Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 26
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Shqipėrime nga anglishtja

    Si mund te perkthehen ne shqip keto fjale te anglishtes:

    Assessment ose psh. Risk Assessment

    Framework (kjo mund te perkthehet edhe si kornize por nuk e ka kuptimin e kornizes gjithmone, ndonje fjale me adekuate ne shqip po me duhet)

    Trail - mund te perkthehet edhe si gjurme hesapi, por desha te dij mos ka ndonje fjale me adekuate qe nuk eshte duke mu kujtuar mua per momentin.

    Edhe pse jam nje njohes goxha i mire i shqipes, kam probleme me keto fjale qe ose nuk jane duke mu kujtuar per momentin ose nuk ka fjale adekuate te shqipes (mendoj qe eshte me shume kjo e fundit).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 13-08-2006 mė 10:51
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    i/e larguar Maska e Lumnjani
    Anėtarėsuar
    15-08-2005
    Vendndodhja
    N'prag t'ardhmes
    Postime
    118
    Mendoj: Risk assessment - Vleresim rreziku


    sa per tjerat, edhe une jam i interesuem...

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Lumnjani,

    Ne anglisht, kemi Risk Evaluation qe perkthehet ne Vleresim Rreziku apo Risku, mirepo Risk Assessment dallon paksa nga Risk Evaluation, perndryshe edhe anglo-saksonet do ti kishin thene Risk Evaluation. Une deri tani jam duke e perdorur Asesimi i Riskut ne shqip, perderisa nuk kam gjetur ende ndonje shprehje adekuate ne shqip. Ja nje lloj perkufizimi per Risk Assessment ne anglisht, marre nga COSO - Enterprise Risk Management:

    Asesimi i Riskut lejon njesite apo organizatat qe te konsiderojne madhesine e ndikimit qe ngjarjet potenciale mund te kene ne arritjen e objektivave apo qellimeve te njesise apo organizates.

    Keto ngjarje apo ndodhi (events ne anglisht) mund te kene ndikim pozitiv apo negativ, pra nuk eshte e thene qe ndikimi te jete vetem negativ.

    Per Trail mu kujtua nje fjale me adekuate tani, psh. Audit Trail mund te perkthehet edhe si Shteg Auditi.

    Falemnderit per mundimin.

    PS: Ja edhe nje fjale tjeter:

    Assertions - psh. Management's assertions mbi dicka, qe ka kuptimin e deklarimit, raportimit te menaxhereve ne lidhje me dicka. Por nuk po gjej dot fjale adekuate ne shqip per kete.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 13-08-2006 mė 17:10
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Nje pyetje nga une... Si thuhet ne shqip fjala "Research" me kuptimin qe po bej "research" per kurime (ilace) te reja...titull i profesionit te dikujt.

    Flm

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar mė parė nga s0ni
    Nje pyetje nga une... Si thuhet ne shqip fjala "Research" me kuptimin qe po bej "research" per kurime (ilace) te reja...titull i profesionit te dikujt.

    Flm
    Kerkime apo hulumtime. Psh. Scientific Research - Kerkime apo Hulumtime Shkencore. Scientific Researcher (titulli i profesionit te dikujt) - Kerkues apo Hulumtues Shkencor ne fushen e Mjekesise apo Mjekesor.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Assesment - Matje/Vlerėsim/Peshim
    Risk Assesment - Matje e Rrezikut
    Framework - Kornizė pune
    Trail - shteg/gjurmė/hapa.
    Assertions - Matjet/Pėrfundimet.
    Research - Punė kėrkimore.

    Albo

  7. #7
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Dodoni,

    Kete fjalen Hulumtime eshte hera e pare qe e degjoj, dhe se si me duket, si ndonje fjale e huaj pa kuptim lol.

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Soni, me sa kam njohuri gjuhesore une, Hulumtim eshte fjale e paster shqipe dhe nuk di te kete fjale te tille ne gjuhe tjera dhe e ka po ate kuptim. Megjithese, gjithcka eshte e mundur.

    Per fjalen Assessment apo Risk Assessment, Vleresim nuk mund te jete fjala adekuate sepse per vleresim kemi fjalen Evaluation, kurse Matje apo Peshim qe eshte e njejta gje, eshte e perafert por jo edhe aq adekuate sepse per te kemi fjalen Risk Measurement dhe poashtu kur po e bej perkthimin ne kete menyre, nuk po e jep kuptimin qe ka ne anglisht fjala Assessment ne kontekst frazor keshtu. Keshtu mendoj une, megjithese mund ta kem gabim shume lehte.

    Per fjalen Assertions, Matje apo Perfundim nuk me duket adekuate psh. ne kete kontekst frazor:

    Management's assertions on internal controls - qe ka kuptimin e nje lloj raportimi te menaxhereve mbi kontrollet e brendshme ne organizate, per c'gje jane te detyruara tani kompanite publike ne SHBA dhe pastaj auditoret e jashtem, auditojne keto Assertions on Internal Controls dhe japin opinionin e tyre te pavarur. Pra, po te perkthehet si: Perfundimet apo Matjet e Menaxhereve mbi Kontrollet e Brendshme, nuk po me duket adekuate mua si auditor, kontabilist, financier, e biznesmen. Shto ketu edhe faktin tjeter qe Perfundim eshte Conclusion ne anglisht dhe Matje eshte Measurement. Megjithese, edhe ketu mund te jem gabim.

    Gjithsesi, falemnderit per mundimin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 13-08-2006 mė 20:40
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    i/e larguar Maska e Lumnjani
    Anėtarėsuar
    15-08-2005
    Vendndodhja
    N'prag t'ardhmes
    Postime
    118
    E dij se nuk me takon te nderhyj n’kete teme por mendoj se mundem me msue ketu dhe qellimin e kam vetem te pyes.

    Dodoni, pajtohem kur thue se “Asesimi i Riskut lejon njesite apo organizatat qe te konsiderojne madhesine e ndikimit qe ngjarjet potenciale mund te kene ne arritjen e objektivave”. Per mue “assessment” asht thjeshte nje vleresim i ceket, ndersa si e kuptoj nga anglishtja “evaluation” vlereson llojin e “risk”ut dhe ben nji analize te thelle mbi kete “assessment”.

    Nje definicion te thjeshte qe gjeta: Risk evaluation involves the establishment of a qualitative or quantitative relationship between risks and benefits, involving the complex process of determining the significance of the identified hazards and estimated risks to those organisms or people concerned with or affected by them.

    Pra “Evaluation” asht ma e nderlikueme dhe permbane pak nga gjitha (dmth vleresim, matje dhe analize).


    Tash fjalė tjera:

    Insurance (sigurim?)
    Safety
    Determine

  10. #10
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Insurance - Sigurim apo Siguracion, psh. Health Insurance - Sigurimi Shendetesor, Car Insurance - Sigurim Kerri etj.

    Safety - siguria, psh. work safety - siguria ne pune nga aksidentet e ndryshme etj.

    Determine - Percakto por ka raste kur perdoret edhe per me gjet, me dijt dicka si psh. to determine whether something happens or not.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  11. #11
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Pėr pėrkthimin (anglisht-shqip dhe anasjelltas) e termeve ekonomike, unė e rekomandoj fjalorin e Dr. Nexhmi Rexhės “Fjalor i terminologjisė se biznesit” shqip-anglisht dhe anglisht-shqip. Besoj se ky fjalor mund t’iu ndihmojė tė gjithė atyre, qė studiojnė ekonominė dhe/ose biznesin. Njė tjetėr fjalor, qe unė pėrdori ėshtė nga Gjergji Butka “Gjuha e biznesit”, qe pėrshkruan veprimin apo procesin, qe nėnkupton termi i caktuar. P.sh:

    bill of sight
    n. (tregti ndėrkombėtare) dokument qė paraqitet nė doganė nga njė importues, i cili nuk mund te japė pėrshkrimet e hollėsishme te mallrave, derisa ato te mos shkarkohen apo inspektohen. Kur nga importuesi janė ofruar informacione me mangėsi, kjo njihet si perfeksionim i shikimit.

    Sa e di unė “Shoqata e Kontabilisteve te Certifikuar dhe Auditorėve te Kosovės” ka pasur ne plan te punoje ne njė fjalor terminologjie anglisht-shqip pėr ekonomi/biznes, mirėpo nuk e di se sa ėshtė punuar ne kėtė drejtim. Sa pėr info website i tyre ėshtė www.scaak-ks.org. (Ndoshta edhe Instituti RIINVEST mund te ofroje ndonjė kėshille lidhur me kėtė http://www.riinvestinstitute.org).

    Pėr fjalėt me larte unė mendoj se ėshtė shume gabim nėse risk assessment pėrkthehet asesimi i rrezikut, ngaqė ne shqip asesim nuk thotė asgjė, nuk ka asnjė kuptim. Risk assessment kryesisht pėrkthehet si “Vlerėsimi i rrezikut”.

    Ėshtė e vėrtetė qe “evaluation” mund te pėrkthehet “vlerėsim”, mirėpo unė sa kam mundur te vėrej “Evaluation” po pėrkthehet me teper si “Ēmuarje” (te paktėn ne disa programe qe kane dale nga MASHT [Ministria e Arsimit]).

    Me poshtė janė sqarimet nga Fjalori i Gjuhės sė Sotme Shqipe pėr foljen “Ēmoj” dhe nga Oxford Advanced Dictionary per “Evaluate”, qe jane shume te pėrafėrta.

    evaluate – to form an opinion of the amount, value or quality of sth after thinking about it carefully. (sinonim e ka foljen assess).


    ēmoj (ka me tepėr se njė pėrkufizim, por mjafton vetėm ky) – peshoj rėndėsinė, vlerėn, karakterin etj. tė diēkaje a tė dikujt pėr tė dhėnė njė gjykim mbi tė, e shqyrtoj dhe jap vlerėsimin pėr dikė apo diēka.

    Nuk e di tash sa ėshtė e pėrshtatshme, ama ky ėshtė vetėm njė propozim.


    Kete fjalen Hulumtime eshte hera e pare qe e degjoj, dhe se si me duket, si ndonje fjale e huaj pa kuptim lol.
    HULUMTIM, ~I – m.sh. ~E, ~ET 1. Veprimi sipas kuptimeve tė foljeve HULUMTOJ, HULUMTOHET.Hulumtime shkencore. Hulumtimet arkeologjike (gjuhėsore, etnografike). Hulumtimet e studiuesve shqiptarė. Hulumtimi i krijimtarisė gojore. Bėn hulumtime.

    2. kryes.sh. Vepėr e shkruar, nė tė cilėn ėshtė shqyrtuar njė ēėshtje a paraqiten tė dhėnat, qė janė mbledhur nga kėrkimet pėr njė ēėshtje; gjurmime; gjetje ose arritje shkencore. Hulumtime tė rėndėsishme (me vlerė).

    (nga FJALOR I GJUHĖS SĖ SOTME SHQIPE, botuar nė Tiranė me 1980 dhe ribotuar nė Prishtinė me 1981).

    Tung

  12. #12
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Rrenja e fjales vleresim eshte vlera sikur edhe per evaluation eshte value, qe te dyja keto rrjedhin nga fjala latine valore (nuk jam i sigurte se e kam shkruar si duhet kete fjale). Pra, Evaluation eshte Vleresim. Mirepo ne anglisht kemi Risk Evaluation dhe Risk Assessment qe nuk eshte e njejta gje, ne anglisht, edhe pse jane shume te peraferta. Duke pasur parasysh se edhe vet fjala vleresim nuk eshte shqipe ne rrenje, pse mos te perdoret edhe asesimi dhe keshtu e kemi me te lehte ta kuptojme se kur kemi te bejme me Risk Evaluation e kur me Risk Assessment, sepse nese perdoret Vleresim Risku ne te dyja rastet atehere nuk e dijme kur eshte fjala per Assessment e kur per Evaluation. Nje perkufizim te Risk Assessment e solla me larte, qe dallon nga perkufizimi i Risk Evaluation.

    Per Assertions ka kush ndonje ide tjeter se si mund te shqiperohet pa i humbur kuptimin ne shqip?

    Poashtu, edhe nje fjale tjeter Fraud!

    Cila eshte fjala me adekuate ne shqip per Fraud?
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Redmond, WA, USA
    Postime
    181
    Ē“ėshtė fjala "asesim"?

    Ja ēka ėshtė: ėshtė gjysma e deformuar e fjalės ėsesmėnt.

    Pse ke nevojė tė shpikėsh fjalė pa lidhje? Pse duhet fjala ta ketė rrėnjėn nga anglishtja. Ti me atė deformim e tjetėrson tėrėshisht fjalėn ėsesmėnt.

    Mė mirė merre njė fjalė shqipe tė pėrafėrt the pėrshtate, ose merre njė nga 10000 fjalėt e tė shejntit Fishta qė nuk i pėrdorim nė shqipen moderne.

    Sė paku fjalėt shqipe pėrshtaten nė fjali dhe mund ti pėrdorėsh si tė duash nė gramatikė.

    Nuk kam ndonjė bindje personale pėr ty, por po e citoj Fishtėn pėr shkak tė lidhshmėrisė sė pėrmbajtjes.
    ....
    E atij ju thaftė po goja
    qė pėrbuz kėt gjuhė hyjnore,
    e n'gjuhė t'huj kur s'asht nevoja
    flet e t'vetėn len mas dore.



    //Agroni

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528
    Fjala Assesment ,pėrdoret nė afarizėm e sidomos nė kontabilitet dhe financime .

    Dhe se pėr financime ka kuptimin '' Vlerėsim '' :- tė pronės, mallit, inventarit apo diēka tjetėr ( njė shembull i thjesht :- Vlerisimi i pronės pėr taksa shtetėrore ) .

  15. #15
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar mė parė nga Agron_ca
    Ē“ėshtė fjala "asesim"?

    Ja ēka ėshtė: ėshtė gjysma e deformuar e fjalės ėsesmėnt.

    Pse ke nevojė tė shpikėsh fjalė pa lidhje? Pse duhet fjala ta ketė rrėnjėn nga anglishtja. Ti me atė deformim e tjetėrson tėrėshisht fjalėn ėsesmėnt.

    Mė mirė merre njė fjalė shqipe tė pėrafėrt the pėrshtate, ose merre njė nga 10000 fjalėt e tė shejntit Fishta qė nuk i pėrdorim nė shqipen moderne.

    Sė paku fjalėt shqipe pėrshtaten nė fjali dhe mund ti pėrdorėsh si tė duash nė gramatikė.

    Nuk kam ndonjė bindje personale pėr ty, por po e citoj Fishtėn pėr shkak tė lidhshmėrisė sė pėrmbajtjes.
    ....
    E atij ju thaftė po goja
    qė pėrbuz kėt gjuhė hyjnore,
    e n'gjuhė t'huj kur s'asht nevoja
    flet e t'vetėn len mas dore.



    //Agroni
    Assessment ka si rrenje fjalen assess qe ka shume kuptime e disa nga keto jane: me ndejt anash; me ndihmu ne zyren e gjyqit; me percaktu rendesine, madhesine, dhe vleren e dickaje; etj.

    Dmth. fjale per assessment ne shqip nuk ekziston, duke perfshire edhe ato 10,000 fjalet e Fishtes (te cilin mund ta them me siguri te plote, se e njoh me mire se ti, e kam fjalen per vepren dhe fjalet e tij ). Nganjehere mund ta perkthesh si vleresim, por ka shume raste kur perkthimi i tille i perafert ja humb kuptimin fjales dhe fjalise, psh. ne rastin e Risk Assessment, sepse me perkthim te tille te perafert zhduket dallimi i Risk Assessment me Risk Evaluation qe te dyja behen Risk Evaluation pastaj, nese perkthehet si vleresim, sepse Risk Assessment pervec qe vlereson riskun, e percakton edhe rendesine dhe madhesine e riskut, dmth. eshte me shume se vleresim.

    Mos me shit patriotizem te kote nga Kanadaja, bonu patriot sa une e ma shume nuk te duhet. Te jeshe i bindur per kete.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Redmond, WA, USA
    Postime
    181
    Citim Postuar mė parė nga dodoni
    Mos me shit patriotizem te kote nga Kanadaja, bonu patriot sa une e ma shume nuk te duhet. Te jeshe i bindur per kete.
    Citim Postuar mė parė nga At Fishta
    E atij ju thaftė po goja
    qė pėrbuz kėt gjuhė hyjnore,
    e n'gjuhė t'huj kur s'asht nevoja
    flet e t'vetėn len mas dore.
    Unė skam patriotizėm pėr tė shitur. Kėto vargje i di edhe ti qė kur ke qenė fėmij. Vetėm dua t“a tėrheq vėrejtjen se je duke e shkatėrruar shqipen.

    Mė trego si ishte fjala assessment nė anglisht para 1000 apo 1500 vjetėve? Mos e morrėn nga greku apo roma qė kishin sisteme juridike dhe ekonomike mė tė avancuara se anglezėt e asaj kohe?

    Jo. Por i ri-pėrdorėn fjalė tė tjera dhe u dhan kuptime tė reja. Kėshtu mund tė bėjmė edhe ne. Mund t“i ri-pėrdorim fjalė tjera tė shqipes pėr qėllime tė reja. A duhet qė nė shqip ēdo fjalė tė vetėm njė kutim? Jo, ne jemi mjaft tė zhvilluar tė bėjmė dallime sipas kuptimit tė temės.

    Asnjė popull i rėndėsishėm nuk e ka kopjuar fjalėn assessment nga anglishtja. Tė gjithė kanė dalė me llojet e veta. Shiko kėtu: http://www.answers.com/assess#Translations

    Nga kjo e shoh qė ti nuk qenke mė patriot se Greku, Gjermani e Rusi. Tė gjithė ata e ēmuan gjuhėn e tyre mė shumė se tė huajen.

    Unė e di qė ballafaqohemi me njė mungesė tė madhe tė fjalėve nė gjuhėn shqipe. Por zgjidhja nuk ėshtė qė shqipja tė harnohet me fjalė angleze. Fjalėt angleze janė tė huaja. Ato nuk pėrshtaten mirė nė gramatikėn shqipe.


    P.S. Tani jetoj nė Redmond, Washington.

  17. #17
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar mė parė nga Agron_ca
    Unė e di qė ballafaqohemi me njė mungesė tė madhe tė fjalėve nė gjuhėn shqipe. Por zgjidhja nuk ėshtė qė shqipja tė harnohet me fjalė angleze. Fjalėt angleze janė tė huaja. Ato nuk pėrshtaten mirė nė gramatikėn shqipe.


    P.S. Tani jetoj nė Redmond, Washington.
    Ku mendon ti se i kemi marre fjalet: Kompjuter, Televizor, Radio, Internet, Telefon, Biznes, etj. ? Nga Fishta???

    Hajde ta shpetojme gjuhen nga fjalet e huaja, ma gjej nje fjale shqipe per Assessment, Fraud, Assertion, etj. ? Ky eshte edhe qellimi i temes, pra me sill ide dhe fjale se si mund te shqiperohen keto pa e humbur kuptimin.

    Nuk ka asnje gjuhe ne bote qe eshte e paster 100%, pra qe nuk ka marre ndonje fjale nga gjuhet tjera.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-07-2006
    Postime
    61

    Smile

    Citim Postuar mė parė nga dodoni
    Ku mendon ti se i kemi marre fjalet: Kompjuter, Televizor, Radio, Internet, Telefon, Biznes, etj. ? Nga Fishta???

    Hajde ta shpetojme gjuhen nga fjalet e huaja, ma gjej nje fjale shqipe per Assessment, Fraud, Assertion, etj. ? Ky eshte edhe qellimi i temes, pra me sill ide dhe fjale se si mund te shqiperohen keto pa e humbur kuptimin.

    Nuk ka asnje gjuhe ne bote qe eshte e paster 100%, pra qe nuk ka marre ndonje fjale nga gjuhet tjera.


    Ketu jam edhe une e pajtimit se nuk dua te shtoj me teper per fjale te ndryshme qe jane marre nga gjuhe te ndryshme dhe qe tek ne nuk ka fjale adekuate .........

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Redmond, WA, USA
    Postime
    181
    Citim Postuar mė parė nga dodoni
    Ku mendon ti se i kemi marre fjalet: Kompjuter, Televizor, Radio, Internet, Telefon, Biznes, etj. ? Nga Fishta???

    Hajde ta shpetojme gjuhen nga fjalet e huaja, ma gjej nje fjale shqipe per Assessment, Fraud, Assertion, etj. ? Ky eshte edhe qellimi i temes, pra me sill ide dhe fjale se si mund te shqiperohen keto pa e humbur kuptimin.

    Nuk ka asnje gjuhe ne bote qe eshte e paster 100%, pra qe nuk ka marre ndonje fjale nga gjuhet tjera.
    Kjo ėshtė harrnim gjuhės sonė me lecka angleze. Ja njė shembull pėr fjalėn assess disa popuj tė civilizuar:

    Dansk (Danish)
    v. tr. - vurdere, bedųmme, estimere

    Nederlands (Dutch)
    schatten, beoordelen, vaststellen (bedrag voor belasting), belasten, bepaalde boete opleggen

    Franēais (French)
    v. tr. - évaluer, estimer, fixer/déterminer le montant de, établir (l'impōt sur le revenu), calculer la valeur imposable de, fixer (les dommages), (fig) évaluer, juger (la valeur de)

    Deutsch (German)
    v. - beurteilen, taxieren

    Ελληνική (Greek)
    v. - αποτιμώ, εκτιμώ, (οικον.) καταλογίζω, (για φόρους κτλ.) βεβαιώνω, επιβάλλω, προσδιορίζω, κατανέμω, φορολογώ

    Italiano (Italian)
    valutare, giudicare, esaminare, accertarsi, stimare

    Portuguźs (Portuguese)
    v. - avaliar, fixar, determinar, tributar

    Русский (Russian)
    оценивать, определять сумму чего-либо, определять ценность

    Espańol (Spanish)
    v. tr. - juzgar, examinar, comprobar, tasar, estimar, valorar, evaluar

    Svenska (Swedish)
    v. - fastställa, uppskatta


    Asnjėri nga kėta nuk i ka kopjuar, shtrembėruar e as pėrgjysmuar fjalėt angleze pėr ti pėrvetsuar.

    Ma merr mendja qė edhe ne duhet ta ngrejmė kokėn lartė dhe ta ēmojmė atė qė kemi.

    Edhe ajo qė kemi tani ėshtė njė gjuhė nė proces tė ndyrjes nga gazetat e lajmet televizive tė cilėt ēdo ditė pa fije turpi pėrdorin fjalė si BORDI, STAFI, BILATERALE, etj. kur pėr shumicėn e kėtyre fjalėve i kemi shqipe pėr to.

  20. #20
    Vetem e verteta ju cliron
    Anėtarėsuar
    29-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Gjilan-Shqypnia Etnike
    Postime
    82
    Assessment,(evaluation)=Vleresim
    Fraud=Mashtrim
    Assertion=Theksim.
    Pershendetje nga Shqiperia Etnike.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 04:03
  2. Shqiperime.
    Nga Degez nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 23-01-2009, 11:36
  3. Kush ma perkthen kete paragraf nga Anglishtja ne Shqip?
    Nga rm_renald nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-12-2008, 13:03
  4. Shqipja dhe Anglishtja
    Nga ajzberg nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 13:07
  5. Dublimet, Anglishtja dhe Zhvillimi Ekonomik
    Nga liberal nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-09-2004, 05:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •