Durrës, sekuestrohet 300 kg kanabis në port
DURRËS- Policia e Durrësit ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge në port.
Sipas bluve të qytetit bregdetar lënda narkotike e llojit kanabis sativa u gjet në një kamion, i cili do të udhëtonte drejt Barit me tragetin e linjës.
Plot 300 kilogramë kanabis është mundur të sekuestrohet në këtë aksion të policisë kufitare të Durrësit.
Ky është aksioni i dytë, brenda një harku të shkurtër kohor ku bëhet e mundur kapja e një sasie të konsiderueshme droge. Gjatë aksionit të mëparshëm u sekuestruan rreth 700 kg kanabis.
(ma.ar/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt