Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 171
  1. #1

    Nisma e kryeministrit Berisha: Shqiperia, 1 €

    Gjatė mbledhjes sė sotme tė Kėshillit tė Ministrave, Kryeministri Berisha prezantoi nismėn e re tė qeverisė “Shqipėria, 1 euro”. Nismė, e cila synon shndėrrimin e Shqipėrisė nė vendin mė tėrheqės pėr investimet.

    Nė fjalėn e tij, Kryeministri ndėr tė tjera theksoi:

    “Sot, shpallim nismėn e re tė qeverisė, tė cilėn do ta quajmė “Shqipėria 1 euro”. Nė programin tonė elektoral ne kemi pėrcaktuar si objektivin mė madhor Shqipėria vendi mė tėrheqės pėr investitorėt e huaj. Objektiv ky vendimtar pėr zhvillimin e Shqipėrisė.

    Tė pretendosh dhe tė pėrpiqesh pėr tė shndėrruar Shqipėrinė nė vendin mė tėrheqės pėr investitorėt ėshtė njė nismė shumė e vėshtirė, por dhe e mundshme. Nė rrethana tė tilla, ne mund ta realizojmė atė vetėm duke menduar tė pamendueshmen dhe duke imagjinuar tė paimagjinueshmen. Ky ėshtė kushti. Duhen tejkaluar praktikat e tė tjerėve, pėrndryshe pėrse do jemi vendi mė tėrheqės?

    Disa kushte janė themelore, por po kaq themelore janė dhe rrethanat qė diktojnė kėtė nismė. Shqipėria do tė bėhet mė tėrheqėse vetėm atėherė kur tė jetė mė e lira dhe mė e mira. Nuk duhet tė jemi iluzivė. Asnjė komb dhe vend nuk i ka mė jetike investimet se kombi shqiptar dhe Shqipėria. Nė rast se vėshtrojmė historinė kombėtare, nė shekujt e historisė moderne, shqiptarėt rezultojnė se kanė vuajtur, janė sėmurė, kanė vdekur dhe janė larguar nga Shqipėria shumė mė tepėr nga skamja dhe mjerimi se nga luftrat dhe pushtimet. Armiku mė i egėr i qenies dhe i identitetit tė tyre ka qenė mjerimi, varfėria.

    Sot, sirenat e tij bien nė mbarė vendin. Kombi shqiptar pėrjetoi mė gjatė dhe mė shumė se ēdo komb tjetėr kalvarin e varfėrisė dhe tė mjerimit. Pėrpjekjet e bėra pas pavarėsisė pėr tė ndėrtuar sistemin e bazuar nė vlerat e inisiativės sė lirė u ndėrprenė nga diktatura mė ēnjerėzore, mė totalitare qė Evropa ka njohur nė historinė e pasluftės. Kjo diktaturė shndėrroi mbi 80 pėr qind tė qytetarėve shqiptarė nė uzina e fabrika, nė kooperativat bujqėsore e ferma, nė skllevėrit dhe mėditėsit mė tė mjerė tė historisė moderne tė Evropės dhe tė botės. Kjo diktaturė ndėrtoi tre herė mė shumė bunkerė se apartamente banimi me tė njėjtėn kosto. Kjo diktaturė ndėrtoi me qindra kilometra tunele dhe asnjė kilometėr autostradė.

    Pas saj, u bėnė katėr vite pėrpjekje tė mėdha nė sistemin e vlerave, por rebelimi i ’97-s i ndėrpreu ato. Ky rebelim zėvendėsoi sistemin e vlerave me sistemin kleptokratik. Shqiptarėt u gjendėn sėrish kombi mė i mjerė, tė cilit, nga qeveritarėt dhe zyrtarėt, i vidheshin ēdo vit miliarda, pasuri publike, taksa, tatime dhe prokurime, qė shndėrroheshin nė pasuri tė zyrtarėve dhe qeveritarėve.

    Nė rast se ju shihni raportin i fundit i Bankės Botėrore pėr vitet 2002-2005, ai fakton se ata janė nė krye pėr “kapjen e shtetit”, janė nė krye pėr korrupsion nė dogana dhe sistem gjyqėsor. Nė rast se iu referohemi shifrave tė fundit mbi kleptokracinė qė jep Departamenti i Shtetit dhe Banka Botėrore pėr vitin 2004, Shqipėria ka gjobėn mė tė lartė se ēdo vend afrikan dhe mė tė lartin nė botė pėr frymė. Ndaj dhe tė gjitha kėto bėnė qė vendi tė pėrmbyset nė honet e mjerimit

    Kėto janė imperativ absolut i njė pėrpjekje tė gjithėanshme qė do tė bėjmė pėr ta shndėrruar Shqipėrinė nė mė tė mirėn dhe mė tė lirėn. Vetėm nė kėtė mėnyrė sloganin “Shqipėria vendi mė tėrheqės pėr investimet e huaja” do tė mund tė shndėrrojmė nė realitet. Kjo ėshtė sfida jonė absolute. Vetėm nė kėtė mėnyrė ne do tė mund tė realizojmė pėr kėtė vend kaq tė varfėr standartet e BE- sė, projektit ėndėrr tė kėtij shekulli pėr shqiptarėt. Vetėm nė kėtė mėnyrė do tė mund tė mbajmė energjinė e kombit brenda pėr tė ndėrtuar vendin dhe jo tė ndėrtojmė rrugėt, fermat apo sipėrmarrjet e tė tjerėve.

    Deri nė datėn 10 shtator tė gjithė ministrat do tė shqyrtojnė gjithēka ne veprimtarinė e tyre, nėn dritėn e nismės “Shqipėria, njė euro”. Natyrisht bėhet fjalė pėr pronėn publike, pasi pėr pronėn private do tė ndiqen vetėm rregullat e tregut dhe asnjė rregull tjetėr. Nė varėsi nga numri i tė punėsuarve dhe prodhimi, Ministria e Ekonomisė ka marrė detyrėn pėr tė pėrcakruar kriteteret e adoptimit tė nismės “Shqipėriua njė euro”.

    Do tė sillen tė gjitha propozimet nė mėnyrė qė pas lėvizjes sė madhe fiskale dhe revolucionit fiskal qė ka nisur me sukses tė admirueshėm, ne tė vazhdojmė pėrpjekjen tonė pėr tė shndėrruar Shqipėrinė nė mė tė mirėn dhe mė tė lirėn pėr investitorėt e huaj dhe ata vendas. Do t’u ofrojmė tokėn me njė euro, do t’u ofrojmė kualifikimin e punėtorėve me njė euro, do t’u ofrojmė ujė teknologjik me njė euro, do tu ofrohet regjistrimi i biznesit me njė euro, do t’u ofrohet hyrja nė Shqipėri me njė euro.
    Edhe njėherė e theksoj se ky standart ka njė kėrkesė, tė mendojmė tė pamendueshmen, tė imagjinojmė tė paimagjinueshmen. Ju garantoj se pėrfituresit kryesore do tė jenė shqiptarėt. Me masat paraprake qė do tė ndėrrmerren kam kėnaqėsinė t’ju informoj se ka njė interes tė madh nė rritje pėr investime, tė cilat janė nė konkretizim e sipėr. Ky interes i madh do tė vijė gjithnjė duke u rritur me kusht qė ne tė zbatojmė ligjin. Ēdo ditė e mė tepėr, investitorėt shprehen tė kėnaqur se nuk iu kėrkohen mė ryshfete.
    Ky interes nė rritje do tė shoqėrohet me paketėn “Shqipėria njė euro”. Gjithashtu ky interesim do tė shoqėrohet me njė orientim total tė diplomacisė shqiptare drejt tėrheqjes sė investimeve.Do tė sillen nė Shqipėri dhe do tė trainohen mjaft ekipe tė specializuara pėr njohuritė nė kėtė fushė. Sfida ėshtė e madhe, por sa ē’ėshte e tillė eshtė dhe tėrheqėse. Unė kam shumė besim se ne do ta pėrbushim atė. Ne do tė qėndrojmė nė kėtė sfidė dhe nė kėtė mėnyrė do ti bėjmė njė shėrbim shumė tė madh vendit. Nė kėtė mėnyrė do ti mundėsojmė Shqipėrisė dhe shqiptarėve tė shkėputen nga armiku i tyre mė i egėr nė Shqipėrinė moderne, skamja dhe varfėria.

    16/8/2006
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 19-08-2006 mė 00:14

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    urime qeverise Berisha.. e dalt faqebardhe sepse ne fakt faqebardhet e kan votuar.. pamvaresisht se si ne Berish njeshin.. 92-96( ishte meks mustaqja ne fakt) fituan ca faqezinj .. dhe ne kte Berish dyshin mbas 3 korrikut nuk e len faqezinjte pa fituar dhe pa u perpjekur per ta rrezuar..

    un i besoj ndershmerise dhe vullnetit te tije qe vendi te beje progres..

    ..

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Berisha ka ndryshuar shume , si njeri dhe si kryeminister ne drejtim pozitiv gjithshtu edhe ata qe e rrethojne deri tani jane shume pozitiv , por per terheqjen e investimeve nuk mjafton vetem kjo , por duhet me kryesorja ajo qe quhet ekuileber politik i shoqerise dhe respektimi i votes se lire deri ne votimet e ardhme , cdo thirje per rrezim pushteti me dhune apo me hile largon investitoret dhe nuk i sheben Shqiperise.
    larguar forever

  4. #4
    Fanta-cudia e radhes. Sala po ia kalon ustait. Berisha nje nje euro (nuk vlen)!

  5. #5
    Qeveria shqiptare shpall njė nismė pėr nxitjen e investimeve tė huaja dhe vendase
    Armand Mero
    16-08-2006


    Qeveria shqiptare shpalli sot nismėn “Shqipėria 1 euro” e cila synon tė nxisė investimet e huaja dhe vendase duke u hequr atyre kostot pėr finacimet qė do tė kryejnė. Kryeministri Sali Berisha deklaroi se vetėm nė kėtė mėnyrė do tė mund tė realizohet projekti i premtuar pėr ta shndėrruar Shqipėrinė nė vendin mė tėrheqės pėr investimet.

    Disa ditė mė parė nė Tiranė ndėrsa merrte pjesė nė 60 vjetorin e organizatės shqiptaro-amerikan kryeministri Sali Berisha hodhi idenė e shmangies tė kostove pėr tė gjitha ata qė dėshironin tė kryenin investime nė Shqipėri.

    Sot nė mbledhjen e qeverisė kjo ide u shpall si njė nismė e pagėzuar me emrin “Shqipėria 1 euro” pėr vėnien nė jetė tė sė cilės ai kėrkoi angazhimin e tė gjitha institucioneve. Kryeministri tha se Shqipėria mund tė bėhet vendi mė tėrheqės pėr investime vetėm duke tejkaluar praktikat e tė tjerėve:

    "Shqipėria do tė bėhet mė tėrheqėse vetėm atėherė kur tė jetė mė e lira dhe mė e mira. Nuk duhet tė jemi iluzivė. Vetėm nė kėtė mėnyrė ne do tė mund tė realizojmė pėr kėtė vend kaq tė varfėr standartet e BE- sė, projektit ėndėrr tė kėtij shekulli pėr shqiptarėt. Vetėm nė kėtė mėnyrė do tė mund tė mbajmė energjinė e kombit brenda pėr tė ndėrtuar vendin dhe jo tė ndėrtojmė rrugėt, fermat apo sipėrmarrjet e tė tjerėve".

    Kjo nismė tė cilėn kryeministri e konsideroi si sfidėn mė tė madhe, nuk do tė pėrfshijė vetėm investitorėt e huaj por edhe ata vendas. Ministria e Ekonomisė do tė jetė ajo qė do tė pėrcaktojė kriteret pėr realizimin e kėsaj nisme:

    "Do t’u ofrojmė tokėn me njė euro, do t’u ofrojmė kualifikimin e punėtorėve me njė euro, do t’u ofrojmė ujė teknologjik me njė euro, do tu ofrohet regjistrimi i biznesit me njė euro, do t’u ofrohet hyrja nė Shqipėri me njė euro".

    Kryeministri megjithatė shtoi se lista e lehtėsirave qė ai pėrmendi do tė zgjerohet me shumė tė tjera. Shqipėria aktualisht ėshtė vendi me nivelin mė tė ulėt tė investimeve tė huaja ne rajon. Vitet e fundit niveli e kėtyre investimeve ka kapur shifrat e mbi 300 milion dollarėve, por kjo falė vetėm privatizimit tė disa sektorėve strategjikė.

    VOA News

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Sales dhe qeverise se tij i deshiroj sukses per venjen ne jete te kesaj nisme te mbare per Shqiperine!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Jak' o dit' e uruar! Qe lint nga perendon, At' an' e ke ndritur, E ne pse na harron?
    Postime
    140
    Qeveris Shqiptare i uroj te korr fitore ne betejen e saj kunder dy armiqve me te medhenj ce ka kombi yn - skamja dhe varfria.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    uroj te kete sukses nisma e qeverise "shqiperia nje euro"

    nje perpjekje me shume per te dale nga varferia dhe frika per investime

    duhen dhe ca gjera te tjera, por besoj se me plotesimin e paketes se kesaj nisme do te realizohen dhe ato cfare jane te domosdoshme per ta shoqeruar nismen
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  9. #9
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Thone qe, qe ketej e tutje edhe nje euro do te kushtoje nje euro
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Postime
    26
    Nje tullumbace e re qe leshon Berisha.Shqiperia ME E LIRA ME E MIRA,DY GJERA QE NUK BASHKOHEN KURRE!Te huajt shkojne e investojne ne Lituani,estoni e vende te tjera te zhvilluara JOTELIRAe ne shqiperi e rumani vetem investime mediokrese ska siguri,kulture,shtet,kulifikim,infrastrukture.Tha Berishae huajt thone qe tani nuk na kerkojne me rushfete...etj.pra mbaroi korrupsioni,po si nuk gjeti kohe ne mes te gjith atij "hartimi"te thosh sa investitore te huaj kane hyre!QEVERIA E PIONIERVE!

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Kėshilltari i kryeministrit pėr ekonominė, Selami Xhepa, ka zbardhur dje detaje tė nismės “Shqipėria, njė euro”

    Nisma “njė euro”, ja kushtet pėr investitorėt

    N.Perndoj

    TIRANĖ- Kriteret qė duhet tė plotėsojnė investitorėt pėr tė pėrfituat nga nisma “Shqipėria, njė euro”, kanė nisur tė bėhen publike nga pėrfaqėsues tė qeverisė. Kėshilltarja e kryeministrit, Zana Guxholli, ka sqaruar dje pėr njė televizion tė Tiranės, kushtet qė duhet tė plotėsojnė investitorėt pėr tė pėrfituar nga nisma e qeverisė “Shqipėria, njė euro”. Pėr sa i pėrket jetėgjatėsisė sė investimit, Zana Guxholli u shpreh se ajo duhet tė jetė minimalisht 10 vjet. “Tė ketė tregues qė ky investim duhet tė jetė mbi 10 vjet. Gjithashtu, pėr investitorėt e huaj nė paketėn e kritereve do tė shtohet fakti se do tė bashkėpunojnė me biznesin vendės dhe se duhet tė prodhojnė pėr tė eksportuar”, - ka thėnė dje Guxholli. Kėshilltarja e kryeministrit ėshtė shprehur dje se, pėr momentin, nuk mund tė thuhet shifra e qė duhet pėr tė pėrfituar nga paketa, por ka sqaruar se kjo paketė nuk prek tokat qė janė lėnė pėr zhvillimin e turizmit dhe ato me tė cilat do tė kompensohen ish- pronarėt. “Tokat qė do tė vihen nė dispozicion tė biznesmenėve janė toka industriale dhe qeveria do tė pėrpiqet tė ulė detyrimet fiskale nė ato kufij tė pėrcaktuar nga Banka Botėrore dhe FMN-ja”, - ka thėnė dje Guxholli.

    Kriteret
    Jo ēdo investitor i huaj apo vendės do tė mund tė sigurojė qiranė 1 euro pėr njė sipėrfaqe tė caktuar ku mund tė ushtrojė aktivitetin e tij. Ministria e Ekonomisė brenda dy javėsh do tė pėrcaktojė kriteret pėr investitorėt “fatlume”, ndėrkohė qė kėta tė fundit do t’i pėrgjigjen ēdo takse, ashtu si edhe bizneset e tjera. Kėshilltari i kryeministrit pėr ekonominė, Selami Xhepa, ka sqaruar nė njė deklarim pėr mediat se objekt i marrėveshjeve tė qirasė do tė jenė vetėm ato qė janė nė pronėsi shtetėrore, dhe se ky proces nuk do tė prekė atė tė kthimit dhe kompensimit tė ish-pronarėve. “Nė rastin konkret, ne kemi tė bėjmė me njė marrėveshje qiraje qė nėnkupton qė asetet, trojet, terrenet kapanonet, magazinat ambiente tė ndryshme qė janė ende nė pronėsi shtetėrore tė papėrdorura. Ideja ėshtė qė kėto tė vendosen nė qarkullim duke i ofruar investitorėve vendas dhe tė huaj, pra ēfarėdo lloj investitori qė ėshtė i interesuar pėr tė zhvilluar aktivitet prodhues nė Shqipėri”,- tha dje Xhepa. Ai theksoi se njė pjesė e terreneve qė do tė pėrdoren pėr investitorėt e huaj qė janė akoma nė pronėsi shtetėrore, nuk kanė as probleme pronėsie, pasi janė refuzuar nga qytetarėt pėr kompensim dhe kėto janė jo pak, por rreth 100 mijė ha tokė dhe mė shumė se 20 mijė ha tė ish-ndėrmarrjeve bujqėsore. Megjithatė, kėshilltari i kryeministrit pėr ekonominė shtoi se projekti do tė ketė njė pėrhapje tė kufizuar pėr vetė kushtet e ekonomisė, duke sqaruar se njė proces i tillė nuk shkon ndesh mė interesat e tjera, siē janė ato tė ish-pronarėve. “Ky proces nuk prek njėkohėsisht edhe procesin e kompensimit tė ish-pronarėve, sepse, sė pari, kjo bėhet vetėm pėr terrene shtetėrore dhe, sė dyti, duhet tė kuptojmė edhe dimensionin e fenomenit. Kėtu nuk bėhet fjalė qė Shqipėria do tė okupojė tė gjithė tokėn me investitorė, por bėhet fjalė natyrisht pėr njė sipėrfaqe tė kufizuar. Njė park industrial i vendosur nė njė zonė 100 ha, pėr shembull, do tė ishte njė gjė goxha e madhe pėr dimensionet e ekonomisė shqiptare”, - tha Xhepa, duke shtuar se, pėr rrjedhojė, bėhet fjalė pėr sipėrfaqe tė vogla me qėllim aktivizimin e burimeve ekonomike tė Shqipėrisė. Xhepa theksoi se pėrdoruesit e kėtyre aseteve do tė mund t’i pėrdorin ato nė kohė tė ndryshme nė varėsi tė plan-biznesit. Ndėrkohe, mėsohet sė deri mė tani pėr ofertėn nė fjalė janė interesuar dy investitorė nė fushėn e energjisė. Dy ditė mė parė, kryeministri Sali Berisha bėri publike nė vija tė pėrgjithshme nismėn “Shqipėria, njė euro”. Berisha u shpreh se investitorėve tė huaj, por edhe vendas do t’u ofrohet toka me njė euro, do t’u ofrohet kualifikimi i punėtorėve me njė euro, uji teknologjik me njė euro, regjistrimi i biznesit me njė euro, madje edhe hyrja nė Shqipėri me njė euro. Kryeministri Berisha kėrkoi nė tė njėjtėn kohė qė deri nė datėn 10 shtator tė gjithė ministrat duhet tė shqyrtojnė gjithēka nė veprimtarinė e tyre, nėn dritėn e nismės “Shqipėria, njė euro”, sa i pėrket listimit tė pronave publike, ndėrkohe qė hollėsisht mbi kėtė nisėm do tė angazhohet Ministria e Ekonomisė, e cila ka filluar tė pėrcaktojė edhe kriteret kryesore, projekti pėr tė cilėn pritet tė jetė gati nė fillim tė muajit shtator.

    Shekulli

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Te huajt shkojne e investojne ne Lituani,estoni e vende te tjera te zhvilluara JOTELIRAe ne shqiperi e rumani vetem investime mediokrese ska siguri,kulture,shtet,kulifikim,infrastrukture.
    Asnje nga ato vende nuk ofron poziten strategjike te Shqiperise, aty ku tregu i Evropes Perendimore lidhet me tregun e Evropes Lindore, dhe transporti i mallrave eshte me dy kalime. Asnje nga ato vende nuk ofron nje popullsi me vitalitetin dhe te re ne moshe sic eshte ajo shqiptare. Asnje nga ato vende nuk gezon nje opinion te brendshem te favorshem dhe te sinqerte karshi BE dhe SHBA, dy prej shteteve me kapitalin me te madh ne rajon dhe ne bote.

    Nisma e kryeministrit duhet pershendetur pasi investimet e huaja jane jetike per Shqiperine per shume arsye, por ato me kryesore jane: a) hapjen e vendeve te reja pune ne sektorin privat qe sjell rritjen e mireqenies ne vend b) investimet e huaja pershpejtojne hapat e Shqiperise drejt konsolidimit te ekonomise se tregut dhe konsolidimit te institucioneve, qe jane dy procese qe shkojne paralelisht me njera-tjetren.

    Pengesa e vetme e madhe qe pengon investimet e huaja eshte inkriminimi i politikes shqiptare, lidhjet e saja me organizatat kriminale. Kjo ben qe opozita aktuale qe ne gjirin e saje mban shume njerez te inkriminuar dhe diskretituar publikisht, te mundohet qe te polarizoje me qellim jeten politike te vendit, te krijoje kriza te gjithanshme, te minoje punen e institucioneve, te zgjedhi bojkotin perpara pergjegjesise ndaj elektoratit, te thyeje tavolinat e mirekuptimit, te hedhi grushta kur i shtrihet dora e bashkepunimit.

    Prandaj, nese qeveria kerkon te shohi nje sukses te kesaj nisme, nese vertet kerkon te shohi nje mesymje te kapitalit te huaj ne Shqiperi, ajo duhet te shpiere deri ne fund dhe sa me shpejt luften e nisur ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit ne administrate. Cdo sukses ne luften ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit, eshte nje ftese e madhe qe i behet kapitalit te huaj per te investuar ne Shqiperi. Dhe kjo nuk vlen vetem per kapitalin e huaj, kjo vlen edhe per kapitalin e huaj qe emigrantet shqiptare kane akumuluar me punen e tyre ne Perendim.

    Vetem vazhdoni me konseguence punen e nisur, pasi investimet nuk kane per te munguar.

    Albo

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Se si do realizohet kjo nisem dote presim,Eshte i vetemi kryeminister qe po flet TROC.Mendoj qe te mos jemi kaq kritizere per qeverine.Asgje sbehet me shkop magjik,ka ndonje pasaktesi persa i perket mizerjes apo mjerimit ne fjalet etij
    Ajzberg

  14. #14
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Mendoj se kjo nisme eshte nje shenje deshperimi e qeverise per shkak te mungeses se theksuar te investitoreve te vegjel dhe te mesem te huaj, ashtu sic ndodh ne vende te tjera jug-lindore.Por mendoj se kjo mungese e ketyre investitoreve nuk eshte per te ardhur keq ,pasi ndodh si rrjedhim e rritjes investuese te vete shqiptareve ne bizneset e vogela dhe te mesme, bile mendoj se fuqia investuese e mesme dhe e vogel e vete shqiptareve eshte me madhe ne krahasim me qytetaret e tjere ne vende ish-lindore.Investitoret e mesem dhe te vegjel te huaj jane shume pretencioze, duan kushte ,fitim mbi 50%,pakurisje nga ana e te punesuareve (gje qe nuk eshte ne karakterin e shqiptarit ), etj.Kjo nisme e Berishes me duket thjesht propagande , "1 euro" per token, kur dihet se ne ne Shqiperi kemi mungese te theksuar toke dhe nuk jemi si Rumania, Ukraina apo Rusia ku ka toke pafund.
    Shqiperia duhet ti veje me shume rendesi investimeve te medha dhe serioze.

  15. #15
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Kjo nisme vjen si pasoje e nivelit te ulet te investimeve te huaja direkte qe ka pasur Shqiperia keto vitet e fundit (dmth. jo vetem ne kohen e PD-se tani por edhe gjate kohes se PS-se). Natyrisht qe nisma te tilla jane pozitive por mvaret sa do jene te suksesshme. Mendoj se nje marketing i vazhdueshem ne Wall Street Journal, Financial Times etj. edhe mund te ndihmoj qe kjo te jete e suksesshme. Interesi me i madh eshte qe te kemi investitore te medhenj por keta eshte veshtire te vijne ne Shqiperi per shkak te tregut te vogel qe ka Shqiperia. Megjithese, edhe mund te kete investitore te medhenje qe mund te vijne ne Shqiperi, per vet poziten shume te lakmueshme gjeostrategjike te Shqiperise. Nje ose dy investitore te kalibrit te General Motors, jo vetem qe do ulte fare papunesine por do krijonte vende pune edhe per te huajt qe te vijne dhe punojne ne Shqiperi.

    Politika te tilla, si kjo e Shqiperise tani, aplikohen vazhdimisht ne shtetet e ndryshme amerikane psh. ne konkurrencen midis New York, California, Michigan etj.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  16. #16
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar mė parė nga shumica
    Asnje nga ato vende nuk ofron poziten strategjike te Shqiperise, aty ku tregu i Evropes Perendimore lidhet me tregun e Evropes Lindore, dhe transporti i mallrave eshte me dy kalime. Asnje nga ato vende nuk ofron nje popullsi me vitalitetin dhe te re ne moshe sic eshte ajo shqiptare. Asnje nga ato vende nuk gezon nje opinion te brendshem te favorshem dhe te sinqerte karshi BE dhe SHBA, dy prej shteteve me kapitalin me te madh ne rajon dhe ne bote.
    Te gjitha ato vende te permendura, si Rumania, Bullgaria, Estonia, Lituania, Letonia, Polonia, e kushdo tjeter qe mund te permendet ofrojne jo vetem ato qe kundershton ti Albo, por i ofrojne edhe me teper sesa Shqiperia.
    Cfare pozite gjeografike paska Shqiperia? Ku na u lidhka tregu i Evropes perendimore me ate lindoren ne Shqiperi? Nga orientimi lindje-perendim, Shqiperia eshte ne nje skute qorre te Ballkanit. Nje pozite te tille, askush prej shteteve te permendura me siper nuk e lakmon fare.
    Fqinjet me te afert qe kemi nga Evropa perendimore, jane Italia dhe... Greqia. Te njejten Greqi e ka dhe Bullgaria afer, apo italine, per te mos e permendur fare, qe Kroacia e ka ne kufi, nje ore rruge me makine. Duke mos folur fare per republikat balltike, qe nuk kane shtete fallco, korrupsioniste dhe mafjoze ne kufi, por kane nje gjigand gjenuin ekonomik, - Gjermanine. Cfare paska Shqiperia te favorshme atehere? Nese do behej fjale per pozite gjeografike te favorshme, per sa i perket sektorit ekonomik; shteti qe ka investuesit afer, duhet te kete edhe tregun afer, ose te pakten te siguruar. Cila prej shteteve te mesiperme nuk ka nje pozite gjeografike te favorshme, dhe te lakmueshme nga gjithe te tjeret???

    Opinioni i brendshem, i favorshem dhe i sinqerte karshi BE dhe SHBA?
    Po kush po pyet per popullaritet sot?
    Mos valle eshte SHBA me popullore ne Greqi sesa ne Shqiperi? Mos eshte gje ne Itali??? Shqiperia nuk gezon as 1% te favorit qe SHBA u rezervon ketyre shteteve. Pra, me nje fjale, popullariteti dhe sinqeriteti, nuk kane rendesi fare.
    Sa per t'i dhene rruge te "sinqerte" kesaj loje autogusjestive, Polonia eshte aleate me e madhe e SHBA sesa Shqiperia. Edhe Maqedonia eshte me e favorizuar sesa Shqiperia, te mos flasim per 10-shen qe sapo ka hyre ne BE dhe Rumani e Bullgari qe do hyjne mot.
    Gjendja, qe te tregohemi te sinqerte deri ne fund, eshte mjerane.
    Sala pellet pallavra.
    Kurre ne historine e Shqiperise nuk mbahet mend qe investuesit e huaj(konsiderojme perendimoret, te pakten) te jene stepur, apo vakur ndaj Shqiperise per shkak te taksave te larta, cmimeve te larta te ujit teknologjik, te tokes(truallit), kualifikimi i shtrenjte i krahut te punes, "hyrja" ne Shqiperi, etj etj etj ku e di une. Pra, keto jane pallavra. Keshtu ka bertitur ne '92 hajvani, e keshtu po bertet perseri. Keshtu beri dhe Nano "specialisti" i thithjes se investimeve.
    Ku e kishim fjalen? Ah, tek investuesit....
    Investuesit e huaj, ne Shqiperi, fillimisht ftohen nga qeverite e tyre perkatese, dhe jo nga qeveria Berisha.
    Per sa kohe, qe qeveria Berisha te gezoje lidhje martesore, erotike, kaq te kenaqshme me qeverite e perendimit, do kemi dhe investime... po me duket se erotizmi eshte i njeanshem; vetem nga qeveria Berisha.
    Po te ishte ndryshe, qytetari shqiptar nuk do ishte ende qytetar i dores se trete. I tille eshte neper Evropera dhe Amerikera. Bej nje xhiro nga ambasadat ne Shqiperi dhe shiko me syte e tu sesi trajtohet shqiptari. Dhe per kete trajtim kaq dashamires dhe mbreselenes, duhet t'ia dije per nder ne rradhe te pare qeverise(ve) se vet. Jo se po diskutojme emigracionin apo vizat, por trajtimi i shqiptareve neper perfaqesite e drejt per drejta te perendimit ne Shqiperi, tregon edhe vleresimin, dashamiresine dhe sinqeritetin qe mund te kene te tilla vende per Shqiperine. Kur perfaqesite diplomatike te perendimit, drejt te cilit ka fiksuar syte Shqiperia, e trajtojne qytetarin shqiptar ne ate menyre, cfare marredheniesh paskan ata me qeverine? Ndoshta financiarisht dashamirese me qeveritaret, per sa kohe qe diplomatet marrin pjesen e tyre, por per shqiptaret??? harroje fare.(dhe komplet anasjelltas)
    Ky eshte realiteti, duam s'duam ta pranojme.
    Ta themi troc? Sikur Shqiperia te mos ishte fare ne harte, dhe sikur shqiptaret te mos egzistonin fare, nuk do i prishej puna kerrkujt, nemos do gezohej ndonje fqinj teper dashamires qe kemi...
    Sa per inkriminim politikanesh... mos fillojme gjyqe e hetime tani, se te gjesh nje politikan te ndershem, ne mbare boten, duhet te kesh futur mbleser ne Qiell.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e elita5
    Anėtarėsuar
    08-08-2006
    Postime
    15
    Jam ne ane e kryeministrit qe shqiperias te zhvillohet dhe te ket me shume investime, por kam frike se do deshtoj pasi ai dhe shqiperia kan nje armik te betuar parball dhe ky armik eshte partia sosialiste qe une do ta quaja komuniste per vete faktin se ajo per cdo dite po tregon se eshte kundra zhvillimit te shqiperise . Sjo po tregon se eshte e etur vetem per pushtet dhe nuk i intereson asgje. Ne e pame 8 vjete qeverisje kishte mundesi te bente shume gjera, po nuk beri vecse e shkruajti emrin e shqiperise ne krye te listes se vendeve me te verfera ne bote. Do i keshilloja dicka kryeministrit qe perpara kesaj nisme te bej nje fushat sensibilizuese per gjithe shqiptaret se shteti duhet rrespektur nga te gjithe sepse ne fund te fundit kjo do te ishte kulture qytetare.
    TO BE OR NOT TO BE
    THET IS CAUSIS?

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Jak' o dit' e uruar! Qe lint nga perendon, At' an' e ke ndritur, E ne pse na harron?
    Postime
    140
    Berisha prezanton “Shqipėria 1 euro” nė Krans Montanė

    Kryeministri Berisha ndodhet nė Zvicėr, ku po merr pjesė nė ceremonitė me rastin e 20- vjetorit tė krijimit tė Forumit tė Krans Montanės. Nė kėtė aktivitet marrin pjesė politikanė, pėrfaqėsues tė biznesit dhe tė medias evropiane. Kryeministri Berisha pati sot njė takim tė veēantė me pjesėmarrėsit nė Forum, nė tė cilin ai shpalosi rezultatet e aktivitetit dhe reformave tė deritanishme tė qeverisė. Nė kėtė takim, Kryeministri Berisha pati gjithashtu rastin tė ekspozojė iniciativėn e tij: “Shqipėria 1 Euro”. Kryeministri u shpjegoi tė pranishmėve se kjo nismė do tė ofrojė lehtėsira dhe kushte mė tė favorshme pėr investitorėt vendas dhe tė huaj, duke synuar ta shndėrrojė Shqipėrinė nė njė vend prodhues dhe eksportues. “Kjo nismė do tė punėsojė dhe begatojė shqiptarėt e do t’i shkėpusė ata nga varfėria e hidhur”, - u shpreh Kryeministri nė takim. Tė pranishmit e mirėpritėn dhe pėrshėndetėn kėtė nismė, duke e vlerėsuar si njė revolucion tė vėrtetė ekonomik pėr Shqipėrinė. Duke pėrgėzuar Kryeministrin dhe qeverinė, ata shprehėn entuziazmin pėr ta bėrė tė njohur iniciativėn nė vendet e tyre. Biznesmenėt e pranishėm shprehėn interes pėr tė vizituar Shqipėrinė, si dhe pėr tė konsideruar mundėsitė pėr investim.

    [Gazeta Shqiptare]
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Djal_Lacjan : 19-08-2006 mė 19:55

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    le te degjojme 2 kembana..

    RD

    Kėshilltarja ekonomike e kryeministrit, Zana Guxholli hedh mė shumė dritė mbi nismėn e qeverisė

    "Shqipėria 1 euro", pėr biznesin e huaj dhe vendas

    Biznesi i huaj ka teknologji mė tė pėrparuar, sjell kualifikim mė tė lartė tė punonjėsve vendas, hap vende pune dhe ka pagesa mė tė larta pėr punonjėsit. Tė gjitha kėto epėrsi tė bisnesit tė huaj do tė promovohen dhe do tė nxiten me paketėn "Shqipėria 1 euro". Por nė paketėn qė po pėrgatitet nga grupi i punės sė qeverisė, janė kritere mjaft tė rėndėsishme edhe ato qė do tė pėrcaktojnė bizneset, qė do tė fitojnė tė drejtėn tė hyjnė e tė investojnė nė Shqipėri, duke pėrfituar nga lehtėsitė e paketave. Sipas kėshilltares ekonomike tė kryeministrit, Zana Guxholli, biznesi i vogėl mbrohet me mėnyrė tė tjera. Kjo nismė pėr bizneset e Shqipėrisė i referohet biznesit tė mesėm, ndėrsa pėr biznesin e huaj i takon biznesit tė madh.


    - Nisma e re e qeverisė e shpallur nga kryeministri Sali Berisha pak ditė mė parė, ėshtė bėrė shumė tėrheqėse edhe pėr vetė emrin qė mban "Shqipėria 1 euro". A mund tė na e zbardhni mė nė detaje kėtė nismė, pėrmbajtjen se ēfarė do tė ketė si shtresa prioritare kjo nismė?

    Siē e keni dėgjuar, kjo nismė ėshtė nė mbėshtetje tė Strategjisė sė Pėrgjithshme tė qeverisė sonė, pėr tė krijuar njė klimė tė pėrshtatshme dhe tėrheqėse biznesi pėr investitorėt e huaj dhe vendas. Nisma "Shqipėria 1 euro" duket sikur drejtohet vetėm drejt biznesit tė huaj, por nė fakt ėshtė njė nismė qė mbėshtet dhe biznesin vendas. Kjo nismė ėshtė e lidhur me pėrgatitjen e njė pakete nxitėsish pėr investitorėt qė tė zgjedhin Shqipėrinė pėr investim, pra pėr qėllim biznesi. Pėr tė realizuar kėtė nismė, po punohet pėr pėrgatitjen e nxitėsve, pra pėr avantazhet qė do tė kenė bizneset qė do tė pėrfitojnė nga kjo nismė si dhe po pėrgatitet lista e kritereve qė kualifikon investitorėt pėr tė pėrfituar nga kjo paketė. "Shqipėria 1 euro" ėshtė emri i njė pakete. Mund tė thuhej "Shqipėria 1 lek", "Shqipėria 1 dollar", por ėshtė thėnė "Shqipėria 1 euro", meqenėse si objektiv final, qeveria jonė ka pėrfshirjen dhe integrimin e vendit tonė nė strukturat e komunitetit tė BE. Ky ėshtė njė ēmim simbolik qė u vihet tė gjitha shėrbimeve dhe lehtėsirave qė mund t'u ofrojė shteti shqiptar investitorėve, dhe qėllimi, siē ėshtė bėrė i ditur, ėshtė tė rritet punėsimi, tė rritet niveli i pagave tė punėtorėve, tė rritet produkti pėr eksport, sepse tė gjitha kėto sė bashku ēojnė nė arritjen e qėllimit tonė final, nė rritjen e mirėqenies, nė prezantimin e Shqipėrisė nė fushėn e ekonomisė, me nivele bashkėkohore.


    - Si po punohet konkretisht nė detajimin e skemės qė do tė funksionojė dhe ēfarė do tė ofrohet me 1 euro?

    Konkretisht, po punohet pėr t'u detajuar lista e kritereve qė duhet tė plotėsojnė investitorėt, qė tė pėrfitojnė, njėkohėsisht edhe lista e nxitėsve. Ēdo ministri dhe dikaster ose institucion i lidhur me fushėn e investimeve po punon pėr kėtė. Qeveria po synon tė ēojė pothuajse nė 0 vlerėn e tė gjithė asaj ēka ne mund tė ofrojmė: vlerėn e tokės dhe tė objekteve tė papėrdorshme si ndėrmarrje, kompani tė vjetra qė janė jashtė pėrdorimit, pronė shtetėrore, sepse ēka i takon sektorit privat, drejtohet dhe menaxhohet nė bazė tė ligjeve tė tregut. Kuptohet qė ne po bėjmė identifikimin e zonave qė po pėrdoren pėr zona industriale, pa prekur pronat e ish-pronarėve, sepse janė dėgjuar zėra nėse i cėnon kjo pronat e ish-pronarėve. Aspak. E para, kjo reformė do tė vazhdojė pa interferuar dhe pa u ndikuar nga reformat e tjera. E dyta, sasia e tokės qė do tė duhet pėr investime prodhuese, industriale apo bujqėsore ėshtė aq e vogėl, sa ne do tė donim tė kishim aq shumė investitorė, sa tė na dilte problemi a ka mjaft tokė pėr t'iu dhėnė atyre. Tė gjithė e dimė se sa sipėrfaqe zė, s'mund tė them se sa metra katror e bėn kapanonin e tij investuesi, pėr t'i dhėnė mundėsinė njė investimi tė fillojė. Ne do tė synojmė tė ēojmė nė zero tė gjitha shėrbimet qė i ofron shteti investitorit, si procedurat e regjistrimt, procedurat lehtėsuese tė menaxhimit tė taksave, marrėdhėniet me institucionet e tjera financiare, do tė synojmė tė lehtėsojmė procedurat hyrėse, kjo u takon mė shumė investitorėve tė huaj, procedurat e emigrimit, pagesat, dhėnien e lejeve tė punės, tė lejeve tė qėndrimit.


    - A nuk lė vend pėr t'u komentuar ose edhe thjesht pėr t'u dukur si diskriminuese kjo politikė ndaj biznesit vendas? A ka njė pikė referimi nė politika tė ndjekura nga vende tė huaja?

    Mund tė duket paksa diskriminuese kur ne themi biznesi i huaj, e theksojmė biznesin e huaj, sepse nė tė gjitha vendet qė aderojnė nė BE dhe nė tė gjitha vendet qė po zhvillohen agresivisht nė Azi apo Amerikė Latine, apo Afrikė, pėrdoruesi i nxitėsve pėr tė nxitur investimet e huaja, ėshtė njė politikė e suksesshme nė mėnyrė absolute. Investitorėt e huaj multinacionalė ose ndėrkombėtarė gjithmonė kanė avantazhe qė investitorėt vendas nuk i kanė. Ata kanė teknologji shumė tė zhvilluar dhe tė kushtueshme, gjė qė biznesi i njė vendi nė zhvillim ende nuk e ka, sjellin njohuri "know how" siē quhet, gjė qė nė pėrgjithėsi mungon tek biznesi vendas, sjellin gjithnjė paga mė tė larta se biznesi vendas, ndaj edhe ne nė njė farė mėnyre pėrpiqemi ta marketojmė atė tek tė huajt, pasi vendasit e njohin Shqipėrinė, dinė se cilat janė avantazhet dhe disavantazhet pėr tė investuar nė Shqipėri. Kėto politika ose mjete me tė cilat synohet tė promovohet ekonomia e njė vendi, janė zakonisht mjete qė promovohen me njė stad tė caktuar zhvillimi. Tė gjithė e dimė qė pas vitit 1989, pas rėnies sė Murit tė Berlinit, ekonomitė e vendeve nė zhvillim tė Europės Lindore, Qendrore apo tė vendeve tė tjera filluan me shpejtėsi tė synojnė Europėn Perėndimore dhe faza e parė ishte hapja, faza e dytė tranzicioni dhe si fazė e tretė ėshtė konsideruar hapja totale, pėrgatitja dhe forcimi i tregut tė lirė.


    - Nė cilėn nga kėto faza tė zhvillimit mund tė konsiderohet Shqipėria nė kėtė stad aktual?

    Shqipėria, nė kėto 15 vjet, ka mbėrritur nė kėtė fazė tė tretė qė ėshtė hapja totale drejt tregut dhe forcimi i ekonomisė sė tregut. Pra, forcim ekonomie nuk mund tė bėhet pa thirrur investitorėt e huaj, pa forcuar investitorėt vendas dhe pa e futur biznesin vendas nė standardet ndėrkombėtare tė zhvillimit tė biznesit dhe tė mbarėvajtjes sė biznesit. Krahas punės qė ėshtė bėrė pėr prezantimin dhe zbatimin e paketave ligjore nė kėtė drejtim, u kalua tani nė kėtė fazė ku ne duhet ta marketojmė Shqipėrinė nė kushtet e njė konkurrence tė egėr, si vendin mė atraktiv. Ne, me kėtė, synojmė qė tė tėrheqim vėmendjen dhe tė prekim ata investitorė tė huaj, tė cilėt kanė nė plan zhvillimin dhe hapjen e tregjeve tė reja, dhe kėtu konkurojmė jo vetėm me vendet fqinje nė rajon, por edhe me vendet me treg shumė tė madh, me vendet e Azisė. Do tė thoni ē'ne me vendet e Azisė? Biznesi nuk ka kufi. Biznesi ndėrkombėtar shkon atje ku gjen pistė tė favorshme biznesi dhe atje ku i duket se ka rritje tė shpejtė biznesi. Nė kėtė drejtim, ne po pėrpiqemi tė bėhemi mė tė dukshėm nė arenėn ndėrkombėtare pėrsa u pėrket investimeve tė huaja. Njėkohėsisht, ne jemi tė kujdesshėm nė pėrcaktimin e kritereve pėr ata investitorė qė do tė pėrfitojnė nga kjo paketė. Jo ēdo tė huaji qė do t'i shkojė ndėrmend tė vijė nė Shqipėri do t'i jepen kėto favore. Ata duhet tė plotėsojnė kriteret bazė qė janė: punėsimi i njė numri tė konsiderueshėm punonjėsish, tė ofrojnė kualifikim dhe tė paraqesin zanate tė reja, tė prodhojnė pėr eksport, tė synojnė lidhje me biznesin vendas, d.m.th. furnizimi i tyre me lėndė tė parė tė jetė ose nėse jo qė nė fillim, sepse duhet tė ekzistojė, tė jetė nė planin e biznesit nė vazhdim pėrdorimi i burimeve tė vendit, tė furnizuesve vendas dhe duhet tė ketė jetėgjatėsi. Kėto do tė jenė kriteret qė ne do tė kontrollojmė pėr bizneset vendase apo tė huaja. Vendasit nuk pėrjashtohen nga kjo paketė.


    - Kjo nismė e qeverisė, e cila ka nė qendėr thithjen e investimeve tė huaja, a do tė bėjė eklipsimin e bizneseve vendase shqiptare?

    Do tė rritet konkurrenca, do tė rritet dėshira pėr tė zėnė tregun pėr tė pėrfituar, kėshtu qė edhe pėr biznesin vendas ėshtė njė pasojė dytėsore, qė quhet kjo e investigimit tė huaj dhe e forcimit tė konkurrencės. Bizneset shqiptare qė do tė kualifikohen pėr kėtė paketė, do tė jenė tė kufizuara, sikurse janė dhe bizneset e huaja, por kjo do tė nxisė ato biznese qė janė pranė kritereve, qė tė pėrmirėsojnė investimin dhe tė synojnė arritjen e standardeve ndėrkombėtare.


    - Ku do ta ēojė kjo nismė Shqipėrinė lidhur me standardet e BE?

    Ēfarė bėn kjo nismė lidhur me standardet e BE? Konkurrenca ėshtė njė nga pikat e forta qė ne duhet tė plotėsojmė. Konkurrencė tė lirė dhe tė ndershme, hapja e dyerve pėr investimet e huaja dhe vendosja e kritereve pėr investimet vendase do tė forcojnė disiplinėn, ēojnė biznesin dhe klimėn e biznesit shqiptar drejt atij ndėrkombėtar dhe asaj europiane. Zbatimi i ligjeve ekzistuese dhe tė reja qė do tė paraqiten pėr tė forcuar kėtė klimė tė biznesit, gjejnė njė terren mė tė pėrshtatshėm dhe mekanizmi i kontrollit tė tyre bėhet mė i lehtė. Kjo pėrkthehet nė kualifikim dhe rikualifikim tė fuqisė punėtore ekzistuese dhe krijim i brezave tė drejtuesve ndėrkombėtarė. Nėse deri tani menaxhimi i biznesit shqiptar bėhet vetėm nga shqiptarėt dhe pak kualifikohen si menaxherė tė mundshėm jashtė, duke bashkėpunuar me biznesin ndėrkombėtar, atyre u jepet mundėsia qė tė ngrihen nė nivel ndėrkombėtar mė tė lartė, sepse biznesi i huaj kur vjen kėtu, sjell investimin, "know how", njohurinė, kualifikimin dhe pėrgatit gjithmonė njė brez menaxherėsh vendas, tė cilėt shumė shpejt debutojnė si menaxherė ndėrkombėtarė dhe po tė shohim historitė e vendeve qė janė anėtare tė BE, Hungaria, Polonia, Ēekia, Sllovakia, Sllovenia ose tė vendeve qė janė zhvilluar shpejt dhe agresivisht shpejt, kohėt e fundit i gjen specialistėt e tyre drejtues tė biznesve nė vende perėndimore apo vende tė tjera lindore, dhe kėtė e ka bėrė pėrzierja dhe shkrirja e biznesit tė huaj me atė vendas.


    - Cila ėshtė norma e arritjeve qė parashikohen nga kjo paketė?

    Unė nuk mund t'ju them shifra tani, pasi paketa me shifra ėshtė duke u pėrgatitur dhe do tė jetė fleksibėl. Zakonisht, nxitėsit ndahen dhe do tė ketė zona si zonat malore apo zona tė pazhvilluara, tė cilat do tė kenė tregues mė tė ulėt. Pra, nxitėsit do tė jenė mė tė fuqishėm, do tė fitojnė mė tepėr, nė mėnyrė qė tė krijojnė edhe njėfarė balancimi tė zhvillimit rajonal. Kėto paketa nuk do tė jenė fikse dhe strikte, pėr fusha tė ndryshme investimi do tė jenė tė ndryshme, qytete tė ndryshme. Do tė jetė njė sistem ku synohet investimi prodhues dhe jo tregtar. Zakonisht, koha e aplikimit tė kėtyre paketave ėshtė e kufizuar me rrugėn drejt hyrjes nė BE. Tė gjitha kėto vende qė aplikojnė kėto paketa, kur arrijnė nė fund, nė aderim, nė hyrje detyrohen t'i zbusin kėto paketa, sepse shtrohet puna e konkurrencės sė ndershme brenda komunitetit europian. Ka vende qė i kanė patur edhe mė tė forta dhe mė radikale kėto paketa nxitėse. Ato kanė ofruar thuajse ēmim zero edhe nė paketė fiskale, kanė paraqitur atė qė quhet taksė "Holiday", tė cilėn nė kėtė moment ne nuk e bėjmė dot, pasi ne punojmė me Fondin Ndėrkombėtar Monetar, me Bankėn Botėrore, megjithatė do tė synojmė tė pėrpiqemi dhe tė pėrmirėsojmė edhe paketėn fiskale, d.m.th "Shqipėria 1 euro" do tė ketė grupin e nxitėsve, ku vėrtet ēmimi do tė jetė 1 euro, ēmim simbolik. Pra, ėshtė pa pagesė kryerja e njė sėrė shėrbimesh apo dhėnia e tokės, apo e mjediseve pėr tė akomoduar investimin. Do tė jetė gjithashtu edhe grupi tjetėr i nxitėsve, i cili do tė pėrpiqet qė tė ulet sa mė shumė, nė mėnyrė qė tė rritet sa mė shumė statusi konkurues i Shqipėrisė pėrballė vendeve tė tjera, nė mėnyrė qė tė zgjidhet Shqipėria, por ka vende qė e kanė bėrė edhe mė agresive se sa ne kėtė. D.m.th, ne kemi studiuar dhe pėrshtatur politika dhe modele qė kanė qenė absolutisht tė suksesshme.


    - Nisma "Shqipėria 1 euro" ėshtė njė model i parė diku apo i ideuar nga dikush?

    Ėshtė praktikė qė ėshtė parė nė tė gjitha vendet qė tani aderojnė nė BE, tė cilat nė njė formė apo nė njė tjetėr kanė aplikuar modele mbėshtetėse, apo nxitės pėr investimet e vendit, madje e kanė ēuar deri nė institucionalizim, kanė pasur dhe organizma, institucione pėrkatėse qė ofronin nxitėsit.


    - A mund tė na thoni se pėr sa kohė pritet qė tė shihen rezultatet, suksesi i kėsaj nisme?

    Suksesi i nismės do tė shihet me gjallėrimin e bizneseve nė fushėn prodhuese tė huaj dhe vendase. Punėsimi ėshtė kualifikimi dhe rikualifikimi i fuqisė punėtore. Qeveria do tė parashikojė edhe grante pėr kėta investitorė, tė cilėt garantojnė punėsim masiv, do tė bėjė edhe trainimin e kėsaj fuqie punėtore me tarifė shtetėrore 1 euro, njėkohėsisht, njė pjesė e kėtyre shėrbimeve qė varen nga qeveria si, uji teknologjik, ulja e energjisė elektrike. Disa nga kėto, qeveria ka nisur t'i aplikojė si, heqja e taksave pėr makineritė e importuara. Do tė shihet dhe do tė ketė edhe detajime tė mėtejshme, ne do tė bėjmė 0 ēdo gjė qė varet nga qeveria.


    - A e dėmton kjo buxhetin e shtetit?

    Ka gjithmonė vend pėr njė analizė krahasuese si nė kėtė rast, kosto-pėrfitim afatgjatė. Pėrfitimet, qė nuk janė shumė tė prekshme pėr nga ana momentare, janė shumė tė mėdha. Qeveria do tė pėrballojė kėto kosto, duke menduar se do tė ketė pasoja ekonomike, social-ekonomike shumė frytdhėnėse dhe favorizuese. P.sh., punėsimi, i cili rrit tė ardhurat pėr frymė, psikologjikisht njerėzit ndjehen mė mirė, shtohet prodhimi nė vend. Ky prodhim, i cili ka sjellė importim lėndėsh tė para dhe makinerish, shoqėrohet me eksport dhe pėrmirėsim tė bilancit tė eksport-importit. Ngritja e nivelit tė investimit nė Shqipėri rrit imazhin e Shqipėrisė dhe bėhet Shqipėria tėrheqėse pėr investimin, "Sa harxhova dhe sa po marr", nga kjo nismė afatgjatė. Duke u rritur numri i tė punėsuarve, do tė rriten taksat qė do tė paguhen mbi tė ardhurat. Duke u rritur numri i investimeve, ato janė politika tė pėrkohshme, vėrtet do tė paguajnė pak taksa nė fillim, nė dhjetė vitet e para, sepse nuk ka politika mė afatgjata favorizuese. Kėto hyjnė nė sistemin normal, kėshtu qė sasia e tė ardhurave qė do tė rritet, do tė sjellė shumė mė shumė tė ardhura nė buxhet, rritet numri i tė punėsuarve, shumėfishohet efekti zinxhir i kėsaj njėsie.


    - A ėshtė vlerėsuar si e suksesshme diku tjetėr mė parė eksperienca qė po vihet nė zbatim nė Shqipėri?

    Eksperienca qė ne po paraqesim dhe po pėrpiqemi tė implementojmė nė Shqipėri, ėshtė njė eksperiencė shumė e suksesshme, p.sh, Irlanda qė njihet si njė nga vendet mė tė prapambetura nė Europėn Perėndimore, e cila me ritme shumė tė shpejta arriti nivelet shumė tė zhvilluara tė vendeve si Franca, Gjermania, Austria, Anglia dhe nga tė gjitha analizat ekonomike tė bėra, rezulton se ishte investimi, biznesi ai qė e solli Irlandėn nė nivelet shumė tė larta tė zhvillimit tė Europės Perėndimore. Ky rast quhet njė investim i huaj, pasi nė Irlandė erdhėn investitorėt e huaj amerikanė apo tė kombėsive tė tjera, tė ciėt sollėn zhvillimin e shpejtė dhe Irlanda njihet si vendi qė e kishte investimin mė tė lartė nė Europė. Ekonomia e parė qė e aplikoi kėtė pas rėnies sė Murit tė Berlinit, ishte ajo e Hungarisė, e cila mbajti edhe flamurin pėr tėrheqjen e investimeve tė huaja pėr kokė, por duke mos qenė shumė i madh, duket sikur ka qenė Polonia, por nė fakt ka qenė Hungaria pėr kokė. Kur Ēekia ndėrroi politikė, nga njė politikė shumė kontrolluese, nga njė privatizim masiv nė shpėrndarje tė mjeteve prodhuese, kaloi nė privatizimin me shitje me ankand, u ndje menjėherė qė drejtimi kaloi drejt Ēekisė, ndėrkohė qė Polonia u shqua pėr tėrheqje investimesh sasiore, pasi ėshtė njė treg shumė i madh, njė vend qė ka shumė popullsi. Mirėpo nuk u pėrjashtuan nga kjo edhe vendet e vogla si Sllovakia, Sllovenia, tė cilat mbajtėn njė nivel tė lartė investimesh tė huaja. Ato nuk e mbajtėn me madhėsi tregu siē e kishin kėto vende, por ato u bėnė tėrheqėse me politikat lehtėsuese qė prezantuan. Prandaj, ne nuk po ndjekim gjė tjetėr, veēse modelet e suksesshme tė ekonomive tė suksesshme nė kėtė drejtim. Pse jemi mė mbrapa se kėto vende? Sepse stadi ynė i zhvillimit ėshtė i tillė. Asnjėherė ekonomikisht dhe politikisht ne nuk kemi qenė tė barabartė me ta dhe rrugėn drejt Europės po e nisim mė vonė, ku koha e prezantimit tė kėsaj pakete ėshtė e shfazuar, nė krahasim me kėto vende, ashtu si edhe kėto vende e patėn tė shfazuar me vende tė tjera, tė cilat arritėn pikėn e suksesit para kėtyre. Nuk ka modė dhe kohė nė paraqitjen e paketės nxitėse pėr investimet e huaja dhe vendase.


    - Ju thatė se investimet do tė jenė prodhuese. Si do tė zgjidhet ēėshtja e tregjeve pėr prodhimin? A do tė krijojė lehtėsi shteti nė kėtė drejtim?

    Ėshtė e rėndėsishme tė thuhet se investimet e huaja priten nė prodhim. Tregu, nė fakt, pėrpiqet ta lehtėsojė me klimė, pasi ai ėshtė njė mekanizėm i pavarur, i cili funksionon me rregullat e tij tė padukshme, prandaj edhe shpesh ka keqkuptime, pasi edhe reagimi qė ka konsumatori, ėshtė shpesh drejt shtetit. Ka momente nė tė cilat shteti ėshtė i pafuqishėm. Shteti vetėm kontrollon, drejton dhe nuk lejon abuzimin. Qeveria jonė po pėrpiqet tė garantojė ecurinė normale tė njė tregu tė lirė, si institucioni i konkurrencės, si institucione qė kanė tė bėjnė me mbrojtjen e konsumatorit, pasi edhe kjo ėshtė njė nga prioritetet e qeverisė sonė dhe shpejt do tė dilet me njė paketė program, dhe njė sėrė masash pėr forcimin e kėtij sektori. Ne flasim pėr njė treg vendi. Tregu i vendit ėshtė i vogėl, ndaj synohet eksporti, prandaj cilėsia e asaj qė do tė prodhohet duhet tė jetė nė nivelin e vendeve tė huaja, pasi po tė shohim tė gjitha vendet rreth e qark nesh, investimi vendas e synon eksportin. Ngrihet fabrika nė Poloni, ajo nuk prodhon vetėm pėr Poloninė, pavarėsisht se tregu ėshtė gjigand, por prodhon pėr Ēekinė, Rusinė. Pra, nė investim shikohet edhe vendosja gjeografike, bizneset gjithmonė e konsiderojnė kėtė, kėshtu qė tregun nuk ka nevojė ta garantojmė ne, por duhet tė garantojmė se tregu shqiptar ėshtė brenda normave ndėrkombėtare dhe ėshtė i garantuar tė aplikojė mekanizmat e veta nė njė kornizė ligjore dhe nė njė klimė tė pėrshtatshme biznesi.


    - Sa e ndjeshme do tė jetė pėr konsumatorin kjo nismė dhe a do tė reflektohet nė rritje ēmimesh pėrderisa do tė ketė rritje tė cilėsisė?

    Jo, kjo ėshtė e bukura, ēmimet do tė ulen. Ajo qė tė bėn pėrshtypje nė tregun shqiptar, janė ēmimet e larta pothuajse monopol tė produkteve tė konsumit tė pėrditshėm, tė konsumit tė gjerė, tė trupit tė banesave tė treguesit tė nivelit tė jetesės. Sa mė shumė tė shtohet sasia e asaj qė ofron tregu, aq mė shumė bie ēmimi dhe rritet cilėsia e asaj qė ofron tregu, rritet sasia dhe pėrfituesi kryesor ėshtė konsumatori shqiptar, i cili do tė ketė produkte me cilėsi mė tė lartė, me variacion zgjedhjesh dhe me ēmim mė tė ulėt. Sepse nuk mund tė mbijetojnė ata kur konkurojnė, ėshtė mė e lehtė tė ulet nga i huaji, i cili do ta nxisė edhe shqiptarin tė konkurojė me njė pėrqindje mė tė ulėt fitimi, jo kėshtu tė paparashikueshme. Ėshtė padashur edhe rregullator i kėtyre fenomeneve. Ėshtė produkt me cilėsi tė lartė dhe ēmim mė tė ulėt.


    - Nė ēfarė periudhe kohore do tė ndjehet ndryshimi?

    Varet nga lloji i investimit. Nėse janė investime qė nuk duan kohė, brenda vitit. Nėse investimi kėrkon kohė si, p.sh., nė naftė ose industrinė minerale, ėshtė mė afatgjatė. Nėse investimi do tė ofrohet nė fushėn e investimit tė konsumit tė gjerė, nė prodhimin e konsumit tė gjerė, do tė ndjehet menjėherė nė njė kohė njė vit ose njė vit e gjysmė, sepse ne do ta shkurtojmė kohėn e biznesit, madje pėr momentin qė nuk e kemi shumė tė institucionalizuar, bizneset e para qė do tė ofrohen, do tė ndiqen njė pėr njė nga ne.


    - Folėt pėr nismėn dhe pėr disa nga karakteristikat e saj. A mund tė na thoni nėse ka patur biznese qė janė ofruar deri tani?

    Po, mund tė them se janė tre-katėr, tė cilat janė nė procesin e sigurimit tė lejeve, nė procesin e aplikimit. Ato janė nė fushėn e energjisė, gjė qė do ta bėjė Shqipėrinė jo vetėm prodhuese, por edhe eksportuese. Kriza energjitike e vjetshme ishte e stisur. Qė tani ka rezerva. Krizė energjitike nuk do tė ketė mė, por kriza e energjisė, qė ne tė mos varemi mė nga importi, do tė zgjidhet nė njė kohė maksimumi dy vjet, me ndėrtimin e TEC-ve dhe pėrmirėsimin e kapaciteteve tė hidrocentraleve, privatizimin e shpėrndarjes apo tė njė pjese tė shėrbimeve. Ka patur ofrues nė kėto fusha, ku ka nisur tė ndjehet. Kjo nismė ėshtė duke u kristalizuar.


    - Nė kėndvėshtrimin tuaj, a mund tė na thoni se ēfarė i ka penguar deri mė sot bizneset e huaja tė investojnė nė Shqipėri?

    Njė pengesė e madhe pėr investimet nė Shqipėri ėshtė edhe korrupsioni. Ėshtė tronditės qė ne jemi vendi i dytė mė i korruptuar nė botė, pas Kirgistanit. Nė tė gjithė treguesit qė kanė tė bėjnė me klimėn e biznesit, Shqipėria del nė vend tė dytė si vendi mė i korruptuar nga raporti i Bankės Botėrore, ku ndryshimi i imazhit ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr Shqipėrinė. Ne po pėrpiqemi qė nėpėrmjet kėsaj nisme, tė tregojmė vullnetin dhe vendosmėrinė e kėsaj qeverie pėr ta ēuar korrupsionin 0 dhe pėr tė garantuar investitorėt qė pas ēdo nisme tė tyre pėr tė hyrė nė Shqipėri, ėshtė shteti qė do t'i mbėshtesė dhe nuk do tė lejojė qė ata tė preken dhe tė gllabėrohen nga korrupsioni. Megjithėse rezultatet nuk janė tė prekshme, ato janė tė dukshme nga mėnyra se si po reagon biznesi vendas. Biznesi i huaj ėshtė ende i vogėl dhe prezantimi dhe forcimi i standardeve ndėrkombėtare nė fushėn e biznesit ėshtė njė tjetėr grusht qė merr korrupsioni, kėshtu qė ne po pėrpiqemi tė promovojmė dhe tregojmė se janė bėrė hapat e para. I vetmi qėndrim pozitiv nė kėtė pikė ėshtė deklarimi i kryeministrit Berisha ndaj korrupsionit. Ne, nė kėtė raport, shihemi si Nigeria e Europės, por Shqipėria dhe imazhi i saj nė botė do tė ndryshojė nėpėrmjet politikave tė tilla si nisma e fundit e qeverisė "Berisha", "Shqipėria 1 euro".

    Intervistoi: Xhumelina Dervishi







    --------------

    kurse..



    gazeta anti -Berishe e bollin malltezave.. GSH .. thrret Koplikun e pa pertuar te beje karshillekun e radhes per Berishen..



    -----------

    “Shqipėria njė euro”, pėr mbajtjen e pushtetit



    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga Bashkim Kopliku

    Shqipėria njė euro”, u shpall si nisma e fundit personale e kryeministrit, pėr tė kthyer Shqipėrinė nė vendin “mė tė lirė dhe mė tė mirė” pėr investimet e huaja. Ai, po kryeministri, urdhėroi ministra e specialistė tė konkretizojnė nismėn e tij brenda kuadrit tė dhėnė, po prej tij: “toka pronė publike do t’u jepet tė huajve, me 1 Euro/m2; kualifikimi i punėtorėve me njė euro; ujė teknologjik me njė euro; regjistrimi i biznesit me njė euro; hyrja nė Shqipėri me njė euro”. Para 15 vjetėsh do ta besonim z. Berisha, se vėrtetė e ka pėr tė mirėn e Shqipėrisė, pavarėsisht se e ka gabim. Por jo sot, pas vitit 1997. Qėllimi i tij ėshtė sigurimi i pushtetit personal, me ndihmėn e tė huajve—njėsoj siē bleu votat e pushtuesve tė tokave (informalėve) duke u premtuar t’u falė tokėn, tani do tė blejė pėrkrahjen e kapitalit tė huaj pėr tė mbajtur pushtetin, duke u premtuar tokėn etj. me “1 euro”!.
    Dėshira pėr tė mbajtur pushtetin me ēdo mjet, ėshtė motivi i kėtij subvencionimi masiv tė investitorėve tė huaj. Kjo qė po pėrpiqet tė sajojė kryeministri, kėrkon njė ndėrhyrje intensive tė qeverisė nė ekonomi: duhet tė pėrcaktohet se kush ėshtė investitor i vėrtetė dhe kush ėshtė thjeshtė njė spekullator mashtrues etj., etj. Mendoni, p.sh.: Mani takon nė Amerikė Nikun, njė amerikan qė nuk ka njė dollar (as edhe njė euro) nė xhep, dhe i propozon: “Nik, shkojmė nė Shqipėri dhe investojmė paratė e mia, por nė emrin tėnd, se mua si shqiptar mė kushton me dhjetra herė mė shtrenjtė se ty”. Kombinime tė ngjashme mashtruese do tė kishte pa fund, e natyrisht, nė njė vend me nėpunės kaq tė korruptuar sa tanėt, do tė kishim njė vėrshim tė paparė tė korrupsionit, qė do tė ishte njė rrėnim i vendit, ndofta i pėrmasave tė piramidave tė vitit 1996-97—megjithėse njė piramidė e njė tipi tė ndryshuar, por prapė me moton “krijo idenė e mirėqenies pa punuar, duke punuar tė tjerėt pėr ty—qofshin tė huajt”. Kryeministri, prapė si dikur, synon qė ai tė jetė nė krye, tė pėrzgjedhjes sė tė huajve qė do tė vijnė nė Shqipėri. Ka shumė nevojė kryeministri tė bėhet i plotfuqishėm edhe mbi kapitalin e huaj qė don ta fusė me ēdo ēmim, pa ēarė kokėn pėr koston qė paguajnė shqiptarėt (diferencėn nė mes ēmimeve tė tregut, dhe “1 euros”). Synon qė kėtė kapital tė huaj, ta pėrdorė qė tė mbrohet nga rrėzimi nga pushteti, qė po i kanoset—po afrohet zgjedhja e presidentit, kur duket se me siguri do tė ketė zgjedhje tė parakohėshme!
    Kjo thirrja e sotme e kryeministrit, “Ju garantoj se pėrfituesit kryesorė do tė jenė shqiptarėt”, na kujton garancitė qė jepte dikur po ky, atėherė president, me garancinė e “parave tė pastra e tė sigurta” tė piramidave tė asaj kohe, nė prag tė rrėnimit tė shqiptarėve, e veē 10 vjet pėrpara! Kudo nė botė, sė paku teorikisht, nė ēdo marrėdhėnie biznesi fair (tė ndershme dhe tė drejtė), pėrfitimi ėshtė “50% me 50%”, pra tė fitojnė njėsoj tė dy palėt, dhe jo njėra palė mė shumė, “mė kyesore”, pra t’ia hedhė tjetrės! A do tė ketė shumė shqiptarė e tė huaj, qė tė mashtrohen prapė nga po Ai?!
    Rruga standard pėr rritjen e investimeve fitimprurėse, qofshin vendase e qofshin tė huaja, ėshtė krijimi i njė klime joshėse pėr biznesin—nuk ka shtigje tė pashkelura, apo “tė mendosh tė pamendueshmen”, apo “tė imagjinosh tė paimagjinueshmen”, siē po na thotė Ai! Klima pro investimeve, fillon me zbatimin e ligjit njėsoj pėr tė gjithė, me njė administratė jo sorrollatėse dhe jo tė korruptuar, me njė drejtėsi qė detyron tė zbatohen shpejt e drejt kontratat, me njė infrastrukturė fizike sa mė tė mirė (kanalizime, ujėsjellės, elektrik, rrugė), me njė infrastrukturė financiare funksionuese (banka qė punojnė lirė e tė mbikqyrura, treg kapitalesh i nxitur dhe modern) etj.

    ---
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 20-08-2006 mė 03:51

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anėtarėsuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    ky berisha eshte komplet hajvan
    sa her e degjoj kur flet me kujton personazhet e zhvejkut
    e dini ctha ne dures
    do bejme ketu ne durres impiantin me te madh per kthimin e ujit te detit ne uje te pijshem
    ky hajvan nuk e di se vendet arabe qe bejne keto impiante vuajne per burime uji ndersa shqiperia per te tilla burime eshte vendi i dyte ne evrope dhe vuan per uje si pasoj e politikave te keqija dhe jo se i mungojne burimet..

    sa per nismen shqiperia 1 euro eshte jo vetem demagogjia e rradhes e nje qeveri qe ka nje vit qe ben vec thafe dhe asnje pune por eshte dhe nje tallje me pronen qe na lane trashegim te paret

    nuk ka ndryshuar Berish JO eshte po aq i paafte sa edhe ne qeverisjen e pare
    mjer ne per idiotin qe kemi ne krye

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •