Autor: dodoni
Auditimi i Brendshėm
Nė ditėt e sotme, pothuajse tė gjitha korporatat e mėdha nė botė kanė departmentin e auditimit tė brendshėm. Instituti i Auditorėve tė Brendshėm i formuar nė vitin 1941, ėshtė njė organizatė botėrore me mė shumė se 80,000 anėtarė dhe me degėt e saj nė pothuajse tė gjitha qytetet kryesore botėrore. Ky institut e pėrkufizon Auditimin e Brendshėm si:
njė aktivitet i pavarur, siguri objektive, dhe konsultime tė dizajnuara me qėllim tė shtimit tė vlerave dhe pėrmirėsimit tė operacioneve tė organizatės. Ndihmon organizatėn nė arritjen e objektivave duke sjellur njė qasje disciplinore dhe sistematike tė vlerėsimit tė efektivitetit tė menaxhimit tė riskut, kontrollit, dhe proceseve udhėheqėse.
Dallimet kryesore midis auditimit tė brendshėm dhe atij tė jashtėm mund tė pėrmblidhen nė kėtė mėnyrė:
Nė raport me: Auditimi i Brendshėm Auditimi i Jashtėm
Fokusin Operacionet, financat, dhe rregulloret Raportimi financiar
Menaxherėt Raportojnė tek Komiteti i Auditit nė Raportojnė vetėm
Bordin e Drejtorėve bashkė me tek Komiteti i Auditit
raportimin administrativ tek nė Bordin e Drejtorėve
menaxherėt ekzekutiv
Pavarėsinė Janė tė pavarur brenda organizatės Janė tė pavarur nga
por jo tė pavarur nga organizata organizata
Riskun Identifikojnė dhe cilėsojnė riskun Identifikojnė riskun
e biznesit, dhe japin rekomandimet nė pasqyrat financiare
e duhura si rezultat i asesimit tė riskut
Kontrolli Janė kryesorėt ne sistemin Auditojnė pasqyrat
monitorues tė organizatės. financiare(nė ēdo vend)
Auditojnė kontrollet operacionale, dhe asesimin e
financiare, dhe rregullative. menaxherėve pėr
Mund tė ndihmojnė nė kontrollet e brendshme
dokumentimin dhe testimin e mbi raportimin financiar
kontrolleve tė brendshme. (vetem ne SHBA)
Pavarėsia e auditorėve tė brendshėm nėnkupton pavarėsinė brenda organizatės por jo edhe pavarėsinė nga organizata pėr shkak se auditorėt e brendshėm janė punėtorė tė organizatės dhe rrjedhimisht nuk e kanė pavarėsinė e auditorėve tė jashtėm. Pa marrė parasysh kėtė, pavarėsia e auditorėve tė brendshėm ėshtė shumė e rėndėsishme dhe ata duhet tė jenė profesional, tė paanshėm, dhe tė shmangin ēdo lloj konflikti potencial tė interesit.
Nė shumė kompani, auditorėt e brendshėm janė pothuajse tėrėsisht tė varur nga menaxherėt ekzekutiv tė kompanisė. Nė raste tė tilla, auditorėt e brendshėm janė vetėm konsultantė biznesi tė menaxherėve ekzekutiv dhe siguria objektive qė ofrojnė ata si tek menaxherėt ekzekutiv ashtu edhe tek bordi i drejtorėve ėshtė e kufizuar. Shembull ilustrues: si mund tė raportojnė auditorėt e brendshėm ndonjė defiēencė potenciale tė menaxherėve nė Komitetin e Auditit kur menaxherėt kanė fuqinė e shkarkimit nga puna tė auditorėve tė brendshėm nė ēdo kohė? Prandaj, gjithmonė ėshtė shumė e preferuar qė auditorėt e brendshėm tė jenė sa mė tė pavarur nga menaxherėt qė dtth. se vendimet lidhur me punėsimin, largimin nga puna, vlerėsimin e performancės sė auditorėve tė brendshėm, etj. duhet tė mirren vetėm nga Komiteti i Auditit nė Bordin e Drejtorėve qė duhet tė jetė i vetmi organ mbi auditorėt e brendshėm.
Duke qenė tė pavarur, auditorėt e brendshėm janė mė tė lirė nė raportimin real rreth gjendjes momentale nė organizatė duke pėrfshirė kėtu: gjendjen financiare, kontrollet e brendshme, menaxhimin e riskut, proceset udhėheqėse tė biznesit etj. Rrjedhimisht, menaxherėt ekzekutiv dhe bordi i drejtorėve fitojnė njė siguri objektive dhe tė arsyeshme se menaxhimi i organizatės ėshtė duke u bėrė si duhet.
Nė organizatat ku departmenti i auditimit tė brendshėm ėshtė i zhvilluar dhe profesional, zakonisht kemi edhe njė dozė tė ulėt konflikti pozitiv midis kėtij departmenti dhe menaxherėve ekzekutiv. Auditorėt e brendshėm pas ēdo auditimi bashkė me analizėn dalin edhe me rekomandimet e tyre. Nėse menaxherėt ekzekutiv nuk i marrin parasysh kėto rekomandime dhe kėto konsiderohen si tė qenėsishme pėr tė ardhmen e organizatės nga ana e auditorėve tė brendshėm, atėherė tė dy palėt duhet ti mbrojnė pozicionet e tyre nė lidhje me ēėshtjen nė fjalė para Komitetit tė Auditit dhe gjithė Bordit tė Drejtorėve.
Rekomandimet e auditorėve tė brendshėm lidhur me defiēencat, lėshimet, dhe abuzimet potenciale nė menaxhimin e organizatės si psh. nė menaxhimin e riskut, kontrollin, dhe proceset udhėheqėse tė organizatės, i japin auditorėve tė brendshėm epitetin e konsultantėve tė biznesit brendapėrbrenda organizatės. Departmentet progresive tė auditimit tė brendshėm u japin menaxherėve shėrbime tė ndryshme konsultative tė biznesit, prandaj ėshtė shumė e rėndėsishme qė auditorėt e brendshėm tė jenė sa mė tė kualifikuar pėr nga aspekti biznesor.
Auditorėt e brendshėm nuk mirren vetėm me kontrollet financiare tė organizatės por me gjithė kontrollet e brendshme tė organizatės. Ata vlerėsojnė dhe testojnė vazhdimisht efektivitetin e kontrolleve tė dizajnuara pėr tė ndihmuar organizatėn nė arritjen e objektivave dhe qėllimeve. Ndihmojnė anėtarėt e tjerė tė organizatės nė kryerjen e detyrave dhe pėrgjegjėsive tė tyre duke i furnizuar me analiza, vlerėsime, rekomandime, dhe kėshilla. Pėr kėtė arsye, auditorėt e brendshėm konsiderohen edhe si kontroll i brendshėm i organizatės, bile edhe vet standardet e auditimit e konsiderojnė funksionin e auditimit tė brendshėm si pjesė e komponentit monitorues tė kontrollit tė brendshėm tė organizatės.
vazhdon....
PS: Probleme me vendosjen e tabeles. Nese di kush si mund ta vendos tabelen pa e prishur formatizimin e saj, le te me tregoj.
Ndalohet publikimi pa lejen e autorit.
Krijoni Kontakt