Elmiha Drishti eshte autore e disa librave :
Koha e ndarjeve - Poezi 1998
Kenga e dhimbjes se heshtur – Poezi 2000
Lemoshe ne preher te fatit – Novela, tregime 2002
Horizonti – Antologji (botuar nga Editrice Letteraria Internazionale, Itali, 2003)
Krijimet me poshte jane shkeputur nga vellimi “Kėngė e dhimbjes sė heshtur”
Kete ēast
Kete ēast do ta doja kilometer
nen gjoksin tim te kisha hapsiren pa fund
a ndoshta do duhej nje vit a nje shekull
derisa te shkrihesha sa mund!
Do te doja veē kete ēast asnje tjeter
t’i ndizja te gjitha zjarret e fikura
Me kete zjarr qe ne shpirt me eshte ndezur
do te duhej valle nje vit a nje shekull
Nje per te fikur
dhe qindra per te ndezur.
Nje dhembje me shume
Ndiej humneren e mallit
Neper brigje me ngjitet shpresa
Se do te vije nje dite te te shoh
Se pa ndarje nuk shpetoka jeta!
Ti mbete ai qe ishe
Si elektron ne fushe te lire
Mua me le me nje dhimbje me shume
Me buze te ftohta me zemer te ngrire
Llogara
Mali i Llogarase vajton
detin qe bulezon legjenda
Rrembyer ia kish dallget heshtja
E tejpertej i dukej brenga.
Ne qiell luftohej
Rete e zeza i zbrapste era
Rrezet e diellit villnin gjak
Me besoni megjithese u mahnita
Nga jeta ime aty lashe pak!
Krijoni Kontakt