-
14 Gusht: Shen Maksimilian Kolbe
14 Gusht: Shėn Maksimiliani Kolbe, meshtar e martir
Duke shfletuar kalendarin e 14 gushtit, Kisha kremton festėn e Shėn Maksilimianit Kolbe, meshtar heroik e martir. Mes tjerash pati shkruar: Vetėm dashuria krijon e ndėrton: njė sfidė e njė trashėgimi pėr tė ardhmėn e botės.
Maksimiliani Kolbe lindi mė 7 janar tė vitit 1894 nė Zdunksa-Wola nė Poloni; emri i tij qė mori nė pagėzim ishte Raimond. Mė 1939, kur gjermanėt e pushtuan Poloninė, Kolbe vijonte tė jetonte nė kuvendin e vet tė Fretėrve tė Vegjėl Konventual. Mbajti menjėherė qėndrim tė prerė e tė hapur kundra nacionalsocialistėve. Kėshtu, Maksilimilani u bė njeri i padėshirueshėm, prandaj nacistėt e internuan nė kampin e tmerrshėm tė shfarosjes nė Aushvic. Ishte muaji shkurt i vitit 1941. Qė nga kjo ditė ai nuk ishte mė as Raimondi e as Atė Maksimiliani, por numri 16.670.
Aty nga fundi i korrikut tė tė njėjtit vit, derisa njėri nga tė internuarit dėnohej me vdekje, Atė Maksimiliani Kolbe u tregua u gatshėm tė zinte vendin e tė dėnuarit pėr vdekje. Fali jetėn e vet, pėr tė shpėtuar njė tjetėr jetė. Pas dy javė vuajtjesh tė tmerrshme, ai shtrinte krahun pėr gjilpėrėn me acid fenik, derisa buzėt shqiptonin pėr herė tė fundit mbi tokė: Tė falem Mari!. Ishte Nata e Zojės sė Bekuar tė Ngjitur nė Qiell e ai nuk i kishte mbushur ende 47 vjetė. Vdiste me bindjen: Vetė, dashuria krijon e ndėrton, qė e shoqėroi gjithė njetėn.
Themelues i Ushtrisė sė Zojės sė Papėrlyer, lėvizje kishtare e apostullimit marian, Atė Maksimiliani Kolbe qe shpallur i lum nga Papa Pali XVI mė 17 tetor tė vitit 1979, ndėrsa 11 vjet mė vonė, mė 10 tetor 1982, nė Sheshin e Shėn Pjetrit, Papa Gjon Pali II e shpalli Shenjt e Martir tė Kishės.
Me martirizimin e vet, Ai ka sjellur fitoren pėrmes dashurisė e fesė, nė njė vend ndėrtuar pėr mohimin e fesė nė Zotin e nė njeriun pati thėnė Papa Wojtila pėr kėtė dėshmitar qė me dritėn e pashkėve e shndriti botėn e tmerrshme tė kampeve tė pėrqendrimit.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt