Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 192
  1. #41
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17
    Kanabisi “lulezon” ne fshatrat e Vlores

    E Diele, 20 Maj 2007

    Policia e Vlores asgjesoi dje 600 rrenje bime narkotike kanabis sativa, te cilat ishin mbjelle ne disa parcela pa pronare, ne nje zone rurale, nderkohe qe po punohet per identifikimin e kultivuesit te kesaj bime. Burime zyrtare te policise lokale thane per ATSH-ne se ,"bima narkotike u asgjesua ne fshatin Rrexhepaj te komunes Vllahine, rreth 25 km larg qytetit te Vlores dhe ato ishin mbjelle ne disa parcela, ne nje largesi prej te pakten dy kilometrash nga fshati". Megjithese bima narkotike ishte ende ne fazat e para te zhvillimit, ato kishin arritur ne nje lartesi prej 50 cm. Policia beri te ditur se parcelat ku ishte mbjelle kanabisi rezultuan pa pronar, gje qe e ka veshtiresuar punen per identifikimin e personave te mundshem qe kane lidhje me kultivimin e tij. Aksioni i sotem i policise pason ate te dy diteve me pare, kur ne kete fshat u zbuluan dhe u asgjesuan 2110 rrenje kanabisi. Nderkohe, ne 10 maj uniformat blu te Vlores arriten te zbulonin ne fshatin Penkove, te komunes Vllahine, 2570 rrenje kanabisi.

    Korrieri

  2. #42
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17
    Zbulohet 7.5 heroine nga Shkupi, 3 ne pranga

    E Hene, 21 Maj 2007

    Fatos Salliu

    Tre persona perfunduan ne pranga pasi policia zbuloi 7.5 kg heroine ne tabanin e nje automjeti me targe maqedonase. Nje vajze dhe dy meshkuj midis tyre drejtuesi i kamionit shqiptaro- maqedonas targe SK 564 RB Sabedin Elezi, u arrestuan si te dyshuarit kryesore te ngarkese qe dyshohet se eshte heroine. Policia e Elbasanit tha se droga e ndare ne 15 pako duhet te kete udhetuar nga Turqia-Maqedoni- Shqiperi me destinacion Italine. Ka mjaftuar nje informacion paraprak nga sherbimet e posacme qe forcat e antidroges ne policine e Elbasanit te zbulojne ngarkesen e droges. Dhe pse nga pamja e pare malli i u deklarua heroine, ekspertet kane nisur ekspertizen per te percaktuar llojin e lendes narkotike si dhe rrugen e sakte qe ka ndjekur ajo deri pa hyre ne Elbasan.

    Sipas njoftimit zyrtare, policia e Elbasanit bllokoi paraditen e djeshme nje kamion me targa te Shkupit ku eshte gjetur nje sasi e konsiderueshme lende narkotike qe dyshohet te jete e llojit Heroine. Makina qe transportonte lenden narkotike eshte ndaluar ne Qafe Thane dhe kishte per destinacion qytetin e Durresit, thuhet prej nje specialisti te antidroges lokale. Makina maqedonase rezultoi se kishte hyre dje nga pika e Kapshtices dhe sipas uniformave blu, aty duhet te jete favorizuar nga neglizhenca e punonjesve te doganes te cilet nuk kane ushtruar kontroll te imtesishem te mjetit ku ishte fshehur droga. Pas kesaj forcat e policise ndaluan tre persona nder te cilet dhe drejtuesin e kamionit Sabedin Elezi. Te ndaluarit jane duke u marre ne pyetje per te zbuluar itinerarin qe kane kryer transportuesit dhe nese droga ishte destinuar per tregun vendas apo per tu trafikuar drejt shtetit fqinj.

    Per kete operacion, ne dijeni eshte vene edhe Zyra e Pergjithshme e LKD- se ne Ministrine e Brendshme e cila nisi nje grup specialistesh ne drejtim te Elbasanit dhe doganes se Qafe- Thanes. Nderkohe behet e ditur se struktura te specializuara kane vene ne dijeni edhe sherbimet ne vendin fqinje me synimin per te asgjesuar nje rrjet te mirorganizuar nderkombetar te trafikut te lendeve narkotike. Kjo eshte sasia me e madhe e droges e kapur gjate viteve te fundit ne Elbasan. Edhe me pare dihej se sasi te medha droge kalonin tranzit nga Elbasani per ne Perendim.



    Kreu u burgut te Peqinit:

    Drejtori i burgut te Peqinit, Shkelqim Kalemi nje dite pasi ne nje prej dhomave te burgut u zbuluan disa gram heroine, tha se kohet e fundit kishte verejtur telefonata dhe levizje te dyshimta. “ Drejtoria e burgut Peqin kishte kohe qe

    survejonte familjaret dhe te denuarit e dhomes nr 6 pasi kishte konstatuar levizje dhe telefonata te dyshimta mes tyre. Per kete arsye ne kemi vene ne dijeni Zyren e LKD-se ne ne Elbasan. Nje nga arsyet e dyshimeve tona ka qene edhe fakti se njeri prej te denuarve ne kete qeli pikerisht Denis Lefteri 23 vjec nga Pogradeci ishte i denuar si trafikant dhe perdorues droge”, tha Kalemi. Dje ai ka marre kontakte me familjaret e te denuarve ne dhomen 6, dhe dyshon se droga eshte futur nepermjet pakos se kafese. “Ne te vertete burgu nuk disponon paisje dhe infrastrukture per te zbuluar kalimin e drogave pasi edhe rruget qe perdoren jane mjaft te sofistikuara”, shton Kalemi. Gjithsesi ai ende nuk e beson se pluhuri mund te kete qene heroine, por mendon se ky do kete qene test i te denuarve per te realizuar nje veprim te mevonshem. Per kete arsye kalemi pret pergjigjen e ekspertizes per te percaktuar sakte se cfare ishte pluhuri i kuq i cilesuar heroine. Nderkaq dy te dyshuarit Denis Lefteri dhe dhe Ermir Koruni jane izoluar dhe jane marre ne pyetje nga strukturat perkatese ndersa dy te denuarit e tjere rezultojne se nuk kane lidhje me kete ngjarje

    Koha Jone

  3. #43
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17
    Policia, 28 aksione “korrje-fshirje”

    E Hene, 18 Qershor 2007

    Nje plengprishese e vertete ka qene kete sezon policia e Vlores per personat e perfshire ne kultivimin dhe trafikimin e bimeve narkotike. Gjate muajit te fundit, gati cdo dite ka pasur aksione ne te gjitha fshatrat dhe zonat e thella malore te Vlores, per te prere dhe asgjesuar kanabisin qe dhe pak i afron koha e “korrjes”. Por mbi 28 aksione te kryera nga policia lokale duket se e “korren dhe e fshine” para kohe sasine e mbjelle me kanabis ne zonat e ndryshme te Vlores. Me aksionet e fundit seksioni kunder krimit te organizuar ne Vlore ka nje “data base” te dhenash per cdo centimeter toke te zones se Vlores, qe ne vite ka qene aq pjellore sa i perket hashashit qe prodhohej per “eksport”, por edhe per perdorim te brendshem nga konsumatoret e bimeve narkotike ne Shqiperi. Ne 28 aksione jane prere dhe asgjesuar nga policia me dhjetera mijera rrenje kanabis, nderkohe qe dy dite me pare u asgjesuan gati edhe 300 rrenje opium. Ne pjesen me te madhe te ketyre aksioneve policia ka vene ne pranga me dhjetera persona te dyshuar si pronare te tokave ku kultivohej kanabis, apo te dyshuar si te perfshire ne trafikimin e bimes narkotike.


    Mire kanabis, por edhe opium

    E Diele, 17 Qershor 2007

    Efektive te policise se Vlores ne kuader te evidentimit dhe asgjesimit te siperfaqeve te mbjella me kanabis sativa, gjate kontrolleve ne fshatin Resulaj te bashkise Selenice, kane evidentuar sasi te konsiderueshme opiumi te mbjelle. Bima e opiumit sherben si lende e pare per prodhimin e droges si ajo e llojit heroine. Sasia e evidentuar nga blute ishte 248 rrenje, te cilat me pas jane mbajtur me cilesine e proves materiale. Bima eshte gjetur ne banesen e Veke e Qerim Zykaj nga fshati Resulaj, por nuk jane prangosur dy te moshuarit, ndersa po punohet per identifikimin e autoreve reale te kultivimit te opiumit dhe kanabisit. Pervec saj, policia ka asgjesuar dhe rreth 5694 rrenje kanabis sativa ne fshatrat Vllahine, Penkove e Vezhdanisht. Ende nuk jane identifikuar autoret e kultivimit, ndersa dhe dje jane derguar 5 grupe ne keto zona, te cilet bejne verifikimet e informacioneve te marra per siperfaqet me bime narkotike.


    Kultivon opium ne vend te qepeve

    E Shtune, 09 Qershor 2007

    Kishte blere fare qepe ne pazar, por ai del opium. Sherbimet e Zyres Rajonale te LKD-se ne Drejtorine e Policise se Qarkut Elbasan kane ndaluar Ike Bojen, 63 vjece, me banim ne fshatin Shtermen, pasi gjate kontrollit te ushtruar ne kopshtin e shtepise iu gjeten te mbjella ne nje parcele me qepe 61 rrenje te bimes opium, e cila kishte

    arritur ne fazen e bohces. Kane qene burime nga fshati qe kane njoftuar specialistet e LKD-se, te cilet ia kane behur menjehere ne fshat. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se bima ishte e llojit opium. Megjithate, rrenjet e sekuestruara do t’i nenshtrohen ekspertimeve te metejshme, per te percaktuar sakte llojin e saj. 63-vjecarja ka mohuar te ishte ne dijeni per kete fakt. Ajo ka treguar se kishte blere fare qepe ne pazar dhe nuk e dinte se ajo ishte opium. Boja eshte nen hetim, deri ne zbardhjen e se vertetes.

    Korrieri

  4. #44
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Shyqyr qe u kujtua qeveria te beje nje check up! Ka mbi 8 vjet e ca qe droga mbillet ne Shqiperi dhe asnje se ka care koken deri tani..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  5. #45
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17
    Italia: Nga Shqipëria na vjen dhjetë herë më pak drogë

    Nga Bledar Lumani

    Drejtori i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, në analizën e bërë, tha se është bërë një punë e madhe për lokalizimin dhe identifikimin e veprave penale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të drogave të ndryshme. “Rritja e nivelit të luftës kundër krimit të organizuar ka ardhur si rezultat i rritjes së kërkesës për marrjen, përpunimin dhe ndjekjen e informacioneve në këtë drejtim, i rritjes së profesionalizmit në përdorimin me efikasitet të teknikave speciale të hetimit, si rezultat i trajnimeve, përzgjedhjes së personelit, si dhe përmirësimit të akteve ligjore e nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e policisë. Nënvizojmë se në këtë veprimtari po përdoren me efektivitet operacionet speciale, ku gjatë kësaj periudhe janë kryer 34 operacione goditëse, 20 veprime simuluese, 151 operacione vëzhgimi konvencional, 240 operacione vëzhgimi teknik, në përfundim të të cilëve është arritur arrestimi i 79 personave, sekuestrimi i 10 kg kokainë, 30 kg heroinë, 1102 kg marijuanë, 53.000 fishekë, 43 pistoleta, 1 automatik, 7 granata, 1 mjet lundrues tip “gomone” dhe shumë automjete”, - tha Prençi.

    Ai tha se, gjatë kësaj periudhe janë identifikuar 220 vepra penale në fushën e drogës, nga të cilat 57 raste të drogave të forta dhe 163 raste të kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike, duke pasur një rritje prej 26 veprash penale me shume se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

    Janë kryer gjithashtu dhe dy operacione ndërkombëtare, në bashkëpunim me autoritetet italiane. Vihet re që në luftën kundër kanabis sativa janë asgjësuar rreth katër herë më shumë bimë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Sipas statistikave të nxjerra nga autoritetet italiane që nga viti 2004 deri më sot, vihet re se trafikimi i llojeve të ndryshme të drogave drejt këtij vendi ka rënë ndjeshëm. “Këto rezultate vijnë si pasojë e një angazhimi më të madh nga ana e Policisë së Shtetit, për luftën pa kompromis ndaj krimit, si dhe e bashkëpunimit mes dy shteteve”, - tha Prençi. Gjatë këtij 6-mujori janë evidentuar 97 raste të kultivimit të kanabis sativa-s dhe janë asgjësuar 86 195 rrënjë. Gjithashtu, janë evidentuar 21 autorë të kultivimit të kësaj bime, nga të cilët 11 janë arrestuar, 4 janë në gjendje të lirë dhe 6 persona janë shpallur në kërkim. “Një punë e mirë për lokalizimin dhe azgjësimin e lëndëve narkotike është bërë dhe nga Drejtoria e Policisë së qarkut Vlorë, e cila më përpara ka qenë mjaft problematike. Operacione të shumta janë kryer gjithashtu edhe në Gjirokastër, Fier, Shkodër dhe Tropojë, të cilat kanë qenë zona problematike në mbjelljen dhe kultivimin e lëndëve narkotike”, - tha Prençi.

    Tema

  6. #46
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17
    Prangosen trafikantët kuçovarë të heroinës

    Berat -Ka qenë operacioni policor i koduar me emrin “Disko verore”, i ndërmarrë nga blutë e drejtorisë së policisë së Beratit, ai që ka kapur sasinë prej 2.361 kg heroinë, e gatshme për t’u shpërndarë në tregun e përdoruesve të lëndëve narkotike, duke vënë në pranga poseduesit e kësaj sasie. Sipas policisë, kjo është sasia më e madhe e lëndës narkotike të kapur deri tani. Heroina ishte në gjendje të përpunuar dhe posedues të saj janë tre shtetas, banorë të qytetit të Kuçovës, ndërkohë që po punohet për të përcaktuar shkallën e implikimit të një personi të katërt nga qyteti i Roskovesit. Agjentët e sektorit të luftës kundër drogës, të Drejtorisë së Policisë së qarkut Berat kishin kohë që punonin për për të vërtetuar informacionet e marra, sipas të cilave, nga banesa e një shtetasi nga qyteti i Kuçovës, bëhej furnizimi i shpërndarsve të lëndës narkotike, që më pas përfundonte tek përdoruesit e saj. Pas një kontrolli të ushtruar në banesën e shtetasit Teodor Mërtiri, i vitlindjes 1978, lindur dhe banues në lagjen “Llukan Prifti”, të qytetit të Kuçovës, me arsim të lartë, forcat policore kanë sekuestruar në tavolinën e punës sasinë prej 2.361 kg heroine, e cila ishte bërë gati për t’u hedhur në tregun e narkomanëve. Në momentin e kontrolllit, në banesën e këtij shtetasi ndodheshin edhe bashkëpunëtorët e tij, Ferdinant Bardhi, i datëlindjes 19.06.1965, lindur dhe banues po në lagjen “Ll.Prifti” të qytetit të Kuçovës, me arsim të lartë, si dhe shtetasi Avenir Lame, i datlindjes 19.06.1972, edhe ky me arsim të lartë dhe banues në të njëjtën lagje me dy të parët. Pas arrestimit në flagrancë të bërë rreth orës 07:30, sekuestrimit të sasisë prej 2.361 kg pluhur lënde narkotike, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe dy automjete të markës “Benz-Mercedes”, njëri me targa TR 3102 J dhe tjetri me targë KV 2051B, si dhe tre aparate celularë të tipit “Nokia” Njoftime nga seksioni i luftës kundër drogës në Drejtorinë e Policisë së qarkut Berat bëjnë të ditur se po punohet për të përcaktuar shkallën e implikimit në këtë veprimtari të shtetasit Hysni Çela, vjeç 49, nga Roskoveci i rrethit të Fierit, i cili dyshohet të jetë implikuar në këtë ndërmarrje kriminale të trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

    Tema

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    100% hashash-woman...ups ...shqiptare
    Shyqyr qe u kujtua qeveria te beje nje check up! Ka mbi 8 vjet e ca qe droga mbillet ne Shqiperi dhe asnje se ka care koken deri tani..
    O zemrushe, dhe ju te tjeret qe jeni kontribues kryesore, te kesaj ekspozeje qe pikturon profililin e shtetit me trafikant ne galaksine tone, a mund te na jepni ca statistika neve qe jemi te paditur persa i perket rolit te Shqiperise ne trafikun global apo rajonal? Dhe, qe kur e mesoi bota se hashashi tymoset, apo qe kur filluan lazot dhe leberit ta kultivojne? Po Bob Marley nga e blente hashashin, nga ndonje shqiptar apo edhe Bobi eshte me origjine shqiptare....ajo kenga "O bobi o xhixhi", do jete pikerisht per Bobin qe u mesoi xhajmakaneve se c do te thote te tymosesh bar.
    ps
    ne keto tete vite, BRIMA e ozonit eshte hapur me shume, pasi tymi i barit shqiptar eshte teper i rrezikshem....po rrezikon tere njerezimin madje

  8. #48
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17
    KE: “Shqipëria dhe Serbia, prodhueset kryesore në rajon për heroinën”

    Raporti Botëror i Drogës UNDOC për vitin 2006 e rendit Shqipërinë në një prej vendeve kryesore në botë dhe kryesorin në Ballkan për prodhimin e Canabisit dhe hashashit

    Ervin Koçi

    Bashkëngjitur raportit të Këshillit të Europës për Krimin e Organizuar dhe atë Ekonomik në rajonin e Europës Juglindore, është edhe një raport i fundit i “UNDOC”-së që në bashkëpunim me Qendrën e Munitorimit Europian për Drogën dhe Narkomaninë “EMCDDA”, nxjerrin në pah disa elementë të dobët në sistemin botëror të kontrollit të drogës. Sipas tyre, “edhe pse në të shkuarën vendet e rajonit të Europës Juglindore ishin thjesht vende të kalimit tranzit të drogave të ndryshme që vinin nga vende si Turqia, Afganistani, Pakistani etj., tani këto vende janë kthyer në kultivues të rëndësishëm drogash të forta”. Raporti i Këshillit të Europës e rendit Shqipërinë si, “një ndër vendet kryesore të rajonit për prodhimin e heroinës dhe hashashit, në një kohë që në këtë vend kultivohen dhe të tjera bimë narkotike, por me vëllim më të vogël”. Raporti thekson se “Shqipëria, Kosova dhe Serbia janë prodhueset kryesore të heroinës në rajon dhe të hashashit, ku Shqipëria zë vendin kryesor, në një kohë që në dy vendet e tjera po rritet dhe tregu i brendshëm i konsumit. Kjo gjë ka bërë që përveç dërgesave të mëdha që shkojnë drejt vendeve të BE-së, një sasi jo e vogël të konsumohet edhe brenda vetë shteteve të rajonit”. Sipas raportit, “hetimet dhe sekuestrimet e sasive të konsiderueshme të drogës në të tria këto shtete tregojnë qartë se tregu i konsumit të brendshëm po rritet dhe në veçanti konsumi që ka lidhje me drogat sintetike. E, në një kohë që Canabisi kultivohet dhe konsumohet gati në të gjitha vendet e rajonit, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Kosova dhe Serbia kanë një rritje të konsumit të brendshëm të drogave sintetike. Ndërkohë, në Shqipëri ka një konsum më të madh të Canabisit, heroinës dhe më pak të kokainës, e cila ruan dhe çmimin më të lartë në këtë treg”.

    Drogat stimuluese të llojit Amfetaminë (ATS)

    Edhe pse e kanë origjinën e prodhimit nga ish-Republikat Ruse dhe vendet Balltike, drogat sintetike vitet e fundit kanë nisur që të prodhohen dhe të përdoren gjithashtu edhe në rajonin e Ballkanit. Sipas raportit të KE-së lidhur me pjesën për “Drogat dhe për hapjen e tyre”, këto droga kanë nisur që të prodhohen edhe në Serbi e Bosnjë-Hercegovinë, ku kanë edhe përdorim më të gjerë. Po sipas të njëjtit raport, “Shqipëria ka deklaruar se drogat sintetike nuk përbëjnë një problem për të. Gjatë periudhës 2004-2006 nuk janë raportuar në këtë vend raste masash të mëdha (me përjashtim të vetëm 10 pilulave të tilla që zotëroheshin nga një i pandehur i kapur në vitin 2004). Kurse në vitin 2005 përmenden dy hetime të tilla, pas një konfiskimi të shumave të konsiderueshme që iu kapën disa shqiptarëve të një substance të quajtur efedreinë, që futej nga Kina dhe Mbretëria e Bashkuar.

    Kultivimi i produkteve Canabis në Shqipëri

    Prodhimi i Canabisit në vendin tonë përbëhet kryesisht nga tre produkte të ndryshme: Canabisi bimor (marijuana), Canabisi në formë rrëshire nga lulja (hashashi), si dhe vaji i Canabisit. Raporti i fundit e rendit Shqipërinë “si një ndër prodhueset kryesore në botë të Canabisit, që së bashku me Holandën, u futën në vendet kryesore pas Marokut, Afganistanit dhe Pakistanit. Shqipëria vazhdon të jetë i vetmi vend i pashqetësuar në rajon që ende prodhon produkte Canabisi në masë për eksport (hashash, marijuanë dhe vaj hashashi). Ndërsa qeveria e këtij vendi i dha përparësi kryesore luftës kundër prodhimit dhe trafikimit të drogave, rezultate të mira u arritën në shkatërimin e zonave të mbjella me Canabis (në 2004-n: 74 000 bimë; në 2005-n: 333 000 bimë; në 2006-n: 74.052 bimë), kurse në sasinë e luleve të opiumit (në vitin 2004: 695 bimë; në 2006-n: 580 bimë). Ndërkohë, grupet e krimit, që merren me prodhimin dhe kultivimin e këtyre drogave, akoma nuk kanë nisur që të përdorin teknikat e reja tip serë në Shqipëri. Tani, vetëm pak zona kultivimi njihen në këtë vend akoma si të hapura dhe ato janë në rajonet e Vlorës, Gjirokastrës, Shkodrës dhe Fierit, ndërsa zonat e tjera janë të fshehura dhe të maskuara në male dhe pyje, duke e komplikuar kështu edhe më shumë zbulimin e tyre dhe marrjen e masave të duhura për zhdukje nga ana e autoriteve vendase.

    Bashkëpunimi mes grupeve shqiptare në prodhimin e Canabisit

    Grupet shqiptare të krimit të organizuar që merren me kultivimin dhe prodhimin e Canabisit e vazhdojnë edhe në Kosovë aktivitetin pasues. Vetëm gjatë vitit 2004, Shërbimet Policore të Kosovës dhe UNMIK-ut shkatërruan rreth 12 fusha të mbjella me Canabis, ku u asgjësuan mbi 8000 rrënjë, kurse në vitin 2005 shifrat u rritën në më shumë se 31 500 rrënjë Canabis, kurse në vitin 2006 nga Kosova u raportua për shkatërimin e më shumë se 75 800 rrënjëve Canabis. Por këto vende konsiderohen edhe si vende të kalimit tranzit të drogave nëpërmjet porteve të tyre detare. Përsa i përket importit të marijuanës, Shqipëria është kthyer në vitet e fundit në një prej furnizuesve kryesorë botërorë të Canabisit bimor, duke u renditur pas vendeve si Kolumbia, Xhamajka, Afrika e Jugut dhe Nigeria, që mbajnë vendet kryesore në këtë trafik. Marijuana arrin në Europë nga portet shqiptare, malazeze, sllovene dhe kroate në ato të Italisë (të ngarkuara në kamionë dhe kontenierë). Vendet destinacion të hashashit dhe marijuanës të prodhuar në Shqipëri janë kryesisht Greqia, Italia, por ka pasur të dhëna dhe raportime se sasi të mëdha janë futur për në BE edhe nëpërmjet Kosovës, Malit të Zi, ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, gjithmonë në shkëmbim të heroinës. Por edhe konfiskimi i produkteve të Canabisit dhe marijuanës nga ana e autoriteteve shqiptare është rritur shumë gjatë periudhës 2004-2006. Institucionet shqiptare të Antidrogës (të cilat nuk dinë të bëjnë dallime ndërmjet hashashit dhe marijuanës), raportojnë për një rritje të qëndrueshme të konfiskimeve (4 544 kg në vitin 2004; 6 332 kg në vitin 2005; 6 754 kg në vitin 2006, kohë në të cilën u konfiskua edhe një sasi e vogël vaji hashashi).


    Europa, tregu më fitimprurës për prodhuesit e drogës në botë

    Bashkim i Europian përbën sot tregun më të madh dhe më fitimprurës për prodhuesit dhe tregëtuesit e drogave në botë. Sipas Qendrës për Munitorimin Europian për Drogën dhe Narkomaninë “EMCDDA”, “në BE është rritur kërkesa për heroinë dhe kokainë edhe pse nuk mungon furnizimi i madh nga vendet e Ballkanit (Canabis, hashash), Republikat Balltike (me droga sintetike) dhe vendet afrikane dhe ato të Lindjes së Mesme (me opium, kokainë) dhe vendet e Amerikës së Jugut (heroina). Europa po zgjerohet dhe përbën kështu tregun më të madh dhe më fitimprurës të drogave në botë. Është një treg prej 40 milionë njerëzish që janë përdorues të drogave në BE, në një kohë që shumica e tyre janë të rinj dhe me përvoja të shumta të përdorimit të llojeve të drogave të ndryshme. Janë pikërisht përdoruesit e rinj që tashmë kanë nisur të hapin edhe një treg të ri të konsumit të brendshëm edhe në vendet e Europës Juglindore, duke bërë që kërkesa për drogë në Europë të rritet mjaft dhe të përbëjë për grupet kriminale që merren me prodhimin dhe kltivimin e saj sfidën më të mëdhe për shekullin e ri. Por edhe pse lufta për parandalimin e saj është shtuar si nga vendet e BE-së, ashtu dhe nga ato të Europës Juglindore, përsëri frenimi i saj është i pamundur”.


    Shifra
    3
    lloje produktesh të ndryshme përfitohen nga Canabisi, marijuana, rrëshira ose hashashi, si dhe vaji i Canabisit

    74
    mijë bimë narkotike, kryesisht Canabis, u kapën nga autoritetet shqiptare të Antidrogës në vitin 2004

    333
    mijë bimë narkotike të tipit Canabis Sativa u kapën nga autoritetet shqiptare të Antidrogës në vitin 2005

    75
    mijë bimë narkotike, kryesisht Canabis Sativa, u asgjësuan nga autoritetet shqiptare të Antidrogës gjatë vitit 2006

    580
    bimë opiumi u kapën nga forcat e Antidrogës Shqiptare gjatë operacioneve policore në vitin 2006

    4 Gusht 2007
    Albania

  9. #49
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17
    Policia e Sarandës thyen rekord vetjak, kap 370 kilogramë marijuanë

    Dy korrierët e drogës u kapën teksa prisnin një skaf nga Korfuzi për transportin

    Trafiku ndërkombëtar i drogës përmes Korfuzit ka marrë një tjetër goditje duke gdhirë dita e djeshme. Këtë e ka bërë të mundur operacioni i koduar "Vendosmëria", i ndërmarrë nga struktura të luftës ndaj krimit të organizuar, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë të qytetit jugor të Sarandës, në brigjet që lidhin Sarandën me ato të ishullit Helen.

    Në vendin e quajtur Kanali i Çukës, në orën 04:30 të mëngjesit është bërë e mundur kapja e dy personave që bënin transportimin e 370.5 kg lëndë narkotike, e cilësuar nga ekspertët e llojit marijuanë. Kapja e Mbarim Rexhep Salikos, 22-vjeçarit nga Konispoli dhe e Emiljano Skënder Telhaj, 28-vjeç, lindur dhe banues në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, të cilët mendohet se janë pjesë e një grupi të organizuar kriminal me shtrirje në territorin shqiptar dhe atë grek, është bërë në kushtet e flagrancës.

    Dy personat e parë të këtij grupimi u arrestuan ndërkohë që ishin duke bërë rrugën e fundit të transportimit të çantave dhe plikove masive, në të cilat ishte sistemuar lënda narkotike.

    Burimet policore të Sarandës thanë se ishin 20 pako me nga 10-11 kg secila dhe 4 çanta të mëdha në ngjyrë të zezë, të cilat korrierët e drogës i kishin çuar me një automjet tip "Benz" në një vend të fshehtë mbi bllokun e hoteleve të ngritura në grykëderdhjen e Bistricës, në Kanalin e Çukës.

    Transportuesit thanë se u ishte dashur të bënin katër rrugë për ta çuar tërë sasinë e porositur, prej 370.5 kg marijuanë në vendin e caktuar, ku pritej ende pa zbardhur dita ardhja e një mjeti lundrues nga brigjet e Korfuzit për ta marrë.

    Dy personat e kapur duke bërë transportimin e kësaj sasie lënde narkotike u arrestuan, ndërkohë që u bë bllokimi e sekuestrimi i automjetit "Mercedes Benz" si dhe 5 telefonave celularë, në vlerën e provës materiale dhe të mundësisë për të identifikuar lidhjet ekzistuese në rrjetin ndërkombëtar të narkotrafikut.

    Në hetimet e para rezulton se 28-vjeçari Telhaj kishte pranuar ta bënte transportimin e lëndës narkotike kundrejt një shpërblimi prej 5 mijë lekësh.

    Strukturat e luftës ndaj krimit të organizuar, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Sarandës, kanë nisur punën për zbardhjen e kësaj vepre dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë trafik ndërkombëtar të drogës.

    Burimet policore të Sarandës pohuan se kjo përfaqëson sasinë më të madhe të lëndës narkotike të kapur ndonjëherë në Sarandë, ndërkohë që strukturat policore janë shprehur të vendosura për të goditur krimin në përgjithësi dhe atë të organizuar në veçanti.

    Vitin e kaluar, në Sarandë dhe Delvinë është goditur një grup i mirëstrukturuar që bënte transportin e drogës nga Shqipëria për në Greqi nëpërmjet detit. Në përbërje të këtij grupi bënin pjesë edhe disa oficerë të policisë vendase, të cilët janë ende në proces gjykimi.


    Shqip

  10. #50
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17
    Eleminohet karteli i Juglindjes

    E Shtune, 03 Nentor 2007
    Leonard Bakillari

    TIRANE – U deshen 7 muaj hetime, qe Prokuroria e Krimeve te Renda te leshoje 9 urdhrat e fundit te arrestit, per rrjetin me te madh te trafikanteve te droges te koheve te fundit ne territorin e Shqiperise. Perfundimi me sukses i operacionit “Eagle”, i ka dhene goditjen perfundimtare grupit prej 24 personash qe operonte kryesisht ne Juglindje, te vendit, por me shtrirje deri ne Tirane, Fier dhe Vlore. Diten e djeshme, Drejtoria e Krimit te Organizuar, ka ekzekutuar urdher-arrestet e Krimeve te Renda, duke vene ne pranga 9 te dyshuarit per trafik nderkombetar droge, te cilesuar dhe si organizatoret e trafikut te narkotikeve. Ne prangat e policise kane rene: Vasil Zguri, 43 vjec, Bledar Lushnjaku, 25 vjec, Altin Janko, 28 vjec, Leonidha Shkodrani, 28 vjec, Gjergji (Arben) Collaku, 42 vjec, Juxhin Kulla, 22 vjec, Roni Dhimitri, 35 vjec, Aleko Jorgaqi, 26 vjec, te gjithe nga rrethi i Korces, si dhe Erjon Bytyci, 29 vjec, nga Fieri. Sipas prokurorise, te arrestuarit e djeshem, 8 korcareve dhe nje fierak, “jane pergjegjes per trafikun ne drejtim te Greqise te 27 kg 238 gram heroine; 579 gram kokaine; 133 kg 501 gram marihuane, si dhe te transportimit te substancave qe sherbejne per perzierjen e droges, ku jane sekuestruar 116 kg 680 gram te ketyre substancave”. Nje fakt i tille, sipas prokurorise eshte fryt i nje hetimi te imtesishem, ku bazat kryesore kane qene pergjimet telefonike, si dhe deshmite e 16 te arrestuarve, nga te cilat ka rezultuar se te arrestuarit e djeshem, bashkepunim me njeri-tjetrin, jane konsideruar pergjegjesit kryesor te grupit. Hetimi i prokurorise, ka nisur 7 muaj me pare, pas disa informacioneve fillestare, duke evidentuar raste sporadike te trafikut te droges nga pjesetare te te njejtit rrjet. Arrestimi i pare u krye me 13 gusht te ketij viti, kur policia arrestoi ne doganen e Kapshtices, Sentiljan Rungon, me 9 kg e 973 gr lende narkotike e llojit Heroine, ne tentative per ta transportuar drejt Greqise. Nga hetimet rezultoi se kjo ishte vetem nje pjese e vogel e trafikut qe kryhej nga grupi i korcareve. Nga pergjimet telefonike, dhe metodat speciale te hetimit rezultoi baza e grupit operonte ne rrethin e Korces, ndersa mbanin lidhje me Tiranen, Fierin dhe Vloren, te cilat i perdorin si rrugekalime, per trafikun e anasjellte te heroine dhe kanabisit. Te arrestuarit, sipas prokurorise jane pjesa e fundit dhe me e rendesishmja e grupit. Megjithese prokuroria eshte treguar teper e rezervuar ne dhenin e informacionit, per shkak te delikateses se ceshtjes, dyshohet se e gjithe linja e trafikut organizohej dhe orientohej ne qytetin e Korces, ku 9 te arrestuarit organizonin trafikun e lendes narkotike vendase nepermjet personave te tjere, si dhe prisnin ngarkesat qe vinin drejt Shqiperise, kryesisht nga kufiri Juglindor. Prokuroria tashme ka ne dore deshmite e 16 te arrestuarve te arrestuat tre muajt e fundit per trafik droge, ne Korce, Fier dhe Vlore, te cilave do ju shtohen dhe deshmite e 9 te arrestuarve te djeshem, qe pritet te zbardhin teresisht veprimtarin e te arrestuarve, si dhe pozicionet e tyre.

    Korrieri

  11. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Postime
    21

    Në recipetat e postuara 10 kg kokainë; pritësi polic

    Në recipetat e postuara 10 kg kokainë; pritësi polic

    Policia ka arrestuar Jamarbër Qinamin, polic praktikant dhe shpall në kërkim ish-specialin Gjon Kola. Prokuroria ka rënë në gjurmët e një rrjeti të organizuar që trafikon kokainë nga Amerika e Jugut në Shqipëri

    Florenc Bakillari


    Tiranë - Një punonjës policie i arrestuar, një tjetër i shpallur në kërkim dhe dhjetë kilogramë kokainë ka qenë bilanci i operacionit të koduar “Butik”, i kryer nga forcat e policisë.
    Droga vinte nga Brazili me anë të shërbimit postar dhe ishte e fshehur në dy kuti me rroba (reçipeta).
    Operacioni është kryer nga Grupi Special Antidrogë, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda, prapa Muzeut Kombëtar, në krah të bar-restorant “Piazza”.
    Specialistët antidrogë në fillim arrestuan Jamarbër Qinamin, 26 vjeç, polic praktikant pas kursit 6-mujor të policisë në Komisariatin e Policisë nr. 1, Tiranë, i cili kishte për detyrë të tërhiqte “mallin”.
    Nga një vlerësim paraprak i sasisë së sekuestruar rezulton se sasia e lëndës narkotike është rreth 10 kg.
    Sipas burimeve të policisë, gjatë hetimeve të kryera është bashkëpunuar edhe me autoritetet gjyqësore e policore të “Guardia di Finazia” në Varese Itali, duke u realizuar metoda speciale e “dorëzimit të kontrolluar” të kokainës.
    Hetimi ka zgjatur disa javë dhe me anë të përgjimeve telefonike policia ka mundur të zbardhë një pjesë të rrjetit.
    Nga verifikimet e para rezulton se pakot postare janë nisur nga Brazili nëpërmjet shërbimit postar EMS, duke kaluar tranzit në Aeroportin “Malpensa” Milano.
    Prokuroria dyshon se ka rënë në gjurmët e një rrejti të organizuar që merret me trafikimin e kokainës nga Amerika e Jugut për në Shqipëri.
    Droga ka vlerën e 500 mijë eurove dhe është e një cilësie mjaft të mirë.
    Sipas burimeve nga Ministria e Brendshme është vërtetuar se pritësi i kësaj sasie ishte Gjon Kola, 40 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, ish-punonjës i forcave të ndërhyrjes së shpejtë, aktualisht praktikant pranë kursit 6-mujor të policisë në Komisariatin e Policisë nr. 4, Tiranë.
    Të njëjtat burime thanë se pasditen e së premtes, rreth orës 17:00, është arrestuar polici Jamarbër Qinami.
    Praktikanti për polic është kapur në afërsi të zyrave të shërbimit postar së bashku me dy pakot ku gjendej e fshehur sasia prej rreth 10 kg, e dyshuar kokainë.
    Ndërsa furgoni postar do të dorëzonte dy pakot ku pretendohej se ishin rroba, agjentët antidrogë kanë rrethuar sheshin prapa Muzeut Historik Kombëtar.
    Ata kanë pritur personin, i cili do të merrte në dorëzim pakot, duke e prangosur në flagrancë.
    Sipas hetimeve, Qinami dyshohet të jetë bashkëpunëtor i shtetasit Gjon Kola, për të cilin Prokuroria për Krimet e Rënda ka lëshuar një urdhër ndalimi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 13-11-2007 më 12:44

  12. #52
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17
    Telefonata, kapen 2 tone hashash

    Blerim Kore
    E Hene, 26 Nentor 2007

    KAKAVIJE - Gati dy tone hashash i presuar jane bllokuar nga policia kufitare ne Kakavije, te destinuara per tregun grek. Sasia e droges eshte zbuluar ne karrocerine e nje mauneje transporti. Drejtuesi i kamionit, 50-vjecari Isuf Duka, nga Elbasani, eshte arrestuar ne flagrance, ndersa policia tha se ka rene ne gjurme te nje rrjeti nderkombetar te trafikimit te lendeve narkotike. Policia e Gjirokastres tha se bllokimi i lendes narkotike u krye pas nje telefonate, qe sinjalizoi pranine e droges ne kamionin me targa te kryeqytetit. Operacioni i koduar “Weekend” eshte konsideruar i suksesshem nga uniformat blu, ndersa priten rezultatet e hetimeve te metejshme.

    Ka qene ora 15:00 e dites se djeshme, kur maunia, tip “Volvo” me karroceri, me targa TR 4261 B dhe TR 9815 B, qe kishte si shofer dhe njekohesisht pronar mjeti 50- vjecarin Isuf Duka, lindur dhe banues ne qytetin e Elbasanit, ka hyre ne mjediset e doganes se Kakavijes per t’iu nenshtruar kontrollit rutine. “Pasi maunia u parkua ne mjediset e brendshme te doganes, ne nisem kontrollin rutine te saj”, thote nje prej uniformave blu te Kakavijes, pjesemarres ne operacionin e kontrollit. Fillimisht, agjentet e policise kane nisur kontrollin ne karrocerine e mjetit, per te vijuar me pas me kontrollin e imtesishem te trajlerit. “Gjate kesaj kohe, shoferi i maunes ishte shume i qete dhe nuk shfaqi asnje doze nervozizmi”, - thone uniformat blu. Nderkohe me kalimin e minutave kontrolli i policise se vinte dhe behej me i imtesishem, madje ne ndihme te uniformave blu ka ardhur edhe qeni antidroge.

    Pas disa minutash kontrolli, uniformat blu kane konstatuar nje “dhomez” te cuditshme me flete llamarine. “Me ndihme te disa prereseve metalike, ne hapem nje prej fleteve te dhomes metalike dhe pame se brenda ne dhomez ndodheshin nje numer i konsiderueshem cantash sportive me ngjyre te zeze”, thone uniformat blu. Menjehere efektivat e policise kane hapur dhomen metalike ne menyre qe kontrolli dhe vezhgimi i tyre te ishte me i imtesishem. “Nderkohe, shoferi i mjetit kishte filluar te behej shume nervoz dhe na kerkonte shpjegime se perse kontrolli yne po vazhdonte kaq gjate”, thone burimet policore. Pasi kane hapur njeren prej cantave sportive, agjentet e policise kane konstatuar se ne te transportohej nje ngarkese me hashash te presuar.

    Efektivat e policise kane filluar te zbresin nga maunet cantat sportive dhe thaset e plastmasit, qe ndodheshin ne dhomez. Pas disa minutash pune, policia evidentoi se ne dhomezen metalike ndodheshin 72 canta sportive me ngjyre te zeze si dhe 5 thase plastmasi me hashash te presuar. Sasia e droges ishte ambalazhuar me leter natriban ngjyre kafe ne pako, me forme cilindrike me peshe 1 kilogram secila. Sipas burimeve policore, behet fjale ne total per rreth 2 tone hashash, qe transportohej me kete maune. Pas arrestimit ne flagrance te drejtuesit te mjetit, organet e hetimit ne Gjirokaster po vazhdojne punen per zbardhjen e plote te kesaj ngjarjeje dhe per identifikimin e personave te tjere, te cilet mund te jene te perfshire ne kete rrjet narkotrafiku.

    “Isha nisur per mandarina”

    Policia e Gjirokastres ka bere shoqerimin e drejtuesit te maunes dhe ka filluar marrjen ne pyetje te tij, ne lidhje me ngarkesen e lendes narkotike te zbuluar ne kamion. Isuf Duka i ka pohuar policise se nuk kishte dijeni per kete sasi hashashi ne karrocerine e kamionit. Sipas uniformave blu, 50-vjecari ishte nisur nga Elbasani mengjesin e djeshem per te udhetuar ne drejtim te Greqise dhe ka mohuar kategorikisht te kishte dijeni per sasine e droges, qe policia ka zbuluar ne karrocerine e mjetit. Isuf Duka ka treguar se ishte nisur per ne Greqi per te marre nje ngarkese me mandarina, ndersa mjeti zakonisht perdorej per transportin e gureve.

    Dhoma e fshehte me flete llamarine

    Pas kontrollit te imtesishem te trajnerit, vemendjen e policise e ka terhequr nje dhome metalike e improvizuar ne krye te karrocerise. “Dhoma e montuar me flete llamarine terhoqi vemendjen tone, pasi na u duk e cuditshme qenia e saj ne karrocerine e nje mauneje transporti”, thone efektivat e policise, pjesemarres ne operacion. Dy police jane ngjitur me nje shkalle metalike ne kete pjese te karrocerise dhe kane vezhguar me kujdes dhomezen e vogel metalike. Per te mbeshtetur dyshimet e tyre ne lidhje me ekzistencen e kesaj ndarjeje metalike ne karrocerine e kamionit, efektivat e policise kane kerkuar shpjegime nga drejtuesit i mjetit, por ai nuk ka pranuar te komentoje asgje per kete fakt.

    Sasia me e madhe e vitit

    Kjo eshte sasia me e madhe e droges se bllokuar nga policia shqiptare e Kakavijes per vitin 2007. Duket se ky operacion ka qene vazhdim i punes se strukturave te policise ne Qarkun e Gjirokastres ne lidhje me goditjen e trafiqeve te paligjshme ne kufirin shqiptaro-grek. Gjate muajve te fundit, ne bashkepunim me policine greke te Epirit dhe Janines, uniformat blu te Gjirokastres kane zhvilluar nje sere operacionesh te perbashketa policore si “Ballkan antitrafik”, “Rrjeta e gjelber” etj., te cilat jane cilesuar te suksesshme ne goditjen e rrjeteve te trafiqeve te paligjshme ne vijen e gjelber te kufirit shqiptaro-grek.

    Kapshtica, sot e mbyllur

    Pika e kalimit kufitar te Kapshtices do te jete e mbyllur sot perreth 6 ore. Sipas nje njoftimi te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit, nga ora 07:30 te dites se sotme deri ne oren 13:30, sportelet e vendkalimit kufitar do te jene te mbyllura. Pezullimi mesohet te kete si shkak punimet ne sistemin kompjuterik qe do te kryhen ne anen greke te kufirit. Ne keto kushte, kalimi drejt Greqise do te kryhet ne vendkalimet e tjera kufitare deri ne rifunksionimin e sistemit kompjuterik ne doganen greke.

    Koha Jone

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Pa koment fare po e kaloje kete teme,mos te ngelet qefi Albo:P

    Po ca te thuash,gjera qe ndodhin jane,njerezit gjejne menyra te ndryshme per te jetuar,dikush zgjedhe rrugen e paligjshme(por qe shpesh here eshte rruge e bukur dhe ftimprurese,por ce do e shkurter ) disa zgjedhin rrugen e ligjshme por qe do shume pune dhe shperblimi vonon po nuk harron! Keshtu dhe pune ketij kamionistist,nuk i mjaftonte puna me mandarina,por donte te bente dhe nje rruge me hashash nderkohe,--tamaja eshte gje e keqe...!Nejse,kush e di si i ka pas punet i shkreti,se ndonjehere njerezit detyrohen te ndermarin dhe veprime te tilla!
    Cfare te shtoje me,secili heret a vone korre ate qe mbjell
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anëtarësuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    [QUOTE=Albo;1759096]Telefonata, kapen 2 tone hashash

    ,
    Sasia me e madhe e vitit

    Kjo eshte sasia me e madhe e droges se bllokuar nga policia shqiptare e Kakavijes per vitin 2007. Duket se ky operacion ka qene vazhdim i punes se strukturave te policise ne Qarkun e Gjirokastres ne lidhje me goditjen e trafiqeve te paligjshme ne kufirin shqiptaro-grek. Gjate muajve te fundit, ne bashkepunim me policine greke te Epirit dhe Janines, uniformat blu te Gjirokastres kane zhvilluar nje sere operacionesh te perbashketa policore si “Ballkan antitrafik”, “Rrjeta e gjelber” etj., te cilat jane cilesuar te suksesshme ne goditjen e rrjeteve te trafiqeve te paligjshme ne vijen e gjelber te kufirit shqiptaro-grek.

    Uroj suksese ne luften kunder narkotrafikeve, por, opinioni im per kete rast eshte se kalimi i nje sasie kaq te madhe drejt fqinjit tone ka qene e mireorganizuar, perveç faktit se çastet e fundit diçka eshte prishur ne njeren nga anet e kufirit, ose ne tonen ose ne te grekut. "Prishjet" jane te natyres, eshte nderruar ndonje efektiv qe nuk ka patur dijeni per kalimin; eshte ngaterruar targa dhe eshte kontrolluar maunja qe nuk duhej kontrolluar, eshte prishur pazari ne çastet e fundit, ndonje linje tjeter konkurrente ka patur dijeni per sasine qe i ka zaptuar tregun, dhe per kete aresye ka telefonuar, etj etj, sepse nje njeri me mend ne koke qe i ka hyre ketij "biznesi" nuk merr persiper te "fuse minaren ne thes" ne mes te dites e ne mes te udhes.......

    Degjova se keto dite ne Hollande organizohej nje konkurs boteror per cilesine dhe njeriun qe pinte me shume kanabis, vitet e fundi konkursin e kishte fituar njeri qe quhej Arian filani, dhe ka shume gjasa qe distributorin kryesor ta kete ne anen pernedimore te Ballkanit........

  15. #55
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784

    Question Një ekip shqiptar mbahet me para droge

    Ky është konkluzioni i hetimeve disamujore të policisë italiane, e cila pas një aksioni të gjerë ka arrestuar dje 61 persona në Itali, të cilët ishin pjesë e një bande kriminale shqiptaro-rumune. Lajmi është publikuar në agjencinë e lajmeve ANSA. Kjo bandë ishte kryesisht e specializuar në trafikun e lëndëve narkotike, në prostitucion, si dhe në pastrimin e parave. Personat e arrestuar janë hetuar dhe më pas zbuluar nga policia e Torinos. Në bazë të hetimeve të policisë së këtij vendi kanë përfunduar në pranga 61 persona, 16 prej të cilëve janë arrestuar në qytete të ndryshme të Italisë pak ditë më parë. Ndërkohë janë sekuestruar 40 kg heroinë dhe kokainë, e cila mendohet se vinte nga vendet e lindjes. Sipas policisë italiane, të ardhurat e fituara në mënyrë të paligjshme përfundonin në Shqipëri nëpërmjet agjencive të specializuara në transaksionet ndërkombëtare. Paratë ricikloheshin nëpërmjet blerjes së pasurive të patundshme dhe në investimeve në biznes. Madje sipas policisë italiane një pjesë e mirë e këtyre të ardhurave është përdorur për të financuar një skuadër futbolli shqiptare të Kategorisë Superiore gjatë sezonit 2006-2007. Banda e kishte qendrën e vet në Torino. Pritet që me këtë çështje të merren jo vetëm dy inspektorët e punësuar nga Federata gjatë kohëve të fundit, por edhe Prokuroria e vendit tonë, e cila tashmë ka sinjale të qarta se investimet në futbollin shqiptar nga sponsorë të caktuar mund të bëhen edhe nga persona që dëshirojnë të pastrojnë para. Gjithnjë ka pasur zëra se në futbollin tonë riciklohen para të pista, por deri tani nuk ka pasur asnjëherë hetime konkrete.

  16. #56
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17
    Zbulohen dhe 5 kg heroine

    E Diele, 23 Dhjetor 2007

    Ne laboratorin e droges ku u gjeten me shume se 1 ton lende e dyshuar si perzieres, u gjet edhe lenda narkotike e paster


    Laboratori i prodhimit te lendeve narkotike ne hyrje te zones se Plazhit, ka qene nje vend ku transferohej e gjithe logjistika per te bere te mundur perzierjen e lendeve kimike dhe me pas prodhimin e heroines. Burime nga policia e Durresit kane bere te ditur se ne te jane gjetur 1310 kg lende kimike qe perdoret per prodhimin e drogave te forta dhe nje pistolete tip “Zastava” me dy karikatore te kalibrit 9 mm. Pas kontrollit qe ka vazhduar ne katin e pare te baneses, jane gjetur edhe 5 kg heroine, e cila ishte bere gati per shitje. Burimet policore kane bere te ditur se laboratori ishte vendosur ne kete vend vetem para 10 ditesh, nderkohe qe agjentet qe kane qene ne ndjekje te ketij aktiviteti kane bere te mundur zbulimin e plote te aktivitetit. Edhe sasia prej 40 thasesh me lende kimike eshte sjelle para 10 ditesh dhe ne banese u gjet gjithashtu edhe makina e blojes se lendes se pare, nga e cila dilte mielli i bardhe, i ngjashem me heroinen. Dy autoret e arrestuar per kete ngjarje, Ilir Xhaferri, banues ne Plazh dhe Selman Shoshi, banor i lagjes nr. 6, nuk kane thene ende asgje per punishten e zbuluar. Oficeret e Policise Gjyqesore jane detyruar te shtyjne seancat e marrjes ne pyetje, per shkak se ata kane nderruar brenda 24 oreve tri here avokatet e tyre. Ky veprim, sipas burimeve policore, ndodh shpesh nga persona te inkriminuar ne rrjetet e prodhimit dhe tregtimit te lendeve narkotike. A.K

    Korrieri

  17. #57
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834

    Pranga 22-vjeçarit, shiste drogë në Qytetin Studenti

    Studenti i Anglishtes u kap me disa qese kanabis në konvikt


    Një student ka rënë në prangat e antidrogës, pasi është kapur me një sasi të konsiderueshme droge. Elis Kondakçiu është kapur dy net më parë, pas një kontrolli të ushtruar nga uniformat blu, ku këto të fundit kishin marrë informacion se ai merrej me shitje kanabisi. Në lidhje me këtë arrestim, burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Tiranës bënë të ditur se u krye arrestimi në flagrancë i Elis Edmond Kondakçiut, 22 vjeç, lindur dhe banues në Fier, student i Anglishtes, me banim në Qytetin Studenti. "Arrestimi i këtij studenti, u bë pasi në rrugën e Elbasanit, te "Liceu Artistik", u kap me dy qese të tejdukshme, të cilat kishin brenda lëndë narkotike të llojit kanabis", deklaroi policia. Sipas të dhënave nga uniformat blu, këtë lëndë narkotike, 22-vjeçari e kishte për ta tregtuar. Gjithashtu, pas kontrollit në dhomën e tij në Qytetin Studenti u gjetën dhe dy qese të tjera me këtë lëndë, si edhe një sasi qesesh farmacie, të cilat i përdorte për ambalazhimin e lëndës që tregtonte. Policia tha se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 21.5 gramë lëndë narkotike e llojit kanabis, 124 qese farmacie, pasaporta e tij dhe një celular i markës "Nokia". Nga të dhënat hetimore mësohet se studenti fierak merrej me tregtimin e lëndës narkotike. Zakonisht, blerësit e tij ishin studentë dhe porositë i merrte me telefon. Sipas policisë, një qese me kanabis, ai e shiste nga 500-1000 lekë. Kur merrte porositë, drogën e dërgonte në vendin ku ishin klientët, ose këta të fundit shkonin në dhomën e tij. Në lidhje me këtë aktivitet të jashtëligjshëm, studenti është marrë në pyetje nga oficeri i policisë gjyqësore, por nuk e ka pranuar akuzën e ngritur ndaj tij. Sipas të dhënave hetimore, 22-vjeçari Kondakçiu ka deklaruar se këtë drogë e përdorte për përdorim vetjak dhe nuk e shiste. Megjithatë, grupi hetimor tha se ka siguruar dëshmi edhe nga një përdorues, i cili ka treguar se drogën e blinte tek i arrestuari i djeshëm. Sipas policisë, shitja e drogës në Qytetin Studenti kryhet edhe nga disa persona të tjerë, ende të paidentifikuar. Këta kanë krijuar klientët e tyre studentë, ndërkohë që po hetohet nga policia për kapjen e tyre. Sipas të dhënave policore, zakonisht shitet vetëm kanabis, që është i përdorshëm nga shumë studentë. Ajo shitet në godinat e qytetit nga vetë të pranishmit. Policia tha se për këtë problem, agjentët e antidrogës kanë ndërmarrë një aksion për zbulimin e tyre. Sipas tyre, brenda pak ditësh pritet të ketë arrestime të tjera. Kryesisht, droga sigurohet në rrethe të tjera dhe studentët e transportojnë drejt Tiranes.

    G.SHQIP

  18. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Sa kot,
    po keta nuk merren me ata qe e perdorin drogen, por me ata qe e shesin.
    Nje metode lufte kunder droges qe nuk ka per ta luftuar kurre kete fenomen.

  19. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Sa kot,
    po keta nuk merren me ata qe e perdorin drogen, por me ata qe e shesin.
    Nje metode lufte kunder droges qe nuk ka per ta luftuar kurre kete fenomen.
    po e kane me te lehte keshtu
    se shitesi eshte nje bleres ka shume lol
    JO SEKS PARA MARTESE

  20. #60
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17
    Shkaterrohet rrjeti i droges

    E Merkure, 29 Tetor 2008

    Milano - Operacioni i agjenteve te Milanos ka cuar ne sekuestrimin e nje sasie te madhe droge, nderkohe qe 16 persona kane rene ne prangat e policise me akuzen e trafikimit nderkombetar te lendeve narkotike. Ne mes te te arrestuarve mesohet se ka dhe disa shqiptare, te cilet ishin pjese e rrjetit te shperndarjes se lendeve narkotike te llojeve, si kokaine, heroine dhe droga sintetike. Mesohet se hetimet kishin nisur prej dy vitesh, per rrjetin i cili vepronte ne Ballkan dhe Itali. Policia ka sekuestruar rreth 74 kg kokaine, 79 kg heroine, 11 makina, arme dhe rreth 33 mije euro. Ne baze te perfundimeve, droga me vlere rreth 1 milion euro ishte siguruar nga Shqiperia. Gjithe veprimet e rrjetit u zbuluan fale pergjimeve telefonike, te cilat ngriten dyshime per 25 persona dhe cuan ne arrestimin e 25 korriereve te droges, deri tani.

    KJ

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Interpoli Spanjoll dhe Portugez mbi Sokol Olldashin
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 23:18
  2. “Dhuratë” për shkollat: Një kilogramë hashash në ditë
    Nga PORTI_05 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-01-2007, 03:35
  3. Policia shqiptare zbulon fabrike fallsifikimi parash në Pogradec
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 19:59
  4. Policia e vret. Kush do ta mbrojë qytetarin shqiptar...
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 04:11
  5. Policia greke zbulon bazën e '17 nëntorit'
    Nga Sokoli në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-07-2002, 01:05

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •