Close
Faqja 0 prej 52 FillimFillim 121050 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1036
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822

    Lajmet nga Superliga 2006/2007

    Drejtuesit shkodranė janė tė bindur pėr t'i shkuar deri nė fund ēėshtjes sė lojtarit brazilian 16-08-2006

    Vllaznia: Partizani dhe Leandro, nė gjyq!

    Ēėshtja "Leandro" po merr pėrmasa tė mėdha, kur nė tė vėrtetė nuk dukej tė ishte ashtu. Tė paktėn kėshtu mendojnė shkodranėt, sipas tė cilėve kontrata qė ata kanė nėnshkruar me futbollistin brazilian, u jep atyre plotėsisht tė drejtė. Tė drejtė, qė ua ka dhėnė edhe institucioni mė i lartė i futbollit shqiptar, federata. Nėrkohė, nė kėto momente vjen edhe lajmi se Leandro da Silva ka firmosur kontratė me tė kuqtė, madje ka marrė edhe kėstin e parė tė kontratės nė dorė. Njė lajm i tillė nuk ka sesi tė mos e shqetėsojė presidentin e Vllaznisė, Valter Fushajn, i cili nė tė vėrtetė nuk ka dashur t'i japė kaq shumė rėndėsi kėsaj ēėshtjeje. Edhe mė parė ai ka shpjeguar se lojtarit nuk i ka asnjė borxh, madje ėshtė braziliani ai qė i detyrohet klubit shkodran njė shumė prej 11 mijė dollarėsh. Por dje, i pyetur nė lidhje me deklaratat e kampit tė kuq, qė pretendon se lojtari nuk mund tė mbahet "peng" nga kontrata qė ka me Vllazninė, presidenti Fushaj i ėshtė kundėrpėrgjigjur, duke thėnė: "Tė them tė drejtėn, nuk kam dashur tė merrem mė me kėtė problem, pas sqarimit qė i bėra faktit se klubi ynė nuk i kishte asnjė borxh kėtij lojtari, pėrkundrazi, ishte ai qė na detyrohet. Por, e ndiej pėr detyrė tė sqaroj sėrish disa gjėra, pėr mė tepėr tė sqaroj se ēėshtja mund tė shkojė edhe nė gjykatė, nėse vėrtetohet fakti se lojtari ka firmosur me Partizanin. Dhe nė gjykatė nuk do shkojė vetėm Leandro, por edhe klubi i Partizanit, nėse ka firmosur kontratė me kėtė lojtar. Pėr kėtė arsye, kam angazhuar avokatin dhe juristin e klubit tė merren me kėtė ēėshtje, duke verifikuar nėse vėrtet ėshtė firmosur njė kontratė e tillė. Nėse vėrtetohet kjo, mund tė kėrkojmė njė dėmshpėrblim nė vlerė tė konsiderueshme nga klubi "Partizani", pasi me kėtė veprim ai ka nėpėrkėmbur emrin dhe historinė e klubit tonė. Nėse nė kontratė ėshtė e shkruar e zeza mbi tė bardhė, se vlefshmėria e saj ėshtė 12 muaj, nuk ka njeri ta prish atė. Nėse klubi i kuq e ka arkėn plot, atėherė ta bėjė kėtė gjė dhe do tė pėrballet nė gjyq me Vllazninė. Pėrpara se tė firmosin me tė gjithė lojtarėt qė kemi blerė, kemi kėrkuar prej tyre leje kalimin. Dhe vetėm kur ata e kanė pasur atė, qė do tė thotė se kanė qenė futbollistė tė lirė, atėherė kemi firmosur. Kėshtu duhej tė vepronte edhe Partizani dhe jo t'u besonte fjalėve tė lojtarit." Nė kėtė mėnyrė, duket se edhe pėr pak kohė ky problem do tė vazhdojė t'i shqetėsojė drejtuesit e tė dy klubeve. Ajo qė tė habit ėshtė fakti se si Vllaznia e Partizani janė gati tė hyjnė nė konflikt pėr njė lojtar, talenti e tė cilit nuk vlen kaq shumė sa ē'ėshtė bėrė zhurmė. Leandro pritet tė jetė sot i pranishėm nė Shkodėr, por arsyet e ardhjes sė tij nuk janė bėrė tė ditura. Ndoshta ai do tė kėrkojė tė qartėsojė gjithēka nė lidhje me pozicionin e tij.

    Gjergj Kola
    Sporti Shqiptar

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822
    Partizani ka nė organikė njė numėr tė madh lojtarėsh, duke i dubluar rolet 16-08-2006

    Tė kuqtė, "tė blinduar" nė mbrojtje

    Sezonin e kaluar skuadra e Partizanit ka qenė nga mė rezultativet nė repartin e mbrojtjes. Shumė fitore tė tė kuqve, sidomos ato me Elbasanin, i dedikohen lojės sė fortė nė repartet e pasme. Madje, thuajse tė gjithė mbrojtėsit kanė shėnuar. Zhvillimet e fundit nė kampin e kuq tregojnė se edhe sezonin e ardhshėm Partizani do tė jetė njė nga skuadrat mė tė forta nė mbrojtje, duke u bazuar nė elementėt e shumtė nė numėr dhe nė cilėsi qė ka afruar. Njė ndeshje futbolli fillohet me njė pikė nė "xhep", dhe, para se tė kėrkosh fitoren, duhet tė mbrosh pikėn qė tė jep fillimi i njė takimi. Puna e Neptun Bajkos, nė ndėrtimin e Partizanit tė ri, ėshtė pėrqendruar nė radhė tė parė te konsolidimi i repartit tė mbrojtjes. Lojtarėt e afruar janė tė shumtė, por ka pasur edhe largime. Grizha, Ndreka, Tafaj, Kelmendi, Hamsetaj dhe i riu i akademisė Aliu, janė afruar nga trajneri Bajko, ku pėrkrah tyre do tė jenė padyshim Kardek, Beqiri, Pinari e Delain, qė pritet tė mbėrrijė sė shpejti. Pra, janė nėntė lojtarė mbrojtėsa, qė do tė thotė mė shumė sė dy pėr rol. Nė kėtė kontekst, krahasuar edhe me sezonin e kaluar, Partizani ėshtė mė i kompletuar. Pėrforcimet e shumta, ndonėse jo me emra pikantė, kanė ndodhur edhe nė mesfushė. Igli Allmuēa ėshtė ndėr titullarėt e vetėm tė larguar, por drejtuesit kanė afruar Gjylėn, Karapicin e Leandron. Ndėrsa Hallaēi, Dhėmbi, Muzaka e Bylykbashi do tė jenė padyshim "truri" i kėtij reparti. Nė dispozicion tė Bajkos janė edhe tė rinjtė Capo e Karabeci, tė gatshėm pėr tė dhėnė kontributin e tyre nė ēdo moment. Duke parė emrat e mesfushės, mund tė thuhet se, edhe ky repart ėshtė i kompletuar. Dyshimi i vetėm nė forcėn e Partizanit ėshtė te reparti i sulmit. Jo se nuk ka lojtarė, por ekperienca dhe mosha e tyre e re lėnė pėr tė dyshuar nė forcėn e kėtij reparti. Abilaliaj dhe Bakaj nė superligė, si dhe Progri nė kategorinė e parė, janė futbollistė qė kanė luajtur shumė ndeshje, duke fituar eksperiencėn e duhur, por njė skuadėr si Partizani kėrkon edhe njė sulmues me peshė. Mungesėn e njė sulmuesi cilėsor me ekperience e kanė pohuar edhe drejtuesit e kuq. Shpresa mbetet te braziliani Fabiano, por dyshimi pėr aftėsitė e tij ekziston, pėrderisa nuk ėshtė parė nga trajneri Bajko. Deri nė fund tė merkatos sė verės Partizani do tė ketė kohėn e mjaftueshme pėr t'i plotėsuar tė gjitha repartet me futbollistėt e duhur, pėr tė qėndruar nė "pole-position" pėr fitimin e trofeve tė sezonit.

    Brazilianėt, jashtė miqėsoreve tė programuara
    Partizani do tė zhvillojė sot njė takim miqėsor me Shkumbinin dhe vetėm pas disa ditėsh, pikėrisht tė shtunėn, do tė luhet njė tjetėr miqėsore ndaj njė kundėrshtari qė ende nuk ėshtė pėrcaktuar. Jo tė gjithė futbollistėt e kuq do tė mund tė aktivizohen nė kėto ndeshje, ndėr ta edhe brazilianėt, qė kanė firmosur para tri ditėsh. Kardek e Leandro kanė vetėm tri ditė qė stėrviten me Partizanin, ndaj u duhet mė shumė kohė pėr t'u ingranuar me grupin. Por pengesa kryesore pėr aktivizimin e tyre ėshtė forma fizike qė ata kanė. Sipas mjekut Rusi, disa nga futbollistėt, duke pėrfshirė dhe Leandron me Kardekun, janė mbi peshė. Para se Bajko t'u japė mundėsinė tė provohen nė lojė, ata duhet tė heqin kilet e tepėrta.

    Muzaka, drejt rikuperimit tė forcave
    Mesfushori i Partizanit, Gjergji Muzaka, ka rreth njė javė qė ka filluar stėrvitjen me Partizanin dhe duket se po rigjen forcat. Mungesa e gjatė ka ndikuar negativisht nė formėn e tij sportive, gjė qė u pa edhe nė miqėsoren e fundit, e luajtur me Besėn, ku Muzaka u aktivizua vetėm pėr disa minuta. Mesfushori i krahut tė djathtė e ndjen veten shumė mė mirė dhe shprehet se shumė shpejt do ta kapė ritmin e shokėve: "Nė fillim e pata pak tė vėshtirė, por e shoh se po pėrmirėsohem dita-ditės. Besoj se deri nė fillim tė kampionatit do tė arrij formėn e duhur pėr tė pėrballuar ndeshjet e kampionatit".

    Adi Metaliu
    Sporti Shqiptar

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822
    Ish-kapiteni verdheblu, Nevil Dede, ndjen nostalgji pėr ekipin kampion 16-08-2006

    Dede: Respekt Elbasanit, mbroj Tiranėn

    Ekipi i Tiranės prej disa ditėsh ka nisur pėrgatitjen pėr finalen e supėrkupės me kampionėt e Elbasanit dhe lojtarėt besojnė nė forcat e tyre pėr tė dalė fitues ndaj verdhebluve kampion.
    Shumė njerėzve u duhet tė punojnė dhe tė djersijnė fort pėr tė arritur suksese. Por fati disa herė tė detyron, qė pa e shijuar mirė suksesin e arritur, tė rreshtohesh nė njė krah tjetėr dhe tė luftosh pikėrisht njė pjesė tė asaj qė ke arritur mė parė. Pra, detyrohesh tė luftosh vetveten. Njė fat tė tillė ka edhe ish kapiteni i ekipit kampion tė Elbasanit Nevil Dede, i cili do ta fillojė sezonin e ri me ngjyrat e Tiranės dhe qė nė takimin e parė i duhet tė luajė ndaj ish-ekipit. Por, njė fakt i tillė nuk pėrbėn problem pėr lojtarin bardheblu, pasi ai ėshtė lojtar profesionist dhe mbron nderin e fanellės qė vesh."I tillė ėshtė fati, pasi tė detyron qė tė luash ndaj atyre me tė cilėt ke arritur suksese dhe tė kanė respektuar. Nė kėtė aspekt mė vjen keq, por unė jam lojtar profesionist dhe mbroj uniformėn qė vesh. Kėtė e kam treguar edhe nė tė kaluarėn, kur luaja pėr Elbasanin dhe mė ėshtė dashur tė luaj ndaj ish-shokėve bardheblu. Nėse e quan veten profesionist, nuk duhet tė shikosh nga pas, por vetėm tė ecėsh pėrpara pėr suksese tė reja. Pėr tifozėt dhe klubin e Elbasanit kam respekt tė veēantė, por kėsaj rradhe mė duhet tė bėj detyrėn pėr Tiranėn,"- shprehet ish-kapiteni i ekipit kampion tė Elbasanit, Nevil Dede. Qendėrmbrojtėsi ėshtė ribashkuar me Tiranėn pas pėrfundimit tė aventurės europiane tė Elbasanit dhe ėshtė i kėnaqur me ekipin e ri dhe nuk ka probleme ambjentimi, megjithėse ka nostalgji pėr verdheblutė elbasanas, pasi ka kaluar njė periudhė tė artė atje."Nuk kam pasur vėshtirėsi tė pėrshtatem me Tiranėn, pasi kėtu ėshtė shtėpia ime dhe pas njė shtegėtimi tė shkurtėr jam kthyer pėrsėri pranė familjes. Pėr njerėzit qė lashė nė Elbasan kam nostalgji dhe respekt, pasi ata mė kanė trajtuar nė mėnyrėn mė tė mirė, megjithėse nuk jam penduar qė jam larguar, pasi mund ta quaj se kam bėrė lėvizjen e duhur nė momentin e duhur," - shprehet lojtari i Tiranės, Dede. Kur e pyet mbrojtėsin pėr situatėn aktuale qė ka mbėrthyer Elbasanin, ai thotė se i vjen keq pėr atė qė po ndodh, megjithėse nuk e di mirė situatėn, pasi ėshtė informuar vetėm nga media dhe jo nga terreni. "Shumė lojtarė janė larguar nga ekipi, por shpresoj se drejtuesit do ta ribėjnė skuadrėn nė atė nivel qė ka qenė, pasi e duan futbollin dhe kanė dhėnė shumė deri tek konkretizimi i titullit, qė e fituam sezonin e kaluar. Por, se si do ta bėjnė ėshtė kompetencė e tyre dhe nuk di se ēfarė tė them mė shumė," -deklaron mbrojtėsi Nevil Dede. Ditėn e shtunė, Dede bashkė me shokėt bardheblu do tė luajnė pėr trofeun e parė sezonal dhe pėr kėtė po pėrgatiten seriozisht dhe e shikojnė veten si mė superiorė se kundėrshtarėt e Elbasanit."Tek Tirana kam ardhur nė kulmin e pėrgatitjes qė skuadra bėnte pėr kupat e Europės, por edhe pas humbjes qė ekipi pėsoi me turqit e Kajserisporin, stafi drejtues nuk e ka ulur ritmin e pėrgatitjeve, pasi sezoni i ri po troket nė derė dhe ne duhet tė jemi gati qė nė momentin e parė. Prandaj kemi mundėsi qė t'i shfaqim vlerat e ekipit dhe ambicjen e klubit qė nė finalen e supėrkupės. Vlerat e Tiranės tashmė, njihen nga tė gjithė, fakti mė i thjeshtė ėshtė se momentalisht ndodhen pesė lojtarė tė ekipit tė grumbulluar me kombėtaren pėr miqėsoren me San Marinon. Ekipi ka mundėsi tė japė maksimumin nė tė gjitha veprimtaritė kombėtare, pasi kėtė siguri e jep stoli i skuadrės, i cili ka vlera si njėmbėdhjetėshi i parė dhe ēdo ekip do ta dėshėronte njė kolektiv, si ky i bardhebluve," - shprehet njė nga blerjet e fundit tė Tiranės, Nevil Dede. Mbrojtėsi i kryeqytetasve i siguron tifozėritė e tė dyja skuadrave, se Nevil Dede do tė luajė me Tiranėn ndaj Elbasanit, ashtu siē ka luajtur me verdheblutė ndaj bardhebluve, pra si njė profesionist i vėrtetė, dhe fatin e trofeut ia lė fushės sė takimit.

    Pėrmirėsohet gjendja e "Skėnder Halilit"
    Gjatė fazės pėrgatitore pėr sezonin e ri, ekipi i Tiranės ka vuajtur pėrsa i pėrket gjetjes sė njė fushe tė rregullt stėrvitore. Terreni i "Skėnder Halilit" ka shfaqur probleme, pasi nė njė nga kėto stėrvitje u dėmtua lehtė sulmuesi Sinani. Ditėt e fundit, fusha stėrvitore e Tiranės ka filluar tė pėrmirėsohet dhe dje pėrfundoi edhe prerja e barit tė fushės. Pas ndėrhyrjeve tė fundit, terreni stėrvitor ka filluar tė marrė njė pamje tė kėnaqshme dhe nė tė njėjtėn kohė ėshtė edhe njė shqetėsim mė pak pėr klubin.

    Edhe dje stėrvitje me disa mungesa
    Ekipi i Tiranės, i drejtuar nga trajneri Mirel Josa, ka vazhduar edhe nė ditėn e djeshme pėrgatitjen pėr takimin e sė shtunės pėr superkupėn e Shqipėrisė. Stėrvitja e djeshme u zhvillua gjatė pasdites nė fushėn stėrvitore "Skėnder Halili" dhe fare qartė mund tė vėreje mungesėn e pesė titullarėve, qė janė tė grumbulluar me kombėtaren pėr takimin miqėsor me homologėt e San Marinos. Megjithė mungesėn e tyre, ekipi e kreu stėrvitjen tė plotė, pasi ajo u realizua sipas programit tė detajuar mė parė nga stafi trajnues.

    Ilir Cara
    Sporti Shqiptar

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822
    Aksioneri kryesor i verdheblu jep garanci pėr ndėrtimin e njė ekipi cilėsor pėr sezonin e ri 16-08-2006

    Laze: Elbasani, sėrish me "petk" kampioni

    Edhe pse ekipi i Elbasanit po pėrballet pėr momentin me mungesėn e emrave tė mėdhej nė radhėt e tij, aksionerėt e klubit verdheblu, premtojnė se kampionėt do tė mbeten tė tillė. Arben Laze, i cili ėshtė dhe aksioneri kryesor dhe qė gjatė dy viteve tė fundit ka mbajtur postin e presidentit, pėr "Sportin shqiptar" deklaroi se kampionėt e superligės do tė kenė patjetėr nė edicionin e ri mjaft futbollistė cilėsorė. Laze nuk preferon t'i bėjė tė ditur emrat e atyre futbollistėve cilėsorė, tė cilėt mund t'i bashkohen kėto ditė ekipit kampion, por thekson se kjo ėshtė ēėshtje ditėsh. "Nuk ėshtė e lehtė t'i kryesh punėt ashtu si duhet, aq mė tepėr qė nuk mungojnė as vėshtirėsitė e natyrave tė ndryshme. Ne po punojmė me shumė seriozitet, qė trajneri Luan Deliu tė ketė tė gatshmėm pėr kampionatin e ri futbollistė profesionistė dhe me eksperiencė. Nuk kemi mė nė dispozicion futbollistėt mė tė mirė tė kampionatit tė kaluar, por nuk ėshtė e thėnė qė ata tė mbeteshin tek Elbasani pėr ēdo kampionat," - tha Laze, i cili nuk e quan tragjedi largimin e atij grupi futbollistėsh, qė u shpall kampion me Elbasanin vitin e kaluar. "Nė vend tė tyre, - sqaron aksioneri i Elbasanit, - janė piketuar elementė tė tjerė tė po atij kalibri. Kjo do tė na garantojė njė sukses pse jo tė atyre pėrmasave. Koha pėr t'i pasur tė gatshėm futbollistėt, tė cilėt do ti bashkohen Elbasanit, pėr trajnerin Luan Deliu ėshtė e pamjaftueshme, por them se ai do tė dijė t'i kapėrcejė problemet e krijuara pas eliminimit nga Liga e Kampionėve." Sipas aksionerit kryesor tė verdhebluve, i cili nuk ka ndėrmend tė kursehet pėr asgjė qė do t'i duhet kėtij ekipi edhe nė edicionin e ri, Elbasani do tė prezantohet i kompletuar nė kampionatin e ri. "Kemi krijuar nė infrastrukturė tė mirė, ndėrkohė qė tė gjitha hallkat e klubit funksionojnė nė mėnyrė tė shkėlqyer. Aktualisht, janė nė prag tė nėnshkrimit tė kontratės me ekipin tonė tė paktėn 4 futbollistė, emrat e tė cilėve do tė bėhen tė ditur vetėm kur me ta tė ketė pėrfuduar gjithēka. Padyshim qė as futbollistėt e huaj nuk do tė mungojnė nė radhėt e Elbasanit gjatė kampionatit tė ri. Nga ana e menaxherit tė klubit, ka pasur kontakte me disa futbollistė nga Maqedonia, Kosova dhe nga Afrika. Pas Ablades dhe Abrahamit, sigurisht qė rradha do t'i takojė njė futbollisti edhe mė cilėsor," - ka bėrė tė ditur Laze.
    Ai gjykon se s'ka pse tė "mbillet" paniku te sportdshėsit elbasanas, sepse ekzistojnė mundėsitė pėr tė ndėrtuar njė superekip. "Ne jemi nė qendėr tė vėmendjes sė opinionit sportiv, sepse jemi kampionėt e superligės. Nė njėfarė mėnyre, kjo na ka krijuar njė ngarkesė jo tė vogėl psikologjike, qė po mundohemi ta kapėrcejmė," - u shpreh nė fund Laze, i cili nė ēdo kohė tregohet i gatshmėm pėr tė komunikuar me gazetarėt. Nėpėrmjet "Sportit shqiptar" ai kėrkon t'u pėrcjellė sportdashėsve elbasanas mesazhin e shpresės se skuadra e tyre e zemrės do tė bėhet, duan apo nuk duan tė tjerėt.

    Vrapi-Kaēi, drejt rikthimit te kampionėt
    Dy nga futbollistėt e larguar nga Elbasani muajin e shkuar, Vrapi dhe Kaēi, pritet tė rikthehen. Burime tė besueshme konfirmuan mbrėmjen e djeshme se Endri Vrapi dhe Albert Kaēi mund t'i bashkohen ekipit tė drejtuar nga Luan Deliu. Rikthimi i tyre, sipas njė zyrtari tė klubit "Elbasani", mund tė shoqėrohet edhe nga disa titullarė tė tjerė tė kėtij ekipi nė kampionatin e fundit.

    Fatmir Popja
    Sporti Shqiptar

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822
    Trajneri Agim Canaj kėrkon tė fuqizojė repartin e sulmit, qė sipas tij, ka shfaqur mangėsi 16-08-2006

    Canaj: Konkurenca, "ilaēi" i Flamurtarit

    Nė ndeshjet e fundit, qė Flamurtari zhvilloi me Dinamon dhe Elbasanin pėr turnein e birrės Norga, nuk arriti rezultatet pozitive qė parashikoheshin. Gjithsesi, po tė bėhet krahasimi me 4 ndeshjet e tjera miqėsore, tė zhvilluara mė parė, mund tė vihet re se skuadra vlonjate ėshtė pėrmirėsuar nė interpretimin e lojės. Kėtė fakt e vlerėson dhe vetė trajneri Agim Canaj, i cili konstaton gjithashtu, se skuadra e tij ka ende pėr tė bėrė, veēanėrisht nė finalizimin e aksioneve sulmuese. Trajneri Agim Canaj pohon se Flamurtari ka bėrė ndryshime nė sensin pozitiv gjatė 5 javėve tė fazės pėrgatitore. "Them se ėshtė normale qė tė vihen re mangėsi nė njė skuadėr qė vjen nga kategoria e parė. Kėto mangėsi mund tė jenė nė aspektin taktiko teknik, por edhe nė mendėsinė e lojtarėve. Gjithsesi, pas 5 javėsh stėrvitje, situata nė skuadėr nuk ėshtė ajo e fillimit, sepse ndryshimi nė tė gjitha drejtimet ėshtė i dukshėm. Bashkė me pjesėtarėt e tjerė tė stafit teknik, kemi punuar jo vetėm nė aspektin fizik, por edhe nė korrigjimin e problemeve tė shfaqura nė anėn teknike. Kjo dukuri ėshtė shfaqur veēanėrisht te disa lojtarė tė rinj, tė cilėt duhet tė pėrmirėsohen gradualisht nė kėtė element tė rėndėsishėm tė pėrgatitjes profesionale. Ata duhet tė pėrshtaten mė mirė nė detyrat taktike tė skuadrės," - ėshtė shprehur trajneri Canaj. Gjatė merkatos sė verės, me Flamurtarin janė bashkuar disa lojtarė, por trajneri Canaj mendon se skuadrės sė tij i duhen lojtarė tė tjerė cilėsorė dhe me eksperiencė, tė cilėt do tė kompletonin tė trija repartet. "Me afrimin e disa lojtarėve, mendoj se janė plotėsuar boshllėqet nė repartin e mesfushės dhe tė mbrojtjes, por ende njė gjė e tillė nuk ka ndodhur me sulmin. Nė ndeshjet miqėsore qė kemi zhvilluar, sulmuesit tanė kanė shpėrdoruar shumė raste goli para portės kundėrshtare. Ditėt e fundit ėshtė folur pėr afrimin e sulmuesit senegalez, Xhibril Sisoko, i cili sezonin e kaluar ka qenė pjesė e Flamurtarit, por kur ai tė fillojė stėrvitjen, do tė shohim gjendjen e tij fizike. Megjithatė, nė ndeshjet me Dinamon dhe Elbasanin, besoj se treguam se kemi njė skuadėr tė pėrgatitur mirė, pavarėsisht se nuk arritėm rezultatet e dėshiruara," - theksoi trajneri Canaj, i cili nė ndeshjet e fundit ka aktivizuar shumė lojtarė me pjesė kohe tė reduktuar. Sipas tij, nė tė njėjtėn mėnyrė do tė veprohet edhe ditėt e ardhshme, sepse kėshtu nxitet konkurrenca midis lojtarėve, nė pozicionet ku ata provohen. "Veē Sisokos, para dy ditėsh ėshtė kthyer nė skuadėr edhe mesfushori Shpėtim Imeraj. Kėta dhe tė tjerėt do tė aktivizohen nė ndeshjet e ardhshme miqėsore, me Dinamon nė Tiranė dhe Naftėtarin nė Kuēovė. Qėllimi ėshtė pėr tė krijuar sa mė shumė konkurrencė midis lojtarėve, nė mėnyrė qė secili tė ndėrgjegjėsohet se pėrfshirja nė formacionin e parė arrihet me shumė punė dhe profesionalizėm," - ka pėrfunduar trajneri i Flamurtarit, Agim Canaj.

    Kastriot Brahimi
    Sporti Shqiptar

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822
    Trajneri rumun, edhe pse ėshtė i kėnaqur me pėrgatitjet, kėrkon disa pėrforcime 16-08-2006

    Dumitresku: Mė bėn optimist kjo Apoloni

    Ora 18 e ditės sė hėnė ka shėnuar rikthimin nė shtėpi tė skuadrės fierake. Trajneri Dumitresku, pasi ka zhvilluar analizėn e ndeshjes sė tė shtunės, qė Apolonia e luajti nė Peqin me Shkumbinin, ka vijuar me njė stėrvitje komplekse nė fushė, ku pjesėn mė tė madhe e zinte ana tekniko taktike. Pas zhvillimit tė stėrvitjes sė parė nė Fier, qė ėshtė ndjekur edhe nga njė numėr i madh sportdashėsish, ne i kėrkuam njė mendim trajnerit rumun tė Apolonisė, Silvin Dumitreskut. Ai ka pranuar me dashamirėsi tė flasė nė lidhje me pėrgatitjet e skuadrės sė tij. Ndėr tė tjera, ai theksoi se skuadra e tij ka nevojė pėr pėrforcime dhe reparti mė problematik, sipas tij, ėshtė ai i mbrojtjes. "Jemi kthyer nė Fier, - shprehet ai, - pėr tė vazhduar pjesėn e mbetur tė pėrgatitjeve deri nė fillim tė kampionatit. Ditėt e para po i kushtojmė mė shumė rėndėsi punės tekniko taktike, pasi afrimi i kampionatit na e imponon njė gjė tė tillė." Ndėrkohė, i pyetur pėr pėrgatitjet e zhvilluara nė
    kryeqytet, rumuni theksoi se ishte i kėnaqur nga angazhimi i futbollistėve tė tij. "Kemi kryer stėrvitje intesive dhe pėrgjithėsisht jam i kėnaqur nga qėndrimi qė futbollistėt kanė mbajtur nė procesin stėrvitor. Puna nė terren, por edhe ajo nė palestėr, na ka lejuar tė shikojmė nga afėr gjendjen e secilit futbollist," - tha trajneri Dumitresku, i cili pėr miqėsoret e luajtura nga Apolonia nė Tiranė, shtoi: "Kemi zhvilluar disa ndeshje pėrgatitore gjatė periudhės qė kemi qenė tė grumbulluar nė Tiranė, ku skuadra ka paraqitur anė tė mira, por hera herės edhe disa dobėsi nė mbrojtje. Do tė veēoja nė kėto miqėsore pjesėn e parė shumė tė mirė tė zhvilluar ndaj Tiranės, por edhe lojėn me nivel nė ndeshjen me ekipin Shpresa, ku fituam me rezultatin 3 0." Ndėrsa pėr pėrforcimin e mundshėm tė Apolonisė, trajneri Dumitresku u shpreh se Apolonisė sė tij i duhen disa futbollistė, sidomos nė repartin e mbrojtjes. "Mė janė premtuar disa pėrforcime dhe besoj se gjatė ditėve qė na kanė mbetur, disa lojtarė tė tjerė do tė vijnė pranė skuadrės sonė. Megjithatė, ne kemi vazhduar pėrgatitjet e duhura dhe baza e suksesit tė kėtij grupi futbollistėsh tė rinj qėndron te dėshira pėr tė punuar," - pėrfundoi Dumitresku.


    Miqėsorja e radhės, sot nė Fier me Besėn
    Sot pasdite, nė orėn 17.00, djemtė e trajnerit Dumitresku do tė pėrballen nė stadiumin "Loni Papuēiu" me Besėn e Kavajės. Nė kėtė ballafaqim, nga drejtuesit e skuadrės bardhejeshile ėshtė menduar tė provohen edhe disa futbollistė, tė cilėt janė vėnė nė shėnjestrėn e kėtij klubi. Ky takim do tė jetė i dyti pėr fierakėt nė shtėpinė e tyre, pasi mė parė ata kanė zhvilluar njė miqėsore nė fushėn e tyre me Lushnjėn.

    Arbėr Emiri
    Sporti Shqiptar

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822
    Me falni per mungesen disa ditore pasi kam qene me pushime. Sapo te kem kohe te lire do tu jap disa nga lajmet per ekipet kryesore te superliges ne keto dite te fundit dhe per diten e sotme.

  8. #8
    -=|ProuD`To`Be`DiNaMo|=- Maska e dinamo
    Anėtarėsuar
    13-10-2004
    Vendndodhja
    KS DiNaMo
    Postime
    90
    E.T Bravo Informacin i vlefshem Urime

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822
    Presidenti i Vllaznisė ka zhvilluar njė takim me shoqatėn e tifozėve kuqeblu 20-08-2006

    Fushaj: Tifozė, duhet ta na mbėshtesni!

    Nė njė takim qė ka pasur dy ditė mė parė me njė pėrfaqėsi tė tifozėve kuqeblu, presidenti i Vllaznisė, Valter Fushaj, i ka garantuar ata se skuadra pretendente qė ata dėshirojnė thuajse ka marrė fund se ndėrtuari. "Na mungon edhe njė apo dy lojtarė dhe vetėm kaq. Skuadra ėshtė e bėrė dhe pėr kėtė edhe ju e keni tė qartė se kam shpenzuar shumė pėr tė ndėrtuar njė skuadėr tė tillė. Megjithatė, ajo qė kėrkoj unė nga ju si tifozė ėshtė qė ta mbėshtetni nė tė gjitha mėnyrat skuadrėn tuaj tė zemrės. Ju jeni njė pikė shumė e fortė pėr mbėshtetjen e ekipit, pėr tė mos thėnė qė jeni pjesė e pandarė e tij. Shpeshherė ėshtė thėnė se tifozi ėshtė lojtari numėr 12 i Vllaznisė, por sivjet dėshiroj ta bėj vėrtet realitet kėtė gjė. Prandaj dhe fanella me numėr 12 nuk ekziston nė radhėt e ekipit, por te ju tifozėt. Kam porositur shumė fanella me kėtė numėr qė do t'ju shpėrndahen ju si tifozė dhe po ashtu edhe kapele, shalle etj., vetėm e vetėm qė tė jeni gjithnjė pranė ekipit," ka thėnė "bosi" i kuqebluve. Por nga ana tjetėr, tifozėt e kanė falėnderuar presidentin Fushaj pėr gjithēka ka bėrė deri tani pėr ndėrtimin e njė Vllaznie ndryshe nga njė sezon mė parė dhe njėkohėsisht i kanė premtuar se do tė jenė gjithnjė nė krah tė skuadrės sė tyre tė zemrės. Nė kėtė bisedė dypalėshe ėshtė vendosur edhe pėr nxjerrjen sėrish nė shitje tė aboneve pėr sezonin e ri dhe prandaj nga dita e djeshme ka filluar procesi i marrjes sė tyre. Po ashtu, ėshtė rėnė dakord edhe pėr ēmimet e biletave qė sivjet do tė jetė i variueshėm sipas tribunave, njėkohėsisht edhe sipas ndeshjeve. Po ashtu, drejtuesit e klubit shkodran u kanė bėrė thirrje edhe firmave tė ndryshme pėr vendosjen e reklamave tė tyre nė ambientet e stadiumit "Loro Boriēi", duke u siguruar atyre edhe njė vend nė tribunėn VIP, ashtu siē e kanė kėtė pėrvojė edhe shumė klube tė huaja, si pėr shembull Energie Cottbus nė Gjermani, ku vetė presidenti Fushaj ėshtė njė nga sponsorėt e kėsaj skuadre.

    Ikėn Ndoja dhe disa tė rinj tė tjerė
    Qė nga dita e martė, nė stėrvitjen e kuqebluve ka qenė prezent edhe ish lojtari i Tiranės, Jon Ndoja. Ky i fundit kishte ardhur pėr t'u provuar tek kuqeblutė dhe nė tri ditėt e qėndrimit tek Vllaznia duket se shtatlarti 21-vjeēar i sulmit nuk e ka bindur trajnerin Shulze. Pėr rrjedhojė, pas stėrvitjes sė djeshme, nė tė cilėn
    shkodrani Ndoja nuk ėshtė stėrvitur pėr shkak tė njė dėmtimi tė marrė njė ditė mė parė gjatė njė ndeshjeje kontrolli, ai ėshtė thirrur nga trajneri gjerman dhe i ėshtė komunikuar vendimi se nuk do tė jetė nė planet e tij. Nė kėtė mėnyrė, ky sulmues i perspektivės ėshtė i treti qė nuk rezulton i vlefshėm pėr Vllazninė nė ditėt e fundit, pasi mė parė njė pėrgjigje tė tillė ka marrė edhe kosovari Muja dhe shkodrani Hyka. Tė njėjtin fat me Ndojėn dje kanė pasur edhe disa futbollistė tė ardhur nga ekipet e tė rinjve. Grupi prej 4 5 lojtarėsh me Shtupinėn, Aletin, Rrashketėn, Hasanin e Selimajn janė stėrvitur me skuadrėn qė nga fillimi i kėsaj jave, por Shulze i ka parė me dyshim, prandaj tre tė parėve u ka komunikuar largimin, ndėrsa Hasanit dhe portierit Selimaj do t'u japė edhe njė shans tjetėr.

    Vllaznia fiton miqėsoren me Teutėn
    Ekipi i Vllaznisė e ka fituar miqėsoren e djeshme me Teutėn, tė luajtur nė Shijak, me rezultatin 1 0. Autori i golit tė vetėm ka qenė Klevis Dalipi, i cili ka shėnuar nė minutėn e 78 tė tė pjesės sė dytė. Shkodranėt janė treguar superiorė. Kjo, jo vetėm falė rezultatit, por edhe paraqitjes fizike tė lojtarėve. Ndėrkohė qė ka rėnė nė sy edhe loja e mirė e sulmuesit kamerunas, i ardhur sė fundi te Vllaznia, Etouke. Kjo ishte edhe ndeshja miqėsore e fundit pėr tė dyja skuadrat nė prag tė ndeshjes sė parė tė kampionatit tė ri.

    Gjergj Kola
    Sporti Shqiptar

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822
    Elbasanasi pritet tė dalė nesėr nė stėrvitje, duke hedhur poshtė zėrat pėr largim 20-08-2006

    Bylykbashi, kapiteni mbetet i kuq

    Dorian Bylykbashi do tė jetė kapiten i Partizanit edhe pėr sezonin e ri futbollistik. Nė klubin i kuq, nga burime tė sigurta pranė presidentit Xhani, mėsohet se elbasanasi i kombėtares do tė dalė nė stėrvitje, nėn urdhrat e Bajkos, qė nesėr, duke hedhur poshtė ēdo hije dyshimi pėr largimin e tij. Nuk kishte si tė ndodhte ndryshe. Delaini, qė pritet tė rikthehet po nesėr, dhe pėrforcimi i skuadrės me disa elementė kryesorė, nuk do tė kishin vlerė pa shėrbimin e mesfushorit tė shquar tė kampionatit tonė. Siguria pėr ardhjen e Dorian Bylykbashit shihej qartė edhe nė qėndrimin e presidentit Xhani. Kur e pyet pėr rinovimin me kapitenin e kuq, Xhani, sigurisht duke qenė i sigurt pėr rikthimin e tij, duke ironizuar edhe zėrat pėr kalimin e elbasanasit te skuadrat e tjera tė superligės, ngre supet, madje shton se Tirana ėshtė mė pranė nėnshkrimit me kėtė futbollist. "Bylykbashi? Ai ėshtė i Tiranės, i Vllaznisė, i Elbasanit. Tė paktėn kėshtu kam lexuar nė shtyp,"- ka ironizuar Xhani, duke qenė i sigurt pėr rinovimin me Bylykbashin. Interesimi i tifozėrisė, pėr tė cilėn blerjet dhe afrimet e shumė lojtarėve kanė mė pak vlerė se rinovimi me Bylykbashin, pėr ta parė elbasanasin nė fushėn e stėrvitjes ėshtė shumė i madh. Pyetjes se kur do tė shihet Bylykbashi nėn urdhrat e Bajkos, Xhani i pėrgjigjet: "Tė shohim. Por dua tė them se kurrė nuk do ta zhgėnjejmė tifozėrinė. Kam premtuar se do tė ndėrtoj njė Partizan pretendent dhe nuk do tė zhgėnjej,"- ėshtė shprehur mė tej njėshi i tė kuqve. Ndėrsa Bylykbashi, nga ana e tij, vazhdon tė mbetet enigmatik. Lidhja mė tė nepėrmjet telefonit ėshtė e pamundur. Gjithsesi, burime pranė lojtarit konfirmojnė ardhjen e tij nesėr nė klubin e kuq, duke e justifikuar mungesėn e deritanishme me zgjidhjen e disa problemeve personale. Nga dita e hėnė Bajko do tė marrė frymė lirisht. Sigurisht, puna e tij e deritanishme ka qenė shumė serioze dhe rezultative, por ajo merr vlerėn e duhur kur nė skuadėr janė tė gjithė elementėt, sidomos ata mė cilėsorė. Partizani ka zhvilluar deri tani katėr ndeshje miqėsore, por asnjėherė skuadra nuk ka paraqitur atė nivel loje qė kėrkojnė drejtuesit e kuq, kjo falė mungesės sė "regjisorit". Loja e sulmit nuk ka qenė shumė rezultative, pasi kombinimi me mesfushėn nuk ka rezultuar nė nivelin e kėrkuar. Arbėr Abilaliajt, qė sezonin e kaluar ka shėnuar 8 gola, i kanė munguar asistet e kapitenit. Gjithsesi, mungesa e gjatė bėn qė Bylykbashi tė mos jetė nė 100% tė formės sė tij, por pa dyshim ai ėshtė i domosdoshėm pėr mesfushėn e kuqe.

    U-17-ta e Partizanit shkėlqen nė Greqi
    Nga data 14 deri mė 15 gusht, nė Selanik tė Greqisė, ėshtė zhvilluar turneu "Niko Galis", me pjesėmarrėse disa prej skuadrave tė Greqisė si dhe nga vende tė tjera. Nga Shqipėria kanė marrė pjesė dy ekipe tė akademisė "Partizani", duke bėrė njė paraqitje mjaft tė mirė. Nė Kalqidhiqi, zonė e Selanikut, ku ky turne zhvillohet ēdo verė, mė shumė ka shkėlqyer skuadra e tė rinjve U-17, e drejtuar nga ish-lojtari i njohur i Partizanit dhe i kombėtares Ledio Pano. Djelmoshat e U-17-ės, nė tri takime tė zhvilluara, kanė arritur tė marrin po kaq fitore. Ra nė sy loja e disa futbollistėve, kryesisht tė repartit tė sulmit, tė cilėt kanė bėrė garė me njėri-tjetrin se kush shėnon mė shumė. Vlen tė pėrmenden Ergys Neziri, Kenado Disha dhe Gerti Hajdari, i cili ka arritur tė shėnojė plot 6 gola nė tri ndeshjet e zhvilluara. Akademia "Partizani", me skuadrat qė pėrfaqėsohet, gjithmonė ka bėrė paraqitje tė mira nė turnetė e zhvilluara, ku meritė tė veēantė ka drejtori i saj, Genci Tomorri, qė gjithmonė ėshtė i angazhuar seriozisht pėr pjesėmarrjen e tė rinjve tė Partizanit nė kėto aktivitete.

    E diela, pushim absolut pėr tė kuqtė
    Pas miqėsores sė zhvilluar dje me Besėlidhjen, trajneri Bajko i ka lėnė pushim djemtė e tij. Natyrisht, pas impenjimit fizik tė ditės sė djeshme, futbollistėt kanė nevojė pėr rikuperimin e forcave, ndaj ėshtė vendosur, si zakonisht, qė e diela tė bėhet pushim. Nesėr do tė nisė java e fundit e pėrgatitjeve pėr sezonin e ri dhe vetėm pas 5 ditėsh do tė luhet ndeshja e hapjes sė kampionatit pėr tė kuqtė me Apoloninė.

    Java e fundit, njė Partizan i kompletuar
    Nuk ishte e thėnė qė trajneri Bajko t'i niste pėrgatitjet pėr sezonin e ri me njė skuadėr tė kompletuar. Nė fillim tė gushtit, Bajko ka punuar pėrgjithėsisht me tė rinjtė, por, dita-ditės, grupi ėshtė kompletuar me nėnshkrimin e titullarėve tė sezonit tė kaluar dhe me ardhjen e futbollistėve nga skuadrat e tjera tė superligės. Bajko ka filluar tė marrė frymė lirisht me ardhjen e Kardekut dhe Leandros, por sigurisht "qershia mbi tortė" ėshtė rinovimi me Bylykbashin dhe Sasha Delainin. Tė dy futbollistėt nė fjalė pritet tė dalin nesėr nė stėrvitje, duke kompletuar grupin pėr sezonin e ri. Gjithsesi, Partizani nuk ka hequr dorė nga afrimi i njė sulmuesi me eksperiencė, por deri tani vetėm nė kuadrin e zėrave tė merkatos.

    Tifozėt nė pritje tė pėrcaktimit tė fushės
    Akoma nuk ėshtė vendosur se ku do tė zhvillohet takimi i parė i kampionatit mes Partizanit dhe Apolonisė. Kalendari i pėrcaktuar nga FSHF-ja ka pėrplasur dy skuadrat e kryeqytetit, Partizanin dhe Dinamon, pėr stadiumin "Qemal Stafa". Tė dyja skuadrat i zhvillojnė ndeshjet brenda nė "Qemal Stafa", por, aksidentalisht, shorti i ka pėrcaktuar tė dyja skuadrat pritėse. Tė hėnėn do tė zgjidhet edhe ky problem dhe tifozėt do tė dinė se ku tė drejtohen pėr tė ndjekur skuadrėn e tyre tė zemrės.

    Adi Metaliu
    Sporti Shqiptar

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822
    Ermir Strati ėshtė njė ndėr lojtarėt e rinj, pjesė e formacionit nė sezonin e shkuar 20-08-2006

    Strati: Tashmė, Flamurtari ka konkurrencė

    Ermir Strati ėshtė njė ndėr lojtarėt e rinj qė ka qenė pjesė e formacionit nė sezonin e shkuar. Nė ndeshjet e fundit miqėsore qė ka zhvilluar nė kėtė periudhė Flamurtari, Strati e ka nisur lojėn nga stoli, pėr t'u aktivizuar nė radhėt e Flamurtarit. Sezonin e shkuar dhe me cilėsitė e shfaqura gjatė ndeshjeve tė kampionatit, u bė njė personazh i njohur dhe i dashur pėr sportdashėsit vlonjatė. Megjithatė, me modesti Strati shprehet: "Sezonin e shkuar erdha mė vonė te Flamurtari, pasi pėr 6 vjet rresht kam qenė i larguar nė Norvegji dhe Padova tė Italisė, ku jam aktivizuar me skuadra tė kategorive inferiore. Gradualisht arrita tė aktivizohem nė formacionin bazė, por vetėm nė sajė tė njė stėrvitjeje tė lodhshme, e cila ndikoi mjaft nė formėn time fizike. Nė pėrgatitoret e tanishme kam pasur probleme me kaviljen e kėmbės sė majtė, por gjithsesi pėr asnjė ditė nuk e kam lėnė stėrvitjen. Nė 7 ndeshjet miqėsore qė ka zhvilluar skuadra, trajneri Canaj mė ka aktivizuar vetėm njė pjesė loje. Unė jam i kėnaqur jo vetėm nga stėrvitja qė ka zhvilluar stafi ynė teknik me skuadrėn, por edhe nga niveli cilėsor i lojės qė kemi shfaqur nė ēdo ndeshje miqėsore. Vlerėsoj trajnerin Agim Canaj, sepse ēdo lojtari i jep vlerėsimin qė i takon. Trajneri i vlerėson shumė lojtarėt e sakrificės dhe qė japin rendimentin e duhur nė fushė. Askush nga lojtarėt nuk ėshtė i sigurt se do tė jetė pjesė e formacionit tė skuadrės. Tani edhe unė mendoj, sipas filozofisė sė popullit, se te Flamurtari ka shkuar "haku tek i zoti". Pėr Flamurtarin po investohet shumė, ashtu si dy vitet e fundit edhe tani, prandaj skuadrės i duhet tė japė rendimentin maksimal nė fushėn e lojės. Bashkia e Vlorės po bėn tė pamundurėn pėr skuadrėn e Flamurtarit me investimet e saj. Eshtė mėkat qė lojtarėt tanė tė mos japin gjithēka kanė. Kur shikon disa skuadra qė pėr gjithė sezonin nėnshkruajnė me lojtarėt njė kontratė financiare me 150 mijė lekė tė rinj, aq sa te Flamurtari kjo shifėr nuk ekziston as pėr njė kėst tė njė lojtari rezervė, kjo dukuri tė bėn tė mendosh sesa borxhlinj duhet tė jemi pėr kėtė Flamurtar. Gjithsesi, oreksi vjen hap pas hapi." Nė ndeshjen e fundit miqėsore qė luhet sot nė Kuēovė ndaj Naftėtarit, sipas Stratit, trajneri Canaj do tė provojė formacionin e skuadrės qė do tė paraqitet nė kampionat. "Siē duket, ndeshja ndaj Naftėtarit do tė jetė dora e fundit e kolaudimit tė skuadrės. Dėshira ime ėshtė qė tė rreshtohem te 11 mė tė mirėt e skuadrės. Pavarėsisht se kam pak probleme me kaviljen, dėshira ime ėshtė qė tė kontribuoj maksimalisht pėr kėtė fanellė kaq tė dashur pėr mua," - pėrfundon i riu i Flamurtarit, Ermir Strati.

    Kastriot Brahimi
    Sporti Shqiptar

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822
    Albert Duro shpreson se ekipi durrsak do ta kalojė me sukses ndeshjen e parė 20-08-2006

    A.Duro: Teuta, gati pėr njė start pozitiv

    "Jemi gati pėr njė start pozitiv nė sfidėn e parė me ekipin e Dinamos." Kėshtu ėshtė shprehur pėr "Sportin shqiptar" mbrojtėsi i Teutės, Albert Duro, sipas tė cilit ekipi po tregon njė formė tė mirė, qė premton rezultat pozitiv nė pėrballjen e parė tė Teutės me Dinamon. Sipas Duros, takimet miqėsore kanė treguar se mekanizmi i ekipit po funksionon mirė dhe se nė grup ekziston mentaliteti i fituesit. Duke u nisur dhe nga eksperienca e tij e gjatė dhe e suksesshme, Duro komenton edhe detaje tė tjera nga ajo qė Teuta mund tė arrijė nė kėtė kampionat.
    Si po funksionon mekanizmi i Teutės nė prag tė kampionatit?
    Pėr mendimin tim, ėshtė krijuar njė ekip qė funksionon mirė, di tė qarkullojė topin dhe tė jetė i rrezikshėm nė momentin e duhur. Kemi edhe probleme qė vijnė nga ngarkesa fizike e fazės pėrgatitore, apo dhe arsye tė tjera, por shpresoj qė kėto tė zgjidhen deri nė fillimin tė kampionatit.
    Si ju duket pėrballja e parė me Dinamon?
    Kuptohet qė ėshtė njė ndeshje e vėshtirė, pėr faktin se do tė luajmė kundėr njė kundėrshtari qė ka njė grup kompakt dhe tė menaxhuar mirė. Unė mendoj se do tė jemi gati pėr kėtė ndeshje, pse jo edhe pėr tė bėrė njė fillim pozitiv tė kampionatit.
    Ē'kuptoni ju me fillim pozitiv tė kampionatit?
    Do tė shkojmė pėr tė fituar nė Tiranė me Dinamon dhe pėr tė bėrė tė njėjtėn gjė edhe mė pas me Partizanin.
    A do tė tregojnė kėto takime forcėn e vėrtetė tė Teutės?
    Sigurisht. E fillojmė kampionatin me dy takime tė vėshtira, nga ku shpresoj qė tė dalim me sukses.
    Si do t'i vlerėsonit rezultatet e takimeve tė para miqėsore?
    Nuk do tė gjykoj rezultatet, pasi nė kėto lloj takimesh kėto rezultate nuk tregojnė gjė. Unė shikoj mėnyrėn e lojės dhe them se jemi nė rrugėn e duhur.
    Ē'do tė thotė pėr ju fakti qė objektivi ėshtė pėr njė nga trofetė?
    Eshtė njė objektiv i vėshtirė, por jo i paarritshėm. Janė disa ekipe nė kampionat qė kanė pothuajse tė njėjtin nivel dhe qė pretendojnė pėr titull. Kuptohet qė lufta ėshtė e hapur dhe kanė shumė rėndėsi rezultatet e dy fazave tė para. Pėr mendimin tim, kėto rezultate do tė jenė pėrcaktuese.
    Si ju duket skema e re e kampionatit?
    Nuk di ē'tė them, por mendoj se ėshtė mė e mirė sesa skema e vitit tė kaluar, kur faza e fundit pati probleme.
    Ē'do tė thotė pėr Albert Duron ky sezon i ri?
    Duhet dhėnė maksimumi pėr ekipin dhe duhet kėrkuar rezultati me mentalitet fituesi. Mendoj se kjo ėshtė shumė e rėndėsishme.
    A besoni se kjo Teutė do t'i rikthejė tifozėt nė stadium?
    Kėtė do ta shohim gjatė kampionatit, por unė jam optimist se tifozėt tanė do tė na mbėshtesin.


    Llambi Kallēo
    Sporti Shqiptar

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822
    20-08-2006

    Mema: Sivjet llogariteni edhe Apoloninė

    Futbollisti Devis Mema ditėt e fundit ėshtė bashkuar me shokėt e skuadrės sė tij. Impenjimi me skuadrėn pėrfaqėsuese Shpresa, e cila drejtohet nga trajneri Bushati, e ka mbajtur larg formacionit fierak. Pėr rumunin Dumitresku, ardhja e shtatlartit korēar ėshtė njė plus mė shumė pėr skuadrėn bardhėjeshile. Mema, nė qėndrimin e tij te skuadra fierake ėshtė provuar nė disa pozicione nga teknikėt e kėsaj skuadre. Ndonėse ėshtė tipiku i njė sulmuesi qė mund tė prodhojė gola, Mema nuk ka pėrtuar tė aktivizohet shpesh edhe nė rolin e njė mesfushori. Dumitresku ka pėlqyer ta aktivizojė si njė lojtar tė tretė nė vijėn sulmuese. Ky do tė jetė sezoni i tretė radhazi pėr korēarin, qė mban ngritur "grepat" nė tė ardhmen tė shkojė tė luajė nė vendet nordike pas pėrfundimit tė kontratės me skuadrėn e presidentit Kokėdhima. Tashmė loja e kėtij futbollisti ėshtė pėlqyer nga menaxherėt, por, sipas korēarit, ai do t'u qėndrojė besnik atyre qė ka nėnshkruar me Apoloninė. Mema ndihet tamam si nė shtėpinė e tij dhe kėtė gjė e ka deklaruar mė shumė se njė herė. "Askush nuk duhet ta nėnvlerėsojė forcėn e kėsaj skuadre.
    Kėtė e mbėshtes, sė pari, te puna mjaft e mirė qė kemi bėrė dhe, sė dyti, tek energjitė e kėtyre djemve qė po u hanė kėmbėt pėr tė luajtur ndeshje tė vėrteta. Kur them kėshtu, kam parasysh kualitetin e ndeshjeve qė luhen nė superligė, sepse kėta djem nuk mund tė quhen fillestarė, pasi kanė tashmė pėrvojėn e tyre nė kėtė skuadėr, nė tė cilėn do tė guxojnė sė bashku pėr tė bėrė mė tė mirėn. Unė u them tė gjithėve qė ta llogaritin edhe Apoloninė si njė skuadėr serioze dhe ambicioze," - ėshtė shprehur Devis Mema, sulmues korēar qė do tė mbrojė sėrish ngjyrat e Apolonisė.

    Arbėr Emiri
    Sporti Shqiptar

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822
    Mesfushori i bluve shpreh objektivat e tij pėr sezonin qė pritet tė fillojė 20-08-2006

    Poēi: Kjo Dinamo nuk i trembet askujt

    Dėmtimi qė e la Artion Poēin rreth njė muaj larg skuadrės nė stėrvitje, tani ėshtė njė histori e vjetėr. Futbollisti fierak i bluve, qė prej tri ditėsh ka filluar stėrvitjen me grupin. Nė seancat e para stėrvitore, ai ėshtė ambientuar menjėherė me ta. Problemi mund tė qėndronte pak me lojtarėt e rinj tė sapoardhur dhe qė luajnė pėr herė tė parė me tė, por njė gjė e tillė nuk ndodhi. Sot pėr tė do tė jetė edhe prova e sė vėrtetės. Dinamo do tė ketė njė ndeshje miqėsore me Besėn e Kavajės, nė tė cilėn do tė aktivizohet edhe Poēi. Nė njė prononcim pėr gazetėn "Sporti shqiptar", lojtari shpreh objektivat e tij, qė ka pėr kėtė vit me skuadrėn e Dinamos. "Me njė skuadėr tė tillė objektivat si titulli kampion asnjėherė nuk mungojnė. Si gjithmonė, edhe kėtė vit ka kundėrshtarė tė fortė. Nėse do tė mė kėrkoni qė tė veēoj ndonjėrėn nga kėto ekipe, mund tė them se qė tė gjitha kanė pikat e tyre tė forta dhe tė dobėta. Nėse njė skuadėr ka mė shumė pika tė forta, ajo ėshtė mė e vėshtira. Megjithatė, ne nuk i trembemi asnjė kundėrshtari. Do tė bėjmė detyrėn tonė, duke synuar gjithmonė tripikėshin. Gjithashtu mund tė them se objektiv tjetėr ėshtė Kupa e Shqipėrisė. Realizimi i tyre do tė na gėzonte dhe gjithashtu do na jepte njė shtysė pėr mė tej. Pėr tė arritur kėto na duhet shumė punė dhe kėtė besoj se po e bėjmė."
    Nė lidhje se si i shkojnė gjėrat me ekipin, pas rikthimit nė stėrvitje, nė ka pasur ndonjė problem. Fieraku pohon se nuk ka asnjė dhe ēdo gjė i shkon pėr mrekulli. "Nuk ka shumė qė i jam rikthyer stėrvitjes me grupin, pas dėmtimit. Tani jam mirė dhe gjithēka po shkon pėr mrekulli. Me shokėt e skuadrės jam ambientuar shumė shpejt dhe mė e rėndėsishmja qė edhe tė rinjtė, me tė cilėt luaj pėr herė tė parė, kam arritur t'i kuptoj menjėherė. Sot do tė jetė aktivizimi im i parė nė miqėsoren e radhės me Besėn. Nė kėtė takim do tė shoh edhe mė mirė nėse kam ndonjė problem. Nėse do tė konstatoj ndonjė gjė tė tillė, atėherė mė duhet tė stėrvitem akoma mė shumė pėr tė qenė gati pėr kampionatin qė pritet tė fillojė."
    I pyetur nė lidhje me tė ardhmen e tij, Poēi thotė se, megjithėse ka pasur oferta nga disa ekipe edhe pėr kėtė sezon nuk ka ndėr mend qė tė lėvizė nga blutė. "Tė ardhmes time? Ofertat jo se mė kanė munguar, por pėr momentin e shoh veten vetėm me uniformėn blu. Mendoj se edhe pėr kėtė sezon nuk kam ndėr mend qė tė lėviz nga skuadra. U bėnė disa kohė qė jam me kėtė skuadėr dhe tė ndahesh nga ajo ėshtė disi e vėshtirė. Megjithatė, jeta ėshtė me tė papritura dhe deri vitin tjetėr nuk i dihet se ēfarė ndodh. Dua tė shtoj se tė gjithė shkojnė aty ku ėshtė mė mirė dhe pėr mua deri mė tani ka qenė mė mirė kėtu."
    Pėr sa i pėrket mendimit tė tij pėr gjendjen e skuadrės. Atij i duket se gjithēka po ecėn mirė dhe pėr kėtė kėrkon qė kėtė vit tė kenė edhe titullin. Ky titulli u mungon bluve qė nga viti 2002, tė fituar kur trajner ishte Faruk Sejdini, qė ėshtė sjellė pėr tė arritur edhe njė hėrė atė qė bėri para 4 vjetėve. "Gjendja e skuadrės, pėr mendimin tim, duket se ėshtė e mirė. Kjo ėshtė dhe arsyeja pse kėrkoj qė kėtė vit tė fitojmė titullin kampion. Gjėja kryesore pėr momentin ėshtė tė bėjmė njė paraqitje sa mė tė mirė nė ndeshjen e parė pėr tė marrė tripikėshin. Pėr kėtė pėr arsye them se fillimi i mirė ėshtė gjysma e punės,"- pėrfundoi deklaratėn e tij mesfushori firak, Ariton Poēi.

    Miqėsorja, Dinamo mund Besėn 1-0
    Miqėsorja e djeshme midis Dinamos dhe Besės pėrfundoi nė shifrat 1-0 pėr vendėsit. Ndeshja u zhvillua nė ambientet e kompleksit Dinamo. Nė kėtė takim nuk ndodhi si nė tė tjerėt, ku zėvėndėsimet ishin pa fund, por nė lojė u aktivizuan mė shumė titullarėt. Pjesa e parė e lojės ishte pothuajse e barabartė, me shanse pėr tė shėnuar nga tė dyja skuadrat, megjithėse edhe ato ishin tė pakta. Ndėrsa nė pjesėn e dytė u vu re njė lojė sulmuese e Dinamos, e cila ishte mė lart se "mysafirėt". Gjithashtu 45-minutėshin e dytė vjen njė "predhė" e Deliallisit, qė godet shtyllėn, ndėrsa pas disa minutash vjen goli i fitores pėr blutė. Autori i kėtij goli ishte sulmuesi Ilir Qorri, i cili realizon golin e parė me skuadrėn e Dinamos pėr kėtė vit. Me kėtė gol ai shleu edhe besimin e Sejdinit, qė hoqi Gudjabin dhe futi 31-vjeēarin. Megjithėse ishte njė miqėsore, Dinamos fatkeqėsisht i ndodhėn edhe dy dėmtime. Dėmtimi i parė i ndodhi pikėrisht Enkel Alikajt dhe i dyti Erjon Xhafės, ku tė dy dolėn nga fusha e lojės. Pėr sa i pėrket dėmtimit tė mbrojtėsit tė kombėtares dhe njėkohėsisht tė Dinamos, dėmtimi ishte mė i lehtė nga ai i Alikajt. Alikaj me dėmtimin qė mori nė kėmbė duket se do tė qėndrojė jashtė stėrvitjes pėr njėfarė kohe. Nė lidhje me dėmtimin e Xhafės, sipas mjekut tė ekipit, nuk ėshtė pėr t'u bėrė merak.

    Arbėr Hoxha
    Sporti Shqiptar

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822
    Klodian Duro, u ka dhėnė fund zėrave tė merkatos, duke firmosur pėr bardheblutė 21-08-2006

    Duro: Mendoj pėr Tiranėn dhe kombėtaren


    Nga pėrfundimi i sezonit tė kaluar dhe deri tė premten qė kaloi asnjeri nuk mund tė fliste me siguri, nėse mesfushori i kombėtares dhe ekipit tė Tiranės, Klodian Duro, do tė ishte pjesė e bardhebluve pėr sezonin e ri futbollistik. Gjatė kėsaj periudhe emri i mesfushorit ka qenė njė "gjah" pėr mediat dhe presidentėt e disa ekipeve, tė cilėt e donin atė nė skuadrat e tyre. Por siē ėshtė bėrė e ditur edhe mė parė nga gazeta "Sporti shqiptar", duke filluar nga dita e premte, 18 gusht, ėshtė zbardhur edhe e ardhmja e mesfushorit Duro pėr sezonin e ri futbollistik 2006-2007, pasi ka firmosur njė kontratė me bardheblutė e Tiranės. Kėtė fakt e bėnė tė ditur pėr lexuesit e gazetės "Sporti shqiptar" jo vetėm drejtuesit e klubit, por edhe vetė lojtari nė fjalė." Tashmė jam lojtar nėn kontratė me klubin e Tiranės dhe do tė mundohem qė tė jap kontributin tim pėr bardheblutė, tė cilėt kanė qenė korrektė me mua. Gjatė kėsaj vere emri im ka qenė i shumpėrfolur dhe nė disa raste as qė kisha dijeni pėr ato qė thuheshin. Por gjithsesi kjo nuk pėrbėn ndonjė problem pėr mua, pasi nė kohė merkatoje kudo nė botė zėrat ekzistojnė dhe janė tė pranueshėm, prandaj nuk mė mbetet hatri me asnjeri. E rėndėsishme ėshtė qė tani pėr sa i pėrket aktivizimit me klubet zgjedhja ime mbetet Tirana,"- shprehet elbasanasi i Tiranės, Klodian Duro. Mesfushori i bardhebluve ndihet entuziast, pasi ekipi nėn drejtimin e trajnerit Josa e ka nisur mbarė sezonin e ri, pasi tė shtunėn arritėn tė fitojnė trofeun e parė, i cili ishte superkupa. "Pėr vetė kontigjentet qė kishin skuadrat, normalisht qė Tirana duhej tė ishte mė superiore se kampionėt e Elbasanit, tė cilėt nuk kanė atė forcėn me tė cilėn mbyllėn kampionatin e kaluar. Ekipi ynė ka meritė, pasi e nisi aventurėn e re tė futbollit shqiptar me njė kupė tė fituar. Pra, i kemi bėrė njė nisje tė bukur sezonit dhe duhet qė tė ruajmė pėrqendrimin, pasi jemi vetėm nė hapat e parė,"- deklaron lojtari i Tiranės Duro. Mesfushori ishte i grumbulluar nga trajneri i kombėtares, Oto Bariē, pėr miqėsoren ndaj San Marinos dhe arriti tė luajė nė 45 minutat e para tė takimit. E rėndėsishme pėr Duron nuk ishte rezultati 3-0 qė arriti kombėtarja jonė, por nisja me hapin e duhur nga ekipi, pasi ėshtė nėn urdhrat e njė trajneri tė ri. " Takimi i kombėtares me San Marinon vajti nė njė mėnyrė tė mirė, pasi ne fituam si me rezultat dhe me lojė bindėse, megjithėse duhet pranuar se kundėrshtari ishte nėn nivelin e skuadrės sonė. Por nuk mund tė mohohen vlerat e kėtij takimi, pasi ky rezultat arrihet ndaj njė ekipi komėtar, qė merr pjesė rregullisht nė tė gjitha eliminatoret e futbollit botėror dhe europian. Nė pėrfundim tė takimit, trajneri Bariē ishte i kėnaqur nga ekipi dhe mendoj se kjo pėrballje i ka shėrbyer kroatit pėr tė njohur lojtarėt dhe vlerat e tyre. Pėr sa i pėrket ndryshimit tė Bariēit me trajnerėt e tjerė qė kanė drejtuar kombėtaren, pa dyshim qė ato ekzistojnė, pasi ēdo person ka fizionominė dhe mėnyrėn e tij tė punės. Ai ėshtė njė person me pėrvojė tė gjatė nė futboll dhe ne kemi shanse qė tė fitojmė diēka nga e kaluara e tij,"- pėrfundon mesfushori i kombėtares dhe ekipit tė Tiranės, Klodian Duro. Pra, lojtari elbasanas i bardhebluve, Duro, e ka "fjetur" mendjen pėr kėtė sezon, pasi ai pranon qė do tė japė maksimumin pėr kombėtaren dhe ekipin e Tiranės.

    Josa: Fillimi i kampionatit tregon forcėn tonė
    Ditėn e shtunė, ekipi i Tiranės i drejtuar nga trajneri Mirel Josa, fitoi trofeun e Superkupės, pasi nė finalen e zhvilluar nė Durrės mundėn me rezultatin 2-0 kampionen e Elbasanit. Pėr pjesėn mė tė madhe ky start i Tiranės u quajt fillim i mbarė pėr sezonin e ri, por nuk ėshtė plotėsisht dakord me kėtė mendim trajneri i bardhebluve, Josa, pasi kėtė hap e shikon nė javėt e para tė kampionatit. Trajneri e vlerėson Superkupėn thjesht si njė trofe tė fituar dhe nuk shikon arsye pėr t'u gėzuar. Sipas Josės, fillimin e mbarė tė ekipit tė tij duhet ta shikojmė me skuadrėn e Elbasanit, por jo duke marrė shkas nga takimi i Superkupės, por nga pėrballja e javės sė parė tė kampionatit tė ri, e cila do tė zhvillohet mė 27 gusht nė "Ruzhdi Bizhuta". Trajneri i bardhebluve i ka vėnė qėllim vetes qė tė krijojė njė skuadėr me disiplinė, pasi kjo duket nė tė gjitha deklarimet e tij pėr mediat. Kėsaj ideje trajneri i mėshoi edhe nė pėrfundim tė takimit me Elbasanin, pasi nuk ishte i kėnaqur nga skuadra e tij. Sipas Josės, nė finalen e Superkupės ekipi nuk ishte i disiplinuar taktikisht dhe lojtarėt e humbin shpesh pėrqendrimin e tyre, pasi ata krijojnė raste pėr shėnim, por nuk janė tė qartė nė finalizim. Trajneri i Tiranės, Mirel Josa, me sa duket, ka menduar qė sukseset me Tiranėn t'i arrijė duke krijuar njė ekip me disiplinė tė lartė taktike dhe me pėrqendrim tė lojtarėve gjatė gjithė 90 minutave tė lojės.

    Salihi: T'i shėrbej sa mė mirė Tiranės
    Sulmuesi i Tiranės Hamdi Salihi ishte njė nga pesė lojtarėt e Tiranės qė ishte grumbulluar me ekipin kombėtar, por ai nuk ishte me fat, pasi nuk arriti dot qė tė kontribuojė pėr ngjyrat kuqezi. Tė njėjtin problem si shkodrani pati edhe mbrojtėsi Arjan Pisha, i cili nuk pati mundėsi aktivizimi. Megjithėse sulmuesi shkodran i Tiranės ndihet i zhgėnjyer nga aventura me kombėtaren, ai nuk i ka shuar shpresat se do tė vijė edhe radha e tij qė tė luajė me fanellėn kuqezi. "Nuk e di pse nuk luajta, ai ėshtė njė problem i trajnerit dhe jo imi, pasi isha i gatshėm dhe nė fund nuk mora asnjė sqarim pėr kėtė gjė. Megjithatė, kisha mundėsi tė luaja disa minuta pėr vetė karakterin qė pati takimi. Momentalisht jam nė formė tė mirė, pasi kam kryer njė fazė tė plotė pėrgatitore me ekipin e Tiranės dhe do tė mundohem qė kėtė punė tė arritur tė mos e zbeh nė ditėt nė vijim. Pėr mua ka shumė rėndėsi qė nė radhė tė parė t'i shėrbej ekipit tė Tiranės dhe tė jap sa mė shumė qė tė jetė e mundur, ndėrsa mė pas, nėse do tė mė duan, do tė jem i gatshėm edhe pėr ngjyrat e kombėtares sė vendit tim,"- shprehet goleadori i bardhebluve, Hamdi Salihi. Kryegolashėnuesi i kampionatit tė kaluar e vlerėson eksperiencėn njėvjeēare me bardheblutė, pasi nė kryeqytet gjeti njė klub tė mirorganizuar dhe me pretendime, gjė e cila e ndihmoi shkodranin pėr tė pasur njė rendiment tė kėnaqshėm nė realizimin e golave. Sulmuesi i bardhebluve me numėr 14, Salihi, shpreson qė me pėrforcimet e reja qė ka bėrė klubi, ekipi i Tiranės do tė jetė pretendenti kryesor pėr tė gjitha trofetė sezonale. "Ekipi i Tiranės pėr sezonin e ri do tė hyjė qė tė dalė fitimtar. Kėtė bindje ma shton mė shumė edhe forca e grupit bardheblu, pasi Tirana ka njė fizionomi tė qartė dhe nuk duhet tė nėnvlerėsojmė asnjė kundėrshtar, nė mėnyrė qė tė gjitha takimet t'i vlerėsojmė si ndeshje finale. Prandaj dua ta harroj atė qė ndodhi nė San Marino dhe t'u pėrkushtohem bardhebluve. E kam nisur shumė mirė me superkupėn, ku arrita tė shėnojė gol ndaj Elbasanit, duke fituar trofeun e parė sezonal. Trofeun e Superkupės e merituam dhe nė kėtė mėnyrė i kemi bėrė njė hapje tė bukur sezonit tė ri dhe qė sot duhet tė mendojmė pėr takimin e kthimit me turqit e Kajserisporit,"-pėrfundon sulmuesi i Tiranės, Hamdi Salihi.

    Ilir Cara
    Sporti Shqiptar
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga OO7 : 21-08-2006 mė 09:07

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822
    Presidenti i tė kuqve kėrkon mbėshtetje nga shteti dhe Federata Shqiptare e Futbollit 21-08-2006

    Xhani: FSHF, amnisti fiskale pėr klubet

    Shumė njerėz pyesin gjithmonė veten: ēfarė leverdie kanė presidentėt e futbollit qė investojnė nė njė klub, sidomos kur janė tė superligės, ku dhe shpenzimet janė mė tė mėdha? Do tė ishte e pamoralshme tė mendoje se kėta njerėz po pėrfitojnė financiarisht thjesht duke qenė nė krye tė skuadrave shqiptare. Kritikat pėr ta, herė tė drejta e herė tė padrejta, nuk kanė munguar, por ēfarė po bėn shteti apo federata pėr t'i ndihmuar? Ėshtė pasioni, dashuria pėr kėtė lojė tė bukur, qė i nxit kėta njerėz tė japin para pėr futbollin, nė njė kohė kur nuk pėrfitojnė, pėrveē kėnaqėsisė, asgjė prej tij. Qė futbolli shqiptar tė ngrejė krye nė arenėn kombėtare dhe ndėrkombėtare kėrkohet mbėshtetja e tė gjithėve, jo vetėm e presidentėve. Deklaratat e fundit nga zyrtarėt e FSHF-sė, pėr ngrirjen e njė shume tė konsiderueshme parash nga klubet, ka nxitur reagimin e presidentėve, veēanėrisht atij tė Partizanit, Albert Xhani. Sipas tij, FSHF-ja duhet tė ndjekė njė politikė qė nxit zhvillimin e futbollit nė Shqipėri, e jo tė veprojė nė mėnyrė tė tillė, duke u ngirė presidentėve tė klubeve paratė, tė cilat do tė investohen nė bizneset e tyre dhe nė futboll. Xhani reagon menjėherė, teksa ėshtė kundėr vendimit tė drejtuesve tė FSHF-sė. "Nuk jam absolutisht dakord me ngrirjen e parave. Ne po japim gjithēka pėr futbollin, duke mos pasur ndihmėn mė tė vogėl financiare nga shteti, e megjithatė vazhdojmė tė investojmė. Duhet pasur parasysh se jetojmė nė njė vend qė ka shumė probleme, tė cilat natyrisht reflektohen edhe nė sport. Nė vend qė njerėzit qė japin para pėr sportin nė pėrgjithėsi dhe futbollin nė veēanti tė mbėshteten, nga zyrtarėt e FSHF-sė po bėhet njė fushatė kundėr tyre. Ngrirja e parave vetėm do ta dėmtonte futbollin tonė, pasi, nė vend qė kėto para tė shkojnė nė xhepat e futbollistėve apo tė investohen nė bizneset e kėtyre njerėzve qė hedhin para pėr futbollin, mbahen peng nga FSHF-ja. Madje do tė shtoja qė FSHF-ja duhet tė bėjė amnisti fiskale pėr tė gjithė presidentėt, qė tė kenė mundėsi tė investojnė mė shumė te skuadrat e tyre. Nė kėtė mėnyrė do t'i jepej njė ndihmė e madhe zhvillimit tė kėtij sporti,"- ėshtė shprehur njėshi i tė kuqve. Presidenti i Partizanit ka prekur edhe njė ēėshtje tjetėr, qė ka tė bėjė pikėrisht me marrėdhėniet e klubeve me Federatėn Shqiptare tė Futbollit. Sipas Xhanit, duhet tė ketė njė bashkėpunim mė tė ngushtė mes FSHF-sė dhe presidentėve tė klubeve nė vendimmarrje. "Shpeshherė FSHF-ja merr vendime pėr tė cilat duhet tė konsultohet me presidentėt e klubeve. Paratė pėr skuadrat nuk i japin anėtarėt e komitetit ekzekutiv, tė cilėt nuk denjojnė tė marrin as mendimin e presidentėve nė ndryshimet nė rregullore. Jemi ne ata qė japim paratė, ndaj duhet tė jemi mė tė respektuar nė kėtė aspekt, duke u pyetur pėr ndryshimet nė rregulloren e FSHF-sė. Njė bashkėpunim mė i ngushtė mes palėve do tė reflektojė pa dyshim nė zhvillimin e futbollit, qė varet nga paratė qė hedhin presidentėt nė klubet e tyre,"- ka pėrfunduar presidenti i Partizanit, Albert Xhani.

    Adi Metaliu
    Sporti Shqiptar

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822
    Drejtori teknik i klubit, Artin Kovaēi, thotė qė formacioni do tė kompletohet pėr njė javė 21-08-2006

    Kovaēi: Elbasani, fytyrė tjetėr nė kampionat

    Ekipi kampion i superligės ėshtė mundur nga fituesja e Kupės sė Shqipėrisė nė ndeshjen e Superkupės, qė u zhvillua nė fundjavė nė Durrės. Elbasani, edhe pse pa 11 nga titullarėt qė kontribuan nė shpalljen e tij kampion nė edicionin e fundit, ka arritur t'u bėjė deri diku rezistencė kryeqytetasve. Verdheblutė u ndėshkuan nga goli i Salihit nė mesin e pjesės sė parė, por arritėn tė reagonin, duke e goditur disa herė kuadratin e Nallbanit, por pa sukses. Kjo pasi nė pėrbėrje tė ekipit kampion tė drejtuar nga trajneri Luan Deliu mungojnė futbollistėt cilėsorė. Specialistėt e futbollit qė e kanė parė ndeshjen e Superkupės midis Tiranės e Elbasanit konstatuan se shumica e futbollistėve qė u aktivizuan nė pėrbėrje tė verdhebluve nuk e meritojnė tė jenė nė pėrbėrje tė kampionėve nė fuqi tė superligės. Veprimet e tyre nė fushė dhe pėrgatitja fizike, sipas specialistėve, nuk ndryshojnė aspak nga ato tė futbollistėve amatorė. Edhe sekretari i klubit tė futbollit tė Elbasanit, Artin Kovaēi, nė njė prononcim pėr gazetėn "Sporti shqiptar", shpreh pothuajse tė njėjtin mendim. "Nė Superkupė kemi luajtur me njė ekip emergjence, sepse nuk kemi arritur tė kemi nė dispozicion ende disa futbollistė me nivel tė lartė. Besonim se kėtė kontigjent cilėsor do ta kishin tė gatshėm pėr kėtė ndeshje, sepse ajo ishte mbi tė gjitha njė ndeshje prestigji pėr ekipin e Elbasanit, i cili ėshtė kampion nė fuqi gjatė edicionit tė ri futbollistik. Megjithatė, Elbasani qe i detyruar tė luante me njė formacion tė improvizuar, sepse nuk kishte rrugė tjetėr. Trajneri Luan Deliu nė pak ditė nuk arriti tė njihte lojėn e secilit futbollist dhe t'i vendoste nė rolet ku mund tė jepnin maksimumin e mundshėm. Nė ndeshje u pa qartė se kush e meriton tė mbetet tek Elbasani dhe kush jo. Testi mė i mirė pėr tė 17 futbollistėt qė ka nė dispozicion trajneri Deliu ishte ndeshja e Superkupės. Disa prej futbollistėve mė tė dobėt do t'u komunikohet largimi, ndėrsa mbėrritja e futbollistėve tė tjerė shumė mė tė mirė mbetet ēėshtje orėsh," - ka deklaruar Kovaēi, i cili shton: "Ne jemi tė kėnaqur qė ata pak futbollistė qė janė piketuar pėr tė qenė titullarė tė padiskutueshėm treguan se nė kampionat do tė jenė nga mė tė mirėt." Sipas sekretarit tė verdhebluve, reparti i mbrojtjes ėshtė mė problematiku dhe nė tė do tė ndėrhyhet nė mėnyrė urgjente. "Eksperienca e dy kampionateve tė fundit ka treguar se me njė portier dhe mbrojtje tė shkėlqyer, ekipi mund tė garantojė realizimin e objektivave. Kėshtu qė nisur nga kjo eksperiencė mjaft pozitive ne jemi duke menduar pėr njė zgjidhje tė shpejtė pėr sa i takon pėrforcimit tė repartit tė mbrojtjes. Tirana, edhe pse ne luajtėm me futbollistė pa shumė emėr dhe pa eksperiencėn e duhur, nė njė ndeshje tė tillė si ajo e Superkupės, po tė kishim njė mbrojtje tė mirė, nuk do tė kishte arritur ta mposhtte Elbasanin. Natyrisht, vlerat e ekipit kryeqytetas mbeten pėr t'u marrė nė konsideratė, por jam i mendimit se as fituesja e Superkupės nuk ka ndonjė nivel shumė tė lartė me aq sa dha ndaj kampionėve nė ndeshjen e sė shtunės. Nga ana e klubit verdheblu po bėhen tė gjitha pėrpjekjet qė nė kampionat tė mos futemi me formacione emergjence, por me njė grup tepėr cilėsor futbollistėsh. Grupi i aksionarėve ka rėnė dakord gjatė njė takimi pune nė fund tė javės qė lamė pas qė tė garantohet afrimi i futbollistėve qė ka propozuar trajneri Deliu. Me futbollistėt e piketuar ėshtė biseduar dhe katėr prej tyre janė gati pėr firmosjen e kontratės me verdheblutė. Nė javėn e parė tė kampionatit ndaj Tiranės do tė shihni njė Elbasan me njė fytyrė krejt tjetėr. Mbėshtetja qė kanė verdheblutė nga tifozėria, siē u pa edhe nė ndeshjen e Superkupės, do tė jetė njė tjetėr "armė" e fortė pėr t'u treguar ekipeve tė superligės se futbolli i kėtij qyteti do tė mbetet nė elitė," - pėrfundon sekretari i klubit tė Elbasanit, Artin Kovaēi.

    Verdheblutė, sot pritet seleksionimi
    Gjatė kėsaj fillimjave nė ekipin e Elbasanit, krahas pėrforcimeve, priten edhe largime. Njė grup futbollistėsh, tė cilėt u vlerėsuan negativisht nė ndeshjen e sė shtunės me Tiranėn, do t'i thonė lamtumirė uniformės sė kampionėve. Do tė ketė seleksionim tė rreptė, gjė qė do tė thotė se nė kėtė ekip do tė mbetet kush e meriton. Seleksionimi do tė bėhet mbi kritere dhe jo bazuar nė emra. Nė kampionatin e ri Elbasani nuk do tė konkurrojė pėr tė mbijetuar nė superligė, por pėr tė zėnė njė nga vendet e kreut. Ky ėshtė njė nga objektivat e pėrcaktuar nė prag tė fillimit tė aktivitetit.

    Elbasani nė pritje tė futbollistėve tė huaj
    Edhe dy futbollistė tė tjerė tė huaj priten t'i bashkohen Elbasanit nė fillim tė kėsaj jave. Pėr njėrin prej tyre thuhet se ka luajtur me ekipet e superligės, ndėrsa tjetri ka njė karrierė mjaft tė suksesshme nė njė ekip europian. Sipas trajnerit, emrat e futbollistėve tė rinj qė do t'i bashkohen ekipit verdheblu do tė publikohen vetėm pasi ata tė kenė firmosur kontratėn me kėtė ekip.

    Fatmir Popja
    Sporti Shqiptar

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822
    Vrapi: Do tė kėrkojmė 3 pikėt me Dinamon 21-08-2006

    "Do tė kėrkojmė tri pikėt me Dinamon." Kėshtu ėshtė shprehur pėr "Sportin shqiptar" njė prej pikave mė tė forta tė ekipit tė Teutės, Endri Vrapi, sipas tė cilit ekipi po merr ritmin e duhur pėr t'i bėrė njė nisje tė mirė kampionatit. Nė njė intervistė tė tijėn, mbrojtėsi tiranas komenton edhe takimin e fundit miqėsor me ekipin e Vllaznisė dhe atmosferėn e pėrgjithshme nė kampin e Teutės.
    Si ėshtė atmosfera nė kampin e Teutės nė prag tė kampionatit tė ri?
    - Jemi tė qetė dhe tė vendosur qė tė hyjmė me objektiva tė qarta nė kampionat. Kemi njė takim tė fortė dhe tė vėshtirė qė nė fillim me Dinamon, tė cilin shpresoj qė ta kalojmė me sukses.
    Me ēfarė objektivi do tė luani ndaj bluve?
    - Do tė shkojmė pėr tri pikė. Ky do tė jetė objektivi ynė pėr ēdo ndeshje nė kėtė kampionat.
    A e dini qė Dinamo ėshtė "blinduar" nė kėtė sezon?
    - Unė mendoj se Dinamo ėshtė e fortė, ashtu si nė sezonin e kaluar. Edhe ne jemi forcuar, kėshtu qė mendoj se do tė jetė njė ndeshje e hapur.
    Nuk ju ka demoralizuar humbja nė miqėsore me Vllazninė?
    - Nė takimin me Vllazninė loja ka qenė e barabartė dhe diferencėn e ka bėrė vetėm goli. Akoma nuk jemi nė 100% tonė, kėshtu qė mendoj se me Dinamon do tė bėjmė njė pėrfaqėsim mė tė mirė.
    Sa po ndihet mungesa e Brahjes nė mbrojtje?
    - Pėr tė qenė realist, duhet thenė se mungesa e tij ėshtė ndier. Eshtė njė futbollist qė e njoh mirė qė kur luanim bashkė me Elbasanin dhe mendoj se ėshtė nga mbrojtėsit mė tė mirė nė kampionat. Shpresoj qė tė rikthehet sa mė shpejt nė ekip dhe qė mungesa e tij tė ndihet sa mė pak nė kampionat.
    Cili mendoni se ėshtė problemi i Teutės aktualisht?
    - Nuk mendoj se kemi probleme, me pėrjashtim tė faktit qė akoma nuk kemi ardhur nė 100% tė formės sonė.
    A mund tė llogaritet Teuta ndėr 3 4 ekipet qė synojnė titullin, kur nė miqėsore nuk ka shkėlqyer?
    - E thashė, qė nuk janė takimet miqėsore pėrcaktuese. Unė mendoj se do tė jemi mes ekipeve qė do tė luftojnė pėr njė prej trofeve.
    Sa jeni ambientuar me ekipin e Teutės?
    - Faza pėrgatitore dhe takimet miqėsore i kanė shėrbyer ambientimit dhe pėrshtatjes sime tė plotė me Teutėn pėr sa i pėrket lojės, pasi ka qenė e lehtė qė nė fillim, sepse me njė pjesė tė futbollistėve kam luajtur.
    A mendoni se mbrojtja ėshtė pika e fortė e Teutės nė kėtė sezon?
    - Jo, nuk mendoj se ėshtė vetėm mbrojtja, pasi kemi edhe njė sulm tė fortė dhe njė mesfushė qė di t'i pėrmbushė detyrat e saj.
    Ēfarė do tė kėrkoni kėtė sezon pasi fituat titullin me Elbasanin?
    - Do tė ishte e mrekullueshme nėse kjo do tė pėrsėritej.


    Llambi Kallēo
    Sporti Shqiptar

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822
    Trajneri gjerman i ekipit kuqeblu thotė se ekipi nuk ėshtė akoma nė formėn maksimale 21-08-2006

    Shulze: Vllaznia, nė 70 pėr qind tė formės

    Fitorja e fundit nė miqėsoren e sė shtunės me Teutėn natyrisht qė e ka ngrohur trajnerin e Vllaznisė, Ulrih Shulze. Arsyeja pse ka ndodhur kėshtu ka tė bėjė me faktin se kjo ndeshje ishte prova gjenerale e kuqebluve nė prag tė nisjes sė kampionatit tė ri. Kjo ngrohtėsi ėshtė konstatuar nė disa drejtime, ku pikėsėpari skuadra nuk ka pėsuar gol, ēka ėshtė dhe njė nga objektivat kryesorė tė lojės sė tij. E dyta, pastaj ėshtė funksionimi deri diku mirė i lojės sė kuqebluve nė aspektin taktik. Por nė tė vėrtetė kėnaqėsia mė e madhe e gjermanit vjen nga fakti se kjo fitore ndaj njė skuadre si Teuta, qė mendohet si njė nga skuadrat mė tė forta tė kampionatit qė nis shpejt, ka ardhur nė momentin kur vetė Vllaznia nuk ėshtė nė formėn e saj mė tė mirė. Kėtė gjė e pranon hapur vetė Shulze, i cili pėr "Sportin shqiptar" do tė shprehej: "Jemi vetėm nė 70 pėr qind tė formės optimale qė duhet tė kishte skuadra. Kjo ka ardhur ngaqė, siē e dini, stėrvitjet kanė filluar me vonesė, megjithatė po punohet mirė dhe do tė vazhdojmė tė punojmė kėshtu." Nė tė vėrtetė, njė deklaratė e tillė duket nė njėfarė mėnyre e pakuptimtė, ngaqė tashmė nuk ka kohė pėr tė marrė formėn e duhur, ngaqė kampionati nis tė shtunėn. Por drejtuesi i stolit shkodran e ka menduar edhe zgjidhjen pėr kėtė punė. "Natyrisht qė e di se nuk kemi kohė pėr tė vazhduar punėn me ngarkesat fizike, por nė ditėt e ardhshme do tė punojmė, natyrisht me mė pak seanca, ngaqė erdhi ndeshja e parė e kampionatit, por, nga ana tjetėr, puna gjatė kėtyre seancave do tė zhvillohet me intensitetin e deritanishėm, nė mėnyrė qė formėn e duhur ta kapim sa mė shpejt," ka shtuar mė tej trajneri 59-vjeēar nga Magdeburgu. Nga kuqeblutė, kuptohet qė gjendja ėshtė mė problematike te disa futbollistė tė formacionit bazė, prandaj dhe Shulze ndihet paksa mė i shqetėsuar dhe kjo duket edhe nė fjalėt e tij: "Disa futbollistė titullarė, si Bejzade, Dabulla, Osja e Dalipi, nuk e kanė marrė ende formėn e tyre dhe prandaj duhet tė punojmė mė tepėr qė kėta lojtarė tė kapin nivelin e tyre mė tė mirė." Nė tė vėrtetė, duket paksa i ēuditshėm njė fakt i tillė, sepse tė katėr lojtarėt e mėsipėrm kanė qenė pjesėtarė tė ekipeve tė Elbasanit dhe Tiranės, ekipe qė i kanė nisur shumė herėt pėrgatitjet si pasojė e pjesėmarrjes nė kupat e Europės. Pikėrisht ky fakt ndoshta, por edhe qėndrimi pėr disa kohė pushim pas kėtyre ndeshjeve ndėrkombėtare, kanė bėrė qė lojtarėt e mėsipėrm tė mos jenė aty ku duhet. Megjithatė, duke e marrė nė tėrėsi, duket qartė se Vllaznia si skuadėr ėshtė nė parametra tė mirė fizikė. Kjo ėshtė parė edhe nė miqėsoren e sė shtunės me Teutėn, ku ajo qė ėshtė evidentuar nė epėrsinė e kuqebluve ndaj durrsakėve, ka qenė pikėrisht pėrgatitja fizike. Pozitive pėr trajnerin Shulze do tė jetė edhe periudha e ndėrprerjes sė kampionatit pas ndeshjes sė parė me Luftėtarin. Kjo pauzė gradualisht do tė bėjė qė forma fizike e futbollistėve shkodranė tė rritet pėr tė kapur majėn nė ditėt e para tė shtatorit.

    Gjergj Kola
    Sporti Shqiptar

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822
    Mbrojtėsi dinamovit synon maksimumin pėr kėtė vit me skuadrėn e tij dhe kombėtaren 21-08-2006

    Xhafa: Do tė jap mė tė mirėn pėr Dinamon

    Nė skuadrėn e bluve, deri mė tani, numri i lojtarėve qė aktivizohen me kombėtaren ėshtė 2, portieri Ilion Lika dhe mbrojtėsi Erjon Xhafa. Ndėrsa pėr sa i pėrket U-21, nga blutė aktivizohet vetėm sulmuesi Eleandro Pema. Gjithashtu tė tre kėta janė titullarė nė skuadrėn dinamovite. Erjon Xhafa, nė njė prononcim pėr gazetėn "Sporti shqiptar", shpreh synimet e tij qė ka me skuadrėn e Dinamos pėr sezonin qė pritet tė fillojė pas 5 ditėsh. "U bė njė kohė e gjatė qė po stėrvitemi. Kėtė do ta vazhdojmė deri nė fillimin e kampionatit, po ashtu edhe gjatė tij, ku do tė mbajmė kėtė ritėm. Tė gjitha stėrvitjet qė kemi bėrė dhe miqėsoret e zhvilluara deri mė tani i kanė dhenė njė ritėm mė tė lartė skuadrės sonė. E bėjmė kėtė qė tė arrijmė objektivat tona, qė tashmė dihen. E di qė kėtė vit, si gjithnjė, ka shumė pretendentė pėr titullin, por nuk i trembemi kėsaj. Do tė mundohemi qė tė punojmė nė grup dhe ta bėjmė sa mė mirė detyrėn tonė. Nėse do tė jemi nė gjendje ta bėjmė kėtė, besoj se dhe synimet tona do tė realizohen. Megjithatė, ėshtė njė rrugė e gjatė pėrpara dhe na duhet tė bėjmė maksimumin."
    Pėr sa i pėrket mendimit tė tij nė lidhje me lojėn e shokėve tė skuadrės nė pėrgjithėsi, atij i duket se gjithēka po shkon mė sė miri dhe se ekipi ėshtė unik nė veprimet e veta. "Siē e thashė mė parė, deri tani kemi bėrė disa ndeshje. Edhe me ato gjėra qė kam parė deri tani, duket se nė skuadėr nuk ka asnjė problem dhe gjithēka shkon shumė mirė. Pėr sa u pėrket kombinimeve me njėri-tjetrin, ato po realizohen me pėrsosmėri, por gjithmonė ka edhe mė mirė." Ndersa nė lidhje me trajnerin e skuadrės, Faruk Sejdinin, Xhafa shton: "Sejdini ka bėrė njė punė mjaft tė mirė me ne, tė cilėn e vlerėsoj shumė. Pėr sa i pėrket lidhjes lojtar-trajner, ajo ėshtė e ngushtė. Trajneri ynė di tė sillet me tė gjithė futbollistėt. Besoj se me tė edhe njė herė skuadra jonė do tė fitojė titullin kampion." Nė miqėsoren e kombėtares kundėr San Marinos mbrojtėsi dinamovit u aktivizua rreth 30 minuta. Nė lidhje me kėtė, ai tha: "Jam i kėnaqur qė mė grumbulluan pėrsėri me kombėtaren. Po ashtu jam akoma mė i kėnaqur qė u aktivizova, megjithėse luajta rreth 30 minuta. U mundova tė jap maksimumin nė atė ndeshje dhe besoj se e kam arritur. Shpresoj qė nė tė ardhmen do tė aktivizohem mė shumė dhe tė jap mė tepėr pėr tė. Kombėtarja ėshtė njė pėrgjegjėsi e madhe dhe besoj se do tė jem nė gjendje tė bėj mė tė mirėn." Ndėrsa pėr sa i pėrket mendimit tė tij rreth trajnerit kroat, Oto Bariē, ai tha: "Deri mė tani unė kam bėrė vetėm njė ndeshje nėn drejtimin e tij dhe nuk mund tė them asgjė. Pėr kėtė mund tė pyesni njė tjetėr, qė ka kohė qė ėshtė nė kombėtare. Ajo qė mund tė them pėr tė ėshtė vetėm njė urim: Tė ketė suksese nė detyrėn qė ka marrė. Kėtė ua uroj tė gjithė shokėve tė kombėtares. Si ai edhe ne na duhet qė tė punojmė shumė mė tepėr se ē'kemi bėrė deri mė tani pėr tė arritur synimet tona qė kemi. E them kėtė sepse ke mbi shpatulla peshėn e njė kombi tė tėrė, qė duhet ta pėrfaqėsosh nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme. Kjo pėr mua ėshtė njė nga pėrgjegjėsitė mė tė mėdha." I pyetur nėse ishte mė mirė nga dėmtimi i marrė nė miqėsoren me Besėn e Kavajės, tė cilėn e fituan 1-0, mbrojtėsi tha qė ėshtė mė mirė dhe se ai nuk do tė ishte shkak pėr ndonjė ndėrprerje tė stėrvitjes. "U dėmtova pak, por nuk besoj se do tė mė pengojė qė tė jem nė stėrvitje. Besoj se sot do tė jem gati pėr stėrvitjen e radhės, qė do tė zhvillohet pasdite,"- pėrfundoi deklaratėn e tij mbrojtėsi dinamovit Erjon Xhafa.

    Pema, sot bisedime pėr kontratėn e re
    Sulmuesi Eleandro Pema sot do tė ketė njė bisedė me zv.presidentin pėr kontratėn e ardhshme qė do tė nėnshkruajė pėr kėtė vit. Duket se kontratat e futbollistėve dinamovitė po vijnė drejt skadimit. Disa po i rinovojnė dhe disa tė tjera mbase do tė presin deri nė dhjetor. Ndėrsa Pema duket se ėshtė nė grupin qė do tė nėnshkruajė qė tani kontratėn me klubin.

    Dinamo, sot listėn e lojtarėve nė FSHF
    Sot, skuadra e Dinamos, sipas administratorit tė klubit, Ismet Saliu, do tė dėrgojė nė federatė listėn e lojtarėve. Njė gjė e tillė ishte planifikur qė tė bėhej mė parė, por ėshtė vonuar pėr shkak tė fotografive tė futbollistėve, tė cilat u plotėsuan sot. Nesėr ai do tė shpallė tė gjithė emrat e futbollistėve qė janė federuar.

    Arbėr Hoxha
    Sporti Shqiptar


    Ne kete lajm thuhet se Eleandro Pema do te bisedonte sot per kontraten e re. Ai e ka bere kete gje, por jo me Dinamon. Sot ai ka qene ne ambientet e klubit te Tiranes dhe ka biseduar me donatoret si dhe me shefin e klubit Muca. Me sa me tha gazetari yne Ilir Cara ai pritet ti bashkohet Tiranes per sezonin ne vazhdim. Ky eshte lajm i fresket i cili do dalin ne gazeten e neserme. Thashe ta shkruaja tek ky postim meqe flitet ketu per Pemen.

Faqja 0 prej 52 FillimFillim 121050 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lajme tė pėrditshme nga Kosova
    Nga Qendi nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 09-10-2016, 18:40
  2. Si mendoni; lajmet perdorin prapaganda apo jo?
    Nga s0ni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-11-2011, 15:45
  3. Vetėm AC MILAN
    Nga kacaku basket nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 300
    Postimi i Fundit: 30-01-2007, 15:56
  4. Kampionati Shqiptar - Superliga Sezoni 2006 - 2007
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 05:34
  5. “Trishtimi qė mė japin lajmet pėr zhdukje fėmijėsh”
    Nga Genti^Itali nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-06-2004, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •