Gjatė mbledhjes sė sotme tė Kėshillit tė Ministrave, Kryeministri Berisha prezantoi nismėn e re tė qeverisė “Shqipėria, 1 euro”. Nismė, e cila synon shndėrrimin e Shqipėrisė nė vendin mė tėrheqės pėr investimet.
Nė fjalėn e tij, Kryeministri ndėr tė tjera theksoi:
“Sot, shpallim nismėn e re tė qeverisė, tė cilėn do ta quajmė “Shqipėria 1 euro”. Nė programin tonė elektoral ne kemi pėrcaktuar si objektivin mė madhor Shqipėria vendi mė tėrheqės pėr investitorėt e huaj. Objektiv ky vendimtar pėr zhvillimin e Shqipėrisė.
Tė pretendosh dhe tė pėrpiqesh pėr tė shndėrruar Shqipėrinė nė vendin mė tėrheqės pėr investitorėt ėshtė njė nismė shumė e vėshtirė, por dhe e mundshme. Nė rrethana tė tilla, ne mund ta realizojmė atė vetėm duke menduar tė pamendueshmen dhe duke imagjinuar tė paimagjinueshmen. Ky ėshtė kushti. Duhen tejkaluar praktikat e tė tjerėve, pėrndryshe pėrse do jemi vendi mė tėrheqės?
Disa kushte janė themelore, por po kaq themelore janė dhe rrethanat qė diktojnė kėtė nismė. Shqipėria do tė bėhet mė tėrheqėse vetėm atėherė kur tė jetė mė e lira dhe mė e mira. Nuk duhet tė jemi iluzivė. Asnjė komb dhe vend nuk i ka mė jetike investimet se kombi shqiptar dhe Shqipėria. Nė rast se vėshtrojmė historinė kombėtare, nė shekujt e historisė moderne, shqiptarėt rezultojnė se kanė vuajtur, janė sėmurė, kanė vdekur dhe janė larguar nga Shqipėria shumė mė tepėr nga skamja dhe mjerimi se nga luftrat dhe pushtimet. Armiku mė i egėr i qenies dhe i identitetit tė tyre ka qenė mjerimi, varfėria.
Sot, sirenat e tij bien nė mbarė vendin. Kombi shqiptar pėrjetoi mė gjatė dhe mė shumė se ēdo komb tjetėr kalvarin e varfėrisė dhe tė mjerimit. Pėrpjekjet e bėra pas pavarėsisė pėr tė ndėrtuar sistemin e bazuar nė vlerat e inisiativės sė lirė u ndėrprenė nga diktatura mė ēnjerėzore, mė totalitare qė Evropa ka njohur nė historinė e pasluftės. Kjo diktaturė shndėrroi mbi 80 pėr qind tė qytetarėve shqiptarė nė uzina e fabrika, nė kooperativat bujqėsore e ferma, nė skllevėrit dhe mėditėsit mė tė mjerė tė historisė moderne tė Evropės dhe tė botės. Kjo diktaturė ndėrtoi tre herė mė shumė bunkerė se apartamente banimi me tė njėjtėn kosto. Kjo diktaturė ndėrtoi me qindra kilometra tunele dhe asnjė kilometėr autostradė.
Pas saj, u bėnė katėr vite pėrpjekje tė mėdha nė sistemin e vlerave, por rebelimi i ’97-s i ndėrpreu ato. Ky rebelim zėvendėsoi sistemin e vlerave me sistemin kleptokratik. Shqiptarėt u gjendėn sėrish kombi mė i mjerė, tė cilit, nga qeveritarėt dhe zyrtarėt, i vidheshin ēdo vit miliarda, pasuri publike, taksa, tatime dhe prokurime, qė shndėrroheshin nė pasuri tė zyrtarėve dhe qeveritarėve.
Nė rast se ju shihni raportin i fundit i Bankės Botėrore pėr vitet 2002-2005, ai fakton se ata janė nė krye pėr “kapjen e shtetit”, janė nė krye pėr korrupsion nė dogana dhe sistem gjyqėsor. Nė rast se iu referohemi shifrave tė fundit mbi kleptokracinė qė jep Departamenti i Shtetit dhe Banka Botėrore pėr vitin 2004, Shqipėria ka gjobėn mė tė lartė se ēdo vend afrikan dhe mė tė lartin nė botė pėr frymė. Ndaj dhe tė gjitha kėto bėnė qė vendi tė pėrmbyset nė honet e mjerimit
Kėto janė imperativ absolut i njė pėrpjekje tė gjithėanshme qė do tė bėjmė pėr ta shndėrruar Shqipėrinė nė mė tė mirėn dhe mė tė lirėn. Vetėm nė kėtė mėnyrė sloganin “Shqipėria vendi mė tėrheqės pėr investimet e huaja” do tė mund tė shndėrrojmė nė realitet. Kjo ėshtė sfida jonė absolute. Vetėm nė kėtė mėnyrė ne do tė mund tė realizojmė pėr kėtė vend kaq tė varfėr standartet e BE- sė, projektit ėndėrr tė kėtij shekulli pėr shqiptarėt. Vetėm nė kėtė mėnyrė do tė mund tė mbajmė energjinė e kombit brenda pėr tė ndėrtuar vendin dhe jo tė ndėrtojmė rrugėt, fermat apo sipėrmarrjet e tė tjerėve.
Deri nė datėn 10 shtator tė gjithė ministrat do tė shqyrtojnė gjithēka ne veprimtarinė e tyre, nėn dritėn e nismės “Shqipėria, njė euro”. Natyrisht bėhet fjalė pėr pronėn publike, pasi pėr pronėn private do tė ndiqen vetėm rregullat e tregut dhe asnjė rregull tjetėr. Nė varėsi nga numri i tė punėsuarve dhe prodhimi, Ministria e Ekonomisė ka marrė detyrėn pėr tė pėrcakruar kriteteret e adoptimit tė nismės “Shqipėriua njė euro”.
Do tė sillen tė gjitha propozimet nė mėnyrė qė pas lėvizjes sė madhe fiskale dhe revolucionit fiskal qė ka nisur me sukses tė admirueshėm, ne tė vazhdojmė pėrpjekjen tonė pėr tė shndėrruar Shqipėrinė nė mė tė mirėn dhe mė tė lirėn pėr investitorėt e huaj dhe ata vendas. Do t’u ofrojmė tokėn me njė euro, do t’u ofrojmė kualifikimin e punėtorėve me njė euro, do t’u ofrojmė ujė teknologjik me njė euro, do tu ofrohet regjistrimi i biznesit me njė euro, do t’u ofrohet hyrja nė Shqipėri me njė euro.
Edhe njėherė e theksoj se ky standart ka njė kėrkesė, tė mendojmė tė pamendueshmen, tė imagjinojmė tė paimagjinueshmen. Ju garantoj se pėrfituresit kryesore do tė jenė shqiptarėt. Me masat paraprake qė do tė ndėrrmerren kam kėnaqėsinė t’ju informoj se ka njė interes tė madh nė rritje pėr investime, tė cilat janė nė konkretizim e sipėr. Ky interes i madh do tė vijė gjithnjė duke u rritur me kusht qė ne tė zbatojmė ligjin. Ēdo ditė e mė tepėr, investitorėt shprehen tė kėnaqur se nuk iu kėrkohen mė ryshfete.
Ky interes nė rritje do tė shoqėrohet me paketėn “Shqipėria njė euro”. Gjithashtu ky interesim do tė shoqėrohet me njė orientim total tė diplomacisė shqiptare drejt tėrheqjes sė investimeve.Do tė sillen nė Shqipėri dhe do tė trainohen mjaft ekipe tė specializuara pėr njohuritė nė kėtė fushė. Sfida ėshtė e madhe, por sa ē’ėshte e tillė eshtė dhe tėrheqėse. Unė kam shumė besim se ne do ta pėrbushim atė. Ne do tė qėndrojmė nė kėtė sfidė dhe nė kėtė mėnyrė do ti bėjmė njė shėrbim shumė tė madh vendit. Nė kėtė mėnyrė do ti mundėsojmė Shqipėrisė dhe shqiptarėve tė shkėputen nga armiku i tyre mė i egėr nė Shqipėrinė moderne, skamja dhe varfėria.
16/8/2006
Krijoni Kontakt