Pagat e aktoreve te Teatrit Kombetar 100% rritje.

E Enjte, 24 Gusht 2006
Kete here duket se artistet e Teatrit Kombetar kane mbetur te kenaqur me vendimin me te ri te Keshillit te Ministrave. ''Nepermjet ketij vendimi jane ditur te vleresohen aktoret dhe nepermjet tyre dhe institucioni yne'' shprehet Bora. Keshtu aktoreve do tu dyfishohet rroga, por ky proces do te ndodhe ne baze te kategorive qe ata kane. Ne shifren perfundimtare do te perfshihen gjithashtu dhe vjetersia, arsimi, veshtiresia ne profesion duke patur parasysh ketu moshen e aktoreve gjithashtu dhe cilesia artistike. Kjo e fundit do tu jepet artisteve ne funksion te nevojes prej se ciles eshte krijuar kjo cilesi. Nga ana e Teatrit Kombetar per nje stimul me te madh te artisteve eshte pergatitur nje pakete promocionale me 25 shfaqje, e cila do tu ofrohet bashkepuntoreve te ndryshem financiar. Ky stimul do tu jepet plus artisteve te cilet kane me teper se nje arritje ne nje shfaqe te caktuar brenda sezonit. ''Duke qene ne synimet tona per te krijuar si tradite ne teater logjiken repertoriale, qe nenkupton venien ne skene shpesh here per nje kohe te gjate te sa me gjate nje shfaqjeje te suksesshme, shperblimet per aktoret do te jene mese te nevojshme'' thekson kreu i Teatrit. Keshtu artisteve do tu duhet te punojne me teper per te mbajtur sa me gjate ne jete nje veper te caktuar duke bere te mundur qe vepra te ndiqet nga nje publike me i madh. K.S

Korrieri