Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 37
  1. #1
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198

    Nikolas Geixh, vizita në Himarë dhe fshatrat minoritare

    Nikolas Geixh -vizita në Himarë dhe fshatrat minoritare. Vizita mbahet e fshehtë

    Geixh, takime sekrete në Jug

    Përfaqësuesi i lobit greko-amerikan takime me minoritetin pas zgjedhjes në krye të shoqatës së epirotëve jashtë Greqisë

    Anila Rama

    TIRANË- Nikolas Geixh, në një vizitë të heshtur e pa bujë, viziton Jugun e Shqipërisë, duke zhvilluar takime me banorë të disa fshatrave të minoritetit dhe të zonës së Himarës. Përfaqësuesi i lobit greko-amerikan, një figurë shumë e diskutuar në opinion shqiptar për aktivitetin e tij, në ditët e para të gushtit, përkatësisht në datat dy-tre, ka zhvilluar takime në zonën e Dropullit dhe më pas ka shkuar edhe në Himarë. Lajmin e konfirmuan burime të sigurta, pranë njerëzve që kanë shoqëruar Geixhin në takimet e mësipërme. Geixh ka shkelur tokën shqiptare, menjëherë pas një takimi të panepiriotëve jashtë Greqisë, të zhvilluar në Janinë, ku ai edhe është zgjedhur kryetar i kësaj shoqate. Ndonëse nuk dihen shume detaje nga takimet e tij në jug të vendit, qëllimi i Geixhit, është i qartë, kontakti me përfaqësuesit e minoritetit grek në Shqipëri, që ai i konsideron si vorio-epiriotë, duke u njohur paraprakisht edhe me zhvillimet e fundit që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të këtyre pakicave. Ai është shoqëruar në këto takime nga figura të njohura të minoritetit grek në Shqipëri, përfshirë edhe kryetarin e PBDNJ-së Vangjel Dule dhe kryetari i shoqatës “Omonia” Jani Jani. Vizita e Geixhit në Shqipëri është bërë pak ditë pasi në Qarkun e Vlorës u nënshkrua një memorandum për të drejtat e pakicave. Përfaqësuesit e pakicës greke në Shqipëri nuk e nënshkruan këtë memorandum, me pretendimin se në të duhej që zona e Himarës të shpallej minoritare. Por nga autoritetet zyrtare të Prefekturës, firmosja e memorandumit u quajt një sukses, pasi ai u nënshkrua nga të gjithë minoritetet, përveç atij grek. Geixhi në këtë vizitë të tij në Shqipëri, nuk ka pasur në agjendë takime me përfaqësues të qeverisë apo politikës. Ai është mjaftuar duke thënë në Janinë, në konferencën e Epirotëve se nuk kam çfarë të diskutoj më me qeverinë, pasi jam marrë vesh për hapjen e shkollës greke në Himarë.
    Nikolas Gaxojani, për herë të fundit ka qenë në Shqipëri në janar të vitit 2005, në përvjetorin e 14-të të themelimit të organizatës “Omonia” në Gjirokastër, ku sërish ka ritheksuar se mosrespektimi i të drejtave e lirive të të minoritarëve grekë me banim në Shqipëri, e lë vendin jashtë BE-së. Geixhi është i njohur për drejtimin e lobit grek në Amerikë. Nikolas Geixh, ose Gaxojani, është shpallur person “non grata” në vitin 1994-ër, nga ish-presidenti i saj kohe Sali Berisha. Si shkak për këtë, shërbeu incidenti i ndodhur në fshatin Peshkëpi të Gjirokastrës, ku mbeti i vrarë një ushtar shqiptar në territorin e një reparti ushtarak. Geixhi, nga autoritet shqiptare në atë kohë, u shpall person “non grata,” ndërsa u arrestuan 6 minoritarë grekë, të cilët edhe u dënuan gjatë procesit që njihet, si “Procesi i të gjashtëve.” Rikthimi tij në Shqipëri do të ndodhte vite më vonë, vetëm pas ardhjes së socialistëve në pushtet. Madje në vitet e qëndrimit të socialistëve në pushtet, Geixhi arriti të krijonte marrëdhënie miqësore me ish-kryetarin e PS-së e ish-kryeministrin Fatos Nano, duke pasur si ndërmjetës në vendosjen e kontakteve, një nga figurat e njohura të PS-së në 8 vjetët e pushtetit, Anastas Angjelin. Por edhe marrëdhëniet e ngrira me Sali Berishën, pasi ishte shpallur “non grata në 1994-ën,” morën një kthesë të dukshme në takimin që ai zhvilloi kokë më kokë me të në selinë e PD-së, në fund të vitit 1992. Ndërkaq, vlen të theksohet se tashmë pas rikthimit në pushtet Berisha, po i kushton një vëmendje dhe kujdes të veçantë përmbushjes së të drejtave të minoriteteve. Pak muaj më parë, qeveria e drejtuar prej tij ka vendosur hapjen e një shkolle greke në Himarë, vendim që ka shkaktuar mjaft polemika, pasi nga dy ministra të qeverisë kishte dy qëndrime të ndryshme për këtë çështje.




    12/08/2006
    KATEGORIA: Politike
    http://www.shekulli.com.al/index.php...e&newsID=99666

    Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe disa përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri, përfshirë kryetarin e PBDNJ-së Vangjel Dule

    Konferenca e Janinës, Geixh, zgjidhet kryetari i epirotëve


    Shekulli

    TIRANË- Takimi i panepiriotëve që jetojnë jashtë Greqisë, i zhvilluar në Janinë, ka zgjedhur si kryetar të shoqatës greko-amerikane e njohur.................Nikolas Geixh. Në takimin në fjalë, Geixhi ka arritur të sigurojë mbështetjen e pjesëmarrësve, duke u zgjedhur në krye të epiriotëvë që jetojnë jashtë Greqisë, pra në vende të tjera. Sipas burimeve nga takimi, aty kanë marrë pjesë edhe disa përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri, përfshirë kryetarin e PBDNJ-së Vangjel Dule dhe të tjerë që ishin ftuar nga organizatorët. Nuk kanë mbetur jashtë diskutimit të Geixhit në këtë takim edhe marrëdhëniet e tij me kryeministrin shqiptar Sali Berisha. “Me Berishën i kam mbyllur llogaritë, me ndërtimin e shkollës greke në Himarë,” - mësohet të ketë thënë Geixhi në këtë takim. Pra nga fjala e tij, kuptohet se ai ka qenë mbështetësi dhe nxitësi kryesor për të krijuar mundësinë e lejimit të shkollës greke në Himarë. Geixhi në fakt i ka rehabilituar marrëdhëniet me Berishën, pas vitit 1994-ër, kur ai u shpall “non grata” në territorin shqiptar. Geixhi, përveçse është drejtues i shoqatës së panepiriotëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, drejton prej vitesh Institutin Panhelenik, ku edhe zhvillon aktivitetin e tij kryesor në krye të lobit grek në SHBA.




    12/08/2006
    http://www.shekulli.com.al/index.php...e&newsID=99667

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    skan faj keta
    e ka fajin skizofreni qe mendon vec si te mbaj pushtetin e sja ndjen fare per interesin kombetar
    Berish Skizofreni ka instaluar nje regjim ne shqiperi qe nuk punon as per zhvillim as per in teres kombetar i vetmi qellim i berisheve eshte si tja fusim kundershtareve shqiptar qe te rime sa me gjate ne pushtet
    Ptu Skizofren i papergjegjshem

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Citim Postuar më parë nga njemik
    skan faj keta
    e ka fajin skizofreni qe mendon vec si te mbaj pushtetin e sja ndjen fare per interesin kombetar
    Berish Skizofreni ka instaluar nje regjim ne shqiperi qe nuk punon as per zhvillim as per in teres kombetar i vetmi qellim i berisheve eshte si tja fusim kundershtareve shqiptar qe te rime sa me gjate ne pushtet
    Ptu Skizofren i papergjegjshem
    Uhaaaa!Tani fajtor për këtë është Berisha! se mos Nano nuk i cakërroj gotat me të?! Se mos socialistët të tjerë e kanë "armik" atë?! Jo, more jo! Ai farë djalli dhe socialistët janë miq të kahershëm, por gjithmonë në momente janë edhe aleat, kuptohet kundër kujt!
    Sidoqë të jetë heshtni dhe pritni! "Kali" i Trojës ka ardhur në Shqipëri, atij ia kanë hapur portat, Odhiseu ka zbritur i pari dhe është gostitur, jo natën, por ditën, dhe tani prini flakën t´ia shihni flakën Shqipërisë!

  4. #4
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Ahhhh, c'na u be ky Gage, do te rregulloj hesapet e prishura me vendin e tij ne kurriz te vendit tone.

    Mua nje gje tjeter me shqeteson me shume, qe ky u zgjodh kryetari i "panepirioteve" .... cilet epiriote? Kryetari im? Pa hyre serish ne debat te termit, por kryetar/mbret i Epiroteve ishte dhe Gjergj Kastrioti. Ne nje kategori futet kjo fytyra? Me leje te kujt? Ne emer te kujt? Pfffff .... e kam thene dikur ne nje teme tjeter, me gjithe figurat qe ka lindur vendi im, si nuk lindi nje Makiavel?!

  5. #5
    Southern Prince Maska e Pyrrhus_Mollos
    Anëtarësuar
    12-01-2006
    Vendndodhja
    Çamëri
    Postime
    315
    Gjithe Greket nacionalista jane Shqiptare me origjine por te mallkuar dhe te hidheruar....ky cazzo-jani nga nje fshat i konispolit rrjedh...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    o Dardan se ke dhe emre ilir
    po kaq i papjekur je
    po pse nese do te vinte te cnderonte shtepine nje person i ri cdo ti thoje babait qepe gojen se njesoj na e cnderoi dikush vitin qe shkuar
    Nano eshte figura me e urruer e ketij kombi por i perket te kaluares
    ndersa berisha i perket te tashmes dhe merr vendime ne emrin tone
    dhe une personalisht nuk do tja fal kure kolaicionin qe beri me greket ne himare ku pranoi qe atz te fitonte me mire nje grek sesa nje socialist
    tung

  7. #7
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Mire te na e bejne greket me Verio Epirin!Ne shqiptaret ne keto 90 vjet te shtetit shqiptar deshtuam ne krijimin e nje shteti modern dhe te qosem.Duam nuk duam Verio Epiri eshte realitet qofte kulturor ,qofte ekonomik dhe me prane aspiratave te atit tone shpirteror Gjergj Kastriotit.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Citim Postuar më parë nga njemik
    o Dardan se ke dhe emre ilir
    po kaq i papjekur je
    po pse nese do te vinte te cnderonte shtepine nje person i ri cdo ti thoje babait qepe gojen se njesoj na e cnderoi dikush vitin qe shkuar
    Nano eshte figura me e urruer e ketij kombi por i perket te kaluares
    ndersa berisha i perket te tashmes dhe merr vendime ne emrin tone
    dhe une personalisht nuk do tja fal kure kolaicionin qe beri me greket ne himare ku pranoi qe atz te fitonte me mire nje grek sesa nje socialist
    tung
    Nuk isha i qartë në postimin tim dhe e keqëkuptove, apo e kuptove por s´deshte ta kuptoje, këtë nuk e dijë, por kur thashë "Heshtni!" nuk thashë të heshtni, përkundrazi njeriu kurr nuk është i heshtur shpirtërisht kur pritet ndonjë e (pa)pritur, që shkakton tronditje dhe dhëmbje të mëdha, sic ndodhi (largë qoftë!) ajo e (pa)pritura e vitit ´97! Ngjarjet që ndodhin sot në Shqipëri, egërsimi i socialistëve dhe kërcënimet se do e rrëzojnë Berishën (s´është fjala të Berisha por duan ta rrëzojnë për dhe edhe njëherë Shqipërinë!) dhe tani prania e Geixhit në Shqipëri të përkujton skenarët e para 97`Dhe, nëse thash "Heshtni!", e them sërish "Heshtni!" dhe përqendrohuni dhe përgjoni dhe dëgjoni me vesh, me vesh e sy, hapat e "kalit të Trojës", por edhe vetë atë, pra ta shiqoni me sy vetë "kalin e Trojës" dhe "Odhiseun" me flakë në dorë! Dhe ky farë "Odhiseu mund të jetë aleatë, madje fort i mirëpritur për ata që përdhosin parlemantin shqiptar, sulmojnë një grua dhe duan ta përdhosin edhe Shqipërinë!
    E sa për "nëse do të vinte një përson i ri të c´nderonte shtëpinë c´do t´i thoje babait...." dua të them, fatkeqësisht se Shqipëria është pa baba! Kaherë pa baba!

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga Qerim
    Mire te na e bejne greket me Verio Epirin!Ne shqiptaret ne keto 90 vjet te shtetit shqiptar deshtuam ne krijimin e nje shteti modern dhe te qosem.Duam nuk duam Verio Epiri eshte realitet qofte kulturor ,qofte ekonomik dhe me prane aspiratave te atit tone shpirteror Gjergj Kastriotit.

    Prej menyre se shkrimit dhe prej permbajtjes krijohet ideja se nuk je shqiptar.
    Se ne fakt vetem te belbezosh gjuhen shqipe nuk meriton te quhesh shqiptar.
    Duhet shume e shume qe te mund te quhesh si i tille, mirepo prej ketij shkrimi te pa vene re dhe te futur ashtu ne menyre tinzare ne forum vetem shqiptar nuk mund te jesh.

    Kush te tha se shqiptaret qe 90 vjet nuk arriten te ndertojne nje shtet modern? Krahasoje historine e shtetit shqiptar me ato te vendeve fqinje e vecanerisht te Greqise, per te pare se ne cfare fazash ka kaluar ky "modernizim" i tyre?
    Cfare kupton ti me realitet kulturor, ekonomik dhe shpirteror te Vorio Epirit?

  10. #10
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Deshiroj te ve ne dukje dhe te theksoj edhe nje here vlerat e mahoueshme qe ortodoksia shqiptare ka mbartur nder shekuj dhe qe jane percjelle ne mbare boten.Duke filluar me Skenderbeun, vellezerit Zografi,Onufrin ,qytesezen e Voskopojes etj etj ne pafundesi deri ne ditet e sotme.Ortodoksia shqiptare mbart vlera specifike dhe te dallueshme te sajat qe jane te ndryshme nga ato greke apo te vendeve te tjera te Ballkanit dhe qe gjenden kryesisht ne jug te Shqiperise, apo ne Toskeri, Epir.
    Ketyre vlerave te trashegimise gjithmone dhe deri ne ditet e sotme ju jane kanosur rreziqe te panumerta.Rreziqe qe vijne qofte nga Greqia dhe sherbetoret e tyre ne krye te kishes ortodokse shqiptare ,qofte nga shteti shqiptar dhe pjestare te komuniteteve te tjera fetare ne Shqiperi.
    Patriotet shqiptare ortodokse ju kundervune me ngulm etiketimit te tyre "grek" dhe aneksimit te trojeve shqiptare ortodokse nga Greqia, pikerisht sepse e dinin se Greqia do te mohonte vlerat e tyre dhe do ti perdorte si mish per top per realizimin e Megali Idea.
    Kete politike per mendimin tim ndjek edhe stafi aktual i KOASH-it me veprime krejtesisht te pashpjegueshme ne frymen e ortodoksise shqiptare, duke ndertuar kisha dhe katedrale gjigante ne Durres, Tirane ,ku jane te destinuara te kthehen ne institucione thjesht kulturore dhe estetike,ne vend qe te ndertohen ne Himare,Koloje,Lushnje, Fier, Berat, Korce etj.
    Vlerat ortodokse ne qytete te ndryshme te Shqiperise si ne Sarande,Fier,Lushnje,Elbasan etj jane te destinuara te josen dhe ne fund te sosen, per shkak te levizjeve te banoreve nga vise te ndryshme te Shqiperise dhe largimit te banoreve autoktone.
    Prandaj per mendimin tim domodosdoshmeria e krijimit te krahinave te pastra ortodokse me karakter 100% shqiptar ku te kultivohen dhe shumohen keto vlera eshte nje kerkese me se e llogjikshme.Pra ne shqiptaret kemi nevoje per nje Mal Athos ne Shqiperi.Nga historia mesojme se qendra te tilla kane ekzistuar gjithnje.Dikur ne Oher ,ne Voskopoje ,Berat etj por qe u prishen dhe u rrenuan nga armiqte e tyre te perhershem ,greket dhe komunitetet e tjera fetare ne Shqiperi.
    Ne shqiptaret kemi nevoje per nje krahine te paster ortodokse ,ku te mbillen dhe te kultivohen ide 100% shqiptare ,larg ndikimit te kultures greke, ku Skenderbeu te shpallet Shenjt,kemi nevoje per nje Kruje te Dyte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qerim : 13-08-2006 më 11:03

  11. #11
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga DardanG
    Uhaaaa!Tani fajtor për këtë është Berisha! se mos Nano nuk i cakërroj gotat me të?! Se mos socialistët të tjerë e kanë "armik" atë?! Jo, more jo!
    Sipas teje, se e bëri Nano, "trokitjen" e gotave me të, duhet edhe Berisha ta bëjë??!!
    Po ecëm me këtë muto-llogjikë, jo grekë që do kemi në shpinë, po dhe nga Zambia do vinë të bëjnë propagandë... shtëpi HAN u kthye Shqipëria... se e bëri Nano duhet ta bëjë dhe ky M_U_T_I tjetër.
    Lanet për mendjen që kemi.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e rabija
    Anëtarësuar
    02-08-2006
    Postime
    126
    Me mire do ishte njehere ta pastrosh fjalorin Humdinger! E nese do te ndodh diqka pozitive ne Shqiperi atehere ajo do te behet per shkak se Berisha eshte ne pushtet.Mos mendo qe jam nga Shqiperia dhe jam me demokratet,jam nga Kosova por e flas realitetin! Ate dite qe ka dale Nano dhe partia e tij socialiste(Komuniste)nje bande kriminelesh.mafiozesh,kontrabandistesh me pak! Nuk mund te kuptoj pse kete nuk e marrin vesh gjithe Shqiperia dhe te festoni per ikjen e tyre,por njerez te pamend ende vrapojne pas zerit te tyre !!!!

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    OJ RABIJE
    ktu jena tuj fol per himaren dhe shqiperin e jugut qe greku po e ben prone te veten dita dites

    cdo te mendoje ti nese lideri yt i preferuar ne kosov te bente mareveshje me serbet ne menyre qe nje zone elektorale me mire ta fitonte serbi sesa partia kundershtare shqiptare...

    po nese ky lider nuk do te reagonte fare ne moment qe nje kriminel serb te vinte ne mitrovicen e jugut e te bente politika antishqiptare..

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    Sipas teje, se e bëri Nano, "trokitjen" e gotave me të, duhet edhe Berisha ta bëjë??!!
    Po ecëm me këtë muto-llogjikë, jo grekë që do kemi në shpinë, po dhe nga Zambia do vinë të bëjnë propagandë... shtëpi HAN u kthye Shqipëria... se e bëri Nano duhet ta bëjë dhe ky M_U_T_I tjetër.
    Lanet për mendjen që kemi.
    Asgjë nuk është "aleanca" e Berishës me grekët e Jugut të Shqipërisë krahasuar me alencën e vërtetë të socialistëve me 1997! Një aleancë e tillë, sigurisht qe ekziston edhe sot për ta shëmbur edhe njëherë për dhe Shqipërinë, ndërsa vizita e tashme e Geixhit në Shqipëri është vetëm një pjesë e këtij skenari! Këtë mund ta shohësh edhe ti po të duash, porse me gjasë sytë të janë mbushur urrejtje ndaj Berishës! Pastaj, i zoti i shtëpisë, sic thotë populli, nuk është Berisha, por Mosiu dhe do të ishte mirë që se pari t´i drejtoheni atij e pastaj pse jo edhe Berishës së urrejtur!
    Nanon, Gjinushin, Metën dhe soj e sorollop duhet ti lëmë anash dhe mos t´i pëngojmë në hartimin dhe realizimin e skenarëve ogurzezë për Shqipërinë! U "lumtë"atyre për të bërat dhe të pabërat! Të lumtë edhe ty për urrejtjen që ke! I lumtë edhe Berishës për përgjegjësinë që e ka!

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e rabija
    Anëtarësuar
    02-08-2006
    Postime
    126
    Nuk di njemik me te thane te drejten si mund ta quash urrejtjen e politikaneve tane!Per ta mposhtur kundershtarin bejne qmos edhe ate ne dem te popullit dhe Atdheut!Nuk e mohoj qe kjo eshte evidente edhe ne kosove por ama ne Shqiperi eshte kulmi i gjithe atyre marifetlleqeve qe bejne kunder njeri tjetrit pa menduar qka behet pas vendimit te tyre,kryesorja eshte shfryrja e urrejtjes qe tanime e kane mbjelle edhe ne popull!Ndersa ku mbetet detyra e tyre,harrojne fare qfare perfaqesojne......

  16. #16
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga DardanG
    Asgjë nuk është "aleanca" e Berishës me grekët e Jugut të Shqipërisë krahasuar me alencën e vërtetë të socialistëve me 1997! !
    Për aleancën islamike të Berishës, çfarë mund të na detajosh??!!
    Përparim i madh lidhja me aleancën islamike, jo shaka... goxha veprim i zgjuar politik, apo jo??!!

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-03-2006
    Postime
    48
    Berisha ben akoma luften brenda llojit
    Lufta qe ben ndaj socialisteve mua me duket si ajo lufta e klaneve qe behej brenda partis komuniste

    edhe enveri me mposht kundershtaret e shiti Kosoven ishte gati me ja shit edhe shqiperine Serbit

    berisha po mjaftohet me i shit jugun grekut
    e ce don jugun berisha
    i mjafton nje shqiperi nga shkumbini e lart se keshtu siguron qeverisjen deri sa me vdek
    ku ku per ne dhe per te cmendurit pa vizion qe na udheheqin
    po mir na e bejne

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    Për aleancën islamike të Berishës, çfarë mund të na detajosh??!!
    Përparim i madh lidhja me aleancën islamike, jo shaka... goxha veprim i zgjuar politik, apo jo??!!
    Aleanca islamike është doemosdoshme për Shqipërinë, mendoj unë, jo për shkak të religjionit por thjeshtë nëse në këtë fushë Shqipëria do të mund të përfitonte ekonomikisht apo financiarisht. Do të ishte zgjuarësi nëse Shqipëria do të mund të përfitonte, natyrisht duke mos i dëmtuar interesat e shtetit dhe autoritetin e shtetit, duke arritur që njëkohësisht Shqipërinë ta shmangë nga cfarëdo ndikimi i padeshirueshëm që do ta mund ta komprimitonte Shqipërinë dhe kombin shqiptarë. Jamë i vetëdijshëm se edhe të "marrësh edhe të mos jepësh" nuk është lehtë, porse duhet provuar me zgjuarësi! Ndoshta ju nuk e dini, porse pikërisht ish Jugosllavia ka përfituar shumë para, madje para gratis, pa llogaritur naftën gratis, pa llogaritur privilegjet tregtare dhe ekonomike që i kishte në vendet islamike, sidomos në ato arabe, vetem për shkak se në ish Jugosllavi kishte sish që besonin në islam. Unë nuk them që Shqipëria për pak para, apo ndihma të importoj edhe "fundamentalizëm", apo terrorizëm! Kjo do të ishte e rrezikshme, por megjithatë pse mos të provohet me zgjuarësi !
    Shqipëria ka mundësi të thithë ndihma, nëse mund ta shfrytëzoj këtë, "pra mishi të piqet e helli të mos digjet", edhe me shtetet katolike, por edhe me ato orthodokse! Këtu nuk shoh ndonjë të keqe, nëse të mirave ua hap dyert dhe të këqijave, sigurisht se duhet bërë përpjekje jo vetëm t´i mbyllën dyert, por edhe dritaret, madje edhe vetë vrimat e oxhakun!
    Ndoshta nuk kamë të drejtë por kështu mendoj unë!

  19. #19
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Citim Postuar më parë nga rabija
    Nuk di njemik me te thane te drejten si mund ta quash urrejtjen e politikaneve tane!Per ta mposhtur kundershtarin bejne qmos edhe ate ne dem te popullit dhe Atdheut!Nuk e mohoj qe kjo eshte evidente edhe ne kosove por ama ne Shqiperi eshte kulmi i gjithe atyre marifetlleqeve qe bejne kunder njeri tjetrit pa menduar qka behet pas vendimit te tyre,kryesorja eshte shfryrja e urrejtjes qe tanime e kane mbjelle edhe ne popull!Ndersa ku mbetet detyra e tyre,harrojne fare qfare perfaqesojne......
    Ti Rabije me mire merru me ato gjera qe di, Pa te ofenduar po te keshilloj qe te mos japesh mend per politiken shqiptare se nuk e di, se nuk ke si ta dish.
    Eshte shume e komplikuar per nje kosovar politika e Tiranes. Me fal qe te them por shoh qe flet me paragjykime. Une jam kunder socialisteve dhe prape nuk e ve doren ne zjarr per demokratet se i kam pare nga afer. Ti nga i di kaqe mire keto gjera?
    Rabije! Shiko me mire ato politikat e Kosoves dhe te te degjojme me vemendje dhe mos na jep mend per keto te Shqiperise qe as vete ne nuk i ckoqisim dot.
    DP
    sereno

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e rabija
    Anëtarësuar
    02-08-2006
    Postime
    126
    Mos me keqkuptoni se nuk ka qene qellimi im qe te merrem me politiken e Shqiperise por s me ate te Kosoves!Dhe me beso i nderuar se te dyja vendet me dhimben njesoj kur ato i godet diqka e keqe,qofte nga qeverisja e dobet,nga varferia,diqka natyrore apo ku te di une!Po flas nga ajo qfare shoh e degjoj permes mediave se nuk jam simpatizuese e asnje liderit tuaj as tonit LARG QOFTE se asnje nuk jane per tu simpatizuar!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Minoriteti grek në Himarë falënderon kryeministrin Berisha
    Nga lushnjar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 11:56
  3. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Historia e Himarës Shqiptare
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-12-2004, 19:54
  5. Nicolas Gage: Nje person i padeshiruar viziton Tiranen
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 30-01-2003, 11:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •