Mjedisi eshte nje nga problemet me alarmante ne Shqiperi, megjithate eshte dhe problemi me pak i rrahur apo i permendur ne krahasim me probleme tjera te cilat mbushin faqet e gazetave apo diskutohen sa e sa here nga pjesa me e madhe e popullsise.
Megjithese kemi shume pika te nxehta ne Shqiperi ku ndotja ka arritur permasa alarmante masat qe po merren apo shqetesimi i opinionit publik eshte minimal, te mos themi joekzistent. Mjedisi eshte nje problem qe na perket te gjitheve, nuk eshte vetem i X apo i Y. Toka, ajri, uji eshte nje pasuri e perbashket qe po e ndoti njeri do te preken te gjithe. Ne bote numri i atyre qe jane sensibilizuar per mjedisin apo dhe perpiqen me cdo mase qe te minimizojne ndotjen eshte rritur ndjeshem. Ka shume organizata ambientaliste apo dhe edukate ambientale neper shkolla, vete shteti jep fonde qe ndotja te kontrollohet dhe njerezit te behen sa me ndergjegjshem per mjedisin ku jetojne. Fatkeqesisht kjo nuk ndodh ne Shqiperi. Mjedisi eshte gjeja e fundit per te cilen do te interesoheshin njerezit megjithese preken direkt nga shkaterrimi i tij.
Rregullimi i demeve do te kete kosto kolosale ne te ardhmen megjithate qeverite e dine dhe bejne sikur nuk e dine.
Ne USA ne vitet '60 u vu re ndotja qe kishin shkaktuar me dhjetera vite revolucion industrial dhe u deshen me miliarda dollare qe te behej edhe nje here riparimi i demeve apo pastrimi i zonave te ndotura (site cleanup).
Ne jemi nje vend qe derdhim te gjitha ujrat e zeza ne forme te paperpunuar duke ndotur shume bregdetin. Duam te terheqim me qindra mijera turiste por si do t'i terheqim kur turistet kerkojne ne google dhe fjalet e pare qe i dalin per Shqiperine jane qe eshte i vetmi vend pa trajtim te ujrave te zeza qe i derdh direkt ne det.
Mos te flasim pastaj per ndotjen e ajrit ne Tirane ku sipas disa shifrave qe pashe eshte nja 6.5 here me larte sesa niveli i lejuar per ajer normal te thithshem.
Ftoj pjesemarresit te diskutojme dhe te sensibilizohemi per kete problem qe na prek te gjitheve dhe nga i cili askush nuk mund te beje nje vesh shurdh e nje sy qorr!
Krijoni Kontakt