mė 1750 Gjergj Vlladanji.
    Me 5 Gusht 1765 Nikollė Lindi.
    Pas tij Gjon Logoreci.
    Mė 1796 Ndoc Radovani.
    Pas tij vjen Mark Negri.
    Mė 1822 Lekė Suma.
    Mė 1827 Lazėr Vlladanji.
    Mė 1829 Pjetėr Borēi.
    Mė 1840 Gjergj Labella. Ky pati njė konflikt me Pjetėr Zarishin.
    Pas Labella, me 01. 02. 1845, nė seli vjen Pjetėr Severini.
    Me kėtė ipeshkėv ėshtė e pėrcjellur edhe njė statistikė mbi famullitė e dioēezės sė Sapės.
    Mė 1783 Giulio Marsilli, franēeskan
    Mė 1890 Lorenc De Petris.
    Mė 1893 Gabriel Nevjani, franēeskan.
    Pas tij Joakin Serreqi, franēeskan, qė nuk pranoi dhe nė vend tė tij qe sjellė Lazėr Mjeda.
    Pas tij Jakė Serreggi.
    Me 21 Qershor 1911 - Gjergj Koleci.
    Mė 1928, Gaspėr Thaēi. (Administrator Apostolik).
    Me 13 Qershor 1928 - Zef Gjonali.
    Pas Gjonalit, mė 1935 Vinēens Prendushi.
    Mė 1940 Gjergj Volaj. Ky ishte ipeshkėvi i fundit i dioēezės sė Sapės qė arriti tė shkojė deri nė vitin 1947. Nė atė vit ky u pushkatua dhe dioēeza mbeti pa ipezhkėv dhe kaloi nėn administrimin e ipeshkėvit tė Shkodrės deri nė vitin 1967. Pas kėtij viti dhe deri mė 1993, ipezhkėvia mbeti pa ipeshkėv dhe pa administrim.


    * Kėto tė dhėna janė marrė nga libri i Dom Gaspėr Gurakuqit: “Dioēezi i Sapės”, botuar nė vitin 1941.

  3. #3
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Dioēeza e Sapės nė shtigjet e errėta tė diktaturės


    Siē shihet nga pėrshkrimi qė kemi bėrė, dioēeza e Sapės ka njė traditė tė hershme dhe tė lashtė me njė histori me mjaft oshilacjone (luhatje) pėr shkak tė pushtimeve tė shumta dhe tė gjata. Kėtu flitet pėr pushtimin pėr afro 5 shekullorė osman.
    Por Zoti e ka ruajtur ndezur dritėn e tij nė kėtė dioēezė qė nga themelimi i saj e deri nė ditėt tona. Siē duket ato qė Zoti i do mė shumė, i provon edhe mė shumė. Kjo frazė nuk ka pėr qėllim tė justifikojė tė gjitha ngjarjet negative qė kanė ndodhur nė dioēezėn e Sapės por tė tregojė se Zoti e ndėrton dhe shkruan historinė e tij edhe nė vija tė shtrembėra dhe pa asnjė lloj shprese pėr tė shkruar nė tė.
    Por historia e njė krahine, dioēeze apo edhe vendi nuk mund tė merret kryekėput e shkėputur dhe e izoluar nė vetvete, pa marrė parasysh dhe historitė e krahinave, dioēezave dhe vendeve qė i kufizojnė ato. Ajo histori merr kahet dhe zhvillimet e vendit qė i pėrket dhe vendi merr kahet e zhvillimit nė drejtim tė vendeve mė tė forta dhe mė me influencė nė tė. Kjo gjė vėrtetohet mė sė miri edhe pėr vendosjen e sistemit komunist nė Shqipėri pėr afro 50 vjet.
    Gjatė kėsaj pėriudhe kohore breshėri s’do tė ndalonte sė godituri Kishėn Katolike nė Shqipėri nė tė gjitha dioēezat e vendit pa pėrjashtim. Sistemi i atėhershėm kėrkoi qė Kisha tė shkėpuste lidhjet me Vatikanin dhe tė shpallej Kishė Kombėtare. Kjo kėrkesė nuk u pranua dhe sulmi ndaj Kishės u bė i pashmangshėm dhe i pamėshirshėm nė tė gjitha dioēezat.
    Deri nė atė kohė, d.m.th, deri me ardhjen e sistemit komunist, feja katolike nė kėtė dioēezė, kishte marrė njė hov tė ri dhe njė zhvillim tė dukshėm. Famullitė ishin tė plotėsuara me famullitarė qoftė ato nė fushė ashtu edhe ato nė male. Dioēeza ishte pothuajse e plotėsuar me Kisha nė tė gjitha famullitė. Kisha kishte marrė njė autoritet jo tė imponuar ndėr njerėz por tė respektueshėm dhe tė nderuar, tamam atė autoritet qė e ka pasur Krishti nė mes tė popullit tė tij.
    Katolikėt e atėhershėm ishin tė vetėdijshėm dhe tė bindur se feja e tyre ėshtė njė thesar i madh qė s’duhej ta humbisnin. Kjo bindje ishte formuar pėr shumė arsye. Disa prej tyre ishin: mbijetesa shumė shekullore qė kishin arritur tė bėnin nėn sundimin turko-myslyman, ipeshkėvinjtė dhe meshtarėt jepeshin me shpirt shėrbese dhe me vetmohim pėr popullin e Zotit qė u ishte besuar, krenaria dhe nderi qė nuk e kishin tjetėrsuar fenė e tyre dhe bashkė me tė ata mendonin se kishin trashėguar edhe kombin e tyre pa u asgjėsuar dhe pa u shuar ashtu siē kishte ndodhur me shumė popuj tė tjerė. Ata kishin bindjen se feja e krishterė ishte si nėnė dhe ata e ndienin veten bij tė saj.
    Pėr kėtė arsye dhe sulmi qė iu bė Kishės Katolike nuk ishte i menjėhershėm por gradual dhe tepėr i dėmshėm dhe i rrezikshėm edhe pėr dioēezėn tonė.
    Ipeshkėvijtė dhe meshtarėt mė tė pėrgatitur tė tė gjitha dioēezave akuzoheshin si bashkėpunėtorė me reaksionin qė kėrkonin tė rrėzonin pushtetin popullor. Nė shėnjestėr tė rregjimit u vunė tė gjithė ato qė ishin mė tė pėrgatitur dhe dyshoheshin qė mund tė ishin njė kėrcėnim pėr regjimin e ri. Ipeshkėvinjtė dhe meshtarėt qė dilnin haptazi nė mbrojtje tė popullit, jo vetėm tė pjesės katolike, u goditėn tė parėt. Pastaj tė njėjtin fat pėsuan gati edhe tė gjithė priftėrinjtė e tjerė. Ky ishte shpėrblimi pėr punėn e bėrė dhe djersėn e derdhur qė iu bė Kishės Katolike nė tė gjitha dioēezat. Ipeshkvi i fundit i Sapės, Mons Gjergj Volaj u pushkatua i pari nė dioēezėn tonė, tamam si bariu qė jep jetėn pėr grigjėn e vet. Ky qe nė shėnjestėr tė regjimit pėr shkak tė predikimit qė mbajti me rastin e meshės sė dritės tė Mons Gaspėr Thaēit, ipeshkėv Metropolit i dioēezės sė Shkodrės, i cili vdiq mė 1945.
    Mons Gjergj Volaj ishte nga Shiroka. Meshėn e parė e tha nė vitin 1930. U emėrua si famullitar nė Mal tė Jushit dhe nė Shkrel. Kur ishte prift nė famullinė e Shkrelit u shugurua ipeshkėv dhe emėrohet ipeshkėv i Sapės. Kėtė detyrė e merr me 08 gusht. 1940, nė moshėn 35 – vjeēare. Ekzekutohet me vdekje ditėn e shėn Vlashit martir me 03 shkurt 1947.
    Pas ekzekutimit tė tij, administrimi i dioēezės sė Sapės i kaloi dioēezės sė Shkodrės.
    Radha u takonte meshtarėve mė tė “rrezikshmėve” tė tė gjithė Shqipėrisė dhe tė dioēezės sė Sapės po ashtu. Njėra pas tjetrės, famullitė mbeteshin pa meshtarė, sepse meshtarėt arrestoheshin dhe dėnoheshin me dėnime nga mė absurdet: dėnime kapitale, d.m.th. ekzekutime me vdekje, dėnime me burgime tė pėrjetshme, me burgime tė gjata, dėnime nė kampe pėrqėndrimi, me punė tė detyruar, tė sforcuara dhe tė papėrshtatshme. Kjo kohė pasigurie zgjati deri nė vitin 1967, vit nė tė cilin ndalohet rreptėsisht me ligj ēdo lloj shėrbimi fetar. Deri nė atė vit regjimi e kishte pastruar mirė lėmėn e tij prej Kishės. Meshtarėt e lirė ishin shumė tė pakėt nė numėr, ndėrsa nė burgje dhe tė ekzekutar zinin njė ndėr vendet e para tė “ Listės sė Zezė.” Pas kėtij viti, sulmi kundėr Kishės Katolike u bė i hapur. Ato pak meshtarė qė kishin mbetur jashtė burgjeve, burgosen. Tė numėruar me gisht kanė qenė meshtarėt qė nuk kanė bėrė burgje tė gjata. Pronat e Kishės u shtetėzuan, arkivat e Kishave iu kaluan shtetit. Disa prej Kishave dhe shenjtoreve mė nė zė pėr vlerat e tyre historike dhe muzeale shkatėrrohen, si:

    1. Kisha e Shėn Kollit nė Shkodėr,

    2. Shenjtorja e Zojės sė Shkodrės ose e Zojės sė Kėshillit tė Mirė,

    3. Shenjtorja e Shna Ndout nė Laē tė Kurbinit,

    4. Kisha e Dejės nė Dejė, e cila ka qenė njė pasuri monumentale pėr kombin shqiptar. Aty mendohet tė ketė vėnė kurorė Skėnderbeu, edhe pse disa studjues thonė se Skėnderbeu mund tė ketė vėnė kurorė nė Manastirin e Ardenicės. Kjo Kishė ka qenė njė objekt i rrallė dhe i rėndėsisė sė veēantė pėr kulturėn tonė por ėshtė shkatėrruar. Ky objekt ka qenė nė dioēezėn e Sapės.

    Tani, nė ditėt e sotme, imazhi i saj ėshtė vendosur nė kartmonedhėn 1000 lekėshe. Nė vitin 1967 e nė vazhdim tė sistemit komunist, janė prishur edhe Kisha tė tjera, por mė pak. Qėllimi i regjimit ishte tė ndalonte sa mė shumė grumbullimet e njerėzve qė mund t’i dilnin jashtė kontrollit. Shumė prej Kishave u shndėrruan nė objekte tė ndryshme civile,si:

    a. Nė salla gjyqi, Kisha Stigmatine nė Shkodėr, ku ėshtė bėrė proēesi i gjyqit tė shumė priftėrinjėve, pastaj qender kulture rinore e kinema,

    b. Kisha e Zemrės sė Krishtit nė Tiranė, nė fillim burg, pastaj qender rinie,

    c. Kuvendi i fretėrve nė Gjuhadol, nė Shkodėr, u kthye nė burg, ku mbaheshin fretėrit vetė dhe tė tjerė, pastaj ēerdhe fėmijėsh, dhe pjesa tjetėr shkollė, njė pjesė tjeter organe hetuesie ndėrsa Kisha e freterve kinema,

    d. Kisha Katedrale nė Shkodėr, pallat sporti:

    e. Nė dioēezėn e Sapės Kisha e Troshanit dhe Kabashit u kthyen nė shkolla, nė zyra tė nėpunėsve tė regjimit, deri edhe nė stalla.

    f. Kemi shembull Kishėn e Shenjtes Trini nė Piraj.

    Pas vitit 1967 shėrbimet fetare kryheshin nė mėnyrė ilegale. Njerėzit kėrkonin priftėrijtė qė tė pagėzonin fėmijėt e tyre. Ata shtegtonin fshehtas nė vendet ku kishin qenė Shenjtorja e Shna Ndout nė Laē tė Kurbinit dhe nė vendin ku kishte qenė Shenjtorja e Zojės sė Shkodrės, lutnin Zotin nėpėr shtėpitė e tyre, festonin sipas zakonit me miq festat fetare tė pajtorit tė famullisė sė tyre etj. Nė krye tė ēdo varri vendosnin kryqe duke ia besuar Krishtit tė kryqėzuar tė vdekurit e tyre.

  4. #4
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Ringjallja

    Ardhja e demokracisė e gjeti dioēezėn e Sapės tė rrėnuar dhe tė shkatėrruar thuajse plotėsisht.
    Data 11 Nėntor 1990 shėnon pikėrisht fundin e regjimit dhe ardhjen e demokracisė. Nė Kishėn e varrezave tė Rrmajit nė Shkodėr thuhet Mesha e Parė pas diktaturės nga Dom Simon Jubani. Nė atė kremtim marrin pjesė mė shumė se 50 mijė qytetarė. Qė nga ajo ditė edhe festė mundėn tė marrin frymė lirisht. Kisha nė tė gjitha dioēezat ishte nė njė gjendje tė mjerueshme. Ēfarė kishte lėnė pa prishur dhe pa shkatėrruar regjimi e kishte prishur dhe shkatėrruar koha.
    Gjendja e dioēezės sė Sapės ishte shumė e ndryshme nga ajo e vitit 1945, vit kur zyrtarisht regjimi merr nė dorė pushtetin.
    Nė kėtė datė dioēeza e Sapės ashtu si e gjithė Kisha nė Shqipėri u gjend e rrėnuar dhe e shembur plotėsisht. Prej shumė priftėrinjėve qė kishte pasur dioēeza e Sapės, numėrohej i gjallė vetėm Dom Jakė Zeka nga Baēli, Mons Nikollė Troshani, nga Troshani, ipeshkėv i Mirditės gjatė kohės sė regjimit deri nė vitin 1967, dy motra stigmatine nė Troshan dhe njė nė Pistull. Gjendja e Kishave linte shumė pėr tė dėshiruar. Selia ipeshkvnore kishte arritur tė mbijetone deri nė fundin e diktaturės, e lėnė nė mėshirė tė fatit dhe tė kohės. Ipeshkėv nuk kishte dhe famullitė ishin tė zbrazura totalisht, d.m.th. pa meshtarė.
    Besimtarėt ishin tepėr tė etur dhe tė ankthshėm pėr t'i parė edhe njė herė tė hapura dyert e Kishave. Dita e kremtimit tė asaj meshe ka pasur emocjone tė veēanta jo vetėm pėr ata qė morėn pjesė pėr edhe pėr tė gjithė tė tjerėt qė e Kjo ishte njė ngjarje historike pėr krejt Shqipėrinė dhe e pėrzier me shumė politikė, por njerėzit kishin shkuar pėr tė marrė pjesė jo vetėm se donin tė hapnin ndrydhjen e gjatė por edhe sepse katolikėt i kishte marrė malli pėr tė parė, tė paktėn njė herė nė jetėn e tyre, meshtarė duke celebruar meshė.
    Edhe besimtarėt e dioēezės sonė kėrkuan qė, tani qė feja ishte liruar, tė rregulloheshin nga Kisha, me sakramente. Shumė prej tyre vraponin pėr t’i gjetur vetė meshtarėt e mbijetuar qė t’ u shkonin nė shtėpia dhe nėpėr fshatrat e tyre pėr t’i pagėzuar, krezmuar, kurorėzuar e pėr t’iu bekuar shtėpitė. Meshtarėt kanė pagėzuar dhe kurorėzuar shumė njerėz nė ato vite tė para dhe nuk kanė regjisturar askėnd ose shumė pak. Ky problem na paraqitet dhe ekziston akoma. Njerėzit vijnė dhe thonė se janė pagėzuar dhe nuk janė tė regjistruar nė asnjė regjistėr.
    Pas kėsaj ngjarje historike, misionarė tė ardhur kryesisht nga Italia dhe Kosova vėrshuan nė Shqipėri. Disa prej tyre u vendodėn edhe nė dioēezėn tonė, si nė Dajē, Blinisht, Nėnshatė, Vau-Dejės, Pukė, etj.
    Secili prej tyre filloi tė punojė me entuziazėm duke mos pyetyr shumė pėr vėshtirėsitė qė hasnin nė shpalljen e Ungjillit. Ky lloj aktiviteti zgjati deri nė ngjarjen tjetėr historike pėr kombin shqiptar tė tė gjitha kohėrave.
    Me 25 Prill, 1993, Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i II viziton tokėn e njomur dhe tė etur shqiptare. Me atė rast Ai shuguron 4 ipeshkėvij, pėr dioēezat mė kryesore tė Shqipėrisė. Ipeshkėvi i Shkodrės, Mons. Frano Illia, nga Jubani i Shkodrės, emėrohet edhe me detyrėn e Administrtorit Apostolik tė Sapės. Me ardhjen e tij nė seli tė Shkodrės, ky kėrkoi qė tė organizojė aq sa tė ishte e mundur pastoralin edhe nė dioēezėn e Sapės. Gjthashtu kėrkoi tė koordinojė punėn me tė gjithė misionarėt qė ishin tė pranishėm dhe qė vepronin edhe nė atė kohė nė dioēezėn e Sapės.
    Ndėr veprat e para qė kėrkuan tė bėjnė tė gjithė misionarėt qė erdhėn nė dioēezėn tonė ishin, shėrbesa eukaristike nė sa mė shumė fshatra qė tė ishte e mundur, ardhja nė ndihmė varfėrisė ekstreme qė kishte kapluar vendet ku ata ishin vendosur, ndėrtimi i Kishave qė ishin shkatėrruar gjatė regjimit, dhe i Kishave tė reja. Kėto ishin urgjencat qė paraqiteshin.
    Ardhja e tyre u erdhi shumė nė ndihmė vendeve ku ato u vendosėn e nė tė njėjtėn kohė e thirrėn nė apel kujtesėn e mė tė moshuarve qė kishin jetuar kohėn e Kishės pėrpara se ajo tė mbyllej. Tani Kisha ishte postkonēiliare dhe funksionet fetare qė kryenin meshtarėt ishin ato tė paskonēilit. Nė fillim njerėzit patėn pak vėshtirėsi t’i pranonin misionarėt sepse kishin frikė mos pranonin shizmatikė dhe heretikė, dmth rryma e sekte qė ishin tė ndarė nga Kisha Katolike Romake, por gradualisht u mėsuan pasi u bindėn se misionarėt janė vėrtetė tė Kishės Katolike. E njėjta gjė ka ndodhur edhe nė dioēezat tjera tė vendit.
    (Prandaj edhe sektet protestante kanė pasur shumė pak sukses nė punėn e tyre nė mes tė katolikėve. Kudo qė shkonin pyeteshin nga njerėzit nėse janė tė Kishės Katolike Romake ose jo dhe nėse nuk ishin, paralajmėroheshin qė tė largoheshin vetė nga fshati i tyre pa ndonjė pėrzėnje tė mundshme. Kjo ėshtė njė meritė e punės sė palodhur qė kishte bėrė Kisha pėrpara se tė mbyllej dhe njė hir i lutjeve tė tė gjithė atyre qė kanė derdhur gjakun e tyre pėr fenė e Krishtit. Kjo gjė tregon edhe karakterin e atyre qė me fanatizėm e kishin ruajtur fenė tė paprekur pėr 500 vjet. Nė ditėt e sotme protestantėt nė dioēezėn tonė kanė mbetur tė izoluar me ato bashkėsi tė vogla qė kanė formuar qė nė fillim aty ku kanė arritur tė vendosen.)
    Nėn administrimin e dioēezės nga Mons Frano Illia, kanė nisur ndėrtimet dhe rindėrtimet prej misionarėve shumė Kisha dhe objekte tė tjera me karakter social pėr banorėt. Shtegtimi nė Kishėn e Shna Ndout nė Laē tė Kurbinit nuk ėshtė lėnė nė harresė prej besimtarėve tė dioēezės por ėshtė ushqyer edhe mė shumė.
    Pas vdekjes sė Mons Frano Illisė mė 1997, ipeshkėv i Shkodrės dhe njėkohėsisht Administrator i Sapės, bėhet Mons Angjelo Masafra. Ky ipeshkėv kėrkon tė ridimensionojė organizimin e Kishės pėr tė dyja dioēezat.
    Nėn adminstrimin e Shkodrės, Sapa, pjesa fushore e saj, mbulohej pothuajse e gjitha me funksionet fetare, pjesa malore, vetėm nė disa famulli tė veēanta, si nė Pukė, Kēirė, Fushė–Arrės, Iballė dhe Dushaj.
    Duke pasur selinė nė Shkodėr, dioēeza e Sapės kishte njė disavantazh pėr arsye se ipeshkėvi i Shkodrės e kishte tė vėshtirė tė mbulonte edhe njė dioēezė tjetėr. Prandaj ishte e nevojshme qė dioēeza e Sapės tė kishte ipeshkėvin e vet ose tė tė paktėn Administratorin e vet.
    Kėshtu Selia e Shenjtė kishte menduar qė me kėrkesėn e Konferencės Ipeshkvnore shqiptare t’u japė dioēezave tė Sapės, Lezhės, Rrėshenit Administratorėt e tyre Apostolikė. Selia e Shenjtė e pranon kėrkesėn dhe me 06 Janar tė vitit 2000, Vit Jubilar pėr krejt Kishėn Katolike, ipeshkėvia e Sapės ka Administratorin e saj Apostolik, Mons Dodė Gjergji. Po ashtu edhe ipeshkėvitė e tjera.

    Gjeografia e dioēezės sė Sapės

    Territori i dioēezės sė Sapės nuk ka qenė ky qė ėshtė tani. Ka qenė shumė mė i vogėl. Nė fillim tė themelimit tė saj ka qenė nėn adminisrrimin e saj vetėm zona fushore e Zadrimės sė poshtme. Dioēeza e Sardės ėshtė bashkuar me dioēezėn e Dejės me Shtjefėn Dukagjinin ipeshkėv, nė vititn 1444. Mė vonė, kėta dy dioēeza, e Sardės dhe e Dejės i janė bashkangjitur, Sapės nė vitin 1491 nė kohėn e Prosdoēimit ipeshkėv tė Sapės. Pas kėtij bashkimi, territori i dioēezės sė Sapės ėshtė zgjeruar shumė, sepse kishte nėn jurusdiksjonin e saj edhe territorin e dy ipeshkėvive tė tjera. Duhet thėnė se me gjithė vėshtirėsitė qė kanė kaluar njerėzit nėn sundimin osman, pėrqindja e katolikėve ka qenė gjithmonė domethėnėse pėr atė pėriudhė. Asnjėherė nuk ėshtė braktisur totalisht prej njerėzve feja Katolike.
    Me ndarjen e re tė tė gjitha dioēezave nė vitin 2000, dioēezės sė Sapės i janė shtuar edhe tre rrethe tė tjera, rrethi i Kukėsit, i Hasit, dhe i Tropojės. Nė tė tre kėto rrethe pjesa mė e madhe e banorėve janė tė fesė islame. Nė Tropojė, pjesa e Lekbibajve, Dushaj dhe Cėrnicė janė katolikė. Nė rrethin Kukėsit kemi njė fshat tė vogėl, Dukagjini i Ri qė janė katolikė, mirditorė tė vendosur aty qė nė kohėn e regjimit pėr punė. Pastaj kanė mbetur aty.
    Pjesa mė e madhe e kėsaj dioēeze, aktualisht, shtrihet nė male. Mbulimi me meshtarė bėhet tepėr i vėshtirė pėr arsye se meshtarė ka pak duke pėrfshirė edhe misionarėt qė aktualisht ndodhen nė dioēezė.
    Njerėzit, me gjithė davaritjen qė kanė pasur nė kohėn e regjimit janė tė ngulitur nė fetė e tyre tradicionale, katolikė dhe myslymanėt.
    Por pėrsa i pėrket njohjes dhe pėrjetimit tė fesė, tė dyja palėt lėnė shumė pėr tė dėshiruar, edhe pse katolikėt kėrkojnė t’i kryejnė disa rite tradicionale qė i kanė bėrė vazhdimisht edhe gjatė regjimit, si: shtegtimi nė Kishėn e Shna Ndoit nė Laē tė Kurbinit, kremtimi me miq i festave tė pajtorėve tė famullive, thėnia e ruazares prej mė tė moshuarve nėpėr shtėpia, etj.

Tema tė Ngjashme

  1. Dioqeza e Pultit
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2007, 19:44
  2. Dioqeza e Sapes
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2007, 19:40
  3. Dioqeza e Lezhes
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2007, 19:37
  4. Dioqeza e Sapes
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-05-2006, 09:09
  5. Shba, Dioqeza E Kishes Katolike Shpall Falimentimin
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-07-2004, 19:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •