Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1

Tema: Fajdet

  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Fajdet

    Arrestohet tre shqiptarė tė Kosovės pėr rrėmbimin e njė bashkėqytetari tė tyre

    Kosovarėt marrin peng pushuesin nė Vlorė

    Rrėmbimi ndodhi pėr shkak tė njė borxhi tė vjetėr, arrestimi u bė nė Vau i Dejės

    Anila Peēi

    Tre shqiptarė tė Kosovės kanė marrė peng nė Vlorė njė tjetėr kosovar, i cili ndodhej me pushime nė Vlorė. Ngjarja ėshtė konstatuar shumė shpejt nga policia dhe pengu ėshtė liruar nė afėrsi tė Shkodrės, ndėrsa janė vėnė nė pranga tre pengmarrėsit. Arben Kuēi nga Deēani i Gjakovės ėshtė marrė peng pasditen e djeshme po nga tre kosovarė, ku shkak ka qenė njė borxh i vjetėr, por qė ėshtė kėrkuar nė njė vlerė shumė herė mė tė madhe nga pengmarrėsit. Marrja me dhunė nė bagazhin e makinės ka zgjatur jo mė tepėr se 24 orė pėr pushuesin nga Kosova, pasi policia ka arritur tė ndalojė shtetasit pranė Vaut tė Dejės, duke mos lejuar qė ata tė kalojnė kufirin.
    Ngjarja
    Ka zgjedhur Vlorėn pėr pushime 33-vjecari Kuēi dhe ka mbėrritur nė bregdet 5 ditė mė parė, por duket se pushimi nuk ka shkuar siē e priste. Njė zile nė celular njė ditė mė parė, duket se ka prishur qetėsinė e tij.Tre bashkėqyetarė tė mbėrritur nė Vlorė e kanė ftuar atė pėr njė kafe dhe 33-vjeēari ėshtė drejtuar pėr tek ta, por biseda nuk ka pėrfunduar shumė miqėsisht pėr 33-vjeēarin. “Isha vendosur te hotel “Delfini” thotė Arbeni, i dėrguar dje nė ambientet e komisariatit tė Vlorės. Mė marrin nė telefon tre kosovarė dhe mė ftojnė pėr kafe. Shkova se i njihja qė nė Gjakovė, por ata mė kėrkuan njė shumė tė madhe lekėsh, qė unė nuk u kisha aq. Pasi nuk pranova, mė futėn nė bagazhin e makinės dhe mė lidhėn nė kėmbė dhe nė duar, shenjat e tė cilave i kam ende nė dorė dhe nė kėmbė. Nuk mė ka ndodhur asnjėherė mė parė tė kem probleme, po shyqyr nga policia qė mė shpėtoi.” Sinjali i parė ėshtė dėrguar nė policinė e Vlorės nga bashkėshortja e kosovarit, e cila ka qenė nė dijeni tė tre personave qė kanė dalė me bashkėshortin e saj. Pasi ka pritur qė i shoqi tė vinte nė shtėpi dhe ka kaluar mė tepėr kohė se njė e pirė kafeje, ajo ėshtė shqetėsuar dhe i ėshtė drejtuar policisė sė Vlorės pėr ndihmė.
    Policia
    Sipas shefit tė zyrės sė informacionit nė policinė e Vlorės, Vladimir Sadikaj, ėshtė bėrė menjėherė vlerėsimi i situatės, nė bazė tė tė gjitha pėrshkrimeve qė ka dhėnė gruaja nė komisariatin e Vlorės dhe nga veprimet e para ėshtė arritur tė pėrcaktohet mjeti me tė cilin ėshtė marrė kosovari, njė benz Mercedes 190, ngjyrė tė gjelbėr, si dhe janė saktėsuar targat e tij. Menjėherė policia e Vlorės ėshtė lidhur me tė gjitha qendrat e tjera tė policisė deri nė Shkodėr, pasi mendohej qė makina tė jetė nisur drejt kufirit verior. Pa vajtur nė Shkodėr, tre pengmarrėsit janė ndaluar, nė afėrsi tė Vaut tė Dejės, ku kanė qenė forcat speciale qė kanė finalizuar bllokimin e kapjen e tyre. Manol Gjidoda 31-vjeē, lindur nė Gjakovė dhe banues nė Planqor tė Gjakovės, dhe dy vėllezrit Ambroz dhe Preng Frrokaj, pėrkatėsisht 37-vjeē dhe 31-vjeē, lindur dhe banues nė Planqor, janė tre personat tė cilėt nė bashkėpunim me njėri- tjetrin kanė organizuar pengmarrjen. Tė tre ata ndodhen nė dhomat e verifikimit tė komisariatit tė Vlorės, ndėrsa mbi ta rėndon akuza e heqjes sė paligjshme tė lirisė sė tjetrit.




    25/08/2006


    Tre pengėmarrėsit u arrestuan nga policia e Shkodrės


    Anila Dushi

    Policia e Shkodrės ka kapur tre shtetasit kosovarė qė kishin rrėmbyer njė tjetėr kosovar nė Vlorė, pas njė njoftimi nga kolegėt e tyre nė Vlorė. Rreth orės 24:15, shėrbimet e policisė nė Laē tė Vaut tė Dejės nė Shkodėr kanė ndaluar mjetin me targė 260 KS 987, i cili udhėtonte drejt Pukės. Nė kėtė mjet kanė qenė duke udhėtuar 4 shtetas kosovarė, njėri prej tė cilėve ishte rrėmbyer nga tre tė tjerėt. Ngjarja kishte ndodhur nė Vlorė rreth ores 20.10 dhe nga salla operative e policisė sė kėtij rrethi ishte dhėnė njoftimi nėpėr tė gjithė komisariatet e policisė sė vendit. Shėrbimet e policisė sė Shkodrės janė vėnė nė gatishmėri, nisur dhe nga fakti se nga ky qark ka rrugė tokėsore drejt Kosovės dhe ishte e mundshme qė tė kėrkuarit bashkė me tė rrėmbyerin tė kalonin andej. Nga postblloku nė Vaun e Dejės ėshtė ndaluar mjeti tip Benz 190 me ngjyrė tė gjelbėrt, dhe katėr personat qė ndodheshin aty janė shoqėruar nė komisariatin e policisė nė Shkodėr. Pas marrjes nė pyetje ka rezultuar se njėri prej tyre ishte personi i rrėmbyer e marrė peng, Arben Kuēi, 33-vjeē nga Deēani i Kosovės, ndėrsa tre tė tjerėt ishin rrėmbyesit Ambroz Gjon Frrokaj 37-vjeē , Manjol Ndue Gjidodaj 31-vjeē dhe Prengė Gjon Frrokaj 31-vjeē, qė tė tre nga Gjakova. Menjėherė, katėr personat janė shoqėruar nga Blutė e Shkodrės drejt Vlorės, policia e sė cilės ėshtė njoftuar menjėherė pėr kapjen e personave tė shpallur nė kėrkim prej saj, madje blutė e Vlorės janė takuar rrugės me ato tė Shkodrės dhe kanė marrė nė dorėzim prej tyre 4 kosovarėt .




    25/08/2006

    marre nga Shekulli

    Ky duket te jete nje shembull tipik i fajdeve. Flitet se fajdet kane lulezuar ne Kosove dhe fajdexhinjte ne Kosove jane njerezit me te pasur per momentin, dhe e gjithe pasuria e tyre vjen ne kete menyre, duke e shkaterruar biznesin vendes dhe ekonomine ne teresi.

    Cfare mendoni ju per fajdet?

    Si mund te luftohet nje dukuri e tille tejet negative per shoqerine dhe te ardhmen tone?

    Ne Kosove flitet se njerezit nuk guxojne te lajmerojne raste te tilla nga pasojat qe mund ti kene ata. Poashtu, flitet se as policia nuk guxon te intervenoj ne te tilla raste dhe as gjykatat lokale nuk guxojne te mirren me to, por vetem UNMIK dhe gjykata nderkombetare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 25-08-2006 mė 21:51
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 188
    Postimi i Fundit: 02-09-2013, 21:37
  2. Meksi: I ēova letėr Berishės tė mbyllte fajdet
    Nga flory80 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 15:30
  3. Arabet kane humbur 2.5 trilion dollare ne fajdet e bankave dhe stoqeve ne amerike
    Nga hulumtuesi09 nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 18-01-2009, 12:35
  4. Fajėsimi i tė huajve pėr dėshtimet tona
    Nga Humdinger nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-11-2006, 01:22
  5. VEFA - Cenaj, 30 milionė USD nė bankat greke
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 06-09-2006, 23:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •