NGJARJA E SHEKULLIT

Zoja ndalet nė Megjugorje

At Livio Fanzaga



E ardhmja e botės ėshtė nė rrezik



Historia njerėzore ka hyrė nė periudhėn mė dramatike.
E pyes veten pėr ē’arsye, pas kaq shumė vitesh, tė shfaqurat e Megjugorjes janė mė shumė se kurrė nė rendin e ditės dhe vazhdojnė tė ngjallin interesin e njerėzve anekėnd botės. E pra jetojmė nė kohėra nė tė cilat ritmi i pandalshėm i jetės kėrkon gjithnjė gjėra tė reja pėr tė propozuar dhe konsumuar. Vetė Kisha ka luajtur me urtėsi kartėn e kohės pėr tė shoshitur situatat, pėr t’i rivlerėsuar ato dhe, kur nevojitet, pėr t’i lėnė nė harresė.
Po tė shkojmė pėrsėri me kujtesė nė fillim tė shfaqjeve, nė atė ditė tė largėt tė 24 qershorit tė vitit 1981, na duket se kanė kaluar jo vite, po shekuj, kaq shumė ka ndryshuar bota. Nė atė kohė njerėzimi jetonte ende i ndarė nė dy blloqe politike, ekonomike dhe shoqėrore, njėri kundėr tjetrit tė armatosur e tė gatshėm pėr njė pėrplasje qė do tė kishte shėnuar fundin e tė dyve. Nė botėn e sotme tė globalizuar, me Evropėn e bashkuar, Rusinė partnere tė Perėndimit dhe me Shtetet e Bashkuara fuqi botėrore pa rivalė, situata ka ndryshuar plotėsisht. Nė atė kohė askush s’e kishte parashikuar kėtė. Konteksti botėror nė tė cilin jetojmė ėshtė njė surprizė pėr tė gjithė. Historia merr rrugė qė i rrėshqasin dėshirės dhe mundėsisė sė njerėzve.
E megjithatė pėrshpejtimi traumatik i ecjes historike, transformimet e menjėhershme dhe skenarėt e ri qė duken nė horizont nuk e kanė cenuar aspak interesin e miliona njerėzve pėr Megjugorjen. Bile, mund tė themi se vėmendja dhe pjesėmarrja vazhdojnė tė rriten pak nga pak me kalimin e kohės. Njerėzit ndiejnė se mesazhi i Mbretėreshės sė paqes shkon drejt e nė zemėr tė shoqėrisė sonė. Shpeshherė njerėzit qė duken se janė mė larg fesė shikojnė me vėmendje tek ai fshat i humbur i Hercegovinės.
Ajo qė i bėn pėrshtypje pelegrinit qė shkon sot nė Megjugorje ėshtė prania e njerėzve qė vijnė nga tė katėr anėt e botės. Megjugorja nuk ėshtė njė shenjtėrore kroate. Ėshtė njė mikrokozmos, ku njerėz nga tė gjitha anėt e botės takohen me njėri-tjetrin. Gjatė Meshės sė shenjtė tė mbrėmjes mund tė ndodhė tė dėgjosh ungjillin nė dhjetėra gjuhė tė ndryshme. Nė njė botė globale Megjugorja ėshtė njė famulli globale. Gjallėria e saj ėshtė e pakapshme dhe e mistershme. Ēdo vit popuj tė ri e zbulojnė atė dhe bėjnė pelegrinazhe. E pra ėshtė nė njė qoshe tė humbur tė tokės, e lėnė mėnjanė rrugėve tė mėdha tė komunikacionit.
Nė njė farė kuptimi Megjugorja ėshtė njė mister. Njė mister i rinisė dhe shpresės sė pėrhershme.
E pyes veten pėrse pas kaq shumė vjetėve tė vazhdojė tė magjeps, tė bėjė pėr vete, tė tėrheqė. Pėrgjigjja mė e thjeshtė dhe imediate ėshtė se aty, nė atė fushė tė rrethuar me male, shndrit njė dritė shprese pėr kėtė botė qė ėshtė nė rrugėn e dėshpėrimit dhe tė rrėnimit. Ėshtė kėtu, mik i dashur, qė doja tė arrija. Nuk kuptohen rėndėsia dhe vlera e Megjugorjes nė qoftė se ajo nuk vihet nė raport me kėtė moment historik tė veēantė. Nė tė vėrtetė njė prani kaq e re dhe jashtėzakonshme e Zojės nuk mund tė jetė veēse pėrgjigjja ndaj njė situate me rrezik tepėr tė madh nė tė cilėn kemi hyrė dhe nga e cila jemi tė paaftė tė dalim.
Kėto tė shfaqura, padyshim unike dhe tė pazakonshme, janė pėrgjigjja ndaj mundimit historik qė po kalojmė, nė tė cilin, pėr herė tė parė nė rrugėtimin e tij tė gjatė, njerėzimi ėshtė nė rrezik tė vetshkatėrrimit. Njė katastrofė e kėrcėnon botėn, pa pasur njerėzit pėr kėtė kujdesin e duhur. Oja e di dhe po merr masa para kohet, derisa ėshtė e mundur tė gjendet rrugėdalja. «Njerėzimi ėshtė nė udhėkryq», ka deklaruar Gjon Bali II. Mundėsia qė njerėzit, larg Zotit dhe nė mėshirė tė shpirtit tė sė keqes, tė futen nė rrugėn e bjerrjes (humbjes) nuk ėshtė e largėt.
Perspektiva historike ėshtė thelbėsore pėr tė kuptuar urgjencėn dramatike tė mesazhit tė Megjugorjes. Nėse tė shfaqurat e Mbretėreshės sė paqes kanė njė karakter unik dhe pėrfundimtar («Kėto tė shfaqura kėtu nė Megjugorje janė tė fundit pėr njerėzimin: shpejtoni dhe kthehuni kah Zoti!», 17-04-1982) kjo i detyrohet faktit se kurrė mė parė bota nuk ka qenė buzė humnerės sė vdekjes. Nė kėta dhjetėvjeēarė tė fundit, duke filluar nga fundi i luftės sė dytė botėrore, janė shtuar jashtė mase mundėsitė pėr tė shkatėrruar planetin nė tė cilin jetojmė dhe pėr t’i dhėnė fund aventurės njerėzore.
Nga ana tjetėr nuk duhet tė krijojmė shumė iluzione pėr aftėsinė e njerėzve pėr tė hequr dorė nga ato armė qė pėr t’i shtėnė nė dorė tė cilat u kanė hequr bukėn tė uriturve dhe ujin tė eturve. ”Urrejtja mbretėron nė botė” (25-11-2001) ėshtė diagnoza e Mbretėreshės sė paqes. E parė nga qielli, situata ėshtė pra me rrezik tepėr tė madh. Prej atje lart lexohet nė thellėsi tė zemrės sė njerėzve, qė ne mezi arrijmė ta marrim me mend. Jo vetėm kaq, por shihet edhe veprimi i armikut mė tė spikatur, gėnjeshtar dhe vrasės qė prej fillimit, qėllimi i tė cilit ėshtė ta shndėrrojė tokėn nė pjellė tė ferrit.
Me shpėrbėrjen e Bashkimit Sovjetik bota dukej se doli nga dara e vdekjes dhe jo pak veta gėnjeheshin se njė rend i ri botėror po afrohej nė horizont. Nė realitet deti i historisė ėshtė mė shumė se kurrė nė stuhi dhe dallgėt e errėta tė kryelartėsisė, tė lakmisė dhe tė urrejtjes trondisin tokėn, tashmė tepėr e vogėl pėr tė strehuar ambicje jashtė mase. Njerėzit tė verbuar rrezikojnė kasaphanėn. Nėse pas Hiroshimės dhe Nagasakit ėshtė shmangur mė e keqja, arsyet e vėrteta duhet tė kėrkohen atje lart nė qiell dhe jo kėtu poshtė nė tokė. Pa shikimin vigjilent tė Marisė e pandreqshmja tashmė do tė ishte bėrė realitet.


Shqipėroi: Luket Hasaj