Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592

    Engjëllit, arbërit me gjak perandorak




  2. #2
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592


  3. #3
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    KODIKU I LAURENCIANëS Së FIRENCES DHE HISTORIA SHQIPTARE

    Që nga viti 1915, kur N. Jorga për herë të parë e bëri publik lajmin për zbulimin e Kodikut të Pal Engjëllit, nga Biblioteka Laurenciane e Firences, është shkruar e debatuar shumë për të. Si informacion ky gjendet në të gjitha tekstet e Historisë së Letërsisë, Historisë së Popullit Shqiptar, në monografi të specializuara, në botime të veçanta të Akademive e Instituteve të Gjuhësisë, si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë, në bibliografi, studime dhe artikuj qofshin ata të mirëfilltë shkencor, qofshin popullarizues. Natyrisht, të gjithë deri në një, thirren në atë informacion që e ka dhënë N. Jorga, duke botuar edhe të shumtën e rasteve, një faksimile fotomontazhe [gjë kjo e palejuar në raste të tilla], që me sa duket e ka burimin që në botimet e para. E vërteta është se deri më sot, Kodiku i Pal Engjëllit, të cilin e zbuloi N. Jorga, nuk është botuar kurrë i tëri! Kjo duket e pabesueshme, por është shumë e vërtetë. Të paktën, para dy vitesh, u botua njëri nga 15 dokumentet më parë është pohuar se janë 13 dokumente që përmban ky Kodik, në gjuhën shqipe [K. Frashëri, Dokumente..., 2005], por që përkthimi lë shumë për të dëshiruar.

    Numri i autorëve që janë marrë me Kodikun si tërësi, është i vogël dhe përmblidhet përafërsisht në këto punime: "1. G. Valentini. Il manoscritto ASHB 1167 della Laurenziana. Shpirti Shqiptar. Torino. Viti I, nr. 3, janar - mars 1955, f. 15-23; 2. Willy Kamsi, "Dorëshkrimi ASHB 1167 i Laurencianes" në revistën: "Phoenix". Shkodër. 1999, nr. 9/1, artikulli 3; që është përkthim i studimit të G. Valentinit të cituar më lart; 3. Namik Resuli, I piu antichi testi albanesi. Shpirti Shqiptar. Torino. Viti I, nr. 2, tetor - dhjetor 1954, f. 13-14, referenca nr. 1; 4. Aurel Plasari, Mbi Skënderbeun "mbret" sipas Ashburnhamit. Gazeta 55. Tiranë, 9 mars 2003, f. 12-13; 5. Musa Ahmeti. Ja dokumenti që sfidon Formulën e Pagëzimit. Ballkan. Tiranë. 21 shkurt 2004, viti III, nr. 2732 /6232/, f. 29; 6. i njëjti: Pal Engjëll, personalitet i madh i kohës së Skënderbeut. /Monumenta albanica/. Ekskluzive. Prishtinë. Qershor 2003, nr. 38, f. 84-87". Përkundër faktit, se autorët e lartëcekur, në disa raste edhe ndonjë tjetër, kanë provuar të merren me përmbajtjen e Kodikut, ajo është me plotë mangësi, pasaktësi dhe lëshime. Duke dashur që kjo rrëmujë të jetë sa më e vogël, ne fillimisht po përshkruajmë fizikisht Kodikun e Pal Engjëllit, për të vazhduar pastaj dhe sipas lëndës, duke ndjekur metodat më bashkëkohore-kritike për raste të tilla.

    Kodiku ka kopertina të forta lëkure, ngjyrë kafe. Të dy kopertinat kanë dekorime floreale që janë karakteristika të kohës. Në kurriz të Kodikut ka të shënuar numrin: 1167 /lartë/ dhe 1167 /poshtë në një etiketë të kuqe, që është zverdhur nga koha/. Sapo e hap kopertinën ka këto shënime: fillimisht është një letër e bardhë në të cilën janë të shënuara nga e majta, lart: 7/; [ky numër është shënuar me laps plumbi] pak më poshtë: 40, [ky numër është shënuar me pendë, me ngjyrë kafe]; menjëherë në vazhdim: C. L. 1167 [është e shkruar me laps plumbi]; më poshtë është e shënuar: Durrazzo-Codel Geul [është e shkruar me laps plumbi]. Në faqen në vazhdim, që i bie faqja e parë, është e shënuar, lart në të majtë me laps plumbi: 1167, ndërsa më poshtë, në të djathtë: me pendë, ngjyrë e zezë: Laur. Ashb. 1167 dhe menjëherë poshtë këtij shënimi është një vulë e rrumbullakët me ngjyrë të kuqe e Bibliotekës së Laurencianës; krejt poshtë, në të djathtë është shënuar numri një [I] romak. Faqja në vijim nuk ka asnjë shenjë, është krejt e pastër. Paginimi fillon me numrin 1, dhe faqja është në pergamen. Në f. 1r lart në të majtë është shënuar me pendë me ngjyrë të zezë: Laur. Ashb. 1167. Fjala Ashb. është e nënvizuar me dy vija me ngjyrë të zezë me pendë. Poshtë është vula e rrumbullakët e vogël e Bibliotekës së Laurencianës, në vazhdim f. 1v, nuk ka asgjë, është e pastër.

    Dimensionet e dorëshkrimit janë 14.2 x 21.8 cm. Trashësia e dorëshkrimit është 1 cm, ndërsa dimensionet e tekstit të shkruar në pergamen janë: 9.2 x 15. cm. Në f. 2r, fillon dorëshkrimi i Kodikut me: "Paulis Angelus, Miseratione divina..." dhe poshtë në të majtë, ka vulën e Bibliotekës së Laurencianës dhe përfundon në f. 37r, përfundon dorëshkrimi me fjalët: "Quatro Jdus Martij Imperij uero nÅ•i Anno Decimo."

    Në f. 33r ka një vulë të Bibliotekës së Laurencianës, të rrumbullakët, me ngjyrë të kuqe, në të majtë, poshtë tekstit, po ashtu në f. 37r ka një tjetër vulë të Bibliotekës së Laurencianës, të njëjtë me atë të f. 33r, po ashtu poshtë tekstit. Në të djathtë të vulës është shënuar numri: 216601, me laps plumbi. Në vijim faqet: 37v, 38r, 38v, 39r, 39v, 40r, 40v, janë krejt të pastra pa asnjë shënim, derisa në f. 40v ka një vulë të Bibliotekës së Laurencianës, në të majtë poshtë. Faqja në vijim, e cila është letër e bardhë e thjeshtë, në të djathtë, poshtë ka të shënuar: Ashb. 1167; poshtë nën këtë shënim ka të shënuar: constat ff. 40r-v. Poshtë numrit 40r-v është hequr një vijë me pendë me ngjyrë të zezë. Faqja në vijim ka vetëm një rrumbullak të bërë me pendë me ngjyrë të zezë, në mes të faqes. Kjo faqe është letër e thjeshtë e bardhë, por e zverdhur nga koha. Faqja e kopertinës, e cila është prej letre të thjeshtë të bardhë dhe e zverdhur nga koha, ka një dëmtim në të djathtë, poshtë. Lart, në të majtë, me laps plumbi ka të shënuar: 007; L 3 13.6; poshtë këtyre numrave është tërhequr një vijë me laps plumbi; menjëherë poshtë ka këtë shënim: 3/ II/ 32, me laps plumbi poshtë, është tërhequr një vijë, dhe menjëherë poshtë ka këtë shënim: [279], me laps plumbi e vënë në kllapa. Pak më djathtas këtij shënimi, me laps plumbi është shënuar grafema: "k" me një vijë të drejtë, të shkurtër. Faqet: 3r-v, 20r-v, 26r-v, 31r-v, 36r-v, janë pergamen më i trashë se sa faqet e tjera, të cilat janë fine dhe më të holla. Ndërsa f. 20v, është e shkruar nga një dorë tjetër, përderisa në f. 33r, rreshti i fundit, është shkruar me dorë tjetër nga ajo e tërë dorëshkrimi dhe është dorë tjetër edhe nga f. 20v. Dorëshkrimi i Kodikut është në gjendje shumë të mirë, përveç f. 5r-v, e cila është e dëmtuar në fund, djathtas, dhe i është shqyer një copë e vogël me dimensione: 8 x 9 mm.

    Në vazhdim po japim titullin për secilin dokument veç e veç të përkthyer nga origjinali në gjuhën shqipe. Kur nuk ka titull, japim fillimin e dokumentit ose rreshtin e parë dhe në kllapa katrore sjellim formën e citimeve të bëra nga autorët shqiptarë deri me tani.


    f. 2r-11r, Pal Engjëlli kryeipeshkv i Durrësit dhe i krahinës së Ilirisë falë mëshirës hyjnore, në kujtim të përhershëm të çështjes. Në këtë dokument gjendet edhe Formula e Pagëzimit, në fillim të f. 4r. [Vendimet, urdhëresat dhe rregulloret e Kuvendit të Matit të shpallura nga Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 dhe Çështje të liturgjisë kishtare nga Pal Engjëlli].
    f. 11r-13r, Nga libri i artë i lashtësive të arkivit të qytetit të Durrësit. [Fragmente nga "Libri i Artë i Lashtësive" i arkivit të qytetit të Durrësit, që nga antika ilire].
    f. 13r-v, Përveç kësaj kemi shtesën e bërë me urdhrin e shumë të nderuarit dhe shumë të ndriturit kardinalit të Kishës së Shenjtë Romake dhe kryeipeshkvit të Durrësit, zotërisë, zot Pal Engjëllit në vitin e mishërimit të Zotit më 18 dhjetor 1463. [Asnjë nga autorët e cekur nuk e shënon titullin e këtij dokumenti].
    f. 13v-20r, Dekret i përgjithshëm i shenjtërisë, zotit tonë Papës Piu II, Papë për provani hyjnore, i lëshuar me kërkesën e shumë të nderuarit dhe shumë të ndriturit kardinalit të Kishës së Shenjtë Romane dhe zotit kryeipeshkëv të Durrësit, zotit Pal Engjëllit dhe kundër sektit Muhamedan dhe në të mirë të mbretit të pathyeshëm të Arbërisë, zotit Skënderbe, kushëririt të shumë të ndriturit zotit Pal dhe sikurse duket sheshit nga vula e vënë poshtë. [Bula papale e Piut II, lëshuar në Romë, më 4 nëntor 1463 që i është drejtuar "kardinalit" [?] të Durrësit Pal Engjëllit; në po të njëjtin dokument Skënderbeu quhet "mbret i pamposhtur i Arbërisë" [?].
    f. 20v, Në arkivin e qytetit Driadens, që sot quhet Drisht, gjendet në rubrikën X, në faqe C, të Librit të Artë të burrave të shquar të Lashtësisë të vitit 841 prej themelimit të Romës, d.m.th. në 5 të kalendave të majit [27 prill]. [Ekstrakt (me shkronja gotike) prej "Librit të Artë të Lashtësive të burrave të ndritshëm" i Arkivit të qytetit të Drîshtit, në lidhje me nji rrasë guri e cila qe gjetë aty në kohën e njifarë Filip Engjëllit dukë i Drîshtit, e cila e ngjitte familjen e Engjëllorëve te viti 841 i Romës dhe te familjet perandorake romake nëpër njifarë Isak Engjëllit dukë e kont i Drîshtit, bir i Palit patric e vëlla i Pal Emilit konsull [!]. Këtë shënim e ka vetëm N. Resuli].
    f. 21r-22r, Privilegj apo konfirmim i privilegjeve të zotërve kontë të qytetit të Drishtit. [Fragment nga kronika e: "Librit të Artë të lashtësive të burrave të ndritshëm", nga arkivi i qytetit të Drishtit. Ku kemi dëshminë e Perandorit bizantin, Mihail, për venomet e qytetit të Drishtit, lëshuar më 25 prill 1292, që bëhet fjalë për M. Engjëllin që ishte kont i Drishtit dhe birit të tij, Ndreut, si trashëgimtar].
    f. 22v-25r, Konventat dhe paktet e bëra me zotin Françesk Kuirinon nga bujarët drishtianë që po i nënshtrohen atij nën emrin e shumë të ndriturit zotërimit të Venedikut. [Marrëveshja e Venedikut me bashkësinë e Drishtit më 9 maj 1443, e cila pothuajse në tërësi është e ruajtur edhe në Statutin e Qytetit të Drishtit].
    f. 25r-27v, Konventat dhe paktet e bëra midis të ndriturit dhe të fuqishmit dukës, zotit Gjergj Topisë, sunduesit të Durrësit dhe zotit Saracen Dandulit në emër të shumë të ndriturit zotërimit të Venedikut nga kështjella e Durrësit. [Marrëveshja e Gjergj Topisë dhe Anton Venierit, dogj i Venedikut, për dorëzimin e kështjellës së Durrësit, datë 18 gusht 1392. Pjesërisht e botuar edhe në "Acta Albaniae..." të M. Sufflay, vëll. II].
    f. 27v-32r, Mbi breznitë e të ndriturve djem të Isakut patricit e senatorit romak dhe fatet e ndryshme të tij dhe të mbiemrit të tij. [Gjenealogjia e detajuar e Engjëllorëve të Drishtit, datuar më 21 nëntor 1460].
    f. 32r-v, Bajlit dhe kapitenit të Durrësit. [Një dekret i bailit [kapedanit] të Durrësit për Pal Engjëllin, datuar më 3 qershor 1461].
    f. 32v-33v, Këshilli me kolegjin, datë 8 qershor 1461. Të nderuarit në Krisht, Atit dhe zotit Pal, me hir të Zotit dhe të Selisë Apostolike kryeipeshkëv i Durrësit, të dashurit mik Paskual Maripetro, me hir të Zotit dogjë i Venedikut etj. [Letër e Pasquale Mariperos, dogji i Venedikut, drejtuar Pal Engjëllit më 9 qershor 1461].
    f. 33v-34v, Besim për veprimet që bëri shumë i nderuari dhe shumë i ndrituri kardinali i kishës së shenjtë romane Pal Engjëlli, kryeipeshkëv i Durrësit për nder të fesë së krishterë dhe të shumë të ndriturit zotërimit të Venedikut me shpenzimet e veta personale. [Letër e Gabriel Trevizanit, dogj i Venendikut drejtuar Pal Engjëllit, datuar më 25 korrik 1465, në Tivar. Edhe këtu e gjejmë të shënuar Pal Engjëllin si "Kardinal". [?] Këtu bëhet fjalë për pajtimin e Skënderbeut me Lekë Dukagjinin].
    f. 34v-35v, Zotimet që shumë i shkëlqyeri Këshilli i të Dhjetëve i bën të lartit zot Lekë Spanit, për t‘i dhënë atij dhe trashëgimtarëve të tij 400 dukatë në vit nga provizioni. [Vendim i Këshillit të të Dhjetëve të Venedikut për një provizion për Lekë Spanin. Fillimisht datohet më: 4 janar 1470, pastaj ka edhe datime të mëvonshme si: 1484, 1495 dhe 1503].
    f. 35v, Më datë 27 qershor 1484 në Këshillin e të Dhjetëve u mor vendim që të gjitha zotimet e bëra për marrjen e qyteteve të provincës së Shqipërisë të respektohen në të gjitha detajet etj. [Asnjë nga autorët e cekur nuk e shënon titullin e këtij dokumenti].
    f. 36r-37r, Atit e zotit të shenjtë në Krisht, zotit Celestin III, papë me hirin e zotit dhe të kishës së shenjtë romane. Isak Engjëlli, perandor i Konstantinopojës dhe gjithmonë Cezar August i gatshëm për nderim me çdo nënshtrim etj. [Letër e perandorit bizantin Isak Engjëllit drejtuar, papë Çelestinit më 14 mars 1194].


    Përkundër faktit se autorët që kanë shkruar për këtë Kodik janë emra të njohur në fushat e historisë dhe albanologjisë, të gjithë pa përjashtim kanë bërë gabimet më elementare, duke ngatërruar faqet e dokumenteve, duke mos dhënë titujt e saktë, duke i dhënë abstrakte në vend të titujve dhe duke i renditur ato në forma të ndryshme. Edhe pse ne disponojmë të dhëna të sakta se dorëshkrimin origjinal disa nga ata e kanë shfrytëzuar në Bibliotekën Laureziana të Firencës, [si: N. Resuli, W. Kamsi, M. Ahmeti], përsëri ka gabime. Një gjë e tillë nuk duhej t‘u ndodhte, për vetë rëndësinë që ka Kodiku, sepse në këtë mënyrë kanë ngatërruar më shumë edhe të tjerët që kanë cituar ata.

    Nikolae Jorga, duke bërë kërkime shkencore në Bibliotekën Laurentiana të Firences, në vitin 1915, zbuloi dorëshkrimin e Kodikut të Pal Engjëllit, Ashb. 1167, i cili është i shkruar i tëri në pergamen dhe ka 37 fletë [74 faqe]. Në këtë Kodik ruhen 15 dokumente të ndryshme, ndër to edhe e ashtuquajtura "Formula e Pagëzimit", të cilën ai e botoi në veprën e tij: "Notes et extratis pour servir a l‘Histoire des Croisades au XVe Siècle. Quatrième série (1453-1476). [Academia Român. PublicaÅ£iunile Fondului "Princesa Alina Åžtirbei" No. IX]. Bucarest, 1915.

    Po kush është zbuluesi i këtij Kodiku? Nikolae Jorga lindi në vitin 1871, ishte historian, shkrimtar publicist, politikan, akademik, profesor i Universitetit të Bukureshtit dhe i disa akademive e Instituteve të ndryshme të historisë. Si specialist i formuar punonte në shumë gjuhë të huaja si në latinisht, në greqishten e vjetër, frëngjisht, italisht, gjermanisht, spanjisht, portugalisht, anglisht, suedisht, danisht, holandisht dhe sllavisht. Gjatë veprimtarisë së tij shkencore burimeve arkivore në arkivat e bibliotekave të Prespës, Munihut, Nurembergut, Insbrukut, Venedikut, Milanos, Firences, Dubrovnikut, Barcelonës, Parisit, Gjenovës etj. Krijimtaria e tij e jashtëzakonshme përfshin rreth 1250 vëllime, qoftë si autor ose si editor dhe mbi 25000 artikuj shkencorë. Sipas një përllogaritjeje të thjeshtë matematikore, gjatë 69 vjetëve të jetës së tij, N. Jorga ka shkruar gjithsej 26.350 zëra bibliografikë. Nëse llogarisim se ka shkruar që në moshën 18- vjeçare, kemi një rezultat të çuditshëm, sepse del që N. Jorga ka shkruar 430 zëra bibliografikë, /punime, studime ose libra/ në vit. Këto të dhëna, edhe pse në dukje të parë të pabesueshme, i gjemë në të gjitha enciklopeditë dhe biografitë e N. Jorgës. Si pasojë e botëkuptimeve antifashiste vritet nga legjionarët në 1940-ën, në një pyll afër Plojeshtit, duke mos arritur të përfundojë shumë projekte dhe dorëshkrime nga fusha të ndryshme.


    Gazeta Shqip, 06.06.2007

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Mund ti sjellesh edhe tekstet e dy artikujve te pare pasi nuk jane fort te lexueshem.

    Faleminderit per kete material teper interesant qe hedh drite per nje nga familjet me fisnike shqiptare. Kristo Frasheri vetem sa e ze ne goje shkarazi origjinen perandorake te Pal Engjellit ne Konstandinopoje ne librin e tij mbi Gjergj Kastriotin.

    Albo

Tema të Ngjashme

  1. Principata e Arberit loje shqip online
    Nga Marinbarleti në forumin Lojra në kompjuter
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 19-06-2009, 05:18
  2. Kur Arbërit ishin Venedikas
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 11:45
  3. Tek Arbërit Së Pari Në Europë Praktikohej Heraldika
    Nga Sabriu në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-01-2007, 18:17
  4. Arqipeshkvi Pal Engjelli (1417 - 1470)
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-04-2006, 18:18
  5. Papa Shqiptar Klementi Xi -albani,kuvendi I Arberit
    Nga Kallmeti në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-08-2002, 17:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •