Sociologji e satirės sė Fishtės



Prof Stefan Ēapaliku



Jo si ēdo tjetėr shkrimtar, Fishta, ka qenė i lidhur me problematikat sociale tė vendit tė vet. Dhe jo si ne ēdo aspekt tė krijimtarise se tij, si ne satire, jane rrahur ceshtjet e shoqerise shqiptare. Duke pasur njė recepsion tė atypėratyshem dhe njė horizont tė madh pritjeje, vepra satirike e Fishtės ka ndikuar dukshėm ne revizionimin e koncepteve sociale tė njerėzve tė thjeshtė tė Shqipėrisė. Kujton At Anton Harapi: ”Kam ndodhe vete aty, kur nji ditė, nji shqyptar kėllefit tė vjetėr, tue ankue per do shperdorime tė nierzvet tė Shtetit me A.Gjergjin,dote disi me perfundue, se s’ka Shqypni. Fishta don t’ia spjegoje punen, se njerzit e shtetit nuk janė Shqypnija, edhe plaku, pėr me diftue se kishte mbetė i bindun, i thotė: Po na s’kemi dijtė, more zotni...veē prej jush e kemi xane shka asht Shqypnija!”
Vepra satirike e Fishtės deshmon se ai njihte me se miri dhe kishte kurajon tė pasqyronte strukturat dhe funksionet e shoqerise shqiptare, sistemet tona kulturore dhe progresin e regresin tone social. Satira e tij hyn deri tek familja dhe institutet e saj per t’u perhapur pastaj tek grupet fisnore e klanet,tek ekonomia e ndensistemet e tjera tė shoqerise,tė prona,puna,tregu.Politika eshte njė tjeter realitet i satires se Fishtės. Organizimet formale e joformale, burokracia, sistemet politike, qeveria e shteti,preken ne satiren e tij. Fishta,gjithashtu prek strukturat dhe funksionet e demokracise politike, sistemet e partive dhe sitemet elektorale deri tė zgjedhjet. Fokuson religjionet, ritet, magjite, grupet religjioze, rangjet dhe klasat sociale,deri tek grupet etnike.
Ideologjia, funksionet dhe difuzionet, ideologjite konservative dhe revolucionare, ndryshimet sociale si rrjedhoje e nderhyrjes se ketyre elementeve, jane po keshtu pjese e rendesishme e satires se tij.
Ai i ka ndjekur me vemendje tė zgjuar tė gjitha levizjet dhe ndryshimet sociale shqiptare tė kohes se tij duke u perpjekur qe,nepermjet kohes se tij,tė zbuloje elementet e perjetshem e universal tė shoqerise. Ne kete menyre ai eshte bere mesuesi i shqiptareve tė tė gjitha koheve. Duke mos qene i varur prej mecenatesh, Fishta, ka qene i pavarur ne vezhgimet,trajtimet dhe interpretimet qe i ka bere shoqerise sone. Ai e ka gjetur shoqerine shqiptare ne fillimet e verteta tė procesit tė urbanizimit dhe ka enderruar njė sistem social genuin, gje qe natyrisht ishte e pamundur tė realizohej.
Fishta eshte ndoshta unus unicum ne letersine shqiptare persa i takon guximit per ta thene tė verteten e forces per ta shprehur ate. Kjo nuk ndodhe vetem ne publicistike a oratori, por edhe ne vepren e mirefillte letrare e posaqerisht ne satire. Raporti mes faksionit dhe fiksionit nuk e pengon Fishten per kete por as lexuesin per ta marre vesh.
Per Fishten permasa me e rendesishme e intelektualit atdhetar eshte tė qenurit prezent ne kohen e vet e ne kohen e tė tjereve qe do vine me pas, e , tė qenurit prezent do tė thote tė kesh kurajon tė thuash tė verteten ku dhe kur duhet, haptazi e ballazi, sado e idhte qe tė jete, sado tragjike,sado e papelqyeshme per veshet e tė tjereve. E kete pozicion tė intelektualit Fishta ashtu si ne jeten e tij politike, sociale e private e misheron edhe ne satiren e tij, vecse ne kete tė fundit e verteta sociale e politike duke u veshur me petka tė fiksionit, ēka nenkupton edhe tė hiperboles e metamorfozes, behet tejet fshikulluese. Pra nga kjo ane satira e Fishtės duhet shikuar edhe si njė instrument qe ka sherbyer per tė plotesuar me tej figuren e tij intelektuale.
Shpesh satirat e Fishtės kane lindur si polemika tė drejtperdrejta e si pergjigje flakeperflake ndaj ngacmimeve tė rastesishme a tė institucionalizuara. Por menjehere Fishta ndergjegjesohet mbi ate cfare po shkruan, ndjen se satira e tij po i kalon kufijte e njė polemike gazetareske dhe keshtu fillon ti jape atyre dimensione tė verteta estetike,duke dimensionuar funksionet iluministe e hedonistike.
Fishta nga natyra eshte opozitar e polemist. Por ne fund tė fundit njė pjese e krijimtarise se tij satirike, vecanerisht ajo me theks politik, duhet veshtruar edhe ne raport me qendrimet e klerit katolik shqiptar e vecanerisht me qendrimet e urdherit franceskan e provinces franceskane shqiptare ndaj monarkise se Ahmet Zogut.
Sic dihet tashme edhe nga historia, kleri katolik shqiptar e ka kritikuar ashper rregjimin e Zogut jo vetem me fjale e me mjete tė tjera demokratike, por ai ne njė fare soji edhe ka nxitur levizje popullore kunder ketij rregjimi.
Opozita e klerit katolik ndaj rregjimit zogollian duket qe vjen jo vetem nga tendencat shpesh anadollake qe paraqiste ky rregjim, por edhe si kundevenie e njė politike kunder klerikale. Mjaft tė themi se ne vitin 1928 u arrit njė marreveshje per organizimin e njė kryengritjeje mbarekombetare nga Jugu ne Veri kunder Ahmet Zogut. Ne Veri ndihme per organizimin e kesaj kryengritjeje dha edhe kleri katolik e kryesisht ai franceskan. Kryengritja filloi ne Dukagjin. Ndihmen e dhene nga franceskanet e verteton edhe njė qarkore e provincialit At Pal Doda drejtuar gjithe famullitareve tė Dukagjinit, ne tė cilen udhezohet per t’u prire malesoreve me flamurin shqiptar ne dore. Me vone Gjykata e Shkodres qe procedoi disa nga pjesemarresit e kryengritjes dha edhe dy denime me vdekje: e para kunder Don Nikolle Gazullit, prift katolik dhe e dyta kunder njė civili po katolik. Nder tė tjera kontradiktat e klerit katolik me Zogun i verteton edhe rasti i At Lorenc Marlaskajt, franceskan, tė cilin e internuan ne Elbasan e me vone e debuan krejt nga Shqiperia duke e detyruar tė vdese ne mergim.
Keto dhe tė tjera fakte, qe nuk eshte vendi tė permenden ketu, deshmojne njefare soj edhe urrejtjen vitale tė Fishtės ne satire politike.
Sic e ka verejtur edhe studiuesi Pashko Gjeci ne artikullin e tij perkujtimor per Fishten me titull “:At Gjergj Fishta”, Fishta “... perdori sarkazmin ma tė vrazhde kundra atyne qi done t’aziatizojne o tė ballkanizojne kete race, qe ne kohen e Fishtės,pershkohej neper krizen ma tė veshtire. Fishta boten gjithmone e kundron prej Shqypnije. Si me ja mbush mendjen Shqyptarevet se per me shpetue njehere e mire nga zgjedhja e huej e ma vone per t’u mbajte me vedi, ata do tė flijojshin n’altarin e Atdheut interesat personale, ambicjet etj.”
Nese do tė nisemi nga njė mesim i Brehtit ne lidhje me pese veshtiresite per tė shkruar tė verteten per njė shkrimtar:
Kushti i pare: Kuraja per tė shkruar tė verteten.
Kushti i dyte: Zgjuarsia per ta njohur tė verteten.
Kushti i trete: Mjeshteria per ta bere tė verteten njė arme luftarake.
Kushti i katert: Mprehtesia per tė zgjedhur pikerisht ata njerez, ne duart e tė cileve e verteta behet e efektshme.
kushti i peste: Dinakeria per ta perhapur tė verteten ne njė numer sa me tė madh njerezish.
Fishta duket se i ploteson me se miri tė pese kushtet per tė cilat flet Brehti, vecanerisht ne satiren e tij, e cila duke qene me theks social, politik, religjoz, ka rrahur tema mjaft tė rendesishme per shoqerine shqiptare si p.sh: Indiferentizmi ndaj kultures dhe emancipimit intelektual (Nakdomociapedija), rendjen pas materializmit (Nakdomonicipedija), rezistencen ndaj se rese (Nakdomonicipedija), nderrimin e fese, gjuhes, fisit, seksit (Metamorfoza), humbjen e gjuhes dhe identitetit (Gjuha e mesimit), falsitetin e genjeshtren (Nevoja e mesimit), kenaqesite e rreme dhe dyert e medha (Bujari), manine per tu marre tė gjithe me shkrime e per tė dhene mend (Koha e arit ne Shqypni), mungesa e tolerances (Koha e arit ne Shqypni), nenshtrimin ndaj tė keqijave (Momi), peruljen ndaj me tė fortit (Momi), thashethemet (Momi), luftenxitesit (Jus Gentium), lenien e gjerave pergjysem (Dredha e djallit), mosdeshiren per dije (Kontrata), njerzit nden masken e dijes (Dijsja), perpjekjet per krijimin artificial tė gjuhes letrare (Paloke Cuca), shkollat e huaja (Paloke Cuca), ndergjegje lastiket (Paloke Cuca), sharlatanet e diplomacive (Tatari i diplomacise) etj. etj.
Kurse ne satiren politike vecanarisht tek “Gomari i Babatasit” Fishta ben per objekt satire probleme tė tilla, si ndertimin e fasadave, gjendjen e mjere tė Shqiperise, tė fshatrave, korrupsionin shteteror, manine e izolimit politik, mbeshtetjen ne forcat tona, politiken proanadollake, profeudale e orientale, cenimin e lirise se fjales, fallsitetin e njerezve qe gjoja jane perfaqsues legjitim tė popullit etj.
Probleme tė mprehta Fishta shtron edhe ne satiren me karakter religjioz ne tė cilen mund tė perfshihen poema tė tilla satirike si “Sikur tė isha ba Pape”,”Vegim”, “Paralipomenon i Gomarit tė Babatasit” etj. Ne teresi Fishta paraqitet si njė shkrimtar satirist krejt i vetdijshem per rolin e shkrimeve tė tija. Ai e di mire se qe tė korrigjohet shoqeria e re shqiptare nuk mjaftonin publicitetet e guidat moralistike a politike. Qe tė behej korrigjimi ky popull duhej preke ne seder, duhej tė fyhej nga pak gjithsesi, pra duhej bere e kunderta me cfare kishte bere me “Lahuten e Malesise” apo me vepra tė tjera lirike e dramatike. Ne lidhje me kete mision civilizues dhe emancipues tė Fishtės, poeti yne i shquar Lasgush Poradeci ne njė artikull perkujtimor botuar pas vdekjes se Fishtės do tė shprehej: “Veprimi krijimtar i Gjergj Fishtės, i ketij krijuesi kombetar tė vetdijshem prej kombesise shqiptare tė pavetdijshme, eshte ay i endjes; se pari neper Purgatorin e vetvetes spastronjes, ay i faljes ne Adhurimoren e Mendimit tė Kombit. Si njė kushtimtar i vyer per punen e kushtimit tė tij,na pat bere Fishta, vete ay me gazin e fjales se vet, kete Apokalipse tė madhe shqiptare.”
Sic do e verejme edhe me poshte Fishta eshte dashnor i marre i kombit tė vet, ndaj dhe e kritikon rrepte. Ai di ku t’i kerkoje fajtoret per kete gjendje mjerane tė popullit shqiptar. Tė huajt, dyert e medha, puthadoret, orientalizmi, tė shiturit etj.
I ardhur prej njė shtrese tė ulet tė popullsise dhe i ngritur gjer nder rrangjet me tė larta tė shtetit, diplomacise e urdherit franceskan Fishta, pati fatin t’i beje realisht njė prerje terthore shoqerise dhe tė fuse ne satire karakteristikat me thelbesore regresive tė shtresave e klasave shoqerore. Karakteristika qe shpesh paraqiten edhe universale ne sensin e perseritshmerise ne historine shqiptare. Bile mendoj se sa i takon blasfemise qe iu be Fishtės per njė gjysem shekulli nga rregjimi diktatorial komunist shqiptar, njė nder arsyet me tė forta ka qene edhe vepra satirike, e cila paraqiste per rregjimin njė rrezikshmeri konkrete, pikerisht ne sensin e analizes se atyre fenomeneve sociale qe ishin edhe me prezente ne kete gjysem shekulli.
Fishta u blasfemua edhe nga komuniste tė tjere jashte Shqiperie tė cilet kishin marre persiper tė jepnin direktiva edhe rreth historise se kultures dhe letersise shqiptare, direktiva tė cilat pranoheshin e bile thelloheshin nga lideret e athershem shqipetar. Keshtu per shembull mjafton tė citojme dy fragmente nga artikulli i shkruar ne “La literature Sovietique” me 1950 nga D.Evguenev: “Shkrimtaret katolike tė Veriut, me qender Shkodren, synonin nenshtrimin e popullit shqipetar influences se Romes, kurse shkrimtaret ortodoks tė Voskopojes e ndihmuan popullin shqiptar ne luften e tij per pavaresi si dhe kundra sundimit turk.” dhe me pas artikullshkruesi shprehet: “Ne “Lahuten e Malcise”, poema e tij e urryer antisllave, ky agjent i imperializmit austro-hungarez i nxiste shqiptaret ne lufte kunder popujve sllave.”
Pikerisht ne saje tė karakterit tė theksuar social qe mbartin satirat e Fishtės, qe ne kohen e tij ka pasur studiues qe e kane vene ne njė rrafsh me tė tjere satirike tė medhenj tė botes. Keshtu p.sh Fulvio Cordignano ne vepren e tij “Epopeja kombetare e popullit shqiptar”shkruan nder tė tjera se “Pak kush kujtoi ne leteratyre tė mbare botes, ja del At Fishtės si poet satirik, i cili me njė fuqi tė cuditshme there e preke aty ku ma fort dhemb e djeg.”
Dhe ne fakt satira e Fishtės duke qene e mireadresuar ka luajtur njė rol ne boten shqiptare tė asaj kohe dhe do luaje perseri sapo tė botohet e tė distribuohet, sepse sic e thote me se miri edhe Ernest Koliqi “Fuqia shqiptare e Fishtės vihet ne sherbim t’idealeve ma tė nalta kombetare e njerezore dhe buron e paster nder qellime nga fisnikija burrnore e natyres se tij. Kjo lloj talljeje ka fuqi ndertuese e jo dermuese.”