Close
Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 192
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17
    FIER/ Zbulohen autorët, shpallen në kërkim

    Gjenden në një automjet të braktisur 83,5 kile hashash

    Mëngjesin e djeshëm, forcat e Drejtorisë së Fierit kanë gjetur dhe sekuestruar 83,5 kilogram hashash të presuar, në një automjet të braktisur. Ishte ora 05:00, kur uniformat blu që po patrullonin në rrugën nacionale Fier-Lushnjë, kanë vënë re një makinë tip “Benz” pa targa, në afërsi të Urës së Mbrostarit (në dalje të Fierit). Ata kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë parë se dyert ishin të mbyllura. Menjëherë është bërë kontrolli i tij dhe është gjetur sasia e drogës. Burime policore pohojnë se hashashi ishte paketuar në 96 pako që ishin fshehur në bagazh. Pas sekuestrimit të bimës narkotike, ka nisur hetimi për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Burimet e mësipërme pohojnë se autorët e krimit kanë qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe kur kanë dalë nga rruga. Nga frika e patrullës së bluve, trafikantët (pohohet të jenë 3-4 persona) kanë hequr targat e automjetit dhe janë larguar me shpejtësi, duke lënë sasinë e drogës. Nga hetimet paraprake është bërë identifikimi i autorëve të krimit, por emrat e tyre nuk bëhen të ditur për arsye të ruajtjes së sekretit hetimor. Po punohet për arrestimin e tyre. Disa postblloqe janë ngritur nga policia, si dhe janë kontrolluar disa banesa. ir.ho.

    GSH

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17
    Kanabis në Tepelenë, arrestohen dy persona

    TEPELENË – Dy persona janë arrestuar nga policia gjatë një aksioni antikanabis të kryer dy ditë më parë në fshatin Bënçë të Tepelenës. 58-vjeçari, Veziko Guma dhe 66-vjeçari, Tahir Braka, janë kapur në flagrancë dhe akuzohen për “kultivim të bimëve narkotike”. Burime nga Komisariati i Tepelenës bëjnë të ditur, se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Gumës, janë gjetur të mbjella në oborr 40 rrënjë hashash, kur në tokën në pronësi të Brakës janë gjetur 12 rrënjë hashash. Pas asgjësimit të sasisë së kanabisit, dy personat e mësipërm janë dërguar në qeli. Ndërkohë, po mbrëmjen e së mërkurës janë zbuluar dhe asgjësuar 349 rrënjë kanabis- sativa, të kultivuara në tri parcela buzë lumit të fshatit Bënçë. Sipas policisë, këto parcela ishin pa pronarë. Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës, Gentian Mull,ai dje ka deklaruar se po kryhen hetime për identifikimin dhe arrestimin e personave që kultivuan hashash në parcelat buzë lumit të Bënçës. is.xha

    GSH

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17
    Policia: Harruan telefonat kur ikën. Thirrjet e fundit i kishin me Italinë, hetim tabulateve e bisedave

    Bllokohet gomonia me 200 kg hashash

    Gati për t’u nisur për në Itali, identifikohen 3 trafikantët

    Dyqind kile bimë narkotike që gjendeshin në bordin e një gomoneje u sekuestruan duke u gdhirë dita e djeshme, në gadishullin e Karaburunit. Policia e Vlorës bllokoi në vendin e quajtur “Feneri i Shën Vasilit”, gomonen me një motor prej 50 kuaj fuqi, pak pas mesnatës të së premtes. Policia bllokoi gjithashtu edhe dy telefona celularë, të cilët mendohet se i përkasin drejtuesve të mjetit detar. Burime të sigurta të policisë thanë dje për gazetën, se të gjitha telefonatat e fundit të këtyre aparateve ishin bërë me numra italianë. “Bllokimi i gomones u realizua gjatë një aksioni të përbashkët të strukturave të Antidrogës dhe të Repartit Special Delta Force”, - thanë të njëjtat burime. Mjeti lundrues me gjatësi 4.6 metra u gjet në breg të detit, në një formë që lë pak dyshime për qëllimin dhe destinacionin e saj. Lënda narkotike ishte në gjendje të presuar dhe e paketuar, e gatshme për të marrë rrugën drejt Italisë. Policia nuk ka mundur ende të arrestojë trafikantët, por zbardhja e ngjarjes mund të jetë më e lehtë, për shkak të provave të shumta materiale që janë gjendur në vendngjarje. Në momentin e fundit para mbërritjes së policisë së Vlorës, tre persona që kanë qenë në bordin e gomones kanë mundur të largohen me shpejtësi. Ata janë identifikuar duke u shpallur në kërkim. Burime të policisë bënë të ditur se tre personat që për arsye hetimi nuk mund të bëhen publikë, janë nga qyteti i Vlorës. Uniformat blu kanë ushtruar kontrolle në banesat e tyre. As detajet e këtyre kontrolloheve nuk janë vënë në dispozicion të medias. Megjithatë, detaji më i rëndësishëm ka të bëjë me faktin se në gomone u gjendën 2 aparate celularë, të cilët ‘skafistët” i kanë harruar në nxitim e sipër. Zbardhja e tabulateve nga thirrjet telefonike, përbëjnë për ekspertët prova mjaft të vlefshme në ecurinë e hetimeve. Në këto kushte, është kërkuar me urgjencë bashkëpunimi i dy shoqërive të operatorëve celularë dhe priten përgjigje prej tyre. Zbardhja e telefonatave mund të përfshijë edhe persona të tjera në këtë çështje Madje, burime nga policia e Vlorës thonë se droga e kapur gjatë natës mendohet të jetë pjesë e një linje trafiku me vendin fqinj. Burime të rezervuara të policisë lokale, thanë se ajo është vazhdë e rasteve të mëparshme të bllokuara nga uniformat blu, në gadishullin e Karaburunit, apo në Otranto(Itali). Operacioni i policisë për bllokimin e gomones me 200 kg drogë nisi në orën 22.00 të së premtes, pas një informacioni të siguruar në rrugë operative dhe vazhdoi deri në orën 24.00. Në të morën pjesë rreth 50 efektiva dhe mjete të policisë e të Repartit Special Delta Force. Gomonia me ngjyrë portokalli, me gjatësi 4.6 metra dhe e pajisur me një motor 50 kf, u zbulua dhe u bllokua në një plazh të vogël, në vendin e quajtur “Feneri i Shën Vasilit”, në gadishullin e Karaburunit. Gjatë kontrollit, në bordin e saj u gjetën 200 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, në gjendje të presuar dhe të paketuar në pako 1 dhe 0.5 kg. Po ashtu, depozita e karburantit ishte plot, gjë që sipas policisë, tregon se trafikantët po përgatiteshin të niseshin me mjetin lundrues për në Itali, ku mendohet se ishte destinacioni i tyre.

    Enrik Mehmeti
    GSH

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17
    Gati aksioni. Ua mbledhin fare lirë fshatarëve dhe më pas e përpunojnë për jashtë vendit

    Tre laboratorë droge në Fier e Vlorë

    Del sekreti nga policia: I zbuluam nga paketimet e njëjta


    FIER/ Vladimir Muçaj

    “Tre minilaboratorë të përpunimit të drogës funksionojnë në fshehtësi në Fier dhe Vlorë. Në to grumbullohen, përpunohen dhe paketohen gati për trafik kanabis sativa, hashashi dhe marihuana”.

    Ky fakt konfirmohet prej burimeve konfidenciale dhe të sigurta të Drejtorisë së Policisë së Fierit, të cilat pohojnë se po punohet për grumbullimin e provave të plota për të shkuar në aksionin mbi këto punishte droge. Sipas tyre, në këtë përfundim është arritur fillimisht duke u verifikuar të gjitha rastet e bllokimit të drogës, kryesisht muajt e fundit në dy qarqet.

    Vendndodhja
    “Njëri prej këtyre minilaboratorëve, ku përpunohet marihuana, ndodhet rreth 5 kilometra larg qendrës së Fierit, në kthesën që të çon për në Mallakastër”, pohojnë burimet. Në të kryhet përpunimi i lëndës narkotike duke u pastruar, situr dhe deri tek presimi dhe paketimi përfundimtar i saj me letër natribani. “Këtë minilaborator e kontrollojnë dy-tre persona të fuqishëm, të cilët nuk përzihen vetë me mbledhjen e bimës narkotike dhe përpunimin e saj, por punojnë në distancë duke vënë në punë ‘ushtarët’ e tyre”. Për këtë minilaborator që mendohet të jetë në rrethinat e qytetit të Patosit, sasia e hashashit vjen nga gjithë periferitë e Fierit kundrejt çmimeve simbolike për fshatarët. Prej këtej bëhet dhe nisja e mallit drejt destinacioneve nga ku është bërë porosia. Po të njëjtat burime të policisë thonë se dy laboratorët e tjerë ndodhen në rrethin e Vlorës. Duke folur me përafërsi në bazë të të dhënave të mbledhura deri tani, pohohet se një ndodhet në bregun e lumit Vjosë, në fshatrat mbi Selenicë, ku përfshihen Resulaj, Rromës dhe Karbunarë, ndërsa tjetri në një zonë më të largët mbulon përpunimin dhe paketimin e lëndës narkotike për pjesën tjetër të zonave të Vlorës. Burimet vazhdojnë me saktësime të tjera në lidhje me këtë çështje.

    Krahasimi
    “Në rastin e 100 kg drogë të bllokuara 3 ditë më parë në fshatin Darëzezë dhe ato të 200 kg të kapura në Karaburun, rreth 1 javë më parë kishte ngjashmëri në paketim. Ato ishin mbështjellë me të njëjtën letër speciale natribani, me disa shtresa, me qëllim që t’i shmangeshin lagështisë. “Ky lloj paketimi kryhet në minilaboratorin që ndodhet në pjesën tjetër të Vlorës. Këtë fakt e mbështet dhe sasia pothuajse e njëjtë e pakove të ambalazhuara: nga 1 kg deri në 1.3 kg, si dhe mbështjellja gjithashtu e njëllojtë e tyre”. Lidhur me minilaboratorin që ndodhet në bregun e lumit Vjosë (pranë Selenicës) aty kryhet përpunimi dhe paketimi i fshatrave të kësaj zone, por edhe të fshatrave të zonës së Cakranit. Sipas policisë, kjo bëhet për arsye se trafikantët e zonës së Cakranit e kanë më të lehtë për t’i shpëtuar mbulimit policor në atë zonë. Paketimi i drogës në këtë minilaborator kap sasinë nga një 1 deri në 1.1 kg dhe mënyra e paketimit dhe e ambalazhit është e njëjtë. Nga krahasimi i pakove të bllokuara me marihuanë ka rezultuar se ato që janë prodhim i punishtes në rrethinat e Patosit, ato kanë formë drejtkëndëshe, të njëjtën letër ambalazhimi dhe të njëjtën sasi, pra nga 900 gramë deri në 980 gramë dhe nuk e kalojnë 1 kilogramëshin. Ndonëse pohohet nga burime e brendshme të policisë qenia e laboratorëve të drogës dhe punën që bëhet nga sektori përkatës për zbulimin dhe asgjësimin e tyre, vështirësia sipas tyre qëndron tek implikimi dhe i uniformave blu në këtë aktivitet. “Punonjës të rendit, jashtë sektorit të Antidrogës shërbejnë si mbështetje të trafikantëve kundrejt një shpërblimi për punën e kryer prej tyre”, theksojnë burimet.



    Fier, kanabisi në karrocë
    FIER – Bllokohet në flagrancë, duke transportuar drogë në karrocën me kuaj 62-vjeçari. Një grup uniformash blu ishin nisur dje në fshatrat e komunës Cakran për të kontrolluar dhe asgjësuar parcelat ku mund të ishte kultivuar kanabisi. Por, në fshatin Hambar të kësaj komune, aksioni është zhvilluar në mes të rrugës, kur është dalluar se Xhaferr Nurkaj po transportonte me karrocë 40 rrënjë kanabis sativa. Sipas policisë, bima ishte korrur nga fshatari, pasi kishte arritur fazën e pjekjes. Destinacioni i transportit të drogës nuk është bërë i njohur për shkak të hetimit që ka nisur menjëherë pas arrestimit të Nurkajt.

    Tepelenë, kapet drogë
    Aksioni antidrogë ka vazhduar dhe dje nga policia e Tepelenës, duke arritur të kontrollonin deri në fshatrat në kufi me Mallakastrën. Sipas të dhënave të policisë mësohet se vetëm dje u gjetën rreth 218 rrënjë kanabis sativa në një parcelë me përmasa 50x20 metra katror, në afërsi të fshatit Levan. Droga u zbulua në një hapësirë të konsiderueshme, e rrethuar me lisa shekullorë. Informacionet e mbledhura e kanë çuar policinë në vendin ku ishte mbjellë droga. Si pasojë e terrenit mjaft të vështirë, si dhe mungesës së një rruge automobilistike për transportimin e të gjithë lëndës narkotike, asaj i është vënë zjarri në vend.



    3 punishte
    ku grumbullohet, përpunohet dhe më pas paketohet kanabis sativa ekzistojnë në Fier dhe Vlorë. Sipas policisë, ata mbledhin drogën nga fshatarët e zonave përreth
    2 raste
    të bllokimit të drogës vetëm brenda javës së fundit, në Darëzezë dhe Karaburun, sipas burimeve policore, hedhin dritë mbi këtë aktivitet ilegal

    Panorama

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17
    Operacion gjigant në fshatra dhe në bregdet për të parandaluar trafikun e lëndëve narkotike

    Vlorë, bllokohet gomonia e drogës

    Sekuestrohet edhe një skaf i paregjistruar në kapitaneri

    QEMAL BIRAKU/ VLORE
    Një superaksion i zhvilluar në qytetin e Vlorës, në fshatrat përreth tij dhe përgjatë bregdetit ka përfunduar me bllokimin e dy mjeteve lundruese e bllokimin e një sasie droge. Një skaf është gjetur brenda një banese, ndërsa një gomone, shumë pranë detit, në pritje për t'u shfrytëzuar për trafik.

    Burime zyrtare të policisë së Vlorës thanë dje, se në aksion janë përfshirë forcat e Rendit, të Antitrafiqeve, të Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Delta Force. Informacione të ndryshme ishin mbledhur nga policia për ekzistencën e disa mjeteve lundruese, të cilat ishin në pritje të ndonjë tentative për trafik droge drejt Italisë. Për të parandaluar planet e trafikantëve, Policia e Vlorës organizoi dhe nisi operacionin që në orën 02:00 të mëngjesit të djeshëm. Tri mjete lundruese të Delta Force janë nisur nga deti, ndërsa forcat e Policisë Kufitare, të mbështetura dhe nga forcat e Rendit filluan veprimet në tokë, duke kontrolluar gjithë vijën bregdetare nga Pylli i Sodës deri në fshatin Poro të Vlorës. Në listën e kontrolleve u vunë dhe disa banesa të qytetit të Vlorës dhe të disa fshatrave të rrethit të Vlorës. Nga kontrolli i ushtruar në lagjen "1 Maji" në banesën e Romeo Nuhajt, 33 vjeç u gjet i fshehur një skaf me gjatësi 5.5 metra, me ngjyrë të bardhë, i pajisur me një motor me fuqi 70 kuaj fuqi. Sipas verifikimeve të bëra nga Policia Kufitare dhe ajo e Antitrafikut, skafi ka rezultuar pa dokumente, si dhe i paregjistruar. Në momentin që policia ka kryer kontrollin në banesën e Nuhajt ai nuk ndodhej në banesë, por familjarët e tij thanë se skafin ua kishte sjellë një person tjetër, të cilin nuk e njihnin. Paralelisht me këtë zbulim, forcat që ndodheshin përgjatë bregut kanë zbuluar një tjetër gomone ilegale. Gjatë kontrollit në vendin Kallenga të fshatit Poro, në pyll është gjetur një gomone e mbuluar me shkurre. Pranë saj u gjet dhe një zetor pa targa, tip "Fenodo", si dhe një veturë tip "Ford" me targë SH 4311 A. Zbulimi i këtyre mjeteve ka hedhur menjëherë dyshimet se bëhej fjalë për një tentativë të trafikut, duke vazhduar kontrollet dhe në zonën përreth. Dyshimet kanë rezultuar të sakta, pasi pranë vendit ku ndodhej gomonia është gjetur dhe një sasi prej 30 kg bimë narkotike kanabis sativa e presuar. Sipas policisë, gomonia ishte në gjendje të mirë lundrimi, 6 metra e gjatë dhe e pajisur me një motor 250 kuaj fuqi, tip "Mërkuri" në gjendje të mirë pune. Të dy mjetet lundruese u tranportuan për në pikën e bllokimit të portit të Radhimës, ndërsa makinat u bllokuan në komisariatin e Vlorës. Sipas komandantit të Delta-Force, Kostandin Lika, prej ditësh ishin mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e personave të dyshuar, duke arritur deri në zbulimin e mjeteve në momentin e duhur, para se ato të dilnin në det. "Na është dashur një punë e vazhdueshme duke angazhuar forca dhe mjete për të vëzhguar ditë e natë, deri në kapjen e tyre", thotë Lika. Ai thotë se brenda një muaji është bashkëpunuar me forcat e tjera të policisë, duke u arritur në kapjen e 6 gomoneve si në tokë dhe në det. "Edhe në të ardhmen jemi të vendosur të mos lejojmë të kalojë drejt brigjeve italiane asnjë mjet lundrues, duke u përpjekur t'i bllokojmë ato në tokë". Për të zbardhur identitetin e pronarëve të mjeteve dhe trafikut materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Vlorës për të vazhduar hetimet.



    TEPELENE/ Arrestohet pa mbërritur te dogana e "Tri Urave"
    Pranga policit nga Tirana, me 75 kile drogë në bagazh


    TEPELENE - Polici i objekteve të Tiranës kapet duke trafikuar drogë. Plot 75 kg marihuanë janë gjetur në makinën e Bujar Licollarit, 34 vjeç, pas një kontrolli nga postblloku i policisë, ngritur pranë "Urës së Leklit", në Tepelenë. Mësohet se polici është tradhtuar nga një informacion i dalë nga persona të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Kjo shpjegohet nga fakti se postblloku i ngritur kohët e fundit në afërsi të fshatit Luzat, rreth 5 km në pjesën jugore të Tepelenës, me qëllim goditjen e trafiqeve të organizuara, ndaloi pa asnjë mëdyshje makinën me të cilën udhëtonte 34-vjeçari. Në këtë moment, njëri prej efektivave të policisë së Tepelenës i është drejtuar të bashkëpunojë gjatë kontrollit që do të kryhej në makinën e tij. Por ka qenë i menjëhershëm kundërreagimi i policit tiranas, i cili me zë të lartë ka pohuar se është kolegu i tyre dhe se kontrolli në makinën e tij do të ishte i pajustifikueshëm. Pavarësisht insistimit të Licollarit, policët e Tepelenës të ndihmuar nga forcat speciale të repartit të Dragotit, kanë ushtruar një kontroll mjaft të imtësishëm në makinën e tij tip "Benz", me targë TR 8502 E. Pakot e drogës janë gjetur në pjesën e pasme të makinës, pikërisht në bagazh. E gjithë lënda narkotike e tipit marihuanë prej 75 kilogramësh ishte e ndarë në 64 pako dhe mendohet të jetë siguruar në fshatrat e Vlorës. Pas sekuestrimit të të gjithë materialit narkotik, Licollarit i janë vendosur prangat menjëherë dhe është shoqëruar për në ambientet e paraburgimit të Komisariatit të Policisë së Tepelenës. Burime mjaft të rezervuara nga ky komisariat kanë pohuar se droga kishte për destinacion tregun e shtetit fqinj, pasi më parë ajo do të shkonte të dorëzohej në Leskovik e më pas aty parashikohej të merrej në dorëzim nga persona të tjerë. Vetë i arrestuari nuk ka pranuar të flasë deri në mbërritjen e një avokati nga Tirana. E gjithë dosja me materiale rreth kësaj çështjeje i ka kaluar organit të akuzës së Tepelenës për hetime të mëtejshme ndërkohë që mbi Licollarin rëndon akuza e mbajtjes dhe prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike



    Shkodër
    I bllokohet kanabis në shtëpi


    SHKODER - Një 41-vjeçar po ndiqet penalisht nga policia e Shkodrës, pasi në banesën e tij u gjet një sasi bime narkotike kanabis sativa. Aksioni i Policisë së Antitrafikut, mbështetur dhe nga forcat e FNSH-së, u shtri në fshatin Toplanë të komunës së thellë malore të Temalit. Në banesën në pronësi të Kol Lufit, pikërisht mbi soletën e ndërtesës 1-katëshe u gjetën 27 kg kanabis sativa, të cilat u bllokuan në cilësinë e provës materiale dhe një pjesë është dërguar për ekspertizë në laboratorin e Ministrisë së Bren-dshme. Materialet në ngarkim të Lufit i janë dërguar Prokurorisë së Shkodrës për të nisur ndjekjen penale ndaj 41-vjeçarit, nën akuzën e mbajtjes së lëndëve narkotike. Ndërkohë, për të është bërë shpallja në kërkim nga policia e Shkodrës. r.d

    Panorama

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17
    Policia e Tiranës ka arrestuar Agim Hoxhën dhe një vajzë 18-vjeçare, të akuzuar për shpërndarje të drogës

    Kokaina në pube, pranga shpërndarësve

    Bllokohen 450 gram heroinë dhe 250 gram kokainë. Dyshime për shpërndarjen e drogës nga vajzat

    Dashamir Biçaku

    TIRANE- Një pistoletë pa leje është bërë shkak për zbulimin e një grupi shpërndarësish të drogës, të cilët kryenin aktivitetin e tyre më së shumti në pabet e Tiranës. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, policia e Tiranës ka bllokuar në rrugën “Sami Frashëri” një makinë “Land Rover”, brenda së cilës udhëtonin dy djem dhe tre vajza. Një kontroll rutinë ka zbuluar se në makinën me targa të Fierit ishte fshehur një pistoletë “Zastava”, çka edhe ka sjellë shoqërimin në polici të 32-vjeçarit Agim Hoxha, 18-vjeçares Marsida Selita si dhe të dy vajzave të tjera dhe një djali. Deri në këtë moment, policia e Tiranës nuk e dinte se pas të shoqëruarve fshiheshin rreth 450 gram heroinë, 250 gram kokainë, pak gram hashash e sende që shërbejnë për ndarjen e drogës në doza.

    Antidroga
    Fillimisht, pesë të dyshuarit janë shoqëruar në polici me akuzën e armëmbajtjes pa leje. Verifikimet kanë nxjerrë në pah se skeda penale e Agim Hoxhës nuk ishte krejt e pastër. Ai ishte proceduar një tjetër herë për shpërndarje të lëndëve narkotike, e ky fakt ka shtyrë hetuesit e çështjes drejt një kontrolli në shtëpinë e tij. Gjithçka është organizuar brenda pak kohësh, ndërsa mësohet se agjentët e policisë kanë dalë prej shtëpisë së Hoxhës me 450 gram heroinë. Kaq ka mjaftuar për të vënë në lëvizje agjentët e Antidrogës, të cilët kanë ushtruar një kontroll tjetër në shtëpinë e dytë të shfrytëzuar prej 32-vjeçarit, ku janë gjetur edhe 250 gram kokainë. Kontrollit i është nënshtruar edhe banesa e adoleshentes Marsida Selita, ku policia ka gjetur vetëm 0.7 gr kokainë, ndërsa tre të rinjtë e tjerë që i shoqëronin nuk mbanin asnjë send të ndaluar në shtëpitë e tyre. Pas bllokimit të drogës, punonjësit e policisë së Tiranës kanë firmosur urdhër-arrestet për Hoxhën e Selitën, ndërsa tre të tjerët do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë.

    Shpërndarja
    Gjatë marrjes në pyetje të të shoqëruarve, hetuesit kanë mësuar se ata sapo kishin dalë nga një prej pabeve të zhurmshme të zonës së ish-Bllokut në Tiranë. Ky fakt si dhe gjetja e dy llojeve të drogës në banesën e Hoxhës, në rrugën “Komuna e Parisit” ka bërë që policia të dyshojë se tregu kryesor i të akuzuarve si shpërndarës ishin pubet e kryeqytetit. Kjo, pasi edhe zona e ish- Bllokut është thuajse e mbushur me lokale të tillë nate, ku jo në pak raste kokaina apo llojet e tjera të drogës konsumohen masivisht prej të rinjve. Për të verifikuar veprimet e tyre, agjentët e Antidrogës u bllokuar personave të mësipërm edhe telefonat e tyre. Nga ana tjetër, policia dyshon se vajza e ndaluar mëngjesin e djeshëm, megjithëse vetëm 18-vjeç, kanë një rol të rëndësishëm në shpërndarjen e drogës. Hetimet e para kanë zbuluar se si heroina, ashtu edhe kokaina siguroheshin nga Agim Hoxha. Më pas mendohet se hidheshin në veprim vajzat, maskimi i aktivitetit të së cilave është edhe më i thjeshtë.


    Shekulli

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17
    PATOS/ Zbulohet një rrjet i fuqishëm i trafikantëve të drogës. U bllokohet edhe një pistoletë pa leje


    “Cobra” kap 4.5 kg heroinë, gati për Greqi

    Tre në pranga, një i tretë në kërkim. Nisen me urgjencë në Tiranë


    PATOS/ Vladimir Muçaj
    “Cobra” zbulon 4.5 kg heroinë e prangos 3 persona. Një i katërt është shpallur në kërkim, pasi policia e Tiranës, në bashkëpunim me atë të Fierit bllokuan drogën e shtrenjtë.

    Aksioni, i nisur disa muaj më parë u finalizua në Patos, ndërsa të prangosurit, bashkë me mallin e bllokuar u transferuan me urgjencë drejt kryeqytetit. Heroinë, marihuanë, një pistoletë me mulli e silenciator “Cobra” e mjete të tjera që shfrytëzohen nga tregtarët e drogës janë sekuestrua si provë materiale për këtë rrjet. Burimet zyrtare të policisë deklaruan se u arrestuan: Alfred Leka, 36 vjeç, Besnik Elmazi, 44 vjeç, Gentian Gjelaj, 31 vjeç si dhe u shpall në kërkim Alket Guraj, 31 vjeç, të gjithë banorë të Patosit. Që në orët e para të mëngjesit, shefi i komisariatit të Fierit, Asllan Shyti dhe drejtori i policisë, Arjan Bozhaj, kanë ndërruar kodet e komunikimit në radio. Ndërkohë që grupe policore të veshur civile kanë patrulluar të gjithë qytetin në fshehtësi. Një operacion i sinjalizuar që nga forcat e antidrogës të Drejtorinë e Policisë së Tiranës është mbyllur dje me sukses në qytetin e Patosit, 8 kilometër larg Fierit. Agjentë të ardhur nga Tirana, së bashku me sektorin e antidrogës së Fierit, kanë arritur që të këpusin një nga hallkat e trafikut të drogës që shkonte drejt Greqisë. Sipas policisë, mendohet që droga të jetë marrë në kryeqytet dhe të ishte bërë gati për t’u transportuar drejt Greqisë, nga këta persona. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Alfred Leka, në lagjen “29 Marsi”, pranë spitalit, policia ka gjetur dhe sekuestruar pjesën më të madhe të heroinës. Kontrolli ka vijuar në banesën e shtetasit Alket Guraj, në “Lagjja e re” po të qytetit të Patosit e të Elmazit, ku u gjet dhe pjesa tjetër e drogës. Në fund të aksionit është bërë e ditur shifra prej 4.52 kg heroinë e bllokuar si dhe e 270 gramë marihuanë. Policia pohon se është zbuluar dhe një minilaborator për përpunimin dhe paketimin e lëndëve narkotike, si: një peshore elektronike për peshim të drogës, një presë artizanale, trapan elektrik i modifikuar, etj. Në serinë e arrestimeve është ndaluar edhe anëtari tjetër i grupit Gentian Gjelaj. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 10 celularë, të cilëve do t’u verifikohen të gjitha bisedat. Sipas burimeve operative të policisë, të katër personat bëjnë pjesë në një rrjet përdoruesish dhe shpërndarës për llogari të të tjerëve. Nisur nga ky fakt, sipas burimeve policore, të ndaluarit dhe i shpalluri në kërkim do të trajtohen nga Krimet e Rënda, madje pas disa formalitetesh në postën e policisë Patos, tre të prangosurit janë shoqëruar me urgjencë drejt Tiranës. Mendohet se të tre personat do të sjellin në prangat e policisë edhe persona të tjerë. Burimet konfidenciale policore që kanë qenë pranë operacionit thanë se droga ka qenë për përdorim të brendshëm si dhe transport drejt Greqisë.


    Panorama

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17
    PROCESI/ Biznesmeni i konfeksioneve dënohet për trafikun e drogës nga Turqia

    Droga, 13 vjet burg Rasim Shirës

    Prova të dosjes, dëshmia e shoferit e kamerat e doganës


    Fatos Mahmutaj
    Trafiku ndërkombëtar i narkotikëve i ka kushtuar 13 vjet burg biznesmenit dibran Rasim Shira.

    Ky ishte vendimi i djeshëm i Gjykatës së Krimeve të Rënda për 42-vjeçarin që u prangos një vit më parë në bazë të një letër-porosie të dërguar në Tiranë nga autoritetet turke të drejtësisë. Sipas vendimit të Krimeve të Rënda, Shira është fajtor për trafikimin e sasive të mëdha të narkotikëve nga Turqia drejt Shqipërisë, pasi në dhjetor të vitit 2004 në doganën e qytetit kufitar me Bullgarinë, Ipsala në një nga kamionët e firmës "Shira-Impeks" është zbuluar një sasi prej 93 kilogramë heroinë e maskuar mjeshtërisht poshtë kolive me konfeksione. Droga ishte paketuar në 174 pako të vogla, ndërkohë nga të gjitha anët ishin vendosur pllaka bakri, për të nxjerrë jashtë funksionit aparaturën me rreze "X". Në vendim gjykata pohoi se Shira, pronari i firmës së konfeksioneve "Shira-Impeks", i cili merrte furnizim periodik në Turqi, ka qenë i pranishëm dhe ka marre pjesë në ngarkimin e kamionit ku ishte fshehur heroina. Në fillim u arrestuan në flagrancë dy shqiptarët Pjetër Lika e Ilir Kamberi dhe turku Cengiz Javru, të cilët tashmë janë gjykuar dhe dënuar nga drejtësia turke. Dy javë më parë, organi i akuzës i Krimeve të Rënda kërkoi dënimin me 18 vjet burg për biznesmenin dibran Rasim Shira. Sipas prokurorit të çështjes, Shira e realizonte trafikun e drogës nëpërmjet kamionëve të tij, me të cilët transportonte konfeksione të ndryshme nga Turqia në Shqipëri. Krahas kolive të veshmbathjeve ai vendoste edhe sasitë e heroinës, të cilat kalonin në doganë pa u vënë re. Sipas prokurorit të çështjes, kjo linjë e trafikut kishte funksionuar për disa kohë, por vendosja e disa skanerëve të teknologjisë së fundit në doganat midis Bullgarisë dhe Turqisë u bë e mundur të zbulohej droga e kamufluar mes mallrave të ndryshme. Prokuroria pohoi se gjithçka kishte përfunduar pas arrestimit të biznesmenit në zyrat e Prokurorisë pas një letër-porosie të ardhur nga Prokuroria e Ipsalas në Turqi. Letër-porosia turke përmbante pikërisht faktet që kishin dhënë para autoriteteve turke shoferi i firmës së Shirës që ishte kapur në doganë si dhe shtetasi turk Javru. Tashmë këta janë dënuar nga drejtësia turke dhe ndodhen duke vuajtur dënimet e formës së prerë të marra rreth një vit më parë. Për muaj me radhë, procesi ndaj 52-vjeçarit Rasim Shira u shoqërua edhe nga pretendimet e avokatëve mbrojtës për një arrestim për motive politike. Lidhja e tij e njohur miqësore me nënkryetarin e PD-së, Bamir Topi dhe mbështetja që i dha atij gjatë fushatës elektorale të vitit 2005, u konsiderua nga pala mbrojtëse si shkak i arrestimit sipas tyre të paligjshëm.



    93 kilograme
    drogë u kap në njërin nga kamionët e biznesmenit Shira në doganën e Ipsalës në Turqi e fshehur mes konfeksioneve

    18 vjet
    kaq ishte dënimi që Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi për 52-vjeçarin Shira dy javë më parë për trafik droge


    Panorama

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17
    Heroina ne "Benzin" e kryetarit te komunes

    E Premte, 04 Maj 2007
    Valbona IDRIZI

    SHKODER - Arrestohet ne flagrance Mark Zhuri, kryetari i komunes Temal, pasi gjate nje kontrolli te ushtruar nga blute e Shkodres, ne automjetin qe ai drejtonte u gjet e fshehur nje qese me peshe 150 grame, qe dyshohet se eshte lende narkotike e llojit heroine. Arrestimi i Mark Zhurit eshte bere rreth ores 06.30 te mengjesit te djeshem ne afersi te sheshit "Isa Boletini". Ishte pikerisht koha kur Mark Zhuri po levizte me makine nga shtepia e tij ne lagjen "Tepe", per te shkuar drejt qendres se qytetit. Pikerisht tek harku i sheshit te madh, tek monumenti i Isa Boletinit, nje grup i forcave te policise se Shkodres e kane ndalur per t'i bere nje kontroll mjetit tip "Benz 240", me targa SH 4612 C. Burime nga radhet e bluve te Shkodres bejne te ditur se aksioni eshte organizuar ne baze te nje informacioni te marre ne rruge operative, si dhe i nje pune te kujdesshme te bere prej tyre. Mark Zhuri nuk ka bere asnje rezistence ndaj policeve te Komisariatit te Shkodres. Ai shume i qete ka ndalur makinen ne ane te rruges, ndersa i eshte dukur e pakuptimte ndalja e automjetit te tij ne rruge. Dokumentet e makines ishin ne rregull. Por ajo qe i interesonte policise, ishte kontrolli ne makine dhe gjetja e mallit per te cilin dyshonin. Nuk ka vonuar vetem pak minuta, dhe eshte gjetur sasia e heroines. Heroina qe fillimisht u tha se ishte 200 grame, pasi u peshua doli se ishte 150 grame. Ishte e mbeshtjelle disa here me plastmase. Sasia e lendes narkotike ishte e fshehur tek kupa e makines. Per te percaktuar me sakte llojin e lendes narkotike, nje kampion i sasise se bllokuar eshte nisur drejt Tiranes, per t'u ekzaminuar ne laboratorin e Institutit te Policise Shkencore. Sipas uniformave blu, kryetari i komunes se Temalit, Mark Zhuri, 44 vjec, lindur e banues ne fshatin Telum, komuna Temal ne Shkoder, akuzohet per "mbajtje dhe shitje te lendeve narkotike". I arrestuari eshte kryetar i komunes se Temalit, ku ka fituar dy mandate radhazi nen siglen e Partise Socialiste. Ne zgjedhjet e 18 shkurtit ai doli fitues pas shume debatesh dhe ankimimesh. Vete Mark Zhuri ka pohuar se nuk kishte te bente fare me qesen plastike te vene ne makine e tij. Sipas tij, ai nuk e dinte se cfare kishte ne qese dhe se nuk e kishte pare ate. Sipas tij, makinen gjate nates e kishte lene te parkuar ne rruge. Nderkohe, ne mbrojtje te te arrestuarit eshte radhitur dega lokale e Partise Socialiste. Kryetari i selise roze, Ndrek Rukaj, eshte shprehur per "Korrierin", se arrestimi i te zgjedhurit Zhuri eshte nje akt i provokuar, me prapaskene politike, per te demtuar figuren e kryetarit te komunes se Temalit. Rukaj ka ngritur gishtin mbi deputetin e zones, Astrit Bushatin. Sipas shefit lokal te socialisteve, nuk eshte hera e pare qe me funksionaret e majte te kesaj zone ndodhin ngjarje te tilla. Keshtu, Rukaj ka kujtuar rastin e shefit te financave te kesaj njesie vendore, i arrestuar pak dite perpara zgjedhjeve te 18 shkurtit dhe i lene me pas i lire, pasi nuk u arrit te provohet fajesia e tij.

    Korrieri

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17
    Fier, sekuestrohet benzi me 47.5 kilogramë drogë ne Vajkan

    Antikrimi i organizuar sekuestron në aksin rrugor Lushnjë-Fier, pranë fshatit Vajkan, 47.5 kilogramë lëndë narkotike, me pamjen e nje pluhuri ngjyrë bezhë, që dyshohet të jetë e tipit heroinë

    Antikrimi i organizuar sekuestron në aksin rrugor Lushnjë-Fier, pranë fshatit Vajkan, 47.5 kilogramë lëndë narkotike që dyshohet të jetë e tipit heroinë. Lënda narkotike, e cila ka pamjen e pluhuri ngjyrë bezhë, është dërguar për ekspertizë në Laboratorin Qëndror të Kriminalistikës në Ministrinë e Brendshme dhe në rast se konfirmohet të jetë heroinë, do të shënonte një rekord kombëtar nga policia e Fierit. Antidroga ka prangosur elbasanasin Dritan Tomorri, 38 vjeç. Ai ka pranuar se vinte nga Tirana për në drejtim të Fierit, por nuk ka dhënë hollësi të tjera rreth mënyrës së sigurimit të lëndës narkotike apo destinacionit të saj. Ndalimi u krye në rrugë, ndërsa Tomorri lëvizte me një automjet tip “Benz C-Clase” me targa angleze. Për të shmangur dyshimet Tomorri, mbante në vëndin e parë të pasagjerit nënën e tij, në moshë të thyer. Policia e gjeti sasinë e lëndës narkotike të fshehur në disa vënde sekrete në pjesën e pastme të dy sediljeve të përparme dhe në bagazhin e makinës. Fill pas ndalimit shërbime policore kryen kontrolle në banesën e Tomorrit, por pa mundur të gjejnë sende apo substanca të tjera të dyshimta. Deri në orët e vona të mbrëmjes Tomorri jepte shpjegime për policinë, ndërsa hetuesit ishin në procesin e identifikimit të pjesëtarëve të tjerë të rrjetit.

    Balkanweb

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Jak' o dit' e uruar! Qe lint nga perendon, At' an' e ke ndritur, E ne pse na harron?
    Postime
    140

    Lufta Kunder Krimit

    Operacioni “Ardenica”, sekuestrohen 47.5 lëndë narkotike e llojit heroinë

    Me datë 04.05.2007, rreth orës 14.00’ në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Drejtoria e Luftës kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Sektorin e Luftës kundër Krimit të Organizuar të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier u organizua e realizua operacioni i koduar “Ardenica”.

    Gjatë kryerjes së këtij operacioni në rrugën nacionale Lushnjë-Fier në vendin e quajtur Vajkan u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit Dritan Tomorri, vjeç 38, lindur në Skrapar e banues në Elbasan, i cili ishte drejtues i automjetit tip benx mercedes me targë të huaj L 386 EPG, ku gjatë kontrollit të automjetit u gjet një sasi prej 47.5 kg pluhur ngjyrë bezhë i dyshuar si lëndë narkotike e llojit heroinë, e amballazhuar në dy thasë.

    Nga kryerja e veprimeve hetimore u sekuestruan:

    -47,5 kg pluhur i dyshuar lëndë narkotike e llojit heroinë,

    - Automjeti me targë të huaj L 386 EPG dhe dokumentacioni i automjetit,

    - Dy aparate telefonash celularë të markës.

    Si rezultat i hetimeve të kryera u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dritan Tomorri dhe materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së rrethit Fier për veprën penale parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

    Ndërkohë sasia e pluhurit e dyshuar lëndë narkotike e llojit heroinë u dërgua për ekzaminime të mëtejshme në Laboratorin Kriminalistik Qendror.

    Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier
    Ndryshuar për herë të fundit nga Djal_Lacjan : 05-05-2007 më 19:14

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Jak' o dit' e uruar! Qe lint nga perendon, At' an' e ke ndritur, E ne pse na harron?
    Postime
    140
    Operacioni ”Autostrada”, arrestohen tre shtetas dhe sekuestrohen 428,80 kg lëndë narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit heroinë

    Më datë 04.05.2007, rreth orës 20.00, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, nga Sektori i Luftës Kundër Krimit të Organizuar, përfundoi me sukses operacioni i koduar ”Autostrada” gjatë të cilit u bë i mundur bllokimi e sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i sasisë prej 428,80 kg lëndë narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit heroinë.

    Nga veprimet e para hetimore rezultoi se kjo sasi lënde narkotike po transportohej me automjetin furgon tip Benz, me targa TR 0038 I, i fshehur midis mallrave të tjera ushqimore.

    Automjeti në fjalë drejtohej nga shtetasi Adem Duraku, i cili udhëtonte nga Kukësi në drejtim të Tiranës. Kapja e këtij automjeti u bë e mundur në segmentin rrugor që mbulohet nga Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës.

    Nga konstatimi pamor, lënda narkotike rezulton, të jetë dyllojshe e konkretisht: 100 kg janë në formën e pluhurit të bardhë dhe 328,80 kg janë në formen e pluhurit në ngjyrë të kaftë. Për rezultatin përfundimtar, jemi në pritje të kryerjes se ekzaminimit përkatës.

    Mbi bazën e provave materiale të sekuestruara nga ana e Seksionit të Luftës Kundër Drogës, në orën 05.30’, të datës 05.05.2007, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

    1-Adem Duraku, vitlindja 1954, lindur e banues në fshatin Pobreg, Kukës, i padënuar më parë.

    2-Agim Kacorri, vitlindja 1973, lindur në Dibër e banues në Kamëz Tiranë, i dënuar më parë për plagosje të lehtë me dashje.

    3-Fatmir Kovaci, vitlindja 1971, lindur në Has e banues në lagjen Nr.10 Tiranë, i padënuar më parë.

    Së bashku me lëndën narkotike u bë edhe sekuestrimi i:

    1-Automjetit tip Benz furgon me targa TR 0038 I

    2-Automjetit tip Benz me targa TR 6570 K

    3-6 copë telefona celularë.

    Nga ana jonë u kryen veprimet e nevojshme proceduriale dhe materialet për veprën penale të mbajtjes, prodhimit e transportit të substancave kimike në bashkëpunim, iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Durrës.

    Në bashkëpunim me organin e prokurorisë vazhdon puna për dokumentimin e aktivitetit kriminal të personave të mësipërm dhe sqarimin e origjinës dhe destinacionit të lëndës narkotike.

    Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës

  13. #33
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Shikoni Shqiptaret E Mi !mostrat Enverjane Ne Drejtesi!

    PO ASE NE VENDET AFRIKANE NUK GJENDEN TE TILLA MOSTRA DHE TE TILLA ARSYETIME :

    1-PO JE ENVERIS JE I IMPLIKUAR RASTESISH DENIMI MAKESIMAL ME

    PARABURGIMIN !!!

    2-JU TE TJERET JENI I IMPLIKUAR DIREK DHE DENIMIN E KENI TE

    PERJETESHEM!!!











    "Gjinushi e Alizoti, të implikuar 'rastësisht', s'kishin dijeni..."

    5 Maj Dosja e shoferëve të transportit të drogës shkon në Gjykatë, Prokuroria përgatit "lehtësimin" e tyre

    Shkon në gjykatë dosja në ngarkim të dy ish-shoferëve të Parlamentit e Gjykatës Kushtetuese, të cilët u kapën duke transportuar drogë rreth një vit më parë. Në materialin e dërguar në Gjykatë, Prokuroria shfaq tendencën të lehtësojë dy ish-shoferët, duke i "klasifikuar" ata si të "paditur" e të "përfshirë rastësisht" në trafikun e lëndëve narkotike.

    Burime të Prokurorisë së Krimeve të Rënda bënë të ditur dje, se dosja në ngarkim të dy ish-shoferëve, Gentian Alizoti e Armando Gjinushi, njëri i Gjykatës Kushtetuese dhe tjetri i Parlamentit, është "pasuruar" në vazhdimësi të hetimeve me prova që implikojnë edhe të pandehurit Bastri Asllani, në rolin e porositësit të lëndës narkotike dhe i pandehuri Xhelo Gërveshi, i cili shërbente si siguruesi i lëndës narkotike.

    Marrëveshja Asllani - Gërveshi

    Ekspertët në Prokurorinë e Krime të Rënda, pas përfundimit të hetimeve paraprake, kanë paraqitur kërkesën në Gjykatën e Krimeve të Rënda për gjykim të katër të pandehurve, të cilët akuzohen për trafikimin e lëndëve narkotike. Të pandehurit Bastri Asllani, Xhelo Gërveshi, Gentian Alizoti dhe Armando Gjinushi, janë me masë sigurimi "arrest në burg" dhe ndodhen në dhomat e paraburgimit.

    Sipas materialit të depozituar tashmë në gjykatë, mësohet se nga përgjimi i bisedave telefonike të zhvilluar midis të pandehurit Bastri Asllani dhe Xhelo Gërveshi, rezulton se në muajin qershor të vitit të shkuar, midis tyre është arritur një marrëveshje për trafikimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike në shtetin fqinj të Maqedonisë. Gërveshi në këtë marrëveshje do të siguronte lëndën narkotike, ndërsa i pandehuri Bastri Asllani do të realizonte transportin dhe kalimin e saj jashtë kufijve të Shqipërisë.

    Marrëveshja Asllani – Alizoti

    Me realizimin e kësaj marrëveshje, i pandehuri Bastri Asllani ka komunikuar me të pandehurin tjetër Gentian Alizoti, duke lidhur një marrëveshje tjetër me të, ku qëllimi ishte transportimi i lëndës narkotike nga qyteti i Gjirokastrës, shpjegohet më tej në të njëjtin material që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka depozituar në gjykatë.

    "Në të dyja marrëveshjet e realizuara nga Asllani, nuk provohet që të jetë biseduar për destinacionin përfundimtar të lëndës narkotike", thuhet në të njëjtin material të Prokurorisë, e cila duket se përgatit terrenin për "lehtësimin" e implikimit të shoferëve.

    Veç të tjerash rezulton se Bastri Asllani ka komunikuar disa ditë përpara ngjarjes me të pandehurin tjetër Armando Gjinushi, duke i përcjellë idenë atij për një rrugë nga Gjirokastra.

    Nga përmbajtja e të gjitha bisedave të zhvilluara midis të pandehurve Bastri Asllani, Gentian Alizoti dhe Armando Gjinushi, ka rezultuar se midis të pandehurve Bastri e të pandehurit Gentian Alizoti ka pasur një marrëveshje, e cila kishte si qëllim transportimin e lëndës narkotike kundrejt një shpërblimi të caktuar.

    "Edhe pse gjatë bisedave dhe takimeve që kanë bërë të pandehurit Bastri dhe Armando, për gjetjen e një transportuesi tjetër, vlera e caktuar ka bërë që Gentian Alizoti të marrë përsipër që të gjejë edhe një person tjetër", citohet në materialin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku përpjekja për ta paraqitur si "të rastësishëm" implikimin e Armand Gjinushit, është e dukshme.

    "Gjinushi e Alizoti "të paditur"..."

    "Gjatë hetimeve të kryera nga prokurorët në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka rezultuar se përcaktimin përfundimtar për të shkuar në Gjirokastër e ka bërë i pandehuri Gentian Alizoti, një ditë para arrestimit në flagrancë. Gjatë gjithë kësaj kohe akoma nuk ishte përcaktuar se kush do të shkonte për të bërë transportimin e lëndës narkotike", vijon "këmbëngulja" e akuzës për ta paraqitur implikimin e shoferit Armand Gjinushi, si "pa paramendim".

    Nga hetimet dhe përgjimet e bisedave të ndryshme nga ekspertët, rezulton se midis tyre ka pasur njohje edhe kohë më parë. Me sa duket njohja midis tyre ka ndikuar që i pandehuri Bastri Asllani t'i propozojë të pandehurit tjetër Gentian Alizoti transportimin e lëndës narkotike.

    Gjithashtu midis numrave telefonikë të përdorur nga ana e të pandehurit Xhelo Gërveshi dhe atyre të përdorur nga ana e të pandehurit Gentian Alizoti, rezulton të ketë vetëm dy biseda në ditën kur u arrestuan në afërsi të "Urës së Subashit" në Gjirokastër. Nga përmbajtja e këtyre rezulton se komunikimi midis të pandehurit Gentian Alizoti dhe Xhelo Gërveshi është bërë vetëm për të lënë vendin e takimit.

    "Ndërkohë të pandehurit e tjerë Armando Gjinushi dhe Gentian Alizoti janë përfshirë vetëm në transportimin e lëndës narkotike, duke shfrytëzuar automjetet shtetërore. Nga hetimet e ekspertëve të Prokurorisë, shpjegohet se dy transportuesit nuk kanë pasur dijeni për sa i përket trafikimit të lëndës narkotike", sqaron Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke "i fajësuar" dy ish-shoferët e Gjykatës Kushtetuese e të Parlamentit vetëm pse përdorën makinat shtetërore, e duke i vënë ata në rolin e "të paditurit" për sa i përket trafikimit të lëndëve narkotike.

    "Gjithashtu shpjegohet se i pandehuri Xhelo Gërveshi ka arritur të lidhë marrëveshjen vetëm me të pandehurin tjetër, Bastri Asllani, për të dërguar në shtetin fqinj sasinë narkotike", i "vë vulën" Prokuroria rëndimit të Gërveshit e Asllanit dhe "çlirimit" nga përgjegjësia të dy ish-shoferëve, Gjinushi e Alizoti.

    Ngjarja, 29 qershor 2006

    Dy shoferët, Armand Gjinushi e Gentian Alizoti, kapen me 130 kile drogë në makinat shtetërore

    Jo më larg se 29 qershori i vitit që shkoi, u prangosën nga policia e Gjirokastrës një shofer i Kuvendit dhe një i Gjykatës Kushtetuese, sepse në makinat e tyre është sekuestruar 130 kile drogë e tipit kanabis sativa. Në të njëjtën kohë është bërë dhe ndalimi i dy drejtuesve të automjeteve, 30-vjeçarit Armando Gjinushi dhe 29-vjeçarit Gentian Alizotaj. Lënda narkotike kishte destinacion kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën.

    Ndalimi i dy automjeteve u bë në rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur "Ura e Subashit". Mësohet se ishte një sinjalizim i mbërritur pranë strukturave policore, ai që ka bërë të mundur kapjen e sasisë së konsiderueshme të drogës.

    Dy automjetet, njëra tip “Volksvagen” me targë TR 6874 E, që i përkiste Parlamentit dhe tipi “Hyndai” me targë 4807 J i Gjykatës Kushtetuese, kanë qenë duke udhëtuar me shpejtësi të madhe dhe drita të ndezura në rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë. Drejtuesit e mjeteve nuk kanë ndaluar në postbllokun e policisë në dalje të qytetit të Gjirokastrës, duke qenë se u përkisnin këtyre dy institucioneve.

    Postblloku i policisë ishte ngritur pak kilometra më tutje, në vendin e quajtur Subash. Ky ka qenë edhe momenti kur është bërë ndalimi e më tej edhe shoqërimi për në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut, ku është bërë edhe kontrolli i automjeteve, peshimi e sekuestrimi i sasisë së drogës si dhe ndalimi i dy drejtuesve.

    Droga e kapur ishte e ndarë në 115 pako me nga 1.1 apo 1.2 kilogramë secila dhe ishte mbështjellë në formë cilindrike me letër natriban ngjyrë kafe. Sipas policisë, kanabisi ishte i një cilësie mjaft të lartë me farë holandeze.

    Dje pretenca
    Ndryshuar për herë të fundit nga TOKE GEGA : 05-05-2007 më 23:56

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    671
    Shfryhet "tullumbacja" e policisë, por Ministria e Brendshme këmbëngul: Aksionet ishin të suksesshme, akti përbën vepër penale

    Heroina e Fierit del allçi

    Pas dështimit në Durrës, edhe pluhuri i sekuestruar në Fier nuk rezulton drogë


    Brenda pak orëve, dy sukseset e
    policisë shqiptare shndërrohen
    në dështime. Laboratori Krimi
    nalistik në Ministrinë e
    Brendshme ka konfirmuar zyrtarisht se lënda
    e sekuestruar gjatë operacionit "Autostrada"
    është paracetamol dhe kafeinë.
    Ndërsa lënda e sekuestruar në operacionin
    "Ardenica" është allçi. Gjatë një konference
    për shtyp, Laura Totraku, drejtore e
    Marrëdhënieve me Publikun në Policinë e
    Shtetit, tha se "akti i ekspertimit kimik në
    datën 05 maj ka arritur në konkluzionin se
    sasia e sekuestruar e lëndës kimike është
    paracetamol dhe kafeinë, e njohur si përzierës
    për disa lëndë narkotike si heroinë,
    amfitaminë, kokainë, metafetaminë etj".
    Një fakt i tillë ngre dyshime se Ministri i
    Brendshëm, Bujar Nishani, megjithëse ka
    pasur dijeni se lënda e sekuestruar nuk është
    heroinë dhe kokainë, ka dalë para mediave
    për të bërë publike sukseset e policisë.
    Ndërkaq, burime jozyrtare konfirmojnë një
    tjetër dëshmi të policisë. Bëhet fjalë për
    sasinë prej 47,5 kg pluhur ngjyrë bezhë dhe
    i bardhë, i dyshuar si lëndë narkotike, i
    sekuestruar në Fier, i cili ka rezultuar se është
    allçi. Sqarimi i policisë ka ardhur menjëherë
    pas publikimit në gazetën "Shqip"
    të dyshimeve për një blof, i cili ka rezultuar
    i vërtetë. Megjithatë, zyrtarët e policisë dhe
    të Ministrisë së Brendshme ngushëllohen
    se personat e arrestuar mund të dënohen
    me burg nga tre deri në dhjetë vjet. "Në
    datën 4 maj Policia e Shtetit ka kryer dy
    operacione antidrogë në qytetet e Lushnjës
    dhe të Durrësit, ku është sekuestruar respektivisht
    sasia prej 47,5 kg dhe 428,8 kg
    pluhur ngjyrë bezhë dhe i bardhë, i dyshuar
    si lëndë narkotike. Të dyja operacionet e
    kryera kanë synuar goditjen e një linje
    trafiku të paligjshëm nga Kosova në Greqi,
    duke mbajtur në mbikëqyrje për një periudhë
    relativisht të gjatë kohore subjektet
    që bashkëpunonin në këtë trafik", deklaroi
    dje Totraku, gjatë daljes në publik. Më tej
    shtoi se nga akti i ekspertimit rezultoi që
    lënda kimike e sekuestruar është paracetamol
    dhe kafeinë e njohur. "Mbi bazën e
    këtij akti ekspertimi për personat e arrestuar
    do të procedohet në bazë të nenit 285 të
    Kodit Penal, sipas të cilit "...transportimi
    dhe shpërndarja e substancave kimike
    bazë..., në rast se dihet që ato përdoren për
    prodhimin ose trafikimin e paligjshëm të
    substancave narkotike, dënohet me burg
    nga tre deri në dhjetë vjet". Më tej vijoi se
    sipas informacioneve dhe rasteve të evidentuara,
    prej disa kohësh ka qenë ekzistente
    një linjë trafikimi lënde narkotike dhe
    përzierësi në drejtimin Kosovë-Shqipëri-
    Greqi. "Rastet e evidentuara flasin si për
    transport lënde narkotike të tipit heroinë,
    që në përmbajtjen e saj ka pasur dhe paracetamol
    e kafeinë, ashtu edhe për transport
    vetëm përzierësi, që në të shumtën e rasteve
    ka qenë substancë e pastër paracetamol
    e kafeinë. Trafikimi i përzierësve të
    lëndës narkotike është një aktivitet i njohur
    kriminal, nisur edhe nga praktika e vendeve
    të tjera të përfshira në rrugën e trafikimit të
    lëndëve narkotike", mbrohet Ministria e
    Brendshme. Më pas, deklaron se elementë
    kriminalë shqiptarë këtë aktivitet e kryejnë
    si në rastet kur shtojnë sasinë e lëndës
    narkotike bazë të destinuar për trafikim,
    ashtu edhe si aktivitet më vete. Në konferencë
    Totraku deklaron se: "Ky lloj trafiku ka
    fitime të larta, po të kihet parasysh se përzierësi
    blihet me një çmim prej 45-50 euro në
    vendet e origjinës dhe në destinacion shitet
    me një çmim prej 200-250 euro për 1 kg. Dy
    operacionet e datës 4 maj 2007 konsiderohen
    si operacione të suksesshme të policisë
    shqiptare në goditjen e njërës prej linjave
    të rëndësishme të trafikut të lëndës narkotike",
    përfundoi drejtoresha e Marrëdhënieve
    me Publikun në Ministrinë e
    Brendshme.

    Gazeta "SHQIP"

  15. #35
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Sa kam qesh me ket artikull.. duket qe kemi nje antidroge shume speicale
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Antidroga ne vendin tone lufton ne pergjithesi fale instrumenteve moderne te llafollogjise. Gjate qeverisjes se shkuar, ish-opozitaret hidheshin perpjete ne parlament pse goditeshin kultivuesit ne Lazarat. Sot, ish-opozitaret heshtin dhe e perqendrojne vemendjen tek trafiku me fqinjet, duke mos vepruar rrenjesisht tek kultivuesit vendas. Per te mos folur me tej per opozitaret aktuale, te cilet blene traktore per te prashitur fushat...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    671
    Citim Postuar më parë nga Zemrushja
    Sa kam qesh me ket artikull.. duket qe kemi nje antidroge shume speicale
    Te tilla do te jene rezultatet edhe ne te ardhmen nqs do te mbahen jashte forcave te policise oficeret me pervoje e te kualifikuar te cilet jane zevendesuar nga militantet.
    Eshte e pafalshme dhe e denueshme kjo masaker qe po ndodh me policine shqiptare.

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-03-2006
    Postime
    94
    shqiperia ka hashashin me te mir ne bote
    po ta liberalizonim do mbushej vendi me turista dhe do benim lek e qef sa te na donte pal la

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e FeeZee
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Gilan
    Postime
    82
    Citim Postuar më parë nga KastroZiso99
    shqiperia ka hashashin me te mir ne bote
    po ta liberalizonim do mbushej vendi me turista dhe do benim lek e qef sa te na donte pal la

    Une nuk po e kuptoj 1 send !!!!

    Pse kta tregtaret dhe kultivuesit e doragave nuk po e financojne 1 parti qe do ta legalizonte canabisin, dhe keshtu do te zhvillohej ku profesion me i kontrolluar dhe do te paguhej tatimi

    Mendimi jem

  20. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17
    Antikanabis, helikopterë grekë për monitorimin e jugut

    Entela Bani

    GJIROKASTËR- Helikopterë grekë do të monitorojnë zonat e mbjella me kanabis në jugun e vendit. Ndihma vjen në kuadër të një marrëveshjeje bashkëpunimi mes policisë greke dhe asaj të Qarkut të Gjirokastrës në luftën kundër bimëve narkotike. Ky fakt është konfirmuar nga drejtori i Drejtorisë së Policisë së Qarkut, Gjirokastër, Dashnor Kaja. Marrëveshja e bashkëpunimit për këtë çështje është arritur gjatë ditës së djeshme në një takim të organizuar në qytetin e Gjirokastrës, ndërmjet krerëve të policisë së këtij qarku si dhe drejtuesve të policive të qarqeve Epir e Janinë në shtetin grek.

    Lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të qenieve njerëzore dhe atij të lëndëve narkotike si dhe të automjeteve të vjedhura kanë qenë në qendër të takimit të organizuar, i cili është në vazhdën e takimeve që krerët e policive të dy shteteve kanë zhvilluar reciprokisht. "Më shqetësues ishte çështja e bimëve narkotike që në këtë periudhë bëhen edhe më problematike. Kështu ne bëmë një marrëveshje, përsa i përket ndihmës që kolegët grekë mund të na e ofrojnë, nëse do kemi nevojë për kontrollin e terrenit, edhe në ata sektorë që mund të jenë të vështirë dhe ata mund të na japin në përdorim helikopterët e tyre",- theksoi ai.

    Sipas Kajës, trafiku i automjeteve ishte një tjetër problem që shqetësonte kolegët e palës greke, ndaj nga ana e tij është marrë përsipër në drejtim institucional problemi i vjedhjes së automjeteve. Ndërkaq, Kaja ka vlerësuar si mjaft rezultative dhe të efektshme edhe rezultatet e 7 operacioneve policore ndërkombëtare "Ballkan Antitrafik', të cilat në bashkëpunim me palën greke kanë filluar të zbatohen qysh prej muajit tetor të vitit të kaluar e deri disa ditë më parë dhe kanë në qendër të tyre luftën kundër trafiqeve, të të gjitha llojeve.

    Shekulli

Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Interpoli Spanjoll dhe Portugez mbi Sokol Olldashin
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 23:18
  2. “Dhuratë” për shkollat: Një kilogramë hashash në ditë
    Nga PORTI_05 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-01-2007, 03:35
  3. Policia shqiptare zbulon fabrike fallsifikimi parash në Pogradec
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 19:59
  4. Policia e vret. Kush do ta mbrojë qytetarin shqiptar...
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 04:11
  5. Policia greke zbulon bazën e '17 nëntorit'
    Nga Sokoli në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-07-2002, 01:05

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •