Close
Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 192
  1. #61
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Vlorë, policia zbulon në një banesë 170 kg hashash

    Vlorë- Një sasi e konsiderueshme hashashi është zbuluar sot në një prej pallateve të reja në rrugën Transballkanike.


    Anila Peçi
    Shtune, 29 Nentor 2008 17:35:00

    Vlorë- Një sasi e konsiderueshme hashashi është zbuluar sot në një prej pallateve të reja në rrugën Transballkanike. Sasia prej 170 kg hashashi është zbuluar rastësisht në orët e paradites.

    Efektivëve të grupit të gatshëm që kanë kaluar përgjatë rrugës Transballkanike, u është tërhequr vëmendja nga një litar i gjatë që varej nga ballkoni i katit të pestë. Duke menduar për ndonjë tentativë vetëvrasje, apo edhe vjedhjeje, efektivët kanë njoftuar sallën dhe specialistë të policisë kanë mbërritur pranë banesës.

    Ata kanë shqyer derën, pasi nuk ka patur njeri në të dhe kanë parë se brenda apartamentit kishtenjë sasi rreth 170 kg hashash. Gjithë sasia ishte e paketuar në qeska të tejdukshme, e sistemuar më pas në plasmas të mëdhenj si dhe çanta.

    Në banesë kanë mbërritur gjithashtu ekspertë, të cilët kanë bërë gjithë matjet e duhura, në ndihmë të gjetjes së autorësisë. Mësohet që ngjarja t’u ketë tërhequr vëmendjen edhe autoriteteve të policisë së Vlorës, të cilët janë parë në orët e paradites në zonë.

    Sipas banorëve të pallatit, banesa në fjalë ishte marrë me qira nga një 27-vjeçar nga Delvina, i cili jetonte me një studente. Sipas dëshimive një ditë më parë në banesë janë dëgjuar britma dhe fjalë, çka ka vënë në dyshime blutë, se brenda saj mund të ishte mbyllur forcësisht ndonjë person, për nga edhe gjurmët e litarit që kanë mbetur ditën e sotme.

    Policia ka shoqëruar për ngjarjen dy persona, ndërsa po heton për zbardhjen e plotë të saj.

    Shekulli

  2. #62
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Droga e Lazaratit kapet ne Sarande, do trafikohej me gomone ne Itali

    E Hene, 29 Dhjetor 2008

    Sarande- Nje sasi prej 215 kg kanabis sativa eshte kapur mbremjen e djeshme ne segmentin midis fshatrave Vrine dhe Ftele te Sarandes, ndersa dyshohet se kishte destinacion Italine. Pese persona jane shoqeruar gjate operacionit te uniformave blu te policise se Vlores, i koduar "Kunderpergjigjja e Dyte", nderkohe qe mesohet se narkotiku ishte blere ne fshatin Lazarat te Gjirokastres. Burime zyrtare bene me dije se aksioni perfundoi rreth ores 19:00 dhe ne te u angazhuan rreth 50 forca dhe agjente. Droga ishte futur ne 8 canta me ngjyre te zeze dhe mesohet se ishte ne gjendje cokollate, ndersa ishte transportuar me nje furgon. Burime policore bene me dije se per te zbuluar kete rrjet jane perdorur pergjime ambientale dhe telefonike, kurse emrat e te dyshuarve jane mbajtur sekret ne momentin e pare, pasi jane vetem te shoqeruar dhe priten zhvillimet e metejshme te hetimeve. Investigimi kishte nisur nje muaj me pare nga agjentet, pikerisht kur sapo perfundoi edhe operacioni i koduar "Kunderpergjigjja e Pare", gjate te cilit u kapen 283 kg kanabis sativa qe vinte nga Lazarati dhe u prangosen pese te dyshuar. Dy nga ata u lane per hetim ne gjendje te lire prej gjykates, kurse tre jane ende ne proces gjyqesor ne gjendje arresti me burg. Gjate peshimit te droges se kapur dje ne afersi te fshatit Ftele te Sarandes, ekspertet shenuan 215 kg kanabis sativa e presuar, ndersa ndodhej vetem 150 metra larg detit Jon, nga ana veriore e fshatit. Droga ishte e braktisur ne mes te shkurreve dhe mendohet se ishte lene ne pritje te ndonje gomone qe vinte nga brigjet greke dhe me pas te trafikohej drejt Italise.

    B.Bejko

    KJ

  3. #63
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Kapen 194 kg mariuanë në Gjirokastër, 3 në pranga

    Sasia e drogës është sekuestruar në dy raste të ndryshme, në tentativë për të kaluar në drejtim të shtetit grek. Në aksionin e parë u bllokuan 96 kg drogë, ndërkohë që autorët mundën të largohen, kurse në të dytin u sekuestruan 98 kg dhe u arrestuan tre trafikantët.

    Entela Bani
    Diel, 04 Janar 2009 12:49:00

    Gjirokastër- Policia e Gjirokastrës ka bllokuar 194 kg lënë narkotike e llojit mariuanë dhe ka vënë në pranga 3 shtetas te akuzuar si trafikantë.

    Sasia e drogës është sekuestruar në dy raste të ndryshme, në tentativë për të kaluar në drejtim të shtetit grek. Në aksionin e parë u bllokuan 96 kg drogë, ndërkohë që autorët mundën të largohen, kurse në të dytin u sekuestruan 98 kg dhe u arrestuan tre trafikantët.

    Sipas burimeve policore të Gjirokastrës njësiti i shërbimit të Policisë Kufitare të Stacionit të Policisë Kakavije, gjatë kryerjes së shërbimit, duke vëzhguar me kamera termike, përballë fshatit Pepel, të komunës Dropulli i Sipërm,në vendin e quajtur diga e liqenit Pepel, ka konstatuar 2 personatë cilët po transportonin me një kafshë dore (mushkë), disa çanta shpine dhe po lëviznin në drejtim të kufirit jeshil me shtetin grek.

