Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    E diela letrare

    Nga GSH
    -------------------

    E Diela Letrare

    Faqe e pergatitur nga Ledia Dushi

    Portrete femrash

    --------------------------------------------------------------------------------

    Gilles Plazy

    Lexuesi i kėsaj faqeje letrare ka pasur tashmė rastin tė njihet me prozėn e shkurtėr tė shkrimtarit francez Gilles Plazy. Nga libri i tij me tregime "Akademia e bushtrave", tė cilin para disa muajsh ai ma dhuroi miqėsisht pa i shkuar nė mendje se njė ditė do ta pėrktheja, kam shkėputur kėto tregime qė, sa herė i lexoj, mė mahnisin me erotizmin dinjitoz e me dinjitetin erotik, me ekspresivitetin lakonik e me lakonizmin ekspresiv, si edhe me stilin tėrė nerv qė fantazisė sonė plot fantazma tė fshehta femėrore i jep pėrmasa estetike tė veēanta.

    Edmond Tupja

    Doloreza

    " Ndoshta s'keni pėr tė mė besuar. Megjithatė… Ekspozita ime e parė doli me sukses. Ē'ėshtė e vėrteta, kisha ditur tė prisja qė tė fitoja njė pėrvojė tė pasur e tė krijoja stilin tim tė sigurt. Prej kohėsh jeta ime kishte kuptim vetėm kėshtu, e tendosur nė kėrkim tė sė bukurės qė dėshiroja ta hidhja nė telajot e mia. Isha pesėdhjetė vjeē dhe kisha pikturuar pa rėnė nė sy, duke ua treguar tablotė vetėm disa miqve, krejt i vendosur qė tė dilja ballas para kritikės dhe publikut vetėm pasi tė kisha fituar besim tė plotė nė frytet e pėrpjekjeve e tė pėr-siatjeve tė mia. Vėshtrimet e para mbi punimet qė kisha ekspozuar treguan se siguria ime nuk ishte pa vend. Njė kritik, me tė cilin u lidh njė miku ynė i pėrbashkėt, u entuziazmua, njė galeri me emėr u bind pa vėshtirėsi qė tė m'i hapte dyert dhe pati lėvdata nė drejtim tė bukurisė sė peizazheve tė mia, ku isha pėrpjekur tė fusja dashurinė pėr natyrėn, besimin nė idenė qė bota e ka njė kuptim, kėnaqėsinė qė isha i gjallė mbi dhé, admirimin pėr detin, malet, fushat, kodrat, drurėt. Nuk ekspozova asnjė portret, sepse ēdo individ qė do tė kisha pikturuar mė dukej tepėr i veēantė, kurse bukuria nuk mund tė ishte, pėr mendimin tim, veēse universale. Para mikrofonit tė njė gazetari, nė prani tė disa personave qė merrnin pjesė nė hapjen e ekspozitės, po i shpjegoja tėrė kėto qė, me sa pashė, e bėnė Dolorezėn tė buzėqeshte. Nuk e njihja kėtė femėr qė me siguroi duke i rėnė drejt se, po t'i jipja mundėsinė, do tė dinte tė mė provonte se e kisha gabim. Ajo ishte e bukur, por duke e pasur mendjen vetėm tek fjalėt e mira qė dėgjoja pėrreth, nuk po e kuptoja sesa lart qėndronte bukuria e saj. Pas darkės, ku ishte ftuar si mikeshė e pronares sė galerisė, ajo mė kėrkoi ta shoqėroja deri nė shtėpi dhe atė ēast pandeha me mendjemadhėsi se kjo i kushtohej famės sime si piktor, por kur u ula, ajo mė tha tė mos lėvizja nga vendi, u zhduk pėr fare pak kohė dhe u kthye lakuriq dhe e mrekullueshme si Venera nė guaskėn e saj ; atėherė e kuptova qė ajo ishte vetė bukuria dhe se kurrė nuk do tė arrija t'ia plotėsoja dėshirėn pėr ta pikturuar. Me t'u kthyer nė studio, i prisha gjithė tablotė e mia, i theva penelat dhe, qė nga ajo kohė, asnjėherė nuk kam shtrydhur as mė tė voglin tub bojrash ".

    Erika

    Fillimisht, pashė vithet e saj. Fenomenale. Ishin njė palė vithe tė madhėrishme, tė begata, tė lakuara aq bukur, qė dilnin aq mė tepėr nė pah qė i pėrkisnin njė femre tė pėrkulur pėr tė marrė diēka pėrtokė. Kush nuk i di ato vitrina, nė qytetet e vendeve veriore, ku vajzat me patentė pėr kėtė punė sfidojnė vėshtrimet e kalimtarėve teksa rrinė nė tė ngrohtė, meqė klima e atjeshme nuk tė lejon tė rrish lakuriq pėrjashta ? Vithet e Erikės, qė binin, pra, tmerrėsisht nė sy, m'i asgjėsuan gjithė mendimet. U zhyta kėshtu nė atė pėrzierje gėzimi e frike qė pėrbėn mrekullinė e seksit. Pa duruar qė tė shihja edhe diēka tjetėr, shtyva derėn aty pranė dhe u gjenda nė prani tė njė mase mbresėlėnėse prej mishi e veshjeje tė mjegullt qė u ēel diku sipėr me njė buzėqeshje si ajo e Kronosit nė ēastin kur do tė shqyente fėmijėt e vet. Atėherė, e pata tė vėshtirė hem tė ecja pėrpara, hem tė zbythesha. Isha paralizuar. Ajo u bė e ėmbėl, uli perden, mė pėrshėndeti siē e kėrkonin rrethanat dhe, pa kėmbėngulur ta paguaja qė pėrpara siē e do zakoni, mė gllabėroi me bollėkun e sisėve tė saj. Nė fillim, pandeha se po mbytesha. U rreka t'i shpėtoja shtrėngimit tė saj, ndonėse ndihesha fajtor qė isha futur atje pa u menduar mirė. Ia arrita t'u rrėshqisja atyre krahėve tė fuqishėm dhe njė minutė mė vonė, pasi u pėrmenda, e pashė veten tė ulur nė buzė tė njė shtrati, me pantallonat e mbledhura shuk tek kėpucėt, ndėrsa ajo femėr e paformė kishte rėnė nė gjunjė e mundohej ta gjallėronte seksin tim qė, nė pikė tė hallit, nuk arriti t'i bindej. Nga zemėrgjerėsia apo ngaqė i vinte rėndė, ajo nuk pranoi ta merrte kartėmonedhėn qė i zgjata me njė ndjenjė turpi, por mė shtyu ashpėr nė drejtim tė portės.

    Filisi

    Ajo ishte vajza e njė kapiteni qė bėnte udhėtime tė gjata dhe e njė kėngėtareje spanjolle. Ardhur nė jetė falė rastėsisė, e cila kishte bėrė qė njė turne koncertesh tė pėrkonte me rrugėtimin e njė transatlantiku, ajo ishte rritur me dado, prindėrit i shihte rrallė, vetėm kur vinin dhe e pėrqafonin midis dy udhėtimesh, kishte jetuar nėpėr konvikte institucionesh fetare, qė gjithmonė ishin orvatur ta hiqnin qafe sa mė shpejt. Pikėrisht nė kėto institucione qė, duke ngatėrruar edukimin me mbarėshtimin, shqetėsohen fare pak pėr zhvillimin e vajzave tė reja dhe parapėlqejnė tė merren me shpėtimin e dyshimtė tė shpirtit tė tyre, Filisi ishte mėsuar t'i donte tė tjerėt siē donte veteveten. Ajo s'kishte pasur nevojė pėr shembullin e keq tė kujdestares sė fjetores dhe kur kjo kishte treguar interesim pėr tė, tashmė vogėlushja u kishte mėsuar disave prej shoqeve tė veta ca pėrkėdhelje qė nuk u kėshillohen aspak atyre femrave qė nuk duan tė pėrfundojnė nė ferr. Ajo u bė shkak pėr disa skandale, madje thuhet se njė kryemurgeshė iku nga manastiri pasi ra nė dashuri me tė nė atė pikė sa u ēmend e nisi tė ulėrinte lakuriq nėpėr korridoret e konviktit. Filisi e ruajti kėtė dobėsi pėr femrat edhe mė vonė, kurse me djemtė pati, sipas gjasės, vetėm disa marrėdhėnie zhgėnjyese, prandaj vendosi t'i gėzohej pėrfundimisht ėmbėlsisė femėrore dhe ėndjeve tė dyanshmėrisė sė pėrkryer. Megjithatė, ajo begeniste tė pėrdridhej, me njėrėn apo tjetrėn prej shoqeve tė saj, nė sy tė atyre meshkujve me tė cilėt tallej duke parė sesa trashanikė tregoheshin me padurimin e tyre, por, si pėrfundim, u ēonte atyre njė budallaēkė, sė cilės i kishte vėnė me pėrbuzje nofkėn " infermierja ".

    Frederika

    Frederika luante rregullisht, madje pa kufizim. Nė kazinon e Knokke-ut, atė ditė kisha mė shumė fat. Sapo isha ndarė nga njė konteshė belge e mėrzitshme nė Bryzh dhe i kisha rėnė gjatė nga bregdeti qė t'i bėja njė vizitė James Ensor-it, ēmenduria zgėrdhirėse e tė cilit mė ngazėllonte. Po luaja pa e pasur mendjen te loja, duke u interesuar mė tepėr pėr lojtarėt e tjerė tė tryezės sesa pėr mėnyrėn sesi rastėsia kthehet nė fat nėpėr sallat e lojrave tė fatit, ndėrkohė qė para meje pullat grumbulloheshin si pėr t'u tallur me mospėrfilljen time. Pothuajse karshi, njė grua e re e pashoqėruar, sė cilės njė vel me pika ia mjegullonte fytyrėn, nuk e fshihte zilinė tek vėrente se po fitoja dhe dukej sikur ēuditej qė gjithė paratė e saj kalonin pa pikė mėshire nga ana ime. Qėndronte me dinjitet, por sa vinte e zbehej. Pinte pareshtur duhan. Dora i dridhej lehtė. Njė fant kupė mė dha mundėsi tė fitoja edhe mė shumė, kurse para gruas nuk tė zinte syri as mė tė voglėn pullė. Ajo rrėmoi me nervozizėm nė ēantėn e saj, pastaj u ēua me vrull, duke mė hedhur njė vėshtrim tė fundit ku - dhe pėr kėtė u binda aty pėr aty - urrejtja e nxitur nga zilia pėrzihej me njė grishje sė cilės iu pėrgjigja vetvetiu duke i shkuar pas disa ēaste mė vonė. U takuam pėrsėri te bari. Besoj se e kam merituar vėrtet tė pi diēka, mė tha, por s'kam mė asnjė kacidhe. Unė porosita njė shishe shampanjė nga ajo qė pi nė raste tė veēanta. Ndihesha nė siklet ngaqė mbarėsia ime kishte si tė thuash pėr themel fatkeqėsinė e saj, kėshtu qė i propozova t'i falja disa pulla. Kjo s'do tė ishte e drejtė, m'u pėrgjigj ajo, mė mirė t'i luajmė me zare. Unė po vė nė lojė tė vetmen gjė qė mė mbetet : vetveten. Ajo humbi, por nuk m'u duk se u trondit shumė dhe pėr asnjė ēast nuk pata pėrshtypjen se po bėja dashuri me njė grua tė detyruar tė vepronte kėshtu sepse nuk po i ecte fati. Pasi ishim zgjuar, me tė mbaruar sė ngrėni mėngjesin e bollshėm, ajo mė tha se nuk kishte asnjė mundėsi tė paguante dhomėn ku kishim kaluar momente shumė tė kėndshme dhe unė i pėrsėrita propozimin qė t'i ndanim bashkė paratė qė kisha fituar. Aspak, m'u pėrgjigj me tė njėjtėn vendosmėri, por do tė luajmė. Meqė s'kam mė ē'tė vė nė lojė, po tė duash, lermė ta filloj pa gjė dhe, nėqoftėse fitoj, do tė pranoj tė mė japėsh disa pulla. Unė humba. Ajo ishte lakuriq dhe e bukur. Vazhduam tė luanim. Bėmė sėrish dashuri. Pėr drekė hėngrėm ca midhje oqeani nė dhomė dhe, pasdite, ajo m'i kishte fituar tė gjitha paratė. Mė dha lėmoshė disa pulla dhe mė flaku jashtė.

    Roksana

    Ka qenė njė kohė kur njė humor makabėr solli nė modė galeritė e gėrmuara nėn qytet nga tė parėt tanė pėr tė zhvilluar fshehurazi rite fetare tė ndaluara. Roksana mė futi atje nga njė hyrje e fshehtė mes gėmushave tė njė parku tė vogėl. Kisha shpresė tė kryeja, me atė qė po mė shėrbente si udhėrrėfyese nėpėr katakombe, atė veprim tek i cili ne, meshkujt, e kemi vazhdimisht mendjen. Ajo ēante pėrpara me sigurinė e asaj qė di se ku shkon, duke e mbajtur lart pishtarin qė ndriēonte kafkat e grumbulluara nė tė dy anėt e galerisė. Mbėrritėm kėshtu nė njė sallė tė rehatshme qė tė befasonte, me qilima tė trashė tė shtruar pėrdhe e qė vishnin edhe muret. Njė femėr e verbėr lakuriqe i binte harpės dhe katėr qen tė mėdhenj bojėhiri, tė lidhur nė njė kangjellė, hungėronin nga padurimi, ndėrsa dikush, tė cilin, siē mėsova, e thėrrisnin Princi i Natės, i pėrkėdhelte pa e pasur mendjen. Roksana, me njė vėshtrim, i bėri tė heshtnin bulldogėt qė i zgjidhi dhe, me njė lėvizje tė shpejtė, shkopsiti fustanin, poshtė tė cilit nuk kishte asnjė veshje tjetėr. Pastaj, iu dha qenve qė, me padurim, filluan ta lėpijnė tė tėrėn. Me gjithė qejf do tė isha shkartisur me ta pėr tė marrė pjesė nė festė e pėr ta ngulur seksin tim nė tė ēarėn e hapur mirė tė kėsaj femre tė ēmendur sikur, qė nė lėvizjen time tė parė, ato shtazė tė mos mė kishin shprehur armiqėsinė e tyre sė cilės do tė kisha bėrė gabim t'i kundėrvihesha. Sa pėr Princin, dukej sikur nuk i bėnte pėrshtypje skena qė po i zhvillohej para syve dhe dėgjonte i mrekulluar muzikėn, sė cilės e verbėra i jepte njė hijeshi qiellore qė e bėnte edhe mė tė pahijshme orgjinė me qentė. Roksana lėshoi njė britmė, unė u shkreha njėkohėsisht me tė, qentė heshtėn dhe ne shkuam tė hamė darkė nė njė birrari ku kishim qoshen tonė.

    ----------------
    "Ferri i Ēarė" del nėpėr librari

    Romani i vėrtetė i Visar Zhitit

    --------------------------------------------------------------------------------

    Alba Malltezi

    Tė fton me delikatesė Visar Zhiti tė udhėtosh nė "Ferrin e Ēarė" tė jetės sė tij. Ashtu, tė mban pėr dore, duke tė treguar plot dinjitet vitet e burgut qė ti, herė-herė duhet tė ndalesh, tė reflektosh e tė pyesėsh: Janė vuajtjet e kėtij njeriu? Nė 450 faqet e romanit tė tij tė vėrtetė, ku ėshtė mllefi? Ku janė akuzat? Ku janė heronjtė? Po e drejta e kėtij shkrimtari pėr tė thėnė: Ne bėmė burg, ne ishim mė tė mirėt! Jo. Asgjė nga kėto nuk do tė gjeni nė librin mė tė fundit tė Visar Zhitit, tė sapobotuar nga "Omsca-1" e tani tė shpėrndarė nėpėr librari.

    Mes njė realiteti qė pėr shumė nga ne tashmė ėshtė akrivuar, lexuesi ka mundėsi tė ndjekė hap pas hapi torturat psikologjike, fizike ndaj njė grupi tė caktuar njerėzish qė mbetėn gjithėsesi tė paprekur nė lirinė e shpirtit tė tyre.

    Ngjarje, vende dhe personazhė realė sillen nga pena e poetit dhe shkrimtarit qė edhe pse protagonist i pjesės mė tė zymtė tė kohės sė diktaturės, herė-herė shkėputet dhe rrefen nė vetė tė dytė apo dhe tė tretė, sikur nuk ishte mes histerisė e ēmendurisė. Kėshtu mundej tė shkėputej e t'i shihte gjėrat nga lart, siē mund tė bėjė vetėm njė shpirt i lirė artisti. Adhurimi pėr Kadarenė, bashkėvuajtjet me vėllezėrit Ngjela, dihatjet e nėnės andej-kėtej pėr tė shpėtuar djalin, verbimi i tė atit e mė pas humbja e tij dhe ajo, vajza e ėndrrės, e brishtė, e bukur qė nuk e braktisi kurrė gjatė burgut e qė mė pas u bė e vėrtetė.

    Visar Zhiti pėrcjell mesazhe tė rėndėsishme pėrmes romanit tė tij tė vėrtetė, por mė i rėndėsishmi ėshtė ai i "Ferrit tė ēarė", si e mbyll dhe librin shkrimtari: "… ndjeve vetminė tjetėr. Njė lloj braktisjeje nga brenda. Absurdin e njerėzve… Dhe u nėpėrmende pa ditur se ku ishe nė ē'kohė, e nė ē'kaos. Cigarja po tė digjte gishtat dhe e shove menjėherė nė taketuken mė tė parė qė pe… Ku shkon? - dėgjove zėra tė zbutur, - mund tė diskutosh dhe ti si ish-i burgosur, takimi ėshtė i hapur. Ndjeve se po zbeheshe duke t'u zbehur gjithēka pėrreth. Jo, tunde dorėn, unė nuk kam qenė (mė) nė burg, ndoshta ishit ju tė gjithė… megjithatė, mėrmėrite me vete, ne ishim mė tė mirė se jetėt tona."

    -----------------
    Nė tempullin e dashurisė

    --------------------------------------------------------------------------------

    Nėse ti the nė fillim se shkaku thelbėsor i rėnies nė burg ishte dashuria, prapė shkak i daljes nga burgu duhet tė jetė dashuria. Dhe ėshtė patjetėr. Jo qė ti tė gjendesh thjesht jashtė mureve tė qelisė ose pėrtej telave me gjemba e sa mė larg tyre. Se burgu mund tė jetė brenda teje, rrethimet e telave me gjemba nxijnė tek tjetri, nė biseda e bėma.

    Ti duhet tė jesh i dashuruar patjetėr, jo vetėm me njerėzit, por dhe me statujat e tyre, me sytė dhe vizatimet e syve, me zėrin dhe muzikėn, me dallgėt qė vijnė drejt teje, jo mė kot vijnė, me pemėt, me pritjen e tyre gjithė fruta, me kuajt, s'ėshtė rastėsi ajo shpinė ashtu, por pėr tė tė mbartur ty, kavalier yjesh, qė patjetėr e di se dashuria i bėri karvanėt e kuajve trena dhe avionė kuajt me flatra, prandaj ti duhet t'i duash tė gjitha, meqė ra fjala, edhe petalet, edhe thonjtė e lyer si petalet, tė duash kėpucėt, tė fėmijėve, kėpucėt qė shkojnė nė takimin e parė tė dashurisė, pse tė mos bėhet njė muze me to, kėpucėt e tė vdekurve, tė duash ecjet, lotėt, ndarjet ashtu si takimet, varret, zogjtė, sa herė tė ka pėlqyer tė jesh i vdekur ose zog, e njėjta gjė janė sigurisht.
    Qė tė mos zgjatem, sepse e dua kohėn tėnde, dua ta lė tė lirė pėr ty, mbushe vetė si tė duash, megjithėse prandaj fola deri tani, se tė dua, dhe ty kėshtu tė duan tė gjithė, zbuloje kėtė gjė, dashuria ka vetėm njė kusht, tė duash pa kushte, tė do dora qė zgjatet si degė drejt teje, statujat kudo, qeni i haresė, kėpucėt dinė ta kthejnė dashurinė, kapelat, varėset, bastuni elegant, kush tha se nuk dinė tė ndjejnė ata, kur gjithēka ėshtė dashuri dhe e gjitha vlen qė ti tė ngrihesh, tė ngrihesh, shpirt i bukur!

    Nuk e di pse thonė: rashė nė dashuri, jam ngritur nė dashuri, duhet thėnė…

    Ti nuk je i burgosur, tė burgosur janė ata qė tė futėn ty nė burg, kėtė e shpikėn pėr veten e tyre, e ndienin qė e meritonin, por s'guxonin ta provonin, se ishin tė dobėt, xhelozė, frikacakė, edhe pse shtireshin si tiranė tė mėdhenj, dhe tė hodhėn ta provosh ti. Nė thellėsi ata donin tė ndėshkonin veten.

    Ti e kalove provėn, edhe atje dashurove fatkeqėsinė tėnde e i dhe asaj dinjitet, sepse dashuria ėshtė dinjiteti i pėrbashkėt, mė hyjnori i atyre qė dashurojnė dhe i atyre qė dashurohen. Mbi tė gjitha ėshtė dritė.

    Dhe skeletet tuaja ndiznin nė mishin e ferrit fosforin e tyre dhe kokėt tuaja majgishėm u shndėrruan nė diej tė dytė pėr njėri-tjetrin. Rrethuar me shkėndija qė digjnin vetveten. Bashkė me flatra tė holla ndjenjash. Dhe mendimesh. Po drita paraprin dashuri tė tjera, vetėm dashuri, tė njėjtė dhe tė ndryshme si fytyrat. Besoi fesė sė dashurisė. Dhe Zoti dashuri ėshtė. Rikthehu te dashuria pėrherė, tek tempulli i saj me kolona tė ajėrta qė bashkojnė tokėn me qiejt. Qė edhe ti tė mund tė bėhesh Zot. S'ka si tė jetė ndryshe, thua ti, kėshtu ka qenė qysh nė fillimin e botės e kėshtu do tė jetė deri nė fundin e saj pa fund.

    Marrė nga "Ferri i ēarė"
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Presidenti i Republikės dje ka vizituar Panairin e Librit

    Alfred Moisiu: "Mė shumė libra pėr turizmin"

    --------------------------------------------------------------------------------

    TIRANE

    Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, vizitoi dje pavionet e Panairit Ndėrkombėtar tė Librit, "Tirana 2002",
    nė Odeonin e Qendrės Ndėrkombėtare tė Kulturės (QNK-sė), nė ditėn e tij tė tretė.

    Duke shfletuar librat e tij mė tė preferuar, ai u shpreh se "panairi ėshtė njė kėnaqėsi imja", ndėrsa ftoi tė gjithė qytetarėt tė ndjekin dhe tė vizitojnė kėtė aktivitet tė rėndėsishėm tė kulturės shqiptare, interes qė, sipas tij, "tregon nivelin e kulturės, etjen pėr kulturė, e cila ėshtė njė pasaportė shumė e mirė pėr tė ardhmen tonė drejt Europės". Presidenti Moisiu vėrejti se "nė Shqipėri ka njė mungesė pėr sa u pėrket botimeve turistike, jo vetėm nė shqip, por dhe nė gjuhė tė huaj. Po kėshtu dhe pėr hartat gjeografike, atlase etj., pėr tė cilat ka njė interes tė madh edhe prej tė huajve qė vizitojnė Shqipėrinė". "Nga bisedat me botuesit nė ēdo stendė kuptova se nė tė vėrtetė ka shumė kėrkesa, veēanėrisht nga tė rinjtė, gjė qė tregon se tė rinia shqiptare ėshtė gjithnjė e etur pėr dije. "

    Panairi ėshtė vizituar po dje edhe nga kryeministri Fatos Nano.

    Berisha, nje mik i librit
    Kryetari i Partise Demokratike Sali Berisha i kerkoi dje qeverise shqiptare qe te ule vleren e taksave ne ngarkim te botuesve. Berisha e mbajti kete qendrim gjate vizites se tij ne Panairin Nderkombetar te librit. "Une si nje adhurues i librit edhe njehere i pershendes dhe me behet qejfi per kete ngjarje. Besoj se eshte njekohesisht nje apel per te gjithe politiken shqiptare, ndaj Qeverise e Kuvendit qe te lehtesojne maksimalisht taksat me tatime shtepite botuese pasi me librin dhe me punen e tyre ata do te ndikojne cilesisht me shume se kushdo tjeter ne formimin intelektual te qytetareve", u shpreh Berisha. Perreth 60 minuta Berisha eshte perfshre ne vorbullen e librave te rinj. Kryetari i opozites pak ka harxhuar dje per preferencat e tij dhe te mbeses se vogel, pasi shumica e prodhuesve kane preferuar qe tia falnin librin. Megjithate, lideri i PD, nuk ka ngurruar per asnje cast qe te fuse sa here perlqente ndonje liber, doren ne xhep, per te nxjerre 1000 lekesha e per te blere librat. Por ndryshe nga te gjitha klientet e tjere, asnje prej shitesve ne pavione te vecanta, nuk i ka marre leke liderit te PD, duke preferuar qe t'ia japin atij dhurate. Ne ndonje rast, Berisha madje ka dhene edhe autografe. Nje cante e madhe me mbi 20 libra ku perfshiheshin enciklopedi, proverva te ndryshme eshte "transportuar" per ne makinen e tij. Berisha deklaroi dje se tashme ai kishte hequr dore nga librat me karakter policiesk. Kjo lidhet edhe me faktin se Berisha nuk eshte aspak i qendrushem ne preferencat e tij. Ai pelqen shkrimtare te ndryshem ne kohera te ndryshme. "Une erdha te bleje libra. Natyrisht pasioni im per librin perfshin nje spekter te gjere zhanresh. Lexoj proze, filozofi, por padyshim nuk jam i shkeputur nga poezia. Dashuria ime ndaj autoreve eshte e levizshme ne periudha te caktuara. Dikur kam dashur shume Dostojevskin, me vone kam pelqyer shume Bajronin. Kam lexuar me pasion te madh Hygone, Kamyne. Nuk i kam qendruar besnik nje autori. Raporti im per librat eshte nje udhetim. Per mua Markesi eshte me i dashuri", shtoi ai.

    N.P

    ---------
    mi.ho.

    TIRANE

    Kėngėtarja e madhe shqiptare Vaēe Zela nderohet me ēmimin "Mikrofoni i Artė" nga festivali i kėngės shqipe nė Kosovė "Polifest 2002".

    "Bordi profesional i festivalit tė kėngės shqipe "Polifest 2002", thuhet nė letrėn qė i dėrgojnė organizatorėt e kėtij evenimenti, ju ka nderuar me Ēmimin Pėr Vepėr Jetėsore "Mikrofoni i Artė". Nė natėn e fundit tė kėtij festivali, qė u zhvillua nė Prishtinė, z.Bexhet Brajshori, ministėr i Kulturės, Rinisė e Sporteve dhe Ēėshtjeve jo Rezidenciale nė Qeverinė e Kosovės, ēmimin e dhėnė pėr JU, ia dorėzoi Zyrės Ndėrlidhėsetė Shqipėrisė nė Kosovė". Letra shoqėrohet me njė kupė tė vogėl nė formėn e njė mikrofoni si dhe me njė ēertifikatė me emrin e Vaēe Zelės, e nderuar me kėtė ēmim. Ēertifikata ėshtė firmosur nga drejtori i festivalit "Polifest 2002", kompozitori i njohur, Naim Krasniqi. Ky ēmim pėrfshihet mes shumė ēmimeve e titujve tė tjerė qė kėngėtarja Vaēe Zela ka marrė gjatė jetės sė saj. Vlerėsimet pėr tė nuk kanė munguar jo vetėm nė periudhėn kur ajo ishte nė kulmin e karrierės, por edhe mė pas, madje edhe tani kur ajo ndodhet larg Shqipėrisė. Qeveria shqiptare e ka nderuar atė, krahas tė tjerave, edhe me dy tituj tė mėdhenj, si: Artiste e Popullit dhe "Mjeshtre e Madhe e Punės". Pėrpara disa kohėsh pėr artisten e madhe ėshtė botuar dhe njė biografi nga Nexhat Agolli. "Magjia e kėngės shqiptare" e ka quajtur Agolli, kėngėtaren Vaēe Zela. Libri ėshtė i shoqėruar me mjaft kujtime tė sjella nga njerėz tė ndryshėm; poezi si edhe kėngė kushtuar kėngė-tares. Monografia pėrmban dhe copėza artikujsh, portretesh e intervistash tė dhėna nga Vaēe Zela nėpėr tė pėrditshmet shqiptare.
    ---------
    periferi

    Njė libėr... pastaj xhinset

    --------------------------------------------------------------------------------

    nga Alba Malltezi
    periferi@hotmail.com

    Njė libėr... pastaj xhinset

    U rikthehemi fjalėve tė njė librashitėsi tė Tiranės, i cili me inat na u pėrgjigj pak kohė mė parė: Kush thotė se shqiptarėt s'lexojnė, se kanė braktisur librin. Njė libėr i mirė "nuk bie nė tokė", e pėrpijnė. Botohet e ribotohet." Nė ditėt e Panairit tė librit, kėtu nė Tiranė, te Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės vizitorėt kuriozė nuk reshtin mes pavionėve tė shtėpive botuese. Prej kohėsh, i kthyer nė tempullin e Panairėve, kryesisht atyre ushqimorė, QNK ose ish-muzeu i Enver Hoxhės, duket i pėrkėdhelur kėto ditė nga njerėzit e librit: Profesorė, studentė, pensionistė, njerėz tė profesioneve tė ndryshme shohin titujt dhe kthejnė librat pėr tė parė ēmimet. I shohin e i rishohin, kalojnė e parakalojnė te stenda me autorin e tyre tė preferuar, kushtojnė, - thonė, - por e dinė se ditėn e fundit tė panairit do ta marrin vendimin "Do ta blej "…Lul Mazrekun" e Kadaresė nė frėngjisht, thotė njė studente, ėshtė i shtrenjtė, por xhinset po i blej muajin tjetėr. Me shumė libra dolėn nga Panairi dhe kryeministri Nano e Xhoana. Tė dhuruara. Ēfarė zilie!

    BURRAT NĖ PIEDESTAL

    Njė ekspozitė e veēantė nė TE & GI: nė telajo bukuria, viriliteti, misteri, trasgresioni mashkullor. "Faces and Friends" (Fytyra dhe miq) ėshtė ekspozita qė propozon piktori i ri grek michail tsakoudakis (kėshtu ka zgjedhur ta shkruajė emrin e tij, me germa tė vogla). Ndryshe nga e zakonshmja, tsakoudakis, merret me burrin, ndoshta i "lėnė pas dore" nė kohėt e gruas-rebele, karrieriste? Piktori grek, i apasionuar dhe pas fotove, do tė pėrgatisė dhe njė album nga Shqipėria. "Nė Greqi janė kuriozė, ē'tė pėlqen nė Shqipėri? - mė thonė, - Do tė bėj shumė foto tė bukura e do t'ua tregoj. Do tė mė besojnė".

    ---------
    Tragjikomedia "Kopshti me dallėndyshe" do tė shfaqet nė Athinė pėr emigrantėt shqiptarė, nė datat 6 dhe 7 dhjetor
    "Dallėndyshet" e Londos, nė fluturim drejt Athinės

    "Kopshti me dallėndyshe", tragjikomedia qė ėshtė vėnė nė skenėn shqiptare nga regjisori Kiēo Londo, do tė udhėtojė sė shpejti drejt Athinės. Kėshtu, vepra do tė kthehet nė skenėn, nė tė cilėn, vite mė parė, njohu premierėn e saj botėrore, vetėm se kėtė herė nė gjuhėn shqipe. I ftuar prej kohėsh nga vetė dramaturgu i kėsaj pjese, Cikliropulos, regjisori Kiēo Londo dhe trupa e aktorėve do tė japin shfaqje pėr dy ditė rresht nė Athinė, nė teatrin "Knosos", mė datat 6 dhe 7 dhjetor tė kėtij viti. Drejtori i kėtij teatri, z.Ganges, qė ėshtė njė tjetėr mbėshtetės pėr kėtė shfaqje, ka qenė aktori kryesor qė ka luajtur nė premierėn e parė tė "Kopshtit me dallėndyshe", dhėnė nė vitin 1996 (nė Athinė). Siē shprehet vetė regjisori Kiēo Londo: "Kjo premierė qė do tė jepet nė Athinė, ėshtė programuar enkas pėr emigrantėt shqiptarė qė jetojnė atje. Mė pas, ne do ta shfaqim "Kopshtin me dallėndyshe" edhe nė Prishtinė dhe nė Shkup". Mė pas ai shton se ndihmė tė madhe pėr kėtė turne i ka ofruar edhe Lidhja e Artistėve tė Teatrit grek, e kryesuar nga dramaturgu Jorgos Shkurtis.
    Pėr informimin e gjithė spektatorėve shqiptarė qė mund ta ndjekin kėtė shfaqje nė Athinė, do tė zhvillohet njė fushatė reklamash sidomos nė televizionin publik shqiptar nė programin satelitor, si dhe nė disa kanale televizive greke.
    Kėto shfaqje, qė janė programuar tashmė pėr turne jashtė Shqipėrisė, siē shprehet vetė regjisori Kiēo Londo, janė vazhdė e turneut tė gjatė nėpėr shumė qytete tė Shqipėrisė, ku Teatri Kombėtar ka dhėnė deri tani njė numėr tė madh shfaqjesh. Parė si njė ndėr rrugėt e vetme pėr tė mbajtur gjallė jetėn artistike tė Teatrit Kombėtar, ndėrsa nė teatėr restaurimi e ka penguar sallėn e shfaqjeve, me kėto turne, janė realizuar rreth 20 shfaqje vetėm nė dy muaj. "Ėshtė ky njė numėr mė i madh shfaqjesh se ē'ėshtė ngjitur nė skenė nga Teatri Kombėtar prej tetė muajsh gjatė gjithė sezonit tė kaluar, ku shėnohen gjithsej 18 shfaqje",- thotė Londo. Dhe tė gjitha kėto janė shfaqje turne, traditė kjo e braktisur prej vitesh nė Teatrin Kombėtar. "Nė Sarandė kishte 30 vjet qė ky teatėr nuk jepte shfaqje, nė Gjirokastėr 26 vjet, nė Korēė 16 vjet e nė Shkodėr 18 vjet",-pohon Londo. Ndėrsa, nė kėta dy muaj, me tri shfaqjet qė kanė qenė nė turne: "Kopshti me dallėndyshe, "Apologjia e vėrtetė e Sokratit" dhe "Mbreti po vdes", jeta artistike nė kėto rrethe ėshtė ngjallur paksa.
    A.Peēi
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  3. #3

  4. #4

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    gaz shqip

    ......

    E Diela Letrare

    Faqe e pergatitur nga Ledia Dushi

    ROJTARI

    ----------------------------------------

    Gazmend Krasniqi

    tregim

    U lind nė Shkodėr mė 1963. Ai shkruan poezi dhe prozė. Ndėr veprat e tij mund tė pėrmendim Na ishte njė tors dashurie, Princesha kėmbėzbathur, Skodrinon etj. Krasniqi gjithashtu ėshtė edhe piktor.

    Pėr pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tij kam treguar nė njė roman tė quajtur "Fundi i botės" e, meqė ato gjėra janė thėnė njėherė dhe kėto qė mbeten pėr t'u thėnė pėr ēastet e fundit tė jetės sė tij mund tė rrinė fare mirė si rrėfim nė vete, e shoh tė arsyeshme tė mos e mėrzis gjatė lexuesin, qė edhe kėshtu ka tė drejtėn e tij (nėse ai ėshtė njė lexues i mirė i poezisė) pėr tė shprehur rezervat pėr artin e prozės, ose, mė saktė, pėr artin tim tė prozės. Kjo ėshtė njė punė e nisur dhe, siē ndodh rėndom edhe me mua, po pėrpiqem t'i shkoj nė fund, duke hyrė nė temė menjėherė, sapo tė kem kapur ēastin e duhur tė rrėfimit. Mendoj se e kam parasysh atė: silueta elegante e njė vajze rrėshqiti pėrmes shelgjeve buzė Urės sė tė Mbyturve, po rojtari i urės s'lėvizi as nga parmaku ku ishte mbėshtetur, vetėm sa e pa me indiferencė, siē mund tė shihet njė re e largėt qė kalon nė punėn e saj: ēiftet linin shpesh takim aty rrotull, por askush nuk bėnte ndonjė veprim tė tepėrt, sepse ishte e qartė pėr tė gjithė qė ndalohej kalimi mbi urė. Megjithatė, siē ia donte puna dhe siē i qe bėrė ves i pashqitshėm prej pėrvojės sė gjatė (e ruante qė nga rinia e tij atė urė dhe vazhdonte ta ruante me zellin e parė), rojtari i mprehu veshėt mirė, qė tė kapte edhe mė tė voglėn zhurmė tė dyshimtė. Emri i kobshėm urės i qe vėnė shumė kohė mė parė se tė fillonte ta kryente ai atė detyrė (ka qenė njė kohė kur shumė njerėz shkonin me kėmbėt e veta e i jepnin fund jetės duke u hedhur prej parmakėve tė saj), ndėrsa gjatė shėrbimit tė tij nuk dihej asnjė rast: ai bėnte njė punė shembullore, tė lėvduar gjithmonė prej autoriteteve, gjė qė e gėzonte pa masė, si ēdo njeri me botė tė varfėr, pa ndonjė lloj ngjarjeje pėr t'u vėnė nė dukje. Megjithėse flitej se qe shumė i moēėm, askush s'dinte tė thoshte pse s'kishte dalė nė pension, sepse askush s'ia pėrcaktonte dot moshėn e saktė. Nuk i bėhej vonė nėse flitej ndokund keq pėr tė (nė gazeta e libra, i pat thėnė dikush), ai ua linte kėtė punė nė dorė autoriteteve: i qe ngarkuar njė punė dhe ai e kryente atė me devotshmėri, siē do tė kryente ēdo punė tjetėr qė mund t'i ngarkohej. Prandaj kur pa se, pėr ēudi tė tij, vajza po ecte me nxitim drejt urės, me njė pamje qė s'para tregonte lumturinė e takimit tė dashurisė, por qe aq e hutuar sa nuk e dinte se ku po shkelte, ai u trondit dhe thuajse e humbi pėr njė ēast nga e papritura, sepse nuk donte ta besonte qė mund t'ia cėnonin ndonjėherė namin e madh prej tė pathyeshmi. Pėr njė ēast mendoi qeshjen me tė cilėn ajo do tė shfajėsohej pėr shakanė e rėndė qė kishte bėrė dhe sa vend mund tė kishte mbetur brenda tij pėr tė pranuar kėtė shaka, prandaj fillimisht nuk tregoi forcėn e duhur pėrballė pėrplasjes sė saj mbi tė, por vajza e re, pėr fat, qe peshė e lehtė dhe ai e zuri mirė prej rrobash, megjithėse u ndodh para ushtrimit tė njė force thuajse mbinjerėzore dhe njė agresiviteti tė papėrballueshėm. Nga frika se mos i ikte, atij iu desh tė pėrmblidhte tė gjitha forcat, por kur filloi ta lironte pak nga pak, vuri re se ajo nuk po tregonte shenja ikjeje, madje sikur po ndjehej mirė me kokėn e zhytur nė gjoksin e tij prej plaku. Ndėrsa ai vetė filloi tė ndjehej keq: era e harruar e femrės po e shqetėsonte nė mėnyrė tė papėrballueshme shpirtin e tij tė tharė prej asketi. Nuk i kishte shkuar ndėrmend se erėn e gruas sė vdekur shumė e shumė vite mė parė mund ta gjente te njė femėr tjetėr, krejt e panjohur, prandaj gjaku i rrihte me shqelma nėpėr damarėt e plakur, por ai, i mėsuar gjithė jetėn tė fashiste ndjenjat dhe dėshirat, e zotėroi veten e, meqė kjo qė po i ndodhte i dukej njė turp, mori ta shqiste kokėn e vajzės nga gjoksi.

    Pas pak e kuptoi se asnjėherė tjetėr nė jetėn e tij nuk ishte ndodhur mė ngushtė: i duhej mė shumė forcė pėr ta shqitur, se sa iu desh pėr ta mbajtur. Nga ana tjetėr, flokėt e vajzės aromonin si karafilė dhe ia turbullonin shpirtin me njė etje tė fjetur lumturie, me njė shqetėsim tė hollė e dėshirė tė paqartė, midis mallėngjimit e gėzimit, sa pėrbrenda tij buronte ndjenja e pashpjegueshme qė tė hapte dyert e njė ėndėrre tė ēuditshme, ku kėrkonte harresėn e njė mjerimi tė gjatė dhe dėshironte plotėsimin e njė shprese. Mendja, qė i punonte rrėmbimthi pėr tė shpėtuar njėherė e mirė nga ajo ngatėrresė e papėlqyeshme, e shtyu tė bėnte provėn tjetėr tė shqitjes dhe, kur s'ia doli, e kujtoi se ēfarė kish dėgjuar pėr ato femrat qė dridhen pa shėrim duke tė mbetur nė dorė, harroi, apo mė drejt s'pati kohė tė mendonte, qė mund ta shihnin tek e zhvishte, sepse flokėt e saj, qė i ngatėrroheshin nėpėr fytyrė, si dhe era e trupit tė njomė vajzėror e flakėn shumė vite pėrpara nė kohė, duke e bėrė tė paaftė tė arsyetojė mė: ēdo lėvizje e tij qe e pakontrolluar.

    Pak ēaste mė vonė, tek shihte vajzėn se si rrėshqiste pėrmes shelgjeve, edhe ai desh tė lėvizte, por e ndjeu se iu rėndua trupi i tėri, se e kapi njė plogėshti e padurueshme dhe njė dėshirė vaji, se hidhėrimi dhe pezmi iu ngjitėn pėr t'ia lidhur nyje fytin. Deshi tė lėvizte, por kėmbėt s'i punonin, deshi tė pėrfytyrojė veten sipėr asaj vajze dhe tė rijetojė muzikėn e atij ēasti, por shpirti i mbytur me pezm e rrėnonte: e kaploi njė trishtim dėrmues dhe ndjenjat e reja qė jetonin brenda tij e trembnin, sikur shpirti i tij s'do tė gjente prehje kurrė.

    Silueta e vajzės qė po largohej e bindte se ajo kishte qenė aty, por ai s'donte tė besonte se mund tė kishte ndodhur gjė, sepse ishte vetėm faji i imagjinatės sė tij tė sėmurė: pėr jetėn e tij asketike bota qe njė kapicė kotėsirash, nė sytė e tij bota qe njė zbrazėti. Kishte qėlluar tė vinin aty gra shumė tė bukura, qė e kishin provokuar me gjithēka, por ai, i ndjerė i sigurtė me jetėn e vet, nuk qe tunduar kurrė dhe nuk besonte se mund ta turbullonin ca gjėra pa kuptim, prandaj bėri ca vajtje-ardhje mbi urė, duke besuar nė gjetjen e qetėsisė, edhe pse gjithēka e jetuar nė ato ēaste ia rėndonte zemrėn me forcė tė tmerrshme, me forcėn e diēkaje tė ardhur nga njė largėsi e pafundme: ndėrsa bota e sigurisė qe shembur nė gėrmadha, njė botė e mohuar prej tij kishte shfryrė hakmarrjen e vet. Herė pas herė dėgjonte veten tė psherėtinte nga ankthi, ndaj mendoi se do tė bėnte mirė tė flinte njė copė herė, vetėm gjumi mund t'ia qetėsonte nervat e copėtuara, por sapo hyri nė kasollen e tij, doli prej andej edhe mė i turbulluar, duke parė urėn dhe ujin poshtė saj, tek e thėrrisnin me mijėra duar, tek i premtonin se vetėm ato do ta shpėtonin nga vuajtja.

    U kujtuan pėr tė kur ia gjetėn trupin nė det, mijėra kilometra larg Urės sė tė Mbyturve. Nė dhėmbė mbante zemrėn e njė peshkaqeni.

    ------
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

Tema tė Ngjashme

  1. A Mund Te Zgjerohet Baza Dialektore E Shqipes Standard?
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 17:04
  2. Baza dialektore e gjuhės standarde
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  3. Letėrsia shqiptare: probleme teorike-kritike nė gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56
  4. Njė tezė e Selman Rizės pėr gjuhėn letrare shqipe
    Nga shendelli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-10-2003, 12:09
  5. Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 09-06-2002, 14:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •