Titullin e vuna une sipas qejfit tim, por gazeta ''Koha Jone'' per lexuesit e saj kishte shtruar pyejtjen, nese Shqiperia duhet te dale nga konferenca islamike. Nje musliman puro nga Kosova bie ne sy si oral-dhenes i shkretetirave, por nuk mungojne as nje katolik dhe nje ortodokse te cilet gjithashtu oralizojne shkretetirat, si dhe ndonje ''lamash'' tjeter. Kurse shumica e tyre, si te krishtere, ashtu edhe myslimane kerkojne daljen urgjentisht.
Une sigurisht qe futjen e quaj TURP HISTORIK TE BERISHES DHE SHQIPERISE. Dhe normalisht qe jam per largimin nga ajo organizate.
Ja pergjigjet:
“Nuk duhej te ishim futur “
Nese me lejoni mund t’ju them se gabimi i zotit Berisha eshte se me kete veprim te nxituar asokohe kur ishte ne pushtet heren e pare ka mundesi qe shenoi nje karton te verdhe Shqiperise ne zyrat ku vendoset politika europiane.
Ne nuk jemi shtet islamik sic edhe dalim nga kjo anetarsi, ashtu sic nuk jemi as shtet i krishtere, pasi me Kushtetute ne quhemi shtet laik. Anetarsia ne Konferencen e Vendeve Islamike na ben me nje njolle sapo hypim ne avione. Na shikojne dhe na pyesin se nga jemi. Sapo themi nga Albania tkurren dhe shikojne cantat se mos kemi ndonje bombe si kamikaz. Ndaj ikni prej andej dhe turreni nga Europa.
Silvana Idrizi
Prage, Ceki
“ Prejardhje e krishtere dhe futemi ne Konference islamike?!” Une jam musliman sic me thote babai, por nuk besoj fare. Nuk besoj as ne fe te tjera, por kuptoj dhe deshiroj qe Shqiperia te jete ne Europe e jo atje ne Azi ku eshte kjo Konference.
Pastaj kam lexuar dhe keshtu eshte qe shqiptaret jane ne prejardhje te krishtere dhe pushtimi turk ishte ai qe e ndryshoi besimin tone. Ndaj duhet te ikim , meqenese dhe historia nuk na lidh me kete Konference.
Astrit Pashai
Vjene, Austri
“I besoj Kadarese dhe jo politikes zyrtare”
A ka me mire se sa e ka shkruar i madhi Ismail Kadare? Ai shkruan se ne e kemi vendin ne Europe dhe jo diku tjeter, pasi prejardhja jone eshte e krishtere dhe ka qene pikerisht Krishterimi qe na dha kulture. Mos u vononi ju atje ne Shqiperi. Largohuni nga Konferenca dhe shkoni drejt Europes.
Eqerem Bylykbashi
Hamburg, Gjermani
“Ne jemi vend musliman”
Shume mos shkruani kunder Islamit. Ai ndeshkon kudo e kurdo, ndaj perkraheni Ate. Shqiperia e ka vendin vetem ne Islam dhe ne kete Konference. Nuk ia mban asnje politikani qe te firmose largimin.
Selim Fejzullai
Prishtine, Kosove
“Ne Azi apo Europe?!”
A eshte Shqiperia nje vend Islamik? Per ne si shqiptare ishin te te pahijshme ato perplasje President komunitet musliman e aq me teper mes akademikeve Kadare dhe Qose.
Pa e zgjatur mendoj se Shqiperia eshte e vonuar per tu larguar nga nje organizate ku gjithnje e me e veshtire po behet ku te jesh me njeren kembe ne Europe dhe tjetren ne Azi.
Ilia Ziu New York, SHBA
“Jemi te vonuar”
Eshte e vonuar dalja nga kjo Konference do te thosha. Ketu nuk behet fjale per ndasi fetare,pasi shteti eshte deklaruar si laik. E ardhmja e Shqiperise eshte ne Europe. Boll me me ideologji qe na jane servirur nga Lindja e Orienti
Lame CerrikuZvicer
“Te largohemi
“Duke pare emrin qe kam nuk ka nevoje te prezantohem se kujt besimi fetar i perkas.Do isha i mendimit qe Tirana zyrtare duke pare pozicionin gjeografik ku ndodhemi, aspiraten e te gjitheve per te aderuar sa me shpejt ne BE dhe situatat politike ne bote duhet te terhiqet nga Konferenca e Vendeve Islamike.
Muhamet Tahiri Florida, SHBA
“Berisha na futi, Saliu te na nxjerre !”
Dalja e Shqiperise nga Konferenca Islamike do ishte sherbim i madh ndaj imazhit shqiptar ne Europe.Per sa kohe qe ne jemi anetare te saj, Greqia, Serbia apo vende te tjera kane per ta perdorur kundra nesh. Gjithashtu hyrja ne Europe mund te ngadalesohet nga pjesmarrja ne te. Dalja e menjehershme do ta vendoste Shqiperine ne Perendim ku dhe i takon te jete, pasi shumica e shqiptareve jane laik dhe jo fetare. Ne s’kemi asnje te mire nga anetaresia ne te dhe dalja eshte i vetmi vendim i drejte.Saliu na futi atje, Saliu te bej dhe daljen.
Altin Mehmeti
“Gabim i Berishes futja ne Konference”
Nje nga gabimet me te medhaja te ish qeverise demokratike ne vitet 1992 1997 ishte antaresimi ne Konferencen Islamike. Eshte detyre imediate e kesaj Qeverie dhe ketij Kryeministri qe ti bejne Shqiperise nje sherbim te madh patriotik dhe ta nxjerrin nga Konferenca Islamike nje ore e perpara. Syte e Shqiperise dhe shqiptareve duhet te jene drejt qyteterimit Perendimor.
Ervin RamkuPortland, U.S.A
“Ne duam Europen”
Qeveria e Shqiperise duhet te denoncoje Konferencen Islamike. Ne jemi popull qe duam Europne dhe jo Azine.
Lumir Kalidhopulli Rome, ITALY
“Nuk duhet te dalim nga Konferenca Islamike”
Personalisht nuk mendoj se Shqiperia duhet te dali nga Konferenca e Vendeve Islamike perderisa nuk ka ndonje argument bindes qe ta mbeshtes kete.I rendesishem eshte fakti se si ne e perdorim pjesmarrjen ne Konferencen Islamike dhe jo fakti nese jemi apo jo anetar te saj.
Eshte spekuluar mjaft me pjesmarrjen tone ne Konferencen Islamike qofte nga politika jone, qofte edhe nga ata te huaj qe e kane keqperdorur kete fakt. Nese kjo pjesmarrje eshte ne interes te zhvillimit tone nuk ka perse mos te shfrytezohet dhe perdoret me mencuri.
Nuk mendoj se kjo Konference ka ndonje mision te shpallur dhe spikatur terrorist.Cdo vend ka te drejte te zgjedh pjesmarrjet e veta pa pasur frike se paragjykohet nese vertet argumentat dhe qellimet e mirefillta te pjesemarrjes jane transparente dhe te dobishme.
Me teper se sa jane analizuar pozitivitetet dhe rrethanat e ketij anetaresimi, mendja dhe politika ka paragjykuar dhe e ka perdorur per konjuktura kete pjesemarrje. Per te mos keqkuptuar kete lloj interpretimi une po shkruaj se personalisht jam orthodokse dhe nuk kam asnje prapamendim ne qendrimin tim
Margarita Kola Studente ne Master program
Ryerson University,Toronto,Canada
“Berisha te shohe Europen”
Tirana zyrtare duhet te anuloje te gjita marreveshjet me Koferencen Islamike.Besoj qe me ne fund zoti Berisha me kete veprim te tregoje se eshte plotesisht per integrimin e Shqiperise me Europen e Bashkuar.
Xhelil Hyska
“Te qendrojme. 70 % e shqiptareve jane myslimane”
Qenia ne Konferencen Islamike nuk demton imazhin e Shqiperise. Papa Vojtila me 1993 vizitoi Shqiperine perpara vendeve te tjera te Ballkanit qe kane nje popullesi me shumice Katolike p.sh Kroacia. Marredheniet e Presidentit Berisha me Vatikanin kane qene gjithmone te shkelqyera.
Berisha eshte miku personal i Cardinalit Angelo Sodano dhe eshte pritur ne audienca private nga te dy Papat. Berisha ka qene gjithashtu i pari President ne Ballkan qe ka vizituar Izraelin dhe ka qene miku i Jitzhak Rabin.Berisha ka per miq ne Boten Islame po te njejtet miq qe ka George Bush apo Bill Clinton.
Berisha eshte gjithashtu miku personal i mbretit Fahd te Arabise Saudite.Investimet e botes Arabe ne Shqiperi kane qene me te medhajat mbas Italise dhe Greqise.Mbi 70% e shqiptareve jane myslimane.Konferenca Islamike eshte nje vend i pershtatshem per te qene anetare.
Artur Pano,Vlore
Une mendoj se jo, pra nuk duhet te dalim.Sepse duam apo nuk duam ne vendi yne eshte me shumice popullsie myslimane. Evropa nuk duhet te paragjykoje popujt nga besimi i tyre per te hyre apo jo ne Europe. Pozita gjeografike dhe plotesimi i standarteve demokratike dhe ekonomike jane ato qe shqiptaret duhet te punojne te arrijne.
Ardian Rama Toronto, Kanada
“Te ikim nga Konferenca”
Bottom of Form
Per mendimin tim Shqiperia nuk duhet te jete anetare e konferences te vendeve islamike keshtu qe qeveria shqiptare duhet te vendos menjehere per daljen e Shqiperise nga kjo organizate.
Fatjon Musta
“Ndonese jam katolik te rrijme ne Konference”
Duke pasur parasysh faktin se shqipetaret jane popull me shumice muslimane atehere nuk shoh asgje te keqe ne te qenurit anetar i nje konference te tille.Ju lutem t’i ikim pyetjeve dhe provokimeve te panevojshme sic eshte kjo me larte pasi muslimanet shqiptare jane njerez tolerante dhe model per shume vende te botes.
Kole Nikaj
Te rregullojme imazhim, te ikim nga Konferenca”
Do te ishte ne dobi te vendit dalja nga kjo konference .Arsyeja kryesore eshte qe te heqim nje imazh te gabuar qe kane fqinjet evropiane per ne si nje vend mysliman edhe pse kjo nuk eshte e vertete sepse shumica e shqiptareve nuk besojne.Faktikisht vendi yne vetem de juro merr pjese ne kete konference keshtu qe dalja do te kishte dhe nje plus te madh nga ana diplomatike
Ino Kostandini Toronto, Kanada
“Jemi vend europian”
Shqiperia me mire ta konsideroj veten nje vend laik e te mos angazhohet ne aleanca te tilla. Mjaft konflikte e debate me pasoja serioze po sjell perkatesimi fetar. Per momentin le te perqendrohemi ne rritjen e nje kulture te pergjithshme qytetare qe do te mund te ndihmonte zhvillimin e nje politike me dinjitoze ne vend dhe krejt euriopiane
Rita Spaho
Krijoni Kontakt