    “Në momentin që njësiti i shërbimit të policisë kufitare është afruar dhe iu ka bërë thirrje të ndalojnë, këta shtetas kanë lënë kafshën e dorës (mushkën me gjithë ngarkesë) dhe janë larguar me vrap në drejtim kodrave , duke përfituar nga errësira dhe moti shumë i keq”- thanë burimet, duke shtuar se në ndihmë të tyre kanë shkuar rreth 40 forca policie që kanë bërë rrethimin e zonës .

    Në mushkë ishin të ngarkuara 4 çanta shpine me ngjyrë të zezë, ku brenda tyrekishte pakonë formë cilindrike të mbështjella më letër natriban të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar si Mariuanë.

    Në secilën çantë kishte nga24 pako me peshe një kilogramë secila ku pesha e përgjithshme rezultoi të ishte 96 kilogramë. Ndërkohë që autorët e këtij trafiku ende nuk janë kapur.

    Mëngjesin e sotëm, policia në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë operativepër një sasi të konsiderueshme lënde narkotike që po transportohej nga fshati Lazaratnë drejtim të Korçës, kanë zhvilluar një operacion të koduar“Starkingu”, për goditjen e këtij trafiku.

    Si rezultat i këtij aksioni u bë e mundur që në qytetin e Gjirokastrës, në aksin rrugor nacional, të kapeshin në flagrancë 3 shtetas së bashku me mjetet e tyre dhe lëndën narkotike. “Në pranga u vunë shtetasit, Erion Latka, i datëlindjes 1983; Elton Hodollari, i datëlindjes 1971 dhe Gerti Miho, i datëlindjes 1979, të tre lindur dhe banues në Korcë”- thanë burimet policore.

    Shtetasi Elton Hodollari po drejtonte mjetin tip Furgon me targa KO 71 49 A, pronë e shtetasit Erion Latka, ku mbrapa sediljes ishte improvizuar një dhomë e fshehtë e salduar me fletë llamarine e cila shërbente për të fshehur lëndën narkotike.

    Nga këqyrja që iu bë mjetit rezultoi se në këtë dhomë të improvizuar u konstatuan 98 pako në formë cilindrike të mbështjella me letër natriban me peshë një kilogramë secila, ku pesha e përgjithshme rezultori të ishe 98 kilogramë .

    Shtetasi Gerti Miho, i cili drejtonte automjetin tip BMV me targa KO 68 28 A, udhëtonte së bashku me shtetasin Erion Lakta, duke bërë shoqërimin e automjetit tip furgon ku ndodhej lënda narkotike.

    Trafikantët kanë shfrytëzuar edhe motin shumë të keq për të realizuar këtë trafik, por që nuk kanë mundur dot.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshmepër veprën penale të “Trafikut të lëndëve narkotike”.

    Shekulli

  4. #64
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Kapet një organizatë droge në Elbasan


    Elbasan-Policia ka arritur në prangosë një organizatë mjaft të fuqishme droge që vepronte në qytetin e Elbasanit. Katër shtetas kanë rënë pranga në kushtet e flagrancës, dy duke transportuar dhe 2 të tjerë duke përpunuar drogë.

    Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, përfunduan me sukses operacionin e koduar "Mesfushori 1", duke arrestuar shtetasit, Gjergji Gjika, 29 vjeç, lindur e banues në Elbasan, Thanas Bebi, 40 vjeç, lindur e banues në Elbasan, Mikel Dima, 38 vjeç, lindur e banues në Elbasan, Bexhet Hidri, 40 vjeç, lindur e banues në Elbasan.


    Shtetasit Mikel Dima dhe Bexhet Hidri janë ndaluar në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, duke transportuar me dy automjete rreth 4 kg lëndë narkotike e dyshuar si heroinë, që mendohet se vinte nga Maqedonia me destinacion tregun shqiptar.

    Ndërkohë, dy bashkëpunëtorët e tjerë të këtij grupi, shtetasit Gjergji Gjika dhe Thanas Bebi, u arrestuan në flagrancë në një magazinë në Elbasan. Kjo magazina ishte kthyer në laborator ku përzihej lënda narkotike për t'u shpërndarë në tregun vendas. Aty u sekuestruan 1 kg lëndë narkotike e dyshuar kokainë, si dhe pajisje të tjera të përzierjes së lëndës narkotike.

    Materialet proceduriale për të arrestuarit e mësipërm i kaluan Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të "trafikut të lëndëve narkotike në bashkëpunim", vepër penale e parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

    Shekulli

  5. #65
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Operacioni në katër shtete prangos 51 trafikantët, 37 janë shqiptarë

    Thimi Samarxhiu

    ITALI – 51 të arrestuar, 1.3 tonë marijuanë dhe 10 kg heroinë është rezultati i operacionit “Sunrise”, i shtrirë në katër shtete: Shqipëri, Itali, Greqi dhe Belgjikë. Ky është bilanci i aksionit antitrafik më të madh që ekspertët shqiptarë kanë marrë pjesë në goditjen e rrjeteve ndërkombëtare të trafiqeve të lëndëve narkotike. Mëngjesin e djeshëm, rreth orës 05:00 të mëngjesit, ka nisur operacioni paralelisht në të katra vendet, ku janë vënë në pranga 51 persona, midis tyre 11 shtetas italianë, 3 grekë dhe 37 shqiptarë. Vetëm pak orë pas publikimit të lajmit dhe daljes së kryeprokurores Ina Rama në konferencë për shtyp me drejtuesit e Policisë së Leçes, Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë bëri të ditur se në territorin e Shqipërisë janë ndaluar 5 persona si pjesëtarë të kësaj organizate kriminale, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim. Konkretisht, të arrestuarit janë: Maringlen Hallka, Fatbardh Kapllanaj (të dy gjenden në qeli të dënuar për të njëjtën vepër penale nga Drejtësia shqiptare), Pilo Zanaj, Daniel Likaj dhe Artur Demaj.

    Operacioni
    Rëndësia e operacionit është treguar nga prezenca në Itali e vetë prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, së bashku me zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe drejtorin e Hetimeve, Agron Kuliqi, gjatë konferencës për shtyp pas përfundimit të operacionit të koduar “Sunrise” (lindja e diellit). Në orën 05:00 të mëngjesit të djeshëm, në të katra shtetet ka nisur paralelisht operacionin për arrestimin e pjesëtarëve të kësaj organizate. Sipas të dhënave të Policisë italiane mësohet se të gjithë këta shtetas bëjnë pjesë në një organizatë mafioze të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe intensiteti më i madh i tyre ka qenë rreth viteve 2005–2007. Droga shkonte drejt Italisë me gomone në një periudhe kur në vend ishte vendosur moratoriumi i skafeve. Italianët e kanë zhvilluar operacionin e tyre kryesisht në Leçe, pasi droga shkarkohej pikërisht në brigjet detare të këtij rajoni dhe më pas shpërndahej në pjesën tjetër të Italisë dhe në Belgjikë.

    Hetimet
    Ka qenë një kërkesë e Prokurorisë së Leçes, më datë 19.11.2009, ajo që ka vënë në lëvizje Drejtësinë shqiptare për të hetuar lidhur me pjesëtarët e kësaj organizate, të cilët dyshohen se për 5 vite kanë trafikuar më shumë se 1.5 tonë marijuanë nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Mediat italiane bëjnë të ditur se gjatë ekzekutimit të fletë-arresteve kanë sekuestruar 1.3 tonë marijuanë dhe 10 kilogramë heroinë, të cilat dyshohen se kishin ardhur nga Shqipëria dhe kishin mbetur “stok” në Leçe.
    Nga burime pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda mësohet se pjesa më e madhe e të arrestuarve ditën e djeshme kanë lidhje me një operacion të zhvilluar në vitin 2007 në Shqipëri, të koduar me emrin “Vjosa”, ku u vunë në pranga 13 persona, mes tyre dhe Hallka dhe Kapllanaj dhe u bë sekuestrimi i 15 kg e 324 gramë heroinë dhe i 561 kg e 635 gramë marijuanë. E gjithë kjo sasi droge është bllokuar në tentativë për të kaluar drejt shtetit italian nëpërmjet gomoneve, të cilat gjithashtu janë bllokuar gjatë këtyre operacioneve. Ndërsa pala italiane bën të ditur se hetimi për këtë grup ka nisur në mars të 2005-s. Pikërisht në vitin 2005, në Punta Palascia në Otranto janë bllokuar 274 kilogramë marijuanë dhe vetëm disa muaj më pas, në gusht të po atij viti, bllokohen dhe 167 kilogramë të tjerë. Trafiku vazhdon ende të lulëzojë dhe në qershor të 2006-s zbulohen 351 kilogramë marijuanë. Por vetëm 3 muaj më pas, më 12 shtator 2006, Policia italiane arrin të sekuestrojë dhe 275 kilogramë marijuanë. Një muaj më pas bllokohen dhe 217 kilogramë. Por nuk mbaron me kaq, pasi po atë muaj në Rexhio Kalabria sekuestrohen 4.5 kilogramë heroinë dhe 5 kilogramë të tjerë në Bari.


    Albania
    20 Shkurt 2010

  6. #66
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Shqipëri-Itali, bllokohen 1185 kilogramë lëndë narkotike, pranga 7 shqiptarëve


    TIRANË-LEÇE – Dy superaksione policore për sekuestrimin e lëndëve narkotike janë kryer në orët e para të ditës së djeshme në Shqipëri dhe Itali. Plot 1185 kilogramë lëndë narkotike, Cannabis sativa dhe marijuanë, janë sekuestruar gjatë këtyre operacioneve, ku janë vënë në pranga 7 shtetas shqiptarë. Operacioni i parë është zhvilluar në shtetin italian, ku pas njoftimeve të marra nga pala shqiptare është bllokuar një skaf me 900 kilogramë Cannabis sativa dhe janë vënë në pranga tre shqiptarët: Arbëresh Hazizaj, 23 vjeç nga Vlora, Almarind Braha, 26 vjeç banues në Altamura dhe Jezim Birçaj.
    Ndërkohë që në territorin shqiptar, në afërsi të fshatit Lazarat, Policia e Gjirokastrës ka arrestuar Andi Kurtin, Selami Lushkajn, Eglivan Atijan dhe Eduart Lushkajn, që të katërt lindur dhe banues në qytetin e Fierit. Gjatë ndalimit të tyre policia sekuestroi një sasi prej 285 kilogramësh marijuanë, e cila ishte marrë në Lazarat dhe kishte si destinacion qytetin e Fierit.

    Operacioni në Itali

    Ka qenë një njoftim i Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare në Durrës ajo që ka vënë në lëvizje autoritetet italiane, duke i njoftuar se një mjet lundrues ishte duke iu afruar ujërave detare italiane. Menjëherë Guardia Di Finanzia dhe Interforza Italiane janë vënë në lëvizje për ndalimin e këtij mjeti lundrues. Policia italiane bën të ditur se në orët e para të mëngjesit të djeshëm ka bërë të mundur arrestimin e tre shtetasve shqiptarë, Arbëresh Hazizaj, 23 vjeç nga Vlora, Almarind Braha, 26 vjeç banues në Altamura dhe Jezim Birçaj, 36 vjeç, të cilët kanë sjellë nga Shqipëria një sasi prej 900 kg marijuanë me skaf.
    Aksioni është zhvilluar në orën 02:00 të natës, menjëherë pasi Policia italiane u vu në dijeni të ngarkesës së drogës, e cila po tentohej të zbarkohej në brigjet italiane me anë të një skafi.
    Policia italiane tha se sapo ajo ka ndërhyrë, trafikantët u larguan nga gomoja ku mbanin drogën, ndërsa dy prej tyre u hodhën në shkurre, në bregdet, ku dhe u arrestuan.
    Trafikanti i tretë u zhyt dhe tentoi të qëndronte në ujë së bashku me 13 qese droge, por policia e gjeti dhe e vendosi në pranga. Kryeprokurori Cataldo Motta tha se nëse do të shitej në tregun e narkotikeve, nga droga do të përfitoheshin 1 milion euro. Në aksionin për bllokimin e drogës u përfshinë më shumë se 25 mjete të Policisë italiane, përfshi motovedeta, helikopterë dhe anije patrullimi.

    Operacioni “Gjuetia e natës”

    Bllokohen 285 kilogramë lëndë narkotike, arrestohen katër transportuesit e saj. Rreth orës 23:30 të dy netëve më parë, Policia e Gjirokastrës është njoftuar se në kodrën që lidh lagjen “Zinxhira” të këtij qyteti me fshatin Lazarat, disa persona po transportonin lëndë narkotike nga Lazarati në drejtim të qytetit të Fierit. Menjëherë specialistët e Sektorit Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së qarkut Gjirokastër kanë organizuar shërbimet për të goditur këtë trafik të lëndëve narkotike. Shtetasit, të cilët transportonin lëndën narkotike, janë mbajtur nën vëzhgim nga shërbimet e fshehta të Sektorit Kundër Krimit të Organizuar deri në momentin që këta shtetas e kanë ngarkuar lëndën narkotike në një automjet tip “Fiat” kamionçinë e mbuluar dhe kanë filluar lëvizjen. “Rreth orës 00:30 të mëngjesit, të datës 02.04.2010, në vendin e quajtur Ura e Memaliajit Tepelenë, specialistët e Sektorit Kundër Krimit të Organizuar kanë ndërhyrë duke bërë të mundur bllokimin e rrugës në të dyja drejtimet, në hyrje dhe në dalje të Urës së Memaliajit, ku si rezultat i kësaj ndërhyrjeje u bë e mundur arrestimi në flagrancë i katër transportuesve të kësaj sasie droge”, – bën të ditur Policia e Gjirokastrës.
    Nga këqyrja e automjetit tip “Fiat” rezultoi se në brendësi të tij ishin 17 thasë plastmasi me ngjyrë të zezë të mbushur me lëndë narkotike e dyshuar si marijuanë, ku pesha e secilit thes varionte nga 15 deri në 17 kilogramë, gjithsej rreth 285 kilogramë. “Ndërhyrja është bërë në Memaliaj, pasi specialistët e Sektorit Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së qarkut Gjirokastër donin të kapnin makinën shoqëruese, pasi drejtuesi i kësaj makine është organizatori dhe blerësi i lëndës narkotike, konkretisht shtetasi i arrestuar Andi Kurti”, – thonë burimet policore të Gjirokastrës. Ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të “trafikut të lëndëve narkotike”.

    Të arrestuarit

    Operacioni “Gjuetia e natës”


    1. Andi Kurti, i datëlindjes 1969, lindur dhe banues në Fier, drejtues i automjetit tip “Benz” me tragë EJ 55 USV (automjet i cili ishte shoqërues i drogës, pra pararoja).
    2. Selami Lushkaj, i datëlindjes 1973, lindur dhe banues në Fier, pasagjer në automjetin tip “Benz” me tragë EJ 55 USV, shoqërues i lëndës narkotike.
    3. Eglivan Atija, i datëlindjes 1982, lindur dhe banues në Fier, drejtues i automjetit tip “Fiat” kamionçinë me tragë EL 99 49 B, ku ishte ngarkuar lënda narkotike.
    4. Eduart Lushkaj, i datëlindjes 1990, lindur dhe banues në Fier, pasagjer në automjetin tip “Fiat”, shoqërues i lëndës narkotike.

    Operacioni në Itali

    Arbëresh Hazizaj
    Almarind Braha
    Jezim Birçaj

    Albania

  7. #67
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    “Eagle”, gjykata dënon me 69 vjet burg të pandehurit

    Vendimi

    Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 69 vite burg të arrestuarit gjatë operacionit të koduar të policisë “Eagle”, ndërsa tre personave që u ndaluan shpallën të pafajshëm për akuzat e trafikut të lëndëve narkotike. Vendimi është dhënë mesditën e djeshme nga drejtuesi i Kolegjit Penal, Ardit Mustafaj. Sipas vendimit i pandehuri Gjergj Çollaku është dënuar 13 vjet burgim, Juxhin Kulla me 12 vjet, ndërsa të pandehurit Aleko Jorgaqi, Roni Dhimitri, Altin Sotomeni dhe Artur Fecanji janë dënuar me 11 vjet burgim secili. Ndërkohë, gjykata shpalli të pafajshëm të pandehurit Ernest Nane, Rexhep Abdillari dhe Dritan Muça. Të pandehurit ranë në pranga më 2 nëntor të vitit 2007, ndërkohë që hetimet në ngarkim të tyre kanë nisur një vit më parë pas sinjalizimit nga shteti grek, i cili kishte sekuestruar një sasi lënde narkotike e llojit heroinë. Gjatë hetimeve të prokurorisë u përdorën edhe agjentë të infiltruar. Të pandehurve iu sekuestruan 27.2 kilogramë heroinë, 579 gramë kokainë, 133.5 kilogramë marijuanë, si 116.6 kilogramë përzierës.

    Shqip

  8. #68
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Tiranë, zbulohet baza e shitjes së heroinës

    TIRANE-Një aksion antidrogë gjatë mesnatës ka bërë të mundur të zbulojë një bazë të shitjes së heroinës në kryeqytet.

    Pas një pune tre mujore, një aksion antidrogë i Policisë së Tiranës, ka bërë të mundur shkatërrimin e njërit prej grupeve më të mëdha kriminale për shpërndarjen dhe prodhimin e lëndëve narkotike në kryeqytet, mes të cilëve edhe tre vëllezër.

    Përmes një deklarate për shtyp, Policia e Tiranës informoi të martën për mediat se, në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në prangat e policisë kanë përfunduar Robert Xhafa, 58 vjeç, si tre vëllezërit Gerald, Dorjan dhe Florjan Qafa, persona me precedentë penalë për "vjedhje me armë", si dhe "shpërndarje të narkotikëve"

    Gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, në cilësinë e provës materjale, policia sekuestroi 99 gr lëndë narkotike, e dyshuar heroinë, e ndarë në 320 porcione të gatëshme për shitje, 21 gr kanabis sativa, një makineri për përzjerjen e lëndës narkotike, 150 mijë lekë të reja, dy motoçikleta, një sasi fushekësh luftarakë,etj.
    Sipas policisë, ndaj shtetasit Dorjan Qafa, rëndon gjithashtu edhe akuza e "goditjes dhe kundërshtimit për shkak të detyrës ndaj efektivit të policisë", i cili gjatë operacionit policor për arrestimin e tyre, ka goditur dhe kundërshtuar punonjësit e policisë.
    Materjalet hetimore në ngarkim të këtyre shtetasve, ndaj të cilëve rëndon akuza e "prodhimit dhe shpërndarjes së narkotikëve", si dhe "kundërshtimit të punonjësit të policisë, për shkak të detyrës", i kaluan për hetime Prokurorisë së Tiranës, ndërkohë që vijojnë hetimet për aktivitetin kriminal të këtij grupi.

    Baza e shpërndarjes së drogës ishte përqendruar tek zona e “Ali Demit” në kryeqytet. Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka edhe persona të tjerë në shpërndarjen e drogës në Tiranë.

    (d.b/BalkanWeb)

  9. #69
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Mësyn natën droga nga Lazarati, katër në pranga

    Policia bëri të ditur se një prej operacioneve u zhvillua mbrëmjen e së premtes, ku sekuestroi 10 kg lëndë narkotike, që do të trafikohej në Maqedoni. Për pasojë u arrestua shtetasi maqedonas me kombësi shqiptare, Husamedin Shahini, banues në Shkup, si dhe Alsid Cani nga Gjirokastra, për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Ata po udhëtonin në drejtim të Tepelenës me një furgon me targë maqedonase SK 339PT. Blutë kishin marrë informacione në rrugë operative për trafikun, ndaj zhvilluan operacionin e koduar “destinacioni i largët”, duke ndaluar mjetin për kontroll. Sipas policisë, droga është siguruar në Lazarat tek një person ende i paidentifikuar. Pasi u ndaluan, mjeti bashkë me dy personat që gjendeshin në të u shoqëruan në polici për kontroll të imtësishëm. Pas kontrollit u zbulua sasia e lëndës që ishte fshehur në gomën rezervë dhe në një nga gomat e pasme të furgonit. Policia bëri të ditur se droga ndodhej në 8 pako në formë cilindrike të mbështjella me letër ngjitëse plasmasi ngjyrë kafe. Blutë arrestuan në flagrancë Shahinin dhe Canin përkatësisht 35 dhe 20 vjeç, si dhe sekuestruan lëndën narkotike. Sipas burimeve, dy të arrestuarit nuk kanë pranuar të kenë pasur dijeni për drogën në mjetin e tyre. Pak orë më pas, mëngjesin e djeshëm policia e Gjirokastrës kreu një tjetër operacion, duke sekuestruar 40 kg kanabis, e cila dyshohet se ishte porositur po në Lazarat dhe kishte destinacion Italinë. Sokrat Ymeraj 32 vjeç dhe Henri Xhaferraj 23 vjeç, të dy nga Fieri, u arrestuan për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Burimet të policisë bënë të ditur se droga u zbulua në bagazhin e mjetit “Benz” me targa FR 7006 C. Blutë kishin siguruar të dhëna për lëvizjen e drogës, ndaj organizuan operacionin në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Rreth orës 06:00 mjeti u ndalua nga forca të shumta të policisë së Gjirokastrës, Tepelenës dhe një grup i FNSH-së. Malli narkotik i gjendur në bagazh ndodhej në brendësi të një çantë të madhe shpine. Plot 30 pako të mbështjella me letër ngjitëse ngjyrë kafe të mbushura me marijuanë me peshë të ndryshme, ka qenë gjithçka e gjetur nga uniformat blu. Pesha totale e drogës ishte 40 kg. Sipas policisë, Xhaferraj kishte qenë i dënuar në Greqi më parë me 3.5 vjet burg për të njëjtën vepër penale, ndërsa Ymeraj rezultoi i dënuar më parë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë.

    GJIROKASTER/ PIRO NASE
    Panorama

  10. #70
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Drogë, nga Belgjika e Shqipëria në Itali pranga 22 shqiptarëve


    ROME- Arrinin të siguronin drogën nga Belgjika dhe Shqipëria për ta shpërndarë në në rajone të ndryshme italiane. Pas dy vitesh hetimi Guardia di Financa e Peruxhas thotë se ka arritur të shkatërrojë dhe të arrestojë 22 shqiptarë. Gjithashtu është sekuestruar dhe lënda narkotike prej 27 kg kokainë dhe 48 kg mariuanë, e cila në treg kap vlerën 20 milionë e 600 mijë eurove. Në vlerën e provave policia ka sekuestruar objekte në vlerën e 11 mijë eurove si dhe 600 automjete të cilat trafikantët i përdornin për të shpërndarë lëndën narkotike.

    Agjencia italiane e lajmeve, ANSA shkruan se në operacionin e arrestimeve morën pjesë 150 punonjës policie. Për 9 prej të arrestuarve, urdhërekzekutimi është kryer nga interpoli jashtë Italisë.

    Guardia di Financës iu desh një hetim i mirëfilltë 2 vjecar për të arritur në gjurmët e kësaj organizate. U deshën përgjime telefonike dhe ambientale , satelitë për vendlokalizimin e trafikantëve madje dhe ndjekjen pas të të dyshuarve. I gjithë hetimi është kryer nën koordinimin e prokurorisë peruxhiane.

    “Organizata vepronte në të gjithë tregun italiane dhe kishte rrënjët në Abruzzo, Marche, Emilia-Romanja e Lombardi. Mes 22 të arrestuarve, 19 prej tyre ishin korrierë për të transportuar drogën nga Belgjika dhe Shqipëria në Itali. Nga hetimet e zhvilluara në Belgjikë është zbuluar se ka pasur dhe krime mes organizatave të trafikut të lëndës narkotike. Ishte rrëmbyer i vëllai i një prej anëtarëve të organizatës “fajtore” pasi nuk kishte paguar një borxh për marrjen e një ngarkesë të madhe droge.

    Po në Belgjikë në një bar në Anversa ndodhi një tentativë vrasjeje e kapos së një organizate. Ky i fundit u plagos rëndë me tre plumba.
    (s.g/ANSA/BalkanWeb)

  11. #71
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Policia vë në pranga 11 persona për trafik droge


    PESKARA - Një aksion i policisë italiane ka çuar në pranga 11 persona, mes të cilëve dhe shqiptarë. Burime të policisë, të cituara nga media italiane, kanë bërë të ditur se operacioni antidrogë i koduar “Albarom” është zhvilluar në Peskara. Gjykata e këtij qyteti kishte lëshuar 11 urdhër-arrestet që janë ekzekutuar gjatë ditës së djeshme. Policia italiane tha se, në pranga janë vënë: Guerino di Roko, 35 vjeç, Ana di Roko, 37 vjeçe, Valter di Roko, 31 vjeç, Denis Kaprini, 34 vjeç, Daniele Fioravanti, 24 vjeç, Françesko Leuzzi, 38 vjeç, Ilir Niklekaj, 26 vjeç, Monika di Roko, 18 vjeçe (e arrestuar në flagrancë për mbajtje dhe shpërndarje lënde narkotike), Tomas Dell'Oglio, 22 vjeç (i arrestuar në flagrancë për arratisje nga burgu dhe i arrestuar në Fioravanti). Përveç 11 personave që kanë përfunduar në burg janë dhe dy vajza që janë lënë në arrest shtëpie. Policia ka bërë të ditur se, Sonia Dotore, 29 vjeçe dhe Ersilia Spinelli, 20 vjeçe, do të rrinë në “arrest shtëpie” deri në përfundim të hetimeve. Policia tha se hetimet janë vazhdim për të zbuluar dhe personat e tjerë që bëjnë pjesë në këtë organizatë kriminale që merrej me trafikun e drogë.


    Albania
    28 Shtator 2010

  12. #72
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Durrës, sekuestrohen 3.4 kg heroinë, 3 në pranga

    Durrës, sekuestrohen 3.4 kg heroinë, 3 në prangaDURRËS- Sekuestrohen 3.4 kilogram lëndë narkotike e llojit heroinë në autostradën Tiranë-Durrës. Lajmi konfirmohet nga policia e qytetit bregdetar, sipas së cilët droga u gjet e fshehur në automjetin tip BMV me targa Kosove 588 UC.

    Ndërsa mësohet se në pranga kanë rënë 3 persona, dy prej tyre shqiptare nga Maqedonia dhe njëri nga Kroacia. Të arrestuarit janë Arif Arifi 29 vjec, Fatmir Osmani 32 vjec dhe Verislav Ligrovic 43 vjec.

    Sipas policisë droga ishte e paketuar në 7 pako dhe u zbuluar gjatë një kontrolli. Ende nuk bëhen të ditura informacionet në lidhje me orirgjinën e drogës dhe destinacionin e saj.

    (m.a/News24/BalkanWeb)

  13. #73
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Lushnjë, zbulohen 50 kg kanabis në dy mjete, arrestohen autorët

    LUSHNJE- Policia e Fierit sekuestroi një sasi prej 50 kg kanabis sativa dhe arrestoi edhe dy personat që e posedonin atë.
    Ka qenë një kontroll rutinë i bluve, që bëri të mundur edhe bllokimin e lëndës. Sipas burimeve policore, dy shtetasit e arrestuar janë: Bledar Novi, 31 vjeç, nga fshati Kardhiq në Gjirokastër dhe Lavdosh Kuca, 38 vjeç, nga Tepelena. Mësohet se droga është kapur në mjetet tip furgon me targa të Mallakastrës MK 3015 A dhe një "Benz" me targë GJ 5470 A, me të cilat udhëtonin edhe dy personat e prangosur. "Gjatë orëve të natës, shërbimet e seksionit kundër narkotikëve në policinë e qarkut arrestuan shtetasit Bledar Novi, 31 vjeç dhe Lavdosh Kuca. Këta shtetas me mjetet tip furgon MK 3015 A dhe tip "Benz" GJ 5470 A, po transportonin një sasi lënde të dyshuar narkotike, kannabis sativa, prej 50 kg, e cila ishte e ndarë në pako", bëri të ditur policia e Fierit. Lënda e dyshuar si kanabis sativa, ishte e ndarë në pesë pako të veçanta. Dyshohet se ajo ishte marrë në Lazarat dhe kishte si destinacion kryeqytetin. Gjithsesi, policia bëri të ditur se do të jenë hetimet ato që do të përcaktojnë origjinën dhe destinacionin e saktë të lëndës. m.r

    Panorama

  14. #74
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Shkodër, kapen 26 kg kanabis, në kërkim transportuesit

    Policia e Shkodrës ka bërë të mundur sekuestrimin e 26 kg e 170 gram bimë narkotike cannabis sattiva, por nuk ka mundur të identifikojë dy transportuesit e drogës. Burime nga policia e Shkodrës bënë me dije se droga është kapur në vendin e quajtur “Lapidari i Ushtarit” që ndodhet në Komunën Kastrat të rrethit të Malësisë së Madhe.
    Sipas informacioneve, patrulla e policisë kufitare ka konstatuar dy shtetas të paidentifikuar, që po lëviznin në drejtim të vijës së kufirit, të cilët duke kuptuar lëvizjen e policisë janë larguar duke lënë në tokë, dy thasë të cilët mbanin bimët narkotike.

    Ndërkohë policia bën me dije se dy personat u fshehën në terrenin malor të kufirit duke i shpëtuar identifikimit të tyre edhe për shkak të errësirës.
    Më pas me mbërritjen në vendngjarje të skuadrës antidrogë të Policisë së Shkodrës rezultoi se thasët përmbanin gjithsej 26 kg e 170 gram, të ndara në 26 pako plastike të tejdukshme, të mbushura me lëndë bimore, në gjendje të tharë.

    Uniformat blu të Shkodrës po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që materialet e çështjes i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për procedurën e mëtejshme.

    ORA News

  15. #75
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Lufta kundër drogës, Basha: Shqipëria, më e suksesshmja në rajon

    Raporti fundit i Bashkimit Europian ,vlerësoi me nota shumë pozitive luftën kundër trafikut të drogës gjatë vitit 2010,madje në të cilësohej se Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që ka korrur sukses në këtë fushë. Përmbajtja e këtij raporti u diskutua edhe gjatë një takimi që ministri i Brendshëm Lulzim Basha zhvilloi me sektorin e luftës kundër drogës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Në këtë takim ku merrnin pjesë edhe përfaqësues të trupit diplomatik dhe misioneve të huaja që asistojnë policinë e shtetit, Basha theksoi se edhe për këtë vit, goditja e trafiqeve të drogës do të jetë prioritet. Lidhur me kultivimin e lëndëve narkotike, raporti i BE-së vlerësoi se njësitë anti drogë kanë njohur shumë më të mira dhe kontakte shumë më të afërta me qeverinë lokale.
    Ministri Basha deklaroi se falë bashkëpunimit me policitë e vendeve të huaja kanë arritur në një numër rekord arrestimesh që kanë treguar dhe shkurajim të këtij trafiku.
    Pjesë e vlerësimeve të këtij raporti ka qenë dhe zgjatja e moratoriumit për skafet, funksionimi i qendrës ndër institucionale në Durrës me pajisje moderne që kanë treguar efikasitetin e vet me detektimin e 5 tentativave të kontrabandës drejt Italisë.

    TV Klan

  16. #76
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Goditje trafikantëve të drogës 3 operacione në Shkodër e Durrës

    Policia e Shkodrës ka arrestuar 5 trafikantë lëndësh narkotike, ka sekuestruar afro gjysmë kilogramë kokainë, 5 kilogramë kanabis sativa dhe ka parandaluar një vrasje, në dy operacione të ndryshme antidrogë. Operacioni i parë, i koduar me emrin “Kalaja 2” ka vënë në pranga tre shtetas nga Shkodra dhe një me origjinë nga Lushnja. Dy prej tyre janë biznesmenë që ushtrojnë aktivitetin në kryeqendrën e veriut. Njëri nga të arrestuarit, që dyshohet se do të vritej gjatë shkëmbimit të mallit, është student në vitin e pestë, në Fakultetin e Drejtësisë. Ai quhet Kristian Gjyrgji, 30 vjeç, i lindur në Lushnjë dhe banues në Tiranë. Të arrestuarit e tjerë janë dy vëllezërit Ajet dhe Saimir Hoti, 20 dhe 24 vjeç, dhe Naim Hotaj, 19 vjeç. Sipas policisë, tre shkodranët kishin planifikuar eleminimin e studentit të juridikut. Por pas informacioneve të mbledhura në rrugë operacionale, policia ka ndërhyre duke parandaluar vrasjen dhe duke sekuestruar lëndën narkotike bashkë me disa armë. Policia njoftoi zyrtarisht se në këtë operacion u sekuestruan 400 gram kokainë, 2 automatikë model 56, 5 kallëpe tritol, dylbi, pushkë, snajper, dy automjete: një Fiat Punto me targa të Tiranës dhe një Volksvagen me targa të Lushnjës, si dhe një motor.
    Në operacionin tjetër,të koduar me emrin “Rruga e Bllokuar”, u sekuestruan 5 kilogramë kanabis sativa dhe u arrestua Kreshnik Ukaj, një 30 vjeçar banor i fshatit Vukël.
    Një tjetër grup trafikantësh u godit në Durrës pas një aksioni të antidrogës dhe policisë së qytetit bregdetar. Në pranga kanë rënë dy persona, të cilët dyshohet se janë shpërndarës të lëndës narkotike. Gjatë kontrollit në banesën e tyre policia gjeti dhe sekuestroi 4 granata dore, një armë automatike dhe një sasi lënde narkotike.
    Këto operacione vijnë vetëm dy ditë pasi Bashkimi Europian, në raportin e tij të përvitshëm për luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike e renditi Shqipërinë si të vetmin vend në rajon me arritje pozitive dhe vetëm një ditë pasi ministri i Brendshëm, Lulzim Basha deklaroi se lufta kundër drogës do të mbetet prioritet i punës së policisë.

    TV Klan

  17. #77
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Sekuestrohet 1 ton drogë, destinacioni drejt Greqisë. 1 në pranga, 3 në kërkim

    GJIROKASTËR- Një person është arrestuar e tre të tjerë janë shpallur në kërkim gjatë një operacioni antidrogë të policisë që u finalizua me sekuestrimin e 1 ton droge, të llojit kanabis.

    Lajmi bëhet i ditur nga policia e Gjirokastrës, e cila njofton se operacioni i koduar “Kordinata” ka qenë i zhvilluar në dy faza.

    Sipas të dhënave të para, në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, tip furgoni me të cilin po transportohej droga.

    Policia ndërhyri në aksin Gjirokastër-Kakavijë, ku ndaloi furgonin dhe gjeti brenda mjetit sasinë e kanabisit. Mësohet se droga vinte nga Lazarati dhe destinacioni ka qenë Greqia, ndërkohë që në këtë trafik janë përfshirë edhe persona të tjerë. Së paku tre janë shpallur në kërkim, por emrat e tyre nuk bëhen ende të ditur.

    Panorama

  18. #78
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Durrës, bllokohet trajleri me hashash. Vinte nga Maqedonia, drejt Italisë

    DURRËS- Policia e Durrësit ka bllokuar një traljer me targa të Shkupit, më të cilin po transportohej një sasi lënde narkotike, e llojit hashash. Trajleri, me targë të Shkupit vinte nga Maqedonia dhe në të, në dopio tavanin e automjetit, fshehur nëpër thasë plastikë u gjetën rreth 100 kg hashash.

    Dyshimet e para janë për një trafik të mundshëm të drogës drejt Italisë, ndërkohë që policia ka bërë të mundur ndalimin e drejtuesit të trajlerit, Goran Zhivokovski

    Policia njofton se ka nisur hetimet për gjetjen e të tjerë bashkëpunëtorëve në këtë trafik dhe identifikimin e rrjetit të trafikut.

    Panorama

  19. #79
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Itali, goditet rrjeti i drogës, në pranga nëntë shqiptarë

    Gjatë një superaksioni të koduar “Kasapët”, policia italiane ka bllokuar në Bari një sasi prej më shumë se një ton bime narkotike Cannabis sativa, duke arrestuar 19 persona, mes të cilëve 9 shqiptarë. Në operacionin që është shtrirë në disa zona të Italisë kanë marrë pjesë rreth 200 forca. Sipas hetimeve paraprake rezulton se banda operonte në Pulia, Basilikata, Lazio, Emilia Romagna, Bari e Toskana. Qendra e bandës ka qenë në zonën e Toritto-s në Bari, shkruajnë mediat italiane. Gjatë kontrolleve të bëra nga policia u sekuestrua rreth 1150 kilogramë hashash, që kishte mbërritur në Itali nga Spanja, Holanda dhe Shqipëria. Arrestimet u kryen në orët e para të mëngjesit të djeshëm dhe në qendër të operacionit ka qenë një prej bandave më të rrezikshme të zonës. Policia arrestoi 19 persona; 9 italianë, 9 shqiptarë dhe një grua 48-vjeçare me origjinë polake, ndërsa janë shpallur në kërkim dhe 6 shqiptarë. Banda operonte në zonën e bosit të mafies italiane, Kozimo Zono, i cili është një 68-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni është koduar “Kasapët”, duke qenë se aktiviteti kryesor i rrjetit zhvillohej në dy thertore që ishin pronë e anëtarëve të saj. Shqiptarët e arrestuar si pjesë e rrjetit të trafikut ndërkombëtar të drogës janë dy vëllezërit Arian dhe Dritan Aga. Pjesë e bandës është dhe kushëriri i tyre, Luan Aga. Janë arrestuar gjithashtu edhe Loni Paluka, Artan Karaj, Ylli Dalipaj, Gentjan Hamzaraj, Petref Kondaj dhe Eduart Premtaj. Sipas mediave italiane, droga e bllokuar ka një vlerë prej 6 milionë eurosh. Ndërsa përveç sasisë së bimës narkotike, policia ka sekuestruar edhe disa makina luksoze dhe prona të pjesëtarëve të bandës, të cilat arrijnë një vlerë prej 4 milionë eurosh. Policia italiane nuk ka bërë publik emrat e gjashtë shqiptarëve të tjerë që janë shpallur në kërkim si pjesë e këtij rrjeti, por pohon se po punon për kapjen e tyre.

    Shqiptarët e arrestuar

    1. Arian Aga, 32 vjeç
    2. Dritan Aga, 33 vjeç
    3. Luan Aga, 28 vjeç
    4. Loni Paluka, 29 vjeç
    5. Artan Karaj, 36 vjeç
    6. Ylli Dalipaj, 40 vjeç
    7. Gentjan Hamzaraj, 33 vjeç
    8. Petref Kondaj, 37 vjeç
    9. Eduart Premtaj, 39 vjeç

    Panorama

  20. #80
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Bllokohen në kufi 30 kg drogë, bien në pranga dy fierakë

    GJIROKASTËR – Në pranga dy të rinj fierakë që po tentonin të kalonin nga Kakavija 30 kg marijuanë. Burime të policisë bënë të ditur se në pikën e Kontrollit Kufitar u arrestuan Ilir Lalaj, 34 vjeç dhe Hekuran Mukaj, 22 vjeç. Shërbimet e Policisë Kufitare, ishin informuar për prezencën e lëndës në një prej mjeteve që do të tentonte të kalonte kufirin në orët e para të së dielës. Por, informacioni i dhënë ishte i kufizuar, pasi nuk kishin dijeni për tipin e mjetit dhe as targën e saj. Të ndodhur në këto kushte, shërbimet përforcuan kontrollet ndaj mjeteve që lëviznin në drejtim të Greqisë. Rreth orës 05:30, kur në Kakavijë u paraqit 34- vjeçari Lalaj, me mjetin me targa BON 5112, i cili prezantoi dokumentet për të marrë vulën e daljes. Në momentin kur polici kufitar i kërkoi të hapte bagazhin e “Benzit”, Lalaj tentoi ta joshë atë duke i ofruar para për shmangien e kontrollit. I ndodhur përballë kësaj situate, efektivi kërkoi ndihmën e kolegëve të tij. Ata erdhën në vend dhe prangosën drejtuesin e mjetit, si dhe pasagjerin e tij, Hekuran Mukaj, emigrant. Më pas blutë ushtruan një kontroll në mjet, nga ku rezultoi se në brendësi të ndenjëses së sediljes së pasme, ishin fshehur 14 pako të mbështjella me letër ngjitëse transparente me peshë 1 kg brenda. Lënda u dyshua e llojit marijuanë. Në brendësi të mbështetëses së sediljes së pasme, u konstatuan edhe 8 pako të tjera si dhe në pjesën metalike ku vendoset mbështetësja e sediljes së pasme, ku u gjetën edhe 7 pako. Policët kufitarë, kanë vazhduar kontrollin edhe në pjesën e poshtme të automjetit, ku poshtë mbrojtëses plastike të tubove të naftës, ishin fshehur edhe dy pako të tjera me lëndë narkotike. Në përfundim të kontrollit, rezultoi të kishte 30 pako me peshë 1 kg secila me lëndë të dyshuar marijuanë. Policia nisi hetimet nga ku zbuloi, se Lalaj e kishte blerë në Fier lëndën dhe do ta çonte në Selanik.

    Panorama
    p.n

Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Interpoli Spanjoll dhe Portugez mbi Sokol Olldashin
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 23:18
  2. “Dhuratë” për shkollat: Një kilogramë hashash në ditë
    Nga PORTI_05 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-01-2007, 03:35
  3. Policia shqiptare zbulon fabrike fallsifikimi parash në Pogradec
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 19:59
  4. Policia e vret. Kush do ta mbrojë qytetarin shqiptar...
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 04:11
  5. Policia greke zbulon bazën e '17 nëntorit'
    Nga Sokoli në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-07-2002, 01:05

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •