Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 58
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    Danaj: Maqedonia do tė ndahet

    Intervistė me analistin Koēo Danaj (1)

    Danaj: Maqedonia do tė ndahet...


    Arsim Sinani

    Tiranė, 8 gusht – “Nė vitin 2013 Maqedonia do tė ndahet pa dhimbje, ndėrsa pjesa e mbetur e saj do tė integrohet nė BE” ka thėnė analisti dhe njohėsi i mirė i rrethanave nė Ballkan, Koēo Danaj nė njė intervistė ekskluzive pėr “Epokėn e re”. Danaj nė kėtė intervistė flet pėr zhvillimet politike nė Maqedoni, hyrjen nė qeveri tė PDSH-sė, tėrheqjen e paralajmėruar tė Arbėn Xhaferit nga politika, pėr Ali Ahmetin, Gruevskin, Georgievskin, politikėn e “bishtave” qė bėjnė partitė shqiptare nė Maqedoni...

    Fytyra e qeverisė Gruevski e atillė qė shqiptarėt i konsideron banorė dhe jo popull

    EPOKA E RE: Si e shihni Maqedoninė pas zgjedhjeve tė fundit parlamentare mund tė na thoni sa mendoni se mund tė jetė e qėndrueshme qeveria e re e Shkupit?
    Danaj: E shoh me njė fytyrė tė re dhe me parashikimin e njė thelbi tė ri. Cila ėshtė kjo fytyrė do tė thoni? Po ėshtė fytyra e braktisjes sė Marrėveshjes sė Ohrit, ėshtė fytyra e heqjes dorė nga identiteti kombėtar shqiptar nė emėr tė njė jete mė tė mirė. A nuk do tė thotė kėtė Gruevski kur deklaron se ekonomia do tė jetė prioriteti i tij. Qė do tė thotė sipas nxėnėsit tė Dimovskės dhe mikut tė Georgievskit se pėrkatėsia etnike nuk ka rėndėsi, rėndėsi ka buka e gojės. Pra, fytyra e qeverisė Gruevski duket qė do tė jetė fytyra e atij qė shqiptarėt i konsideron banorė dhe jo popull.

    Mjerisht politikanėt shqiptarė nė Maqedoni kanė harruar se nė shtetet shumetnike ka dy opozita

    EPOKA E RE: Ali Ahmeti edhe pse fitoi nė kampin politik shqiptar mbeti jashtė qeverisė sė Maqedonisė. Mendoni se janė tė qėlluara protestat e filluara nga BDI-ja?
    Danaj: Protesta ėshtė njė mjet i luftės politike. Dhe sa kohė qė ajo nuk ėshtė e dhunshme, ėshtė normale. Ahmeti dhe partia e tij po ndėshkohen nga ajo pjesė e pa zbatuar e Marrėveshjes sė Ohrit, ku edhe BDI-ja ka pėrgjegjėsinė e saj kryesore krahasimisht me PDSH-nė.

    EPOKA E RE: Cila ėshtė kjo?
    Danaj: Ėshtė ajo pjesė, e cila partitė politike shqiptare i trajton si bisht tė politikės maqedonase dhe jo pjesė pėrbėrėse e politikės sė Maqedonisė. Qysh nga viti 1991 qė tė gjithė, Haliti, Imeri, Xhaferi, Ahmeti, Vejseli nė kohė tė caktuar kanė pranuar tė jenė bisht i politikės sė Maqedonisė.

    EPOKA E RE: Ēfarė doni tė thoni me kėtė?
    Danaj: Dua tė them se pėr partitė politike shqiptare nė Maqedoni nuk ka pasur rėndėsi se sa vota kanė marrė nga elektorati i tyre, por sa vota ka marrė partia maqedonase me tė cilėn ata kanė pasur atė qė ata e quajnė pėrputhje tė bindjeve politike. Dhe kėtu qėndron demagogjia e partive politike shqiptare nė Maqedoni pėrballė shqiptarėve. Kur ka qenė momenti pėr pushtet dhe karrige pushteti, krerėt e kėtyre partive kanė nxjerrė nė plan tė parė bindjet politike tė majta apo tė djathta. Ndėrsa kur ka qenė momenti pėr kredibilitet politik pėrballė shqiptarėve ata kanė nxjerrė nė plan tė parė gjoja patriotizmin.
    Ėshtė njė hendikep i madh i politikės shqiptare nė Tetovė. Ėshtė njė dyfytyrėsi, qė ēėshtjen shqiptare pranon ta lerė nė harresė. Duke u kthyer te pėrgjigja e pyetjes suaj do tė thosha se Ali Ahmeti ėshtė pjesė e kėsaj politike dhe kėtij mentaliteti. Teza e tij mbi kombin politik ėshtė njė tezė qė nuk pėrkon asfare me ēėshtjen shqiptare. Ėshtė njė tezė internacionaliste. Pėr katėr vjet, Ahmeti as nuk e parashtroi ndonjėherė tezėn se koalicionet qeveritare nė Maqedoni duke qenė nė thelb etnike, nuk krijohen mbi pėrputhshmėri politike, por mbi sasi votash nga secila etni. Ndėrsa maqedonasit janė mė tė zgjuar. Ata i pėrdorin tė dyja edhe pėrkatėsinė etnike edhe bindjet politike, me synim qė tė mos kėrcėnohen nga votat e shqiptarėve. Qė ėshtė kėshtu mjafton fakti qė “djathtisti” Gruevski pėr tė bėrė shumicėn nė Parlament ka thirrur nė qeveri “majtistin” Petkovski, “djathtistin” Xhaferi etj. Mjerisht politikanėt shqiptarė nė Maqedoni kanė harruar se nė shtetet shumė etnike ka dy opozita: Njėra ėshtė opozita etnike dhe e dyta ėshtė opozita politike. Ato plotėsojnė njėra tjetrėn, por nuk e pėrjashtojnė njėra-tjetrėn siē kanė vepruar politikanėt shqiptar nė Maqedoni gjatė 15 vjetėve.

    Sfidat e qeverisė sė re tė Maqedonisė

    EPOKA E RE: Cilėt janė sfidat me tė cilat do tė ballafaqohet qeveria e re e Maqedonisė dhe cili mendoni ju se do tė jetė pozicioni i PDSH-sė nė kėtė qeveri. Mendoni se PDSH-ja bėri kompromis pėr tė hyrė nė qeveri?
    Danaj: Ka njė kamuflim diabolik tė qeverisė sė Nikolla Gruevskit. Ai flet pėr njė program ekonomik ambicioz, i cili ka filluar tė evidentohet edhe nga PDSH-ja. Por problemi themelor i Maqedonisė nuk ėshtė programi ekonomik, por ai etnik. Spostimi qė po i bėn Gruevski aspektit etnik dhe pėrkrahja qė po merr nė kėtė diabolizėm politik nga shqiptarėt ėshtė paralajmėrimi i destabilizmit dhe ndarjes sė Maqedonisė. Problemet nuk eksportohen atje ku dėshiron dikush apo disa, por ato zgjidhen atje ku janė. Pikėpamja e parė ėshtė Ēeguevarizėm, e dyta ėshtė realizėm. Ēeguevaristi i VMRO-sė, Gruevski ėshtė ai qė sė bashku me 443 mijė maqedonas ka votuar kundėr Marrėveshjes sė Ohrit nė referendumin famėkeq. Kėtė e di gjithkush nga shqiptarėt dhe politikanėt e tyre. Atėherė: A janė ata dakord me kėtė Marrėveshje, apo pushteti vlen mė shumė se njė Marrėveshje? Ndėrsa lidhur me atė se a bėri apo jo kompromis PDSH-ja, kjo ėshtė fare e thjeshtė: PDSH-ja ka bėrė kompromis, por se ēfarė synon kjo do tė duket tė paktėn pas njė viti. Uroj tė jenė nė tė mirė tė ēėshtjes shqiptare.

    Deklarata e ēuditshme e Arbėn Xhaferit

    EPOKA E RE: Arbėn Xhaferi ka paralajmėruar tėrheqjen nga politika nėse PDSH-ja hyn nė qeveri. Si e shihni tė ardhmen e kėsaj partie pa Xhaferin?
    Danaj: Ėshtė njė deklaratė e ēuditshme dhe me shumė pikėpyetje nga pas, pėr ata qė kanė kohė qė e njohin Arbėn Xhaferin. Por ėshtė e drejta e tij tė tėrhiqet tani qė rimori pushtetin. Por personalisht nuk mė duket njė mendim i qėlluar dhe nė kohėn e duhur.

    EPOKA E RE: Pse e thoni kėtė?
    Danaj: Sepse po ta pranojmė si tė saktė pohimin e tij qė do tė tėrhiqet nga politika tani qė PDSH-ja hyri nė qeveri, kjo ėshtė komprometuese pėr vetė Xhaferin.

    EPOKA E RE: Pse ėshtė e tillė?
    Danaj: Sepse do tė na duhet tė pohojmė se e gjithė lufta politike e Arbėn Xhaferit pėr ēėshtjen shqiptare paska qenė e pa vėrtetė, se Arbėn Xhaferi nuk na qenka ideologu i ēėshtjes kombėtare shqiptare, por njė ideolog pushteti, se ai paska luftuar thjeshtė pėr tė avancuar nė pushtet disa nga njerėzit e tij etj., etj. Ky ėshtė problemi i parė dhe mė kryesor. Tė tjerat nuk kanė rendėsi fare.

    EPOKA E RE: Besoni nė kėtė lloj arsyetimi?
    Danaj: Personalisht nuk e besoj kėtė lloj arsyetimi, sepse e njoh mirė Arbėn Xhaferin. Por nuk do tė thotė aspak se meqė nuk e besoj unė qė njoh Xhaferin, problemi nuk ekziston nė vetvete. Zėvendėsimi i ideologut kombėtar me pushtetarin provincial ėshtė njė problem nė tėrėsi pėr ēėshtjen shqiptare nė tė gjithė hapėsirėn shqiptare. Edhe kur kėrkon tė jesh ideolog i tė gjithėve siē ka vepruar Xhaferi, nuk tė lėnė tė tjerėt. Ndoshta ėshtė njė deklaratė nėn trysni. Por le tė presim.



    Nesėr lexoni:
    - Ēka mendon analisti Danaj pėr zėnkat ndėrshqiptare nė Maqedoni dhe si duhet tė zgjidhen ato?
    - Pse mosrealizimi i marrėveshjes sė Ohrit nėnkupton ndarje tė Maqedonisė.
    - A e ekziston edhe sot formula e ndarjes sė Maqedonisė?.
    - A po i ikėn marrėveshjes sė Ohrit, Nikolla Gruveski me programin e tij tė rremė ekonomik pėr zhvillim tė Maqedonisė?
    - Pse Koēo Danaj mendon se e ardhmja e kėsaj Maqedonie qė ėshtė sot duket se do tė jetė ndarja e saj nė vitet 2010-2012 pavarėsisht kundėrshtimeve tė Ali Ahmetit...



    BOX

    Koēo Danaj ka lindur mė 1 Prill 1951 nė Tepelenė, ku ka mbaruar shkollimin fillor dhe gjimnazin. Studimet e larta pėr Filozofi i ka kryer nė Tiranė. Mė 1986 merr titullin Doktor i Shkencave Politike. Nė fillim tė viteve 90-ta bashkėpunon me disa gazeta si Analist Politik i Pavarur, ndėrsa mė 1992 detyrohet tė largohet nga Shqipėria dhe qėndron nė Zvicėr deri nė shtator tė vitit 1997. Gjatė kėsaj periudhe, bashkėpunon ngushtė me redaksinė e gazetės “Zėri i Kosovės” dhe shkruan nė disa revista dhe gazeta tė diasporės. Pas kthimit nė Shqipėri, vazhdon tė punojė si Analist Politik i Pavarur. Nė nėntor tė vitit 1999 fillon punėn si Shefi i Kabinetit dhe Kėshilltar Politik i Kryetarit tė Partisė Socialiste Shqiptare, Fatos Nano, ndėrsa prej shtatorit 2000 deri nė Shkurt 2002 punon si Kėshilltar Politik i Kryeministrit tė Shqipėrisė tė asaj kohe, Ilir Meta, e mė pas edhe si Kėshilltar i kryeministrit Pandeli Majko.
    Ėshtė autor i njė mori librash dhe analizave politike, si: “Koha e demokracisė apo shpėtimit kombėtar” (1993); “Tragjiket e Evropės” (1994); “50 vjet histori e pahumbur (Enigma e Madhe)” (1995); “Totalitarizmi nė marrėdhėniet Ndėrkombėtare” (1996); “Ndėrgjegjja e vrarė” (1997); “Popull i tradhtuar” (1998); “UĒK dhe cinizmi i politikės” (1998); “Idealistet kėta tragjikė qė bėjnė histori” (2000); “Doktrina Kinton dhe shekulli i 21” (2001), etj.
    Aktualisht ėshtė Drejtor i Institutit tė Prognozave Politike dhe Sociale dhe agjencisė sė lajmeve Lajme.Net (ALN).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga babadimri : 09-08-2006 mė 10:57

  2. #2
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Ky Koco Danaj duket me teper si "profet" sesa analist.Ai eshte ne gjendje te na jape daten e sakte se kur do te ndahet Maqedonia,por nuk eshte ne gjendje te shpjegoje pse Arber Xhaferi terhiqe t nga politika.Eshte per te qare e per te qeshur nga niveli i "änalistave" tane te famshem.Nje gjimnazist i vitit te dyte besoj se do ishte me i sakte ne nje anlize per Maqedonine.Shqiptaret e pasur te rinj kujtojne se duke pas para ata mund te jene analista politke,analiste sporti,deputet,doktor shkencash,pse jo edhe president i vendit,ne kete kategori futet edhe ky palla.
    Nga nje ndarje eventuale e Maqedonise jane shqiptaret qe do te dalin me humbje,dhe kjo eshte shume e thjeshte per tu kuptuar,nuk ka nevoje me qene filozof.
    Shqiptaret edhe pse perbejne rreth 40% te popullsise ne Maqedoni,jetojne kryesisht ne nje territor te ngushte i cili shtrihet ne forme ripi nga liqeni i Ohrit,pergjate kufirit lindor te Shqiperise dhe pergjate kufirit jugor te Kosoves.Pra nje territor qe do ti jepej shqiptareve,i cili nuk eshte me shume se 20% e territorit te pergjithshem.Pjesa tjeter pra 80% e maqedonise do ti mbetej sllaveve.Pervec kesaj duhet te kemi parasysh qe kjo pjese ku jetojne shqiptaret eshte kryesisht malore,dhe si rrjedhoje me me pak resurse ekonomike per te ardhmen.
    Nje tjeter faktor eshte edhe pjesa tjeter e popullsise shqiptare qe do te mbetej ne territor Maqedon dhe qe me kalimin e kohes do te asimilohej.
    Popullsia shqiptare eshte nje popullsi e re ne moshe,dhe shume dinamike.Si e tille ajo ka nevoje per hapesire dhe jo per ndarje te metejshme.
    Pra ata qe propagandojne nje bashkim te kesaj pjese me Shqiperine ose Kosoven,ne realitet bejne punen e sllaveve.Sllaveve i intereson ti heqin qafe shqiptaret sot dhe ti japin atyre disa male,sesa ti kene shumice ne gjithe Maqedonine ne nje te ardhme jo shume te larget.Kush ka veshe te degjoje,kush ka sy te shikoje,Maqedonia e tille si eshte sot,eshte ne te mire te shqiptareve.Ne nje te ardhme jo shume te larget do te jen tre shtete ku shqipja do te jete gjuhe zyrtare.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    SPECIALE: Intervistė me analistin Koēo Danaj (2)

    DANAJ: Mė mirė njė president, njė kryeministėr dhe 15 ministra shqiptarė, sesa 2 presidentė, 2 kryeministra, 3 zv/kryeministra, 30 ministra dhe 70 zėvendėsministra sa janė sot nė Shqipėri, Kosovė e Maqedoni

    - Politikanėt shqiptarė nė Maqedoni tė braktisin bajraktarizmin
    - E ardhmja e Maqedonisė ėshtė ndarja nė vitet 2010-2012 pavarėsisht kundėrshtimeve tė Ali Ahmetit


    Arsim Sinani

    Tiranė, 9 gusht - Nė vazhdimin e dytė tė intervistės ekskluzive pėr “Epokėn e re”, analisti politik Koēo Danaj thotė se moszbatimi i Marrėveshjes sė Ohrit do tė thotė ndarje e Maqedonisė. Kėtė e kėrkoi me kushte tė pafavorshme Ljubēo Georgievski, por nuk e pranoi Arbėn Xhaferi nė vitin 2001, thotė Danaj. Ndėrsa pėr ndarjen e Maqedonisė ai mendon se kjo do tė ndodh nė vitin 2010-2012 edhe pse Ali Ahmeti mund tė mos pajtohet me kėtė. Bajraktarizmi, mendon Danaj, ėshtė ai qė e dėmton politikėn shqiptare nė Maqedoni, sepse asnjėri nuk pranon tė jetė i dyti.

    Moszbatimi i Marrėveshjes se Ohrit do tė thotė ndarja e Maqedonisė

    EPOKA E RE: Ēka mendoni se duhet tė bėhet qė t'u iket zėnkave brenda korpusit politik shqiptar nė Maqedoni?
    Danaj: Ėshtė e thjeshtė. E para dhe e fundit: politikanėt shqiptarė nė Maqedoni kanė nevojė tė heqin dorė nga mentaliteti bajraktar se kush ėshtė i pari. Pas kėsaj ēdo gjė ėshtė shumė e thjeshtė. Pėr vendin e dytė nuk lufton njeri deri nė mėri apo grindje.

    EPOKA E RE: Mė herėt keni deklaruar se moszbatimi i Marrėveshjes sė Ohrit do tė thotė ndarje e Maqedonisė. Mund ta elaboroni mė shumė kėtė tezė tuajėn?
    Danaj: Po e kam thėnė nė njė analizė tė botuar kohėt e fundit. Mendoj se edhe nė politikė dhimbja e sė vėrtetės ėshtė mė e lehtė se dhimbja e mashtrimit. Prandaj po e ritheksoj se moszbatimi i Marrėveshjes se Ohrit do tė thotė ndarja e Maqedonisė. Duket se ky do tė jetė edhe qėllimi i koalicionit qeveritar nė Maqedoni. Nė mars-prill 2001, regjisori-kryeministėr i Maqedonisė, Ljubēo Georgievski kėrkoi ndarjen e saj nė kushte tė favorshme pėr atė dhe tė pafavorshme pėr shqiptarėt. Por Arbėr Xhaferi nuk e pranoi kėtė tezė. Ndėrsa nė maj 2001 kur UĒK-ja kishte zotėruar Luginėn e Vardarit, Georgievski u tėrhoq vetė dhe ngarkoi Akademinė e Shkencave pėr tė mbajtur gjallė tezėn e ndarjes sė saj. Gazeta “Veēer” e datės 25 maj 2001 botonte hartėn e ndarjes sė Maqedonisė. Janė tė njohura arsyet pėrse nuk u realizua ky skenar atė vit. Por skenari ekziston akoma.

    Maqedoninė do ta qeverisin ata qė ishin dhe janė kundėr Marrėveshjes sė Ohrit

    EPOKA E RE: Pėrse ekziston ky skenar sipas mendimit tuaj?
    Danaj: Sepse Maqedoninė do ta qeverisin ata qė ishin dhe janė kundėr Marrėveshjes sė Ohrit, vartėsit e Lube Boshkovskit dhe Ljubēo Georgievskit. Dhe nė thelb Marrėveshja e Ohrit ėshtė shumė herė mė dimesionale se sa ėshtė trajtuar deri mė sot. BDI nė mjaft raste e harroi kėtė tipar tė saj dhe e trajtoi si marrėveshje tė njėanshme.

    EPOKA E RE: Mendoni se kjo marrėveshje ishte vetėm pėr shqiptarėt?
    Danaj: Kjo Marrėveshje nuk ishte vetėm pėr shqiptarėt. Ėshtė njė kamuflim i gabuar trajtimi i saj si marrėveshje vetėm pėr shqiptarėt. Pėr mė shumė, kjo marrėveshje qė pas disa ditėsh ka 5 vjetorin shpėtoi Maqedoninė nga shpėrbėrja. Tė harrosh kėtė thelb tė marrėveshjes do tė thotė t’i hapėsh rrugė shpėrbėrjes sė Maqedonisė aktuale.

    Marrėveshja e Ohrit - mėsim i madh pėr gjithė politikanėt nė Ballkan

    EPOKA E RE: Mendoni se Marrėveshja e Ohrit ishte njė mėsim qė duhet ta mėsojnė edhe maqedonasit dhe polikanėt e Shkupit?
    Danaj: Marrėveshja e Ohrit ishte edhe njė mėsim i madh, jo vetėm pėr shqiptarėt dhe maqedonasit dhe politikanėt e tyre, por edhe pėr tė gjithė politikėn nė Ballkan, mbi atė se si bėhet dhe duhet bėrė kompromisi dhe dialogu. Pėr tė arritur deri te Marrėveshja e Ohrit, politikanėt maqedonas dhe ata shqiptarė u mėsuan tė bėjnė dialog me kėdo, dialog pėr gjithēka pėr tė arritur deri te kompromisi. Dhe duhet thėnė se politikanėt maqedonas dhe shqiptar, kompromisin e realizuan nė fund.

    EPOKA E RE: Po, ēka mendoni ju pėr kėtė kompromis?
    Danaj: Kompromisi i tyre nuk ishte thjesht i detyruar siē ka ndodhur shpesh nė mjediset politike ballkanike. Kompromisi i detyruar mbartė nė thelb trysninė ndėrkombėtare, prandaj edhe ėshtė shkelur nė mjaft raste. Ndėrkaq kompromisi i dėshiruar, mbart edhe nevojėn e popujve, etnive, komuniteteve apo bashkėsive etj. pėr tė jetuar sė bashku, pėr tė rregulluar sė bashku mosmarrėveshjet. Marrėveshja e Ohrit ėshtė njė kompromis jo vetėm i detyruar nga bashkėsia ndėrkombėtare, por edhe i dėshiruar nga bashkėsia maqedone, shqiptare etj., etj.. Gruevski po i ikėn Marrėveshjes sė Ohrit. Dhe kjo do tė thotė se po i hap rrugė shpėrbėrjes sė Maqedonisė.

    Dosja Kosovė...

    EPOKA E RE: Pse nuk u nda Maqedonia nė vitin 2001?
    Danaj: Nuk u nda, sepse ende nuk ishte hapur “Dosja Kosovė”, qė ėshtė dosja kryesore jo thjesht ballkanike, por mė shumė se kaq. E tani kjo dosje ėshtė nė pragun e mbylljes. Duke qenė kėshtu, nė qeverinė e Maqedonisė duhet tė ishte dhe ėshtė njė parti politike shqiptare me prirje nacionaliste siē ėshtė PDSH-ja dhe jo njė parti me prirje qytetare si BDI-ja. Por nė qoftė se dikush thotė se si do tė qėndronte Maqedonia pa njė tė tretėn e saj, mė duhet tė pohoj se pėrderisa BE-ja dhe SHBA-ja pranuan tė formohet njė shtet me 600 mijė banorė si Mal i Zi, pse tė mos pranojnė edhe njė shtet maqedonas me mbi njė milion banorė. Por, pėrsėri, nė qoftė se dikush do tė mė thotė se ēfarė do tė bėhet me mbi 600 mijė shqiptarė, aq sa ėshtė i gjithė Mal i Zi, pėrsėri do tė mė duhet tė pohoj se edhe ky ėshtė njė problem i zgjidhur. Ata do tė jenė tė lirė ose tė bashkohen me mėmėdheun qė ėshtė Shqipėria ose me njė pjesė tė atdheut qė ėshtė Kosova.

    EPOKA E RE: Mendoni ju se kjo ėshtė nacionalizėm?
    Danaj: Pėrsėri edhe nė qoftė se dikush apo disa do tė thonė se kjo pikėpamje ėshtė njė nacionalizėm i hapur, do tė mė duhet tė pohoj se sa kohė qė ēėshtja shqiptare vazhdon tė jetė e hapur, aq kohė mendimet pėr zgjidhjen e saj nuk mund tė jenė nacionalizėm, por realizėm dhe europianizėm i kulluar. Po sjell njė shembull nė vėmendjen tuaj: Deri mė sot 5 shtete qė jetojnė ne rajonin e Ballkanit nė tė cilat ka edhe shqiptar diku si shtet, diku si mazhoritet dhe diku si minoritet, janė ndėrtuar mbi shtatė marrėveshje ndėrkombėtare. Por qė asnjėra prej tyre nuk ėshtė bėrė natyrale, por vazhdojnė tė mbeten artificiale. Mbi kėtė bazė njohjeje, ėshtė normale qė shumėkush tė jap mendime dhe gjykime pėr njė marrėveshje pėrfundimtare lidhur me kėto 5 shtete ku jetojnė shqiptare, e cila marrėveshje tė jetė natyrale. Jam i bindur se edhe bashkėsia ndėrkombėtare do tė dėshironte njė gjė tė tillė. Do tė mjaftonte vetėm njė shembull pėr t’u bindur kushdo se bashkėsia ndėrkombėtare do tė ishte dakord me atė qė thashė mė lartė.

    EPOKA E RE: Po cili ėshtė shembulli Danaj?
    Danaj: Sot nė hapėsirat shqiptare ka dy presidentė, njė nė Shqipėri dhe njė nė Kosovė, dy kryeministra, njė nė Shqipėri dhe njė nė Kosovė, 3 zėvendėskryeministra, njė nė Shqipėri, njė nė Kosovė, njė nė Maqedoni, 30 ministra, nga tė cilėt 14 nė Shqipėri, 11 nė Kosovė, 4 nė Maqedoni dhe njė nė Mal tė Zi. Pa folur pėr mbi 70 zėvendėsministra. Kushdo nga bashkėsia ndėrkombėtare do tė pranonte mė mirė vetėm njė president, njė kryeministėr dhe 15 ministra.

    E ardhmja e Maqedonisė ėshtė ndarja nė vitet 2010-2012 pavarėsisht kundėrshtimeve tė Ali Ahmetit

    EPOKA E RE: Cila ėshtė e ardhmja e Maqedonisė, sipas jush?
    Danaj: E ardhmja e kėsaj Maqedonie qė ėshtė sot siē thashė edhe mė lartė, duket se do tė jetė ndarja e saj nė vitet 2010-2012, pavarėsisht kundėrshtimeve tė Ali Ahmetit. Ndėrsa e ardhmja e Maqedonisė qė do tė mbetet pas kėtyre viteve do tė jetė integrimi evropian i saj. Ndėrsa e ardhmja e njė tė tretės sė Maqedonisė qė do tė jenė shqiptarėt do tė jetė pėrsėri shpresėdhėnėse. Ata shpresoj se nė vitin 2013 do tė jenė tė gjithė tė integruar nė Shqipėrinė natyrale. Dhe pėr ta mbyllur do sillja nė vėmendjen tuaj disa vargje nga eposi i ditėve tė fundit tė krahinės sė Himarės: Ne ėndėrr tė madhe nuk kemi; Veē folenė ku fle Shqiponja ; Shqipėrinė Natyrale; Katėr Vilajetet tona. (fund)


    BOX

    Por nė qoftė se dikush thotė se si do tė qėndronte Maqedonia pa njė tė tretėn e saj, mė duhet tė pohoj se pėrderisa BE-ja dhe SHBA-ja pranuan tė formohet njė shtet me 600 mijė banorė si Mal i Zi, pse tė mos pranojnė edhe njė shtet maqedonas me mbi njė milion banorė. Por, pėrsėri, nė qoftė se dikush do tė mė thotė se ēfarė do tė bėhet me mbi 600 mijė shqiptarė, aq sa ėshtė i gjithė Mal i Zi, pėrsėri do tė mė duhet tė pohoj se edhe ky ėshtė njė problem i zgjidhur. Ata do tė jenė tė lirė ose tė bashkohen me mėmėdheun qė ėshtė Shqipėria ose me njė pjesė tė atdheut qė ėshtė Kosova. (fund)

  4. #4
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Citim Postuar mė parė nga murik
    Ky Koco Danaj duket me teper si "profet" sesa analist.Ai eshte ne gjendje te na jape daten e sakte se kur do te ndahet Maqedonia,por nuk eshte ne gjendje te shpjegoje pse Arber Xhaferi terhiqe t nga politika.Eshte per te qare e per te qeshur nga niveli i "änalistave" tane te famshem.Nje gjimnazist i vitit te dyte besoj se do ishte me i sakte ne nje anlize per Maqedonine.Shqiptaret e pasur te rinj kujtojne se duke pas para ata mund te jene analista politke,analiste sporti,deputet,doktor shkencash,pse jo edhe president i vendit,ne kete kategori futet edhe ky palla.
    Nga nje ndarje eventuale e Maqedonise jane shqiptaret qe do te dalin me humbje,dhe kjo eshte shume e thjeshte per tu kuptuar,nuk ka nevoje me qene filozof.
    Shqiptaret edhe pse perbejne rreth 40% te popullsise ne Maqedoni,jetojne kryesisht ne nje territor te ngushte i cili shtrihet ne forme ripi nga liqeni i Ohrit,pergjate kufirit lindor te Shqiperise dhe pergjate kufirit jugor te Kosoves.Pra nje territor qe do ti jepej shqiptareve,i cili nuk eshte me shume se 20% e territorit te pergjithshem.Pjesa tjeter pra 80% e maqedonise do ti mbetej sllaveve.Pervec kesaj duhet te kemi parasysh qe kjo pjese ku jetojne shqiptaret eshte kryesisht malore,dhe si rrjedhoje me me pak resurse ekonomike per te ardhmen.
    Nje tjeter faktor eshte edhe pjesa tjeter e popullsise shqiptare qe do te mbetej ne territor Maqedon dhe qe me kalimin e kohes do te asimilohej.
    Popullsia shqiptare eshte nje popullsi e re ne moshe,dhe shume dinamike.Si e tille ajo ka nevoje per hapesire dhe jo per ndarje te metejshme.
    Pra ata qe propagandojne nje bashkim te kesaj pjese me Shqiperine ose Kosoven,ne realitet bejne punen e sllaveve.Sllaveve i intereson ti heqin qafe shqiptaret sot dhe ti japin atyre disa male,sesa ti kene shumice ne gjithe Maqedonine ne nje te ardhme jo shume te larget.Kush ka veshe te degjoje,kush ka sy te shikoje,Maqedonia e tille si eshte sot,eshte ne te mire te shqiptareve.Ne nje te ardhme jo shume te larget do te jen tre shtete ku shqipja do te jete gjuhe zyrtare.
    pajtohem murik nuk duhet assesi te lejojme nje ndarje te tille sepse do humbasim shume......sipas numrimit te popullsise vitit 2002 zyrtare ne Maqedoni jetojne 25.2% Shqiptar, 64.2% Sllav, 3.8% Turq...etj.

    Pra Shqiptaret bashke me turqit perbejne 30% keto 2 etni (perfshi edhe boshnjaket dmth 3 etni) jetojne rreth 25-30% te territorit te Maqedonise plus shume turq ka ne anen lindore te Maqedonise dhe eshte e pamundur bashkimin me pjesen tjeter perendimore te shqiptaro-turke....

    Fyromianet mendoj jane te tmerruar momentalisht si pasoje e natalitetit larte te shqiptarve (panvarsisht me qindramijera shqiptar i kane larguar me dhune prej trojeve te veta 1912-1945)...fyromianet e presin diten sa ma shpejte te shkeputet Maqedonia sic eshte tash se dikur behet vone p.sh pas 18-20 vite...
    Dhe ne kategorisht sduhet pranojme ndarjen deri sa ti arrisim trojat tone etnike qe i kemi pasur...

    Une sic i shikova territoret e Maqedonie sipas ndarjes se re territoriale une them se afer 20 vjet ne do dalim 36-38% popullsi shqipatre, 5% Shqiptar turq dhe 1.5% Boshnjak dhe me nje territor afro 40% te saj.

    Kjo do te thote qe sado pak shqiptaret munden ta kthejne token e vet sado pak perveq Manastirit (dhe nje pjese te Ohrit)...

    Dmth kjo mund te ndodh per 20 vjet...

    Ne pjesen Qendrore te Maqedonise jane krijuar edhe 3 komuna te reja dhe te medhaja (me e madhe se Tetova, Ohri etj)...ku tu 3 komuna jane te perzier me etni shqiptare, turke, maqedone, boshnjake perafersisht te njejra me %......dmth kjo eshte qendra e Maqedonise dhe aty ka shume pak njerz cdo komune afer 10.000 banor.....dhe shqiptaret aty mundet te dalin shumice per 20 vjet mbi 60%, te percjellur nga turqit...e aty ka mundesi te largohen aty sllavet...kshtu e ke peraferisht 10 komuna te perzier shqiptaro-sllave-turke.....me gjase qe shqiptaret te dalin shumice pas 20-25 vite

    Sllavet jane te tmerruar mendoj dhe per ate ai Georgievski ka kerku sa ma shpejt ndarje Maqedonise......me plot mencuri dhe vend....ku ke pa sot dikush mu tu lut me ta dhenje nje pjese te tokes vet?

    Ne sduhet te pranojme...do pranojme atehere kur na japin 40% te territorit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga GL_Branch : 14-08-2006 mė 18:25

  5. #5
    i/e larguar Maska e Studenti-Te
    Anėtarėsuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    Ne pluhur
    Postime
    215

    Maqedonia do te ndahet !!(Interviste e Koēo Danaj)

    Maqedonia do te ndahet !!(Interviste e Koēo Danaj, botuar ne gazeten Epoka e Re ne 9 dhe 10 gusht 2006)


    EPOKA E RE: Si e shihni Maqedoninė pas zgjedhjeve tė fundit parlamentare mund tė na thoni sa mendoni se mund tė jetė e qėndrueshme qeveria e re e Shkupit?

    Danaj: E shoh me njė fytyrė tė re dhe me parashikimin e njė thelbi tė ri. Cila ėshtė kjo fytyrė do tė thoni? Po ėshtė fytyra e braktisjes sė Marrėveshjes sė Ohrit, ėshtė fytyra e heqjes dorė nga identiteti kombėtar shqiptar nė emėr tė njė jete mė tė mirė. A nuk do tė thotė kėtė Gruevski kur deklaron se ekonomia do tė jetė prioriteti i tij. Qė do tė thotė sipas nxėnėsit tė Dimovskės dhe mikut tė Georgievskit se pėrkatėsia etnike nuk ka rėndėsi, rėndėsi ka buka e gojės. Pra, fytyra e qeverisė Gruevski duket qė do tė jetė fytyra e atij qė shqiptarėt i konsideron banorė dhe jo popull.
    Mjerisht politikanėt shqiptarė nė Maqedoni kanė harruar se nė shtetet shumetnike ka dy opozita

    EPOKA E RE: Ali Ahmeti edhe pse fitoi nė kampin politik shqiptar mbeti jashtė qeverisė sė Maqedonisė. Mendoni se janė tė qėlluara protestat e filluara nga BDI-ja?

    Danaj: Protesta ėshtė njė mjet i luftės politike. Dhe sa kohė qė ajo nuk ėshtė e dhunshme, ėshtė normale. Ahmeti dhe partia e tij po ndėshkohen nga ajo pjesė e pa zbatuar e Marrėveshjes sė Ohrit, ku edhe BDI-ja ka pėrgjegjėsinė e saj kryesore krahasimisht me PDSH-nė.

    EPOKA E RE: Cila ėshtė kjo?

    Danaj: Ėshtė ajo pjesė, e cila partitė politike shqiptare i trajton si bisht tė politikės maqedonase dhe jo pjesė pėrbėrėse e politikės sė Maqedonisė. Qysh nga viti 1991 qė tė gjithė, Haliti, Imeri, Xhaferi, Ahmeti, Vejseli nė kohė tė caktuar kanė pranuar tė jenė bisht i politikės sė Maqedonisė.

    EPOKA E RE: Ēfarė doni tė thoni me kėtė?

    Danaj: Dua tė them se pėr partitė politike shqiptare nė Maqedoni nuk ka pasur rėndėsi se sa vota kanė marrė nga elektorati i tyre, por sa vota ka marrė partia maqedonase me tė cilėn ata kanė pasur atė qė ata e quajnė pėrputhje tė bindjeve politike. Dhe kėtu qėndron demagogjia e partive politike shqiptare nė Maqedoni pėrballė shqiptarėve. Kur ka qenė momenti pėr pushtet dhe karrige pushteti, krerėt e kėtyre partive kanė nxjerrė nė plan tė parė bindjet politike tė majta apo tė djathta. Ndėrsa kur ka qenė momenti pėr kredibilitet politik pėrballė shqiptarėve ata kanė nxjerrė nė plan tė parė gjoja patriotizmin.
    Ėshtė njė hendikep i madh i politikės shqiptare nė Tetovė. Ėshtė njė dyfytyrėsi, qė ēėshtjen shqiptare pranon ta lerė nė harresė. Duke u kthyer te pėrgjigja e pyetjes suaj do tė thosha se Ali Ahmeti ėshtė pjesė e kėsaj politike dhe kėtij mentaliteti. Teza e tij mbi kombin politik ėshtė njė tezė qė nuk pėrkon asfare me ēėshtjen shqiptare. Ėshtė njė tezė internacionaliste. Pėr katėr vjet, Ahmeti as nuk e parashtroi ndonjėherė tezėn se koalicionet qeveritare nė Maqedoni duke qenė nė thelb etnike, nuk krijohen mbi pėrputhshmėri politike, por mbi sasi votash nga secila etni. Ndėrsa maqedonasit janė mė tė zgjuar. Ata i pėrdorin tė dyja edhe pėrkatėsinė etnike edhe bindjet politike, me synim qė tė mos kėrcėnohen nga votat e shqiptarėve. Qė ėshtė kėshtu mjafton fakti qė “djathtisti” Gruevski pėr tė bėrė shumicėn nė Parlament ka thirrur nė qeveri “majtistin” Petkovski, “djathtistin” Xhaferi etj. Mjerisht politikanėt shqiptarė nė Maqedoni kanė harruar se nė shtetet shumė etnike ka dy opozita: Njėra ėshtė opozita etnike dhe e dyta ėshtė opozita politike. Ato plotėsojnė njėra tjetrėn, por nuk e pėrjashtojnė njėra-tjetrėn siē kanė vepruar politikanėt shqiptar nė Maqedoni gjatė 15 vjetėve.

    Sfidat e qeverisė sė re tė Maqedonisė

    EPOKA E RE: Cilėt janė sfidat me tė cilat do tė ballafaqohet qeveria e re e Maqedonisė dhe cili mendoni ju se do tė jetė pozicioni i PDSH-sė nė kėtė qeveri. Mendoni se PDSH-ja bėri kompromis pėr tė hyrė nė qeveri?

    Danaj: Ka njė kamuflim diabolik tė qeverisė sė Nikolla Gruevskit. Ai flet pėr njė program ekonomik ambicioz, i cili ka filluar tė evidentohet edhe nga PDSH-ja. Por problemi themelor i Maqedonisė nuk ėshtė programi ekonomik, por ai etnik. Spostimi qė po i bėn Gruevski aspektit etnik dhe pėrkrahja qė po merr nė kėtė diabolizėm politik nga shqiptarėt ėshtė paralajmėrimi i destabilizmit dhe ndarjes sė Maqedonisė. Problemet nuk eksportohen atje ku dėshiron dikush apo disa, por ato zgjidhen atje ku janė. Pikėpamja e parė ėshtė Ēeguevarizėm, e dyta ėshtė realizėm. Ēeguevaristi i VMRO-sė, Gruevski ėshtė ai qė sė bashku me 443 mijė maqedonas ka votuar kundėr Marrėveshjes sė Ohrit nė referendumin famėkeq. Kėtė e di gjithkush nga shqiptarėt dhe politikanėt e tyre. Atėherė: A janė ata dakord me kėtė Marrėveshje, apo pushteti vlen mė shumė se njė Marrėveshje? Ndėrsa lidhur me atė se a bėri apo jo kompromis PDSH-ja, kjo ėshtė fare e thjeshtė: PDSH-ja ka bėrė kompromis, por se ēfarė synon kjo do tė duket tė paktėn pas njė viti. Uroj tė jenė nė tė mirė tė ēėshtjes shqiptare.

    Deklarata e ēuditshme e Arbėn Xhaferit

    EPOKA E RE: Arbėn Xhaferi ka paralajmėruar tėrheqjen nga politika nėse PDSH-ja hyn nė qeveri. Si e shihni tė ardhmen e kėsaj partie pa Xhaferin?

    Danaj: Ėshtė njė deklaratė e ēuditshme dhe me shumė pikėpyetje nga pas, pėr ata qė kanė kohė qė e njohin Arbėn Xhaferin. Por ėshtė e drejta e tij tė tėrhiqet tani qė rimori pushtetin. Por personalisht nuk mė duket njė mendim i qėlluar dhe nė kohėn e duhur.

    EPOKA E RE: Pse e thoni kėtė?

    Danaj: Sepse po ta pranojmė si tė saktė pohimin e tij qė do tė tėrhiqet nga politika tani qė PDSH-ja hyri nė qeveri, kjo ėshtė komprometuese pėr vetė Xhaferin.

    EPOKA E RE: Pse ėshtė e tillė?

    Danaj: Sepse do tė na duhet tė pohojmė se e gjithė lufta politike e Arbėn Xhaferit pėr ēėshtjen shqiptare paska qenė e pa vėrtetė, se Arbėn Xhaferi nuk na qenka ideologu i ēėshtjes kombėtare shqiptare, por njė ideolog pushteti, se ai paska luftuar thjeshtė pėr tė avancuar nė pushtet disa nga njerėzit e tij etj., etj. Ky ėshtė problemi i parė dhe mė kryesor. Tė tjerat nuk kanė rendėsi fare.

    EPOKA E RE: Besoni nė kėtė lloj arsyetimi?

    Danaj: Personalisht nuk e besoj kėtė lloj arsyetimi, sepse e njoh mirė Arbėn Xhaferin. Por nuk do tė thotė aspak se meqė nuk e besoj unė qė njoh Xhaferin, problemi nuk ekziston nė vetvete. Zėvendėsimi i ideologut kombėtar me pushtetarin provincial ėshtė njė problem nė tėrėsi pėr ēėshtjen shqiptare nė tė gjithė hapėsirėn shqiptare. Edhe kur kėrkon tė jesh ideolog i tė gjithėve siē ka vepruar Xhaferi, nuk tė lėnė tė tjerėt. Ndoshta ėshtė njė deklaratė nėn trysni. Por le tė presim.



    EPOKA E RE: Ēka mendoni se duhet tė bėhet qė t'u iket zėnkave brenda korpusit politik shqiptar nė Maqedoni?

    Danaj: Ėshtė e thjeshtė. E para dhe e fundit: politikanėt shqiptarė nė Maqedoni kanė nevojė tė heqin dorė nga mentaliteti bajraktar se kush ėshtė i pari. Pas kėsaj ēdo gjė ėshtė shumė e thjeshtė. Pėr vendin e dytė nuk lufton njeri deri nė mėri apo grindje.

    EPOKA E RE: Mė herėt keni deklaruar se moszbatimi i Marrėveshjes sė Ohrit do tė thotė ndarje e Maqedonisė. Mund ta elaboroni mė shumė kėtė tezė tuajėn?

    Danaj: Po e kam thėnė nė njė analizė tė botuar kohėt e fundit. Mendoj se edhe nė politikė dhimbja e sė vėrtetės ėshtė mė e lehtė se dhimbja e mashtrimit. Prandaj po e ritheksoj se moszbatimi i Marrėveshjes se Ohrit do tė thotė ndarja e Maqedonisė. Duket se ky do tė jetė edhe qėllimi i koalicionit qeveritar nė Maqedoni. Nė mars-prill 2001, regjisori-kryeministėr i Maqedonisė, Ljubēo Georgievski kėrkoi ndarjen e saj nė kushte tė favorshme pėr atė dhe tė pafavorshme pėr shqiptarėt. Por Arbėr Xhaferi nuk e pranoi kėtė tezė. Ndėrsa nė maj 2001 kur UĒK-ja kishte zotėruar Luginėn e Vardarit, Georgievski u tėrhoq vetė dhe ngarkoi Akademinė e Shkencave pėr tė mbajtur gjallė tezėn e ndarjes sė saj. Gazeta “Veēer” e datės 25 maj 2001 botonte hartėn e ndarjes sė Maqedonisė. Janė tė njohura arsyet pėrse nuk u realizua ky skenar atė vit. Por skenari ekziston akoma.

    Maqedoninė do ta qeverisin ata qė ishin dhe janė kundėr Marrėveshjes sė Ohrit

    EPOKA E RE: Pėrse ekziston ky skenar sipas mendimit tuaj?

    Danaj: Sepse Maqedoninė do ta qeverisin ata qė ishin dhe janė kundėr Marrėveshjes sė Ohrit, vartėsit e Lube Boshkovskit dhe Ljubēo Georgievskit. Dhe nė thelb Marrėveshja e Ohrit ėshtė shumė herė mė dimesionale se sa ėshtė trajtuar deri mė sot. BDI nė mjaft raste e harroi kėtė tipar tė saj dhe e trajtoi si marrėveshje tė njėanshme.

    EPOKA E RE: Mendoni se kjo marrėveshje ishte vetėm pėr shqiptarėt?

    Danaj: Kjo Marrėveshje nuk ishte vetėm pėr shqiptarėt. Ėshtė njė kamuflim i gabuar trajtimi i saj si marrėveshje vetėm pėr shqiptarėt. Pėr mė shumė, kjo marrėveshje qė pas disa ditėsh ka 5 vjetorin shpėtoi Maqedoninė nga shpėrbėrja. Tė harrosh kėtė thelb tė marrėveshjes do tė thotė t’i hapėsh rrugė shpėrbėrjes sė Maqedonisė aktuale.

    Marrėveshja e Ohrit - mėsim i madh pėr gjithė politikanėt nė Ballkan

    EPOKA E RE: Mendoni se Marrėveshja e Ohrit ishte njė mėsim qė duhet ta mėsojnė edhe maqedonasit dhe polikanėt e Shkupit?

    Danaj: Marrėveshja e Ohrit ishte edhe njė mėsim i madh, jo vetėm pėr shqiptarėt dhe maqedonasit dhe politikanėt e tyre, por edhe pėr tė gjithė politikėn nė Ballkan, mbi atė se si bėhet dhe duhet bėrė kompromisi dhe dialogu. Pėr tė arritur deri te Marrėveshja e Ohrit, politikanėt maqedonas dhe ata shqiptarė u mėsuan tė bėjnė dialog me kėdo, dialog pėr gjithēka pėr tė arritur deri te kompromisi. Dhe duhet thėnė se politikanėt maqedonas dhe shqiptar, kompromisin e realizuan nė fund.

    EPOKA E RE: Po, ēka mendoni ju pėr kėtė kompromis?

    Danaj: Kompromisi i tyre nuk ishte thjesht i detyruar siē ka ndodhur shpesh nė mjediset politike ballkanike. Kompromisi i detyruar mbartė nė thelb trysninė ndėrkombėtare, prandaj edhe ėshtė shkelur nė mjaft raste. Ndėrkaq kompromisi i dėshiruar, mbart edhe nevojėn e popujve, etnive, komuniteteve apo bashkėsive etj. pėr tė jetuar sė bashku, pėr tė rregulluar sė bashku mosmarrėveshjet. Marrėveshja e Ohrit ėshtė njė kompromis jo vetėm i detyruar nga bashkėsia ndėrkombėtare, por edhe i dėshiruar nga bashkėsia maqedone, shqiptare etj., etj.. Gruevski po i ikėn Marrėveshjes sė Ohrit. Dhe kjo do tė thotė se po i hap rrugė shpėrbėrjes sė Maqedonisė.

    Dosja Kosovė...

    EPOKA E RE: Pse nuk u nda Maqedonia nė vitin 2001?

    Danaj: Nuk u nda, sepse ende nuk ishte hapur “Dosja Kosovė”, qė ėshtė dosja kryesore jo thjesht ballkanike, por mė shumė se kaq. E tani kjo dosje ėshtė nė pragun e mbylljes. Duke qenė kėshtu, nė qeverinė e Maqedonisė duhet tė ishte dhe ėshtė njė parti politike shqiptare me prirje nacionaliste siē ėshtė PDSH-ja dhe jo njė parti me prirje qytetare si BDI-ja. Por nė qoftė se dikush thotė se si do tė qėndronte Maqedonia pa njė tė tretėn e saj, mė duhet tė pohoj se pėrderisa BE-ja dhe SHBA-ja pranuan tė formohet njė shtet me 600 mijė banorė si Mal i Zi, pse tė mos pranojnė edhe njė shtet maqedonas me mbi njė milion banorė. Por, pėrsėri, nė qoftė se dikush do tė mė thotė se ēfarė do tė bėhet me mbi 600 mijė shqiptarė, aq sa ėshtė i gjithė Mal i Zi, pėrsėri do tė mė duhet tė pohoj se edhe ky ėshtė njė problem i zgjidhur. Ata do tė jenė tė lirė ose tė bashkohen me mėmėdheun qė ėshtė Shqipėria ose me njė pjesė tė atdheut qė ėshtė Kosova.

    EPOKA E RE: Mendoni ju se kjo ėshtė nacionalizėm?

    Danaj: Pėrsėri edhe nė qoftė se dikush apo disa do tė thonė se kjo pikėpamje ėshtė njė nacionalizėm i hapur, do tė mė duhet tė pohoj se sa kohė qė ēėshtja shqiptare vazhdon tė jetė e hapur, aq kohė mendimet pėr zgjidhjen e saj nuk mund tė jenė nacionalizėm, por realizėm dhe europianizėm i kulluar. Po sjell njė shembull nė vėmendjen tuaj: Deri mė sot 5 shtete qė jetojnė ne rajonin e Ballkanit nė tė cilat ka edhe shqiptar diku si shtet, diku si mazhoritet dhe diku si minoritet, janė ndėrtuar mbi shtatė marrėveshje ndėrkombėtare. Por qė asnjėra prej tyre nuk ėshtė bėrė natyrale, por vazhdojnė tė mbeten artificiale. Mbi kėtė bazė njohjeje, ėshtė normale qė shumėkush tė jap mendime dhe gjykime pėr njė marrėveshje pėrfundimtare lidhur me kėto 5 shtete ku jetojnė shqiptare, e cila marrėveshje tė jetė natyrale. Jam i bindur se edhe bashkėsia ndėrkombėtare do tė dėshironte njė gjė tė tillė. Do tė mjaftonte vetėm njė shembull pėr t’u bindur kushdo se bashkėsia ndėrkombėtare do tė ishte dakord me atė qė thashė mė lartė.


    EPOKA E RE: Po cili ėshtė shembulli Danaj?

    Danaj: Sot nė hapėsirat shqiptare ka dy presidentė, njė nė Shqipėri dhe njė nė Kosovė, dy kryeministra, njė nė Shqipėri dhe njė nė Kosovė, 3 zėvendėskryeministra, njė nė Shqipėri, njė nė Kosovė, njė nė Maqedoni, 30 ministra, nga tė cilėt 14 nė Shqipėri, 11 nė Kosovė, 4 nė Maqedoni dhe njė nė Mal tė Zi. Pa folur pėr mbi 70 zėvendėsministra. Kushdo nga bashkėsia ndėrkombėtare do tė pranonte mė mirė vetėm njė president, njė kryeministėr dhe 15 ministra.

    E ardhmja e Maqedonisė ėshtė ndarja nė vitet 2010-2012 pavarėsisht kundėrshtimeve tė Ali Ahmetit

    EPOKA E RE: Cila ėshtė e ardhmja e Maqedonisė, sipas jush?

    Danaj: E ardhmja e kėsaj Maqedonie qė ėshtė sot siē thashė edhe mė lartė, duket se do tė jetė ndarja e saj nė vitet 2010-2012, pavarėsisht kundėrshtimeve tė Ali Ahmetit. Ndėrsa e ardhmja e Maqedonisė qė do tė mbetet pas kėtyre viteve do tė jetė integrimi evropian i saj. Ndėrsa e ardhmja e njė tė tretės sė Maqedonisė qė do tė jenė shqiptarėt do tė jetė pėrsėri shpresėdhėnėse. Ata shpresoj se nė vitin 2013 do tė jenė tė gjithė tė integruar nė Shqipėrinė natyrale. Dhe pėr ta mbyllur do sillja nė vėmendjen tuaj disa vargje nga eposi i ditėve tė fundit tė krahinės sė Himarės: Ne ėndėrr tė madhe nuk kemi; Veē folenė ku fle Shqiponja ; Shqipėrinė Natyrale; Katėr Vilajetet tona. (fund)

  6. #6
    Gjerat jane te renditura aq mire sa qe lehtesisht duken, dhe ne Shqiptaret nje dite do BASHKOHEMI .
    A mendoni se ne shek. 21 mund te kete Tradhetar Shqiptare . ASNJEHERE

  7. #7
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anėtarėsuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Citim Postuar mė parė nga Studenti-Te
    E ardhmja e Maqedonisė ėshtė ndarja nė vitet 2010-2012 pavarėsisht kundėrshtimeve tė Ali Ahmetit

    (fund)
    Patjeter !
    Punė, djersė, dashuri mes njerėzve dhe ndaj atėdheut.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    KOCO DANAJ I KUNDĖRGJIGJET DRASHKOVIQIT SOT NE EPOKA E RE




    Danaj: Deklarata e Drashkoviqit - arratisje nga realiteti

    Arsim Sinani

    Tiranė/Prishtinė, 23 gusht- Nė njė bisedė telefonike, analisti i njohur shqiptar, po edhe njohėsi i rrethanave Ballkanike, Koēo Danaj, tė mėrkurėn mbrėma ekskluzivisht ėshtė prononcuar pėr tė pėrditshmen “Epoka e re”.

    Epoka e re: z. Danaj, mirėmbrėma! Na falni qė po ju shqetėsojmė nė kėtė orė tė vonė tė mbrėmjes. Sot Ministri i Jashtėm serb Vuk Drashkoviq ka dalė para mediave me njė deklaratė lidhur me intervistėn tuaj dhėnė nė “Epoka e re”. Si i komentoni ju tezat e tij?
    Danaj: Deklarata e Ministrit tė Jashtėm Serb Vuk Drashkoviq, ėshtė njė deklaratė jashtė realitetit tė Ballkanit nė tėrėsi. Ėshtė njė deklaratė e tipit tė granatave tymuese qė kanė vetėm efekt pėr bėrjen tym, e qė tė mos shtrojnė dhe tė pozojnė asnjė problem. Pra ėshtė njė deklaratė tė cilėn do ta quaja arratisje nga realiteti.
    Mirėpo, kėtė deklaratė tė tij nuk mund ta gjykojė si tė rastėsishme, nga se ajo diabolizmin e ka brenda.

    Epoka e re: Pėrse?
    Danaj: Po ja pėrse: Kjo deklaratė, mendimet personale tė mijat si drejtues instituti, si qytetar, si politolog, pėrpiqet t’i serojė si mendime dhe platforma zyrtare tė Shqipėrisė dhe politikės sė saj. Aq e trashė ėshtė kjo pėrpjekje sa, Drashkoviq, nuk ka marrė as tė dhėna se kush jam unė, duke mė trajtuar si kėshilltar tė kryeministrit Sali Berisha, gjė qė nuk ėshtė e vėrtetė. Siē e kam thėnė edhe pėr gazetėn “Epoka e re”, unė kam qenė kėshilltar politik me ish-kryetarin e PSSH-sė Fatos Nanon dhe me ish-kryeministrin Ilir Metėn. Tani jam drejtor i Institutit tė Prognozave rajonale dhe njėherėsh kryetar i Partisė Aleanca pėr Mirėqenie dhe Solidaritet (AMS).
    Duket se atė e tremb termi real “Shqipėri Natyrale”, e cila nuk ka cilėsoret artificiale “E Madhe apo Etnike”, por vetėm atė qė ėshtė cilėsori reale, natyrale.

    Epoka e re: I paraqisni ju mė tė vėrtetė qėndrimet zyrtare tė Tiranės nė kėtė intervistė?
    Danaj: Jo, sepse nuk kam se si t’i shpreh kėto qėndrime. Qėndrimet zyrtare i shpreh qeveria, presidenca, pra institucionet e shtetit. Por unė shpreh qėndrimet e mija, dhe me lejoni t’ju them se pas intervistės pėr gazetėn tuaj tė nderuar “Epoka e re”, pashė se ishin me qindra e me mijėra ata qė ishin dakord me mendimet e mija. Pra, pėr mua ka rėndėsi qė mendimet tė jenė reale. Pastaj, politika zyrtare shikon edhe faktorė tė tjerė para se tė shprehet,
    dhe njėkohėsisht ne kemi nevojė t’i shprehim sa mė hapur qėndrimet tona mė qėllim qė tė ndihmojmė edhe politikėn tonė zyrtare, por edhe bashkėsinė ndėrkombėtare.
    Pėr shembull: Janė dy linja qė ushtrojnė trysni mbi shqiptarėt: Linja e parė ėshtė ajo qė ju thotė se ju shqiptarėt nė Preshevė, Sarandė apo Tetovė, para se tė bashkoheni nė “Shqipėrinė Natyrale”, bashkohuni nė Evropėn e madhe. Bukur, por kur Evropa e madhe thotė se andej nga viti 2020 ju vjen radha pėr tu bashkuar nė Bruksel, ēfarė duhet tė bėjmė? Megjithatė kjo ėshtė njė linjė politike. Por ka edhe njė linjė tjetėr politike, qė nuk ka pse tė druhemi pėr ta pėrdorur dhe pėrpunuar.

    Epoka e re: Cila ėshtė ajo?
    Danaj: Po ja, ėshtė ajo qė unė si shqiptar sa tė rri dhe tė pres bashkimin me “Evropėn e Madhe” nė vitin 2020, po bėj njė punė tė frytshme.

    Epoka e re: Cila ėshtė kjo punė?
    Danaj: Por po filloj tė integrohem nė fillim nė hapėsirėn shqiptare, qė tė jem gati pėr nė “Evropėn e Madhe”. Pėrse duhet tė pres unė, qė jam nga Tepelena, deri nė vitin 2020-tė, qė tė integrohem me atė shqiptarin qė ėshtė nga Malisheva, kur kėtė mund ta bėj qė tani dhe nė Evropė shkojmė sė bashku tė integruar. Pra edhe kjo ėshtė njė linjė?

    Epoka e re: Ēka ėshtė e rėndėsishme kėtu?
    Danaj: E rėndėsishme ėshtė qė nė zbatimin e kėtyre dy linjave, tė aplikojmė metoda demokratike, dialogun dhe jo dhunėn, forcėn e sė drejtės dhe jo tė drejtėn e forcės. Duke pėrfunduar do tė thosha se nė deklaratėn e Drashkoviqit ka edhe njė djallėzi tjetėr. Ai merr nė mbrojtje Malin e Zi, Maqedoninė, bile edhe Greqinė. Pra del nė rolin e atij qė nuk e ka hallin e tij, por qė i dhimbsen tė tjerėt. Duket se ėshtė njė pozitė e dhimbshme e Drashkoviqit, por shqiptarėt kanė mjaft dhimbje pėr vete nga e kaluara. Ata, do tė thosha nuk kanė kohė tė merren me dhimbjet e stisura tė tė tjerėve. Rozafa e shqiptarėve ėshtė objekt i traditės, dhe jo i realitetit dhe politikes shqiptare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga babadimri : 24-08-2006 mė 08:09

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    SOT NE EPOKA E RE NJE ARTIKULL INTERESANT
    Intervista e analistit Koēo Danaj nė gazetėn “Epoka e re”, shkak pėr acarimin e marrėdhėnieve Beograd Tiranė!


    Drashkoviqi i turret njė interviste nė “Epoka e re”


    Janė acaruar marrėdhėniet ndėrmjet Tiranės zyrtare dhe Beogradit pas njė deklarate tė ministrit tė jashtėm serb Vuk Drashkoviq, sipas te cilit Tirana zyrtare nuk heq dorė nga vendimi qė shqiptarėt tė cilėt jetojnė nėpėr shtete tė ndryshme nė rajon tė bashkohen nė njė “Shqipėri tė natyrshme”


    Demir Reshiti


    Prishtinė/Tiranė/Beograd, 23 gusht – “... e ardhmja e njė tė tretės sė Maqedonisė qė do tė jenė shqiptarėt do tė jetė pėrsėri shpresėdhėnėse. Ata shpresoj se nė vitin 2013 do tė jenė tė gjithė tė integruar nė Shqipėrinė natyrale...”. Ky pasus i intervistės sė analistit Koēo Danaj, botuar nė “Epoka e Re” nė 9 dhe 10 gusht, ka qenė shkak i parė qė Ministria e jashtme e Serbisė tė reagojė “ashpėr” ndaj qeverisė sė Shqipėrisė, duke u “ankuar” madje edhe te Grupi i Kontaktit pėr Kosovėn, BE-ja, SHBA-tė dhe KB-tė!.
    Reagimi i Drashkoviqit ėshtė transmetuar tė mėrkurėn nga agjencitė dhe mediat elektronike kryesore tė rajonit dhe tė Evropės.
    (Tė vetmet janė televizionet e Kosovės, RTK dhe KTV qė e kanė parė tė udhės ta fshehin faktin se intervista qė nxiti kėtė reagim ėshtė botuar nė gazetėn e kolegėve tė tyre tė profesionit, nė “Epoka e re”. Ata thonin, si zakonisht, “nė njė gazetė kosovare”!)

    Drashkoviq: Bashkimi i shqiptarėve - strategji zyrtare

    “Tirana zyrtare nuk heq dorė nga vendimi qė shqiptarėt tė cilėt jetojnė nėpėr shtete tė ndryshme nė rajon, tė bashkohen nė njė “Shqipėri tė natyrshme”.
    Ky ėshtė vlerėsimi i ministrit serb tė Punėve tė Jashtme Vuk Drashkoviq, i cili ka thėnė se Tirana i ka paralajmėruar shtetet fqinjė se janė vepra artificiale.
    “Kryeministri shqiptar dėrgoi porosi direkte deri te Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi se kufijtė e tyre tė natyrshėm nuk janė vepra reale dhe se deri nė vitin 2013, tė gjithė shqiptarėt, tė cilėt jetojnė nė pesė shtete do tė bashkohen nė njė Shqipėri tė natyrshme. Porosi me pėrmbajtje tė ngjashme, se si shtet nuk ėshtė vepėr natyrore, nė mėnyrė indirekte ėshtė dėrguar edhe nė Greqi”, ka vlerėsuar Drashkoviqi, duke u arsyetuar se porosia ėshtė dėrguar me ndėrmjetėsim tė kėshilltarit politik tė kryeministrit shqiptar qė sipas tij ėshtė Koēo Danaj. “Ėshtė e logjikshme qė porosia ėshtė dėrguar me ndėrmjetėsim tė kėshilltarit politik tė kryeministrit si dhe nėse vjen deri nė gjendje tė tensionuar nė rajon, Evropės dhe SHBA-ve, do t’u thuhej se kėshilltari ka kumtuar “qėndrimin personal”.
    “Kjo nuk ėshtė as qėndrim personal, as balonė testuese, por strategji zyrtare, meqė para disa muajsh, tė njėjtėn gjė e kumtoi edhe ministri i Punėve tė Jashtme i Shqipėrisė”, thuhet nė kumtesėn e MPJ-sė serbe, tė nėnshkruar nga Drashkoviqi.
    “Vallė, pėrfundimisht, nuk ėshtė e sigurt se rrėnimi i integritetit territorial tė Serbisė, me atė qė Kosovės do t’i dhurohej statusi i pavarėsisė, nė mėnyrė direkte shpie nė dramė ballkanike me pėrmasa tė rrezikshme dhe tė paparamendueshme”? Kėtė pyetje shefi i diplomacisė serbe ua ka drejtuar edhe Grupit tė Kontaktit pėr Kosovėn, BE-sė, SHBA-ve dhe KB-ve.
    “Atė qė Tirana nuk e kupton apo nuk mund ta kuptojnė ėshtė se Shqipėria do tė ishte viktimė pėrfundimtare e pavetėdijes dhe projekt i rrezikshėm pėr Kosovė tė pavarur. Ekonomikisht e pafuqishme, shteti Kosovė, do tė bėhej si qendėr veprimi tė bashkimit tė shqiptarėve nė njė shtet, edhe atė nė Kosovė tė Madhe”, ka paralajmėruar Drashkoviqi nė kumtesėn e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Serbisė.


    Pėrgėnjeshtron kryeministria shqiptare

    Ndaj kumtesės sė MPJ-sė sė Serbisė, ka reaguar menjėherė zyra e kryeministrit Berisha.
    “Kryeministria pasi u njoh me deklaratėn e Ministrit tė Jashtėm tė Serbisė Vuk Drashkoviq nė lidhje me artikullin me autor Zotin Koēo Danaj, sqaron se Danaj nuk ka qenė asnjėherė kėshilltar i Zotit Berisha, as nė kohėn kur ai ishte president dhe as tani si kryeministėr. Pėr mė tepėr, Zoti Danaj nuk ka punuar nė asnjė nga administratat e drejtuara nga Zoti Berisha”, thuhet nė deklaratėn e lėshuar nga zėdhėnėsi i Kryeministrit Berisha, i cili me kėtė rast ka shprehur keqardhjen pėr nxitimin e Ministrit tė Jashtėm Vuk Drashkoviq “pėr tė reaguar mbi njė pretendim tė pavėrtetė”.

    AMS: Drashkoviq pėrballė argumenteve dhe fakteve shpif dhe injoron realitetin

    Partia Aleanca pėr Mirėqenie dhe Solidaritet (AMS) tė cilėn e drejton Koēo Danaj, nėpėrmjet njė kumtese e ka vlerėsuar si tendencioze deklaratėn e ministrit tė jashtėm serb.
    “Nė kėtė deklaratė, Drashkoviq sulmon njė intervistė tė zotit Koēo Danaj dhėnė gazetės sė Prishtinės “Epoka e Re” nė datat 9 dhe 10 gusht. Nė deklaratėn e dhėnė nga Tanjugu, Drashkoviq bėn dy gabime: E para Ai e konsideron zotin Danaj si kėshilltar tė kryeministrit Berisha duke u pėrpjekur tė implikojė qeverinė shqiptare; gjė qė nuk ėshtė e vėrtetė (Danaj ka qenė vetėm kėshilltar i kryeministrave socialistė). Dhe e dyta: Drashkoviq e konsideron Platformė, intervistėn e Danajt, e cila ka vetėm mendime mbi tė ardhmen e rajonit tė Ballkanit...”, thuhet nė kumtesėn e lėshuar nga AMS.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga babadimri : 24-08-2006 mė 08:15

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    per me shume lexni ne vete faqen e www.lajme.net qe eshte faqe e analistit Koco danaj

  11. #11
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anėtarėsuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    229

    Besa eshte eshte me forte se sa vdekja

    This sounds too good to be true,
    are you sure there is no catch or hiden sharges ?


    nuk ju a sjolla une lirine ate e gjeta ketu ne mesin e juve,

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Nje teme interesante dhe nje problematike qe duhet dsikutuar padyshim.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Interesant shume pak diskutime ne kete teme si duket nuk jeni te interesuar te bisedojme per tezat e zotit danaj

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-07-2006
    Postime
    35
    Epo kemi frikė se diskutimet tona nuk i pėlqejnė Albos dhe na i censuron....

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e mr.Hoti
    Anėtarėsuar
    08-09-2006
    Vendndodhja
    Ilirid
    Postime
    43

    Thumbs down

    Citim Postuar mė parė nga Tigrimelara
    Gjerat jane te renditura aq mire sa qe lehtesisht duken, dhe ne Shqiptaret nje dite do BASHKOHEMI .
    A mendoni se ne shek. 21 mund te kete Tradhetar Shqiptare . ASNJEHERE
    Pse nuk do te ket tradhtar do te ket deri sa ty e perkrah gjestin te cilin e beri PDSH pas zgjedhjeve te 5 korikut ku ngriti flamurin me te cilin flamur ne vitin 2001 na kan gjuajtur forcat e siguris se maqedons ti me rrethin tend do te jesh tradhtar sot e ateher.
    Shkau i ri e shkau i vjeter,
    Ska ma marveshje tjeter.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Vetm kijeni parasysh kur diskutoni se ju eprcjell nje audience me e madhe sesa mendoni.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e mr.Hoti
    Anėtarėsuar
    08-09-2006
    Vendndodhja
    Ilirid
    Postime
    43

    Exclamation

    Citim Postuar mė parė nga babadimri
    Vetm kijeni parasysh kur diskutoni se ju eprcjell nje audience me e madhe sesa mendoni.
    Nga arsyeja se na percjell nje audienc a madhe dhe ne tash duhet ti ndaloim qe mos ty nxjerim gjerta ne shesh JO per kunder faktit se na percjell ne duhet me tregu se kush jemi dhe cka jemi mos lejoim qe dikush tna inponoi sic deshirn ai vet cdo gjeje e cila asht ne dam te popullit dhe kombit ton i themiSTOPse nuk do te lejoijm qe dikush te bej manipulime dhe gjera te cilet nuk jan ne te mir te popullit dhe kombit prandaj nga ketu ua bejm me dije dhe u japim ket mesash...
    Shkau i ri e shkau i vjeter,
    Ska ma marveshje tjeter.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Po vetem dije se edhe mediat serbe e eprcjellin kete debat vetem hyn ne google edhe e sheh se ne B92 e kane nxjerr bash kete teme sepse eshte intervista e Koco danajt. e mos tu japim rast serbeve te kenaqen duke na pa ka behemi ndermjet veti lesh. besoj tash e kuptove cka desha te them

  19. #19
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anėtarėsuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    [

    EPOKA E RE: Arbėn Xhaferi ka paralajmėruar tėrheqjen nga politika nėse PDSH-ja hyn nė qeveri. Si e shihni tė ardhmen e kėsaj partie pa Xhaferin?
    Danaj: Ėshtė njė deklaratė e ēuditshme dhe me shumė pikėpyetje nga pas, pėr ata qė kanė kohė qė e njohin Arbėn Xhaferin. Por ėshtė e drejta e tij tė tėrhiqet tani qė rimori pushtetin. Por personalisht nuk mė duket njė mendim i qėlluar dhe nė kohėn e duhur.
    Arber Xhaferi ( sipas bindjes sime te arrijtur nga studimet filosofike dhe politike) e ke thene fort bukur dhe ne meomentin e duhur kete fjale,kete lajm!
    Mjerisht te tjeret politikane shqiptare (te Bullgarise se II-te ) kete s`e kuptojne ende...
    Bashkepjesemarrja ne qeveri te Bullgareve eshte bashkendihme dhe bashkeveprim per vetasgjesim nga secili shqiptar!
    Kete e thot Xhaferi por kopeja s`e kupton dot!

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Eshte teme interesante doreheqja e Xhaferit nje ceshtje qe duhet diskutuar . Ndersa sa i perket filozofise politika duhet me ia dhene doren

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Do tė ndahet Maqedonia?
    Nga Alienated nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 12-02-2016, 12:56
  2. Sllavomaqedonizimi i historisė shqiptare
    Nga Artti nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-06-2012, 17:46
  3. Maqedonia e “Sėmura e re e Ballkanit“
    Nga Henea nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-06-2009, 19:05
  4. Ndodhitė nė Maqedoni
    Nga babadimri nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  5. Maqedonia e don Kosovėn, por jo edhe sovranitetin e saj
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 13:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •