E DIELA E 21. GJATĖ VITIT -B-
27.08.2006
L 1: Oz 24,1-2a.15-17.18b; L 2: Ef 5,21-32; Ungjilli: Gjn 6,60-69
Shėrbesa e fjalės nė kėtė tė dielė tė 21. gjatė vitit temėn kryesore na e paraqet «Jezu Krisht, ti i ke fjalėt e jetės sė pasosur».
Nė lexim tė parė na paraqitet Jozua, pasardhės i moisiut, i cili e udhėheqi popullin e Izraelit deri nė tokėn e premtuar. Kėtu, Israeli takohet me zotėrat e Kannanit. Ku nė kėtė mėnyrė Jozua parashef largimin e etyre prej Zotit tė vėrtetė dhe tė gjallė dhe detyrohet qė tu flas popullit dhe tu tregon tė vėrtetėn. Se Zoti i Gjallė ėshtė ai, i cili i ēliroi nga robėria egjiptiane, se Zoti ėshtė besnik me popullin e vet tė zgjedhur dhe mu ky Zot ėshtė ai, i cili e bekon popullin. Zoti u bėri atyre mirė. T'a harrosh dikė qė tė ka bėrė mirė ėshtė mėnjiherė edhe fillimi i pabesnikėrisė.
Leximi i dytė na i paraqiti tė krishterėt, ku mė tė vėrtetė jetojnė si tė krishterė dhe me jetėn e tyre tė krishterė dėshmojnė se janė nė bashkjetėsė me Krishtin dhe nė kėtė mėnyrė bėhet diēka e pashme prej mistereve tė Zotit. Bashkjetesa e shenjt familjare e krishterė. Jeta dhe dashuria reciproke e familjeve tė krishtera duhet ta ket bazamentin nė dashurinė e Krishtit.
Ungjilli i kėsaj sė diele na e paraqiti Jezusin, i cili na i tregon «Fjalėt e jetės sė pasosur».
Biseda e Jezusit mbi bukėn e gjallė qė ai ia dha botės ėshtė pėr nxėnėsit njė zbulesė dhe njėkohsisht edhe njė provė e fesė. Ata duhen tash tė vendosin. A mos doni tė shkoni ndoshta edhe ju?» - pyeti Jezusi-Pjetri u pėrgjigj: «Te kush tė shkojmė, Zotėri? Ti ke fjalėt e jetės sė pasosur».
I tėrė ungjilli sipas Gjonit na ndėrmjetėson bindshmėrinė e bashkėsisė sė vjetėr, qė asnjė rrugė mė tė mirė nu ka qė tė qonė ka Zotit, se ajo e Jezu Krishtit. Te kush tė shkojmė, qė t'mund tė na bėn njė fotografi mė tė mirė tė Zotit? Cila filozofi, cili mėsim, cili shikim ėshtė mė i mirė se fjalėt e Ungjillit?
Autori i ungjillit e vėn nė gojė tė Pjetrit dėshminė e bashkėsisė: «Ti i ke fjalėt e jetės sė pasosur, ti je Mesia, Biri i Hyut tė gjallė». Unė i shikoi tė gjitha kėto fjalė tė fesė si njė ftesė nė pranimin e ungjillit. Shėn Augustini na tregon: «Zemra e jonė ėshtė e pashqetėsuar deri sa tė gjeje qetėsi nė ty». Ai kėrko gjithkund tė vėrtetėn, deri sa qė e pranoi ungjillin. Shumė njerėz nė ditėt tona janė nė kėrkim, ata mė nuk e respektojnė gjuhėn e kishės, kėrkojnė levizjet e religjionit modern ose nė mėsimet esotorike kėrkojnė qetėsim tė shpirtit.
Fjalėt «ka tė shkojmė, Zotėri?, qė i ndėgjuam nė ungjill, janė shumė aktuale. Njerėzit pyesin mė tė vėrtetė, se ka duhen tė shkojnė, qė tė ndėgjojnė fjalė qė dhurojnė jetė, shpresė. Fjala e Jezusit ėshtė fjalė e gjallė dhe shėlbimprurėse pėr atė qė e dėgjon, beson dhe jeton sipas saj. Ajo ėshtė shpirt dhe jetė pėr jetėn tonė.
Jemi ne tė pėrgatitur me veprat tona dhe me shembullin tonė jetėsor tė japim dėshmi pėr ungjill?
Jemi ne tė entuziazmuar nė bashkėsinė e parė krishtere, qė t'mund tė thomė: Po, Jezusi ėshtė rruga, e vėrteta dhe jeta e jetės sime.
Mag. Don. Kolė Gjergji,
Kapelan nė famullinė
Bruck a. d. Mur nė Austri
Krijoni Kontakt