Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    E Diela e XXI Gjate Vitit

    Liturgjia e Fjalės sė Zotit e Dielės sė 21 Gjatė Vitit Kishtar “B”


    A ėshtė jetė kjo qė jetojmė? Duam t’i shėrbejmė Zotit!?




    Ja leximet bilike tė Liturgjisė sė Fjalės Hyjnore tė sė dielės:
    Joz 24,1-2.15-17.18; Ef 5,21-32; Gjn 6,60-69.

    Tė nderuar forumista, ja pėrsėri nė takimin tonė javor tė sė shtunės me Fjalėn e Zotit tė sė dielės. Kėsaj here do tė dėgjojmė dhe meditojmė sė bashku leximet biblike tė Liturgjisė sė Fjalės Hyjnore tė dielės sė 21 gjatė vitit kishtar, sipas kalendarit liturgjik.

    Pas fjalimit mbi bukėn e jetės shumė e braktisen Jezusin. Pjetri nė emėr tė dhymbėdhjetėve (apostujve) tha: “Zot, e te kush tė shkojmė? Ti vetėm i ke fjalėt e jetės sė amshuar e ne kemi besuar se Ti je Shenjti i Hyjit”.

    Kėtė tė diele gjendemi nė epilogun ( pėrfundim) tė bisedės mbi bukėn e jetės qė Jezusi mbajti nė Kafarnaum, bisedė apo fjalim tė cilin e kemi medituar pėr disa tė diele mė rradhė. Para shprehjeve tė ashpėra e realiste qė aludonin nė misterin e papėrfytyrueshėm tė Eukaristisė, shuhet entuziazmi i shumė personave deri nė largim e braktisje Jezusit nga ana e tyre, mirėpo nė tjetrėn anė bėhėt gjithnjė mė e vendosur feja, besimi I Apostujve tė tij.

    Mesazhi i Fjalės sė Zotit i kėsaj sė diele duket jashtėzakonisht i qėlluar pėr epokėn tonė. Sot njeriu nuk don tė dėgjojė tė flitet pėr Zotin, e as qė interesohet ndopak. Njeriu gjithnjė mė tepėr ėshtė duke u bėrė indiferent nė fushėn fetare, shpirtėrore e pretendon tė organizojė jetėn e vet sikur Zoti tė mos ekzistonte fare. Ka vendosur tė mos tė mos zgjedhė ndėrmjet Zotit e surrogateve tjerė. Megjithėkėtė lėviz, kėrkon. Eshtė e kotė tė fshehet prapa hijes sė njė gishti, duke heq apo larguar problemin ose ēėshtjen e marrėdhėnies sonė me Zotin; ėshtė aty, e ne duhet ballafaqohemi, duhet tė pėrcaktohemi pro apo kundėr, nuk mund tė mbesim indiferent para Zotit. Ky ėshtė kuptimi i pjesė sė Ungjillit tė kėsaj sė diele dhe i leximev biblike nė pėrgjithėsi. Duhet tė bėjmė zgjedhjen e jetės. Tė pėrcaktohemi pėr perspektivėn e jetės sė re tė cilėn na tregon e propozon Krishti, apo tė tėrhiqemi e tė largomi prej udhės sė jetės sė vėrtetė. Shėn Pali nė leximin e dytė tė kėsaj sė diele, na fton t’i bindemi e t’i nėnshtrohemi mė gėzim Krishtit Zot, prej tė cilin e kemi jetėn e amshuar. Tė zgjedhėsh pėr t’i shėrbyer Zotit do tė thotė t’i shėrbesh jetės. Kjo ėshtė zgjedhja qė bėri Jozuehu e Izraelitet, qė pėrjetuan fitoren e ēlirimit e faljen e tokės qė u dhuroi Zoti. “Sa pėr mua e pėr shtėpinė time, ne do t’i shėrbejmė Zotit!” – pohon nė leximin e parė Jozuehu. Po kėshtu nė pjesėn e Ungjillit kemi shembullin e pėrcaktimin e tė zgjedhjes qė bėnė Pjetri me Apostujtė tjerė. Edhe ne jemi tė thirrur t’i shėrbejmė Zotit me sjellje, vepra e dashuri.

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    E DIELA E 21. GJATĖ VITIT -B-
    27.08.‏2006

    L 1: Oz 24,1-2a.15-17.18b; L 2: Ef 5,21-32; Ungjilli: Gjn 6,60-69


    Shėrbesa e fjalės nė kėtė tė dielė tė 21. gjatė vitit temėn kryesore na e paraqet «Jezu Krisht, ti i ke fjalėt e jetės sė pasosur».

    Nė lexim tė parė na paraqitet Jozua, pasardhės i moisiut, i cili e udhėheqi popullin e Izraelit deri nė tokėn e premtuar. Kėtu, Israeli takohet me zotėrat e Kannanit. Ku nė kėtė mėnyrė Jozua parashef largimin e etyre prej Zotit tė vėrtetė dhe tė gjallė dhe detyrohet qė tu flas popullit dhe tu tregon tė vėrtetėn. Se Zoti i Gjallė ėshtė ai, i cili i ēliroi nga robėria egjiptiane, se Zoti ėshtė besnik me popullin e vet tė zgjedhur dhe mu ky Zot ėshtė ai, i cili e bekon popullin. Zoti u bėri atyre mirė. T'a harrosh dikė qė tė ka bėrė mirė ėshtė mėnjiherė edhe fillimi i pabesnikėrisė.

    Leximi i dytė na i paraqiti tė krishterėt, ku mė tė vėrtetė jetojnė si tė krishterė dhe me jetėn e tyre tė krishterė dėshmojnė se janė nė bashkjetėsė me Krishtin dhe nė kėtė mėnyrė bėhet diēka e pashme prej mistereve tė Zotit. Bashkjetesa e shenjt familjare e krishterė. Jeta dhe dashuria reciproke e familjeve tė krishtera duhet ta ket bazamentin nė dashurinė e Krishtit.

    Ungjilli i kėsaj sė diele na e paraqiti Jezusin, i cili na i tregon «Fjalėt e jetės sė pasosur».

    Biseda e Jezusit mbi bukėn e gjallė qė ai ia dha botės ėshtė pėr nxėnėsit njė zbulesė dhe njėkohsisht edhe njė provė e fesė. Ata duhen tash tė vendosin. „A mos doni tė shkoni ndoshta edhe ju?» - pyeti Jezusi-Pjetri u pėrgjigj: «Te kush tė shkojmė, Zotėri? Ti ke fjalėt e jetės sė pasosur».

    I tėrė ungjilli sipas Gjonit na ndėrmjetėson bindshmėrinė e bashkėsisė sė vjetėr, qė asnjė rrugė mė tė mirė nu ka qė tė qonė ka Zotit, se ajo e Jezu Krishtit. Te kush tė shkojmė, qė t'mund tė na bėn njė fotografi mė tė mirė tė Zotit? Cila filozofi, cili mėsim, cili shikim ėshtė mė i mirė se fjalėt e Ungjillit?

    Autori i ungjillit e vėn nė gojė tė Pjetrit dėshminė e bashkėsisė: «Ti i ke fjalėt e jetės sė pasosur, ti je Mesia, Biri i Hyut tė gjallė». Unė i shikoi tė gjitha kėto fjalė tė fesė si njė ftesė nė pranimin e ungjillit. Shėn Augustini na tregon: «Zemra e jonė ėshtė e pashqetėsuar deri sa tė gjeje qetėsi nė ty». Ai kėrko gjithkund tė vėrtetėn, deri sa qė e pranoi ungjillin. Shumė njerėz nė ditėt tona janė nė kėrkim, ata mė nuk e respektojnė gjuhėn e kishės, kėrkojnė levizjet e religjionit modern ose nė mėsimet esotorike kėrkojnė qetėsim tė shpirtit.

    Fjalėt «ka tė shkojmė, Zotėri?, qė i ndėgjuam nė ungjill, janė shumė aktuale. Njerėzit pyesin mė tė vėrtetė, se ka duhen tė shkojnė, qė tė ndėgjojnė fjalė qė dhurojnė jetė, shpresė. Fjala e Jezusit ėshtė fjalė e gjallė dhe shėlbimprurėse pėr atė qė e dėgjon, beson dhe jeton sipas saj. Ajo ėshtė shpirt dhe jetė pėr jetėn tonė.

    Jemi ne tė pėrgatitur me veprat tona dhe me shembullin tonė jetėsor tė japim dėshmi pėr ungjill?

    Jemi ne tė entuziazmuar nė bashkėsinė e parė krishtere, qė t'mund tė thomė: Po, Jezusi ėshtė rruga, e vėrteta dhe jeta e jetės sime.


    Mag. Don. Kolė Gjergji,
    Kapelan nė famullinė
    Bruck a. d. Mur nė Austri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •