Ibraim Bajrami
Jurist i dipomuar
Realiteti dhe alternativa politike shqiptare
Nėse njė popull konstaton se nė kuadėr tė njė organizimi shtetėror ai nuk i gėzon tė drejtat e merituara, ai popull punon nė krijimin mekanizmave pėr artikulimin e interesit tė vet.
Populli shqiptarė nė Republikėn e Maqedonisė nė historinė e vetė mė tė re gjegjėsisht prej vitit 1990 e kėndej, u mundua nė mėnyra tė ndryshme, kryesisht me mjete politike dhe paqėsore, tė punojė nė krijimin e mekanizmave legale dhe legjitime me qėllim artikulimin e interesit tė vet.
Kėrkesat legjitime tė shqiptarėve janė barazia e plotė nė shtetin e pėrbashkėt. E nė kėtė kontekst: e drejta e pėrdorimit zyrtar tė gjuhės shqipe, e drejta e arsimimit nė gjuhėn amtare, e drejta e pėrdorimit tė simboleve kombėtare, pėrfaqėsimi proporcional nė aparatin shtetėrorė, etj. Kėto janė nevoja parėsore tė njė populli dhe po tė njėjtat mund tė arrihen vetėm me organizimin politik tė formės sė lėvizjes politike.
Ēdo subjekt politik i cili mendon se barrėn e kauzės kombėtare mund ta planifikoj dhe ta jetėsoj vetė, nė mungesė tė kapaciteteve dhe resurseve vepruese i ngadalėson proceset historike tė konsolidimit dhe pėrparimit shoqėrorė.
Ēdo kush tė mirėn e vet e ndėrton vet, kur dy palė rinė pėrballė njėra tjetrės me interesa tė kundėrta. Pala e cila do tė jetė mė e dobėt nė artikulimin dhe jetėsimin e interesit tė vet automatikisht i krijon hapėsirė palės tjetėr qė me pak mund, bile edhe ti tejkaloj pikėsynimet dhe tė arriturat e veta.
Klasa politike maqedone nuk vuan nga romantizmi dhe solidariteti naiv dhe pamvarėsisht se pėr ndonjė rast nė intimėn e tyre mund tė mendojnė se ndonjė ēėshtje qė ka tė bėjė me shqiptarėt, meriton kontributin e tyre pėr realizim institucional tė po tė njėjtės. Ata kurė nuk do tė vihen nė veprim nėqoftėse shqiptarėt nuk do tė dinė tė artikulojnė dhe imponojnė interesin e tyre.
Manifesti ekonomik i propaganduar nga ana e mandatarit tė ri qeveritar, i cili nė vete ngėrthen aq shumė pompozitet dhe prioritet parėsor, ka tė vetmin qėllim, ikje larg nga rregullimi i raporteve tė natyrės politike tė papėrfunduara ndėretnike.
Nė historinė 16 vjeēare parlamentare nė Republikėn e Maqedonisė ēmimi i votės shqiptare asnjėherė si sot, nuk arriti pikėn mė tė ulėt. (Dhashė zoti qė ky konstatim mos tė jetė i saktė).
Kam pėrshtypjen se votuesi shqiptarė, ai i cili nuk mori pjesė nė fushatėn e ndonjėrės prej partive politike, por i cili doli dhe votoi njėrėn prej opsioneve politike, gjendet pėrpara njė dileme dhe pyetjeje shumė serioze. Vallė udhėheqėsit e procesit politik a kanė prioritete politike, apo tė gjithė ne duhet ta paguajmė ēmimin e egocentrizmit dhe narcizoizmit personal tė tyre.
Shtresat e gjėra popullore janė shumė tė varfėra pėr ta paguar kėtė ēmim.
Klasa politike shqiptare duhet urgjentisht tė merret me analizėn e legjitimitetit tė pėrfaqėsimit tė saj nė bazė tė pėrqindjes sė dalė tė votuesve shqiptarė dhe arsyet e kėsaj gjendjeje.
Klasa politike shqiptare sillet sikur studenti i cili posedon vetėm indeksin dhe asnjė notė tė regjistruar nė te, kurse mjetet pėr studimet i siguron nga kafshata e fundit e gjyshes pa pension. Votuesi shqiptarė ėshtė lodhur ta shoh veten nė pozitėn e gjyshes, i cili me votėn e vet u jep mandat, forcė, pushtet, subjekteve politike tė cilat sikur nuk kanė ndėrmend tė kryejnė misionin pėr tė cilin janė thirrur.
Partitė politike kanė veprim stafetor, edhe pse populli nė masė tė madhe votoi Bashkimin Demokratik pėr Integrim, nuk mund tė anashkalohet tentativa e subjekteve tjera politike qė pėr intervale tė ndryshme kohore sa patėn mundėsi tė veprojnė e ēuan procesin pėrpara aq sa mundėn. Mirėpo e rėndėsishme nė kėtė vrap stafete ėshtė se, nėse njė anėtarė i ekipit tė stafetės bėn njė vrap tė mirė katėr vjeēar dhe falė rastit vrapin e dorėzon garuesit tjetėr me vrap mė tė dobėt, e ky i fundit me vrapin e tij i dėmton tė gjithė anėtarėt e ekipit tė pėrbashkėt. Do tė thotė partia politike e papėrgjegjshme nė veprimin e saj politik tė papėrgjegjshėm, dėmton nė masė tė konsiderueshme gjithė spektrin politik. Lojtarėt e njė ekipi nė vend qė tė garojnė me palėn kundėrshtare ato humbin kohė nė eliminimin e domosdoshėm tė anėtarit destruktif i cili falė fatit ėshtė anėtarė i ekipit tė pėrbashkėt, gjegjėsisht pjesė e klasės politike me strukturė tė konsiderueshme partiake.
Konflikti i thellė, i krijuar brenda etnik ėshtė njė luks shumė i shtrenjtė pėr popujt tė cilėt nuk e kanė tė zgjedhur ēėshtjen e kauzės sė vet.
Klasa politike shqiptare pati mundėsinė qė pėrpara faktorit tė brendshėm dhe atij tė jashtėm tė manifestojė: kulturė tė veprimit politik, dialog ndėrshqiptarė, fushatė zgjedhore konstruktive me vokabular tė pjekur politik, luftė idesh dhe programesh, vlerėsim tė menaxhimit tė institucioneve me tė cilat udhėhoqi partia nė pushtet, vlerėsimi i konsrtuktivitetit tė partive qė ishin nė opozitė, tė manifestojmė shtetformėsi etj.
Optimistėt utopik vazhdimisht propagandojnė idenė se pėr tu bėrė mirė patjetėr duhet kaluar nėpėr ferra, por fati jonė ėshtė se ne vazhdimisht ecim nėpėr ferra dhe assesi nuk jemi duke kaluar nė situatė mė tė mirė.
Shqiptarėt me njėzet e nėntė deputet nė Parlamentin e Republikės sė Maqedonisė, patėn bagazh politik tė njė tė katėrtės sė pėrbėrjes parlamentare. Me matematikėn reale politike, pa kushtėzime, kėrcėnime, por vetėm si ofertė reale nė pėrputhje me realitetin zgjedhorė i cili do tė thotė minimum shtatė ministri dhe vendi i kryeparlamentarit. Kėtė ofertė politike nuk kish nevojė me vrap ta ēojmė nė selinė e mandatarit, por ata do tė vinin vet ta marrin nė selitė tona. Me ērastė do tė krijohej njė realitet i ri politik si dhe njė praktik e re politike e krijimit tė qeverisė. E gjithė kjo duke mos cenuar hapėsirėn e interesit Maqedon.
Nisur nga fakti se hapėsirėn e interesit shqiptar e menaxhojnė vet shqiptarėt, estabilishmenti politik shqiptar duhet tė pėrcaktoj prioritete shumė tė qarta pėr hir tė menaxhimit sa mė tė suksesshėm tė hises sė vet, nė kėtė kontekst ėshtė e nevojshme:
- Hapja urgjente e dialogut tė vonuar ndėrshqiptar. - Pėr tė rifilluar dialogun ndėrshqiptarė duhet mbėshtetur nė parimin: ai qė punon, ka mundėsi edhe tė gabojė gabimi ėshtė njerėzorė, falja ėshtė hyjnore. Por jo edhe gabimet tė cilat sanksionohen me ligj ose veprimi qė ka elemente tė tradhtisė. Ēdo parim tjetėr do tė na ēojė nė gabime edhe mė tė mėdha.
- Prioritetet tė nivelizohen: nė prioritete tė shkallės sė parė, tė dytė e kėshtu me radhė.
- Prioritetet tė ndahen nė ato tė nevojave publike, personale dhe shpirtėrore.
- Prioritetet publike - tė evitohen tė gjitha anomalitė nė institucionet publike tė menaxhuara nga shqiptarėt dhe qė gjenden nė hapėsirėn e interesit shqiptarė (Spitalet, shkollat fillore dhe tė mesme, Universiteti Shtetėrorė nė Tetovė, infrastruktura, urbanizmi etj.)
- Prioritet e natyrės personale: mbrojtja e pronės private, mbrojtja e punės afariste nga nus produktet e kohės (reketi i pamėshirshėm) me njė fjalė krijimi i gjendjes sė sigurisė nė vend. Zhvillimi i turizmit malorė, hulumtimi i kapaciteteve tė resurseve natyrore dhe atyre njerėzore. Integrimi ekonomiko kulturor me hapėsirat mė tė afėrta tė rajonit. Nxitja pėr punimin e projekteve nga lėmi tė ndryshme duke nisur nga nxėnėsit e shkollave tė mesme deri te Institutet Universitare, nga njė qind projekte tė mundshme pesė prej tyre tė jenė tė realizueshme ėshtė sukses!
- Prioritetet e natyrės shpirtėrore: avancimin e pėrdorimit zyrtar tė gjuhės shqipe nė formė institucionale, ruajtja e pasurive kulturore me karakter kombėtar, organizimi i jetės kulturore dhe sportive, ndryshimi i simboleve shtetėrore me qėllim tė shprehjes sė karakterit multietnik nė to. Integrim kulturor me popujt tjerė mbi bazėn e reciprocitetit etj.
Pėr gjithė kėto besoj se kemi hapėsire nė pikėpamje tė brendshme si dhe mbėshtetjen e pakontestueshme tė faktorit ndėrkombėtarė dhe tė diasporės shqiptare.
*
Pėr veprim tė frytshėm politik ėshtė e rėndėsishme: klasa politike, nė kuadėr tė klasės politike bashkėveprimi dhe bashkėpėrgjegjėsia e subjekteve tė ndryshme politike. Subjektet politike: Niveli i organizimit tė brendshėm, pėrfshirja strukturore, kredibiliteti moral i anėtarėsisė sė ngushtė dhe tė gjerė, imazhi, mėnyra e vendimmarrjes brenda organeve tė subjektit politik, dialogu transparent dhe konstruktiv brenda organit partiak si dhe nė mes tė organeve tė ndryshme tė partisė, mos injorimi i anėtarėve qė posedojnė aftėsi organizative apo profesionale (krijimi i konkurrencės mbi bazėn e punės lejimi i hapėsirės pėr punė), krijimi i identitetit partiak (individi tė identifikohet me subjektin politik, e jo subjekti politik tė identifikohet me individin), transparenca nė udhėheqjen e politikės kadrovike (tė udhėhiqet mbi bazėn e profesionalizmit dhe tė meritės), etj.
Mendoj se kėto ishin parimet bazė pėr njė veprim politik tė suksesshėm, ēdo veprim dhe organizim i llojit tjetėr do tė ballafaqohet me kėrkimin e fajtorit aty ku nuk ėshtė.
Klasa politike shqiptare me anė tė menaxhimit tė pėrgjegjshėm tė situatave tė reja sfiduese, me ēdo kusht duhet ta eliminoj dilemėn dhe ta rikthej besimin e elektoratit besnik dhe liridashės shqiptarė.
Shoqėritė moderne nuk lejojnė tė sundohen, por me to duhet tė mena
xhohet.
Klasa politike shqiptare gjendet pėrpara sfidės, a do tė dijė tė rruaj bekraundin e saj politik gjashtėmbėdhjetė vjeēar.
Autori i tekstit ėshtė i specializuar nė lėmin e
Diplomacisė dhe marrėdhėnie Diplomatike ndėrkombėtare
Krijoni Kontakt