Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-07-2006
    Postime
    1

    Kriminaliteti shqiptar

    sa njerez te ne dijne per kriminalitetin ne vend dhe sate interesuar ka ne kete ne vend cili eshte krimi me irend qe ka ndodhur te ne i organizuar nga njerzit tone sa rastej jan te zbardhura dhe te ndeshkuara

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Postime
    11
    Per mua rasti me makaber eshte kur nje grua ne Korce vrau nipin e te dashurit(njekohesisht edhe shokun e djalit te saj te vogel dhe per kete u denua vetem me 25 vjet burg sepse legjislacioni shqiptar nuk lejoka qe grate te denohen me burgim te perjetshem edhe per nje vrasje te tille.Dhe te mendosh qe e ka qelluar me garuzhde dhe me pas e ka ndare ne copa dhe e ka futur ne thase per ta mbyllur ne nje pus ku pinin uje bagetite e fshatit.Nejse them se duhet rishikuar ligji ketu tek ne.pse jo dhe denimi me vdekje per te tilla krime.

  3. #3
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    ka shqipo qi jan kriminel te lindun.

    kam pas i cun nfillore qe i vriste zogjt pa pik meshire ene i zysha jon i ka thon ti ke per tu bo kriminel. e njashtu u bo derisa e hongri qafen e pates
    no glove no love

  4. #4
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Shume kriminela kemi ne per numer popullsie. Si shpjegohet kjo? Me duket se fajin kryesor e ka familja e shkrete qe rrit individa qe synim kryesor kane lekun dhe qe nuk kane as normat me elementare te sjelljes e kultures, apo individa qe nuk kane pike rrespekti per ligjin a per shtetin. mos te harrojme gjithashtu se varferia ben te vetem

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Postime
    11
    Nga 3 milione qe jemi,1 milion i kemi vetem kriminele,1 milion kengetare(gjysma e se keqes) shpresoj qe 1 milionshi tjeter te jete tregues pozitiv jo per gje po ca na ngelet pastaj?????

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Pronesi E Partis

    Citim Postuar mė parė nga Ermal 22
    Shume kriminela kemi ne per numer popullsie. Si shpjegohet kjo? Me duket se fajin kryesor e ka familja e shkrete qe rrit individa qe synim kryesor kane lekun dhe qe nuk kane as normat me elementare te sjelljes e kultures, apo individa qe nuk kane pike rrespekti per ligjin a per shtetin. mos te harrojme gjithashtu se varferia ben te vetem

    Zbardhen lidhjet mafioze tė anėtarit tė KLD-sė. Gjyqtari lironte vrasėsit e bandės sė Bares nė kėmbim tė parave dhe pronave


    Gjermeni, njeriu i besuar i mafies nė KLD


    Zbardhet njė pjesė e lidhjeve mafioze tė anėtarit tė KLD-sė dhe ish-kryetarit tė Gjykatės sė Lushnjes, Artan Gjermeni me kapobandėn e Lushnjes, Aldo Bare. Njė gazetė e pėrditshme botoi dje njė material tė dosjes voluminoze tė hartuar nga Antidroga e Kuesturės sė Torinos ndaj bandės sė Lushnjes dhe kryesisht, kapobandės Aldo Bare dhe krahut tė djathtė tė tij, Enver Dondollaku, ose siē njihet nė Itali, Enver Gjakėsori, i cili ndodhet i prangosur prej disa muajsh nė Itali. Nė dosjen italiane, seksioni i shtatė i Antidrogės sė Torinos, ndodhen tė zbardhura bisedat qė ka bėrė kapobanda Aldo Bare me Dondollakun, duke e siguruar atė se dokumentat pėr pajisje me pasaportė dhe vizė ndėrkombėtare do t'i bėnte Artan Gjermeni, nė atė kohė kryetar i Gjykatės sė Lushnjes, ndėrsa sot anėtar i KLD-sė.

    Sipas dosjes italiane, emri i Gjermenit ėshtė regjistruar nėpėrmjet celularit tė Dondollakut, njeriut tė cilėsuar si "krahu i djathtė" i Aldo Bares. Dondollaku ka biseduar me kapon Aldo Bare, dhe i ka thėnė atij se, dėshiron ta takojė nė Turqi, por nuk kishte dokumenta tė rregullta dhe se rrezikonte tė arrestohej nga Interpoli. Aldo Bare, i thirrur me nofkėn, "Profesori" i thotė Dondollakut se, "dokumentat do t'i bėjmė nėpėrmjet Tan Gjermenit". Nė njė bisedė tjetėr telefonike, qė ėshtė zbardhur dhe ndodhet nė dosjen italiane, anėtarėt e bandės sė Lushnjes bisedojnė me kapon Aldo Bare dhe interesohen nėse "vazhdonte tė ishte dosja e grupit tė tyre nė duart e Gjermenit, nė mėnyrė qė tė kenė mundėsi tė rihapin gjykimin pėr Maksim Ēelėn". Maksim Ēela, ishte njė tjetėr anėtar i bandės sė Lushnjes ishte dėnuar nga gjykata me vendim tė formės sė prerė dhe ndodhej nė burg. Aldo Bare premton nėpėrmjet telefonit, se do ta lironte Ēelėn me ndihmėn e kryetarit tė Gjykatės sė Lushnjes, Artan Gjermeni. Bisedat telefonike tė transkriptuara janė pėrfshirė nė dosjen hetimore 9772/02 pėr tė dėshmuar se sa e aftė ishte organizata tė krijonte lidhje me persona tė fuqishėm, tė cilėt ishin nė pozicione tė rėndėsishme.

    Nėpėrmjet telefonatės nr.157 bėhet e ditur se, organizata kishte futur nė qelinė e burgut tė njė anėtari tė saj tė dėnuar, Maks Ēelės, njė aparat celular. Dondollaku i jep Leonard Priftit, i njohur nė Lushnje dhe me nofkėn "Ēibiku", numrin e celularit qė Ēela mbante nė qeli. Kėtė numėr "profesori" (Aldo Bare) ia kishte kėrkuar Dondollakut nė njė bisedė tė mėparshme, edhe kjo e transkriptuar. Maks Ēela ndodhej i dėnuar nė burg dhe "profesori" donte tė fliste direkt me tė nga Turqia, jo vetėm pėr t'i ngritur moralin, por edhe pėr ta siguruar se do tė bėnin tė gjitha pėrpjekjet pėr ta nxjerrė atė nga burgu si pjesėtarėt e tjerė tė organizatės qė tashmė kishin fituar lirinė. Pikėrisht pėr kėtė motiv, nė bisedėn e dytė tė transkriptuar nga policia italiane, Aldo Bare i thotė Dondollakut se, nuk ėshtė i sigurt nėse dosja e "Bandės sė Lushnjės" vazhdonte tė ishte nė duart e Tan Gjermenit, nė mėnyrė qė tė shikonin mundėsinė pėr tė rihapur dhe njė herė ēėshtjen gjyqėsore tė Maksim Ēelės.

    Kjo dosje ėshtė vėnė edhe nė dispozicion tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, por kryeprokurori Sollaku jo vetėm qė nuk ndihmoi drejtėsinė e italiane pėr hetime tė mėtejshme, por luajti njė rol tė rėndėsishėm pėr ta bėrė Artan Gjermenin anėtar tė KLD-sė.


    Hetimet italiane


    Fillimisht, agjentėt e Antidrogės sė Torinos kanė identifikuar Enver Dondollakun, i njohur me pseudonimin "Goni". Dondollaku shėrbente jo vetėm si dispeēer pėr tė siguruar kontaktet e organizatės me kapon e saj, "Profesorin" (Aldo Bare), qė ndodhej larg, por njėkohėsisht ishte dhe shefi i celulės qė kryente trafikun e lėndėve narkotike nė Veri tė Italisė. Nė faqen nr.25 tė dosjes hetimore 9772/02, paraqitet pėrmbledhja e transkriptimit tė telefonatės 157. Biseda ėshtė bėrė nė gjuhėn shqipe dhe ka nisur nė orėn 22.32 tė datės 6 mars 2003. Pritėsi ka qenė "Goni" (Dondollaku), i cili ka pėrdorur aparatin celular me nr. Imei 350642073479560, ndėrsa karta telefonike nga ėshtė telefonuar mban nr. 0040212317597, qė i pėrket njė kompanie tė telefonisė nė Rumani. Ky numėr rezulton tė ketė qenė nė pėrdorim tė Leonard Priftit. Telefonuesit janė identifikuar nė Rumani dhe fillimisht nė telefon ka dalė "Nardi i vogėl" (Leonard Prifti). Menjėherė pas tij, Dondollaku ka komunikuar me "Profesorin", Aldo Baren. Nė fund tė bisedės, Dondollaku i ka kėrkuar "Profesorit" se, donte tė shkonte nė Turqi pėr ta takuar, por nuk kishte dokumenta tė rregullta pėr tė lėvizur lirisht. Dondollaku ishte nė kėrkim qysh prej 11 tetorit 1999, kur i shpėtoi arrestimit nga forcat speciale nė Lushnje. Problemet pėr tė u bėnė mė tė mėdha nė 26 shtator 2001 kur Gjykata e Elbasanit e dėnoi me 20 vjet burg. Pesė muaj mė vonė, Gjykata e Apelit nė Durrės ia minimizoi nė maksimum dėnimin, duke i dhėnė vetėm 5 vjet burg pėr rrėmbim personi. Por ky vendim ishte i formės sė prerė, dhe qysh nga ky moment emri i tij ishte nė listėn e personave tė shpallur nė kėrkim ndėrkombėtar nga Interpoli. Dondollaku u kishte shpėtuar dhjetėra aksioneve tė policisė brenda vendit, por i trembej arrestimit nga Interpoli gjatė udhėtimit jashtė Shqipėrisė. Pėr kėtė shkak ai i kėrkon ndihmė "Profesorit", i cili i pėrgjigjet se: "Dokumentat do t'i bėjmė nėpėrmjet Tan Gjermenit". Nė kėtė periudhė, Gjermeni ishte kryetari i Gjykatės sė Lushnjės.


    Gjermeni liroi nga burgu anėtarė tė bandės sė Aldo Bares


    Ish-kryetari i Gjykatės sė Lushnjes, Artan Gjermeni, sot anėtar i KLD, ka liruar nga burgu njėrin nga anėtarėt e bandės sė Aldo Bares. Anėtari i kėsaj bande, i penduari Petrit Liēi, ka dėshmuar nė njė nga seancat gjyqėsore se, ishte liruar nga burgu pas 40 ditėsh, pas ndėrhyrjes sė bandės dhe me ndihmėn e kryetarit tė Gjykatės sė Lushnjes, Artan Gjermeni, tashmė i zgjedhur anėtar i KLD-sė. Skandali i kryetarit tė Gjykatės sė Lushnjes, Artan Gjermeni, u zbulua nga kontrolli qė ushtroi njė grup inspektorėsh nga Ministria e Drejtėsisė. Sipas raportit tė inspektimit nė Gjykatėn e Lushnjes ka rezultuar se, kryetari i asaj gjykate, Artan Gjermeni, nuk ka numėrtuar njė ēėshtje penale nė ngarkim tė anėtarit tė bandės sė Lushnjes, Petrit Liēi, si dhe nuk e ka hedhur nė short ēėshtjen e kėtij tė pandehuri.

    Kryetari i Gjykatės sė Lushnjes, Artan Gjermeni, nuk e hodhi nė short dosjen e anėtarit tė bandės sė Aldo Bares, Petrit Liēi. Mė datėn 13 janar 2003 nuk janė hedhur nė short nga kryegjyqtari Artan Gjermeni njė numėr i madh dosjesh, por e vetmja dosje pa numėr ka qenė ajo nė ngarkim tė Petrit Liēit, i cili nė atė kohė akuzohej pėr armėmbajtje pa leje. Mungesa e hedhjes sė shortit pėr kėtė tė pandehur si dhe mungesa e numėrtimit tė saj tė le tė dyshosh, se kjo dosje ėshtė shqyrtuar nga gjyqtari i preferuar i bandės sė Lushnjes. Kėtė e vėrteton edhe masa e dėnimit ndaj tė akuzuarit Petrit Liēi, i cili deklaroi pak ditė mė parė para trupit gjykues se ishte dėnuar vetėm me 40 ditė burg dhe ishte liruar pas ndėrhyrjes sė bandės sė Lushnjes. "Nė vitin 2003, jam arrestuar nga Policia e Lushnjes pėr armėmbajtje pa leje. Pėr kėtė vepėr penale jam dėnuar me 40 ditė burg. Gjatė kohės qė kam qendruar nė burg, nuk mė erdhi asnjė nga shokėt tė mė takonte. Kur dola nga burgu, mėsova se kishin ndėrhyrė nė gjykatė njerėzit e Enver Dondollakut si dhe persona tė tjerė, tė cilėt interesoheshin qė unė tė lirohesha", deklaroi Petrit Liēi para trupit gjykues nė seancėn e para katėr ditėve.

    Nė fakt, Gjermeni ka qenė i lidhur qė herėt me bandėn e Lushnjes. Nė vitin 2003, Eduart Demiri, tashmė i arrestuar, ish-administrator i skuadrės sė futbollit tė Lushnjes i ka shitur njė lokal dhe fushėn e minifutbollit kryetarit tė Gjykatės sė Lushnjes, Artan Gjermeni. Gjithashtu, Gjermeni po hetohet pėr mashtrim tė Inspektoriatit pėr Pasurinė e tij.






    Blerja e pronės nga banda e Bares dhe fshehja e pasurisė


    Bare, kompleks sportiv Gjermenit


    Artan Gjermeni gjatė kohės qė ka qenė kryetar i Gjykatės sė Lushnjes ka blerė disa prona nga banda e Aldo Bares. Sipas relacionit tė Gjermenit mbi pasurinė e tij, rezulton se nė datė 12.11.2003 shtetasi Eduart Demiri i ka shitur nėnės sė Kryetarit tė Gjykatės, Artan Gjermeni, Gore Gjermeni, kompleksin sportiv me sipėrfaqe 1600 m2, tė pėrbėrė nga fushė futbolli tė mbuluar, bar kafe, terren sportiv, dhoma zhveshje, nė vlerėn 3.900.000 lekė. Eduart Demiri, i njohur "de facto" dhe "de jure" si financieri i kapobandės sė Lushnjes, Aldo Bares. Kryetari i Gjykatės sė Lushnjes, Artan Gjermeni, ka blerė edhe njė pasuri tjetėr dhe pėrsėri nėn emrin e nėnės sė tij, truall me sipėrfaqe prej 1856 m2, nė vlerėn 400.000 lekė qė i bie tė jetė rreth 200 lekė metri katror, (ēmimi mjaft i ulėt nė krahasim me tregun).

    Artan Gjermeni, ka fshehur pasurinė e tij nė deklarimin e bėrė nė Inspektoriatin e deklarimit tė Pasurisė. Artan Gjermeni, nuk kishte deklaruar blerjen e njė garazhi nė pallatin ku ka blerė dhe apartamentin nė qytetin e Tiranės, duke fshehur pronėsinė. Por, nė bazė tė verifikimeve u zbuluan njė sėrė pronash dhe pasurish tė pa deklaruara prej tij. Gjatė kontrollit tė ushtruar nga Ministria e Drejtėsisė u zbuluan edhe njė serė shkeljesh tė tjera ligjore. Artan Gjemreni ka liruar njė person tė akuzuar pėr trafikimin e 1 kg lėndė narkotike, me pretendimin se e kishte pėr pėrdorim vetiak, nė njė kohė qė Prokuroria e Lushnjes kishte kėrkuar ndaj kėtij shtetasi masėn e sigurisė arrest me burg. Ka pezulluar ekzekutimin e dėnimit me burgim pėr njė shtetas tė dėnuar me 2 vjet e katėr muaj burg pėr veprėn penale tė kultivimit tė bimėve narkotike. Nga kontrolli i kryer nė rreth 25 dosje gjyqėsore me objekt zgjidhje martese u gjendėn 19 prokura tė posaēme tė redaktuara nga noterja Anila Gjermeni, bashkėshortja e gjyqtarit Artan Gjermeni, qė ka gjykuar ēėshtjet.






    Moisiu dhe Sollaku mbyllėn dosjen e gjyqtarit tė mafies


    Ish-kryetari i Gjykatės sė Lushnjes, Artan Gjermeni, ėshtė akuzuar me prova dhe fakte pėr mbėshtetje tė bandės sė Lushnjes dhe pėr njė sėrė shkeljesh ligjore, por, ēuditėrisht ai u emėrua anėtar i KLD me ndihmėn e Presidentit, Alfred Moisiu dhe kryeprokurorit, Theodhori Sollaku. Njėri nga anėtarėt e bandės sė Lushnjes, Petrit Liēi, ka dėshmuar nė njė nga seancat gjyqėsore se, ishte liruar nga burgu, pas ndėrhyrjes sė bandės dhe me ndihmėn e kryetarit tė Gjykatės sė Lushnjes, Artan Gjermeni.

    Artan Gjermeni gjatė kohės qė ka qenė kryetar i Gjykatės sė Lushnjes ka blerė nga banda e Aldo Bares njė kompleks sportiv, duke e kaluar nė emėr tė sė ėmės sė tij. Gjithashtu, Artan Gjermeni, ka fshehur pasurinė e tij nė deklarimin e bėrė nė Inspektoriatin e Deklarimit tė Pasurisė. Pėr kėtė shkelje tė rėndė ligjore, Ministria e Drejtėsisė e paditi Gjermenin, por dosja e tij u mbyll pas ndėrhyrjes sė Prokurorit tė Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku. Prokuroria e Kavajės mbylli dy herė hetimet ndaj Gjermenit, pas presionit tė kryeprokurorit Sollaku. Vetė prokurori i ēėshtjes deklaroi atėherė, se ishte detyruar tė mbyllte hetimet pas presioneve nga Prokuroria e Pėrgjithshme. Kryeprokurori Sollaku e ka marrė nė mbrojtje, duke ndikuar nė emėrimin e tij nė KLD. E njėjta gjė u bė edhe nga Presidenti Moisiu, i cili votoi pro Gjermenit. Emėrimi i Artan Gjermenit nė KLD me ndihmėn e Moisiut dhe tė Sollakut, edhe pse i akuzuar pėr disa vepra penale, pėrbėn njė skandal tė rėndė pėr drejtėsinė shqiptare.

    Lidhjet e kryetarit tė Gjykatės sė Lushnjes, Artan Gjermeni, me bandėn e Aldo Bares dhe favoret qė ai u kishte bėrė disa anėtarėve tė kėsaj bande gjatė gjykimit, njiheshin nga opinioni i gjerė dhe drejtėsia, por kryeprokurori Theodhori Sollaku e mori nė mbrojtje atė, duke i mbyllur edhe njė dosje penale. Edhe pse ndaj Gjermenit rėndonin njė barrė akuzash, Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, votoi pėr tė duke e bėrė anėtar tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė.





    Nė vitin 2003 Bashkia e Lushnjes i dha bandės sė Shytit tenderin e pastrimit tė qytetit


    Kryebashkiaku i PS, 500 mijė euro mafies


    Njė tjetėr skandal i rėndė qė ėshtė zbuluar gjatė pėrgjimit tė bisedave telefonike tė kapobandės Aldo Bare me anėtarėt e bandės sė tij ėshtė edhe dhėnia e tenderave prej miliona eurosh nga drejtuesit e PS bandave kriminale. Kėshtu, nga pėrgjimi i bisedės telefonike tė Aldo Bares nga antimafia italiane, ėshtė zbuluar se kryebashkiaku i PS nė Lushnje i ka dhėnė 500 mijė euro kapobandės rivale tė Lushnjes, Roland Shyti, pėr tenderin e pastrimit tė qytetit. Gjatė bisedės telefonike del se, Mustaqekuqi, nofka e Roland Shytit, i njohur si njėri nga drejtuesit e organizatės kriminale, "Hakmarrja pėr Drejtėsi", ka marrė njė kapar prej 500 mijė eurosh pėr pastrimin e qytetit tė Lushnjes. Gjatė bisedės del se, Aldo Bare e Leonard Prifti, i kanė shpėtuar policisė.

    Duket qartė se, qeveria e majtė dhe drejtuesit socialistė tė bashkive u kanė dhėnė njė mbėshtetje tė fuqishme bandave kriminale, duke i fuqizuar ato ekonomikisht. Banda e Aldo Bares arriti tė pushtojė Lagunėn e Karavastasė dhe njė serė objektesh tė tjera shtetėrore falė ndihmės sė politikanėve tė majtė dhe kryetarit tė Gjykatės sė Lushnjes, Artan Gjermeni. Po ashtu, edhe banda rivale e Lushnjes qė drejtohej nga Roland Shyti, u shpėrblye me tenderin e pastrimit tė qytetit tė Lushnjes. Bandat kriminale u vunė nė shėrbim tė qeverisė socialiste, duke sponsorizuar aktivitetet e politikanėve tė majtė. Aldo Bare, ndonėse ishte larguar jashtė shtetit, vinte lirisht nė Shqipėri dhe qarkullonte me makinėn e njė deputeti tė PS pėr t'i shpėtuar policisė.

    Mė shumė se kushdo, pasojat e bandės sė Lushnjes i ka vuajtur populli i Lushnjes. Vetėm pas arrestimit tė Aldo Bares, Lushnja arriti tė ēlirohet nga kthetrat e mafies. Banda e Lushnjes ka gėzuar mbėshtetje nga disa prej kėtyre ish-qeveritarėsh, tė cilėt pėr tetė vjet nuk e prekin superkriminelin, i cili ka bėrė mė shumė se 15 vrajse. Lėnia e lirė e Bares nga qeveritė e PS dhe hyrje-daljet nė Shqipėri, nė njė kohė qė kishte njė mandat arresti, flasin qartė pėr njė garanci tė plotė qė superkrimineli kishte nga pushtetarėt socialistė, se ai nuk do tė prekej. Nėse qeveria socialiste do tė ishte e impenjuar nė luftėn ndaj bandave dhe krimit tė organizuar, sigurisht qė kreu i bandės sė Lushnjes do tė kishte pėrfunduar nė pranga shumė kohė mė pėrpara.





    Disa nga krimet e bandės sė Lushnjes dhe pse u la i lirė pėr tetė vjet kreu i kėsaj bande famėkeqe


    Aldo Bare, i akuzuar pėr dhjetėra vrasje


    Organizata kriminale e Lushnjes ka pasur njė strukturė tė tipit klasik mafioz. Kjo organizatė ėshtė krijuar nga Alfred Shkurti, i njohur me emrin Aldo Bare. Nga hetimet dhe provat e siguruara ėshtė zbuluar se, kreu bandės sė Lushnjes, Aldo Bare, ka pasur mbėshtetje kryesore tė fuqishme nga disa eksponentė tė partive tė majta. Megjithėse, Aldo Bare ishte strehuar nė Turqi, gjatė katėr viteve tė fundit ai ishte futur disa herė nė Shqipėri dhe kishte dalė pa asnjė problem, falė mbėshtetjes politike qė ai kishte


    Aldo Bare, emri i vėrtetė i tė cilit ėshtė Alfred Shkurti, drejtuesi i bandės kriminale tė njohur me emrin e tij, u arrestua nė muajin mars tė vitit tė kaluar nė Ankara tė Turqisė. Aldo Bare dhe organizata e tij kriminale akuzohen pėr mė shumė se 15 vrasje dhe krime tė tjera. Akuzohen pėr vrasjen nė korrik tė vitit 1997 tė Artur Dajės, pėr vrasjen nė vitin 2000 tė agjentit tė policisė Klejdi Bano, pėr vrasjen e mbetur nė tentativė tė ish-shefit tė Policisė, Sinan Meta, pėr vendosjen e eksplozivit nė stadiumin e Lushnjes, pėr vendosjen nė 2001 tė eksplozivit nė banesėn e inspektorit tė Policisė, Idriz Shuli, pėr vrasjen nė janar tė vitit 2005 tė Klodian Haxhiut, pėr vendosjen nė mars tė vitit 2005 tė eksplozivit nė njė apartament nė rrugėn "Don Bosko" nė Tiranė, pėr vrasjen nė korrik tė vitit 2005 tė Baki Taullajt, pėr vendosjen e eksplozivit nė makinen e ish-drejtorit tė Policisė Kriminale, Xhavit Shala, dhe pėr njė numėr vrasjesh tė tjera. Ai akuzohet gjithashtu, pėr drejtimin e njėrit prej rrjeteve mė tė fuqishėm tė trafikut ndėrkombėtar tė drogės nė drejtim tė Europės Perėndimore. Arrestimi i Aldo Bares, i cili gjatė qeverisė sė PS nuk figuronte nė listėn e personave tė shumėkėrkuar, pavarėsisht krimeve tė panumėrta tė kryera nga ai dhe banda qė ka drejtuar, u bė menjėherė pas ardhjes nė pushtet tė qeverisė sė PD.


    Si funksiononte banda e Aldo Bares

    Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Krimeve tė Rėnda kanė zbardhur gjithė funksionimin e bandės sė Lushnjės tė drejtuar nga Aldo Bare. Sipas Prokurorisė, organizata kriminale e Lushnjes ka pasur njė strukturė tė tipit klasik mafioz. Kjo organizatė ėshtė krijuar nga Alfred Shkurti, i njohur me emrin Aldo Bare. Nga hetimet dhe provat e siguruara nga Prokuroria, dyshohet se kreu bandės sė Lushnjes, Aldo Bare, ka pasur mbėshtetje kryesore tė fuqishme nga disa eksponentė tė partive tė majta. Megjithėse, Aldo Bare ishte strehuar nė Turqi me emra tė rremė, gjatė katėr viteve tė fundit ai ishte futur disa herė nė Shqipėri dhe kishte dalė pa asnjė problem, falė mbėshtetjes politike qė ai kishte. Gjatė hetimit ėshtė konstatuar se, Aldo Bare dhe banda e tij kanė udhėtuar me njė makinė tė njė deputeti tė majtė dhe organi i akuzės po heton pėr tė verifikuar se i kujt politikani ka qenė automjeti qė ka udhėtuar kreu i bandės.


    Urdhėri pėr ekzekutimet

    Tė gjithė urdhėrat pėr ekzekutime qė janė kryer nė Lushnje janė dhėnė nga Aldo Bare. Ky fakt ėshtė bėrė i ditur nga Prokuroria nė njė nga seancat gjyqėsore qė po zhvillohen pėr tetė anėtarėt e bandės sė Lushnjes. Sipas Prokurorisė, tė gjitha urdhėrat e Aldo Bares pėr tė kryer vrasjet nė Lushnjė, ua pėrcillnin ekzekutorėve qė ishin dora e tretė, Enver Dondollaku dhe Erjon Cici. Prokuroria ka vėrtetuar gjatė hetimeve se, kreu i bandės sė Lushnjes ishte Aldo Bare, dhe pas tij, ishin Erjon Cici dhe Enver Dondollaku, tė cilėt kanė zbatuar me besnikėri ēdo urdhėr tė kreut tė bandės. Vendimet pėr vrasje i merrte Aldo Bare, ndėrkohė qė urdhėrat dhe personat qė do tė kryenin ekzekutimet, i gjenin tė pandehurit e lartpėrmendur.

    Sipas Prokurorisė, kreu i bandės Aldo Bare, mendohet se kontaktet me anėtarėt e bandės i kishte tė pakta. Dyshohet se ai kontaktonte me dy njerėzit e tij mė tė besuar Erjon Cici dhe Enver Dondollaku, tė cilėt i kishte edhe si mbėshtetje kryesore. Kėta pėrcillnin urdhėrat tek organizatorėt e krimeve tė rėnda, si vrasje, vendosje eksplozivėsh, gjobėvėnie, pengmarrje etj. Sipas hetimeve rezulton se, kėta dy persona kanė pasur kontakte me bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė Bares, dhe pasi merrnin urdhėrat i pėrcillnin tek ekzekutuesit. Hetuesit dyshojnė se ata nuk kishin kontakt tė drejtpėrdrejtė me Aldo Baren. Sipas burimeve tė Prokurorisė, kjo bandė, duke pasur njė strukturė tė tipit mafioz, mund tė rigjenerohej nė ēdo lloj momenti, edhe nėse prangoseshin tė gjithė anėtarėt.


    Pushtimi i Lagunės sė Karavastasė


    Laguna e Karavastasė ka kaluar nė pronėsinė e Alfred Shkurtit, i njohur si Aldo Bare, nė vitin 1998, nga akt-shitja pas kėrcėnimeve tė bėra ndaj 85 punėtorėve tė kėsaj lagune. Punėtorėt u detyruan me dhunė kundrejt njė shume prej 100 mijė lekė tė reja pėr tė bėrė shitjen tek noteri, duke kaluar tė gjithė tokėn nė pronėsinė e kreut tė bandės sė Lushnjes, Aldo Bare. Llaguna ishte fillimisht nė pronėsi tė punėtorėve, tė cilėt gjatė vitit 1997 e mbrojtėn, duke mos lejuar vjedhjen dhe shkatėrrimin e saj. Pas kėtij nėnshkrimi, Laguna e Karavastasė ligjėrisht kaloi nėn pronėsi tė familjes sė Alfred Shkurtit, por e regjistruar me emrin e njė pjesėtari tė ngushtė tė familjes. Mėsohet se Laguna e Karavastasė ėshtė rregjistruar nė emrin e tė dashurės sė Aldo Bares. Administratorėt e Karavastasė nė vitin 2000 janė pajisur me leje shfrytėzimi tė lagunės pėr njė afat 5-vjeēar nga institucionet pėrkatėse shtetėrore. Kreu i bandės sė Lushnjes pėrfitonte tė ardhura tė shumta nga Laguna e Karavastasė dhe kėto para i investonte edhe pėr njė pjesė tė politikės sė majtė.


    Disa nga krimet e bandės sė Aldo Bares


    Nė korrik tė vitit 1997 ėshtė vrarė Artur Daja

    Nė vitin 2000 ėshtė vrarė Klejdi Bano, agjenti i policisė

    Nė janar tė vitit 2005 ėshtė vrarė Klodian Haxhiu

    Nė korrik tė vitit 2005 ėshtė vrarė Baki Taullaj

    U tentua tė vritet Sinan Meta, ish-shefi i Policisė

    Vendosja e eksplozivit nė stadiumin e Lushnjes

    Vendosja e eksplozivit nė banesėn e inspektorit tė Policisė Idriz Shuli

    Vendosja e eksplozivit nė apartament nė rrugėn "Don Bosko" nė Tiranė

    Vendosja e eksplozivit nė makinėn e ish-drejtorit tė Policisė Kriminale, Xhavit Shala

    Banda akuzohet pėr njė numėr vrasjesh tė tjera.

    Akuzohet gjithashtu, pėr drejtimin e njėrit prej rrjeteve mė tė fuqishėm tė trafikut ndėrkombėtar tė drogės nė drejtim tė Europės Perėndimore.





    Presidenti mbrojti dhe e mban nė gjirin e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė njeriun e bandės sė Lushnjes


    PD: KLD tė largojė Gjermenin


    Partia Demokratike kėrkoi dje largimin e menjėhershėm tė Artan Gjermenit nga posti i anėtarit nė Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė, pas publikimit tė fakteve tronditėse qė e lidhin atė me bandėn kriminale tė Aldo Bares. Zėdhėnėsi i Partisė Demokratike, Gerti Bogdani, tha se masat pėr largimin e Gjermenit duhet tė merren nga KLD-ja, pasi tashmė provat vazhdojnė tė tregojnė se ky anėtar ėshtė i inkriminuar me organizatėn kriminale tė Lushnjės. "Partia Demokratike kėrkon largimin e menjėhershėm tė bosit nė opozitė tė bandės sė Lushnjes, Artan Gjermeni, nga detyra nė Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė. Lidhjet e politikės me krimin vazhdojnė dhe prerja e tyre ėshtė kusht i domosdoshėm, i pėrcaktuar pėr integrimin europian", u shpreh zėdhėnėsi i partisė mė tė madhe nė vend. Duke iu referuar provave tė publikuara nė njė tė pėrditshme shqiptare, tė marra nga Prokuroria italiane, Bogdani tha se Gjermeni shfrytėzonte postin e gjyqtarit dhe tashmė atė tė anėtarit tė KLD-sė pėr lirimin e kriminelėve. Ai tha se edhe Presidenti i Republikės ėshtė pėrgjegjės pėr mbajtjen e njė njeriu tė tillė nė gjirin e institucionit mė tė lartė drejtues tė sistemit tė drejtėsisė. "Artan Gjermeni, me urdhėr tė bosėve, lironte nė mėngjes vrasėsit qė ekzekutonin natėn qytetarėt, por, pavarėsisht kėsaj dėshmie, Presidenti i Republikės e mbrojti dhe e mban nė gjirin e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė kėtė person tė inkriminuar, qė ka ndėrtuar pasuri sė bashku me bandat. Sot vjen dėshmia e dytė, dėshmi tjetėr nė media, sipas sė cilės ėshtė direkt Aldo Bare ai qė fakton se ėshtė Gjermeni shefi i tyre politik. Sipas raportit tė cituar nė media, Aldo Bare shprehet se "dokumentet do t'i bėjmė tani," nėpėrmjet Gjermenit", nėnvizoi mė tej ai. Duke folur nė emėr tė partisė mė tė madhe qė drejton koalicionin qeverisės, Bogdani i kėrkoi KLD-sė largimin urgjent tė Artan Gjermenit nga detyra e anėtarit tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, pėr shkak tė lidhjeve dhe favorizimeve tashmė tė faktuara tė organizatave kriminale.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,883
    si tė mos rritet kriminaliteti kur vendosen njėrėz tė inkriminuar nė poste drejtuese?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ali Baba Tepele : 29-04-2007 mė 10:38

  8. #8
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anėtarėsuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Kriminaliteti ne Shqiperi eshte ne nje shkalle shume te larte. Kjo verehet qe nga vrasjet e perditshme per arsye banale e deri ne majat me te larta te shtetit. Kete e bejne te ditur dhe raportet e herepas'hershshme te Komunitetit Europian. KE i ka vene Shqiperise 2 kushte kryesore per Mareveshjen e Asocim Stabilizimit te cilat jane:

    1- Lufta kunder krimit te organizuar
    2-Lufta kunder korrupsionit

    Keto dy hallka jane nje simbioze e njera-tjetres dhe e kane pushtuar Shqiperine prej kohesh. Sado qe po behen perpjekje per parandalimin e ketyre fenomenve ka barriera shume te renda qe e pengojne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Keto barriera po vendosen nga njerez te veshur me pushtet.

    Rasti me konkret per kete vjen nga KLD ku prokuroria e shtetit Italian inkriminon anetarin e KLD per lidhj te ngushta me krimin e organizuar.

    Shpresojme qe te ndryshoje diēka ne lidhje me keto fenomene ne te mire te Shqiperise dhe te gjithe Shqiptareve.

    Imperator
    Albanian Perandory

  9. #9
    seksi dhe i rrezikshem Maska e qerosi
    Anėtarėsuar
    15-03-2004
    Vendndodhja
    dhome e guzhine
    Postime
    232
    Citim Postuar mė parė nga gazetarja
    Nga 3 milione qe jemi,1 milion i kemi vetem kriminele,1 milion kengetare(gjysma e se keqes) shpresoj qe 1 milionshi tjeter te jete tregues pozitiv jo per gje po ca na ngelet pastaj?????



    1 milionshi tjeter jane pleq!
    Ergo cogito, ergo sum!

  10. #10
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ai Qe Eshte Kriminel Eshte Kriminel I Lindur E Jo I Bere Mirepo Ka Edhe Njerez Shqiptar Posacerisht Qe Inati Apo Zilia I Dergon Me Bo Krime Te Tmershme

  11. #11
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Sollaku mbėshtet lidhjet kriminale tė PS-sė


    Lidhjet e ngushta tė kupolės drejtuese tė Partisė Socialiste me bandėn kriminale tė "Hakmarrjes pėr Drejtėsi" dhe atė tė Aldo Bares kanė alarmuar opinionin publik nė Shqipėri. Mazhoranca vazhdon tė jetė e shqetėsuar pėr shėrbimin politik qė drejtuesit e lartė tė partisė kryesore tė opozitės iu kanė bėrė dhe vazhdojnė t'iu bėjnė organizatave kriminale mė tė rrezikshme jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė rajon. Prokuroria italiane publikoi pak ditė mė parė fakte tronditėse qė implikonin kryetarin e PS-sė, Edi Rama, dhe deputetin socialist Erion Braēe nė pastrimin e parave tė organizatave kriminale "Hakmarrja pėr Drejtėsi", dhe bandės sė Lushnjės. Sipas bisedave tė pėrgjuara dhe tė zbardhura nga Prokuroria italiane, anėtarėt e bandės sė Lushnjės janė shqetėsuar pėr fuqizimin ekonomik tė organizatės rivale "Hakmarrja pėr Drejtėsi", e cila, pėr shkak tė lidhjeve tė saj me kryetarin e Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, kishte nisur ndėrtimin e pallateve luksoze nė qendėr tė kryeqytetit. Biseda ėshtė bėrė mes Aldo Bares dhe Enver Dondollakut, mė 22 shkurt tė vitit 2003, nė periudhėn kur Kuvendi i Shqipėrisė po diskutonte ngritjen e njė Komisioni Hetimor parlamentar, i cili do tė hetonte lidhjet e Ramės me kėtė organizatė kriminale. Ndėrsa po pėrgatitej tė kandidonte pėr herė tė dytė pėr kreun e Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama konsolidoi lidhjet me organizatėn kriminale "Hakmarrja pėr Drejtėsi", duke i akorduar asaj leje ndėrtimi pėr ngritjen e pallateve nė qendėr tė Tiranės, si njė metodė pėr pastrimin e parave tė krimit dhe tė drogės. Kjo ka trembur anėtarėt e bandės sė Aldo Bares, e cila i frikėsohej fuqizimit ekonomik tė bandės rivale. Njė ditė mė parė, Prokuroria italiane kishte publikuar fakte tė tjera tronditėse qė dėshmonin lidhjet e deputetit socialist Erion Braēe me bandėn e Lushnjės, tė cilės i kishte premtuar ndėrhyrjen pėr ngritjen e pikave tė karburanteve pėrgjatė autostradės Lushnje-Fier. Por ajo qė ka shqetėsuar mė tepėr mazhorancėn dhe mbarė opinionin publik, ėshtė heshtja e patolerueshme e organit qendror tė akuzės. Deputetėt e shumicės e kanė ngritur njė shqetėsim tė tillė edhe nė seancėn parlamentare tė dy ditėve mė parė, ku kanė shprehur indinjatėn e thellė pėr mungesėn e reagimit tė Prokurorisė. "Prokuroria, nė Kushtetutėn e Shqipėrisė, ėshtė organ i pavarur dhe ka pėr detyrė ligjore tė luftojė krimin. Por nė njė kohė kur krimi tashmė ka dalė hapur, e vetmja gjė qė po bėn nė mėnyrė tė shkėlqyer Prokurori i Pėrgjithshėm Theodhori Sollaku ėshtė avokatia qė po i bėn krimit dhe pėrfaqėsuesve tė tij nė politikė", tha deputeti i PD-sė, Fatos Hoxha, gjatė diskutimeve nė Kuvend. Duke iu referuar njė debati televiziv ku Sollaku ishte i ftuar pėr mė shumė se dy orė, Hoxha tha se Prokurori i Pėrgjithshėm gjeti kohėn tė fliste pėr gjithēka, por jo pėr heqjen e imunitetit tė atyre deputetėve apo politikanėve tė tjerė qė rezultojnė tė lidhur me bandat e rrezikshme kriminale. Sipas deputetit tė mazhorancės, Sollaku ishte shfaqur nė kėtė emision i shtyrė nga krimi dhe bandat, me qėllim qė tė ushtrojė presion ndaj mazhorancės, qė kjo e fundit tė tėrhiqet nga lufta e saj pa kompromis kundėr krimit tė organizuar. "Nuk u pėrmendėn fare nga prokurori as bandat, as lidhjet e politikanėve me ta. Ai foli me zemėrim kundėr atyre mediave qė nuk urdhėrohen nga bosi i tij pėr publikimin e materialeve tė marra nga Prokuroria italiane, ēka e kishin fshehur media tė tjera tė komanduara nga zoti Rama dhe deputetė tė lidhur me kėto banda", tha mė tej deputeti i PD-sė. Mazhoranca i ka bėrė publike prej kohėsh lidhjet e deputetėve socialistė me kėto banda, por Prokurori i Pėrgjithshėm nuk ka reaguar asnjėherė ndaj tyre, duke i konsideruar ato si akuza politike. Por konfirmimi i kėtyre akuzave nga Prokuroria italiane nuk i ka lėnė kreut tė organit tė akuzės nė Shqipėri asnjė argument pėr tė justifikuar heshtjen e tij ndaj kėtij skandali.

Tema tė Ngjashme

  1. Nacionalizmi si nocion dhe zbatimi i tij ne praktike!
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-09-2009, 17:27
  2. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23
  3. Kadare - "Kombi shqiptar nė prag tė mijevjeēarit tė tretė"
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •