Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Serbët, thikë në zemër shqiptarit

    KRIMI / Itali: Autori i vrasjes kërkoi të përballej pasi e la e dashura për emigrantin

    Serbët, thikë në zemër shqiptarit

    I dashuri i vajzës me të cilën u fejua ekzekutoi 20-vjeçarin


    Jeta e një emigranti shqiptar të ligjshëm në Itali, ka marrë fund gjatë rrugës për në spital. Ai u qëllua tri herë me thikë nga një grup personash sllavë në një zonë të Parmës në Itali.

    Pothuajse të gjitha mediat italiane kanë publikuar dje lajmin për vrasjen e shqiptarit. Një krim i cili sipas deklarimeve të para të policisë ka pasur motive sentimentale. Pasi është qëlluar dy herë në krah dhe një herë në zemër, emigranti shqiptar, i ligjshëm në Itali, me iniciale A.O, nuk ka mbërritur i gjallë në spital. Plagët kanë qenë vdekjeprurëse. "Edhe pse nuk kishin kohë që ishin bashkë, e fejuara me origjinë sllave ndikoi në fundit tragjik të shqiptarit 20-vjeçar", shkruanin dje mediat italiane. Sipas tyre, vrasja ndodhi pas një sherri mbrëmjen e së martës, më 15 gusht, mes dy grupeve: sllavë dhe shqiptarë. Shqiptari nuk kishte shumë kohë që ishte fejuar me vajzën me origjinë sllave. Sipas policisë, duket se vajza ishte arsyeja që dy grupet janë përballur në një qoshe të rrugës "Venezia", pranë një parkingu në Parma. Banorë të zonës kanë lajmëruar policinë pasi kanë dëgjuar zhurmën e krijuar në vendngjarje. Lajmërimi ka qenë me vonesë dhe nuk ka krijuar mundësi për shpëtimin e jetës së shqiptarit. Ai, siç deklaroi policia, nuk kishte asnjë precedent penal të mëparshëm.

    Përleshja

    Sipas policisë italiane, dy grupet rivale do të përballeshin për një "larje hesapesh" dhe arsyeja e vërtetë ishte pikërisht ajo sentimentale. Në grupin sllav bënte pjesë edhe ish i fejuari i vajzës, që kohët e fundit ishte fejuar me emigrantin shqiptar. Vajza dyshohet se ka qenë shkaku i sherrit mes dy grupeve. I dashuri i saj i mëparshëm siç duket nuk e ka kapërcyer lehtë faktin që e fejuara e kishte lënë për t'u lidhur me një shqiptar. Ish i dashuri i vajzës ka zgjedhur rrugën e duelit me shqiptarin. Dy personat, të shoqëruar edhe nga një grup miqsh, janë takuar pranë një parkingu në rrugën "Venezia". Ngjarja ka rrjedhur në disfavor të 20-vjeçarit shqiptar. Në grindje e sipër, djali me origjinë sllave e ka goditur shqiptarin dy herë me thikë në krahun e djathtë dhe më pas i ka dhënë goditjen fatale në zemër. Dëshmitarët thanë se kur ambulanca mbërriti në vendin e ngjarjes, shqiptari ishte i shtrirë përdhe dhe i rrethuar nga një pellg i madh gjaku. Megjithatë ai vazhdonte të jetonte. Vdekja u konfirmua gjatë rrugës për në spitalin "Maggiore". Emigranti shqiptar jetonte prej vitesh në qytetin e Parmës bashkë me familjen e tij. Ai punonte në një fabrikë të qytetit. Policia tha se viktima ka pasur një jetë të qetë dhe pa probleme. Policia deklaroi se po vazhdon hetimet, megjithatë nuk ka asnjë gjurmë të vrasësit. Ai së bashku me anëtarët e tjerë të grupit të tij janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pa lënë asnjë shenjë.


    Gazeta PANORAMA
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Une s'kuptoj se pse titulli artikullit i vihet"SERBET THIKE NE ZEMER SHQIPETARIT"nese arsyeja e krimit s'ka asnje baze konfliktesh etnike?Hajde e kuptoje dynjane...Kur sheh titullin ke pershtypjen sikur e vrane vetem ngaqe ishte shqipo por kete e paskan zene me qepe ne dore me dashnoren e tjetrit.
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Motivimi nuk ka qene se dashnorja e tij e ka lene ate per tjetrin, por se dashnorja e tij serbe e ka lene per shqiptarin. Prandaj, motivi eshte kryekeput etnik.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Një krim i cili sipas deklarimeve të para të policisë ka pasur motive sentimentale.]
    Ca ka ketu motive etnike?Se une se kuptoj!Ndoshta do benit mire te mos mundoheshit te nxirrni nga cdogje motive etnike.Kapet aty e grinden dy kalamaj 20 -vjecare ngaqe njerin e kane kap me qepe ne dore me dashnoren e tjetrit dhe o burra,motive etnike.Kalamajve te sotem nuk ju kane mesuar te mos merren me te fejuarat e te tjereve?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Blue_sky : 17-08-2006 më 09:00
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Citim Postuar më parë nga Blue_sky
    Kur sheh titullin ke pershtypjen sikur e vrane vetem ngaqe ishte shqipo por kete e paskan zene me qepe ne dore me dashnoren e tjetrit.
    Jo nuk e kanë kapur këtu me qep në dorë sepse viktima ka qenë i fejuar me atë vajzën, pra nuk e kanë kapur me dashnoren e tjetrit. Inati këtu ka lindur pse vajza ka vendosur të largohet nga ai tjetri dmth vrasësi në këtë rast dhe të merr shqiptarin, viktimën më pas!
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Në grupin sllav bënte pjesë edhe ish i fejuari i vajzës, që kohët e fundit ishte fejuar me emigrantin shqiptar.
    Ajo vajza ka qene e fejuar njehere me vrasesin.Tani skenari i vetem qe mund te imagjinoj eshte ai i frekuentimit te kesaj vajzes gjate lidhjes te saje me kete Serbin ndryshe s'do kishe patur ndokush nevoje te "lante hesape."

    Pune kalamajsh hesapi.Shpresoj vetem qe autoret te denohen sipas ligjes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Blue_sky : 17-08-2006 më 09:11
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  7. #7
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anëtarësuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    Ncncncnc. As ne Itali nuk u gdhenden keta derra (per serbet e kam fjalen)? Me vika keq per kete familjen e djalit shqiptar se paska qene edhe i urte e pa probleme. Ngushellime per te ndjerin dhe vrasesit marrshin denimin e merituar!
    Homo sum; humani nil a me alienum puto.

  8. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Thuhet qartë më lartë ISH I FEJUARI, dmth në të kaluarën ajo vajza ka qenë e fejuar me atë djalin dmth vrasësin dhe më pas ishte fejuar me shqiptarin. Më nuk ka se çka të përzihet ai sërbi në punët e ish të fejuarës së tij, se ajo a merr shqiptar, kongolez apo afrikan. Në këtë rast po të ishte ri-fejuar ajo vajza me një italian asgjë nuk kishte ndodhur sepse italiani t'a çanë kokën më dyshë, e jo si ky emigranti shqiptar hallexhi që ka rënë pre e nacionalizmit famëkeq sërb!

    Tash çka mund të quash tjetër këtë rast, pos punë inati dhe xhelozi nacionaliste?


    Shqipoja s'ka kokrrën e fajit, më i aftë kah dashnija, ka zënë gocën, e ka bërë për vete dhe perdja bie, filmi mbaron!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Davius : 17-08-2006 më 09:17
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #9
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Një krim i cili sipas deklarimeve të para të policisë ka pasur motive sentimentale
    Kalofshi bukur se ju s'doni te merrni vesh dhe jo qe s'dini!Hiqni para-syte ne ca raste,keshtu mund te evitoheshin shume konflikte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Blue_sky : 17-08-2006 më 09:21
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  10. #10
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Nuk mund të mbyllim sytë para këtyre krimive monstruoze që i behen gjakut shqiptar, kështu duke u munduar të bëhemi sa më tolerant, të gjithë na kanë hipur mbi kokë dhe tallen me ne si j'ua do qejfi!
    My silence doesn't mean I am gone!

  11. #11
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Kush tha te mbyllesh syte para krimeve monstruoze?Deno aktin por mos i jep nuanca etnike dhe rasteve me banale kur dy post-adoleshente grinden ne thika si banda babuinesh per motive te dobeta!!
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  12. #12
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anëtarësuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    Po edhe sikur ky djali shqiptar te ishte "perziere" qe ne kohen kur cifti serb te ishte i fejuar mua nuk me duket arsye e shendoshe per te vrare nje njeri. Ne fakt asnje arsye ne bote nuk eshte e mjaftueshme per ti marre jeten nje tjetri aq me pak nje te pafajshmi. Sa cifte ka qe ndahen? Sa prej ketyre jane te martuar dhe me femije? Cfare rendesie ka kur dhe si dashurohen dy te rinj? C'do te thote kjo qe hajde o burra te vrasim ate qe na ndau? Jo vetem se krimineli ishte serb por edhe pse eshte serb opinioni shqiptar nuk duhet te rri kaq indiferent. E imagjinon c'do te ishte bere sikur e kunderta te kishte ndodhur?
    Homo sum; humani nil a me alienum puto.

  13. #13
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga Inteligjentja
    E imagjinon c'do te ishte bere sikur e kunderta te kishte ndodhur?
    Edhe Xhorxh Bushi, Kofi Anan, Toni Bler, Solana, etj. do ta kishin marre vesh .
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  14. #14
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Citim Postuar më parë nga Davius
    KRIMI / Itali: Autori i vrasjes kërkoi të përballej pasi e la e dashura për emigrantin

    Serbët, thikë në zemër shqiptarit

    I dashuri i vajzës me të cilën u fejua ekzekutoi 20-vjeçarin


    Jeta e një emigranti shqiptar të ligjshëm në Itali, ka marrë fund gjatë rrugës për në spital. Ai u qëllua tri herë me thikë nga një grup personash sllavë në një zonë të Parmës në Itali.

    Pothuajse të gjitha mediat italiane kanë publikuar dje lajmin për vrasjen e shqiptarit. Një krim i cili sipas deklarimeve të para të policisë ka pasur motive sentimentale. Pasi është qëlluar dy herë në krah dhe një herë në zemër, emigranti shqiptar, i ligjshëm në Itali, me iniciale A.O, nuk ka mbërritur i gjallë në spital. Plagët kanë qenë vdekjeprurëse. "Edhe pse nuk kishin kohë që ishin bashkë, e fejuara me origjinë sllave ndikoi në fundit tragjik të shqiptarit 20-vjeçar", shkruanin dje mediat italiane. Sipas tyre, vrasja ndodhi pas një sherri mbrëmjen e së martës, më 15 gusht, mes dy grupeve: sllavë dhe shqiptarë. Shqiptari nuk kishte shumë kohë që ishte fejuar me vajzën me origjinë sllave.


    Gazeta PANORAMA
    Eh,dashte Zoti qe vrasje te tilla te ndodhin me shpesh!Dikur,dikur kur te lodhen dhe te shtrihen teresisht pertoke shqiptaret e "parkut evropian"do te binden me ne fund qe nga sllavet ,femrat dhe mashkujt e tyre duhet te largohen large aq gjate gjersa keta te dytet te behen evropiane e jo bisha te karpateve!I vrari "na i paste marre te ligat"!

  15. #15
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anëtarësuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Edhe Xhorxh Bushi, Kofi Anan, Toni Bler, Solana, etj. do ta kishin marre vesh .
    Opo aq eshte lule! Thuaj qe do suleshin nja 100 shkjej per te bere kasaphana ne kurriz te shqiptareve me rastin e incidentit! Plus qe shqiptaret kudo qe jane do diskretitoheshin edhe njehere para opinionit nderkombetar! Edhe do degjonim pastaj serb e greker qe do pershkruanin natyren mizore shqiptare! Per te mos folur per ndihmat qe do na hiqeshin e ku di gje une! Ose me ne fund "politikanet" shqiptare do vendosnin te shisnin ndonje mal a ndonje koder tek fqinjet per "demshperblim".
    Homo sum; humani nil a me alienum puto.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2005
    Postime
    117

    Do te vije ajo dite

    Sa ta marre edhe Kosova pavaresine se pastaj do ta shohin serbet se kujt i thone Shqipetar. Kemi me jua liru ............. tokat ku ti ken.

Tema të Ngjashme

  1. Mirë se të urdhëroni në sofrën e Dibrës së madhe e të vogël
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 129
    Postimi i Fundit: 17-05-2010, 17:53
  2. Kush janë Dibranët ?
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  3. Raporti Zyrtar, Ja masakrat serbe të 1913 në Dibër
    Nga Apollyon në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 09:44
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  5. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •