Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 9 prej 9
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Mosha
    38
    Postime
    3,501
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Auditimi i Brendshėm

    Autor: dodoni

    Auditimi i Brendshėm


    Nė ditėt e sotme, pothuajse tė gjitha korporatat e mėdha nė botė kanė departmentin e auditimit tė brendshėm. Instituti i Auditorėve tė Brendshėm i formuar nė vitin 1941, ėshtė njė organizatė botėrore me mė shumė se 80,000 anėtarė dhe me degėt e saj nė pothuajse tė gjitha qytetet kryesore botėrore. Ky institut e pėrkufizon Auditimin e Brendshėm si:

    njė aktivitet i pavarur, siguri objektive, dhe konsultime tė dizajnuara me qėllim tė shtimit tė vlerave dhe pėrmirėsimit tė operacioneve tė organizatės. Ndihmon organizatėn nė arritjen e objektivave duke sjellur njė qasje disciplinore dhe sistematike tė vlerėsimit tė efektivitetit tė menaxhimit tė riskut, kontrollit, dhe proceseve udhėheqėse.

    Dallimet kryesore midis auditimit tė brendshėm dhe atij tė jashtėm mund tė pėrmblidhen nė kėtė mėnyrė:

    Nė raport me: Auditimi i Brendshėm Auditimi i Jashtėm

    Fokusin Operacionet, financat, dhe rregulloret Raportimi financiar

    Menaxherėt Raportojnė tek Komiteti i Auditit nė Raportojnė vetėm
    Bordin e Drejtorėve bashkė me tek Komiteti i Auditit
    raportimin administrativ tek nė Bordin e Drejtorėve
    menaxherėt ekzekutiv

    Pavarėsinė Janė tė pavarur brenda organizatės Janė tė pavarur nga
    por jo tė pavarur nga organizata organizata

    Riskun Identifikojnė dhe cilėsojnė riskun Identifikojnė riskun
    e biznesit, dhe japin rekomandimet nė pasqyrat financiare
    e duhura si rezultat i asesimit tė riskut

    Kontrolli Janė kryesorėt ne sistemin Auditojnė pasqyrat
    monitorues tė organizatės. financiare(nė ēdo vend)
    Auditojnė kontrollet operacionale, dhe asesimin e
    financiare, dhe rregullative. menaxherėve pėr
    Mund tė ndihmojnė nė kontrollet e brendshme
    dokumentimin dhe testimin e mbi raportimin financiar
    kontrolleve tė brendshme. (vetem ne SHBA)


    Pavarėsia e auditorėve tė brendshėm nėnkupton pavarėsinė brenda organizatės por jo edhe pavarėsinė nga organizata pėr shkak se auditorėt e brendshėm janė punėtorė tė organizatės dhe rrjedhimisht nuk e kanė pavarėsinė e auditorėve tė jashtėm. Pa marrė parasysh kėtė, pavarėsia e auditorėve tė brendshėm ėshtė shumė e rėndėsishme dhe ata duhet tė jenė profesional, tė paanshėm, dhe tė shmangin ēdo lloj konflikti potencial tė interesit.

    Nė shumė kompani, auditorėt e brendshėm janė pothuajse tėrėsisht tė varur nga menaxherėt ekzekutiv tė kompanisė. Nė raste tė tilla, auditorėt e brendshėm janė vetėm konsultantė biznesi tė menaxherėve ekzekutiv dhe siguria objektive qė ofrojnė ata si tek menaxherėt ekzekutiv ashtu edhe tek bordi i drejtorėve ėshtė e kufizuar. Shembull ilustrues: si mund tė raportojnė auditorėt e brendshėm ndonjė defiēencė potenciale tė menaxherėve nė Komitetin e Auditit kur menaxherėt kanė fuqinė e shkarkimit nga puna tė auditorėve tė brendshėm nė ēdo kohė? Prandaj, gjithmonė ėshtė shumė e preferuar qė auditorėt e brendshėm tė jenė sa mė tė pavarur nga menaxherėt qė dtth. se vendimet lidhur me punėsimin, largimin nga puna, vlerėsimin e performancės sė auditorėve tė brendshėm, etj. duhet tė mirren vetėm nga Komiteti i Auditit nė Bordin e Drejtorėve qė duhet tė jetė i vetmi organ mbi auditorėt e brendshėm.

    Duke qenė tė pavarur, auditorėt e brendshėm janė mė tė lirė nė raportimin real rreth gjendjes momentale nė organizatė duke pėrfshirė kėtu: gjendjen financiare, kontrollet e brendshme, menaxhimin e riskut, proceset udhėheqėse tė biznesit etj. Rrjedhimisht, menaxherėt ekzekutiv dhe bordi i drejtorėve fitojnė njė siguri objektive dhe tė arsyeshme se menaxhimi i organizatės ėshtė duke u bėrė si duhet.

    Nė organizatat ku departmenti i auditimit tė brendshėm ėshtė i zhvilluar dhe profesional, zakonisht kemi edhe njė dozė tė ulėt konflikti pozitiv midis kėtij departmenti dhe menaxherėve ekzekutiv. Auditorėt e brendshėm pas ēdo auditimi bashkė me analizėn dalin edhe me rekomandimet e tyre. Nėse menaxherėt ekzekutiv nuk i marrin parasysh kėto rekomandime dhe kėto konsiderohen si tė qenėsishme pėr tė ardhmen e organizatės nga ana e auditorėve tė brendshėm, atėherė tė dy palėt duhet ti mbrojnė pozicionet e tyre nė lidhje me ēėshtjen nė fjalė para Komitetit tė Auditit dhe gjithė Bordit tė Drejtorėve.

    Rekomandimet e auditorėve tė brendshėm lidhur me defiēencat, lėshimet, dhe abuzimet potenciale nė menaxhimin e organizatės si psh. nė menaxhimin e riskut, kontrollin, dhe proceset udhėheqėse tė organizatės, i japin auditorėve tė brendshėm epitetin e konsultantėve tė biznesit brendapėrbrenda organizatės. Departmentet progresive tė auditimit tė brendshėm u japin menaxherėve shėrbime tė ndryshme konsultative tė biznesit, prandaj ėshtė shumė e rėndėsishme qė auditorėt e brendshėm tė jenė sa mė tė kualifikuar pėr nga aspekti biznesor.

    Auditorėt e brendshėm nuk mirren vetėm me kontrollet financiare tė organizatės por me gjithė kontrollet e brendshme tė organizatės. Ata vlerėsojnė dhe testojnė vazhdimisht efektivitetin e kontrolleve tė dizajnuara pėr tė ndihmuar organizatėn nė arritjen e objektivave dhe qėllimeve. Ndihmojnė anėtarėt e tjerė tė organizatės nė kryerjen e detyrave dhe pėrgjegjėsive tė tyre duke i furnizuar me analiza, vlerėsime, rekomandime, dhe kėshilla. Pėr kėtė arsye, auditorėt e brendshėm konsiderohen edhe si kontroll i brendshėm i organizatės, bile edhe vet standardet e auditimit e konsiderojnė funksionin e auditimit tė brendshėm si pjesė e komponentit monitorues tė kontrollit tė brendshėm tė organizatės.

    vazhdon....

    PS: Probleme me vendosjen e tabeles. Nese di kush si mund ta vendos tabelen pa e prishur formatizimin e saj, le te me tregoj.

    Ndalohet publikimi pa lejen e autorit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 26-08-2006 mė 06:03
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Mosha
    38
    Postime
    3,501
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Nese dikush nga shtypi shqiptar eshte i interesuar qe ta publikoj kete shkrim ose shkrimet e tjera profesionale qe do sjelle ketu ne te ardhmen, le te me kontaktoj ne privat. Nuk kerkoj para fare, dmth. i kane falas por duhet ta kene lejen time patjeter dhe te me japin kreditat per autoresine. Perparesi kane gazeta Biznesi ne Tirane dhe Koha per Ekonomi ne Prishtine. Poashtu, edhe profesoret e auditimit ne univerzitetet shqiptare. Pra, vetem me kontaktoni dhe merrni lejen time para se te publikoni dhe perdorni shkrimet e mia.

    Keto kushte nuk vlejne per auditoret profesionale qe punojne ne firmat e kontabilitetit, auditimit, dhe konsultimeve biznesore, dhe ata qe punojne ne departmentet e auditimit ne kompanite tona private e publike.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Mosha
    38
    Postime
    3,501
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    vazhdimi

    Auditimi i Menaxhimit tė Riskut

    Nė standardin e performancės PS2110 tė Standardeve pėr Praktikimin Profesional tė Auditimit tė Brendshėm, thuhet:

    Aktiviteti i auditimit tė brendshėm duhet tė ndihmoj organizatėn duke identifikuar dhe vlerėsuar ekspozimet sinjifikante ndaj riskut, dhe tė kontribuojė nė pėrmirėsimin e menaxhimit tė riskut dhe sistemeve tė kontrollit.

    Pra, auditorėt e brendshėm nuk e bėjnė menaxhimin e riskut dhe tė sistemeve tė kontrollit por auditojnė mėnyrėn se si menaxherėt janė duke kryer kėtė pėrgjegjėsi tė tyre dhe ndihmojnė nė pėrmirėsimin e vazhdueshėm tė tyre. Auditorėt identifikojnė risqet qė eventualisht menaxherėve mund t’iu kenė shpėtuar nga identifikimi dhe vlerėsojnė ato duke krahasuar me vlerėsimin e bėrė nga menaxherėt dhe mėnyrėn se si janė duke u menaxhuar ato nė organizatė.

    Nė SHBA, me nxjerrjen e ligjit Sarbanes-Oxley nė vitin 2002, kompanitė publike janė tė detyruara qė tė pėrdorin COSO (Committee of Sponsoring Organizations of Treadway Commission) - Kontrollet e Brendshme (Internal Controls), qė ėshtė njė strukturė konceptuale bazike pėr identifikimin dhe vlerėsimin e kontrolleve tė brendshme nė organizatė. COSO – Kontrollet e Brendshme, kėrkohet nė menaxhimin e riskut me arsyetimin se: Nėse komponentet e kontrollit nė ambientet e organizatės nuk funksionojnė, atėherė kemi risqe sinjifikante nė arritjen e objektivave tė organizatės. Tani, para dy vitesh, ka dalur edhe publikimi mė i ri i COSO-s qė quhet COSO – ERM (Enterprise Risk Management) dhe qė integron tė gjitha risqet nė departmentet dhe fushat e veprimtarisė sė organizatės e jo vetėm nė kontrollet e brendshme. Mė shumė pėr tė dyjat kėto, do shkruaj mė vonė pėr shkak se ka shumė pėr tė shkruajtur pėr to, sidomos pėr COSO ERM.

    vazhdon.....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 26-08-2006 mė 06:04
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Mosha
    38
    Postime
    3,501
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Auditimi i Sistemeve tė Informimit (Information Systems ose Information Technology)

    Pėrderisa mirėmbajtja e pėrditshme e kontrolleve nė procesimet e sistemit tė informimit ėshtė pėrgjegjėsi e departmentit tė sistemit tė informimit, auditorėt e brendshėm bėjnė vlerėsimin e efiēencės dhe efektivitetit tė pėrgjithshėm tė operacioneve tė sistemit tė informimit dhe kontrolleve tė tyre nė gjithė organizatėn.

    Auditorėt e brendshėm duhet tė marrin pjesė nė dizajnimin dhe implementimin e sistemeve tė informimit nė organizatė pėr tė siguruar shtegun e duhur tė auditit dhe kontrollet adekuate nė sistem. Pėr kėtė arsye, ėshtė e domosdoshme njė njohuri e pėrgjithshme mbi sistemet e informimit nga ana e auditorėve dhe ekipi i auditorėve tė brendshėm duhet tė ketė njė ekspert tė kėsaj fushe, sidomos nė korporatat e mėdha qė kanė sisteme tė mėdha informimi. Mbasi tė jetė bėrė dizajni dhe implementimi i sistemit tė informimit, auditorėt e brendshėm rishikojnė tė gjitha aspektet e sistemit duke testuar pėr tu bindur qė kontrollet e dėshiruara janė duke funksionuar ashtu siē janė planifikuar. Midis tjerash, auditorėt e brendshėm bėjnė testet pėr tu siguruar se ndryshimet nė sistem bėhen vetėm me autorizimin e duhur; stafi programues ėshtė i ndarė funksionalisht nga stafi operativ i sistemit; dokumentacioni i duhur mbahet, ruhet, dhe mirėmbahet nė organizatė; aktivitetet e kontrollit funksionojnė si duhet; dhe grupi i kontrollit tė tė dhėnave ėshtė duke kryer detyrat e tij.

    Aktivitetet e kontrollit nė sistemin e informimit ndahen nė: aktivitetet e kontrollit tė pėrgjithshėm, aktivitetet e kontrollit tė aplikacionit, dhe aktivitetet e kontrollit tė pėrdoruesve tė kėtij sistemi. Aktivitetet e kontrollit tė pėrgjithshėm bėhen nė mė shumė se njė ose nė tė gjitha aplikacionet e sistemit tė informimit, pra kėto aktivitete kontrolli bėhen nė tė gjitha aplikacionet e kompjuterit. Aktivitetet e kontrollit tė aplikacionit bėhen nė vetėm njė aplikacion specifik tė kompjuterit, pra nė programet e kompjuterit qė kanė tė bėjnė me vetėm njė aplikacion kompjuteri dhe pėrfshijnė si aktivitetet e kontrollit tė programimit qė janė tė shkruara (kodet) nė programet e kompjuterit, ashtu edhe nė aktivitetet e pėrcjelljes manuale qė bėhen nė raportet qė i gjeneron vet sistemi. Aktivitetet e kontrollit tė pėrdoruesve janė ato aktivitete qė i bėjnė pėrdoruesit pėr tė testuar saktėsinė dhe kompletimin e raporteve tė sistemeve tė informimit ose transaksioneve tė pėrpunuara nga kompjuteri si psh. krahasimi manual i raportit tė nxjerrė nga kompjuteri me dokumentin burimor ose hyrės.

    Aktivitetet e Kontrollit tė Pėrgjithshėm – pėrfshijnė aktivitetet pėr tė kontrolluar: krijimin dhe zhvillimin e programeve dhe sistemeve tė reja, ndryshimin dhe pėrmirėsimin e programeve dhe sistemeve ekzistuese, qasjen nė programe dhe tė dhėna, dhe operacionet e sistemeve tė informimit.

    Aktivitetet e Kontrollit tė Aplikacioneve Kompjuterike – pėrfshijnė aktivitetet e kontrollit nė pėrpunimet e aplikacioneve individuale dhe aktivitetet e kontrollit nė lidhje me inicimin, regjistrimin, pėrpunimin, dhe raportimin e transaksioneve apo tė dhėnave tjera financiare.

    Aktivitetet e Kontrollit tė Pėrdoruesve – janė tė dizajnuara tė testojnė kompletimin dhe saktėsinė e transaksioneve tė pėrpunuara nga sistemet e informimit dhe tė sigurojnė qėndrueshmėrinė e outputit tė sistemeve tė informimit si psh. raportet e pėrgjithshme apo tė dhėnat e transaksioneve.

    Shumė kompani tė mėdha sot, pėrdorin kornizėn COBIT (Control Objectives for Information and Related Technology) si udhėzues pėr dizajnin dhe menaxhimin e kontrolleve tė sistemit tė informimit tė tyre dhe pėr ti plotėsuar kushtet qė kėrkohen nga ligji Sarbanes-Oxley. Struktura e COBIT pėrbėhet nga:

    1. Objektivat e Kontrollit qė pėrmbajnė 34 objektive kontrolli tė nivelit tė lartė dhe 318 objektive tė detajuara kontrolli.

    2. Udhėzimet pėr Menaxhim qė pėrmbajnė tė arriturat e dėshiruara (targetin) dhe matėsit.

    3. Udhėzimet pėr Auditim qė: sigurojnė njė strukturė tė thjeshtė tė auditimit tė kontrolleve nė sistemet e informimit; ofrojnė udhėzime tė pėrgjithshme dhe tė detajuara tė auditit (por jo planin e detajuar tė auditit); i mundėsojnė auditorėve rishikimin dhe krahasimin e proceseve me objektivat e kontrollit tė sistemeve tė informimit. Sipas udhėzimeve tė pėrgjithshme tė auditit, proceset auditohen duke: kuptuar kushtet e biznesit, risqet e lidhura me to, dhe matėsit e rėndėsishėm tė kontrollit; vlerėsuar kontrollet; bėrė vlerėsimin e funksionimit tė kontrolleve duke testuar pėr tu vėrtetuar se kontrollet janė duke funksionuar ashtu siē janė planifikuar, nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe konsistente; bėrė substancimin e riskut tė dėshtimit nė realizimin e objektivave tė kontrollit duke pėrdorur teknikat analitike dhe/ose burimet alternative konsultuese.

    Auditimi i Konformitetit ndaj Ligjeve dhe Rregullave

    Njė seksion nė vete tek auditimi i brendshėm ka edhe auditimi i ēėshtjeve tė ndryshme juridike tek bizneset pėr tė vlerėsuar konformitetin e tyre ndaj ligjeve dhe rregullave nė fuqi, dhe zbatimit tė plotė tė kontratave e marrėveshjeve tė ndryshme biznesore tė organizatės. Ky lloj auditimi ka pasur njė evolucion tė madh vitet e fundit dhe ėshtė bėrė pjesė shumė e rėndėsishme e punės sė jo vetėm auditorėve tė brendshėm por edhe atyre tė jashtėm. Pėrfshin testet dhe raportet qė tregojnė se a ėshtė biznesi duke operuar konform ligjeve dhe rregullave nė fuqi dhe kontrollet pėr tė siguruar konformitetin nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe konsistente. Ēdo biznes duke pėrfshirė kėtu edhe organizatat qeveritare e jofitimprurėse kanė tė bėjnė me ligje e rregulla tė ndryshme, mos respektimi i tė cilave paraqet risk sinjifikant pėr arritjen e objektivave tė organizatės dhe vet tė ardhmen e organizatės.

    Ēertifikimi i Auditorėve tė Brendshėm (CIA – Certified Internal Auditor)

    Programi i ēertifikimit tė auditorėve tė brendshėm administrohet nga Instituti i Auditorėve tė Brendshėm qė nga viti 1974. Pėr tu ēertifikuar, kandidatėt duhet ta kenė tė kryer fakultetin nė njė univerzitet tė akredituar, dhe ta kalojnė me sukses provimin dy ditor qė mbahet dy herė nė vit nė shumicėn e qyteteve kryesore botėrore. Provimi pėrmban katėr pjesė: proceset e auditimit tė brendshėm, njohuritė mbi auditimin e brendshėm, kontrolli menaxherial dhe teknologjia informative, dhe ambienti i auditimit. Njė kusht tjetėr pėr tu ēertifikuar ėshtė edhe minimumi i dy viteve pėrvojė pune nė auditimin e brendshėm ose nė fusha tė ngjajshme, ndėrsa diploma e masterit apo doktorata mund tė zėvendėsojė njė vit pėrvoje pune pėr plotėsimin e kėtij kushti. Auditorėt e brendshėm edhe pas ēertifikimit duhet ti plotėsojnė kriteret e edukimit tė vazhdueshėm profesional pėr ta mbajtur ēertifikatėn. Mė shumė informacione pėr auditimin e brendshėm dhe provimin e ēertifikimit mund tė mirren nė webfaqen e Institutit tė Auditimit tė Brendshėm, www.theiia.org.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 14-08-2006 mė 16:20
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,800
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Si funksionon nje auditim i brendshem ne nje firme... ( puna qe une dhe cdo ekonomist ben cdo mengjes )

    Qe te besh nje auditim duhet ne radhe te pare te krahasosh dy burime informacioni te ndryshme Psh. banka dhe libri i firmes

    Informacioni qe merret nga banka duhet te permbledhe te gjitha levizjet debitore dhe kreditore qe jane bere nga kompania diten paraardhese dhe qe jane te rregjistruara ne banke

    Informacioni qe merret nga libri i kompanise duhet te permbledhe gjith levizjet debitore dhe kreditore te bera nga kompania diten paraardhese.. Gjithashtu eshte e domosdoshme qe te merren totali i bankes per kete account ne fund te dites paraardhese si dhe levizjet e librit te dites paraardhese te cilat jane te mbetura aty(mbetura nenkupton jo te eleminuara)

    Kur behen krahasimet Fillohet te eleminohen levizjet qe ndodhen ne debi te bankes me levizjet qe ndodhen ne kredi te librit ( ato shenohen zakonisht me numura.. keto levizje nuk do te shenohen ne faqen e punes ku do te punohet)
    Gjithashtu levizjet kreditore te bankes eleminohen me levizjet debitore te librit( gjithmone per shumat dhe pershkrimet e njejta qe jane bere ne keto tranzaksione)

    Me pas kontrollohet faqja e vjeter( ajo ne te cilen eshte punuar die ) dhe shifen se cilat tranzakisone jane ne liber per diten e sotme dhe kane qene ne banke diten e dieshme.. dhe fillojne te eleminohen( keto markohen me shkronja ) dhe ne te anasjellten cilat tranzksione kane qene ne liber diten paraardhese dhe sot jane pasqyruar ne banke..

    Ne fund

    Pasi shenohet balanca e bankes dhe radhiten me radhe te gjitha veprimet te cilat nuk jane eleminuar( dmth ato veprime te cilat jane ne liber por nuk jane pasqyruar akoma ne liber dhe ato veprime qe jane ne banke por qe nuk jane rregjistruar akoma ne librin e kompanise ) .. Vertetohet nese totali qe del ne fund eshte i njejte me totalin qe jep libri apo jo.. Nese jo.. Ne kemi gabuar diku. dhe duhet te bejme analizen perkatese qe te perputhet ky total..

    ps. neser do perpiqem tju fus nje shembull per ta bere sa me te kuptueshme kete ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zemrushja : 14-08-2006 mė 16:36
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  6. #6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Mosha
    38
    Postime
    3,501
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Standardet e Praktikimit Profesional tė Auditimit tė Brendshėm

    Standardet e Atributeve (AS)

    AS1000 – Qėllimi, Autoriteti, dhe Pėrgjegjėsia
    Qėllimi, autoriteti, dhe pėrgjegjėsia e aktivitetit tė auditimit tė brendshėm duhet tė jetė i pėrkufizuar zyrtarisht nė ēarter.

    AS1100 – Pavarėsia dhe Objektiviteti
    Aktiviteti i Auditimit tė Brendshėm duhet tė jetė i pavarur, dhe auditorėt e brendshėm duhet tė jenė objektiv nė punėn e tyre.
    AS1110 – Pavarėsia nė Organizatė
    Shefi Ekzekutiv i Auditimit duhet tė raportojė nė nivelin brenda organizatės qė
    lejon auditimin e brendshėm ti kryejė pėrgjegjėsitė e tij.
    AS1120 – Objektiviteti Individual
    Auditorėt e brendshėm duhet tė jenė tė paanshėm, pa paragjykime, dhe tė shmangin konfliktet e interesit.
    AS1130 – Pavarėsia dhe Objektiviteti i Kufizuar
    Nėse pavarėsia dhe objektiviteti kufizohet nė fakt apo dukje, detajet e kufizimit duhet ti paraqiten palėve tė duhura. Mėnyra e paraqitjes mvaret nga kufizimi.

    AS1200 – Profiēenca dhe Kujdesin Profesional tė Duhur
    Angazhimet duhet tė bėhen me profiēencė dhe kujdesin profesional tė duhur.
    AS1210 – Profiēenca
    Auditorėt e brendshėm duhet tė kenė dijeninė, aftėsitė, dhe kompetencat tjera tė
    Nevojshme pėr ti pėrmbushur pėrgjegjėsitė e tyre individuale.
    AS1220 – Kujdesi Profesional i Duhur
    Auditorėt e brendshėm duhet tė kenė kujdesin dhe aftėsitė e pritura nga njė auditor kompetent i arsyeshėm. Kujdesi profesional i duhur nuk dtth. pagabueshmėri apo perfeksionizėm.
    AS1230 – Zhvillimi i Vazhdueshėm Profesional
    Auditorėt e brendshėm duhet tė rrisin dijeninė, aftėsitė, dhe kompetencat tjera nėpėrmjet zhvillimit tė vazhdueshėm profesional.

    AS1300 – Programin e Sigurimit dhe Pėrmirėsimit tė Cilėsisė
    Shefi Ekzekutiv i Auditit duhet tė zhvilloj dhe mbaj Programin e Sigurimit dhe Pėrmirėsimit tė Cilėsisė qė mbulon tė gjitha aspektet e aktivitetit tė auditimit tė brendshėm dhe tė monitoroj efektivitetin e tij vazhdimisht. Programi duhet tė dizajnohet pėr tė ndihmuar aktivitetin e auditimit tė brendshėm nė shtimin e vlerave dhe pėrmirėsimin e operacioneve tė organizatės dhe tė jap siguri qė aktiviteti i auditimit tė brendshėm ėshtė duke u bėrė nė konform me Standardet dhe Kodet e Etikės.
    AS1310 – Vlerėsimet e Programit tė Cilėsisė
    Aktiviteti i auditimit tė brendshėm duhet tė bėj njė proces monitorimi dhe vlerėsimi tė pėrgjithshėm tė efektivitetit tė programit tė cilėsisė. Procesi duhet tė pėrfshij si vlerėsimet e brendshme ashtu edhe ato tė jashtme.
    AS1311 – Vlerėsimet e Brendshme
    Vlerėsimet e brendshme duhet tė pėrmbajnė:
    • Rishikimet e vazhdueshme tė aktivitetit tė auditimit tė brendshėm; dhe
    • Rishikimet periodike tė bėra nėpėrmjet vetvlerėsimit ose vlerėsimit nga personat tjerė brenda organizatės, me dijeninė e praktikave tė auditimit tė brendshėm dhe standardeve
    AS1312 – Vlerėsimet e Jashtme
    Vlerėsimet e jashtme, si rishikimet e sigurimit tė cilėsisė, duhet tė bėhen sė paku njė herė nė pesė vjet nga ndonjė rishikues apo ekip rishikues i kualifikuar dhe pavarur prej jashtė organizatės.
    AS1320 – Raportimi nė Programet e Cilėsisė
    Shefi Ekzekutiv i Auditimit duhet ti komunikojė rezultatet e vlerėsimit tė jashtėm
    tek Bordi i Drejtorėve.
    AS1330 – Pėrdorimi i fjalisė “Auditimi i bėrė nė pajtim me Standardet”
    Auditorėt e brendshėm inkurajohen tė raportojnė se aktivitetet janė “bėrė nė pajtim me Standardet e Praktikimit Profesional tė Auditimit tė Brendshėm”. Mirėpo, auditorėt e brendshėm mund ta pėrdorin kėtė fjali vetėm nėse vlerėsimi i programit tė pėrmirėsimit tė cilėsisė demonstron se aktiviteti i auditimit tė brendshėm ėshtė bėrė konform me standardet.
    AS1340 – Paraqitja e Nonkonformiteteve
    Edhe pse aktivitetet e auditimit tė brendshėm duhet tė arrijnė konformitetin e plotė me standardet dhe auditorėt e brendshėm me Kodin e Etikės, mund tė ketė raste nė tė cilat konformiteti i plotė nuk arrihet. Kur jokonformiteti ka impakt nė madhėsinė e pėrgjithshme apo operacionet e aktivitetit tė auditimit tė brendshėm, paraqitja e tyre duhet tė bėhet tek menaxherėt ekzekutiv dhe bordi i drejtorėve.

    vazhdon me Standardet e Performances.

    PS: Probleme me formatizimin.
    Zemrushe, cfare ke shkruar ti, ka te beje me vetem nje proces te vogel praktik te auditimit te brendshem, auditimin e xhirollogarise bankare te biznesit. Mirepo auditimi i brendshem eshte shume me shume se auditimi i nje xhirollogarie bankare, lexo shkrimet e mia.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 14-08-2006 mė 17:58
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Mosha
    38
    Postime
    3,501
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Standardet e Performancės (PS)

    PS2000 – Menaxhimi i Aktivitetit tė Auditimit tė Brendshėm
    Shefi ekzekutiv i auditimit duhet te menaxhoj efektivisht aktivitetin e auditimit tė brendshėm pėr tė siguruar shtimin e vlerave tė organizatės.
    PS2010 – Planifikimi
    Shefi ekzekutiv i auditimit duhet tė bėj planin e bazuar nė risk pėr tė pėrcaktuar prioritetet e aktivitetit tė auditimit tė brendshėm, qė duhet tė jenė konsistente me qėllimet e organizatės.
    PS2020 – Komunikimi dhe Aprovimi
    Shefi ekzekutiv i auditimit duhet tė komunikoj planet e aktivitetit tė auditit tė brendshėm dhe resurset e duhura, duke pėrfshirė ndryshimet sinjifikante periodike, tek menaxherėt ekzekutiv dhe tek bordi pėr rishikim dhe aprovim. Shefi ekzekutiv i auditimit duhet tė komunikoj edhe impaktin e kufizimeve nė resurse.
    PS2030 – Menaxhimi i Resurseve
    Shefi ekzekutiv i auditimit duhet te siguroj se resurset e auditimit tė brendshėm janė vėrtetė tė nevojshme, tė bollshme, dhe tė shfrytėzuara efektivisht pėr realizimin e planit tė aprovuar.
    PS2040 – Rregullat dhe Procedurat
    Shefi ekzekutiv i auditimit duhet ti bėj rregullat dhe procedurat sipas tė cilave bėhet aktiviteti i auditimit tė brendshėm.
    PS2050 – Koordinimi
    Shefi ekzekutiv i auditimit duhet tė ndaj informacionet dhe koordinoj aktivitetet me ofruesit tjerė tė brendshėm dhe tė jashtėm, tė shėrbimeve konsultuese dhe tė sigurimeve tė rėndėsishme, pėr tė siguruar mbulesė tė duhur dhe minimizim tė duplikimit tė angazhimeve.
    PS2060 – Raportimi tek Bordi dhe Menaxherėt Ekzekutiv
    Shefi ekzekutiv i auditimit duhet tė raportoj periodikisht tek Bordi dhe menaxherėt ekzekutiv pėr qėllimin e aktivitetit tė auditimit tė brendshėm, autoritetin, pėrgjegjėsinė, dhe performancėn nė raport me planin e tij. Raportimi duhet tė pėrfshijė ekspozimet sinjifikante tė riskut dhe ēėshtjet e kontrollit, ēėshtjet e qeverisjes/udhėheqjes nė korporatė, dhe ēėshtjet tjera tė nevojshme apo tė kėrkuara nga bordi dhe menaxherėt ekzekutiv.

    PS2100 – Natyra e Punės
    Aktiviteti i auditimit tė brendshėm vlerėson dhe kontribuon nė pėrmirėsimin e menaxhimit tė riskut, sistemit tė kontrollit, dhe sistemit udhėheqės/qeverisės.
    PS2110 – Menaxhimi i Riskut
    Aktiviteti i auditimit tė brendshėm duhet tė ndihmoj organizatėn duke identifikuar dhe vlerėsuar ekspozimet sinjifikante ndaj riskut dhe tė kontribuoj nė pėrmirėsimin e menaxhimit tė riskut dhe sistemeve tė kontrollit.
    PS2120 – Kontrolli
    Aktiviteti i auditimit tė brendshėm duhet tė ndihmoj organizatėn nė mbajtjen e kontrolleve efektive duke vlerėsuar efektivitetin dhe efiēencėn e tyre dhe duke bėrė pėrmirėsime tė vazhdueshme tė tyre.
    PS2130 – Udhėheqja/Qeverisja
    Aktiviteti i auditimit tė brendshėm duhet tė kontribuoj nė proceset udhėheqėse/qeverisėse tė organizatės duke vlerėsuar dhe pėrmirėsuar kėto procese nėpėrmjet tė cilave (1)vlerat dhe qėllimet krijohen dhe komunikohen, (2) arritja e qėllimeve monitorohet, (3) pėrgjegjshmėria sigurohet, dhe (4) vlerat kultivohen.

    PS2200 – Planifikimi i Angazhimeve
    Auditorėt e brendshėm duhet tė zhvillojnė dhe regjistrojnė planin pėr ēdo angazhim.
    PS2201 – Konsiderimet nė Planifikim
    Nė planifikimin e angazhimeve, auditorėt e brendshėm duhet tė konsiderojnė:
    • Objektivat e aktivitetit qė rishikohet dhe mjetet me tė cilat aktiviteti kontrollon performancėn.
    • Risqet sinjifikante tė aktivitetit, objektivat e tij, resurset, dhe operacionet e mjetet me tė cilat impakti potencial mbahet nė nivele tė pranueshme.
    • Menaxhimi i riskut tė aktivitetit dhe sistemeve tė kontrollit ėshtė adekuat dhe efektiv krahasuar me kornizėn e rėndėsishme tė kontrollit apo modelin.
    • Mundėsitė pėr tė bėrė pėrmirėsime sinjifikante nė menaxhimin e riskut tė aktivitetit dhe sistemeve tė kontrollit.
    PS2210 – Objektivat e Angazhimit
    Objektivat e angazhimit duhet ta adresojnė riskun, kontrollin, dhe proceset udhėheqėse lidhur me aktivitetet nė rishikim.
    PS2220 – Madhėsia e Angazhimit
    Madhėsia e krijuar e angazhimit duhet tė jetė e duhur pėr arritjen e objektivave tė angazhimit.
    PS2230 – Shpėrndarja e Resurseve tė Angazhimit
    Auditorėt e brendshėm duhet tė pėrcaktojnė resurset e nevojshme pėr realizimin e objektivave tė angazhimit. Numri i stafit duhet tė bazohet nė vlerėsimin e natyrės dhe kompleksitetit tė seicilit angazhim, kufizimit kohor, dhe resurseve tė siguruara.
    PS2240 – Programi i Punės nė Angazhim
    Auditorėt e brendshėm duhet tė zhvillojnė programe pune qė realizojnė objektivat e angazhimit. Kėto programe pune duhet tė regjistrohen.

    PS2300 – Performimi i Angazhimit
    Auditorėt e brendshėm duhet tė identifikojnė , analizojnė, vlerėsojnė, dhe regjistrojnė informacionet e duhura pėr tė ardhur te rezultatet e angazhimit.
    PS2310 – Identifikimi i Informacioneve
    Auditorėt e brendshėm duhet tė identifikojnė informacione tė bollshme, tė qėndrueshme, tė rėndėsishme, dhe tė nevojshme pėr tė realizuar objektivat e angazhimit.
    PS2320 – Analizat dhe Vlerėsimi
    Auditorėt e brendshėm duhet ti bazojnė konkluzionet dhe rezultatet e angazhimit nė analiza dhe vlerėsime.
    PS2330 – Regjistrimi i Informacioneve
    Auditorėt e brendshėm duhet ti regjistrojnė gjithė informacionet e rėndėsishme pėr tė mbėshtetur konkluzionet dhe rezultatet e angazhimit.
    PS2340 – Mbikqyrja e Angazhimit
    Angazhimit duhet tė mbikqyren mirė pėr tė siguruar realizimin e objektivave, cilėsinė, dhe zhvillimin e ngritjen profesionale tė stafit.

    PS2400 – Komunikimi i Rezultateve
    Auditorėt e brendshėm duhet ti komunikojnė rezultatet me kohė dhe nė mėnyrėn e duhur.
    PS2410 – Kriteriumi pėr Komunikimin
    Komunikimi duhet tė pėrfshij objektivat dhe madhėsinė e angazhimit sikur edhe konkluzionet e arrira, nėse arrihet deri te konkluzioni.
    PS2420 – Cilėsia e Komunikimit
    Komunikimi duhet tė jetė i saktė, objektiv, i qartė, konstruktiv, komplet, dhe me kohė.
    PS2430 – Gabimet dhe Lėshimet
    Nėse komunikimi final pėrmban gabime apo lėshime sinjifikante, shefi ekzekutiv i auditimit duhet tė komunikoj informacionet e korigjuara tek tė gjithė personat qė kanė pranuar komunikimin origjinal.
    PS2430 – Paraqitja e Angazhimit ose Jokonformiteti me Standardet
    Kur jokonformiteti me standardet ka impakt nė angazhimin specifik, komunikimi i rezultateve duhet tė paraqes:
    • Standardet nė tė cilat konformiteti nuk ėshtė arritur
    • Arsyet pėr jokonformitet
    • Impakti i jokonformitetit nė angazhim
    PS2440 – Shpėrndarja e Rezultateve
    Shefi ekzekutiv i auditimit duhet ti shpėrndaj rezultatet tek tė gjithė personat e duhur.

    PS2500 – Progresi i Monitorimit
    Shefi ekzekutiv i euditimit duhet tė krijoj dhe mbaj njė sistem pėr tė monitoruar shpėrndarjen e komunikimit tė rezultateve tek menaxherėt.

    PS2600 – Pranimi i Riskut nga Menaxherėt
    Kur shefi ekzekutiv i auditimit beson se menaxherėt kanė pranuar njė nivel tė papranueshėm risku residual pėr organizatėn, shefi i auditimit tė brendshėm duhet tė diskutoj ēėshtjen me menaxherėt. Nėse ēėshtja nuk zgjidhet prapė, shefi ekzekutiv i auditimit dhe menaxherėt ekzekutiv duhet tė raportojnė ēėshtjen tek bordi pėr tė zgjidhur problemin.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Mosha
    38
    Postime
    3,501
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Pozitive, rezultatet e para antikorrupsion


    Ridvan BODE


    Duke shprehur kėnaqėsinė qė marr pjesė nė kėtė analizė tė punės sė 6-mujorit tė parė tė vitit nė vijim, rreth veprimtarisė sė Auditit tė Brendshėm tė Drejtorisė sė Pėrgjthshme tė Auditimit, ministrive dhe institucioneve tė tjera qendrore e atyre tė pushtetit vendor, dėshiroj para sė gjithash tė shpreh vlerėsimin tim dhe falenderimet e rastit pėr angazhimin dhe rezultatet inkurajuese qė keni arritur gjatė kėsaj periudhe 6-mujore.

    Pėr qeverinė tonė, mirėadministrimi i fondeve publike, pėrmirėsimi thelbėsor i pėrdorimit me efektivitet tė tyre, ērrėnjosja e praktikave korruptive dhe abuzive nė nxjerrjen dhe shpenzimin e fondeve publike, pėrbėn njė angazhim madhor konstant dhe me njė interes nė rritje. Rritja e ndjesive tė opinionit publik pėr dekurajimin e korrupsionit, i vlerėsuar si mjaft i pėrhapur vitet e fundit, ėshtė rezultat edhe i punės dhe angazhimit tė kontrollorėve dhe Auditit tė Brendshėm nė tė gjitha nivelet e qeverisjes. Konsiderata inkurajuese dhe vlerėsime pozitive pėr rezultatet e para tė instalimit tė njė fronti antikorrupsion nėn qeverisjen e re, vijnė edhe nga institucione ndėrkombėtare qė asistojnė progresin e reformave nė vendin tonė. Kėto janė thjesht ftesa pėr njė punė mė intensive dhe mė tė kualifikuar pėr tė gjitha strukturat tona. Praktikat korruptive tė konsoliduara prej vitesh janė ngado tė pranishme dhe vigjėlojnė pėr tė pėrfituar nga momenti dhe shpėrqėndrimi i organeve tė kontrollit pėr tė rimarrė edhe njė herė terrenin qė po humbasin ēdo ditė.

    Objektivi ynė kryesor pėr 6-mujorin e parė nė fushėn e kontrollit tė brendshėm konsistonte nė intensifikimin e pėrgjithshėm tė punės dhe arritjen e rezultateve konkrete nė goditjen e korrupsionit nė pėrdorimin e fondeve publike, nė dominimin e evazionit fiskal dhe informalitetit tė ekonomisė, nė bllokimin dhe minimizimin e trafiqeve kriminale dhe nė tėrėsi nė vendosjen e rregullit dhe disiplinės ligjore nė pėrdorimin e fondeve publike.

    Pa dashur tė listoj arritjet e dikastereve tė ndryshme nė kėto fusha, ēka nuk ėshtė objekt i kėsaj analize, mė lejoni qė nė mėnyrė rezultative tė ilustroja disa nga aspektet e pėrmirėsuara tė punės suaj:

    -tė ardhurat fiskale nė buxhet pėr 6-mujorin e parė ishin rreth 17% mė tė larta, nė krahasim me te njėjtėn periudhė tė njė viti mė parė dhe me njė tejkalim tė dukshėm, nė krahasim me programin, ēka ēoi nė miratimin nė Kuvend tė njė buxheti suplementar prej afro 200 milion USD;

    -numri i bizneseve tė regjistruara ėshtė rritur me 14 mijė dhe kontrabanda e mallrave tė akcizės ėshtė dominuar dukshėm, duke zhdoganuar mė shumė se njė vit mė parė 60-70% cigare dhe kafe;

    -shpenzimet pėr funksionimin e administratės qendrore janė ulur me 23%, nė krahasim me njė vit mė parė dhe po nė tė njėjtin nivel janė ulur kostot e shėrbimeve apo investimeve publike, etj.

    Por, nga ana tjetėr, ne duhet tė pranojmė se pėrpjekjet tona pėr tė shtrirė mbretėrimin e ligjit nė hapėsirat gri tė informalitetit e tė dominuara nga korrupsioni, jo gjithmonė kanė qenė tė suksesshme. Frekuenca e hasjes sė kėtyre fenomeneve ėshtė ende e lartė. Individė apo grupe tė caktuara, tė mėsuara gjatė me pėrfitimet e paligjshme, nuk heqin dorė kollaj nga praktikat e pėrfitimit antiligjor tė 16, 20 apo 36 pagave shpėrblim brenda njė viti, tė hasura nė disa nga kontrollet tuaja. Tė mėsuarit me pėrfitime pėrmes tenderave dhe qė kanė humbur parajsėn e tyre, ēojnė nė dėshtim tė njėpasnjėshėm, shpesh pa arsye tė bazuara ligjore, tenderat duke rezikuar realizimin e investimeve apo duke shtyrė afatet e tyre.

    Dy kanė qenė drejtimet kryesore, tė cilat do tė na mundėsonin ndryshmin e praktikave tradicionale tė drejtorive tė Auditit nė ministritė dhe nė tė gjitha institucionet publike:

    Sė pari, intensifikimi i kontrolleve dhe mbajtja nėn vėzhgim tė rreptė tė mėnyrės dhe praktikave tė nxjerrjes sė tė ardhurave dhe shpenzimit tė tyre nga pėrdoruesit e buxhetit.

    Nė kėtė drejtim, gjatė periudhės 6-mujore janė audituar 1.739 objekte ose 83,7% e totalit tė objekteve nga 2777 auditime tė realizuara gjatė gjithė vitit 2005, nė tė cilat janė zbuluar rreth 1.7 miliard lekė shkelje me dėm ekonomik. Pėr tė kuptuar efektin e mbėshtetjes sė qeverisė dhe "pėrkthimit" tė saj nga audituesit, mjafton tė themi se nė vitin 2005 zbulimet ishin vetėm 1.4 miliard lekė, ose pėr 3-mujorin e parė, kohė nė tė cilėn u bė edhe ballafaqimi i parė me problematikat e kėsaj strukture, zbulimet ishin vetėm 421.6 milion lekė ritme, tė cilat do tė ēonin nė tė njėjtin rezultat sa ai i vitit 2005. Struktura e zbulimeve ėshtė si vijon:

    -Shmangia prej detyrimeve fiskale e doganore, mosvjelja nė pėrputhje me kėrkesat ligjore e tatimit mbi tė ardhurat dhe atij nė burim pėrbėjnė 1.1 miliard lekė ose rreth 65,5% tė dėmeve tė zbuluara;

    -Mungesat dhe dėmet materiale e monetare tė zbuluara nė kėtė gjashtėmujor janė 140,2 milion lekė,

    -Shkeljet me dėm tė disiplinės financiare pėr periudhėn gjashtėmujore janė 419 milion lekė dhe pėr 393 milion lekė ėshtė pėrcaktuar pėrgjegjėsia.

    -Vlera e tenderave me shkelje tė procedurave ligjore tė zbuluara gjatė kėtij gjashtėmujori, ėshtė 145.6 milion lekė.

    Krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar janė kryer mesatarisht mė shumė 12% auditime pėr ēdo punonjės. Me njė personel sa 64% e vitit tė kaluar janė zbuluar 35,9% raste mė shumė. Nėse nė gjashtė mujorin e parė tė vitit kaluar u zbuluan 999 mijė lekė pėr auditim ose 2.935 mijė lekė pėr punonjės, nė gjashtėmujorin e kėtij viti u zbuluan 1,899 mijė lekė ose rreth 2 herė mė shumė se nė tė njėjtėn periudhė tė vitit kaluar pėr ēdo auditim, dhe 6,353 mijė lekė pėr punonjės, ose 2,5 herė mė shumė se e njėjta periudhė e vitit tė kaluar.

    Pėrmirėsim ka edhe puna pėr respektimin e objektivit, pėr tė mundėsuar kontrollin e ēdo njėsie tė administratės publike e tė institucioneve e ndėrmarrjeve tė varėsisė, tė paktėn njė herė nė ēdo dy vjet.

    Sė dyti, rritja e fuqisė goditėse dhe qėndrimit rigoroz ligjor pėrballė rasteve tė konstatuara dhe shkeljeve tė vėrtetuara.

    Nga analiza e bėrė rreth materialeve tė kontrollit tė raportuara nga njėsitė e Auditit tė Brendshėm nė tė gjitha nivelet, pėr 6-mujorin e parė vėrtetohet se nga 1.7 miliard lekė shkelje me dėm ekonomik, ėshtė pėrcaktuar pėrgjegjėsia pėr 1.64 miliard lekė ose 97,2% tė zbulimeve me dėm, ku janė identifikuar 19.355 persona e subjekte si pėrgjegjės pėr dėmet e shkaktuara. Gjithashtu, ėshtė kėrkuar zhdėmtim pėr 83,2% tė shumės sė "mungesave e dėmeve" nė vlerat materiale e monetare pėr 93,8% tė "shkeljeve tė disiplinės financiare" dhe pėr 100% tė "evazionit fiskal e doganor" tė zbuluar.

    Janė kėrkuar masa disiplinore pėr 838 persona, nga tė cilat janė miratuar nga organet e kompetencės 737 masa tė propozuara.

    Gjatė kėsaj periudhe janė bėrė 21 denoncime pėr ndjekje penale tė 53 personave e subjekteve, nga tė cilėt 11 janė drejtues dhe sipas raportimeve tė strukturave tė auditimit, ēėshtjet janė nė proces hetimi.

    Pėrmirėsimi i akteve ligjore nė fushėn e Auditit tė Brendshėm dhe aspekteve strukturore administrative tė organeve tė Auiditi tė Brendshėm, ka qenė njė drejtim tjetėr i punės sonė nė gjashtėmujorin qė lamė pas.

    Pėr tė rritur efektivitetin e punės sė strukturave tė Auditit tė Brendshėm dhe pėrmirėsuar administrimin e fondeve publike, ėshtė ndjerė nevoja e pėrmirėsimeve tė thella ligjore dhe akteve nėnligjore, tė cilat nė tėrėsi duhet pranuar se janė jo adekuate dhe tė pamjaftueshėm pėr tė arritur standardet e kėrkuara. Gjatė kėsaj periudhe pėrfundoi drafti i pėrmirėsuar i Ligjit "pėr Auditin e Brendshėm publik", draft i cili tashmė ėshtė nė diskutim publik dhe sė afėrmi do t'i nėnshtrohet procesit ligjvėnės nė parlament. Krahas tij, manuali i procedurave tė auditimit pėsoi pėrshtatje dhe pėrmirėsime tė qenėsishme. Vendime tė tjera tė rėndėsishme janė marrė nga qeveria pėr tė forcuar rigorozitetin ligjor dhe uniformuar rregullat nė pėrdorimin e fondeve publike tė tilla si pėrdorimi i tė ardhurave dytėsore nga institucionet, rregullimi ligjor i hierarkisė sė pagave dhe shpėrblimeve, pėrmirėsimi i akteve nėnligjore pėr prokurimet publike etj.

    Akte tė rėndėsishme ligjore nė proces diskutimi do tė krijojnė mė shumė mundėsi pėr tė fuqizuar mė tej kuadrin ligjor nė veprim dhe pėr tė rregulluar mė mirė e pa ekuivok pėrdorimin e fondeve publike dhe funksionimin ligjor tė ekonomisė nė tėrėsi. Ligjet qė do tė miratohen brenda kėtij viti si ai organik i buxhetit, i prokurimeve publike, i koncesioneve, i kontrollit dhe administrimit fiskal si dhe manualet e tyre, do tė jenė njė mundėsi mė shumė nė dispozicion tė Auditit tė Brendshėm pėr tė pėrmirėsuar rrėnjėsisht qeverisjen nė tė gjitha nivelet e saj.

    Nė vazhdim tė skemave tė pėrfitimeve, DPAB ėshtė pėrfshirė nė krijimin e njė database tė strukturave tė bordeve, komiteteve, komisioneve dhe kėshillave tė drejtimit, ku gjithashtu evidentohen problematika shumė serioze dhe qė do tė prezantohen nė vijim nga Drejtori i Pėrgjithshėm.

    Gjithashtu, dua tė veēoj nė vazhdim pėrmirėsimin e strukturave tė sistemit tė Auditit nė pėrgjithėsi dhe DPAB nė veēanti. Kjo e fundit, tashmė do tė ketė dy drejtori dhe njė numėr prej 22 nėpunėsish, kurse strukturat e institucioneve me ndryshimet e propozuara vijnė nė tė njėjtin nivel qė ishin nė vitin 2005. Sė fundi, nė vijim tė mbėshtetjes dhe vlerėsimit pėr kėto struktura, ėshtė edhe nisma e marrė pėr njė rritje mesatarisht prej 25% tė trajtimi ekonomik pėr kontrollorėt e brendshėm.

    Pėrpara se tė ftoj drejtorin e Pėrgjithshėm pėr tė paraqitur nė mėnyrė tė detajuar rezultatet e kontrolleve 6-mujore, problematikėn dhe arritjet sipas institucioneve, dėshiroj tė nėnvizoj edhe njė herė se pėrballja me fenomenet e korrupsionit, informalitetit, trafikimit e kontrabandimit, shpėrdorimit financiar e abuzimit me fondet publike, si dhe pėrmirėsimi nė tėrėsi i standardeve tė qeverisjes dhe funksionimit tė shtetit ligjor, objekte kėto tė punės suaj, mbeten pėr qeverinė njė sfidė e pėrhershme. Rezultatet e arritura janė thjesht njė fillim inkurajues dhe aspak kurorėzim i njė sipėrmarrjeje tė vėshtirė. Objektivat qė do tė caktojmė sot pėr 6-mujorin e dytė dhe angazhimi ynė i pėrditshėm pėr arritjen e tyre do tė jenė pėrcaktuese pėr fatet e kėsaj pėrballjeje nė vijimėsi. Unė ju ftoj tė gjithėve pėr tė rritur impenjimin tuaj dhe pėr mė shumė rezultate nė misionin tuaj tė vyer.

    (*) Fjala e ministrit tė Financave nė analizėn e veprimtarisė sė strukturave tė Auditit tė Brendshėm pėr 6-mujorin e parė tė vitit 2006

    marre nga Rilindja Demokratike
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 26-08-2006 mė 05:43
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Mosha
    38
    Postime
    3,501
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Publikohet raporti i Auditit pėr periudhėn 2003-2005. Dėmet financiare shkojnė nė 1.7 milion lekė


    Ndėshkime financiare dhe ligjore pėr abuzuesit



    Drejtoria e Pėrgjithshme e Auditit tė Brendshėm publikoi dje rezultatet e kontrolleve tė ushtruara gjashtė muajt e fundit nė veprimtarinė financiare tė institucioneve shtetėrore. Analizat dhe kontrollet qė pėrfshijnė periudhėn 2003-2005 kanė nxjerrė nė pah shifra alarmante tė abuzimeve qė janė kryer me fondet publike gjatė qeverisjes socialiste, nėnvizoi drejtori i Auditit, Pajtim Shehu. Pėrmes shifrave, ai tha se janė audituar 684 objekte ose 92 pėr qind e auditimeve tė programuara pėr 6-mujorin e parė, ku 70,8% ishin auditime tė plota, 100,9% auditime tematike dhe mbikqyrje nė masėn 137,5%, si dhe janė kryer 94 verifikime.

    "Nga tė gjitha strukturat e auditimit ėshtė bėrė pėrpjekje pėr respektimin e frekuencave tė auditimit. Nga 2.075 objekte gjithsej, janė programuar pėr t'u audituar gjatė kėtij viti 1.739 objekte ose 83,7% e totalit tė objekteve, gjė qė flet pėr angazhimin e tyre pėr tė audituar objektet nė njė kohė nė mė pak se dy vjet, mbėshtetur nė riskun qė paraqesin pėr ekonominė", theksoi Shehu. Nė raportimin e shkeljeve tė evidentuara, Shehu tha se dėmi financiar gjatė periudhės qeverisėse 2004-2005 arrin nė vlerėn e 1.7 milion lekėve, duke pohuar faktin se pėr 1.6 milion lekė vlerė tė abuzimeve financiare janė pėrcaktuar pėrgjegjėsit. "Gjatė kėsaj periudhe janė zbuluar gjithsej 1.684 milion lekė shkelje me dėm ekonomik, nga tė cilat pėr 1.636 milion lekė ose 97,2% tė zbulimeve me dėm ėshtė pėrcaktuar pėrgjegjėsia, janė identifikuar 19.355 persona e subjekte si pėrgjegjės pėr dėmet e shkaktuara", tha Shehu.

    "Dėmet ekonomike tė zbuluara, krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar, janė rritur 35,9%. Ndėrkohė puna, cilėsia dhe forca zbuluese e strukturave tė auditimit ėshtė rritur. Siē u cilėsua mė sipėr, pėrcaktimi i pėrgjegjėsisė pėr dėmet e zbuluara ėshtė 97,2%, nga 93,7% qė u arrit nė tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar. Gjithashtu, vlerėsojmė se shkeljet dhe dėmet, tė cilat janė mjaft tė larta, vijnė nga fakti se sistemi i kontrollit tė brendshėm financiar publik nuk ka funksionuar rregullisht", nėnvizoi Shehu.






    Abuzimet mė tė mėdha, nė doganat dhe tatimet


    Dėmet e shkaktuara vijnė kryesisht nga keqadministrimi dhe keqmenaxhimi i fondeve buxhetore e publike. Raporti pohon 65.5% e dėmeve vijnė nga shmangia e detyrimeve fiskale e doganore dhe mosvjelja e tatimit mbi tė ardhurat. Gjatė kontrollit tė ushtruar janė konstatuar abuzime me dėm financiar edhe nė sektorė tė tjerė, ku nė KESH, pėr vitin 2005, dėmi financiar arrin nė vlerėn e 13 milion lekėve. Mė pas, Shehu, nė pasqyrimin e tė dhėnave, ka konktretizuar dėmet e konstatuara nė sektorėt e kontrolluar. "Shmangia prej detyrimeve fiskale e doganore, mosvjelja nė pėrputhje me kėrkesat ligjore tė tatimit mbi tė ardhurat dhe atij nė burim, pėrbėjnė 1.103 milion lekė ose rreth 65,5% tė dėmeve tė zbuluara", tha Shehu.

    Mė pas, nė publikimin e tė dhėnave rezulton se abuzime pėr vitin 2004-2005 janė konstatuar dhe nė Ministrinė e Transporteve dhe institucionet e linjės, ku konkretisht "nga Drejtoria e Auditimit nė Ministrinė e Punėve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve janė zbuluar nė sistemin e kėtij dikasteri 662,2 milion lekė. Nė subjektet e sistemit tė Ministrisė sė Punėve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit janė zbuluar 70,8 milion lekė dėm, tė cilat kryesisht janė nė sh.a Ujėsjellėsin Elbasan, nė Albtelekom sh.a, nė Posta Shqiptare sh.a, nė Enti Kombėtar i Banesave ", konkretizoi Shehu.

    "Nga strukturat e sistemit tė Ministrisė sė Financave janė zbuluar 78,4 milion lekė dėme, prej tė cilave 14,9 milion lekė nga DPAB, ku pothuajse tė gjitha nė Institutin Sizmiologjik Tiranė, nga keqinterpretimi i VKM nr. 424, tė datės 9 korrik 1998 "Pėr tė ardhurat dytėsore". Nga Drejtoria e Auditimit janė zbuluar 6,4 milion lekė, kryesisht nė Agjensinė e Trajtimit tė Kredive Tiranė, 55,5 milion lekė nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve", tha Shehu.






    Dėmi nė Ministrinė e Energjitikės arrin nė 140 milion lekė


    Mungesat dhe dėmet materiale e monetare tė zbuluara, kanė qenė tematikė e kontrollit tė ushtruar nė kėtė gjashtėmujor, ku dėmi financiar arrin nė vlerėn e 140.2 milion lekė. Drejtori i Pėrgjithshėm i Auditit tė Brendshėm, Shehu, njoftoi se 96,6 milion lekė tė dėmit financiar nga mungesa dhe dėmet materiale e monetare janė nė sistemin e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės. Mė pas, Shehu shtoi se nė Ministrinė e Energjitikės janė konstatuar shkelje nė 419 milion lekė dhe pėr 393 milion lekė ėshtė pėrcaktuar pėrgjegjėsia. Dėmet nė kėtė zė janė zbuluar nga tė gjitha strukturat e Auditimit. "Nė subjektet e sistemit tė Ministrisė sė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės janė zbuluar 40 milion lekė dėme. 20,4 milion lekė janė zbuluar nga Drejtoria e Auditimit nė ministri dhe 19,6 milion nga struktuat e Auditimit nė strukturat vartėse, nga tė cilat 13,1 milion lekė vetėm nė KESH-sh.a", nėnvizoi Shehu.

    Abuzime janė konstatuar dhe nė Ministrinė e Brendshme, nė sistemin arsimor dhe Ministrinė e Jashtme. Sipas drejtorit Shehu, nė pasqyrimin e abuzimeve ėshtė specifikuar se "strukturat e Auditimit nė Ministrinė e Brendshme dhe nė prefektura kanė zbuluar 66,2 milion dėm ekonomik kryesisht nė fushėn e pagave, shpenzimeve pėr dieta si dhe nė fushėn e prokurimeve dhe tė investimeve. Dėmet kryesisht janė zbuluar nė prefekturat Elbasan, Vlorė dhe nė Bashkinė Gramsh", u shpreh Shehu. Mė pas, ai shtoi se shkeljet me dėm nė sistemin e Arsimit dhe Shkencės janė 23,9 milion lekė. Dhe nė strukturat e kėtij sistemi dėmet janė krijuar nė fushėn e pagave, veēanėrisht tė shpėrblimeve, investimeve, prokurimeve, blerjet e vogla. Ndėrkaq, nė sistemin e Ministrisė sė Jashtme janė zbuluar 15,4 milion lekė dėme, prej tė cilave nė Ambasadėn e Budapestit 9,7 milion lekė, nė atė tė Uashingtonit 4,3 milion lekė, nė Bernė afėrsisht 1 milion lekė, etj.






    Denoncohen 77 zyrtarė tė lartė tė qeverive socialiste


    Pėrveē kontrollit tė ushtruar, Drejtoria e Pėrgjithshme e Auditit ka pėrcaktuar pėrgjegjėsit dhe masa administrative e disiplinore pėr shkeljet dhe dėmet. Nė zbulimet e gjashtėmujorit tė parė, nga strukturat e Auditimit janė pėrcaktuar pėrgjegjėsit pėr 97,2% tė dėmeve tė shkaktuara dhe ėshtė kėrkuar zhdėmtimi nga shkaktarėt. Po sipas Shehut, ėshtė kėrkuar zhdėmtim pėr 83,2% tė shumės sė "mungesave e dėmeve" nė vlerat materiale e monetare pėr 93,8% tė "shkeljeve tė disiplinės financiare" dhe pėr 100% tė "evazionit fiskal e doganor" tė zbuluar. Janė kėrkuar masa disiplinore pėr 838 persona, ku pėr 737 masa tė propozuara janė miratuar, ndėr tė cilėt 77 janė drejtues.

    Mė konkretisht, nga strukturat e Auditimit tė Ministrisė sė Financave janė kėrkuar 273 masa disiplinore, prej tė cilave 61 largime nga puna, 13 gjoba me vlerė 840 mijė lekė, si dhe janė bėrė 4 kallėzime penale pėr 15 persona. Sipas Shehut, nga strukturat e Auditimit tė Ministrisė sė Punėve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve janė propozuar 201 masa disiplinore, prej tė cilave 38 largime nga puna, 11 gjoba me 615 mijė lekė, 3 kallėzime penale pėr 3 persona. Nga strukturat e Auditimit tė Ministrisė sė Brendshme janė propozuar 168 masa disiplinore, prej tė cilave 9 largime nga puna, 201 gjoba me 7,543 mijė lekė. Nė sistemin e Ministrisė sė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės, nga strukturat e Auditimit janė kėrkuar 99 masa disiplinore, prej tė cilave 11 largime nga puna, 30 gjoba me 1.493 mijė lekė, janė bėrė 5 kallėzime penale pėr 15 persona.

    Kreu i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Auditit shtoi se "pėrveē kėrkesės pėr zhdėmtim, strukturat e Auditimit i kanė kushtuar vėmendje pėrcaktimit tė pėrgjegjėsive penale pėr personat apo subjektet pėrgjegjėse pėr dėmet e shkaktuara. Gjatė kėsaj periudhe janė bėrė 21 denoncime pėr ndjekje penale tė 53 personave e subjekteve, tė cilat sipas raportimeve tė strukturave tė Auditimit, ēėshtjet janė nė proces hetimi. Nga raportimet e dikastereve janė propozuar 2.819 masa dhe rekomandime, nga tė cilat janė vlerėsuar e pranuar 2.745 ose 97,4% e tyre", pėrfundoi Shehu.

    Dorina Azo


    marre nga Rilindja Demokratike
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Tema tė Ngjashme

  1. Ministrat e brendshėm dhe fati i tyre!
    By Agim Doēi in forum Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 17-05-2009, 07:24
  2. Miratohet nė kuvend ligji pėr auditimin e brendshėm
    By Zemrushja in forum Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-04-2007, 22:25
  3. Ēlirimi i Frymės
    By Matrix in forum Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 12:55
  4. Problem me Rrjetin Lokal te Brendshem.
    By kacaku basket in forum Rrjeti kompjuterik
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 15-05-2005, 00:49
  5. Shėn Justini: Misioni i brendshėm i Kishės sonė
    By Albo in forum Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-09-2004, 06:46

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •