Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Exclamation Mban peng për 2 vjet brenda në shtëpi gruan dhe djalin

    Një 33-vjeçar supersticioz, resident në Itali, ka izoluar për 2 vjet e gjysmë djalin e tij. Arrestohet nga policia


    ITALI- Është dy vjeç e gjysmë, por nuk flet e as nuk ecën. Nuk është një fëmijë i sëmurë, por një viktimë e pafajshme e një supersticioni kriminal. Babai i tij, një shqiptar 33-vjeçar me inicialet M.B, rezident në një lokalitet të Valnerinës në Itali e ka mbajtur që prej lindjes të mbyllur në shtëpi, në errësirë, pa e lejuar të dalë prej dere nga frika e “syrit të keq”. Tani ai ndodhet në burgun e Ternit. Një muaj më parë, vogëlushi me peshë të barabartë sa një fëmijë 7-muajsh, është shtruar në spitalin e Ternit. Mjekët e spitalit kanë diagnostikuar në trupin e tij një formë të rëndë të rakitizmit dhe zhvillim të vonshëm. Deri në atë moment, nuk ishte vizituar kurrë më parë tek një mjek dhe askush nuk kishte kërkuar për të një pediatre.

    Denoncimi

    Gjendja e tij e rënduar shëndetësore, mes të cilave edhe një numër frakturash në kocka ka ngritur dyshime tek mjekët, të cilët kanë sinjalizuar për situatën autoritetet e hetimit. Verifikimet e kryera nën koordinimin e zv.prokurores së Republikës, Elisabeta Massini, kanë sjellë arrestimin e babait shqiptar të vogëlushit, i cili akuzohet për keqtrajtim në familje dhe sekuestrim personi. Viktimë e të shoqit ishte gjithashtu edhe nëna e fëmijës, një vajzë 22-vjeçare, edhe ajo shqiptare me leje qëndrimi në Itali. Burri tejet xheloz e detyronte edhe të shoqen të qëndronte në shtëpi. Ajo mund të dilte jashtë, vetëm nën shoqërinë e bashkëshortit. Sipas të dhënave rezulton se gruaja kishte tentuar shumë herë të reagonte ndaj sjelljes së të shoqit, por ishte detyruar me forcë prej tij.

    Arrestimi

    Shqiptari 33-vjeçar me incialet M.B është arrestuar nga agjentët e skuadrës së gatshme të policisë në Terni. Ndaj tij, organet hetimore italiane kanë ngritur akuzat e keqtrajtimeve në familje dhe sekuestrimit të fëmijës 2 vjeç e gjysmë dhe të gruas së tij. Mësohet se kjo ngjarje e pazakontë për qytetarët italianë mund të mos merrej asnjëherë vesh, nëse vogëlushi i çiftit shqiptar nuk do të shfaqte shenja sëmundjesh të shumta. Organet hetimore janë lajmëruiar nga mjekët që vizituan fëmijën e dyshuan për kushtet në të cilat ai ishte rritur. Tashmë, autoritetet policore në Terni po vazhdojnë hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes së ndodhur në familjen shqiptare, që jetonte prej kohësh në Itali.

  2. #2
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Shembull perfekt se si "ruhet" familja nga e keqja! Te shofim tani qe do kalbet ne burg sa "i serte" do jete me te tjeret!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Eshte dicka e temershme qe te besh nje gje te tille per femijen tend eshte nje vrasje per nje njeri qe ka gjakun tend.Shpresoj qe ky njeri te marri ate qe meriton.

  4. #4
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për dy vjet të mbyllur nga "syri i keq"

    Emigranti shqiptar izoloi gruan dhe djalin 2 vjeçar


    --------------------------------------------------------------------------------

    Itali

    Rakitik, i kequshqyer, nuk fliste dhe nuk ecte dot. Në këtë gjendje të mjerueshme ishte katandisur një fëmijë dy vjeç e gjysmë, të cilin babai e tij e kishte mbyllur ne errësirë të plotë nga frika e "syrit të keq". Duket e pabesueshme, por historia që mund të kapërcejë çfarëdolloj imagjinate njerëzore, është e vërtetë. Protagonist i saj është një emigrant shqiptar 33-vjeçar, me banim në Terni të Italisë. M.B tashmë është arrestuar dhe pritet të përballet me Drejtësinë italiane, ndërsa fëmija është marrë në mbrojtje nga mjekët specialistë dhe po i nënshtrohet një terapie intensive. Dritën e diellin ka mundur ta shohë më në fund dhe nëna e tij 22-vjecarja M.A, e cila kishte jetuar për dy vite e izoluar brenda katër mureve.
    Dyshimet
    Shtëpia e një bujku shqiptar, që dhe në gjelbërimin e tokës Valnerine mbante jo vetëm dritaret, por edhe grilat gjithmonë mbyllur, ka bërë fqinjët e tyre të dyshojnë. Nga ky dyshim policia ka arritur të zbulojë se gruaja e tij, dhe ajo shqiptare, 22 vjeç, bashkë me djalin dy vjeç e gjysmë, jetonin si të burgosur në atë shtëpi. Djali, i detyruar të jetonte në errësirë dhe jo i ushqyer mirë, kishte filluar të vuante nga një lloj i rëndë rakitizmi, po ashtu kishte dhe vonesë në ecje si dhe nuk kishte mundur të fliste. Fëmija ndodhet në një spital që prej një muaji, ndërsa i ati, me inicialet M.B, 33 vjeç, me dokumente të rregullta në Itali, u arrestua. Gjatë hetimeve u zbulua se ai e kishte kthyer shtëpinë në një burg të vërtetë, pasi ishte shumë xheloz për të shoqen e tij, me iniciale M.A. Sidomos, mendonte se me dritare dhe me grila të mbyllura, ishte i bindur se do arrinte të mbante larg "syrin e keq" nga fëmija i tij, gjithashtu dhe lloje të tjera magjish prej fqinjëve ziliqarë. Policia nuk jep hollësi për personat që ishin pjesë e kësaj historie si dhe vendin e saktë të ngjarjes për të mbrojtur fëmijën dyvjeçar dhe mamanë e tij të re. Ata mendojnë se kjo histori emigrimi ka ardhur si pasojë e një injorance dhe mosintegrimi. Hetimet nga Prokuroria e Ternit, nën koordinimin e zëvendës prokurores Elzabetta Masini, kanë filluar atëherë kur fëmija është shoqëruar në spital, që dy vjeç peshonte vetëm 8 kg, sa një fëmijë tetë muajsh.
    Fatkeqësia
    Ngjarja tronditëse është ndërtuar gradualisht. Kjo familje shqiptare, në mijëra histori të emigracionit, duket të ketë pasur fat: dokumente në rregull, një punë për M.B. dhe një shtëpi. Dhe pastaj ishte edhe vogëlushi, që kur lindi peshonte plot tre kilogramë e gjysmë. Një fëmijë i bukur me të cilin gjatë muajve të parë e ëma dilte edhe shëtitje. Atëherë, banorët e fshatit i afroheshin: "Çfarë fëmije i bukur", dhe ndonjëri edhe e ledhatonte. Kurioz për arsyen që kishte shkaktuar tek i ati xhelozinë ekstreme për gruan e tij të re, mbi të gjitha, - kanë shpjeguar fqinjët, - ishte ideja se fqinjët ziliqarë donin të hidhnin "syrin e keq" mbi të birin. Për të shpëtuar nga kjo e keqe, i ka thënë të shoqes që të kyçet brenda shtëpisë së bashku me djalin dhe të mbajë gjithmonë dritaret dhe grilat mbyllur, në mënyrë që të mos arrijë të futet në shtëpi drita dhe bashkë me të edhe "syri i keq". "Gruaja, - kanë thënë më tej duke zbardhur fakte të reja fqinjët, - disa herë ishte rebeluar ndaj kësaj mënyre jetesë, por i shoqi kishte përdorur dhunë ndaj saj". Ndoshta ajo ka arritur të flasë me dikë dhe zërat kanë marrë dhenë te fqinjët, derisa në fund të korrikut të kaluar mjeku i familjes ka trokitur për të vizituar fëmijën. Dhe ka zbuluar se megjithëse ishte 2 vjeç e gjysmë, peshonte vetëm 8 kilogramë, nuk fliste dhe nuk ecte, nuk ishte vizituar kurrë nga asnjë mjek ose pediatër dhe nuk i ishte nënshtruar asnjë lloj vaksine. I detyruar të rrijë gjithmonë në shtrat, fëmija kishte deformime të kockave të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në errësirë dhe mungesës së një mënyre të shëndetshme të të ushqyerit. Vogëlushi është shtruar menjëherë në repartin e Pediatrisë në spitalin e Ternit, ku gjendet aktualisht, ndërsa të atit i janë vënë prangat për keqtrajtim në familje dhe sekuestrim personi.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #5
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068

    Mekat

    Para se te bejme femije te gjithe duhet ti neneshtrohemi nje testi te detyruar nese jemi apo jo te afte te rritim nje femije ose te krijojme familje ...c'te thuash tjeter.
    Te jetonte ne ndonje zone te izoluar nga shoqeria ,epo ndoshta se ndodh,po ne itali .......Me mire mos te martohej,kur e dinte qe s'ishte i afte t'a conte vallen gjer ne fund.
    Me kujtoi "grekun e Patres"qe i vrau femijet (i hodhi ne humnere) kush jeton ne Greqi ndoshta i kujtohet.MEKAT.

  6. #6
    Injoranca nuk ka fund, fatkeqsi qe ne kete rast te vuajne viktima te pafajshme..
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  7. #7
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Ky eshte nje rast unik per psikologet: ne kerkimet e ndryshme jane perdorur mace,minj per te pare zhvillimin mendor nese hiqet elementi komunikativ/ose social(i izoluar nga qeniet e tjera) dhe ai fizik(duke ju lidhur kembet) nepermjet izolimit.Ne shekullin e 19-te u bene eksperimente te tilla madje dhe me femije dhe perfundimi ishte nje zhvillim i vone mendor,deformime te gjymtyreve te ndryshme pasuar nga vdekja brenda nje kohe te shkurter.
    Tani ky femija ka patur nje pjese te komunikimit verbal me prinderit,ndoshta dhe pak aktivitet fizik brenda shtepise por keto te gjitha te kufizuara,ja dhe arsyeja e demtimeve parciale.


    Lloj-lloj kafshesh kjo bote.Syri i keq...hajdeeee,per mua ky ka qene thjeshte xheloz dhe mundohet hajvani te fshehe ndjenjat e tija me nje skuze qe do munde te miratohej nga njerezit e tije injorante ne Shqiperi!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Blue_sky : 28-08-2006 më 12:39
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Krim Shum i REnde e Meritoka Tamam CElesin ne DEte ky PAlla !!!

  9. #9
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    krim makaber

    ah si nuk me qon zoti te ai burgu ku mbahet ky hajvan qe tja beja jeten sketerre me keq se qka u ka bere ky gjakut te tij

Tema të Ngjashme

  1. Jeta e Shën Joan Theologut - 26 shtator
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-09-2013, 01:24
  2. Basha: Shqiptarët do të lëvizin pa viza në BE brenda vitit 2009
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 282
    Postimi i Fundit: 08-10-2009, 00:45
  3. Antitrafiqet nisin gjuetinë e bazave të prostitucionit
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 17-11-2007, 14:23
  4. Berisha bën publike ndryshimet në kabinetin e tij qeverisës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  5. Dioqeza e Sapes
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2007, 19:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •