Konflikt me armė nė spitalin Pediatrik pėr radhėn e serumit

D.Biēaku

TIRANE- Sherr nė spitalin Pediatrik, shkrehja e armėve rrezikon pacientėt e mitur. Shkak pėr grindjen qė degjeneroi nė shkrehje armėsh mėsohet tė ketė radha pėr kurimin e fėmijėve. Nėpėrmjet njė njoftimi pėr shtyp, policia e Tiranės ka bėrė me dije se dy prindėr janė zėnė me njėri-tjetrin, pasi secili prej tyre donte t’i jepte i pari serumin, fėmijės sė tij. Ngjarja mėsohet tė ketė ndodhur mesnatėn e tė martės, kur janė dėgjuar tė shtėna nė ambientet e spitalit tė fėmijėve. Nga tė shtėnat ka mbetur i plagosur Ikmand Vaqoshi, 30 vjeē, banues nė Tapizė tė Krujės, ndėrsa si autor tė krimit, policia ka shpallur nė kėrkim Dėfrim Kukėn, 35 vjeē, banues nė Tiranė. Ky i fundit mėsohet tė jetė larguar nga spitali pediatrik me njė automjet tė markės “Volkswagen Golf”, me targa TR 3689 G, bashkė me armėn qė kreu plagosjen. Ndėrkaq, autori i krimit ėshtė kapur nga policia e komisariatit nr.4 gjatė ditės sė djeshme dhe ėshtė akuzuar pėr veprėn penale tė vrasjes sė mbetur nė tentativė. Burimet zyrtare tė policisė pohuan se Vaqoshi dhe Kuka ishin grindur me njėri- tjetrin pas pretendimeve qė secili prej fėmijėve tė tyre duhej tė merrte mė parė serum nga personeli i spitalit. Pas grindjes mes tyre, Kuka ka qėlluar nė drejtim tė 30- vjeēarit nga Tapiza e Krujės duke e plagosur atė nė kėmbė, ndėrsa menjėherė ėshtė larguar me qėllim pėr t’i shpėtuar policisė. Tė shtėnat e armėve nė spitalin pediatrik kanė shkaktuar panik dhe frikė mes personelit dhe pacientėve tė vegjėl, ēka ka bėrė qė personeli tė lajmėrojė me urgjencė sallėn operative tė drejtorisė sė policisė sė Tiranės. Kuka ėshtė kapur nga policia vetėm pak kohė pas krimit, ndėrkohė qė tashmė ndodhet nė komisariatin numėr 4 tė Tiranės.

23/08/2006
Gazeta Shekulli