Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Loro Boriēi, legjenda e futbollit shqiptar

    Portret i lojtarit dhe trajnerit mė tė mirė tė kombėtares

    Loro Boriēi, "zotėria" i futbollit shqiptar ndėr vite

    Figura mė komplekse mė e madhe dhe mė unikale e futbollit shqiptar. Sinonim i njė futbollisti shembull dhe trajnerit mė tė mirė tė vendit qė me pasionin, ėndrrat dhe punėn e palodhur e lidhi jetėn pėrjetėsisht me futbollin. Pjesėmarrėsi mė aktiv dhe mė i spikatur nė tė gjitha ngjarjet e trofetė e para tė futbollit shqiptar ku mund tė pėrmendim fitimin e titullit kampion kombėtar me Vllazninė nė vitet 1945-1946, fitimin e titullit kampion tė Ballkanit nė 1946 etj.

    Askush si ai
    Loro Boriēi ėshtė njė nga futbollistėt mė model qė njeh historia e futbollit tonė. Si trajner ėshtė njė nga mė tė mirėt qė ka pasur futbolli ynė dhe jo pa qėllim ka qenė njė nga mė jetėgjatėt nė kombėtaren shqiptare. Ai ėshtė njeriu qė ka gėzuar respektin e tė gjithė kolegėve dhe futbollistėve. Fizikisht i shkėlqyer, shtatlartė, triumfator nė driblime dhe njė njohės shumė i mirė i portės kundėrshtare. Duheshin tė paktėn dy futbollistė qė tė mund tė mbanin Loro Boriēin nė fushėn e lojės. Luante shumė mirė me tė dyja kėmbėt, por falė fizikut, ishte i mirė edhe nė lojėn me kokė.

    Historia
    Lindi nė Shkodėr mė 22 gusht 1922 nė njė familje me shumė fėmijė. Nė moshėn 15-vjeēare do tė stėrvitej me tė rinjtė e Vllaznisė pėr tė kaluar menjėherė pastaj me skuadrėn e parė. Nė vitet e pushtimit Loro Boriēi shkoi nė Itali ku kreu studimet. Nė fundin e viteve '40 do ta shikojmė me skuadrat e kryeqytetit, Lacion dhe Romėn. Mė pas kthehet nė Shqipėri ku aktivizohet me Partizanin, Saprtakun e Tiranės dhe Flamurtarin e Vlorės. Lė futbollin si lojtar nė vitin 1956, dhe njė vit mė vonė merr drejtimin e ekipit kombėtar, tė cilin do tė udhėheqė pėr 20 ndeshje nė tri periudha tė ndryshme. Me pėrfaqėsuesen arrin tė fitojė vetėm dy takime, tė barazojė katėr dhe tė humbasė 14-tė. Ka drejtuar kombėtaren pėr herė tė fundit mė 10 tetor 1976 nė miqėsoren Shqipėri-Algjeri tė fituar nga miqtė.

    Panajot Pano: Ja si e njoha tė madhin Loro Boriēi

    Panajot Pano, njė prej nxėnėsve tė ish-trajnerit tė kombėtares, kujton plot nostalgji momentet e para tė takimit me Loro Boriēin nė fundin e viteve 50-tė. "Asokohe Loro Boriēi sapo kishte lėnė futbollin e luajtur dhe kishte marrė nė dorė timonin e ekipit tonė pėrfaqėsues", tregon nė njė intervistė pėr gazetėn "Tirana Observer", Mjeshtri i Sportit, Panajot Pano. Mė tej ai kujton edhe ditėt-netėt nė grumbullim me kombėtaren shqiptare nėn drejtimin e Loro Biriēit.

    Si e keni njohur Loro Boriēin?

    Nuk kishte futbollist tė kohės sime qė nuk donte t'i ngjante sadopak Loro Boriēit. Ai kishte qenė ndėr tė paktėt qė kishte luajtur jashtė vendit nė Itali dhe ndėr tė paktėt qė kishte mundur tė luante me skuadra tė suksesshme tė kohės si Vllaznia dhe Partizani. Ai mė grumbulloi nė skuadėr nė ndeshjen me Bullgarinė dhe qė nga ai moment pati njė lloj lidhje shpirtėrore midis nesh edhe pse pėr seriozitetin qė kishte mundohej tė fshihte ndjenjat e tij tė vėrteta.
    Ėshtė i vetmi trajner afatgjatė qė ka pasur kombėtarja shqiptare...
    Po, ėshtė shumė e vėrtetė. Njė fakt i tillė nuk duhet lidhur se nė Shqipėri nuk kishte specialistė tė futbollit, por gjithkush mund tė arrinte tė shikonte me lehtėsi dėshirėn e madhe tė Loros pėr t'iu pėrkushtuar futbollit. Ai i dedikoi gjithēka kėsaj loje. Jo pa shkak edhe kinezėt e zgjodhėn nė vitet 70-tė pėr tė shkuar e dhėnė eksperiencėn e tij edhe atje.

    A kujtoni ndonjė gjė nga grumbullimet me kombėtaren e Boriēit?

    Po. Loro e kishte pėr zakon tė vinte dhomė mė dhomė njė natė para ndeshjes pėr tė qetėsuar tė gjithė futbollistėt. Tashmė ne na ishte bėrė njė ritual dhe nuk shtriheshim tė flinim pa ardhur ai nė dhomėn e hotelit ku flinim.

    Loro Boriēi ėshtė kthyer pothuajse nė njė mit. Mendoni se ai ėshtė i pazėvendėsueshėm?

    Them se Boriēi ėshtė unikal dhe nuk do tė ketė njė person qė tė bėjė aq shumė pėr sportin. Ē'ėshtė e vėrteta ne luanim me gjithė shpirt pėr ekipin kombėtar, pasi e kishim nė gjak futbollin dhe na pėlqente shumė. Por ai ishte gjithmonė njė hap para nesh jo vetėm nė fushėn e lojės, por edhe jashtė saj.

    Skeda

    Emri: Loro
    Mbiemri: Boriēi
    Datelindja: 26.08.1922
    Vendlindja: Shkoder
    Pozicioni: Sulmues
    Skuadrat: Vllaznia (1945-1948), Lacio (1948- 1950),
    Roma (1950-1951),
    Flamurtari (1951-1952), Spartaku i Tiranės (1952-1953),
    Partizani (1953-1956)

    Trofete si futbollist
    Kampion kombėtar me Vllazninė 1945 dhe Partizanin 1954
    Kupa e Republikės me Partizanin 1954
    Kampion Ballkani mė 1946
    Trofete si trajner
    Ka drejtuar skuadrat e Partizanit, Teutės, Spartakut tė Tiranės, Flamurtarit dhe skuadrėn pėrfaqėsuese.
    Kupa tė Republikės me Partizanin mė 1964, 1966, 1970
    Tituj Kampion me Partizanin mė 1962-1963, 1963-1964, 1970-1971
    Fitues i Kupės Ballkanike mes klubeve si trajner 1970 me Partizanin.
    Fitues i medaljes sė argjendit nė turneun e ushtrive tė ish-vendeve socialiste nė Hanoi 1963.

    Me kombetaren
    Si futbollist ka luajtur me kombėtaren 24 ndeshje
    Ndeshja e parė mė 22.09.1946 ndaj Malit tė zi.
    Ndeshja e fundit mė 15.09.1957 ndaj Kinės
    Si trajner ka drejtuar kombėtaren nė 20 ndeshje ndėrkombėtare


    Titujt
    Mjeshtėr i Madh Sporti
    Mjeshtėr i Merituar
    Nderi i Sportit Shqiptar
    Urdhri "Naim Frashėri" klasi I
    Mjeshtėr i Madh i Punės
    Vdiq mė 22.04.1984

    Bejkush Birēe: “Loro Boriēi, ky mėsues i futbollit tonė”

    Njė nga pasuesit e Loro Boriēit, Bejkush Birēe zbulon me shumė dashamirėsi pjesė tė karakterit tė shkodranit qė shkroi njė pjesė tė mirė tė historisė sė ekipit tonė pėrfaqėsues. "Loro Biriēi ėshtė padyshim pėr mua njė nga njerėzit mė dinjitozė qė ka pasur futbolli ynė. Nuk dua tė ndalem nė momente tė veēanta tė tija pėr tė pėrshkruar njė jetė dedikuar vetėm futbollit, pasi vetėm fakti se ka qenė njė nga tė parėt dhe tė paktit futbollistė qė ėshtė aktivizuar nė kampionatin italian tė futbollit dhe fakti se ka qenė trajneri mė afatgjatė i ekipit tonė pėrfaqėsues, tregon pėr vlerėsimin qė i bėhej Loro Biriēit. Ai ishte tipik pėr mėnyrėn e lojės, korrektėsinė, shumė miqėsor dhe tejet serioz nė punė", thotė ish-trajneri i kombėtares, Bejkush Birēe.

    Statistika

    Kombetarja me Loro Boriēin
    09.15.1957, Pekin (M)
    Kinė - Shqipėri 3-2

    01.05.1958, Tiranė (M)
    Shqipėri - RDGJ 1-1

    02.06.1963, Tiranė (L.O)
    Shqipėri - Bullgari 0-1

    16.06.1963, Sofje (L.O)
    Bullgari - Shqipėri 1-0

    24.11.1965, Tiranė (K.B)
    Shqipėri - I. Veriut 1-1

    03.22.1967, Tiranė (M)
    Shqipėri - Bullgari 2-0

    08.04.1967, Dortmund (K.E)
    RFGJ - Shqipėri 6-0

    14.05.1967, Tiranė (K.E)
    Shqipėri - Jugosllavi 0-3

    12.11.1967, Beograd (K.E)
    Jugosllavi - Shqipėri 4-0

    17.12.1967, Tiranė (K.E)
    Shqipėri - RFGJ 0-0

    14.10.1970, Chorzov (K.E)
    Poloni - Shqipėri 3-0

    13.12.1970, Stamboll (K.E)
    Turqi - Shqipėri 2-1

    17.02.1971, Tiranė (K.E)
    Shqipėri - RFGJ 0-1

    18.04.1971, Bukuresht (L.O)
    Rumani - Shqipėri 1-2

    12.05.1971, Tiranė (K.E)
    Shqipėri - Poloni 1-1

    25.05.1971, Tiranė (L.O)
    Shqipėri - Rumani 1-2

    12.06.1971, Karlsruhe (K.E)
    RFGJ - Shqipėri 2-0

    14.11.1971, Tiranė (K.E)
    Shqipėri - Turqi 3-0

    21.06.1972, Helsinki (K.E)
    Finlandė - Shqipėri 1-0

    10.10.1976, Tiranė (M)
    Shqipėri - Algjeri 0-3

    Totali: 20 Ndeshje; 2 fitore, 4 barazime dhe 14 humbje

    Pėrgatiti: Leonard KARAJ
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. SK Tirana
    Nga Pasiqe nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  4. Rreth emrit shqiptar?
    Nga Xhemis nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-10-2004, 06:24
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •