Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    e kthjellet dhe e kalter Maska e Niagara
    Anëtarësuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    230

    Nën lëkurë

    Te kam ende nen lekure
    dhe ne stomak, zbrazetia zgjeron muret e saj.
    Jam vetem dhe pa drite,
    me ka mbetur vetem pak ajer.
    Nese do, mund ta ndaj me ty,
    jam larg teje sa nje zgjatje krahu.
    Nuk kam frike nga vdekja, aq me teper kur mendoj
    se edhe ti mund te vdesesh.

    Te kam ende ne vesh,
    si nje tingull i pashtershem.
    Me zbukuron syte ngrohtesia e zerit tend.
    Do vazhdoj te jem akoma ketu, vetem.
    Nuk duhet te kesh frike nga vdekja,
    aq me teper po te mendosh se nje dite,
    edhe une do te vdes.
    Fjalet e embla jane si nje huall mjalti,
    embelsi per shpirtin dhe ilac per kockat.
    Fjalet e Urta 16:24

  2. #2
    e kthjellet dhe e kalter Maska e Niagara
    Anëtarësuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    230
    Jam perseri shtatzane.
    Shtatzania ime ka fytyren tende.
    Nuk do mundem dot kurre te te lind.
    Nuk mundem as kurrsesi te te vdes.
    Do jem shtatzane perjetesisht.
    Fjalet e embla jane si nje huall mjalti,
    embelsi per shpirtin dhe ilac per kockat.
    Fjalet e Urta 16:24

  3. #3
    e kthjellet dhe e kalter Maska e Niagara
    Anëtarësuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    230
    Kaq te buta, te ngrohta, jane duart e tua
    ne fytyren time te vogel,
    me prekje te brishta qe mbahen mend,
    me prekje qe bejne dritherima,
    sa zeri eshte i tepert!
    Fjalet e embla jane si nje huall mjalti,
    embelsi per shpirtin dhe ilac per kockat.
    Fjalet e Urta 16:24

  4. #4
    e kthjellet dhe e kalter Maska e Niagara
    Anëtarësuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    230
    Bie shi, bie bresher, vetetin.
    Jashte ere druri e lagur, afshi i ngrohte i tokes.
    Dyer te mbyllura me celes, dritare te fshehura pas grilave te renda.
    Eshte vetem nje njeri pa fytyre brenda
    qe pret vdekjen e vet,
    me tryeze shtruar, kembekryq me vetmine.
    Nje cope buke e kafshuar shquhet nen driten e zbehte te qiririt.
    Nuk eshte i trishtuar, po edhe sikur nuk duket,
    sepse ai nuk ka fytyre.
    Ne fakt, ai as ore muri nuk ka, keshtu qe nuk e di as vete
    sa kohe ka qe pret vdekjen.
    Vetem nje qiri, i fundit qiri i ka mbetur.
    Mendimet i kane shteruar,
    nga deshirat eshte i zbrazur, ndaj ndihet i qete.
    Qiriri i fundit po shuhet, frymeza e fundit kjo qe sapo iku.
    Tani, s'kam c'te them me per te,
    Nuk arrij te shquaj dot ne erresire.

    Jashte bie shi, bie bresher, vetetin.
    Fjalet e embla jane si nje huall mjalti,
    embelsi per shpirtin dhe ilac per kockat.
    Fjalet e Urta 16:24

  5. #5
    e kthjellet dhe e kalter Maska e Niagara
    Anëtarësuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    230
    Lule molle ne ballin tend,
    huall mjalti ne buzet e tua,
    ngrohtesi e vjedhur prej trupit te djersitur.

    Solomoni do e kishte zili kengen time!
    Fjalet e embla jane si nje huall mjalti,
    embelsi per shpirtin dhe ilac per kockat.
    Fjalet e Urta 16:24

  6. #6
    e kthjellet dhe e kalter Maska e Niagara
    Anëtarësuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    230

    Per ty N

    Dimer.
    Une fle mbi kraharorin tend,
    me gjunje te mbledhur,
    me frymemarrje te qete,
    lakuriq dhe e brishte si nje pike shiu.
    Fjalet e embla jane si nje huall mjalti,
    embelsi per shpirtin dhe ilac per kockat.
    Fjalet e Urta 16:24

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Sa të vogel e ke mitrën e dashur?!...
    Mos u habit! Mos u çmënd!
    Po të mundja do të isha rrasur
    brenda barkut tënd.

    Pra do isha njëherësh
    dhe burrë dhe fëmi.
    Ditën të më mbaje
    natën të bënim dashuri.

    Pastaj nuk do mundje të bëje
    Abort!....?
    Do ishe me fat 2 herë
    si grua e si nënë do merrje...raport.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Niagara!
    Mos me keqkupto! Ti e ke poezine brilante, une e "sterpika" me nje budallallek timin. Te kerkoj ndjese.
    Respekt

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anëtarësuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Ni.ky cikel me ben te mendoj.Ndjeshmeria e vargut eshte ne nivel te larte.
    Poezia e pare te trondit.....
    Urime e dashur.
    Ard.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    NIAGARA

    Vertete ti e konkuron kataraktin ujor me derdghjen mjaft te bukur poetike qe ke. Uroj te jesh kaq e thelle si ne keto krijime. vetem shkruaj!Shkruaj!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276
    Citim Postuar më parë nga Niagara
    Kaq te buta, te ngrohta, jane duart e tua
    ne fytyren time te vogel,
    me prekje te brishta qe mbahen mend,
    me prekje qe bejne dritherima,
    sa zeri eshte i tepert!
    Niagara,te pergezoj per poezine!Agim edhe pse paske kerkuar falje,a thua u lave nga te "sperkaturat"

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Niagara,

    Me shume vemendje lexova cdo germe te shkruajtur nga ti dhe ne kete rast e shpreh admirimin tim per ty dhe poezin tende.

    LINDIM PËR TË VDEKUR


    Lindim për të vdekur dhe vdekjen nuk duam
    Çdo ditë e re që me vuajtje e jetojmë
    Edhe një hap thotë se drejtë vdekjes shkuam
    Dhe nuk kemi përse të vajtojmë!
    Edhe sot lotët na rrodhën për faqe
    Dike që deshëm n’amshim e përcollëm
    Që nga sot ai prehet në paqe
    Kurse neve lotët për faqe na rrodhën!
    Dhe një jetë të re e ngjizëm me dashuri
    Që një ditë do të lotoj për ne
    Jetë që nga sot jeton në ty
    Dhe nesër do të shkrihet si të gjithë në dhè!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Loti i shpirtit.
    Nuk te kuptova. Ndoshta do te duhet te lexosh edhe nje here ate qe kam shkruar me siper. Une "sperkatjen" time tek tema e lidha me nje filozofi timen. Nese e lexon poezine e pare thuhet qe :..."jam nen lekure...te kam ne vesh...etj...." Ndersa une u morra me nje "organ" te shenjte: MITREN!!!!! Bile ne kater vargje kerkova "dypunesim" te jem edhe burre edhe femije.
    Agimi

  14. #14
    eternal Maska e Janka
    Anëtarësuar
    11-05-2006
    Vendndodhja
    Clermont, Fl.
    Postime
    71
    Agim (dhe ndonje tjeter),

    me gjithe respektin per ty dhe poezine tende, je bere tamam, si i thone andej nga Korca "si Xhuvi i dasmave". Perqendrohuni ne temat e tuaja dhe lereni Niagaren te rrejdhe e patrazuar. Ajo ka nje ze unik dhe zerat e tjera (krijimet tuaja individuale) nuk jane instrumenta te akorduar ne notat e saj.
    Niagara e ka te kompletuar orkestren. Ndaj lexoni me mire si spektatore dhe duartrokisni ne fund.
    Me respekt,
    Janka
    "Love is kind..."

    The Holy Bible

  15. #15
    e kthjellet dhe e kalter Maska e Niagara
    Anëtarësuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    230
    Te dashur miq : Agim, Loti i shpirtit, ARd (motra ime), Janka (zemra ime) etj...
    ju faleminderit per vleresimin...
    Ju pershendes te gjitheve..
    Agim, nuk te keqkuptoj...
    Paqe...
    Fjalet e embla jane si nje huall mjalti,
    embelsi per shpirtin dhe ilac per kockat.
    Fjalet e Urta 16:24

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Kërkova Paqen...askund s'e gjeta
    Në luftë poetja dhe e vërteta

  17. #17
    eternal Maska e Janka
    Anëtarësuar
    11-05-2006
    Vendndodhja
    Clermont, Fl.
    Postime
    71
    E dashur,
    e di qe ketu hyn me shpesh sesa ne posten tende elektronike. Ndaj po e bej si Lefka dhe po te shkruaj se e jam perpjekur te te marr ne telefon disa here sot, por ti nuk pergjigjesh. Me ka marre malli per ty, ndaj perdore penen edhe per te kujtuar miqte. Te kam shume xhan! Edhe Reja te ka.

    Janka.
    "Love is kind..."

    The Holy Bible

Tema të Ngjashme

  1. Hiqmet Meçaj
    Nga dikeafajtore në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 11:27
  2. Suplement veror: Bukuria femërore në sytë e një mashkulli
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 06-05-2008, 13:20
  3. Hiqmet Meçaj-roman-"Kukullat e pyllit"
    Nga Avion Travell në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 09:56
  4. Pickimet në lëkurë nga insektet
    Nga PINK në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 01-08-2006, 23:25
  5. Microchip nen lekure
    Nga benseven11 në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-07-2004, 04:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •