Close
Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 192
  1. #81
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet në Bllog
    17
    Drogë nga Lazarati, 4 në pranga

    VLORE – Policia e Vlorës bllokoi 3.5 kg lëndë narkotike, e dyshuar kanabis sativa, ndërsa arrestoi edhe 4 persona që po e trafikonin. Sipas policisë, arrestimi u bë pas operacionit të koduar “Ekuinoksi 11″. Të arrestuarit janë shtetasit Trens Dautaj, 22 vjeç, Miklovan Kaçaj 20 vjeç, Adrian Liçaj, 43 vjec dhe Andrea Çakalli, që të gjithë nga Vlora. “Ata u ndaluan gjatë udhëtimit me mjetet e tyre në aksin Llogora-Orikum. Gjatë kontrollit në automjetin “Ford Fokus” është gjetur një sasi prej 3.5 kg bimë narkotike e përpunuar dhe e destinuar për shitje. Mjeti ku u gjet lënda shoqërohej dhe nga një makinë tjetër, në të cilën ndodheshin dy persona të tjerë”, bëri të ditur policia, e cila bllokoi dy mjetet me targë Vl 8321 C si dhe Ford KA me targa provizore e katër celularë. Burime të policisë bënë të ditur se dyshohet se droga e marrë në Lazarat është transportuar nga Saranda me destinacion Vlorën.

    Panorama

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    une nuk e kuptoje se ku eshte suksesi ketu kur dihet qe shqiperia eshte vend tranzit,ok jane kapur sasira te medha por aman nuk thuhet sasirat qe kane kaluar nga shqiperia

    n q se shqiperia do ishte vendi me i sukseshem ne luften kunder droges nuk perdornin shqiperin bosat e droges por ka plot rruge te tjera

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga OPARI Lexo Postimin
    une nuk e kuptoje se ku eshte suksesi ketu kur dihet qe shqiperia eshte vend tranzit,ok jane kapur sasira te medha por aman nuk thuhet sasirat qe kane kaluar nga shqiperia

    n q se shqiperia do ishte vendi me i sukseshem ne luften kunder droges nuk perdornin shqiperin bosat e droges por ka plot rruge te tjera
    Fushate zgjedhjesh,kupola vendos.

  4. #84
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anëtarësuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    shume pozitive kjo, mbase ne shqiperi s'do ket shume sukses tregtimi dhe perdorimi i droges.

    Nga kjo ane te pakten jemi revolucionar, bravo na qofte!!! dhe policise per kurajon!
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  5. #85
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    A me duket mua ( nga Kosova) apo kjo eshte merite e kryeministrit BERISHA. A po kane ecur gjerat vetvetiu dmth jane edukuar policia ..
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  6. #86
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet në Bllog
    17
    Trafiku i narkotikëve, arrestohen 6 persona

    Policia e Shtetit njoftoi sot arrestimin e 6 shtetasve në kaudër të një operacioni kundër trafikut të lëndëve narkotike.

    Gjatë një konference për shtyp, zëdhënësja, Klejda Plangarica tha se shtetasit e arrestuar janë; Ilirjan Haxhi Feçi, 36 vjeç, lindur e banues në Kavajë, Albert Rasim Mahmutaj, 18 vjeç, lindur e banues në Gjirokastër, Gëzim Thoma Vasi, 21 vjeç, lindur e banues në Gjirokastër, Lorenc Vasi, 18 vjeç, lindur e banues në Gjirokastër, S.H, 16 vjeç, lindur e banues në Gjirokastër dhe Refie Halit Iliazi, vjeç 48, banuese në Durrës.

    Sipas policisë arrestimi i tyre është bërë i mundur në sajë të një hetimi disa mujor, ku këta shtetas u kapën në flagrancë në banesën e shtetasit Ilirjan Feçi, në lagjen Nr.2 Kavajë.

    Gjatë operacioni policia ka sekuestruar në banesën e tij një sasie prej rreth 26.5 kg lëndë narkotike marijuanë, e ardhur nga Lazarati me destinacion shitjen e saj në tregun ndërkombëtar.

    Gjithashtu, janë sekuestruar edhe dy automjete të tipeve Audi A3 dhe BMË, një pistoletë me silenciator dhe një sasi fishekësh, të cilat u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetases Refie Iliazi si dhe një sasi monedhash euro.

    Panorama

  7. #87
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet në Bllog
    17
    Kapen 2 shpërndarësit e kokainës në Tiranë, ua shisnin VIP-ave

    TIRANË-Dy persona janë arrestuar sot nga policia e Tiranës ndërsa posedonin 40 doza kokainë që i shpërndanin në kryeqytet.
    Lajmi është bërë i ditur nga zedhenesja e policisë së kryqytetit, Alma Katragjini qe deklaroi sot ne mesdite se droga e fortë u bllokua heret ne mengjes pas një aksioni të zhvilluar në zonën e Tiranës së Re, pikërisht në rrugën “Fortuzi”.
    Policia informon se në pranga janë Robert Sula dhe Florian Ngjela 38 vjec te dy, të cilëve përvecse iu gjetën dhe sekuestruan 40 doza kokainë, u janë bllokuar edhe dy armë automatike dhe dy maska.
    Policia theksoi se nga hetimet e kryera rezultons e dy personat e mësipërm shpërndanin në kryeqytet kokainën. Pas hetimit disa mujor fillimisht u realizua kapja në flagrancë e shtetasit Florian Ngjela ku pas kontrollit ju gjetën 20 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë dhe pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij, ju gjetën edhe 20 doza të tjera lëndë e dyshuar Kokainë.

    Po ashtu, gjatë shtrirjes në kohë të këtij operacioni me posedimin edhe të informacioneve të marra në rrugë operative, shtetasit Robert Sula ju gjetën në banesën e tij dhe dy armë automatik m - 56, armë automatike e llojit Scorpion me silenciator, 94 cope fisheke, 248 fishekë model-54, 4 krehëra me fishekë model - 56 etj.

    Gjatë ecurisë së hetimit mbi këto shtetas, u konkludua se lënda narkotike e llojit Kokainë, shpërndahej në zona të ndryshme në kryesisht në lokalet dhe pubet e Tiranë, kryesisht kjo lëndë narkotike blihej nga klientë vip.

    (d.b/BalkanWeb)

  8. #88
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet në Bllog
    17
    Trafiku i drogës, arrestohen 14 shqiptarë në Itali

    TORINO- Një operacion i Guarda di Finanzia ka përmbyllur me sukses një operacion për arrestimin e një bande të rrezikshme kriminale shqiptarësh me qëndrim në Torino, që merrej me trafik ndërkombëtar armësh dhe droge. Mediat italiane, duke iu referuar të dhënave të policisë raportojnë për 23 persona të arrestuar, ku 14 janë shqiptarë, 7 italianë, i maroken dhe 1 tunizian.

    Nga kontrollet e ushtruara nga polcia, janë sekuestruar 46 kg kokainë dhe heroinë, mbi 40 mijë euro para kesh, dhe armatim, 3 pistoleta dhe municione të ndryshme luftarake.

    Operacioni i koduar “Selenicë” (nga vendi i origjinës së disa nga prej të arrestuarve), nisi që në vitin 2008 pas vrasjes së një çifti romësh, në Torino, që çoi në arrestimin e shtetasit shqiptar, Tesilvan Bashaj, në atë kohë vetëm njëzet e katër vjeç, i cili më pas është dënuar me burgim të përjetshëm.

    Organizata e cila kryesohej nga shqiptarët, importonte sasi të mëdha heroine dhe kokaine nga zona e Ballkanit dhe Hollanda.

    Panorama

  9. #89
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anëtarësuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    Itali, 270 kg drogë në anijen nga Vlora, pranga shqiptarit

    BRINDIZI-Plot 270 kilogramë drogë e llojit mariuanë u konfiskuan nga Policia e Brindizit në bashkëpunim me zyrtarë të doganave. Në pranga ka rënë një shqiptar.
    Droga e kapur në disa dhjetra pako u gjend nga autoritetet e kontrollit në një automjet brenda anijes “Shpirti i Jonit” që sapo kishte zbarkuar në Brindizi pasi ishte nisur nga qyteti i Vlorës.
    Mariuana ishte fshehur në brendësi të qosheve më të thella të makinës.
    Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit, një person me kombësi shqiptare. Policia nuk bën të ditur emrin e personit të arrestuar për arsye hetimore. Ai u dërgua në burgun e Brindisit nga ku do të vijojë ndjekja e tij penale nën akuzën për trafik ndërkombëtar të drogës.

    (d.b/BalkanWeb)

  10. #90
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anëtarësuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    Bllokohen 75 kg marijuanë, arratisen 4 poseduesit




    GJIROKASTER- Katër persona nga Lazarati, trafikant droge, shpëtojnë sërish nga duart e Policisë së Gjirokastrës. Mëngjesin e së hënës, Sektori i Narkotikëve në Policinë Rajonale të Gjirokastrës, ndërmori aksionin e koduar “Ngrica”, rezultati i të cilit ishte vetëm kapja e lëndës narkotike prej 75 kg, e llojit marijuanë.
    Katër trafikantët sapo kanë vënë re se po ndiqeshin nga policia, mes konfuzionit dhe shpejtësisë për të shpëtuar, kanë braktisur çantat me marijuanë dhe janë larguar në drejtim të Lazaratit.
    Grupi hetimor, konstatoi tre çanta shpine të mbushura me marijuanë përmes pakove të mbështjella me letër ngjitëse, ngjyrë kafe me pesha të ndryshme. Në çantën e parë kishte 24 pako, në të dytën 12 dhe në çantën e tretë 24 pako, gjithsej 60 të tilla me peshë totale 75 kg.
    Policia Rajonale mbi bazën e informacioneve të marra nga terreni, arriti të identifikojë katër trafikantët të cilët janë shpallur në kërkim..
    Deri tani Policia e Gjirokastrës, nuk ka kapur asnjë person nga Lazarati si trafikant të lëndëve narkotike pasi ata në të shumtën e rasteve, janë larguar pa lënë gjurmë, ndërkohë që autoritetet lokale të Policisë, janë mjaftuar me faktin e identifikimit të trafikantëve por që deri më sot rezultojnë si persona të shpallur në kërkim.

    Panorama

  11. #91
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    hahaha jan arratisur drejt lazaratit, prokuroria po pregatit letrat per kerkim nga interpoli
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  12. #92
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet në Bllog
    17
    Goditen rrjetet e kanabisit në Përmet dhe Igumenicë

    Policia ka shpallur në kërkim korrierin

    Policia e Gjirokastrës ka finalizuar një tjetër operacion antidrogë mëngjesin e së martës. Burimet zyrtare njoftuan se u sekuestruan 98 kilogramë kanabis sattiva dhe automjeti që e transportonte atë, por nuk është bërë ndalimi i trafikantit. Policia sqaron se lënda narkotike transportohej me një automjet tip “Benz” pa targa dhe kishte si destinacion Leskovikun, e më pas kufirin jeshil me shtetin grek. Forcat policore të Përmetit, rreth orës 06:00, kanë ngritur postblloqe në aksin Këlcyrë-Përmet, por rreth 500 metra pa arritur në pikën e kontrollit, trafikanti është kthyer menjëherë mbrapa, duke lëvizur me shpejtësi të madhe në drejtim të Këlcyrës. Policia ka vijuar ndjekjen, ndërkohë që drejtuesi i automjetit ka devijuar nga rruga kryesore dhe sikurse u vërtetua më pas, trafikanti e ka hedhur nga makina ngarkesën që përbëhej nga 98 pako të mbështjella me letër natriban, brenda të cilave ishte lënda narkotike e llojit kanabis sativa. Për t’iu shmangur ndjekjes së policisë, trafikanti e ka devijuar automjetin nga rruga nacionale duke u futur në një rrugë dytësore, që të çon në fshatin Pagri, ndërkohë që ngarkesën e kishte flakur në afërsi të varrezave të fshatit Piskovë. Gjatë rrugës për në fshatin Pagri të Komunës së Piskovës, automjeti është prishur dhe drejtuesi ka vazhduar lëvizjen në drejtim të pyllit. Policia bëri të ditur se po punohet për kapjen e tij. Kohët e fundit janë shpeshtuar operacionet për zbulimin e rrjetit të drogës midis Jugut shqiptar dhe Veriut të Greqisë. Dje, policia e Igumenicës ka kapur një tjetër grup, me katër shqiptarë, që përpiqeshin të kapërcenin kufirin shqiptaro-grek, duke udhëtuar nëpër brezin e gjelbër me një automjet. Ndonëse emrat e shqiptarëve nuk bëhen të ditur, thuhet se shoferi është 33 vjeç dhe se shoqërohej nga tre shqiptarë, të moshës 24, 31 dhe 33 vjeç. Udhëtimi i tyre është ndalur nga policia greke në qytetin e vogël Asproklisi, disa kilometra para se të mbërrinin në Igumenicë. Mësohet se ndaj tyre kanë nisur hetimet edhe për trafik droge, pasi dyshohet se ky ka qenë qëllimi i udhëtimit të tyre klandestin në territorin grek. Pas sinjalizimit nga pala greke, kontrollet policore kanë nisur në qytetin e Sarandës e në zonat më të afërta me vijën kufitare. Ditët e fundit Policia e Sarandës është mbështetur nga këto kontrolle edhe nga forcat RENEA. Ato kanë nisur nga rruga hyrëse e Sarandës në Qafë-Gjashtë. Dje kontrolli është shtrirë në brezin kufitar. Në ish-postën kufitare të Leshnicës, në një stan, policia ka arritur të zbulojë 2 kallashnikovë që mbaheshin pa leje, 48 fishekë, si dhe 5 çanta të mëdha bosh, që dyshohet se janë përdorur për kalimin e drogës matanë kufirit. Policia ka ndaluar Artan Mihon, pronar të ish-postës së kthyer në stan dhe të punësuarin e tij, Artan Bala, nga Librazhdi.

    Shqip

  13. #93
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet në Bllog
    17
    Kapet me kokainë në Angli, i bllokohen pronat në Fier

    Prona e llogari bankare me vlerë 650 mijë euro, të përfituara nga të ardhurat e trafikut të drogës, u sekuestruan dje nga Policia e Prokuroria e Fierit si fitime të veprimtarisë kriminale. Pas një hetimi që ka zgjatur rreth 10 muaj në bashkëpunim me Policinë britanike, është provuar se pronat dhe bizneset e regjistruara në emër të Teferi Hamzarajt, në Cakran të Fierit, ishin krijuar nga paratë që ajo merrte nëpërmjet transfertave bankare nga Anglia, ku djali i saj akuzohet për trafik droge. Veç dërgesave, nëna e të arrestuarit ka marrë shuma të konsiderueshme parash në dorë nga persona të ndryshëm që vinin në vendlindje e që i transportonin shumat me porosi të djalit të saj, Fatos Hamzaraj. Ky i fundit është arrestuar në janar të vitit 2011 në Angli si drejtuesi i një grupi të trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Anglisë. Sipas burimeve nga Policia e Shtetit, Hamzaraj prej 3 vitesh kishte krijuar një organizatë të trafikut ndërkombëtar të drogës, të cilën e drejtonte vetë, ndërsa bashkëpunëtorët e tij ishin shtetas italianë, anglezë dhe kolumbianë. Menjëherë pas arrestimit të tij në Angli, me anë të një letër-porosie të mbërritur nga Britania e Madhe, nisi një hetim i përbashkët që kishte si qëllim parësor verifikimin e të gjitha transfertave bankare. Grupi hetimor kaloi në “sitë” të gjitha transaksionet e kryera gjatë 3 viteve që Fatos Hamzaraj zhvillonte aktivitetin e trafikut të drogës dhe rezultoi që paratë niseshin në emër të nënës së tij, Teferi Hamzaraj dhe të vëllait Arsen Hamzaraj.

    PASTRIMI I PARAVE
    Për rreth 10 muaj policia ka bërë verifikimin e transfertave bankare dhe ka kryer hetim me metodat speciale derisa në bashkëpunim me Njësinë Task-Force në Prokurori dhe me Policinë angleze është arritur të dokumentohen të gjitha pronat që familja e Fatos Hamzarajt kishte ndërtuar me anë të parave të përfituara nga trafiku i kokainës. Të gjitha bizneset e ndërtuara gjatë 3 viteve kur Hamzaraj drejtonte trafikun e kokainës në Angli dhe që administroheshin nga vëllai i tij Arseni dhe e ëma Teferi Hamzaraj, sipas Policisë, ishin përfituar nga të ardhurat e krimit të organizuar. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Shtetit, gjatë hetimeve ka rezultuar se Fatos Hamzaraj, për një periudhë prej rreth tre vjetësh, të ardhurat e përfituara në mënyrë të paligjshme nga trafiku i lëndëve narkotike i ka transferuar te familjarët e tij në Shqipëri. Gjithçka e ka kryer përmes transfertave bankare dhe kesh, dhe këta të fundit janë mundur t’i justifikojnë si para të ligjshme dhe t’i investojnë në biznese, bar-kafe, karburant, apartamente, palestër etj. Për të justifikuar si “të pastra”, bizneset në pronësi të tyre, familjarët e Hamzarajt kishin siguruar dokumente pronësie në formë trashëgimie, që dyshohet të jenë të falsifikuara. Nga Gjykata e Fierit është vendosur masa e sekuestrimit për pronat dhe llogaritë bankare të tij dhe familjarëve të tij.

    Pronat e bllokuara
    . Apartament me sipërfaqe 120 metra katrorë në qytetin e Fierit, pronë e shtetases Teferi Hamzaraj
    . Një sipërfaqe trualli 782 metra katrorë në komunën Cakran
    . Një pikë karburanti në komunën Cakran me sipërfaqe 150 metra katrorë
    . Disa garazhe
    . Një palestër
    . Bar-kafe
    . Të gjitha pajisjet e ndodhura në këto aktivitete
    Vlera totale e tyre,
    rreth 650 mijë euro

    Tetë aksione, sekuestrohen 10 milionë euro

    Gjatë këtij viti, sektori kundër pastrimit të parave në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me njësitë Task-Force në Tiranë, Elbasan, Vlorë, Fier dhe Durrës, ka kryer tetë operacione në drejtim të sekuestrimit të aseteve kriminale. Në këto operacione, që janë kryer në bashkëpunim edhe me vende të ndryshme të BE dhe Amerikës, është arritur të sekuestrohet një vlerë totale prej rreth 10 milionë eurosh, para që janë investuar në forma të ndryshme nga anëtarë të krimit të organizuar.

    ETLEVA DELIA
    Panorama

  14. #94
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Policia duhet te perdore helikopter me kamera me rreze infra te kuqe
    per te matur shkallen e reflektimit te drites nga gjethet e marijuanes dhe identifikuar
    bimet e marijuanes nga helikopteri se ku jane dhe gjeje ku jane komplet parcelat me
    marijuane.Marijuana(kanabis) ka nje shkalle reflektimi te drites dhe ngrohtesise teper specifike 54
    krahasuar nga bimet e tjera dhe mund te identifikohet ne largesi nga kamera te instaluara ne helikopter..
    Krahas identifikimit te marijuanes nga helikopteri mund te gjendet me precizion inxhinjerik lokacioni
    ku ndodhen bimet(gjatesi gjeografike/gjeresi gjeografike)dhe i jepet informacioni policise se rajonit
    per te derguar njerez dhe shkulur bimet.Per zona shume te infektuara si Lazarati,
    helikopteri ben shume pune dhe mund te zbulohen rajone te thella me plantacione.
    =====
    Mund te perdoren edhe qen te trajnuar qe e ndjejne eren e bimeve ne largesi te madhe,sidomos ne kohe me ere.
    ====
    Perseri me helikopter mund te sperkaten zonat me kanabis me ndonje herbicid
    si keto qe e shkaterrojne komplet kanabisin nga gjethja ,,kercellin,perfshire edhe rrenjet.
    ametryn, atrazine, metribuzin, prometryn, terbutryne, diuron, fluometuron, linuron,
    methabenzthiazuron, phenobenzuron, ethofumesate, karbutilate, methazole dhe oxadiazon;
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 23-12-2011 më 01:28
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  15. #95
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Policia duhet te perdore helikopter me kamera me rreze infra te kuqe
    per te matur shkallen e reflektimit te drites nga gjethet e marijuanes dhe identifikuar
    bimet e marijuanes nga helikopteri se ku jane dhe gjeje ku jane komplet parcelat me
    marijuane.Marijuana(kanabis) ka nje shkalle reflektimi te drites dhe ngrohtesise teper specifike 54
    krahasuar nga bimet e tjera dhe mund te identifikohet ne largesi nga kamera te instaluara ne helikopter..
    Krahas identifikimit te marijuanes nga helikopteri mund te gjendet me precizion inxhinjerik lokacioni
    ku ndodhen bimet(gjatesi gjeografike/gjeresi gjeografike)dhe i jepet informacioni policise se rajonit
    per te derguar njerez dhe shkulur bimet.Per zona shume te infektuara si Lazarati,
    helikopteri ben shume pune dhe mund te zbulohen rajone te thella me plantacione.
    =====
    Mund te perdoren edhe qen te trajnuar qe e ndjejne eren e bimeve ne largesi te madhe,sidomos ne kohe me ere.
    ====
    Perseri me helikopter mund te sperkaten zonat me kanabis me ndonje herbicid
    si keto qe e shkaterrojne komplet kanabisin nga gjethja ,,kercellin,perfshire edhe rrenjet.
    ametryn, atrazine, metribuzin, prometryn, terbutryne, diuron, fluometuron, linuron,
    methabenzthiazuron, phenobenzuron, ethofumesate, karbutilate, methazole dhe oxadiazon;
    Oxadiazoni eshte me i miri dhe funksionon :P
    Kjo qe thua ti eshte si ajo fabula e minjve qe vendosen ti lidhnin maces nje zile ne qafe per ta degjuar kur dilte per gjah.Lazarati eshte '' non flight zone'' miku im.Policia fillimisht te fitoje luften brenda saj duke kapur trafikantet-police a shefa krimesh,te fitoje betejen ne toke pastaj te shkateroje zonat qe nuk "shkelin as dhite" nga ajri.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  16. #96
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet në Bllog
    17
    Durrës, sekuestrohen 700 kg kanabis, 1 në pranga

    DURRES- Policia e Durrësit njoftoi sot sekuestrimin e 700 kg kanabis sativa dhe arrestimin e një 24- vjeçari.

    Droga u zbulua në një kamionçinë me targa AA 078 CC në portin e Durrësit, dhe sekuestrimi i saj u bë para se të transportohej për në traget.

    Destinacionij, sipas policisë ishte Italia. Policia ende nuk ka të dhëna lidhur me origjinën e kanabisit, ndërsa ka arrestuar drejtuesin e kamionçinës, të riun Redi Furrxhi.

    Hetimet kanë nisur për të zbardhur plotësisht rrugën nga ka ardhur kanabisi.

    Panorama

  17. #97
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet në Bllog
    17
    Superaksion në Ballkan, 61 në pranga, 4 shqiptarë

    Një operacion antidrogë i zhvilluar njëkohësisht në Shqipëri dhe 4 shtete të tjera, i koduar “Trio” ka vënë në pranga 61 persona, katër prej të cilëve të arrestuar nga policia shqiptare. Policia e Shtetit njoftoi se nga operacioni i kryer njëkohësisht në Shqipëri, Mali i Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Serbi, ka vënë në pranga shtetasit Leonard Dushi, Agim Hasaj, Leonard Stërkaj dhe Ervis Bici.

    Në kuadër të këtij operacioni policia tha se është ushtruar kontroll në banesat e 12 shtetasve shqiptarë, ndërkohë që vetëm për 4 prej tyre u mor masa e arrestit.

    Kush janë katër shtetast shqiptarë ndaj të cilëve është marrë masa e arrestit;

    1. Leonard Zef Dushi
    , vjeç 41, banues në Shkodër, në banesën e të cilit është gjetur e sekuestruar një sasi prej 30 gram bimë e dyshuar narkotike. Po ashtu u sekuestruan 6 aparate telefoni celular, 15 karta SIM, fatura për transferta bankare, 1 kompjuter lap top dhe 1 automjet “JEEP”.

    2. Agim Binak Hasaj, vjeç 35, banues në Stërbeq, Malësi e Madhe, në banesën e të cilit u gjetën dhe sekuestruan 475 gram bimë e dyshuar narkotike, si dhe 111 copë fishekë luftarak, dy krëhra pistolete dhe 3 aparate telefonik celular.

    3. Leonard Dedë Sterkaj, vjeç 27, banues në Dedaj, Malësi e Madhe në banesën e të cilit u gjetën e sekuestruan 140 gram bimë e dyshuar narkotike, 1 makineri (aparat) e cila shërben për presimin dhe ambalazhimin me vakum të lëndës narkotike, 8 aparate telefonik celular dhe 2 automjete (Ëolsvagen “Golf – 5” dhe “Pasat”).

    4. Ervis Isuf Bici, vjeç 29, banues në Koplik, Malësi e Madhe, në banesën e të cilit u gjetën e sekuestruan 520 gram bimë e dyshuar narkotike, 103 copë fishekë luftarak, 3 aparate telefoni celular, 4 karta SIM, 2 aparate komunikimi në distancë, si dhe 1 automjet “Hamer”.

    Ky grup i krimit të organizuar trafikonin drogë të tipit marijuanë nga Shqipëria, nëpërmjet Malit të Zi në territorin e Besnje dhe Hercegovinës, për ta shpërndarë më pas në Kroaci. Sipas agjencisë së lajmeve Tanjug, ky operacion që ka koordinuar të gjithë policitë e vendeve të rajonit ka zgjatur 6 muaj.

    Të njëjtat burime tregojnë se gjatë këtyre muajve është bërë e mundur arrestimi i 57 personave dhe janë konfiskuar rreth 350 kg marijuanë.

    Ministri serb, Ivica Daçiç ka konfirmuar se nuk ka pasur arrestime në Serbi, ndërsa ka shtuar se vendi i tij ka dhënë ndihmë në logjistikë dhe informacion për të përmbyllur me sukses këtë operacion.

    Panorama

  18. #98
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    asht e qarte zotni minister Dacic
    lolot e ballkanit shqiptaret ato ti bejme kurban
    se ne sna mbron shteti JONE po mundesisht na q.....
    cudi asnje serb i arrestum sa te paster qe qenkan ke to serbet tuj mer burre

    LIRIM TE SHPEJTE DJEMA ZOTI JU NDIHMOFTE
    JO SEKS PARA MARTESE

  19. #99
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Durrës, sekuestrohen 700 kg kanabis, 1 në pranga

    DURRES- Policia e Durrësit njoftoi sot sekuestrimin e 700 kg kanabis sativa dhe arrestimin e një 24- vjeçari.

    Droga u zbulua në një kamionçinë me targa AA 078 CC në portin e Durrësit, dhe sekuestrimi i saj u bë para se të transportohej për në traget.

    Destinacionij, sipas policisë ishte Italia. Policia ende nuk ka të dhëna lidhur me origjinën e kanabisit, ndërsa ka arrestuar drejtuesin e kamionçinës, të riun Redi Furrxhi.

    Hetimet kanë nisur për të zbardhur plotësisht rrugën nga ka ardhur kanabisi.

    Panorama
    E habitshme 700 kile kanabis te kerkosh ti kalosh ne traget.
    Guxim dhe idiotesi qe e tejkalon imagjinaten.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  20. #100
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    E habitshme 700 kile kanabis te kerkosh ti kalosh ne traget.
    Guxim dhe idiotesi qe e tejkalon imagjinaten.
    do i ket premtu nej qeveritar se sdo i ndodhi gje se nje njeri i pambrojtur se ben ate cmenduri jo
    JO SEKS PARA MARTESE

Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Interpoli Spanjoll dhe Portugez mbi Sokol Olldashin
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 23:18
  2. “Dhuratë” për shkollat: Një kilogramë hashash në ditë
    Nga PORTI_05 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-01-2007, 03:35
  3. Policia shqiptare zbulon fabrike fallsifikimi parash në Pogradec
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 19:59
  4. Policia e vret. Kush do ta mbrojë qytetarin shqiptar...
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 04:11
  5. Policia greke zbulon bazën e '17 nëntorit'
    Nga Sokoli në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-07-2002, 01:05

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •