Close
Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 192 prej 192
  1. #181
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Antidroga: Policia sekuestron 1 ton drogë në portin e Durrësit

    Itali, katër vjet burg shqiptarit, u kap me 2 kg kokainë, me vlerë 400 mijë euro

    ITALI- Një 37-vjecar shqiptar, është dënuar me 4 vjet burg pasi u kap me 2 kg kokainë.

    Enver Meta, 37 vjeç, është arrestuar para disa ditëve nga Guardia di Finanza për trafik ndërkombëtar droge, sapo ka hyrë nga Franca në Courmayeur të Valle d’Aosta-s. Në makinën e tij me targa greke, financierët kanë gjetur 2 kg kokainë të pastër dhe 4 gramë heroinë me prejadhje nga Belgjika.

    “Kapja e Metës është fryt i hetimeve të nisura që me arrestimin në korrik të një tjetër trafikanti, Anton Ceka që mbahet në burgun e Brissogne-s” theksuan burime nga policia italiane.

    Policia ka mundur të zbulojë sasinë e kokainës pas një kontrolli të imët, të automjetit me të cilin ai udhëtonte me ndihmën e qenëve antidrogë.

    Kokainë e ndarë në 4 pako, njëra prej të cilave përmbante 50 cilindra me peshë 10 gramë secili, të gatshëm për t’u hedhur në treg – ka rezultuar e pastër, e një cilësie të mirë, që po të shitej do t’i sillte Enver Metës fitime për 400 mijë euro.

    (e.m/BalkanWeb)

  2. #182
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Antidroga: Policia sekuestron 1 ton drogë në portin e Durrësit

    Kërkohej për trafik ndërkombëtar droge, pranga 29-vjeçarit


    Një 29-vjeçar i kërkuar për trafik ndërkombëtar droge është vënë në pranga nga policia e Vlorës. Policia bën me dije se në kuadër të një superoperacioni policor antidrogë të agjencive italiane të zbatimit të ligjit, është bërë ekzekutimi i mandat-arrestit ndërkombëtar në ngarkim të shtetasit: Sokol Novruz Shytaj 29 vjeç, banues në qytetin e Orikumit. Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi u krye në orët e para të mëngjesit të sotëm në të njëjtën kohë me arrestime të tjera të kryera në Itali. Gjykata e Romës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” me qëllim ekstradimin dhe gjykimin e këtij shtetasi në Itali pasi dyshohet për “Trafikim narkotikësh”. Shytaj dyshohet të jetë pjesë e një rrjeti të gjerë organizatash kriminale të narkotrafikut në Itali.

    MAPO

  3. #183
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Antidroga: Policia sekuestron 1 ton drogë në portin e Durrësit

    “Dyrrahu’ kap me 121 doza shpërndarësin e heroinës në Berat

    BERAT-Kapet me 121 doza heroinë një 35-vjeçar nga Durrësi, i cili shpërndante drogë në Berat. Arrestimi i tij u bë i mundur vetëm ditën e sotme nga Blutë e Beratit, në sajë të operacionit të koduar “Dyrrahu”.

    35-vjeçari, Ristan Taqe me banim në Durrës, akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëvë narkotike. Veprimtaria e tij kriminale hetohej që prej dhjetori të 2012, ndërkohë që vëtëm pak ditë më parë ishte dënuar në mungesë nga Gjykata e Beratit, me të njëjtën akuzë. Grupi hetimor ka nisur hetimet për gjetjen dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të 35-vjeçarit, të cilët dyshohet që kishin një rrjet të mirëorganizuar të trafikimit të drogës në Berat.

    Shpërndarja bëhej nëpërmjet automjeteve te tyre, pikërisht aty ku u gjet dhe sekuestrua edhe sasia e drogës prej 121 dozash heroinë, gati për tu shpërndarë nga 35-vjeçari Ristan Taqe.

    35-vjeçari akuzohet si një nga shpërndarësit më të mëdhenj të drogës ne rrethin e Beratit. Ndërkaq, çështja në ngarkim të tij i ka kaluar prokurorisë së krimeve të rënda.

    (d.b/BalkanWeb)

  4. #184
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Antidroga: Policia sekuestron 1 ton drogë në portin e Durrësit

    Itali, prangosen 50 trafikantë edhe me ndihmën e policisë shqiptare

    ROMË- Policia italiane njoftoi sot arrestimin e 50 trafikantëve të drogës dhe konfiskimin e një sasie prej 240 kilogramë kokaine gjatë një operacioni të përbashkët me policinë shqiptare, portugeze dhe spanjolle.

    Të arrestuarit akuzohen se i përkasin katër rrjeteve të trafikut të lidhura me trafikantin më të madh të kokainës në botë, Roberto Pannunzi, i cili u ekstradua të shtunën nga Kolumbia drejt Italisë.

    "Këto rrjete, me qendër në Romë, ku u përqëndrua dhe operacioni, importonin kokainë dhe droga të tjera nga Amerika e Jugut", deklaroi policia gjatë një konference shtypi në Romë.

    "Ata përdornin metoda të sofistikuara kontrabande, veçanërisht shndërrimin e kokainës në një lëng, të cilin e fshihnin në pajisje sportive", u shpreh Lorenzo Sabatino, oficeri i policisë që mbikëqyri operacionin.

    Këto rrjete trafiku bashkëpunonin me mafain italiane, përkatësisht me mafian napoletane "Kamorra" dhe atë kalabreze "'Ndrangheta".

    Njërit prej të arrestuarve, Franco Lasi, që mendohet se ishte drejtues i një rrjeti, ju konfiskua një shumë prej 100 000 eurosh e gjendur në banesën e tij.

    Gjatë javëve të arrestimit, Franco Lasi kishte organizuar marrjen me varkë të ngarkesës prej 200 kilogramë kokaine që do të vinte nga Kolumbia, falë lidhjeve të tij me Pannunzin.

    (d.b/BalkanWeb)

  5. #185
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Antidroga: Policia sekuestron 1 ton drogë në portin e Durrësit

    Itali, trafiku i drogës, pranga 14 shqiptarëve

    UPDATE- 17 persona janë arrestuar nga policia italiane mes të cilëve 14 shqiptarë, si pjesë e një bande të trafikut të drogës në aksin Shqipëri- Greqi – Itali. Sipas policisë, droga fshihej në makinat e parkuara, të cilat përdoreshin edhe si “magazina” për lëndën narkotike.

    Droga e sekuestruar

    Bashkë me shqiptarët u arrestuan edhe një grek dhe dy rumunë, të gjithë të moshës 21 deri në 40 vjeç. Policia tha se ka sekuestruar 120 kg drogë, e cila ishte fshehur në makina të parkuara, e paketuar gati për shitje me pakicë.

    Panorama
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  6. #186
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Antidroga: Policia sekuestron 1 ton drogë në portin e Durrësit

    Pse valle te kete ndaluar perditesimi i kesaj teme nga Albo pikerisht perpara nderrimit te qeverise? Perse ne nje kohe kur qeveria e re ka sekuestruar 2.5 ton droge vetem brenda 24 oreve qe eshte sa shuma totale e qeverise se shkuar gjate te gjithe vitit 2013?

    Perse valle...

  7. #187
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Antidroga: Policia sekuestron 1 ton drogë në portin e Durrësit

    Pse themi ne qe bujqesia shqiptare eshte ne krize?

    Lazarati eshte tregues i shtetit te pjesshem shqiptar, i shtetit selektiv dhe i mungeses se kontrollit te shtetit mbi territorin dhe mbi njerezit.

    Pastaj me "komshijte" ne krye te MB, do te kemi SuperProdhim. Si tha drejtori i Policise Didi: As qe e mendojme te nderhyjme ne Lazarat, duhen gjetur menyra te tjera, Jo ajo policore!?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ingenuous : 19-11-2013 më 16:35
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  8. #188
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Antidroga: Policia sekuestron 1 ton drogë në portin e Durrësit

    Te paska goditur hashashi ty.
    Kultivimi i kanabisit ne Lazarat
    nuk quhet bujqesi,quhet kultivim i krimit.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #189
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Antidroga: Policia sekuestron 1 ton drogë në portin e Durrësit



    Kjo eshte ajo qe te pret po te hysh ne Lazarat.

    Aksioni i policise eshte lidhur me ndalimin e nxjerrjes dhe trafikimit te hashashit jashte Lazaratit ne nje moment kur hyrja eshte thuajse e pamundur. Prandaj jane ndaluar me tonelata droge qe pas nderrimit te qeverise. Madje sic e thashe ne 24 ore jane ndaluar aq ton droge sa ishin bllokuar gjate gjithe 2013 nga qeveria e shkuar...

  10. #190
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Antidroga: Policia sekuestron 1 ton drogë në portin e Durrësit

    Me trafik droge trecerek e atyre qe merren jane socialiste, Kapin nje kile e kalojne 1 ton. Partia e punes shqiptare me nofken PS i ka futur trafikantet ne parlament, i ka bere kryetare bashkish dhe komunash e tani del na shet brockulla. Sa erdhen keta filluan te levrijne edhe skafet.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  11. #191
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Antidroga: Policia sekuestron 1 ton drogë në portin e Durrësit

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Me trafik droge trecerek e atyre qe merren jane socialiste, Kapin nje kile e kalojne 1 ton. Partia e punes shqiptare me nofken PS i ka futur trafikantet ne parlament, i ka bere kryetare bashkish dhe komunash e tani del na shet brockulla. Sa erdhen keta filluan te levrijne edhe skafet.
    Qe ta dish mire Lazarati voton me mbi 90% per PD. Per me teper nese kapen sa thua ti dhe kalojne po sa thua ti, kur ishte PD i bie te kalonin dhe keto qe po kapen tani.

    Beji llogarite vete per keto te dyja qe te thashe.

  12. #192
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Antidroga: Policia sekuestron 1 ton drogë në portin e Durrësit

    Po rri pra, mos na trego perralla me mbret. Ku marrin vesh demokratet nga keta pune, ju jeni njishat e skafeve dhe trafikut me Gjinushin Rucin Ceken Kateshin Caushin Mirin e Xhikes Lul Berishen Aldo Baren. Edhe vete partia juaj e punes ka pas trafikuar droge ne bashkepunim me mafien italiane. Ka dokumenta per kete, ka qene njefare lorenzo lezhiani te cilin e zhduku Dulla ne fund fare.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910

Tema të Ngjashme

  1. Interpoli Spanjoll dhe Portugez mbi Sokol Olldashin
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 23:18
  2. “Dhuratë” për shkollat: Një kilogramë hashash në ditë
    Nga PORTI_05 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-01-2007, 03:35
  3. Policia shqiptare zbulon fabrike fallsifikimi parash në Pogradec
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 19:59
  4. Policia e vret. Kush do ta mbrojë qytetarin shqiptar...
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 04:11
  5. Policia greke zbulon bazën e '17 nëntorit'
    Nga Sokoli në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-07-2002, 01:05

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •