Close
Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 120 prej 192
  1. #101
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Durrës, sekuestrohet 300 kg kanabis në port

    DURRËS- Policia e Durrësit ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge në port.

    Sipas bluve të qytetit bregdetar lënda narkotike e llojit kanabis sativa u gjet në një kamion, i cili do të udhëtonte drejt Barit me tragetin e linjës.

    Plot 300 kilogramë kanabis është mundur të sekuestrohet në këtë aksion të policisë kufitare të Durrësit.

    Ky është aksioni i dytë, brenda një harku të shkurtër kohor ku bëhet e mundur kapja e një sasie të konsiderueshme droge. Gjatë aksionit të mëparshëm u sekuestruan rreth 700 kg kanabis.

    (ma.ar/BalkanWeb)

  2. #102
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Drogë nga Shqipëria, pranga dy shqiptarëve

    BARI- Policia e Barit ka sekuestruar nje sasi prej 25 kg marijuane qe vinte nga Shqiperia dhe ka vene ne pranga dy shqiptare.

    Lajmi citohet nga ANSA, e cila duke iu referuar policise ben me dije se droga u gjet gjate kontrollit te automjetit me te cilin leviznin shqiptaret.

    Makina ishte parkuar ne port, pasi kishte mberritur me traget ne Bari, nga Shqiperia.

    “Ne pranga jane vene dy te rinj shqiptare, te moshes 23 dhe 22 vjec, te cilet akuzohen per trafik nderkombetar droge”- thote policia, duke shtuar se vlera e droges ishte se paku 200.000 euro.

    Panorama

  3. #103
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Drogë Shqipëri- Itali, arrestohen 3 shqiptarë

    BARI- Goditet një tjetër grup i trafikimit te drogës, Shqipëri- Itali. Gjashtë urdhër arreste ka ekzekutuar deri më tani policia financiare në bashkëpunimin me policinë e Barit në Itali. Mes personave, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në tregtinë e drogës, janë arrestuar edhe 3 shtetas shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

    Ndërkaq, kanë rënë në pranga shtetasit, Vincenzo Di Pierro, 38 vjeç, konsiderohet si udhëheqësi i një prej grupeve pulieze të krimit që merren me importin e drogës nga Shqipëria, dhe vëllai i tij, 21- vjeçar, Graziano Lombardi.

    Totali i trafikimit të drogës, i monitoruar, në dy vitet e fundit shkon përafërsisht në 750 kg marijuanë, nga e cila 442 kg janë sekuestruar në dy operacione të veçanta.

    Droga transportohej nga Shqipëria për në portin e Barit, e fshehur në një kamion. Për të shmangur kontrollet policore, në kamion ishte shtuar një “kafaz” nga jashtë rimorkios. Shtimi i hekurit ishte bërë në të gjithë gjatësine rimorkios, në të dyja anët e saj, ku dhe fshihej më pas ngarkesa.

    Për hetuesit, ky lloj sistemi ka lejuar organizatën kriminale, që të transportojë nga Shqipëria në Itali sasi të mëdha të drogës, të cilat u përdorën për të furnizuar tregjet e krahinave të Barit, Napolit, Milanos dhe Zvicër.

    Panorama

  4. #104
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Itali, 40 kg kokainë mes kosit e djathit, prangosen 2 shqiptarë

    BERGAMO-Plot 40 kg kokainë të fshehur mes kosit dhe djathit është kapur në Itali në një kamion transporti të drejtuar nga 2 shoferë shqiptarë. Kjo ishte rruga më e cuditshme që 2 shqiptarë kishin zgjedhur të trafikonin kokainë të pastër.
    Dy shqiptarët mosha 47 dhe 52 vjec banues në Bergamo punonin prej kohësh në transportin e produkteve të qumështit në këtë zonë, deri në momentin kur u kapën nga karabinierët.

    Nga hetimi prej disa kohësh ndaj disa shpërndarësve të drogës, karabinierët kishin pikasur se në kamionin e shqiptarëve nuk transportohej vetëm kos dhe djathë, por dicka me tepër deri në momentin kur i kapën në flagrancë me drogën që vlen të paktën, 5 milionë euro.

    40 kg e kokainës ishin ndarë në 38 kallepe, madje shqiptarët i kishin lyer me mente kallupet që qentë me erë të mos e gjurmonin lehtë. E megjithatë, qentë antidrogë mundën ta gjejnë mallin e fshehur në kamionin e kosit dhe djathit.

    Dyshohet se kokaina vinte nga Amerika e Jugut dhe kishte si destinacion përfundimtar, Hollandën. Duket se transporti i mahnitshëm i kokainës kishte gjetur prej kohësh zgjidhje nëpërmjet kamionëve të kosit e djathit.
    Ndërkohë produktet e qumështit nga Bergamo dërgoheshin në Toskana, Lombardi dhe Emilio Romanja.

    Ndërkohë 2 shqiptarët, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye hetimi, janë në burgun e Novates.

    (d.b/BalkanWeb)

  5. #105
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Gjirokastër, policia sekuestron 150 kg kanabis

    GJIROKASTER- Policia e Gjirokastrës vazhdon luftën e saj kundër trafikut të narkotikëve. Mbrëmjen e djeshme, si rezultat i operacionit të koduar “Akulli” është bërë i mundur sekuestrimi i 150 kg kanabis në afërsi të kufirit me Greqinë në pyllin e Katundës.

    Nga policia mësohet se ka qenë një operacioni i vështirë, pasi ka patur shkëmbim zjarri mes tyre dhe poseduesve të drogës.

    Policia nuk ka mundur të kapë transportuesit, të cilët kanë braktisur çantat e tyre duke u larguar nga vendngjarja.

    Mësohet se kanë qenë 6 persona të cilët po transportonin drogën nga Shqipëria për në Greqi. Policia po vazhdon hetimet për identifikimin dhe më pas kapjen e trafikantëve.

    Panorama

  6. #106
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    GJIROKASTER/ Policia bllokon 150 kg marijuanë dhe 3 pistoleta. “Autorët, të veshur me antiplumb”

    Pas 1 ore shkëmbim zjarri, arratisen në Greqi autorët

    Policia e Gjirokastrës shkëmben zjarr për 1 orë me 6 trafikantë, të cilët përpiqeshin të kalonin në Greqi 150 kg marijuanë. Përplasja e armatosur mes trafikantëve të drogës dhe forcave policore është zhvilluar në “pyllin e Katundit”, në pjesën e sipërme të fshatit Dritë në komunën e Dropullit të Sipërm, në orën 03:00 të së enjtes. Krismat kanë vënë në gatishmëri policinë e Janinës, e cila ka përforcuar kufirin me forca shtesë për t’i bërë ballë ndonjë konflikti të mundshëm në pjesën greke. Burimet zyrtare thanë se Policia e Gjirokastrës ka qëlluar në ajër për të detyruar trafikantët të dorëzoheshin. Këtyre të fundit u është bërë thirrje në mënyrë të vazhdueshme të dorëzonin armët dhe mallin narkotik, por apelet kanë rezultuar të papranueshme nga ana e trafikantëve. Pasi u ka mbaruar municioni, të gjashtë trafikantët, katër prej të cilëve nga fshati Lazarat, kanë lënë armët përdhe, duke marrë rrugën për Greqi. Rojet kufitare helene, nga ana e tyre kanë hapur zjarr në drejtim të keqbërësve, por këta të fundit sipas policisë helene kanë qenë të pajisur me uniforma ushtarake dhe me maska e jelekë antiplumb. Nga vëzhgimi përmes pajisjeve termike të Policisë Kufitare Greke, rezultoi se gjashtë personat mbanin maskë dhe uniformë ushtarake njëngjyrëshe. Katër prej trafikantëve kanë qenë edhe më aktivët në përdorimin e armëve të zjarrit, të cilat u braktisën në momentin e arratisjes për në Greqi. Dy pistoleta kanë qenë të tipit “TT”, ndërsa një tjetër pistoletë ka qenë e prodhimit serb “Zastava”. Policia greke pranon se të gjashtë trafikantët mendohet se kanë hyrë në territorin helen me armë zjarri automatike, të cilat mesa duket nuk i kanë braktisur së bashku me pistoletat e tjera në territorin shqiptar. Të parët që identifikuan lëvizjen e trafikantëve në drejtim të kufirit me Greqinë kanë qenë punonjësit e Policisë së Sektorit Kundër Narkotikeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë. Operacioni antidrogë u pagëzua me emrin “Akulli”, për shkak të terrenit të akullt ku u përqendrua lufta mes trafikantëve dhe uniformave blu. Trafikantët kanë braktisur marijuanën 150-kilogramshe në një masiv shkurreje dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të një zone të pyllëzuar në territorin e shtetit fqinj. Grupi hetimor ka gjetur në vendngjarje katër çanta të mëdha me marijuanë si dhe pistoletat. Policia e Gjirokastrës konfirmon se ka identifikuar të gjashtë trafikantët përmes provave të lëna në vendngjarje. Zëdhënësit i Policisë së Gjirokastrës, Gentjan Mullai, pohon për gazetën “Panorama” se operacioni për kapjen e gjashtë personave të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike po vijon nga Sektori Kundër Narkotikeve në Drejtorinë Rajonale të Gjirokastrës, në bashkëpunim me Policinë Rajonale Kufitare, si dhe me Policinë Kufitare të Janinës e Sektorin Kundër Narkotikëve të Janinës.

    Berat, kapet 1 kg drogë
    Tre persona u arrestuan nga Policia e Beratit, pasi iu gjetën një sasi prej 1 kg marijuane. Dy prej tyre ishin nga fshati Vërtop, prej nga mori emrin dhe operacioni. Policia tha se vuri në pranga Elton Koxhain, 37 vjeç, Alket Bahollin, 34 vjeç dhe Besnik Salin,29 vjeç.

    GJIROKASTER/ PIRO NASE

    Panorama

  7. #107
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Greqi, rreth 1000 forca për kapjen e 6 shqiptarëve

    GREQI- Policia greke është vënë në kërkim të gjashtë trafikantëve të drogës që shkelën kufirin një natë më parë në tentativë për të kaluar 150 kg marijuanë. Burimet policore greke, kanë konfirmuar se po punohet për identifikimin e trafikantëve së bashku me Policinë e Gjirokastrës e cila është vënë në alarm prej 48 orësh për të gjetur qoftë edhe një gjurmë të vetme, çka do të sillte në një arrestim të shpejtë të tyre.

    Një burim policor grek, konfirmon se bazuar mbi identikitin e servirur nga homologët shqiptarë, njëri prej personave mban nofkën “Kuqo” i cili mendohet se është banor i Gjirokastrës. Nga fotografia e skicuar përmes të dhënave, bëhet e ditur se “Kuqo” është organizatori i trafikut të 150 kg marijuana drejt Greqisë. Për Policinë Greke duke u nisur nga provat që disponojnë, “Kuqo” është person mjaft i rrezikshëm dhe shumë herë ka hyrë e ka dalë në territorin grek me dhe pa pasaportë.

    Detaje të mëtejshme rreth identitetit të të dyshuarve, nuk kanë mundur dot të shpëtojnë nga rrethi i hetimit për këtë ngjarje. Prej 48 orësh, Policia e Janinës, është vënë në ndjekje të gjashtë trafikantëve. Sipas burimeve greke të informacionit, Policia e Janinës po heton në shumë pista përnjëherësh pasi ekziston mundësia që trafikantët, të kenë patur lidhje të forta në Greqi.

    Drejtoria e Policisë së Rajonit të Epirit, ka angazhuar rreth 1000 forca në terren, për kapjen e trafikantëve shqiptarë të cilët mendohet se ndodhen në zonën e Hitosit në pjesën juglindore të Janinës.

    Në operacionin e dy ditëve më parë në kufirin shqiptaro-grek, trafikantët, luftuan me armë zjarri me forcat shqiptare të Policisë së Gjirokastrës, për gati 1 orë ku nuk pati të lënduar. Bilanci ishte 150 kg marijuanë e sekuestruar në brezin e gjelbër kufitar nga ana e Policisë së Gjirokastrës, si dhe tre pistoleta me karikatore, të lëna në vendngjarje.

    Panorama

  8. #108
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Gjirokastër, policia sekuestron 150 kg kanabis

    GJIROKASTER- Policia e Gjirokastrës vazhdon luftën e saj kundër trafikut të narkotikëve. Mbrëmjen e djeshme, si rezultat i operacionit të koduar “Akulli” është bërë i mundur sekuestrimi i 150 kg kanabis në afërsi të kufirit me Greqinë në pyllin e Katundës.

    Nga policia mësohet se ka qenë një operacioni i vështirë, pasi ka patur shkëmbim zjarri mes tyre dhe poseduesve të drogës.

    Policia nuk ka mundur të kapë transportuesit, të cilët kanë braktisur çantat e tyre duke u larguar nga vendngjarja.

    Mësohet se kanë qenë 6 persona të cilët po transportonin drogën nga Shqipëria për në Greqi. Policia po vazhdon hetimet për identifikimin dhe më pas kapjen e trafikantëve.

    Panorama
    Pse nuk kap policia Lazaratasit qe e kane kthyer mbledhjen e hashashit ne biznes dhe vene nga Gjir dhe Tepelena puntore cdo dite per te mbledhur .Apo nuk i di keto policia shqiptare????????

  9. #109
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Citim Postuar më parë nga Ksanthi Lexo Postimin
    Pse nuk kap policia Lazaratasit qe e kane kthyer mbledhjen e hashashit ne biznes dhe vene nga Gjir dhe Tepelena puntore cdo dite per te mbledhur .Apo nuk i di keto policia shqiptare????????
    Lexo artikullin me lart. Policia shqiptare ka shkembyer zjarr me ta dhe policia greke eshte ne kerkim te 6 personave qe kaluan kufirin.

    Albo

  10. #110
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Citim Postuar më parë nga Ksanthi Lexo Postimin
    Pse nuk kap policia Lazaratasit qe e kane kthyer mbledhjen e hashashit ne biznes dhe vene nga Gjir dhe Tepelena puntore cdo dite per te mbledhur .Apo nuk i di keto policia shqiptare????????
    ti Ksanthi vete ne Lazarat si punetore.apo sja ke mare doren akoma gersheres :P
    Sa per policine mos u merakos, sepse ata vete e trafikojne
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  11. #111
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Solli drogë nga Lazarati, pranga policit me 150 kg hashash

    Operacioni “Depërtimi”, sekuestrohet ngarkesa me drogë, policia bllokon edhe dy makina luksoze.
    Tiranë, oficeri solli drogën nga Gjirokastra me dy persona të tjerë.
    Një efektiv i Policisë së Gjirokastrës ra në pranga dje në Tiranë, së bashku me dy persona të tjerë, teksa po transportonte 150 kilogramë kanabis sativa, e destinuar për shitje në tregun e brendshëm. Policia e Tiranës ndaloi në kohë depërtimin në tregun e kryeqytetit të ngarkesës prej 150 kilogramësh kanabis që vinte nga Lazarati, duke vënë në pranga 3 persona. Njëri prej të arrestuarve, i implikuar në trafikun e kanabisit nga Lazarati, është punonjës i Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës. Ndërsa sipas burimeve nga Policia janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy “pritësit” nga Tirana, që do të merrnin në dorëzim mallin që po transportohej me dy makina luksoze. Gjatë operacionit të koduar “Depërtimi”, oficerët e Antidrogës së Tiranës, që mbajtën nën vëzhgim transportin e kanabisit nga Gjirokastra, arritën të sekuestrojnë pakot me hashash në periferi të kryeqytetit. Në operacion morën pjesë edhe oficerët e Sektorit të Operacioneve Speciale të kryeqytetit. Operacioni startoi në orët e para të mëngjesit pranë Lazaratit dhe gjatë gjithë rrugëtimit agjentët e policisë ndoqën pas dy makinat “Audi” dhe “Mercedes Avangard”, që po udhëtonin drejt Tiranës. Pasi kanë gjetur momentin e volitshëm, agjentët sinjalizuan ekipin tjetër operacional që priste në kryeqytet dhe ndërhyrja është bërë në vendin e shkëmbimit të lëndës, në një parking pranë një qendre tregtare në Tiranë. Burime zyrtare nga Policia thanë dje se transportimi i ngarkesës me kanabis mbahej në vëzhgim me metodat speciale të hetimit prej disa muajsh, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

    OPERACIONI
    Në një deklaratë për shtyp Drejtoria e Policisë së Tiranës informoi dje se strukturat e Antidrogës, në bashkëpunim me Sektorin Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, realizuan operacionin e koduar “Depërtimi”. Gjatë këtij operacioni u arrit sekuestrimi i sasisë prej 150 kilogramësh lënde narkotike, e dyshuar kanabis sativa, si dhe kapjen përgjatë momenteve të transportimit nga Lazarati për në drejtim të kryeqytetit të tre personave. “Pas një hetimi disamujor i realizuar me sukses nga strukturat e Kundër Narkotikeve, u arrit sekuestrimi i kësaj sasie të konsiderueshme të lëndës narkotike dhe u mor masa e arrestit në flagrancë ndaj tre shtetasve të dyshuar si posedues dhe shpërndarës së saj”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës. Të arrestuarit janë Fiqiri Kaso, 24 vjeç, Bledar Danaj, 38 vjeç, punonjës policie në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër dhe Arti Karoli, 31 vjeç, të tre banues në Gjirokastër. Sipas burimeve zyrtare, tre personat e arrestuar u kapën në flagrancë përgjatë momenteve të transportimit me dy automjete të lëndës narkotike kanabis sativa, gjatë shkëmbimit të lëndës në një parking pranë një qendre tregtare në Tiranë. Gjithashtu u dokumentua implikimi i dy shtetasve të tjerë, bashkëpunëtorë të tyre, të cilët dyshohet të jenë personat që kishin porositur dhe do prisnin bimën narkotike.

    Shpërndarja e drogës
    Sipas hetimeve disamujore të Policisë së Tiranës dhe asaj të Gjirokastrës, ngarkesa me drogë e cila është bllokuar dje në kryeqytet, ka pasur si destinacion tregun e brendshëm. Mësohet se lënda narkotike do të shitej në Tiranë dhe në Durrës, për t’u shpërndarë më pas tek përdoruesit e saj. Hetimi është kryer në bashkëpunim të ngushtë mes Policisë së Tiranës dhe asaj të Gjirokastrës, të cilat kishin siguruar informacion operativ për këtë veprimtari kriminale.
    Institucionet

    TE ARRESTUAR
    1. Bledar Halit Danaj, 38 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë punonjës policie në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër
    2. Arti Luan Karoli, 31 vjeç, banues në Gjirokastër
    3. Fiqiri Shkëlqim Kaso, 24 vjeç, banues në Gjirokastër

    SEKUESTRUAR
    • 150 kilogramë kanabis sativa
    • Automjet tip “Audi”
    • Automjet tip “Mercedes Avangard”
    • Një pistoletë “TT” në posedim të punonjësit të policisë

    Shpërndarja e drogës
    Sipas hetimeve disamujore të Policisë së Tiranës dhe asaj të Gjirokastrës, ngarkesa me drogë e cila është bllokuar dje në kryeqytet, ka pasur si destinacion tregun e brendshëm. Mësohet se lënda narkotike do të shitej në Tiranë dhe në Durrës, për t’u shpërndarë më pas tek përdoruesit e saj. Hetimi është kryer në bashkëpunim të ngushtë mes Policisë së Tiranës dhe asaj të Gjirokastrës, të cilat kishin siguruar informacion operativ për këtë veprimtari kriminale.

    ETLEVA DELIA
    Panorama

  12. #112
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Me duket se Shqiperia eshte kthyer ne nje Afganistan te dyte .

    Sa shume droge keto vitet e fundit eshte kapur

  13. #113
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Milkway Lexo Postimin
    Me duket se Shqiperia eshte kthyer ne nje Afganistan te dyte .

    Sa shume droge keto vitet e fundit eshte kapur
    punojme ne nuk jemi dembela si ju kosovaret.

  14. #114
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Itali, kapen 1500 kg drogë, vinte nga Shqipëria

    BRINDISI- Policia italiane ka sekuestruar nje sasi prej 1500 kg droge te llojit marijuane, per te cilen deklaron se vinte nga Shqiperia.

    Lajmin e bejne publik mediat italiane, duke iu referuar policise dhe operacionit te organizuar nga Guardia di Finanza.

    Sipas policise droga eshte gjetur ne brigjet e Brindisit, transportuar me gomone, tipike per transport te lendeve narkotike. Mesohet se vlera e saj ne treg arrin mbi 12 milione euro. Nuk ka ende te dhena per transportuesit.

    Panorama

  15. #115
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Sarandë, shtatë në pranga për trafik droge

    SARANDE- Shtate persona jane ndaluar nga policia e Sarandës, e cila gjate operacionit te koduar “Sopoti” ka sekuestruar 253 kg kanabis.
    Sipas te dhenave te policise, te ndaluarit transportonin Cannabis Sativa me kafshë (kuaj) nga fshati Lazarat nëpërmjet malit të Sopotit deri në fshtin Kopacëz, me qëllim për ta trafikuar më pas në drejtim të shtetit grek.
    Grupi i goditur nga policia dyshohet se ka kryer edhe trafiqe te tjera me pare. Dyshohet se organizatori i këtij trafikimi është shtetasi Aleks Nanaj i cili, nëpërmjet vëllait të tij shtetasi Andrea Nanaj rekrutonte shtetas të ndryshëm kundrejt pagesës (50 mijë lekë) për të realizuar transportin e lëndë narkotike.

    Te ndaluarit
    1. Aleks Çune Nanaj, i datelindjes 23.07.1982, lindur ne Kopacez Delvine, banues ne sarande, i padenuar me pare, me shtetesi e kombesi shqiptare.
    2. Andrea Çune Nanaj , i datelindjes 28.05.1985, lindur ne Kopacez Delvine, banues ne sarande, i padenuar me pare, me shtetesi e kombesi shqiptare.
    3. Gjergji Shaban Nanaj, i datelindjes 08.05.1967, lindur dhe banues ne Kopacez Delvine, i padenuar me pare, me shtetesi e kombesi shqiptare.
    4. Maridon Merakli Dhuli, i datelindjes 31.05.1989, lindur dhe banues ne Fterre Sarande i padenuar me pare, me shtetesi e kombesi shqiptare.
    5. Besnik Ikmet Kasaj, i datelindjes 18.02.1987, lindur dhe banues ne Lukove Sarande, i padenuar, me shtetesi e kombesi shqiptare.
    6. Afrim Ikmet Kasaj , i datelindjes 30.05.1979, lindur dhe banues ne Lukove Sarande, i padenuar, me shtetesi e kombesi shqiptare.
    7. Petrit Xhevat Halimi, i datelindjes 10.04.1991, lindur ne e banues ne Mallakaster, i padenuar, me shtetesi e kombesi shqiptare.
    Si dhe u shpall ne kerkim shetasi:
    8. Sobiel Merakli Dhuli, i datelindjes 29.05.1993, lindur dhe banues ne Ferre Sarande, i padenuar, me shtetesi e kombesi shqiptare.

    Panorama
    Shpresa Dine

  16. #116
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Me nje fjale aktiviteti droges ne Sarande,Delvine,Lukove.
    Ne Delvine dhe Lukove sa banore ka 4-5 mije?
    Besoj te gjithe e njohin njeri tjetrin
    Edhe Saranda mund te jete diku 8-9 mije banore,
    te gjithe e njohin njeri tjetrin.
    Dikush ka spiunuar komshiun lol.
    Guxim i madh dhe idiotesi te merresh me droge
    ne vende kaq te vogla.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  17. #117
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Kokaina në Elbasan, gjashtë në pranga (fotot)

    Drejtori Vata: Të gjithë me nofka. Pjesë të një organizate kriminale. Njëri, ish-polic.

    Policia i arreston në një superaksion pas 6 muaj përgjimesh.

    Policia e Elbasanit arrestoi dje gjashtë persona të akuzuar si anëtarë të një organizate kriminale në fushën e narkotikëve. Në një superaksion të koduar “Tabakane 2″, u vunë në pranga 6 veta, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim si bashkëpunëtorë të kësaj organizate. Ata akuzohen se në bashkëpunim kanë trafikuar kokainë dhe kanabis sativa. Operacioni i djeshëm është i dyti brenda 6 muajsh, pas atij të zhvilluar në fund të shtatorit të shkuar, ku ra në pranga Eduard Muzhaqi me 300 doza kokainë. Duke u mbajtur nën përgjim grupi i dyshuar, u arrit të bëhej arrestimi masiv ditën e djeshme. Drejtori i Policisë së Qarkut të Elbasanit, drejtues i parë Emri Vata, gjatë një konference shtypi u shpreh se strukturat e specializuara të policisë, në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Tabakane 2″. “Puna kishte filluar që prej disa muajsh dhe të gjithë pjesëtarët e kësaj organizate kriminale janë mbajtur nën vëzhgimin e përhershëm të policisë. Ndërkaq organet e hetimit kanë arritur të dokumentojnë prova të shumta të implikimit të tyre në veprimtarinë kriminale”, deklaroi kryepolici. Sipas tij, në bazë të provave të dokumentuara në formë ligjore, gjatë mëngjesit të së martës u ndaluan gjashtë shtetas e u shpallën në kërkim katër të tjerë. Ata dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, si dhe me shtetasin Eduard Muzhaqi, i cili është arrestuar në flagrancë në fund të shtatorit 2011 kanë konsumuar veprën penale “prodhim dhe mbajtje e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim, në formën e shitjes më shumë se një here”. Ajo që bie në sy është se jo vetëm operacioni i policisë ka qenë i koduar, por dhe vetë të arrestuarit njiheshin në qytet me nofka. Sipas të dhënave të Policisë së Elbasanit, bëhet e ditur se u ndalua “Koçi”, nofka e 56-vjeçarit Konstadin Piu, lindur e banues në lagjen “Çlirimi”; Arben Hysa (Haxhihysenaj), 43 vjeç, lindur e banues në lagjen “28 Nëntori”, i njohur me pseudonimin “Ben Binjaku”, dënuar më parë për armëmbajtje pa leje”; Altin Çaka, 29 vjeç, lindur e banues në lagjen “Qemal Stafa”, i njohur me nofkën “Bobili”; Emiljano Ramazani, 32 vjeç, lindur e banues në lagjen “Sul Paprri”, i njohur me nofkën “Rramani”, i dënuar më parë për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”; Petrit Bekteshi, 43 vjeç, lindur e banues në lagjen “Haxhias”, ish-punonjës policie si dhe Ilir Rrapi 38 vjeç, lindur e banues në lagjen “Qemal Stafa”, i njohur me nofkën “Lili i Shajes”. Nga ana e seksionit të luftës kundër narkotikëve janë sekuestruar 300 doza lëndë narkotike të llojit kokainë, e cila posedohej nga Muzhaqi. Ndërkaq për periudhën janar-shkurt 2012 janë sekuestruar 230 doza heroine dhe 340 doza kanabis sativa.

    Panorama

  18. #118
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Drogë e armë nga Shqipëria, 44 arreste në Itali

    TARANTO- Nje grup kriminal i trafikut te armeve dhe droges nga Shqiperia, prej 44 personash, mes te cileve edhe shqiptare jane arrestuar ne Taranto, ne Itali.

    Lajmi publikohet nga mediat italiane, sipas te cilave, arrestet jane ekzekutuar pas urdhrave te nxjerre nga Prokuroria e Leces dhe antimafia, ne finalizim te hetimit.

    Ne aksion kane marre pjese rreth 150 karabiniere dhe sipas akuzes klani importonte nga Shqiperia arme e vecanerisht lende narkotike per t’u shperndare me pas ne Puglia, Basilicata dhe Calabria.

    Policia nuk ka bere me dije identitetin e te ndaluarve, por mesohet se mes tyre 10 jane femra. Sipas hetimeve, droga nga Shqiperia, vinte ne Bari e me pas mberrinte ne Taranto.

    Panorama

  19. #119
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Vlorë e Igumenicë, sekuestrohen 246 kg drogë shqiptare

    Policia greke e bllokoi sapo u kalua kufiri.

    Gjatë dy operacioneve të zhvilluara njëri në Vlorë dhe tjetri në kufirin grek me Sarandën u sekuestruan 248 kg kanabis. Policia e Vlorës bëri të ditur se organizoi operacionin e koduar “Gjormi” dhe sekuestroi rreth 191 kg kanabis sativa. Operacioni që u zhvillua rreth orës 20:00 nga strukturat e Luftës Kundër Narkotikeve, u finalizua edhe me prangosjen e dy personave. Burime të Policisë bënë të ditur se të arrestuarit janë shtetasit Demir Selamaj, 22 vjeç dhe Ritvan Çobaj, 19 vjeç, të dy banues në fshatin Gjormë. “Arrestimi i këtyre shtetasve u krye pasi nga informacionet e marra në rrugë operative dhe në sajë të punës hetimore intensive 1-mujore të bërë për verifikimin e tyre është ushtruar kontroll në banesën e tyre në fshatin Gjorm. Gjatë këtij kontrolli janë gjetur 21 thasë dhe 1 bidon i mbushur me lëndë narkotike e ngjashme me atë të llojit kanabis sativa, me një peshë të përgjithshme prej 191.6 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, bëri të ditur Policia. Dyshohet se lënda narkotike po bëhej gati për t’u trafikuar jashtë vendit nëpërmjet pikës kufitare të Greqisë.
    Ndërkaq, policia greke sekuestroi në kufi 156 kg kanabis sativa. Në orët e para të mëngjesit të së dielës, policia ka pikasur një automjet që qëndronte në mënyrë të dyshimtë në kufirin shqiptaro-grek, mes Konispolit dhe Igumenicës. Pasi mjeti ka lëvizur për në brendësi të tokës greke, policia organizoi kontroll në Sajadhë të Igumenicës. Drejtuesi i fuoristradës i është bindur shenjës për ndalim edhe pse transportonte drogë. Gjatë kontrollit, në kabinën e pasagjerit dhe në bagazh u sekuestruan 5 çanta të zeza sportive, me 140 pako natribani me një sasi totale 156 kg dhe 670 gramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Drejtuesi i mjetit, një shtetas grek 33-vjeç, është arrestuar nën akuzën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Nga hetimet u zbulua se droga u është marrë në kufi disa shtetasve shqiptarë me destinacion kryeqytetin grek, Athinë.

    Transferimi
    Rasti i djeshëm i trafikut ndërkombëtar të hashashit vjen tri ditë pas një rokade që përfshiu dy komisariatet e Sarandës, të Kufirit dhe Rendit. Shefi i Komisariatit të Kufirit, Jashar Bakiasi dhe disa shefa sektorësh e oficerë të Policisë së Rendit, janë transferuar nga Saranda, por nuk konfirmohet nëse shkak janë bërë precedentët e fundit të drogës.

    Panorama

  20. #120
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Sarandë, bllokohet gomonia me flamur grek me 88 kg kanabis

    SARANDE – Kapet gomonia me flamur grek, e mbushur me drogë e ushqime. Sipas Policisë, mjeti lundrues u gjet i braktisur në një gji detar, midis plazhit “Pasqyra” në Berdenesh dhe “Kanalit të Çukës”. Sinjalizimi nga radarët e policisë kufitare se një mjet po lëvizte nga Kanali i Korfuzit për në Sarandë, ka bërë që forca të shumta policore të krehin prej mesnatës e deri në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, në rrugë tokësore e detare, vijën bregdetare. Rreth orës 00:15, skafi i policisë kufitare pikasi gomonen “Oceanic” me flamur grek. Pranë saj, të fshehur në shkurre, u zbuluan dy çanta me drogë të paketuar, ku pasi u peshuan rezultuan në sasinë 88 kg 150 gramë “cannabis sativa”.
    Mësohet se brenda gomones u gjet edhe një sasi e konsiderueshme ushqimesh, të gjitha të prodhimit grek. Mjeti ishte i gjatë 10 metra, i gjerë 2.5 metra dhe e pajisur me dy motorë “Yamaha”, me nga 250 kuaj fuqi secili. Gjithashtu kishte tre serbatorë me nga 70 litra benzol, si dhe 4 bidonë të mëdhenj me gjithsej 300 litra benzol rezervë. Skafisti kishte me vete edhe një salvaxhente, në rast të ndonjë defekti në gomone. Policia dyshon për një rrjet të gjerë të trafikut ndërkombëtar të drogës. Dyshohet se gomonia është nisur nga Patra e Greqisë për të marrë drogën në Sarandë. Ajo ka përshkuar itinerarin Patra-Korfuz e, pasi ka hyrë në kanalin e Korfuzit, ka kaluar ishujt e Fanit dhe është futur në gjirin e Sarandës. Trafikantët shqiptarë kanë qenë të porositur për të nxjerrë sasinë e drogës në breg e më pas ta ngarkonin atë. Kur policia është afruar, ka shquar siluetat e dy personave pranë gomones, të cilët braktisën gjithçka dhe u larguan në drejtim të kodrave të fshatit Berdenesh. E sigurt tashmë është se skafisti grek ka zbritur në tokën shqiptare dhe është futur në rajonin e Sarandës. Policia kufitare ka vazhduar krehjen e zonës gjatë gjithë ditës, me dyshimet se mund të ketë pasur sasi tjetër droge të fshehur rreth e rrotull vendit ku u kap e para. Sasia e madhe e karburantit e gjetur në gomone dhe ushqimet greke kanë bërë që policia të dyshojë se gomonia ishte përgatitur për rrugë të gjatë. sh.d

    Precedentët
    Trafiku i drogës njeh nivele tepër të larta, kur ende nuk është mbyllur muaji i tretë. Policia e Sarandës deri tani ka sekuestruar 341 kg “cannabis sativa”, ndërsa Policia e Igumenicës dhe Patrës ka sekuestruar 2 ton 116 kg “cannabis sativa” dhe një sasi armësh. Ky është rasti i tretë që trafiku kryhet me mjet lundrues, pas dy rasteve të para të kapura në Igumenicë dhe Patra, me dy gomone që dyshohet se janë nisur nga Saranda.

    Panorama

Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Interpoli Spanjoll dhe Portugez mbi Sokol Olldashin
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 23:18
  2. “Dhuratë” për shkollat: Një kilogramë hashash në ditë
    Nga PORTI_05 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-01-2007, 03:35
  3. Policia shqiptare zbulon fabrike fallsifikimi parash në Pogradec
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 19:59
  4. Policia e vret. Kush do ta mbrojë qytetarin shqiptar...
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 04:11
  5. Policia greke zbulon bazën e '17 nëntorit'
    Nga Sokoli në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-07-2002, 01:05

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •