Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    ALb@SouL NetWo®K Maska e [A-SHKODRANI]
    Anėtarėsuar
    12-08-2003
    Vendndodhja
    EUROPE
    Postime
    245

    Folklori Shqiptar

    Detyrė kryesore e folklorit dhe e folkloristikės ėshtė mbledhja dhe studimi i traditave popullore, duke nėnkuptuar pėr traditė jo vetėm besimet dhe opinionin qė ka populli i pakultivuar pėr faktet dhe dukuritė e universit, por edhe zakonet e pėrditshme, pėr ceremonitė e festave tė ndryshme, si edhe manifestimet estetike tė ēfarėdo lloji.
    Kur flasim pėr zanafillėn e folklorit, duhet ta kemi tė qartė se ai nuk lind vetėm, por sė bashku me elemente tė tjera me tė cilat ėshtė i lidhur, kėshtu ai lind edhe me elemente qė i pėrkasin etnografisė (zakone, ritet e ndryshme etj.), qė i pėrkasin muzikės, valles etj.

    Dhe i parė nė kėtė tėrėsi, si dukuri artistike dhe jetėsore lidhur me jetėn e njeriut primitiv, mund tė themi se folklori ėshtė i vjetėr sa vetė njeriu. Ai lindi si njė nevojė e brendshme e kėtij njeriu primitiv, nė krye, jo si dukuri artistike e pastėr, por si njė fenomen qė ishte i lidhur drejtpėrdrejt me jetėn e tij, me mbijetesėn e tij, me sigurinė pėr jetėn etj. Me njė fjalė, e thėnė ndryshe, njeriu primitiv, i pafuqishėm nė mes tė forcave tė ndryshme tė realitetit, duke e menduar botėn tė populluar nga shpirtra (faza e animizimit), nga shpirtra qė ishin nė tė mirė tė tij, qė, sė paku kėshtu i ngjante atij, e ndihmonin pėr tė kapėrcyer vėshtirėsitė qė ai haste nė jetė, qė e ruanin nga e keqja, rreziqet e jetės, e ruanin nga sėmundja, e ruanin nga thatėsira, i falnin pjellori si atij ashtu edhe tokės, por edhe shpirtra qė ishin tė ligj, qė, sė paku kėshtu i ngjante atij, kishin ngritur pusi dhe donin ta goditnin nga ēasti nė ēast, shpirtra ziliqarė e tekanjozė, qė mund t'i dėrgonin sėmundjet dhe vdekjen, mund tė bėnin qė prodhimet tė mos ishin tė mbara, qė gjahu tė mos ishte i mbarė etj. Pėr t'u dalė pėrpara kėtyre fatkeqėsive, pėr tė siguruar shėndet e pjellori si pėr vete ashtu edhe pėr natyrėn, njeriu primitiv u mundua me anė tė lutjeve dhe yshtjeve magjike, tė bėjė pėr vete shpirtrat dhe tė ruhet nga ēdo e ligė. Pikėrisht nga kėto rite primitive fetare e magjike lindin krijimet e para folklorike. Njė gjė e tillė mund tė hetohet edhe sot nė popujt primitive tė Afrikės apo tė Amerikės sė Jugut, ku riti magjik ėshtė ende i gjallė dhe kryhet me anė krijimesh tė vėrteta folklorike. Nga ana tjetėr, kjo mund tė vėrehet te mbeturinat e kėtyre riteve magjike qė kanė arritur gjer nė ditėt tona dhe qė duhen pasur parasysh kur duam tė shpjegojmė, edhe nė folklorin tonė, shumė kėngė tė vjetra qė na kanė mbetur si nga ritet e motmotit ashtu edhe nė shumė kėngė tė lidhura me ritet e dasmės etj.
    Nga kėto qė thamė, kuptohet se folklori lindi nė gji tė natyrės dhe mes njerėzve qė jetonin nė gji tė natyrės, mes atyre qė punonin tokėn apo mbarėshtronin bagėtimė dhe jetonin me kėto prodhime, pra lindi e u zhvillua nė mes tė fshatarėve. Mė pas krijimet folklorike, edhe pse njeriu pėrparoi dhe shkenca bėri tė vetėn, duke lehtėsuar jetėn e punėn e njeriut, nuk u shuan, ndonėse karakteri i tyre ritual e magjik erdhi pėrherė e me tepėr duke u pakėsuar nė mos zhdukur fare. Nė kėtė fazė tė dytė, nė kohėn e qytetėrimit, krijimi folklorik ėshtė mė shumė njė vepėr artistike se sa njė veper rituale fetare. Kjo shpjegon, nga ana tjetėr, jetėgjatėsinė e folklorit, ruajtjen e tij deri nė ditėt tona, madje dhe gjallėrinė e tij nė mjaft aspekte, sidomos si mbėshtetės pėr artin e kultivuar. Dalngadalė lindėn edhe njerėz qė merreshin kryesisht me krijimin e kėtyre kėngėve popullore: tė tillė mund tė pėrmendim aedėt, rapsodėt, trubadurėt, truverėt, menestrelėt etj. dke filluar nga Homeri e duke mbaruar deri te Osiani skoces e deri te rabsodėt e kėngėtarėt tanė. Tashti folklori ėshtė njė krijim artistik qė kryen njė funksion krejt tjetėr nga ai i pari. Megjithatė shtresa e parė e folklorit (legjendat, kėngėt e riteve, pėrrallat, proverbat etj.) mbetet njė relike e fosile tė gjalla kėto krijime ruhen e kalohen ende sot e kėsaj dite nga njė brez nė tjetrin jo vetėm si vepra artistike, por edhe si elemente tė qenėsishme qė flasin pėr origjinalitetin e njė kombi, pėr identitetin kombėtar tė njė populli.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e elita5
    Anėtarėsuar
    08-08-2006
    Postime
    15
    pershendetje.
    jam nje perkrahes i flake i folklorit tone pasi ia eshte shume i pasur dhe me shume vlera artistike. ky folk e ka mbajtur gjalle shqiperin nga brezi ne brez pasi eshte pasyre e vlerave kombetare, por sot verej se nuk po i kushshtohet rendesi gje qe per nedo kete nje kosto shume te madhe pasi dita ditees po na humbin mjaft vlera per te cilat nje sqiptare dikur krenohej. bujaria, mikpritja, besa,trimeria zakonet , traditat, ejt nuk jane vlera qe keqija te cilat ne duhet ti leme pas dore prandaj une jam i mendimit se ato duhen vleresuar dhe trunsmetuar cdo brezi pesardhes.
    " o moj shqipni e mjera shqipni ,
    kush t'ka qitun me krye ne hi
    ti ke pas ken nji zane e rand
    burrat e dheut te thirshin NANE"

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-02-2007
    Postime
    1
    une mendoj se , edhe pse nuk kane shume shume perkrahje .. ato qe meren me veprat folklorike .. mendoj .. ata kane perkrahje por jo aq sa meritojne .. folklori kurre nuk do shuhet .. ashtu si ka mbetur i gjalle dhe i bujshem per keto shekuj qe ne e dijme ashtu do mbijetoje e do pasurohet edhe me teper ne shekujt qe ka perpara .. e gjitha qe mund te bejme ne eshte .. te perkrahim me cdo mundsi qe na jepet .. folklorin tone .. kombetar.. qe tju sherbeje edhe brezave te ardhshem si pasqyre e asaj se kush kan qene dikur e kush jane ende ashtu sich na ka sherbyer edhe ne

  4. #4
    U pergezoj per kėtė temė shum interesante !
    Ndėr shekuj populli shqiptar ka krijuar njė kulturė shpirtėrore tė begatė, e cila krahasohet me atė tė popujve mė tė vjeter tė Evropes.
    Kėnget e shumta, e tė shumllojshme, vallet e larmishme tė zonave tė ndryshme tė trojeve tona etnike, melodit instrumentale, legjendat, gojėdhenat, perrallat e, anekdotat, fjalėt e urta,fabulat etj... pėrbėjne krijimtarine artistike shpirterore te popullit, e cila quhet FOLKLOR.
    Krijimtaria folklorike lindi dhe u zhvillua si nevojė e njeriut per tė shprehur botėn e brendshme, ndjenjat dhe meditimet qe lidheshin me jetėn dhe me veprimtarin e tij. Krijimet folklorike nuk u krijuan dhe nuk u zhvilluan vetėm nė njė periudhė, apo vetem nga njė brez i njerzve. Goje me goje ato kaluan neper shekuj u perpunuan dhe u pasuruan,,shume prej tyre u harruan, nderkohe tjera linden,keshtu edhe ne ditet e sotit krijimtara e popullit jeton aktivisht. Gjatė koherave te ndryshme dijetarė tė huaj dhe vendas kanė pohuar se shqiptart janė krijues tė talentuar.
    Folklori ėshtė letersi gojore dhe duke u transmetuar gojarisht , nga brezi nė brez , nga vėndi nė vėnd, ndryshohet , perpunohet dhe zhvillohet nga bartėsit e tij , nė perputhje me rrethanat dhe shijet estetike te bartėsve. Duke u bartur gojarisht nėper vite e shekuj, ėshtė e natyrshme qė mbi krijimtarin folklorike tė veproj edhe dukuria e harreses.
    Krijimtaria artistike e popullit ka vlerė tė madhe artistike dhe estetike, perfaqeson artin burimor. Duke qene pasqyrė e jetės shpirterore te popullit krijimtaria folklorike sjell njė informacion tė pasur pėr kohen kur u zhvilluan ngjarjet, pėr deshirat dhe problemet qe kanė shqetėsuar njeriun tonė gjatė shekujve...Folklori ėshtė pjesė e rendesishme e kultures shpirterore tė popullit tonė, andaj ėshtė detyre dhe nder pėr secilin qe te tregoj interes per njohjen dhe mbledhjen e kesaj pasurie te popullit.
    Shkenca qė merret me folklorin quhet FOLKLORISTIKĖ , ndersa personi qe merret me mbledhjen dhe studimin e folklorit quhet FOLKLORIST. Folkloristi duhet tė ketė njohuri pėr historin,gjeografinė,gjuhėsinė,etnografinė dhe muzikėn,sepse me gjitha keto folkloristika ka lidhje tė ngushta,ndihmohet prej tyre ,dhe i ndihmon ato.
    Interesimi pėr krijimtarinė te popullit ėshtė shumė mė i hershem se shkenca e folkloristikes, deshmit e para pėr ekzistencene pasurisė artistike shqiptare i gjejmė te studiuesi bizantin Kristobuli ne shkrimin e tij pėr rrethimin e parė tė Krujes , pastaj te historiani venedikas Sabeliki i cili flet per adhurimin e madh qe kishte figura e Skenderbeut tek populli shqiptar, pastaj Marin Barleti, te gjithe kta njoftojnė pėr kėngė qė kė ndoheshin nga shqiptaret, por asnjeri nga keta nuk sjell vargje te kėngeve. Dokumentin e parė te mbledhjes se folklorit shqiptar e ndeshim te Frang Bardhi nė fjalorin e tij latinisht-shqip,,pastaj nė Kalabri ėshtė gjetur dorėshkrimi i Nikollė Filjes me 18 kėngė arbreshe ... Interesimi pėr mbledhjen dhe studimin e folklorit tonė nisi nga fillimi i shekullit XIX, nė njė kohė kur nė Evropė kishte interesim pėr folkloristiken,Jeronim De Rada botoi vėllimin *Rapsodi tė njė poemi arbresh* , pastaj edhe arbreshė tė tjerė si Gavril Dara ,Anton Santori, Zef Krispi, Dhimiter Kamarda etj. mblodhen e botuan kėnge popullore. Nė periudhen e Rilindje Kombtare interesimi per folklorin u shtua shumė, dhe si figurė e shquar e folkloristtikes shqiptare te asaj kohe ėshtė Thimi Mitko, i cili ndoqi rrugen e De Rades, Anton Skures etj.bėri mbledhjen e folklorit dhe me materialin e mbledhur botoi librin *Bleta shqiptare*.Pastaj kemi Zef Jubanin me permbledhje kėngesh popullore dhe rapsodi poemash shqiptare,,pastaj mbledhesin e zellshem dhe studiuesin mė serioz te folklorit At Shtjefen Gjeqovin...
    Nė v. 1960 u krijua Instituti i Folklorit, i cili me vone u shndrrua ne Institut tė Kulures Popullore, ndersa per Kosove dhe Maqedoni , punė te suksesshme per mbledhjen, studimin dhe botimin e folklorit, ka bėrė Instituti i Albanologjisė nė Prishtinė...

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  3. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •